Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letersia moderne


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 20-07-08, 19:11   #1
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Nazmi Rrahmani

Nazmi Rrahmani ėshtė shkrimtari qė ka patur dhe vazhdon tė ketė njė numėr tė madh lexuesish, sidomos nė Kosovė. Tek shkollarėt e mesėm ėshtė pa dyshim mė i njohur, por ėshtė i lexueshėm pėr tė gjitha shtresat shoqėrore dhe pėr tė gjitha moshat. Rrahmani ėshtė ndėr autorėt e paktė tė letėrsisė sė sotme shqiptare, qė shkruan vetėm llojin e prozės sė gjatė, romanin. Pėr nga formacioni stilistik ėshtė i shkollės realiste klasike, por i njė realizmi tė pėrafėrt me atė tė narracionit dokumentar.

Nazmi Rrahmani lindi nė Bellofcė tė Podujevės. U shkollua nė Podujevė dhe nė Prishtinė. Studimet pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe i kreu nė Prishtinė. Pas studimeve punoi si gazetar nė Radio-Prishtina e mė pas te gazeta "Rilindja", pėr tė vazhduar nė redaksinė "Jeta e Re" dhe mė pas nė redaksinė e botimeve "Rilindja". Aktualisht jeton nė Prishtinė. Ka botuar romanet:
Malėsorja, 1965, Pas vdekjes (Kthimi i njeriut tė vdekur), 1975, Tymi i votrės sė fikur, 1969, Toka e pėrgjakur, I,I1,1973, Rruga e shtėpisė sime, 1978.
Lexuesit e shumtė tė N. Rahmanit, fare lehtė mund ta identifikojnė mjedisin e fshatit tė Llapit dhe Gollokut, qė ėshtė thuajse i njėjtė me botėn fshatare tė kėsaj hapėsire etnike. Pėr mė shumė, lexuesi i kėsaj hapėsire ėshtė nė gjendje tė identifikojė personazhet dhe fatet e tyre tė ngjashme, familjet dhe bėmat e vėrteta, kohėn dhe parashenja tė tjera tė kėtij mjedisi. Autori, me kėtė rast, nė romanet e veta i ndėrlidh, i pėrplotėson historitė dhe bėmat, fatet e personazheve tė shumtė pėrmes sajimeve krijuese imagjinative. Ngjarjet e rrėfyera nga njerėzit dhe pėr njerėzit e kėsaj hapėsire kosovare shtrihen brenda harkut kohor qė kap gati gjysmėn e parė tė shekullit njėzet dhe janė pasqyrė dhe dokument i fshatit tė atėhershėm, e pjesėrisht dhe tė atij tė sotėm. Akoma mė saktė: fati individual dhe fati kolektiv nė kėtė sagė narrative romanore ndėrlidhet me atė tė shqiptarėve mes dy luftėrave botėrore, e qė arrin deri nė ditėt tona. Edhe atėhere kur nė dukje fati i personazheve duket i izoluar, nė fakt, ėshtė refleks i fatit kolektiv. Edhe pozita e rėndė e gruas (Hajrija, Malėsorja), dhe skamja ekstreme, dhe vrazhdėsia, brutaliteti deri nė gjakmarrje, dhe shpėrngulja, ērrėnjosja nga trualli i tė parėve, vihet nė njė sfond tė pėrgiithshėm: mungesa e lirisė, jeta nėn terrorin e pushtuesit.Lirisht mund tė thuhet se letėrsia qė shkruan Nazmi Rrahmani ėshtė e angazhuar nė kuptimin e mirė tė fjalės, angazhim me sens tė humanizmit dhe tė marrėdhėnieve mes njerėzve. Pėr pozicionimin e shkrimtarit ndaj realitetit, pėr vizionin e tij jetėsor dhe filozofik, vlen tė sjellim njė mendim nga studimi monografik i Sabri Hamitit: "... realiteti ėshtė edhe jashtė nesh edhe nė ne. Ai ekziston nė vetėdijen e njeriut tė vetėm nė formėn e njėmendėsisė, nė formėn sa njeriu mund ta njohė". Nė veprėn letrare, nė roman, kjo shkallė e pėrngjasimit me realitetin, nuk mbetet nė nivelin e njohjes, por merr njė trajtė mė individuale, subjektive dhe manifestohet si qėndrim i individit. Duke u menduar t'i shmanget kėtij subjektivizmi, Nazmi Rrahmani i ndėrthur ndodhitė dhe idetė qenėsore nė vepėr rreth njė boshti themelor, personazhit, tė cilin e vendos nė njė mjedis tė caktuar jetėsor. Plkėrisht nga ky kontekst tėrėsor i realitetit, autori nxjerr personazhe qė pėrputhen plotėsisht me perspektivėn e zėrit autorial tė tekstit.
Angazhimi i shkrimtarit kėshtu shtrihet nė tė gjitha sferat e teknologjisė narrative, si nė pėrzgjedhjen e ngjarjes tėrėsore, nė renditjen dhe kronologjinė e tyre, nė paraqitjen dhe pėrshkrimin e mjedisit, nė emėrtimet e personazheve dhe toponimet gjeografike, nė ndėrhyrjen e personaliteteve historike e kombėtare.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:11   #2
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim narracioni realist analize

Sintagma "realizėm dokumentar" ėshtė pėrmendur dhe nga studiuesit mė tė mirė tė veprės letrare sė Nazmi Rrahmanit. Nuk ėshtė fjala pėr romane historike, qė e kanė thithur lėndėn e parė nga njė ngjarje, fakt apo personalitet real historik, as pėr rrėfim qė mbėshtetet mbi njė dokument fiktiv, siē janė fletoret e gjetura te romani "Arka e Djallit" (Agolli), apo tek romani "Ulku dhe Uilli" (Koreshi). Narracioni realist dokumentar nė romanet e Nazmi Rrahmanit, ėshtė paraqitja reale e njerėzve dhe e ngjarjeve brenda njė kohe dhe njė hapėsire tė caktuar.
Fjala ėshtė pėr prozė realiste, ku njerėzit, bartėsit e ngjarjeve, sjellin tablo reale, tė vėrtetė, brenda sė cilės mund tė identifikohet fati social dhe kombėtar i fshatit shqiptar tė njė kohe. Kjo teknikė rrėfimi ka disa tipare dalluese karakteristike, tė njohura nga pėrvoja romanore. Nė radhė tė parė, bėhet fjalė pėr njė rrėfim letrar me tezė, qė do tė thotė se paraqitja e realitetit bėhet nė pėrputhje tė plotė me vizionin dhe me perspektivėn e pozicionuar qartė tė vetė shkrimtarit. Ky pozicionim ndėrlidhet me emancipimin e individit dhe tė kolektivitetit, me vetėdijėsimin e tij pėr fatin, mundėsitė pozitėn e atij individi dhe kolektivi, qė si synim tė fundit ka lirinė e plotė kombėtare. Ky objektiv i synuar pastaj do tė sjellė ēlirimin nga skamja, nga mosbesimi nė vetvete, nga gjakmarrja, nga shpėrngulja me dhunė e banorėve tė rajonit nė fjalė. Kėtė ide dhe kėtė vizion Nazmi Rrahmani e shpreh me gjuhė tė qartė dhe tė kuptueshme, gati pėr tė gjitha shtresat e lexuesve. Nga krejt kjo mund tė thuhet se ky lloj shkrimi e pranon rolin njohės tė artit letrar, ashtu siē beson dhe nė ndikimin e tij nė rrjedhat e ngjarjeve nė kohė dhe nė hapėsirė, duke ndikuar paraprakisht nė formimin e vetėdijes e tė filozofisė jetėsore tė individėve.
Por mbi tė gjitha, pozicionimi dhe perspektiva e autorit del nė pah dhe shquhet nė kuadėr tė kontekstit tė konflikteve dramatike nė roman. Konflikti qė shkallė-shkallė arrin pikėn kulmore, dhe nė zgjidhjen e vet merr rrjedhat qė parapėlqehen nga autori i angazhuar.

Kėshtu, nė romanin "Malėsorja", konflikti pėrfundon me triumfin moral tė Hajries, qė ėshtė identik me pozicionin e narratorit, pėrkatėsisht tė autorit. Kėshtu ndodh dhe nė konfliktin mes sė resė dhe sė vjetrės, ide qė e pėrshkojnė si lajtmotiv tėrė veprėn letrare tė Nazmi Rrahmanit, dhe ku, drejtpėrsėdrejti apo tėrthorazi, fiton e reja. Nga konfliktet nė rrafshe tė ndryshme, qė ngjizen dhe prodhohen nga pėrplasja mes personazheve pozitive dhe atyre nega-tive, synohet transformimi kolektiv, por me synim tė qartė qė tė mos shprishen vlerat e traditės pozitive shpirtėrore dhe kulturore, e sidomos vlerat qė lidhen me familjen, si bėrthamė themelore e qenies kolektive kombėtare. Mund tė thuhet po ashtu se bindjen lidhur me rolin e letėrsisė nė formimin e njeriut dhe tė universit njerėzor mund ta nxjerrim nė pėrputhje tė plotė me pikėpamjen e kėtij autori pėr krijuesin e angazhuar.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:12   #3
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim raporti mes fateve analize

Raporti i gėrshetuar dhe i ndėrvarur mes fateve indivduale dhe kolektive, nė kuadėr tė kėtij narrazioni realķst dokumentar, ėshtė i qartė nė pozicionim dhe i pėrcaktuar nga kėndvėshtrimi autorial. Gjendja sociale, drama e pėrgjithshme kolektive ėshtė sfond i pėrbashkėt qė e nxit, e motivon dhe e pėrcakton tekstin. Brenda kornizės globale shtypje-skamje pėrcaktohet logjika individuale. Uniformitetķ i kėsaj hapėsire nėnkupton njėtrajtshmėri kolektive nė pėrditshmėrinė e jetės. Dhuna dhe varfėria, i bėn njerėzit mė tė ngjashėm, por dhe mė tė pėrafėrt nė ndėrdije, meqė mekanizmi mbrojtės sikur rri i zgjuar nėn njė si kotje tė pėrhershme dhe shpėrthen nė sipėrfaqe gjatė vėrshimeve tė dhunės. Pikėrisht pėr kėtė, nė botėn e fshatit tė rrėfyer nga Nazmi Rrahmani,,familja ngrihet, nė shkallė kulti, meqė ėshtė i vetmi institucion qė mbron vlerat dhe substancėn e rrezikuar kolektive kombėtare. Kėshtu mund tė kuptohet dėshira e ethshme pėr tė siguruar fėmijėn si trashėgimtar mashkull, siē ndodh tek romani "Malėsorja". Vizioni pėr trashėgimi dhe pėr mbrojtjen e bėrthamės familjare nė kėtė vepėr, spontanisht e figurativisht shtrihet si synim pėr tė ruajtur vatrėn e tė parėve, truallin, atdheun...
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
nazmi, rrahmani


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 16:53.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual