![]() |
|
|
#1 |
|
Shqipetar aktiv
|
Lindi nė vitin 1925 nė Temali, rrethi i Shkodrės. Regjistrohet sė pari nė gjimnazin "Xaverianum" nė Shkodėr, ndėrsa pas njė karriere tė shkurtėr si mėsues, shkon pėr studime nė Beograd mė 1949, ku studion gjuhėt sllave dhe romane. Me 1956 u detyrua, pėr arsye politike tė shpėrngulet pėr nė Romė, ku punon pėr ngritjen e tij akademike, sė bashku me profesor Xhiuzepe Ungareti. Nė vitin 1969 studion albanologji nė Universitetin e Mynihut dhe mė 1970 fillon punė si pedagog. Martin Camaj vdiq mė 12.03.1992, duke lėnė pas njė vepėr shumė tė ēmuar artistike dhe shkencore.
-- Tre letra tė Camajt, dėrguar Prof. Krist Malokit -- Mbramja nė nord Eci e eci gjeti blerimin. Tingujt e kumbonareve lanė pishat e bredhat e shkuen me bujtė nė qiell. Qetsija e syve t“kaltėr rrokulliset nėpėr pullaze t“thepisun e bahet pasqyrė e dritave tė kandilave tė shekullit t`kaluem. Eci e eci muzgu me plaēka nė krah e para se me hy mbrenda, e uli barrėn skaj deres tue lanė shej pėr ta gjetė nė terr me njė t“prekun, para agimit. Larg atyne qė flasin si unė Fishkllin erė ndėr shelqe tė ngime me ujna prrojesh veshtroj, te zanafillja, truemje se si falen dreqit shpirt e korp, be tė forta mbi gur, qiell e dhe. Jam larg atyne qė flasin si unė sa hana qė bie prej rrezje nė rreze e pi qumėsht n“vedra lanun jashtė pėr me vu mazė. Hutini i shkambit n“agim dhe guri n“ujė pėrpijnė tingullin e kuvendit tė keq: n“agim njeriu bekon diellin si unė! Njė zog lėngon libri i besimit te shpendeve thote: cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar, ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem mes qiellit e dheut. Nji zog lengon per vdekje mbi bar: gjethet nder lisa jane zogj e shoke te pamberrishem e losin me drite e diell larg dy gur mullinjsh qe bien si mbas ligjit njeni mbi tjetrin pa za. Nata e koncertit As bora nuk asht e bardhe ne kete muzg. Gjindja me kambe te randa vrapon kah dritat e tingullit. Ne sallen e koncertit edhe diktatoret marrin vesh masen e instrumentave. Ndegjuesit veshe-imet mbyllen syte e kapen currila pullazesh te lashta, djegje qytetesh e drush te thata. Ne tempone dyte gzhatshem era perkuli grurin deri ne toke. Ne sallen e koncertit edhe dirigjenti symbyll s'pau tjeter pos tingujsh te ndezun brenda nji rrotulle terri. C'ka i duhej Uliksit Itaka pa grue Malli, deshire e perjetes e jo mallengjimi, gurgull frymeshkurte e joshi Uliksin me kthye i kulluem atje kah ishte nise.Ne ravgime te paskaje shtjeri edhe te mbramin petk qe kishte amzen e pashlyeshme te vegeve ullini dhe te duerve te grues. Shtjeri edhe petka tjera leshi e lini e fjeti nder tesha te hueja, Uliksi, kur harroi amzen. Homerit s'i erdhi n'goje me thane perse Penelopa endte per te me duer te veta petkun magjik te kthimit. Homeri i perngeshem u kull kujtueshem e tha: Uliksi e Itaka pa grue-dy krena binjake dhie me nje bri te thyem: pune e pakryeme. Gjarpni e grueja Ajo mbrame harroi trupin e vet zbuluet e ne megjes e gjeti pikture te varun ne murin e gjane dhete pashe: e kqyri e e kqyri dhe u zhduk. Petkat e saj teren buze detit me kemishen e gjarpnit mbi gure. Shterpia tha se vjen prap, ajo, deri mbasdite. Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun doli prej nengurit e iu zgerdhesh vetmise ndersy, veshi kemishen e vjeter e shkoi me fjete. Nder mija trajta ideja Prej dite ne dite nji tingull treqind e gjashtedhete here prej zgjimi ne zgjim fryme mali n'pullaz ose trumcaku lypes meli ne dritare... Valle Rugove Shkyenje qiellin, zurla, e kaltersia e sferave te nalta le te bije mbi ne si shi. Kamba e tupani cajne token e me duer vrikllojme na shpatat e me duer sutat ne mal i kapim ne pike te vrapit. Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun dyshe m“a ndan krahnorin. Nji ditė e ka edhe korbi Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa. Ai s“dinte me ndjekun vallet e pllumbave pale e pale nen hijen e ullive. --> --> E u ruente mos me lshuemun za mes gazullimit te pergjithshem per mos me prishe ritmin e flatrave nder valle. Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa, e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt. Dita e malit tem Dheu im āsht i pėrmendun pėr humneret e thella ndėr banorėt e malit e tė fushės deri nė dét. Mbramjeve atjč ndėgjohet klithma e grizhlės ndėr kthetrat e shqipes e shpirti i sįj u flijohet hijevet. Atje lot drita nė sytė e njerzve tash e parė e epshet s'i njeh kurrkush me emėn. Shpagimi me gjak āsht, pėr shembull, gjarpėn nėn gśr e gjarpni vetė na qenka mende femne nėn rubėn e bardhė ose tė kuqe. Nė muzg atje secili prek ballin e vet e ndien ndėr gishta fillin e jetės e gėzohet. Gjakmarrja Vetmia ka thithė erėn e bjeshkės dhe fije bari as fletė nuk lņt. Tė mnershėm janė korbat e zčz nė pushim mbi qarrat e vjetėr maje mali nė vapė. Mendja e njeriut nėn hije shestņn udhė gjaku e sosjen e pagjės nė mak e vrrī. Hija e lisit Dielli i rį pėr skīthi lisit tė madh e i zbuloi nėn hije eshtnat e njérit si cokla, si drū. Hija e tij ā e qetė si tis mėndafshi tė zķ nė faltore. Gjingallat mbi dega gjimojnė njiheri nė vapė sikur vajtore me ftyra t'gėrvishuna n'gjamė. Kur dielli don me shkue hija e lisit rritet e kapet pėr mal - gjarpėn nėpėr rremb: hija e lisit ā e zezė, hija e lisit na tremb. Mė falni diēka Mė falni diēką qė mė kėnaq si puthja e nanės nė ballė; mė gėzoni nji herė si gėzohet gjethi i njomė nė puhķ, mė shikoni si hana nėpėr rremba e kam me u falė gjithēka: mordjen do tė puthi ndėr buzėt e ngrime dhe nė zgavrrat e synit tė sįj do tė derdhi lņt. Avitu, njerķ! Nga palci i urrejtjes dėshiroj me dalė si bima prej fare nė pranverė. Fill i gjetun Natėn qė shkoi u fikėn dritat e mbeti qyteti nė terr deri n'agim. Amvisat kėrkuen llampat vojguri e s'i gjetėn nė terr. Nė nadje ra dielli e zbeu faqet e rrokaqiellėve. Nė nadje vrejta rrethin e andrrave nė truell e gjeta fillin e tretun nė pikėn e ndaljes sė dritės. Mospėrfillje Mbas mesnate hana derdhi rrezet prej majes sė shkambit deri nė lumė. Mbasi qė u ngi me gjumė kėndon qokthi ndėr rreze: sytė, dy pika uji, ndrisin dhe kanga pikon nė luginė, nė terr. Dikush buzė lumit n'agim gjeti sqepin e thyem tė qokthit e tha: dam! Kqyre kėtė tingull qė ra e plasi nė gurė. Dimėn Flokėt e borės ndėr grykcat e lisave e krahnjerri i pėrjargun ndėr degė. Syni kėrkon flakėn e fshehtė, vjedulla strofullin nė gjijtė e rrajėve dhe kujton ngrohėsinė e frymės nėn lėkurėn e delės sė bardhė. Iriqi me therra tė nguluna n'mish digjet pa flakė mbrenda katėr ballnave tė dheut. Fragment Niset pėr gurbet punėtori me nji copė qielli nė krah e krypė deti nė kutia pishe. Nė dorė mban nji bahe e gur lumejsh nė gojė nė vend tė bukės. Rruga i zdrit prėpara me gaca zjarmi nė sy. Krymbi i mėndafshit Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete. Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s'me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi. Diella (fragment) Kudo shkoj marr me vete njė arkė me rraqe nė vete tė pavlerė, e kjo asht i vetmi trashėgim qė mė lanė prindet. Njė ditė tue kerkue diēka nė te, gjeta kutinė e duhanit tė tim et, ende i vinte era duhan, njė amė aromatike si me i pasė ruejtė nė dozė konserve. Kutinė, ime amė e pat pėrdorė shum gjatė mbas vdekjes sė shojt, kur pat fillue me e pshtjellė nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutinė e mbante gjithnjė nė gji. Vizat e shkrojat mbi mademin e bardhė tė kutisė me lidhin edhe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet nė siprinė m'u mbresen nė tru si miset e fytyres sė tyne, thom me qėllim "fytyres", ne njėjės sepse prindėt e mij nė kujtesėn teme kanė njė fytyrė tė vetme. Ato gresa ne metal paraqesin nė kujtesė edhe fajet e tė dy palėve, nė njė anė, e tė miat, nė tjetrėn. Nėse nuk i kam dashtė sa duhet prindet (mirė qė ka njė emen tė pėrbashkėt pėr tė dy!) asht faji i sime ame. Unė pėr atė isha vetėm i biri i tim et i cili duhej rritė e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje pėr tė mbajtė Plakun. PLAKU ose KY, dmth. im atė ishte pėr te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri nė botė, andaj fjala e tij duhej ēue ne vend me ēdo kusht! Nė mbramje, posa im atė hynte nė deren e kurtit, ime amė hopte nė kambė as me qene ajo pesembedhetė vjeēe: - Qe, erdh - pėshpėriste tue me shty nė krah. - Ēoja fitilin kandilit qė tė shohė shpinė e ndritun pse nuk a tue hi nė shpellė, por nė plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndėrsa unė po qes ujin e nxehtė tė lahet kambėsh... Kambėt mandej ia lante ajo! Shpesh me binte nė sy si ajo e ruente kafshatėn ma tė mirė pėr mundimtarin e shpisė. Njiqind herė me ka shkue mendja me i vjedhė dratė e tėlyenit nė magje. Kurr nuk e harroj, tue ndejė rreth votre, i pata kundėrshtue pėr tė parėn herė tim et. - Mire - me tha ai - flasim ma vone. M'u avit, me mori librin qė isha tue e lexue dhe nisi me i sjellė faqet nė mėnyrė nėnvleftėsuese, si t'ishte libri im njė sendegja si lodėr. Ishte i acaruem, po e mbante veten: Dishroj me kuvendue me ty si me njė shoq, por ndoshta nuk kemi me mujtė asnjani. Unė kam vjetet, ti ke shkollen, ti pėr mue je im birė, unė pėr ty malok. Nė plot raste qesh nėn mustak pėr padijen time, pėr shembull, kur para disa vjetėsh pata shikue librin tand, a tė bie ndermend? "Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'u pata idhnue. Bile, tė lypa tė falun, nėse kujtohesh". "Ma bane edhe ma zi kur me lype tė falun... Nė familje nuk lypet tė falun: skjarojmė fytyren me nji buzqeshje e harrohet gjithēka... Por a mundesh me mė thaėe pse pate qeshė?" "Shikoshe librin e sjellun pėr sė mbrapshtit..." "E disha se ishte per sė mbrapshtit. Deshta me te provue se ēka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen nė leter kur e do puna? I njoh tė gjitha gėrmat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat nė mur". Bante nji gaz te keq tue picrrue sytė. Nė atė levizje buzėsh, zbulova se atij i vinte keq qė mė kish dhanė rrugėn e shkollės. "Unė e kam fajin qė mė doli djali dore", do tė ketė thanė me vete. Nė atė moment edhe unė jam kujtue se kisha humbė pėrgjithmonė miqėsinė e shokun ma tė afėrt qe mund ta kisha pasė nė jetė. "Shiko kėtu, kjo nuk asht zeja ime. Sa pėr kaq, bane se nuk dij send nė kėtė punė, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmonė nė vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por unė kam pa e ndie ma tepėr se ti, a di sa? sa kėtu e deri ne Stamboll ma teper se ti". Ai fliste e unė veresha kokėrr ndėr sy qė tė kishte pėrshtypjen se jam tue ndigjue me bindje. Ishte e para here qė e pėrqendrosha krejt vėmendjen nė fytyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesėn e palatueme, t'ashpėr e tė shėmtueme tė vetes, dhe ketij njeriu i thashė: Ma jep dorėn, lamtumirė! Nė kėto katėr mure ku nėpėr dritare tė vogla hyn kaq pak dritė, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Ēdo send qė lėviz kėtu mbrenda duhet tė marrė frymė si ju, nė tė njėjtin ritėm, por i vetmi pinjuell qė ju lindi e ju rrnoi, dalė nga dalė tue u rrite, prej djalit u shndėrrue nė dashamirė, prej dashamirit nė njė tė njoftun tė largėt dhe, pėr mos me u ba armik, tash del e tret dikah. Due ajėr dhe botė tė hapet, pa skaje. Shum vjet ma vone, para njė pamje dimnore, tue pėrkujtue vetminė dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne kohėve, me qenė shkėputė prej shpirtit kėto vargje me njė dobėsi te habitshme, ashtu si bie prej peme njė fryt i stėrpjekun: Plepi ka mbete i thatė si shtize: Si fryn tash era nė gardh! Si loton hardhia e preme me kizė! Si lari te lumi u mardh! Sa druja u dogj ndėr votra simjet. Me fletzen e dushkut na ēo n'ajer, moj erė, Na sjell, na pshtjell e qitna njiherė Nė ndoj verri pa dimen. "Hajt, ve vesh pa i ēue turijt, - me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejtė brez mbas brezi ne trojet tona si malėsore si jemi. Para nji jave kje kėtu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u ēue me shkue, nuk e pėrcolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane dorėn gjindjes ndejun, si nė Evropė. Kajherė e ve dorėn ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi kėshtu, po nipi? Sikur, ka me i ardhe marre me thanė se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qenė tue shkue me qiri fiket"! Kėshtu ishte puna pėr sė gjalli tė prindeve tė mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atėbotė me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohėn prapė pėr tė jetue njė jete familjare tė re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve tė mij si t'ishin gjallė: nė kujtesė lėmosha me dashuni tė papėrjetueme rrudhat e ballit tė sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pėrgdheljet e mia ishin te vona, tė palandė, mendim qe s'gjen kurrkun fjalė, i thatė. Butėsia birnore e mirėnjohja me shtyne ma vone, mbasi qė ranė nė fashė mallėngjimet e pėrflakta, tė shkruej: Dy gjana print mė thanė kur ishin gjallė: Poqese shkel ti buken gand, Ēoje prej toke, puthe e vene nė ballė! Ndigjo ti djalė, pse na jemi pleq. Kur te rrijsh te votra mbėshtetė tue pi duhan, Mos pshtyj nė zjarm Mos pshtyj nė dritė, se a keq! Harrova plot sende qė thanė print Plot tjera mėsova e dola ndoshta i larm, Por bijve t'mij unė kam me u thanė tu'u rritė: Mos pshtyni nė zjarm, Mos pshtyni nė dritė. ("Penda e Artė" e vitit, akorduar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve) Dranja Madrigale mbi fatin e njė frymori tė papėrsosun Si doli emni prej guri Ata qė presin barin me drapij dhe kosa tė shkurta, posaēe pėr livadhe me gur nė bjeshkėn e Cukalit, janė njerėz tė heshtun dhe vetėm nė dukje tė qetė: dhimba u bren kocat natėn e i kap si pika nė mėngjes nė muskuj e gjymtyrė kur sjellin sė pari rreptas hekurin nė bar. Nė parzmin e leshtė u fshehet frika e gjarpnit qė pret tue njehė nė ritėm afrimin e krismės sė drapnit nė tėrfojė. Mbledhėsit e barit flejnė nė vapėn e ditės mbėshtetė pėr trungun e ahut nėn hije e shohin andrra syēelė. Ma i riu i zgjoi njėherė e i tregoi atė qė kishte gjetė, diēka tė gdhendun, gungė e madhe ngjyrė ashti, rrashtėn e breshkės e mbi atė gjarpnin dredha-dredha, gjithēka tė bamun gurė! Mirė - thanė ata - na e dimė qėmoti se nema e Orėve ndėrron nė shkamb ēdo gja, edhe bariun me tufė pėrpara, po puna ashtė: si erdhi breshka deri kėtu, kaq nalt? Njeni sish shpjegoi me buzė nė gaz: "Unė kam helm nė gjak pse gjarpni mė zuni tri herė , andaj unė di nė kėtė mes pakėz ma tepėr se ju. Breshka - tha ai - e pruni deri kėtu nė shpinė gjarpnin. Shikoni, si janė tė ngrimė mė njė si tė ishin dy frymorė! Si pela, Dranja, e unė mbi tė kaluer." Mandej folėsi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkės nga rrashta mbi tė cilėn gjeti gėrresa dredha-dredha, si ravė qė pėrshkon gjysmėn e globit. Dranja, e quejtėn njėzani ata breshkėn nė gurė, pa gjarpėn. Parandjenjė largimi Vrapoja nė andėrr e zhgjandėrr trok mbi shpinėn e breshkės. Ajo ishte e madhe si nė kohėn e artė tė racės sė vet, para pėrmbytjes sė dheut. Edhepse vetėdija gjithnjė nė mue mjegullohej, shihej qartė ēdo send, si tė ishte mbėshtjellė gjithēkaja mbrenda njė indi rrezesh. Ndija deri ajrin pėrvlues nė fyt, si kur digjen therra bri are e sheh me sy tė ikin andej shpend e shtėrpij. Kur kujtoj kėtė jerm, nuk lyp shpjegim andrre, por mė jepet me rėmue mbi sende e frymorė tė mbrumė me tharmin e gjakut tim. Vetėdija ashtė njė shkėputje qė dhemb si ndamja e mishit prej ashtit. Miqėsi e ligshtė Jam takue nja disa herė me Dranjen shtegut me bar, i cili ēon ndėr mendulla rranzė malit. Por ajo ēdoherė ma mori anėn. Shtegu ku u ndeshėm ashtė tepėr i ngushtė dhe nuk kalohet nga dy vetė tue ecė krahas. Sytė e breshkės nuk kanė vetulla, kėshtu qė kur Dranja mė ndien, sjell kokėn e mė shikon tėrthoras me kokėrdhokė jashtė, sikur t'i kishte mbi rrashtė. Verėn e kalueme ndėrroi gjendja. Si vajzė qė rritet shpejt, dhe shpejt don me i qitė fat vetes e me dalė nuse, ajo mė lė lėshoi njė shikim tė shkriftė. U mat dy-tri herė, nxori njė kambė prej rrashtės, prapė u rrudh, dhe kur i pati nxjerrė tė dyja, mbylli ashkėzėn e syve me pjekėt e veta prej lėkure sė gjallė, e uli kryet si me dashė me mė thanė: jam nė dorė tande, mė pre, po deshe! Miqėsia jonė mbahet prej njė peni tė kalbėt qė s'do ngrehė prej asnjenit tepėr. Me shijen e sisorėve nė gjuhė Breshkės, nga natyra, nuk i mohohet pimja e qumėshtit, as me ngranė vezė zogjsh kur bien pahiri nga ēerdhja e kėlluqen mbi gurė. Kėtė e di mirėfilli edhe biologu. Deri atėherė, Dranja ushqehej kudo e sido, kur, qe, se rrethana e mėsoi ndryshe. Nė rininė e parėasaj i kandeshin ma sė forti tomatet e kuqe dhe pinte rrallė ndonjė pikė ujė nė pėrrue nėse bante fort vapė. Por nė moshėn e pjekun erdhi e iu mpreh shija. Ishte verė e natė e shėndritun kur i ra nė hundė njė erė si e vezėve tė breshkave tė ēeluna. E ndoq deri nė strehėn e njė tėbane, hypi pėr njė dėrrasė qė ishte zgripi i njė korite e ra nė qumėsht. Si atij qė ashtė tue u mbytė nė Drin, i shkuen padashė disa cirka nėpėr gėrlac e iu kand; ma vonė u mėsue nė tė. Tash Dranja ia ndien amzėn atij langu kur sheh ēdo shtazė qumėshtore, pa qenė ajo pllé apo gjiplote. Gjedheve, sidomos, u vehet mbrapa si thithlopa rrėshqanė dhe i ēohet goja lang derisa qė sisat zhduken prej horizontit tė saj. Qysh se pi qumėsht, nė bebėzat e syve tė Dranjes ka ndėrrue pakėz edhe ngjyra e sendeve. Rri shtang pėrpara njė lulje livadhi sikur me pasė harrue me marrė frymė. Udha e breshkave Kur njė brezni apo popull i tanė e humb drejtimin, s'ka zot qė e ndih. Tue ecė udhės mes mėllezave e ama e Dranjes ashtė e bindun se nuk sos me krye nė shkamb, nė shteg-pa-shteg, pėrndryshe fisi i saj tash mija e mija vjet nuk ia kish mbajtė prore nė atė krah. Ajo quhet Udha e Breshkave, thonė banorėt e vjetėr tė trevės, kah garendėn popullata e tyne me shekuj pėr tė gjatė mjegullės ose tė motit tė mirė me tė njėjtėn barrė nė shpinė, me besimin e ngultė, tė gdhendun nė asht se kurrė nuk do tė humbasė raca. Dhe kur kalojnė ato pėrmes dheut tė shthurun, pa prita e me erė tė ngrime ndėr degė, sy-zbrazėt e pa mallin qė ka Dranja vetė pėr largėsina tė fshehta, ua lėshon gjithkush rrugėn. Dranja, pėr skotėn e vet fare e humbun, rri mb'anėsh dhe kėqyr. Ajo i pėrngjan timtės ma tė vogėl tė minutit nė tė tashmen qė veēohet nga koha e tanė dhe shkimbet para suve tonė si flakė qiriu. Vėrshimi Dranjes s'i kalbet ashti dhe mishin s'ia ha askush ndėr ne. Prandej, kur na sheh, sado lėkurė murmė tė jemi e tė parruem, s'i ngjethet shtati puēėrrizė nga frika. Por akulli i dimnit tė papritun nė gjumė, njė herė nė gjymtyrė, mandej nė qafė e krye e deri nė zemėr, ia qet kėsi dheu mbarė farėn! Ashtu edhe Drini. Mbasi ky lumė e then qafėn atje ku e then, u zgjanue atė mot pėr rrafsh, vėrshoi andej e kėndej katunde e ara, pėrmbysi lisa me rranjė e damtoi gjithēka. Kur u paque, si bishė krenare, i ngimė me dhé e ēmos, tregoi prenė e bame rrak: shtylla telefoni, derra e shtazė tjera tė ajuna, dhe qiti nė breg, si me i pasė rradhitė dikush me dorė, varg e varg njė morķ breshkash. Ngjanin, ashtu tė shtrime nėn diell, si njerėz tė gjykuem pėr vdekje e mandej tė vramė pėr t'i shti gjindjes tmerrin! Katundarėt, me brakesha tė gjana shpėrvjelė deri nė gju, hapėn njė hulli nė fund tė arės e i mbuluen me botė. Por kur ndodhi kėta, Dranaj i pat lanė hijen atij vend e Drinit tė dalun mendėsh! Por, akullit, jo. Qindresa Qysh se e humba sysh, e kėrkova pa nxitje kudo ngapak, tue i lanė shteg edhe rastit tė ndeshemi papritmas tė dy tue ecė pa udhė nė ndonjė lak mali, ose fushoreve bri lumejve. Dhe s'ka si tė jetė ndryshe, kur njeriu tė tėhujet dita-ditės edhe prej farefisit. Qet atėherė nė harresė shllime e ndjesi mbi punė e sende qė i kish pėr zemėr, mun i dalin andje edhe veset e hershme; e jo ma se po pėrpushet se u zhduk njė breshkė prej faqes sė dheut! Atėherė kur e pata ndeshė sė pari, isha i unshėm e sy-kuq si zjarmi qė flakron nė murrlā. Pėr ēdo krismė mbi rrugė, ēoja veshėt nalt si egėrsinė mali. Era mė merrte me vete, dhe pėr njė za tė hollė, qė klithi si me e pasė therė gjarpni nė gji, kisha lanė mbrapa, kambė, dhena mbas dhenash. Ikėn mote. Njė ditė ndėgjova befas mbi katundin arbnor njė fishkėllimė fryme ndėr shkurre e gjineshtra: ndėr fletėza e nė ēdo bishtajzė tringėllonte njė shpirt i thamė. Mbrendė, ndėr rranjė tė ngėrthyeme sa llana e krahut, zbulova ashtin e Dranjes. E kėqyra dhe e kėqyra, ngathshėm. Mirė, thashė, se e gjeta; po si ta libroj unė fatin tim, pa hekur, prej vargojve tė kalesės? Vetmia nuk len me marrė frymė kohėn Tisi, breu e pisha janė druj virgjėn dhe e lypin vetminė. Por zogjtė nuk i lanė tė qetė. Kėta dinė mirėfilli si ua merr dielli lulen e vajznisė ndėr grykėza, si turpnohen degėt kur u shkon e u vjen mushti nėn lėvore e si ato i mjekojnė plagėt e veta me rrėshinė. Nė vetmi ashtė shumė ma lehtė me njehė nė rrashtėn e Dranjes, si nė varzat e brinit tė sqapit, motet. Bota e njė gjuhe Plasi dielli nga reja, vetimė, nė rrashtėn e Dranjes mes librash. U ndez anekand vendi flakė, bimėsia jashtė, shqimthi i derės, mbrendė balli i votrės e unėt qė ishin fikė nė tė. Currila tė dlirun, rrezet tringėlluen ndėr kthina tė ashtit, thellė, dhe lindėn fekse, pėrmbas, nė mur trajtash tė mbytuna shqim nė dritė, gjithēka nė miniaturė, gjithēka dyfish: krena gjarpijsh me qinda gjuhė pėrjashta - nė njė anė, e nė tjetrėn - barna secila me emnin e vet e shėruese, fije e fije tė panjehuna, duer mbas duersh me gishta tė kallun flakė. Rrashta e tanė dukej si me qenė nė diell. Shikue pėrjashta, mbarė ashti kish shembllesė grueje, ngėrthye me fjalė, sa mizė pėr kėrcunė, nė krye e nė tru qė i rridhnin asaj vijė e vijė, gjak dragojsh nėpėr gjuhė. Ngadhnjim, ngadhnjim i frymės sė ashtit, ngadhnjim! Por pėrmes asaj drite shihej se pėrmbrenda rrashtės, mbrendė nė anin e grues, kalbej fara e kuptimit tė fjalėve nė gjumė para se me u zgjue. Andaj nuk kishin as tinguj. Prozat e mėsipėrme poetike janė shkėputur nga pėrmbledhja me tė njėjtin titull nga botimi i Mynihut 1981 -- Gazeta Shqiptare, dhjetor 2002 - Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri E porsi krāndja e that n'nji flakadā, U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā, Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė: Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj ! "Ubi panis, ibi deus" |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Shqipetar aktiv
|
Vepra letrare e Martin Camajt:
1953 - Nė Prishtinė boton vėllimin e parė me poezi me titull "Nji fyell ndėr male". 1954 - Del vėllimi i dytė me poezi, "Kanga e vėrrinit". Mā vonė, autori distancohet nga dy vėllimet fillestare dhe konvencionale. 1958 - Nė Romė botohet "Djella", roman me intonim poetik dhe i pėrshkuem me vjersha. 1964 - Nė Romė dalin "Legjendat". 1967 - Nė Munih dalin, si botim i autorit: "Lirika mes dy moteve", kryesisht vjersha tė pėrpunueme nga faza e māparshme "Rrathė", roman "Njeriu mė vete e me tjerė", poezi. 1981 - Poashtu si botim i autorit dalin nė Munih: "Shkundullima", novela dhe nji dramė Poezi 1953-67, vjersha tė zgjedhuna "Dranja. Madrigale". Prozė poetike. 1985 - Me titull "Poesie nė Palermo" botohet pėrkthimi mjeshtėror i librit "Njeriu mė vete e me tjerė" nga Francesco Solano. 1987 - Nė Munih, Camaj boton librin "Karpa", nė tė cilin eksperimenton me elemente tė romanit fantastik. 1990 - New York. Nė edicionin shqip-anglisht (pėrkthyesi: Leonard Fox) Selected Poetry botohen pėr herė tė parė dy ciklet poetike "Nema" dhe "Buelli". 1991 - New York-Munih: "Palimpsest", poezitė e fundit tė botueme nga Martin Camaj, prapė si botim dygjuhėsh shqip-anglisht me pėrkthimin e Leonard Fox. 1991 - Nė Munih del vėllimthi "Gedichte", botimi i parė nė gjermanishte. 1993 - Nė Cosenza (Kozencė) tė Italisė botohet drama "Kandili Argjandit", nė tė cilėn Martin Camaj punonte akoma nė shtratin e vdekjes. 1994 - Nė Prishtinė del "Djella", version i pėrpunuem nga Camaj i romanit tė vjetit 1958. 1996 - Nė Tiranė botohen pesė vėllime me nji pjesė tė veprave tė Martin Camajt. Edicioni āsht parapa me pėrfshī nantė vėllime. Botimin e pėrkrah Ministria e Kulturės. Kėshtu merr fund anatemizimi i disa dekadave i Martin Camajt. Mbas fitores sė Partisė Socialiste nė zgjedhjet parlamentare mė 1997 thuhet se: »Martin Camaj nuk botohet mė«. 1998 - Nė Munih del pėrkthimi gjermanisht i "Palimpsestit", pėrkthye nga albanologu prof. Wilfried Fiedler. 1998 - Nė Tiranė, Martin Camajt i jepet post mortem nderimi mā i nalt letrar i Republikės sė Shqipnisė, Penda e Artė. Ēmimi Penda e Artė jepet nga Ministria e Kulturės dhe Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve e Shqipėrisė. Martin Camaj āsht laureati i parė. Nji ditė para dhanies solemne tė Ēmimit, njoftohet tėrhjekja e tij, dmth. se Ēmimi nuk i jepet Martin Camajt. 1999 - Nė Klagenfurt del pėrkthimi gjermanisht i vėllimit "Njeriu mė vete e me tjerė". 2000 - Nė Pejė, redaktue nga Rexhep Ismajli, del vėllimi "Lirika", botimi gjer mė tani mā i plotė i poezive tė Martin Camajt 2000 - Vepra e Martin Camajt pėrfshihet nė ekspozitėn "Fremd(w)orte. Schreiben und Leben – Exil in Muenchen" nė arkivin letrar tė qytetit Munih, "Monacensia".
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri E porsi krāndja e that n'nji flakadā, U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā, Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė: Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj ! "Ubi panis, ibi deus" |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Shqipetar aktiv
|
MARTIN CAMAJ, ENDE I PAZBULUEM
-- nga Hans-Joachim Lanksch Nė nji shkrim tė viteve tetėdhjetė, i ribotuem mė 1994 te revista »Hylli i Dritės«, me titull KUTELI ENDE I PAZBULUEM, Martin Camaj kishte shkrue, ndėr tė tjera: »Kuteli na paraqitet si letrar e njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillė, nuk i pėrket asnjė rryme letrare plotėsisht apo mbetet mik tri ditėsh, vetėm pėr kalim, kudo tė vendoset mbrenda kallėpeve tė –izmave. (...) Vepra e tij nė tanėsi mbetet e pazbulueme, nėn hijen e vet.« Nėn hijen e vet mbetet edhe vepra e vetė Camajt. Mbas heshtjes kambėngulėse gjatė tanė periudhės sė sundimit tė Realizmit Socialist nė Shqipni, lexuesit shqiptarė ndigjonin pėr shkrimtarin, gjuhėtarin dhe njeriun shqiptar me kulturė Martin Camaj (1925-1992) pėr herė tė parė nė vjetėt e parė tė »tranzicionit«. Dhe, sapo u kujtuen pėr nji pėrfaqėsues tė madh tė kulturės shqipe nė botėn e jashtme, ky ndėrroi jetė. Plot habi pėr asi »kolosi» tė kulturės shqipe diku larg trojeve shqiptare e tė pa hetuem nga publiku shqiptar, gazetarėt, publicistėt etj. shkruejshin shumė pėr tź, sidomos mbas vdekjes sė tij tė papritun. Mė 1996 nė Tiranė u botue nji pjesė e madhe e veprės sė tij letrare nė nji botim tė kujdesshėm e serioz. Megjithatź, botimi i pjesės sė mirė tė veprės letrare tė Camajt duket se mbeti pa jehonė tė fortė, ashtu si dhe botimet jo tė shumta tė pėrkthimeve nė gjuhė tė hueja. Poezia e Martin Camajt nuk e pushtonte terrenin e antologjive ku, fjala vjen, vargjet e Ismail Kadaresė dhe Ali Podrimjes zėnė shumė mā shumė vend sesa vjershat e Martin Camajt. Nė veprat linguistike vazhdoi heshtja pėr emnin e albanologut Camaj, me ndonji pėrjashtim tė rrallė siē āsht, bie fjala, »Dialektologjia« e Jorgji Gjinarit dhe Gjovalin Shkurtajt. Nė periodikun letrar u ripėrhapej heshtja e māparshme. Nga nji anė, njeriu s'ka qejf pėr me i ndryshue adetet. Gazetaria dhe publiku lexues ishin tė mėsuem me ushqim letrar qė kapėrdihet mā kollaj dhe jo me poezi sikurse āsht ajo e Camajt – apo e Zef Zorbės a Primo Shllakut – qė thotė shumė sepse flet pak. Gjuha e Martin Camajt mund tė jetė nji si pengesė tjetėr nė pėrceptimin e veprės sė tij e cila nga shumėkush apostrofohet si ikonė e lashtė dhe e vyer, por njihet bukur pak. Gjuha e kėsaj vepre, ndonėse āsht nji gegnishte mjaft e moderueme, prapėseprapi e ballafaqon lexuesin jo vetėm me pasuninė e pazakontė tė frazeologjisė sė gegnishtes, por nė radhė tė parė edhe me jo pak lekseme pak tė njohuna a tė panjohuna – kjoftė nga leksiku i letėrsisė sė vjetėr shqiptare, sidomos i asaj tė arbėreshėve tė Italisė, apo kjoftė edhe neologjizma tė krijuem nga vetė Camaj. Nga ana tjetėr, Camaj, larg tė bamave dhe klaneve letrare shqiptare, nuk e kishte reklamėn qė e kishin – dhe kanė – »emnat« e takėmit letrar tė Shqiptarisė. Camaj nuk ka kenė »disident« zyrtar apo diē tjetėr qė mund tė trumbėtohet nėpėr pazaret e vatanit e tė botės dhe qė mund tė profilohesh me tź a tė pėrfitosh prej asaj. Dromca kujtimesh pėr Martin Camajn Ēdokush qė merret me figurėn e shkrimtarit Martin Camaj has nė surpriza tė cilat janė, nė tė shumtėn e herave, e kundėrta e asaj qė pritej dhe »dihej« pėr tź. Personi i Martin Camajt ishte i qetė, paksa timid, i padukė e modest, me plot dinjitet dhe krenari tė natyrshme, shpesh ishte ndėrdyzash, e kėrkonte vetminė. Nga ana tjetėr, i njźjti Martin Camaj, djalė bariu nga katundi mbishkodran Temal, e ēau rrugėn e vet me energji dhe vullnet tė rrallė. I ndiqte dhe i diplomonte studimet universitare dy herė, luftonte me kambėngulje derisa ia arriti qėllimit me themelue dhe instalue nė Munih profesurėn e albanologjisė nė kohė kur studime albanologjike universitare pėrveē nė Shqipninė moniste kishte vetėm nė Itali, Leningrad dhe SHBA, nė kohė kur nė Gjermani nuk kishte interesim pėr kopshtin shkambor tė Europės, tė panjohun e tė bllokuem nė aventura ekzotiko-groteske tė nji diktature tė luejtun mendsh. Me gjithė dėshirėn e tij pėr qetėsi, Martin Camaj nuk mund tė rrinte i ngujuem nė izolim, i nevojiteshin kontakte tė shumta me njerėz – me shokė, kolegė, bashkatdhetarė. Nji pjesė tė mirė tė kohės sė tij i kushtonte letėrshkėmbimit tė gjanė dhe kohės sė telefonave. Ai ishte, nė tė vėrtetė, Njeriu mė vete dhe me tjerė siē e thotė titulli i pėrmbledhjes sė tij qendrore poetike. Dihet se nė Shqipninė e pjesės sė dytė tė shekullit XX kishte njerėz qė hidhnin poshtė ēdo mendim kritik pėr veprėn e vet tue potencue se kźnkan autorė »me famė botėrore«. Ja, cili ishte qėndrimi i Martin Camajt. Autori i kėtyne rreshtave, si student, kishte fatin e bardhė me mėsue shqipen nga Martin Camaj. Nji ditė prej ditėsh, gjatė pushimit dhetė minutash mes dy kursesh, tue u shėtitė nė korridor para auditorit dhe tue bisedue pėr ēkamos, profesori e pyeti studentin – me ēka merreni nė kohėn e ngesė? Kur ky tha se me pėrkthimin e poezisė, Martin Camaj tha – punė interesante. Mbas nji pauze shtoi, me zā tė ulėt – unė shkruej. Mbas nji pauze tjetėr, studentit tė shastisun i tha – jam shkrimtar shqiptar. Martin Camaj ishte bashkėbisedues pėr mrekulli. Nė radhė tė parė, ai dinte ende artin pothuej tė shuem me ia vū veshin tjetrit. Nuk mbahej si profesor, por si mik. Pėr hallet personale tė studentėve e bashkėpunėtorėve shpesh kėrkohej kėshilla e tij. Nė ēdo situatė ai e gjente fjalėn e qėllueme ngushėlluese, inkurajuese a paralajmėruese. Si nė poezi – ku nė fazėn e pjekunisė sė tij krijuese e peshonte ēdo fjalė e ēdo rrokje – ashtu dhe nė bisedė a diskutim Martin Camaj ishte fjalėmatun. Para se me u pėrgjigjė, shpesh binte nė heshtje, mendohej pėr nji copė tė mirė here, pleqnohej me vete dhe, mā nė fund, jepte pėrgjigje kryekėput tė papritun, jokonvencionale, origjinale. Ashtu si poeti Martin Camaj nuk merrej me tė shkruemit tė cekėt, nė bisedė personale kurrė nuk mori ndonji qėndrim tė pamedituem, tė pamenduem a tė pėrciptė. Ai ishte nji qenie rebeluese qė i ēmonte traditat, vėrtet, dhe nuk i duronte konvencionet. Nė poezi, mbas librit tė parė bukoliko-konvencional, "Nji fyell ndėr male", Camaj filloi me u ēue nė kambė kundėr kallėpit tė poezisė sė traditave tė vyshkuna dhe arriti shpejt te vargu i lirė tė cilin e pėrpunonte, zhvillonte, kultivonte, lėmonte deri nė shkallėn e pėrsosmėnisė. Nė jetė private, thoshte shpesh se i urrente thellėsisht konvencionet dhe mendjengushtėsinė e »filistinjve«. Ai vuente nga horizonti mendjendryshkun i njerėzve mikroborgjezė. I pėrshtatej mjedisit tek gjindja llafoseshin me orė tė tana pėr gjana, tė cilat ai i sqaronte me nji fjali tė vetme; i pėrshtatej asi mjedisi, por me zor dhe me mall pėr gjanėsinė madhėshtore nėn kupėn e qiellės sė pafund mbi bjeshkėt mbishkodrane. Camaj i epitetizuem Martin Camaj nuk iu pėrgjigj shabllonit prej »emigranti«. Kishte nji qėndrim bukur tė kjartė rreth komunizmit, por nuk ishte i mbrujtun nga konservatorizmi syplasun, siē donin qarqe tė pėrcaktueme me e paraqitė atź. Nuk birrte kohė, si ca e ca tė tjerė, me tė shkruemit e shkrimeve aq tė flakta sa dhe tė kota pėr punė politike e patriotike. Simbas bindjes sė tij »nuk jam njeri i politikės, por jam njeri politik«, u rrinte larg grupimeve, rrymave e partive politike tė mėrgatės. Nuk andėrronte pėr Shqipninė e Madhe, as pėr Mbretninė e Shqipnisė dhe as pėr zbarkime parashutistash. Vetėm kah fundi i jetės, i lodhun nga pėrjetimi shumėdekadash i sundimit tė paligjshmėnisė si nė Shqipni ashtu dhe nė Kosovė, shpresonte fort te forcat politike qė vetes ia vunė emnin »demokrat« dhe atyne u sinjalizonte simpati. Camaj nuk ishte i detyruem tė shihte se ēfarė kishte me u bā mā vonė nga kėto forca dhe pėrēapjet e tyne politike – mbas rrėzimit zyrtar tė monizmit u shue jeta e tij mu nė kohė kur viheshin filizat e para tė reja mbas regjimit, i cili e kishte bā Camajn me e lėshue vendin e vet amė. Si poet, mbas pėrpjekjeve fillestare deri nė moshėn pėrafėrsisht njizetvjeēare, nuk jepej mbas nostalgjisė anakroniste kronike sikurse e ka zakon shumėkush nga radhėt e shkrimtarėve nė mėrgim. Nė kėtė mes ia vlen me pėrmendė mendimin bukur tė ēuditshėm tė nji eksperti gjerman. Kur ishte fjala pėr botimin eventual tė veprės "Njeriu mė vete e me tjerė" pranė nji shtėpie botuese nė Austri, botuesi kėrkoi mendimin e nji specialisti gjerman nė fushėn e letrave shqipe, i cili e vlerėsoi librin nė fjalė si letėrsi tė demodueme, tė prapambetun e tė parandėsishme rurale. Nė vend tė veprės sė Martin Camajt u botue nji varg librash tė shkrimtarit kolosal Kadare. Nė librin e refuzuem, Martin Camaj kishte shkrue nji vjershė "Nji poeti tė sotėm". Vjersha, me tė vėrtetė, mund tė zbatohet pėr vetė autorin e saj, ku thotė, ndėr tė tjera: Vargjet tua janė pėr t'i lexue nė heshtje e jo para mikrofonit si tė ēetės sė poetėve tjerė, zemra ndonėse nėn shtatė lėkura akull akull ndonėse nėn shtatė lėkura. Jo vetėm nė lidhje me poezinė »rurale« Martin Camajt i janė ngjitė epitete, etikete dhe klishe nga mā tė ndryshmet e tė pavėrteta. Poeti »folklorik« – ky vlerėsim dhe as nuk meriton ndonji koment pėrveēse me ua hedhė nji sy pak mā serioz pėrmbledhjeve "Njeriu mė vete e me tjerė", "Nema", "Buelli", "Dranja" (poezi nė prozė) dhe "Palimpsest". Camaj »patriotik« – kategorizim ky qė āsht jashtėzakonisht pa vend dhe i pamend. Martin Camaj ishte njeri normal, e donte vendlindjen dhe e kishte mall, por jo vetėm se nė jetėn private nuk merrte pjesė nė organizime, tubime, kuvende etj. patriotike, por as si poet dhe prozator nuk merrej me trumbėtimin e kumtimeve patriotike. Pėrkundrazi, edhe shumė mā shumė nga konvencionet shoqnore i urrente, siē e formulonte vetė, »fjalėt e mėdha«. Patriotizmi, dihet, fjalėt i ka tė mėdha. Camaj nuk e pėlqente fort pompozitetin e frazave patriotike. Vepra e tij e fazės sė pjekurisė sė plotė krijuese, vėrtet, duket me kźnė e ndėrthurun me erėn e bjeshkėve tė vendlindjes sė Camajt. Mirėpo, poeti s'na e parashtron inventarin e peizazhit a tė jetės nė botėn reale tė Dukagjinit, pėrkundrazi, aso elementesh ka pak nė poezinė e Camajt, por gjuha qė e pėrdor e rrezaton atmosferėn e mjedisit ku flitet ajo. Dhe, edhe mā tepėr, vetė formulimi i tė folunit poetik, zani i pėrqendruem eliptik, lakonik dhe lapidar i poezisė sė tij, vetvetiu na e shfaq frymėn e tė qenunit malėsor shqiptar. Ky tipar i poezisė camajane jo vetėm qė s'ka gjā me bā me patriotizmin shqiptar, por āsht njźna e shtresave – nji shtresė e randėsishme, vėrtet – tė poezisė shumėshtresore tė Martin Camajt. Lirikat e tij mundet me i shijue edhe lexuesi dashamirės i poezisė qė nuk ka as habėr pėr Shqipninė dhe as qė s'interesohet pėr tź. Pėr cilin ndėr »emnat« e sotėm nė letrat shqipe mund tė thuhet qė ka lexues potencialė universalė, d.m.th. shkėputė nga informimi resp. interesimi pėr hallet shqiptare? Martin Camaj nxehej kur po botohej diku edhe nji herė vjersha e tij e vetme me frymėzim »patriotik«, "Vendit tem". Zemėrohej sepse e merrnin para sysh mu atė vjershė, tue i lanė mbas dore tė tjerat. Kur u botue antologjia e parė dhe e vetme e poezisė shqipe nė gjermanishte, ku ai u pėrfshī me nji vjershė tė vetme d.m.th. me »Vendit tem«, tha se u shti mbrenda pikėrisht »vjersha ime mā atipike«. Shkrimtari »katolik« - rreshtim qė tingėllon bukur, por nuk qėndron. Martin Camaj ka kźnė katolik, i ka pėrkitė traditės katolike dhe ka kźnė nxanėsi i kolegjit jezuit dhe shkrimtar. Ai ka kźnė i brumosun me dijeninė dhe kulturėn e klerit katolik, prej fratėnve jezuitė kishte mėsue kjartėsinė e tė menduemit. Klerikėt katolikė, ndėr tė cilėt ka pasė shumė shokė e miq, ia kanė kthjellue mendjen dhe ia kanė hapė rrugėn nė botėn e shkencės e tė artit. Mā shumė lidhje me katolicizmin nuk ka. As nė poezi dhe as nė prozė nuk ka shfaqė ndonji orientim qė mund tė quhej »katolik«, pa lėre qė do tė kishte pėrfshī ndonji tematikė katolike. Si person, nuk fliste pėr fenė, gjā qė nuk duhet me kźnė kuptimplote. Sepse, pėr gjānat qė i kishte nė zemėr mā sė shumti, ai fliste mā sė pakti. Pėr kėso gjānash, Martin Camaj thoshte vetėm nji fjalė a gjysmėfjali. Kėshilla mā me peshė qė mė ka lanė amanet ishte katėr-rrokjeshe dhe e tha me zā shumė tė ulėt, memzi e ndigjova – mos m'u pėrlye. Ta shtrojmė edhe nė kėtė mes pyetjen, se cili ndėr »emnat« e sotėm tė mėdhenj e tė vegjėl...?! Poeti Camaj »i ndikuem« nga Ungaretti. Duket se puna e »ndikimit« ungarettian ende s'āsht studiue si dhe sa duhet pėr me dallue se sa dhe cilat ndėr dukunitė e »hermetizmit« camajan rrjedhin nga ndikimi i Ungaretti a Quasimodo dhe sa a cilat rrjedhin nga themeli i poezisė sė Camajt, nga traditat gojore tė mbishkodrės, tue u puqė me procedeun poetik tė Ungaretti. Po japim veē nji kujtim anekdotik e tė vėrtetė. Nji ditė prej ditėve, kur kemi kźnė tue ndejtė dhe tue folė pėr poezinė e tij, ia tregova nji vjershė tė poetit Giovanni Pascoli, sė cilės i ngjan dukshėm poezia e Camajt "Mospėrfillje". Pėrputhjet janė tė forta. Ai qe i hutuem, heshtte, mejtohej dhe tha – nuk dij, nashta e paskam lexue dikur, herėt, nė shkollė, dhe m'ka mbetė si reminishencė kėndimi. Pa marrė para sysh nėse āsht fjala pėr nji rast poligjeneze a pėr shkrimin e Mospėrfilljes mbi sfondin e nji reminishence tė pavetėdijshme, Mospėrfillja āsht poezia e Martin Camajt me gjuhė e strukturė tė ligjėratės sė tij poetike. Poeti i dihotomisė Nė jetėn e Martin Camajt kishte plot kontraste, shpeshherė pėrjetonte kontradikta, thyemje dhe tė qenėt Mes dy botnave. Qysh nė ditėt e djelmnisė, Camaj e lėshoi familjen dhe botėn qė e njihte. Dheu im āsht i pėrmendun pėr humneret e thella ndėr banorėt e malit e tė fushės Nga bjeshkėt zbriti nė fushė, katundin e shkėmbeu me qytetin dhe jetonte jo mā nė kulturėn e katundit malor por nė mjedis urban, nė botė qė ishte e huej pėr tź. Mbas shkollimit, u kthye prapė nė malet e mbishkodrės dhe punonte mėsues nė shkollėn fillore qė e kishte themelue ai vetė. Pas pak kohe, mori malet dhe mbas disa muejsh mori dheun ndėr sy. Prapė jetonte nji kohė nė botėn malore, nė Mal tė Zi, dhe prapė iku nė fushė, nė ambient urban tė Beligradit. Mbas disa vjetėsh iku prapė mā larg, nė Romė tė Italisė. Atje hasi nė nji si kokėrr vendlindje nė personin e Ernest Koliqit dhe, gjatė qėndrimeve tė shpeshta nė Kalabri dhe Siqeli, tek arbėreshėt e Italisė. Mirėpo, nuk ngulitej as atje, por u nis edhe nji herė pėr nė stacionin e fundit nė kėrkimin e nji votre tė jetės sė tij. Aty, nė Munih dhe Lenggries tė Bavarisė u rrumbullaksue rrethi i jetės prej shtegtari dhe kėrkuesi e gjurmuesi, jetė kjo qė kishte fillue nė malėsi mbishkodrane si djalė bariu. Mė 12 mars 1992, mori fund jeta e kapacitetit ndėrkombėtar nė shkencat albanologjike dhe poetit mā tė madh shqiptar nė pjesėn e dytė tė shekullit tė kaluem. Martin Camaj i pėrjetonte kontrastet mes botės sė njohun dhe tė huej, mes veriut dhe jugut, mes ngrohtėsisė dhe ftohtėsisė, dritės dhe territ, mes tė qenunit mbarė e tė qenunit prishun. Mbas mureve tė kolegjit jezuit nė Shkodėr e pėrjeton kontrastin mes gjallėsisė e qetėsisė, mes aktivitetit dhe kontemplacionit, tėrhjekjes dhe ecjes pėrpara. Parimi binar me dalė pėrjashta nė mes tė tė tjerėve dhe me u tėrhjekė nė vete ka me u bā njźni i elementeve mbizotnuese tė poezisė sė tij. Nė gjimnazin klasik, Martin Camaj has dhe nė kontrast mes sė lashtės dhe sė resė, mes gjuhėve antike dhe moderne, letėrsisė sė traditės dhe tė sė tashmes. Mā vonė, nė studimet e doktoraturės, pėrsėri has, kėsaj here shumė konkretisht, nė polaritet tė sė resė me tė vjetrėn: ai merret me palimpseste tue kėrkue nėn kapakėt e librave tė rinj dėshmitė mā tė vjetra tė shqipes sė shkrueme. Nė poezi, Camaj e kapėrcen kundėrshtimin mes sė vjetrės e sė resė tue u mbėshtetė mbi struktura dhe trajta arkaike traditash gojore shqiptare dhe tue i pėrdorė si katalizator tė modernitetit tė poezisė sė tij »hermetike«. Kah fundi i jetės, Camaj u kthye edhe nji herė te tema e sė resė e sė vjetrės tue ia kushtue nji pėrmbledhje vargjesh me titull kuptimplotė "Palimpsest". Parimi dualist nė veprėn e Martin Camajt pasqyrohet edhe nė preokupimin e tij tė dyfishtė me dukuninė e gjuhės, nga nji anė nė fushėn e shkencės dhe, nga ana tjetėr nė atė tė artit. Mirėpo, jo vetėm se me gjuhėn merret me bipolaritet gjuhėsi-letėrsi, por nė laminė e letėrsisė merret edhe me dyformėsinė poezi-prozė. Dy vepra, Djella dhe Dranja, priren kah simbioza a sintheza e dy zhanreve. Nė raste tjera, nė njźnin zhanėr shprehte se ē'nuk mund tė shprehte nė atė tjetrin (Njeriu mė vete e me tjerė / Rrathė). Pėr poetin nga bjeshkėt e Temalit, bota ishte nji si arsenal shenjash, kurse letėrsia pėr tź ishte nji mjet pėr me u dhanė shenjave nji tingull nėpėrmjet fjalės. Camaj ishte nji poeta doctus, i cili e dinte mirė qė gjāsendet kanė nga nji emėn. Nė saje tė gjuhės sė poezisė sė tij, ai donte me ua dhanė zā emnave. Nė poezinė Synkopė (nga pėrmbledhja Nema) tingėllon - zani nė fjalė nė njė teh brisku germa t'imta thnegla varg nė njė fill pźni jetė mbas jete. Nė ēiftet binare SHENJĖ / TINGULL dhe EMĖN / ZĀ hasim dy fjalė kyēe tė poezisė camajane. Fjala »tingull« ishte fjala mā e preferueme e Camajt. Pėr fjalėn »zā« shkruen nė hymje tė Palimpsesit: »Pėr botėn nga vi unė zani ishte gjithēka, sinonim me pėrjetėsinė, kujtesėn, me kangėn ...« dhe e thekson »papajtimin e zanit me shenjat apo ēka janė shkrojat e nji libri tė lashtė, qė nė tė vėrtetė e pėrjetėsojnė zanin e shuem para sa e sa shekujsh«. Tue marrė para sysh numrin e madh polaritetesh, s'āsht ēudi nėse nė lirikat e Camajt prapė e prapė duken motive tė ndamjes me dyshė: »gjysma akull e gjysma diell«, »Zemra ime asht e ndame dyshė / dyshė mes dy dhenash / dyshė mes dy kohnash / dyshė mes dy shijeve«, »Ēdokush ka dy shtigje para«. Ndamjen mė dyshė – ndamjen mes integrimit nė dheun e huej dhe shkėputjes nga dheu i vet – e tematizonte disa herė nė poezitė pėr mėrgimtarin. UNTERFUEHRUNG Erdhi pa e thirrė kushedģ se kąh Nė natė e rroku galeria me katėr krahė muresh nė dy anė, njė poshtė e njė nąlt, katėrfish e ndritun krejt flakė. Dż kambė e njė hap pa hije pėrbri e pėrcjellin nėn tokė npėr shkam, qytčt nė qytčt. Nė njźnėn sosh, poeti e citoi tekstualisht fjalėn gjermane Unterfuehrung. Camajn e fascinonte kompozita »unter-fuehren« (»kalon nėn tź«). Fascinimi i fjalėve, tingujve dhe tonaliteteve tė gjuhės na ēon deri te thelbi rreth tė cilit qarkullonte jeta dhe puna e Martin Camajt. Pėr tź, gjuha ka kźnė jo vetėm hallka mes artit letrar dhe shkencės gjuhėsore, por edhe hallka ndėrlidhėse me vendlindjen. Nė letėrsi, Camaj nuk i krijonte vetes njifarė surrogati vendlindjeje dhe as ndonji mitifikim me ngjyrosje folklorike. Vendlindjen e sillte ndėr mend me anė tė dendėsimit tė poezisė sė tij tė kristalizueme nė trajta eliptike. Vendlindjen e gjente kudo nė botė nė rrājėt qė s'mund t'i shkulė asnji regjim nė botė: nė gjuhė. Vjersha e poetes gjermane Rose Auslaender Mėmėdhe: Vatani mė vdiq dhe e varrosėn nė zjarr Po jetoj nė mėmėdheun tim nė fjalė pėr Camajn mund tė modifikohet nė mėnyrė qė pėr tź vendlindja e vėrtetė ishte gjuha amtare. Nė ēdo moment dhe nė ēdo vend, pėr Martin Camajn gjuha ka kźnė edhe nji lloj kthimi. Vjersha e fundit e pėrmbledhjes sė fundit poetike tė Camajt na e vė nė dukje kthimin te zanafilla: DIPTIK Ishte koha me kthye andej kah erdha te zanafilla dhe e mbylla librin si mbyllen dż flegra dritaresh dhe mė doli para kuadri diptik i thyem midis prej njė kurrizorje ashti njeriu dhe nė tź pasqyra e jetės ndį pėrgjysė poezķ nė dy fletė ku ēdo fjalė rrinte nė shėrbim t'idesė ”palimpsest”. shkoder.net
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri E porsi krāndja e that n'nji flakadā, U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā, Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė: Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj ! "Ubi panis, ibi deus" |
||
|
|
|