Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 25-07-08, 20:26   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 644
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Martin Camaj-poezia hermetike

Martin Camaj

lindi ne vitin 1925.Mbas pergatitjes ne kolegjin saverian te Shkodres dhe nje kohe te shkurter mesuesie ne fshatin Prekal u arratis nga vendi me 1948 per ti shpetuar terrorit komunist.Kreu studimet filologjike ne Beograd ,gjate kesaj kohe botoi ne prishtine dy vellimet e para poetike.Ne vitin 1956 shkoi ne Rome ,ku vazhdoi studimet e larta dhe shkroi nje doktorate mbi gjuhen e Buzukut.Bashkepunetor i ngushte i Koliqit,Valentinit,K.Gurakuqit,etj. Behet kryeredaktor i “shejzave” qe per 13 vjet do te ishte revista kulturore me e rendesishme e diaspores shqipetare.Ne fillim te viteve ’60 zhvendoset ne Universitetin e Mynihut ku si lektor me pas si profesor krijon katedren e albanologjise ,deri me sot e vetmja e ketij lloji ne vendet e gjuhes gjermane.Krahas veprimtarise “zyrtare” filologjike krijon me intensitet vepra te shumta ne poezi e proze,edhe pse ne mungese te publikut te mirfillte.Kjo veper,vecanerisht poezia qe i kalon per nga rendesia kufijte e letersise sone,eshte nje ure lidhese midis veriut letrar shqiptar dhe poezise moderne evropjane.Mjeshter gjuhe i nje kalibri prej Bogdani a Fishte,shkeputet dalengadale prej vargjeve tradicionale te poezise sone per t’u nenshtruar imazheve te veta .Bota e Camajt eshte sa shqiptare per nga natyra ,shenjat ,mitet qe percon ,po aq kozmopolite per nga trajta e saj. Vendqendrimi i tij i fundit do ishte Lenggries,vetem ai qe e ka pare Bavarine e eperme dhe fshatrat malore te saj ne nje dite te ngrysur dimri,e kupton pse Martin Camaj zgjodhi pikerisht kete vend per te ngrysur ditet e fundit te jetes se tij te gjate prej mergimtari.Zona malore e Bavarise te sjell ndermend Alpet e Shqiperise ,dhe meqenese Camaj e kishte te ndaluar kthimin ne vendin e tij keshtu qe ishte munduar te gjente dicka te ngjashme me malet e tij.Pas endjeve te shumta Camaj kuptoi se ai ishte i lire te shetiste cdo vend me perjashtim te vendit te vet.Dhe ndoshta zgjedhja e fshatit malor bavarez eshte konsideruar prej tij si kthim ne vendlindje.Pamundesia e autorit per tu kthyer ne vendlindje ka rezukltuar tragjike per jeten personale te poetit por fatlume per letersine shqipe.Sepse ate qe s’ka mundur ta beje fizikisht e ka arritur nepermjet artit te tij.Vepra e tij eshte deshmia me e mire e perpjekjes per te mos e humbur atdheun,vendlindjen.Camaj u be vazhduesi me i denje i vepres se autoreve te letersise shqipe ne gegerisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi,ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denje per te vazhduar trashegimine e ndritur te tyre.E zhvilluar ne menyre te natyrshme dhe jashte presionit te letersise dogmatike te realizmit socialist,vepra e Camajt eshte niveli me i larte i zhvillimit te letersise moderne shqipe ose me sakte eshte ana tjeter e painfektuar.Nese vepra e Camajt paraqet nje univers te tere qe ngelet per t’u eksploruar nga nga lexuesi shqiptar,jeta e tij perben nje model qe i duhet sugjeruar shoqerise shqiptare.Camaj eshte intelektuali dhe krijuesi shqiptar qe e realizon vepren e tij pavaresisht rrethanave ose qe me sakte nuk i perdor kurre ato si justifikim per mosrealizimin e saj.Ai vazhdon te botoje ndonese e di mire se ato vepra per nje kohe te gjate do ishin larg lexuesit shqiptar.Komuniteti i vogel i emigranteve shqiptare qe e ka njohur Camajn e pershkruan ate si nje intelektual tejet te kulturuar ,te qyteteruar,e njerezor por te patjetersuar nga te jetuarit gjate ne perendim.Ai ishte krenar per vendlindjen e tij.Koleget shkrimtare shqiptare dhe institucionet e kultures shqiptare e denigruan dhe e fyen shpesh here,por ai nuk u soll kurre ne te njejten menyre me ta.Camaj vdiq ne mars te vitit 1992,ne Lenggries te Bavarise dhe ne nje konference qe dha pak dite para vdekjes la keto fjale per bashkatdhetaret e tij :
“Te dashun miq e vllazen shqipetare,intelektuale...gezohem pa mase se keni vendose te vleresoni vepren time:Ky vleresim na afron.Bate burrnine te me shtini ne rreshtin tuej.Ndonese te ndame prej nje gjysme shekulli,une jam i jueji e ju jeni te mijt.”
Ne vitin 1993 ne Lenggries u themelua shoqata “Martin Camaj”,nepermjet se ciles do te vazhdohet puna ne fushen e albanologjise ,bere nga ai,sidomos ne afirmimin dhe njohjen e letersise shqiptare ne qarqe boterore>Shoqaten e udheheq,gruaja e tij , Dr.Erika Camaj,e cila ne forma te ndryshme po ben afirmimin e kultures tone.


VEPRA NE GJUHEN SHQIPE:
· Nji fyell

nder male (Prishtine 1953)
· Kanga e verrinit (Prishtine 1954)
· Djella (Rome 1958)
·

Legjenda (Rome 1964)
· Lirika mes dy moteve (Munchen 1967)
· Rrathe

(Munchen 1978)
· Njeriu me vete e me tjere (Munchen 1978)
· Dranja (Munchen 1981)
·

Shkundullima (Munchen 1981)
· Poezi 1953-1967 (Munchen 1981)
· Karpa

(Munchen 1987)
· Pishtaret e nates (Prishtine 1991)
· Nen hijen e gjarpnit (Prishtine 1991)
·

Palimpsest (Munchen 1991)
· Kandili i argjendit (1993)
· Djella(version i perpunuar)

(Prishtine 1994)



VEPRA TE PERKTHYERA
· Poesie
· Selected poetry
· Gedichte


· Palimpsest
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 10:02.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual