Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 20-07-08, 06:43   #1
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,260
Rrespekti: 7 alfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim Mirenjohje per Fishten e Madh

Pragavjeshtė e vitit 1987. Ėndrrat tona, se pas vdekjes sė diktatorit Enver Hoxha, do tė vinin ditė mė tė mira, u grimcuan duke na lėnė vetėm zhgėnjimin. Ramiz Alia, me prononcimin e tij pėr diktatorin, se ai do tė mbetej prapė “Arkitekt i Shqipėrisė Socialiste”, i thau filizat e shpresės tė mbjellura nė shpirtin tonė qysh nė pranverė tė tetėdhjetė e pesės.

Pikėrisht nė njė nga kėto ditė tė mbushura me pesimizėm po shpejtoja tepėr i shqetėsuar nė drejtim tė spitalit tė qytetit, ku njė i afėrm i imi po jetonte ndofta ēastet e fundit. Nė kėto rrethana para meje rrėzohet njė plak, tė cilin e tradhėtuan kėmbėt e lodhura nga mosha, si dhe bastuni i ri qė mbėshtetej mbi tė. Ndalova vrapin dhe e ngrita nga toka, pėrballė meje njė pleqėri e thellė qė i jepte plakut pamjen e njė rrobe tashmė tė vjetėr, tė njė cope dikur tė shkėlqyer. Mė shikonte me mirėnjohje, por edhe me frikė. Qenia e tij e rrezatonte kėtė frikė sė bashku me njė pasiguri totale tė dyfishtė; pleqėria e thellė nga njėra anė, si dhe frika se nė ēdo ēast mund tė humbėte lirinė e fituar sė voni.pasi plaku u qetėsua, me njė zė tė ėmbėl mė pyeti: “A po mė njeh?”. U pėrgjigja se nuk e njihja. Pastaj vazhdoi: “Jam njė nga klerikėt e paktė qė shpėtuan pa u pushkatuar dhe pa vdekur nėpėr burgjet komuniste, jam padėr Meshkalla!”. I thashė se kisha dėgjuar pėr tė. Mė nguli sytė me kureshtje dhe me njė zė qė tashmė kishte marrė tipare tė reja, tiparet e pasigurisė pėr tė nesėrmen, m’u drejtua: “Tashti qė e morėt vesh se kush jam nė tė vėrtetė, do tė mė leni kėshtu nė rrugė apo jo?”. Pyetje tė kėsaj natyre tė bėra me zgjuarėsi, vėnė nė provė karakterin e njeriut, duke e ngarkuar kėshtu me pėrgjegjėsi morale dhe qė kėto lloj pėrgjegjėsish janė nga ndjenjat mė tė fuqishme. I thashtė se jo vetėm nuk do tė lė por do tė vihem nė dispozicion pėr sa kohė qė ju do tė dėshironi.

Ecėm njė copė rrugė bashkė, me kėtė njeri tė “ndaluar”. Gjatė bisedės mė foli edhe pėr Fishtėn e madh. Mė bėri pėrshtypje tė veēantė njė krahasim brilant, qė pader Meshkalla bėri, pėrsa i pėrket mohimit tė kėtij gjiganti tė letrave shqip: “Fishta, vazhdoi bashkėbiseduesi, ėshtė si njė top llastiku qė e kanė zhytur padrejtėsisht nė thellėsinė e errėt tė ujrave pėr tė mos dolė kurrė mė, por janė gabuar, ai do tė dalė me tė njėjtėn forcė, nė dritėn e shndritshme tė diellit, dhe afėr tij, nė vendin qė e takon”.

Mė vjen keq qė nuk arrita t’a shikoj mė pader Meshkallėn, pas pak kohėsh, vdekja e pamėshirshme i shkėputi lidhjet me jetėn nė tokė, ai vdiq si “mėkatar” i lirisė e i tė drejtave tė njeriut.

Duke patur parasysh pėrpjekjet e intelektualėve shqiptarė nė shekuj, s’ka si tė mos duket disi e paplotė thėnia steriotipe se “shqiptari e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė”. Kombi shqiptar do tė mbetej barbar nė rast se nė dorėn tjetėr nuk do tė kishte mbajtur penėn. Gjithashtu nuk e kuptoj kujt i ka bėrė keq pena nė dorėn tjetėr tė shqiptarit, pėrveē pushtuesit qė kėrkonte me ēdo ēmim injorancėn e popullit tonė!

Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se, ky popull nga mė tė vjetrit nė Europė, pėrveēse me shpatė ka luftuar edhe me penė. Ka patur situata qė nė historinė e tij tė shumėvuajtur, atė qė nuk ka mundur t’a bėjė shpata, e ka bėrė me shumė sukses pena. Por komunizmi kurrsesi nuk e toleronte dritėn qė shpėrndante pena e intelektualėve nacionalistė shqiptarė. Njė nga kėta njerėz tė lavdishėm, qė e pėrdori penėn vetėm nė funksion tė Kombit ėshtė edhe poeti ynė i madh, at Gjergj Fishta.

Tė shkruash mirėnjohje pėr at Fishtėn, duhet sė pari tė jesh shqiptar, t’a duash atė dhe veprėn e tij, por njėkohėsisht, tė ndikojė edhe te disa kritikė apo “gjeneralė” tė letėrsisė tė kohės sė sotme si, Koēo Bihuku, Ulusi Hako, Mojkom Zeqo, Ismail Kadare, qė keqinterpretojnė nė mėnyrė tė qėllimshme vlerat e vėrteta tė veprės sė poetit.

Megjithėse kompetencat e mija janė nė nivelin e njė lexuesi tė veprės sė tij, e ndjej pėr detyrė morale, qė nė kėtė pesėdhjetė e pesė vjetor tė vdekjes sė poetit, tė shkruaj dy fjalė tė thjeshta pėr epikun, lirikun e satirikun mė tė madh tė Kombit tonė, dhe sė dyti, si njė kompensim mikroskopik pėr ato ndjesė me fuqi tė pėrjetuar gjatė leximit tė veprės sė tij tė pavdekshme.

At Fishta lindi nė fshatin Fishtė tė Zadrimės, me 23 Tetor 1871. Lindi pikėrisht kur Kombi Shqiptar vuante nėn pushtimin shumėshekullor Osman. Por sikur tė mos mjaftonte kjo, nė kėto kohra u shtua edhe njė fatkeqėsi e re; rreziku i asgjėsimit tė Kombit nėpėrmjet coptimit territorial, qė tė ēonte padyshim nė shpėrbėrjen kombėtare. Nė kėto situata tepėr tė rėnda pėr Shqipėrinė, rilindasit luftuan me pushkė e sidomos me penė, qė nga Kristoforidhi, Veqilharxhi, vėllezėrit Frashėri, De Rada, Skiroi, Vaso Pasha, e shumė e shumė tė tjerė, pėr tė ardhur kėshtu nė fillimet e shekullit tė ri, kur koha na nxjerr nė skenė njė Fishtė pėr tė zbuluar vlerat e vėrtetaq tė saj. “Paraqitja e tij profetike nė popull, shkruan profesor Engjėll Sedaj, qe fenomenale nė ēdo pikėpamje, modest sipas shėmbėlltyrės shenjtore tė franēeskanėve, guximtar sipas shembullit tė qindra klerikėve tė martirizuar nga pushtuesit aziatikė, studjues dhe erudit, pėr t’u bėrė akademik, qė do t’a dėshironte ēdo shkrimtar i kohės sė tij dhe i kohės sonė, edukator dhe provincial i dashur, luftėtar i pako???? pėr veshjen shqiptare, dhe mbi tė gjitha poet dhe kėngėtar i ngadhnjimit tė njeriut mbi tė keqen”.

Qė nė fėmijėrinė e hershme Fishta u dallua nė mėnyrė tė veēantė pėr njė dhunti inetelektuale tė fuqishme, saqė mėsuesi i tij italoarbėresh, Leonardo De Martino i kushtoi njė vėmendje tė posaēme, sepse De Martino pa te Fishta i vogėl, Fishtėn e madh tė ardhshėm. Me kėtė rast e shpuri nė Kolegjin Franēeskan tė Troshanit, qė ishte me zė tė mirė nė atė kohė. Aty kreu studimet e mesme me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1886 largohet pėr herė tė parė nga atdheu e niset pėr nė Bosnjė, pėr t’u formuar mė tej nėpėrmjet studimeve tė larta. Nga Bosnja shkon nė Livno, Kreshevė e Sutjeskė ku kreu pėrkatėsisht studimet nė teologji dhe filozofi. Nė vitin 1894 vesh petkun e meshtarit tė cilin e mban me nder e dinjitet gjithė jetėn e tij. Kėtu pikėrisht mbaron odiseja e studimeve jashtė shtetit, dhe pasi kthehet, nuk e lė asnjėherė atdheun, derisa mbyll syrin tokėsor mė 30 Dhjetor 1940.

Pėr rreth 46 vjet me radhė Fishta ka qenė i mohuar dhe i panjohur pėr lexuesit shqiptarė, ai ėshtė lexuar vetėm vjedhurazi, si pasojė e gabimeve trashanike nė dėm tė Kombit tonė, qė faktorin politik e kanė vėnė me forcė mbi interesat kombėtare, duke cunguar kėshtu ndjeshėm kulturėn si dhe qytetėrimin shqiptar.... Krime tė kėsaj natyre tė manipuluara pėr dekada tė tėra kundėr disa intelektualėve shqiptar, jo vetėm nuk kanėndrequr gjė, por pėrkundrazi, kanė krijuar njė boshllėk, njė varfėri tė pallogaritshme nė jetėn tonė kulturore. Jo pa qėllim ėshtė pėrhapur njė keqinterpretim pėr veprat e poetit, ku propaganda komuniste influencoi rėndom, sidomos te lexues tė paformuar tė ēfarėdo moshe, apo te ata qė nuk kanė marrė mundimin pėr tė lexuar ndonjė varg fishtjan: pikėrisht kėta thonė: “Pse t’a lexojmė antikombėtarin Fishtė kur ky vetė thotė se Gjergj Fishta s’ėshtė shqiptar (!). Tė paktėn pėr tė justifikuar apo pėr t’a zbutur sadopak injorancėn e tyre, duhej tė lexonin pa tjetėr vargun e plotė, ashtu si e shkruan vet poeti! Nuk mbaj mend se ku e kam lexuar njė shprehje qė thotė se “ndėrsa budallai ėshtė diēka, injoranti s’ėshtė asgjė”. Pra ky konkluzion i gabuar ėshtė pėrhapur me paramendim; sa keq kush pėrbuz pa njohur luan personazhin e injorantit...

Nė satirat e Fishtės me rreth 8000 vargje, “Anzat e Parnasit”, njė nga kulmet e satirės shqiptare, aty ka dhe njė vjershė qė titullohet “METAMOPHOZIS” qė nė shqip do tė thotė, ndryshim i madh dhe i dukshėm, nė tė cilėn autori qė nė vitin 1907, nė atė periudhė tė errėt qė pėrkonte mė shumė se kurrė njė vetėdije e njė vetėmohim kombėtar, vė nė lojė disa shqiptarė, disa pseudopatriot, tė cilėt thotė autori: “Pėr dhe tė parėve/ S’ju bjen ner mend/ M’sa pėr kėrpudhat/ Qė mbijn n’dervend/ Pėr ditė t’u majun/ Si majet njala/ U punon n’shekull/ Kuleta e fjala/ Fis kanė ma tė fortin/ Dhe vėlla bujarin/ Pėr atdhe barkun/ Pėr erz kanė arin/ Me nji gut morgen/ A kalimera/ Me nji dobra vjeēer/ A buona sera/ Mue punėt tė tana/ Mė ecin pėr fillė/ E der murrizi/ M’qet dradofille...”.

Janė pikėrisht kėta tartufa e kryetula qė paturpėsisht duke krijuar njė mirqėnie disi tė veēantė e tė dyshimtė, s’ēajnė kokėn pėr hallet e kombit dhe deklarojnė se: “T’a dijė Shqypnia/ Pra sheklli mare/ Se mas sodit/ Unė s’jam shqyptar...”. Ai qė ka patur fatin tė lexojė tė gjithė satirėn fishtjane, do tė konstatojė shqetėsimin e madh tė poetit, qė ėshtė i detyruar t’i ironizojė t’i fshikullojė kėta patriotė tė remė. Qėndrimi i poetit tė shqetėsuar ėshtė i palėkundur, nuk ka kompromis kur ėshtė fjala pėr atdheun, ai i vendos antikombėtarėt nė vendin e turpshėm qė meritojnė: “... bre coftina kalb mbi dhe/ Der kur ju t’u u tall ndėr ne/ Do t’na qelbni fis e atdhe...?

Por le tė mos zgjatemi mė me kėta lexues diletantė, kritikė apo “gjeneralė” tė letėrsisė tonė, sepse ndjenjat e fuqishme tė sė bukurės qė tė jep arti, janė pronė vetėm e atyre qė e shijojnė dhe e konceptojnė atė.

“Lahuta e Malsisė”, ėshtė dhe mbetet kryevepra e poetit, pėr tė cilėn punoi pėr 32 vjet me radhė, ėshtė njėkohėsisht edhe kryevepra e letėrsisė shqipe nė gjininė e saj. Ajo tė jep kėnaqėsi tė veēantė tė shumėfishon e tė rrit ndjenjat e atdhedashurisė, siē rrit qumėshti i nėnės fėmijėn e porsalindur, tė fisnikėron shpirtin me ndjenja nga mė njerėzoret, duke patur si synim kryesor, pėrsosjen e ndėrgjegjes kombėtare.

Nė kėto kohėra tepėr tė vėshtira pėr Shqipėrinė, “Lahuta e Malsisė” shėrbeu si njė kod pėr tė vėnė nė lėvizje ndėrgjegjen tonė kombėtare, duke injektuar nė kėtė mėnyrė, doza tė mjaftueshme atdhetarizmi, qė shqiptarėt “me dėrras tė kraharorit tė pėrballonin armikun shkja”. Ky kod i pėrsosur futej lehtėsisht edhe nė shpirtin e atyre qė nuk dinin tė lexonin, mjafton t’a dėgjojnė disa herė dhe tė mbetej pėrjetėsisht nė kujtesė. “Lahuta e Malsisė” ka qenė dhe do tė mbetet njė sirenė luftarake e fuqishme pėr tė zgjuar ndėrgjegjen tonė kombėtare sa herė qė atdheu do tė jetė nė rrezik, sot dhe nė tė ardhmen, pėr brezat qė do tė vijnė. Jo rastėsisht poeti e pėrcakton veprėn e tij si njė testament kombėtar kur thotė: “Nipnisė sė kohėve tė vona edhe pėr t’le...”.

Njė vepėr tjetėr jo mė pak e rėndėsishme ėshtė edhe vėllimi me lirika, “Mrizi i Zanave”. Ėshtė njė vepėr me tė gjitha karakteristikat e shkruar nga njėmjeshtėr i madh i penės, ku i kėndohet me dashuri tė veēantė, gjuhės, zakoneve e ēdo gjėje tjetėr shqiptare, qė poeti i pėrjetėson me artin e tij tė madh. Nuk ka patur e nuk ka njerėz tė letrave shqipe, as dje e as sot, qė nė veprat e tyre tė jetė shkruar aq shumė e me aq pėrkushtim, fjalėt atdhe e shqiptar, se sa nė veprat e Fishtės. Janė lidhjet intime tė tij, me tokėn e tij, me shpirtin e njerėzve tė tij, vlerat e tė cilave i grumbullon, i amplifikon dhe i shpreh nė mėnyrė tė hyjnishme nė kėngėt qė burojnė tė freskėta, ashtu si uji i burimeve tė maleve tona. “Natyra e jep Fishtės copa nga gjiri i saj, thotė Lazgush Poradeci, shqiptare prej rrace ėshtė vetė shqiptari i Fishtės sa tė jetė jeta, shqiptari i pėrjetshėm siē ka qenė e siē do tė jetė Ay i cili pėr Fe dhe Atdhe bėn vdekjen si e ka patur zakon gjithnjė, “si me le”. Atdheu pėr Fishtėn ėshtė pa dyshim kuptimi i jetės sė tij, tė cilin na e la trashigim edhe ne: “ma mirė dekėn nėn dhe m’u kja/ Se me marrė gjall mbi dhé t’vet kush dek ka ra/ Ai s’ka dekun por ka le”. Veprat e tij nuk jamė vetėm “Lahuta e Malsisė”, (1905-1937), “Anzat e Parnasit” (1907), “Mrizi i Zanave” (1913), “Gomari i Babatasit” (1923), “Vallja e Parrisit” (1927), “Jerina ose mbretėresha e luleve”, “Pika e Voesė”, “Juda Makabe”, “Odiseja”, “Ifigjinia nė Avulli” etj., por Fisha ka edhe mjaft vepra tė tjera tė pabotuara, qė tė gjitha sė bashku pėrbėjnė njė shifėr pothuajse tė paarritshme, prej 100 mijė vargjesh.

Pėrveē artit tė tij tė dashur tė vjershėrimit, Fishta ka qenė edhe njė piktor mjaft i mirė. Nė vitin 1923 shoqnia “Rozafa” organizoi njė ekspozitė kombėtare, ku Fishta paraqiti 24 punime tė tij, disa prej tė cilave u vlerėsuan nga Akademia e Arteve tė Vjenės. Jo vetėm piktura, por edhe arkitektura ishte njė pasion i veēantė pėr poetin. Ai ka projektuar me dorėn e tij fasadėn e bukur tė kishės sė Rubikut, ka projektuar gjithashtu, kishėn e fretėnve te lagjja “Arra e Madhe”, manastirin nė Lezhė, kishėn nė lagjen “Gjuhadol”, e tė tjera objekte tė dala nga dora e tij, qė Zoti e kishte pajisur me tė dhėnat e njė artisti shumė dimensional.

Nė pėrvjetorin e pesėdhjetė e pestė tė vdekjes sė poetit, le tė kujtojmė me respekt tė veēantė pėrkushtimin e tij ndaj kombit qė e lindi, e ky pėrkushtim i tij, le tė na shėrbejė edhe ne pėr forcimin e vetėdijes Kombėtare, si njė kryekuptim madhor i jetės tonė.

Duke sjellė edhe njė herė nė mendje thėnien brilante tė tė ndjerit, pader Meshkalla: qė “Fishta ėshtė zhytur padrejtėsisht nė thellėsinė e errėt tė ujrave”, le tė shpresojmė se duke u ngritur me forcė lart, pa dyshim do tė vendoset nė vendin qė i takon nė altarin e Kombit, qė poeti e desh aq shumė.

Bujar Shehu

(C) SHKODRA.WS
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !

"Ubi panis, ibi deus"
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
fishten, madh, mirenjohje


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 17:03.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual