Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 04-09-08, 14:23   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i shaban cakolli
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 105
Rrespekti: 2 shaban cakolli is on a distinguished road
Gabim Shkelqimi i poezisė sonė

Rrustem Geci


SHKĖLQIME TĖ POEZISĖ SONĖ

Rrustem Geci
Libri i Rrustem Gecit, “Kanuni poetik“ ėshtė njė libėr i prushit tė madh, njė libėr plot hapėsirė dhe thėllimė.Poezia e Rrustem Gecit pulson ndryshe nga poezia e poetėve tė tjerė.Ky poet i shkėlqimeve tė mėdha sjell njė poezi me plot shpirt e shėndet. Jemi valė tė njė lumi / tė njė deti, tė njė oqeani / jemi njeriu i njerėzimit / koha qė po jetojmė / Rruga e krijimit thotė Rrusta ėshtė proces i mundimshėm..Shkėlqimet e poezisė sė Gecit janė tė madhėrishme dhe domethėnėse. Ai pėrherė ėshtė nė shtėpinė e materjes, nė dhomat e saj tė padukshme. Rrethi tematik i Kanunit Gecian, ėshtė i gjerė dhe universal. Fuqia e poezisė sė tij reflekton nė tė gjitha vargjet; qoftė nė motivet me Shqipėri, qoftė nė motivet me Arbėresh e Ēamėri, Geci kudo ėshtė njė Marthanomak i poezisė. Poeti Llemadeo nė leximin e tij tė parė shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 1 mijė e 600 faqe, dhe me 2006 poezi, ėshtė njė libėr kolos nė letėrsinė tonė. Pėr kėtė libėr do tė flasi koha dhe njerėzit, ata qė do tė dinė ta ēmojnė e vlersojnė. Pėr mjeshtrin e madh tė fjalės , sheshi i poezisė sė tij, ėshtė letra e bardhė, fusha ku ai bėn betejat. / kujt t“ ia tregojė plagėn time , kujt!.. / kur tė gjithė jemi tė plagosur / me tė ndaluarat ēfarė tė bėj / pse duhet tė ankohem, pse../ Rrustem Geci u lind nė Roganė tė Dardanės mė 1950. Mėsimet e para i kreu nė vendlindjen e tij, ndėrsa , shkollėn e mesme e kreu nė Gjilan dhe Dardanė. Rrustja u kulturua nė Universitetin e Prishtinės. Ai plot 17 vjet punoi nė Radio Televizionin e Prishtinės .Pas mbylljes sė RTP-sė, Geci mėrgon nė Dortmund tė Gjermanisė, ku edhe tashti jeton. Geci kryesisht merret me poezi , ese , dhe skenare. Veprimtaria e tij ėshtė shumė e gjerė. Libri “Kanuni poetik”i Rrustem Gecit ėshtė njė libėr me poezi dhe ide tė pėrmbledhura, ku pėsosmėria e vargjeve ėshtė nė unison me kohėn qė po jetojmė. U kujtojmė se poezia e Rrustem Geci ėshtė poezi me angazhim tė fortė artistik. E kuqja nė poezinė e Gecit, bashkė me tė blertėn, krijojnė emocionin. Nga dhimbja e gjakshme, shkruan Geci mė nxorri poezia, arti qė unė e desha dhe e dua. Poezia pėr poetin, jo rrallė kėrcėnon kėnaqėsitė personale. Dy baballarėt e poezisė, Homeri dhe Borhesi, jo rastėsisht, poezisė ia falėn sytė. Rrustem G e c i deri mė tash ka s h k r u a r dhe botuar 12 l i b r a ; “Demonstratat e luleve“ ,“Antologjia personale “ , „Dridhjet e barit“, “K ė n g ė Q i p s h t e“, „Njė rrėnjė ulliri jemi“ „Kėngė Ilirishte“,“Poezi me Shqipėri“,“Fletėt e qepės”,“Rogana“,“Antologjia e poemave“ „ Malli ndjek udhėn e vet “ dhe „Kanuni p o e t i k“. Kėtė shkrim pėr poetin ,Rrustem Geci po e mbyllim me njė poezi tė tij : Gjak u bėnė vargjet / derisa erdhėn tek ju / pėr ta dhėnė mesazhin / e njė mesdite tė bukur / Kėto dhe mijėra vargje tė tjera janė bota e tij , arti me tė cilin bashkėjeton autori. Poezia ėshtė e magjishmja , e bukura; Sa herė t“i je unė / dhe sa herė unė jam ti / ne bėjmė betejėn / trup me trup tė dy!...sepse../ pėr mė tė bukurėn / pėr mė tė dashurėn / nata sonte do tė jetė mė e gjatė / e dhimbja mė e ėmbėl...

Dashnim Hebibi - Zyrih
Llemadeo - Shqipėri
shaban cakolli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 17:59.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual