![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Administrator
|
Njė vit mė parė njė miku im kineast erdhi nė Francė tė fiksonte gjurmė e rinisė sė Faik Konicės, vendet ku kishte jetuar ai. Njė shekull kishte kaluar dhe shumė pak gjėra njiheshin rreth rinisė sė tij. Brenda njė kohe tė shkurtėr ai xhiroi veēse disa pamje tė "Collčge de France", qytezėn e vjetėr tė Carcassone-s, rrugė e kafene tė Parisit, pa mundur padyshim tė fiksonte dimensionin e vėrtetė tė figurės sė tij, vetė atė shpirt qė ishte mbrujtur me njė kulturė tė jashtėzakonshme dhe qė shfaqej tashmė nė Paris si njė intelektual i kalibrit evropian. Edhe pse i ardhur nga njė cep i humbur i Ballkanit, ky njeri, do tė bėhej referencė e debatit intelektual nė qendėr tė Evropės. Kjo referencė spikati jo vetėm nė studimet e tij mbi gjuhėsinė, por nė veēanti me miqėsinė dhe bashkėpunimin e ngushtė qė ai pati me njė nga figurat mė nė zė tė simbolizmit francez, poetin e madh Apoliner, (Guillaume Apollinaire), i cili nuk mungoi tė bėhej bashkėpunėtor i tij dhe tė angazhohej pėr ēėshtjen shqiptare.
Vitet nė Francė mė kanė dhėnė mundėsinė tė ndjek itinerarin francez tė jetės sė kėtij njeriu, qė ka lėnė aq gjurmė nė jetėn e shqiptarėve. Nė fillim nė qytetin mesjetar tė Lissieux qė shquhet pėr katedralen e ngritur nė kujtim tė Saint Thčrese. Pikėrisht atje, jo larg bregut tė mjegullt normand, ai kishte kaluar vitin e parė tė largimit tė tij nga Shqipėria. Mė 2 tetor 1892, ai ishte regjistruar nė "Lycée de Lisieux", kur pėr herė tė parė do tė bėnte njė jetė tė vetmuar mes francezėve nė klasė "cinqučme", nėn emrin Schischo'Go Faļk, i lindur nė Konitza mė 1875 (Konicė). Ende sot, nė arkivat e shkollės ruhet emri i nxėnėsit shqiptar qė vinte nga njė vend ende i panjohur: Shqipėria. Por klima e lagėsht e Normandisė nuk i priu pinjollit shqiptar, kėshtu familja vendosi ta ēonte drejt jugut, me njė klimė mesdhetare. Njė vit mė vonė rruga do ta ēonte drejt atij vendi tė ngrohtė, njė qytet i hershėm mesjetar me njė kėshtjellė magjepse e me plot histori tė ēuditshme e barbare. I rrethuar nga historitė e "katarėve", ai kishte vazhduar aty studimet e mėpasme, ku gjithnjė do tė dallohet si njė nxėnės shembullor, ku vlerėsohet nė fund tė vitit me njė ēmim-nderi "prix d'honneur", nė "retorikė". Pasi vizitova Carcassonne-n, qytet qė mahnit ēdo vizitor, njė ditė zbrita nė Dijon, qytet hijerėndė edhe ky, e mė pas nė Montpellier, tė njohur pėr qytezėn e universitarėve. Mė pas, kur arkeologu Muzafer Korkuti do tė vinte nė Paris tė fliste nė "College de France" pėr prehistorinė e Shqipėrisė, kulturėn dhe kohėn antike, sė bashku do tė kujtonim se pikėrisht kėtu, njė shekull mė parė, Konica ndiqte ligjėratat e mjeshtėrve tė mėdhenj tė linguistikės e tė historisė. Kėtu ai ndoqi kurset e gjuhės sankritisht e hindu dhe me mikun e tij, linguistin e njohur Louis Bellow, ai nisi tė mėsonte dhe gjuhėn hebraishte. Nė Francė Konica njohu Molierin, Volterin, Diderone... Nė shkrimet e tij tė mėvonshme, ai nuk harron tė pėrshkruajė historinė e kėtij vendi, tė shkruajė pėr dyndjet normande tė Robert Guiscard gjer nė brigjet shqiptare, pėr anzhuinet dhe shqiptarėt, e gjer tek verėrat e Burgonjės. Noli thotė se Apolineri e quante atė "enciklopedi lėvizėse". Jules Le Metre fliste me adhurim se "ky i huaj e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė"... Nė bibliotekat e Parisit ai rrėmoi vite me radhė duke studiuar historinė e romakėve, galėve, grekėve, shqiptarėve. Njė ditė njė libėr i rrallė i kish rėnė nė duar dhe e kish ēmendur nga gėzimi. Ishte njė libėr i vjetėr i njė murgu gjerman, Brokard, i cili, siē na thotė vetė Konica, mė 1332, i kishte kushtuar njė libėr Filip de Valois, mbretit te Francės: "Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, - shkruante ai, - prapėseprapė ata kanė nė pėrdorim dhe nė tė gjitha librat e tyre shkronjėn latine". Faiku bėri pyetjen se nė qoftė se mė 1332 ekzistonte njė literaturė nė gjuhėn shqipe, atėherė ėshtė e qartė se shkrimi i gjuhės amtare do tė ketė nisur shumė mė parė. Madje dhe pseudonimin e famshėm tė tij Thrank SpiroBeg, ai e kishte gjetur tek personazhi i njė prej romaneve tė Léon Cahun, zėvendės konservatori i bibliotekės sė madhe "Mazarine", nė romanin "Hassan le janissaire". Padyshim qė njė nga miqėsitė mė tė bukura tė Faikut, kėtij "princi tė gjuhės shqipe", siē e quante Noli, ishte miqėsia e tij me Gijom Apolinerin. Edhe kur iku nga Franca, Faiku do tė vazhdonte si bashkėpunėtori i revistės sė e Apolinerit "Festin d'Esope" dhe do tė shkruante nė gazetėn intelektuale pariziane "Mercure de France". Apolineri si dhe shumė poetė pararendės tė epokės se tij, i kėndoi shumė dashurisė. Gjatė njė historie tė tillė dashurie poeti francez piketoi publicistin shqiptar Faik Konica, drejtorin e revistės "Albania", mikun shqiptar, pėr tė cilin vite mė radhė ai do tė ushqejė njė respekt e simpati tė veēantė. Konica dhe Apolineri u njohėn nė fillimet e kėtij shekulli. Qė tė dy ishin njerėz me kulturė tė gjerė, poliglotė dhe me njohje tė shumta nė rrethet letrare artistike. Pikėtakimet e para ishin nė vitet 1903 dhe 1904 gjatė udhėtimeve qė Apolineri bėri nė Londėr, i dashuruar pas Annie Playden, kur kishin qenė bashkė nė brigjet e Rinit. U njohėn nė njė kohė kur Konica luftonte me forcė pėr ēėshtjen shqiptare dhe identitetin nacional. Apolineri ende nė atė kohė nuk e kishte shpalosur tėrė personalitetin e vet artistik. Emri i tij i vėrtetė ishte Guillaume Kastrovitzky dhe kishte lindur me 1880. E ėma e tij ishte polake, vajzė e njė emigranti. Apolineri studjoi ne Canes, Nicė, Monaco. Mė 1899 erdhi nė Paris pėr tė punuar pėr bukėn e gojės dhe nė orėt e lira mbyllej nė bibliotekat e kryeqytetit francez. Konica dhe Apolineri u njohėn nė njė kohė kur nė Francė zhvillohej njė aktivitet i gjerė letrar e artistik, kur mė 1903 vdiq Gogeni dhe Pisaro, kur Romen Rolani pėrfundoi vepren "Jeta e Betovenit" dhe kur Pier e Mari Kyri u nderuan me ēmimin "Nobel". Mė 1904 u shfaq nė Paris opera e Vagnerit "Tristani dhe Isolda". Mistrali gjithashtu u nderua me ēmimin "Nobel", ndėrsa Matisse krijonte tablotė mė tė famėshme tė tij. Qė mė 1902, shkruan historiani i artit Pierre Marcel Adema, studjuesi mė i njohur i krejt veprės sė Apolinerit, - botohej revista e pėrjavėshme "Europiani", ku nė dhjetor 1903, nėn pseudonimin Thrank SpiroBeg ishte botuar shkrimi i Konices " Skicė e njė metode pėr tu duartrokitur borgjezėve"("Esquisse d'une methode pour se faire applaudir des bourgeois"). Bashkėpunimi i Apolinerit me kėtė revistė ishte mė shumė politik se sa letrar. Ai interesohej pėr popujt e shtypur si bullgarėt, maqedonėt, shqiptarėt. Adema boton gjithashtu edhe njė letėr tė Apolinerit ku ai ka shkruar : " Ai banonte nė "Oakley Cressent City Road. Nuk e kisha parė kurrė. Mė ftoi tė rrija disa ditė tek ai dhe do vinte tė mė merrte nė stacion." Duke vijuar nė studimin e tij pėr Apolinerin, Adema shkruan se "Dy tė dashuruarit, Apolinerin dhe Anin, Konica i priti me pėrzėmėrsi. Mė 1904 Apolineri ishte pėrsėri mik tek Konica, kėsaj rradhe nė Chingford, (duke qėnė se Faiku ishte i martuar, e kishte lėnė banesėn e mėparėshme). Gjatė kėtyre kohėve, Apolineri e Konica u afruan shumė. Prindėrit e Anit nuk donin qė ajo tė lidhej me njė poet, kėshtu e larguan nė Amerikė. Dhimbjen tė dy miqtė e ndanė sė bashku. Faiku e mori me vehte nė njė udhėtim nė Gjermani, ku ngjarje tė kėsaj periudhe Apolineri do ti dėshmojė nė tregimin e shkurtėr "Shqiptari", ku nė qėndėr ėshtė njė ngjarje qė lidhet pak e shume me Konicėn. Nė kėtė kohė Konica fillon tė botojė disa artikuj nė revistėn e Apolinerit "Festin d'Esope". Mė 1904 boton shkrimin "Mistifikimi mė i madh nė historinė njerėzore". Ndėrsa Apolineri boton mė janar tė 1905, nė numurin 7 tė revistės "Albania", artikullin " Njė profeci bashkėkohore lidhur me Shqipėrinė" ( " Une prophčtie contemporaine touchant l'Albanie "). Mė 1909 ai boton nė revistėn " Pan " studimin e tij tė famshėm " Studim mbi gjuhėt natyrale dhe gjuhėt artificiale " (" Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles ") me pseudonimin Pyrrhus Bardyli, studim qė do tė hapte njė debat nė linguistėt e njohur tė asaj kohe, tė cilėt ishin trembur nga dalja e gjuhės " esperanto " dhe rreziku qė u kėrcėnohej gjuhėve natyrale. Konica dėshmon me kėtė studim se ėshtė njė intelektual i rrallė dhe i nivelit evropian, madje njė njohės i thellė i gjuhės frėnge. Ja pse nė faqen e parė tė kėtij libri tė botuar nė Bruksel, nėn titullin " Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles ", Apollinaire ka shkruar : " Autori i kėsaj eseje : Faik beg Konitza. Eshtė shqiptari mė erudit i Evropės ". Nė atė kohė Konica i dėrgon Apolinerit librat e albanologėve tė njohur si Holger Pedersen apo Gustave Mayer, tė cilėt kishin vlerėsuar shumė autoktoninė shqiptare dhe vlerat e njė populli me histori tė lashtė. Tregimi "Shqiptari" ("L'Albanais") botuar fillimisht nė revistėn "Messidor" ndėrthuret mė pas me ngjarjet nė romanin e tij "Gruaja qė rri ulur", botuar me 1920 pas vdekjes sė Apolinerit. Nė kėtė roman tė bije nė sy personazhi i Pikasos dhe Konicės, qė tė dy miq tė ngushtė tė Apolinerit, qė siē e pėrshkruan vetė ai "Pablo Canouris, piktor me duar blu e qė ka sy si tė zogut, ėshtė me prejardhje shqiptare, i lindur nė Malaga tė Spanjės. Nė karakterin e Canouris pėrziheshin kėshtu Spanja dhe Shqipėria. Nė dukje ai ishte i tillė, siē janė shqiptarėt, njerėz tė bukur, fisnikė e trima ". Pas largimit pėr herė tė dytė nga Londra, Konica dhe Apolineri e ruajtėn miqėsinė e tyre, shkėmbyen letra ( letra e fundit ėshtė e vitit 1913) dhe shkrime pėr ti botuar nė revistat e njėri tjetrit. Mė 1912 Apolineri jetonte nė bulevardin Saint Germain-des-Prčs, n° 202, ku pas vdekjes mbeti dhe biblioteka e tij e pasur. Po atė vit ai botoi njė nga poezitė e tij mė tė njohura, "Mbi urėn Mirabo", ndėrkohė qė Konica, qė kishte kaluar nėpėr universitetet e Kembrixhit, Harvardit dhe Masaēusetit, meritonte titullin "Mjeshtėr i Arteve nė letėrsi". Njohja me Konicėn e shtyu Apolinerin tė njihej me historinė e kombit shqiptar dhe tė prononcohej ndaj kėsaj historie. Fillimisht ai lexoi me interes numrat e revistės "Albania". Veēanėrisht e tėrhoqi ne atė kohė dhe studimi pėr Shqipėrinė e Eliza Obri (Aubry). Nė kėtė studim, duke folur mbi absurditetin e qeverisjes sė Princ Vidit, ajo pohonte domosdoshmerinė qė Franca dhe fuqitė evropiane ta shihnin realisht historinė dhe fatin e kėtij populli. Parathenia e Apolinerit nė kėtė studim ėshtė e shkurtėr. Ai rikujton udhėtimin nė Shqiperi tė lord Bajronit. "Ndryshe nga popujt e tjerė tė perandorisė otomane qė ruajnė ende pėrkatėsitė fetare, shqiptarėt dallohen mė shumė pėr intolerancė fetare dhe pėr ndjenjat e tyre kombėtare. "Zonjusha Obri, - shkruan ai, - dallon mirė karakterin nacional tė shqiptarėve, gjenia e tė cilėve zotėron nė tė gjithė botėn otomane". "Ēėshtja shqiptare, shkruan me tej ai, diplomatėve tė mėdhenj qė rregullojnė fatet e botės u duket tepėr e vogėl, pėrballė kėtij universi kaq tė trazuar. Ndoshta njė ditė, tepėr tė shqetėsuar do tė shkojnė nė Janinė ose nė Krujė, kryeqytetin e vjetėr tė Skėnderbeut, pėr tė vendosur me njė dorė tė pasigurtė themelet e njė Evropė tė re...Bėhet fjalė padyshim pėr njė racė tė ndershme, tė denjė pėr tu mbrojtur dhe qė vėshtron me shpresė Francėn , e cila tashmė e kupton se ēdo tė thotė mosinteresimi i saj". Interesin e Apolinerit pėr Shqipėrinė e tregon edhe shkrimi i tij i gjatė "Tri princėr tė rremė tė Shqipėrisė" (" Trois faux princes d'Albanie ") tė botuar nė revistėn "L'europeen", me 1904. Nė tė bėhet fjalė pėr pretendimet pėr fronin e Shqipėrisė tė tė ashtuquajturve princėr, "trashėgimtarė tė derės sė Kastriotėve", tė Skėnderbeut. Duke shfletuar korespondencėn e tė vėllait tė Apolinerit, gjen tė flitet aty dhe pėr Konicėn. Eshtė dhjetor i vitit 1907 kur Alberti, vėllai i Apolinerit, ka shkuar tė punojė nė njė bankė tė Londrės dhe sipas porosisė sė vėllait tė takohet me Spiro Beg, pėr ti dhėnė gjithashtu njė libėr tė sapo botuar tė Apolinerit. "Tė shtunėn isha tek Spiro Beg, i cili ishte mjaftė i dashur, - shkruan Alberti. - Ai mė pyeti se cili ėshtė ai autor, tė cilin ju e kini lexuar sė bashku dhe qė ėshtė bėrė i famshėm nga vargjet "oh sa e gjatė ėshtė nata nė kėtė dhimbje qė nuk shuhet"...Nė njė letėr tjetėr ai shkruan se "Konica ka tmerr tė madh nga mishi i ngrirė dhe trembet ta hajė"...Nė mars tė vitit 1908 ai i thotė Apolinerit se " meqė nuk e njoh gruan e Konicės nuk kisha si ta pyesja pėr gruan e tij. Por duket qartė se tani ai jeton vetėm..."Tė shtunėn e kaluar e kaluam darkėn bashkė dhe i thashė se ti mė kishe pyetur pėr gruan e tij. Ai mė tha se ishin zėnė dhe se ajo kishte shkuar tek nėna e saj, por ai shpreson se ajo do tė kthehet pas tri muajsh, megjithese faji ishte i saj." Nė korrik 1908, nga Londra, Alberti i shkruan pėrsėri tė vėllait se " Konica banon nė Hampstead, njė lagje ku banojnė shumė gjermane dhe qė sipas shprehjes sė Konicės ishte njė lagje "shik" por me njė pazar jo dhe aq tė shtrenjtė. Shumė aktorė banojnė fare pranė tij". Nga fundi i gushtit, pra njė muaj mė vonė ai e njofton Apolinerin se nga Konica s'kishte mė asnjė lajm. Nė fakt ėshtė koha kur Konica nis udhėtimin e tij drejt Amerikės, nė Boston, ku takohet me Nolin, i cili ēuditet kur e sheh veshur me fustanellėn shqiptare.. Gjatė luftės sė parė botėrore Apolineri i mobilizuar nė luftė, plagoset. Ishte nėntori i vitit 1918. Por fill pas kėsaj i prekur nga nje tifo qė po bėnte kėrdinė atė kohė nė front, ai vdes. Nuk dimė se ēfarė ka shkruar Konica kur ka marrė lajmin pėr vdekjen e mikut tė tij, pėr humbjen e poetit tė madh dhe pararendėsin e poetėve simboliste. Me siguri, para syve tė tij ėshtė shfaqur poeti i madh dhe shėtitjet e tyre, bisedat dhe ėndjet e tyre, me siguri i ėshtė shfaqur pėrsėri Sena, urat mbi lumė, ura e famėshme Mirabo, e cila sikur pėrcjell ende ehon e vargjeve tė poetit tė madh francez nė poezinė Ura Mirabeau.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
crystal tears
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ndodhem aty ku duhet te jem...
Seksi:
Postime: 389
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Mendoj se Konica eshte nje mendje e ndritur e shqiptareve....me pelqen menyra e te shkruarit te tij...
__________________
Te ikesh nga ata qe te duan do te thote te vdesesh nga pak cdo dite.
|
||
|
|
|