Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letersia moderne


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 20-07-08, 19:07   #1
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Jakov Xoxe

akov Xoxa lindi mė 1923, nė qytetin e Fierit. Qė i ri mori pjesė nė Luftėn Antifashiste. Pas Ēlirimit tė vendit vazhdoi studimet e larta pėr filologji dhe njėkohėsisht bėri hapat e para nė poezi dhe nė prozė. Mė 1949 botoi veprėn e parė nė prozė "Novela". Krijimtarinė letrare nė kėtė zhanėr e vazhdoi dhe gjatė viteve '50, kėshtu nė vitin 1958 botoi veprėn e dytė, po me atė titull "Novela". Ndėrkohė botoi dhe dy drama "Buēet Osumi" dhe "Zemra". Qė nga viti 1957 punoi profesor nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, ku pėr shumė vite dha lėndėn "Teoria e letėrsisė". Pėr nevojat e studentėve, nė formėn e dispencės, botoi nė katėr vėllime veprėn "Bazat e teorisė sė letėrsisė", qė ishte nga veprat mė serioze tė kohės (si degė e shkencės mbi letėrsinė). Pikėrisht se nė tė autori ofronte dije dhe pėrvojė teorike letrare tė gjerė, qė dilte jashtė kornizave tė teorive zyrtare tė kohės, kjo vepėr e rėndėsishme pėr shkencėn letrare shqiptare, nuk u botua kurrė. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujė dhe zhurmė, ashtu siē ishte gjatė tėrė jetės, i qetė dhe i mbyllur nė vete, u tėrhoq nė vetmi. Natyrisht, vlerėsimi dhe kritika (zyrtare) qė nuk ishte e kėnaqur me bindjet e tij, me vizionin pėrmes tė cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin nė pėrgjithėsi, bėnė qė sa qe gjallė, tė mos botohej vepra e tij e plotė; ajo u botua nė Prishtinė ("Rilindja" 1971).
Pjesėn mė tė madhe tė jetės krijuese Jakov Xoxa e kaloi nė njė fshat myzeqar afėr Fierit, ku, nė vetmi tė plotė krijoi romanet: "Lumi i vdekur" (1965), "Juga e bardhė" (1971) dhe "Lulja e kripės" (1978), qė hynė nė rrethin e romaneve artistikisht mė cilėsorė, tė letėrsisė shqiptare.
Asnjė roman para tij nuk e pasqyron nė mėnyrė aq komplekse botėn shqiptare nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, si "Lumi i vdekur" apo dhe periudhėn gjatė luftės, si romani "Lulja e kripės", ku gjejmė njė shtrirje tė pakufishme tė rrėfimit qė mbulon plotėsisht hapėsirėn e jetės dhe tė ekzistencės sė mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa ėshtė nga romancierėt mė nė zė tė gjysmės sė shekullit XX. Nė krijimtarinė e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do tė jetė ai qė do tė hedhė dritė mbi kontestin tėrėsor tė mjedisit dhe tė kohės sė fokusuar nė rrėfime. Shėmbėllyeshėm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosė dramėn jetėsore tė personazheve dhe tė familjeve nė sfond tė njė kolektiviteti, tė njė gjendjeje apo tė njė rrjedhe historike.
Parashenja mė karakteristike e prozės sė Jakov Xoxės ėshtė stili. Gjuha e tij vėrehet dhe veēohet si e njė individualiteti tė fuqishėm dhe tė papėrsėritshėm nė letėrsinė shqiptare: nga njėra anė ėshtė e pranishme fryma e urtisė popullore me tėrė thellėsinė e shpirtit kolektiv; nga ana tjetėr, kemi njė rrėfim tė rrjedhės sė qetė, tė shtrirė nė gjerėsi, por edhe nė thellėsi.
Autori rrėfimin e vet e ndien si njė bashkėbisedim nė mes tregimtarit dhe lexuesit: Desha tė shkruaj njė roman jo sikur lexuesin iks ose ipsilon ta kem larg, jo, desha ta shkruaj sikur lexuesin ta kem para meje, gjatė ēdo radhe, sikur tė hyj nė bisedė me tė, sikur t'ia tregoj jo letrės, por lexuesit me mend nė kokė, qė, duke lexuar, do tė kundėrshtojė, tė flasė, tė thotė ki mendjen, mos gėnje! E desha romanin tim qė tė jetė sa mė realist, se realizmi nė art ėshtė gjithēka pėr mua.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:07   #2
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Lumi i vdekur analize

Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur" shtrihen brenda viteve 1938 -1939 tė shekullit XX. Rrėfimi i ngjarjes nė romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpėrnguljen e dhunshme tė familjes sė Pilo Shpiragut nga fshati Grizė dhe mbyllet pas njė viti, me shpėrnguljen po tė kėsaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda kėtij harku kohor janė vendosur njė varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallėzues. Qerrja e ngarkuar me plaēkat e shtėpisė nis rrugėn pa ditur ku do tė degdiset. Sa pėr njė natė Pilo Shpiragu vendos tė strehohet tek hani i Bishtanakės, ku rastėsisht ai do tė gjejė "shpėtim" te tregtarėt e Fierit, tė cilėt do ta punėsojnė nė fermėn e fshatit Trokth. Nė tė njėjtėn kohė ai do tė njihet dhe me familjen kosovare tė Sulejman Tafilajt. Tė dyja kėto takime do tė pėrcaktojnė rrjedhėn e mėtejshme tė jetės dhe tė fatit tė familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit nė hanin e Bishtanakės do tė lejojė degėzimin e rrėfimit dhe tė gjurmėve tė rrugės sė familjes kosovare, por dhe tė asaj tė fshatarėve tė Trokthit, ku kemi njė pėrqėndrim tė veēantė rreth historisė sė familjes sė Koz Dynjasė. Pilo Shpiragu me familjen e vet do tė pėrfundojė nė fshatin Trokth dhe do tė marrė nė dorėzim gjėnė e gjallė tė tregtarėve fierakė. Fshati nuk e pret mirė familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorė tė zgjatur tė tregtarėve fierakė, por Pilo Shpiragu pėrqendrohet i tėri vetėm nė njė pikė: si ta sigurojė ekzistencėn e familjes sė vet tė mbetur nė rrugė. Bota e fshatit tė Myzeqesė, pra, shtrihet brenda projektit tė gjerė pėrmes fatit tė tri familjeve: tė familjes Shpiragu, tė dėbuar nga beu i vendit, tė asaj kosovare Tafilaj, tė dėbuar nga pushtuesi sllav dhe tė familjes trokthase tė Koz Dynjasė. E para do sprovohet pėrmes kthesave mė tė mprehta dramatike, ajo e Kosovės do tė sfidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e tė huajit, prandaj e nėnshtruar do tė provojė tė pėrshtatet nė kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth tė vendosura nė luftė tė pėrhershme pėr t'u mbrojtur dhe pėr tė siguruar ekzistencėn. Paralelisht me kėto rrjedha dhe e gėrshetuar me to do tė zhvillohet edhe lidhja intime mes vashės sė Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjė nga ana e vet ka shijen dhe domethėnien e njė simbolike.
Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarėve tė Fierit nuk do tė arrijė ta mbushė as rrethin kohor tė njė viti. Pėrmbytja simbolike e fshatit nga lumi i pėrēudnuar solli pasoja tragjike pėr Shpiragajt, tė cilėve dhe ē'ka u mbeti nga gjėja e gjallė do t'ua rrėmbejnė pėrsėri trėgtarėt. Kėshtu, familja Shpiragaj mbeti nė mes tė rrugės mė e vetmuar dhe mė pa asgjė se kurrė mė parė. Ballė pėr ballė me rrezikun pėr tė mbetur pa ekzistencė, qė tė mbiietojė, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet pėrsėri beut dhe tė pranojė kėrkesat e tij qė si viktimė tė parė lakmonte Vitėn, ai vendos ta punėsojė atė kopile nė oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit tė romanit do tė nisė me arratisjen e Vitės dhe tė Adilit nė male.

Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) ėshtė strumbullar qė i lidh tėrė rrjedhat narrative tė romanit. Ky pėrcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar qė, edhe pse bėhet fjalė pėr njė nga romanet mė voluminose tė letėrsisė shqiptare, rrjedhat fabulare tė tij lidhen pėrmes njė kohezioni tė qėndrueshėm, tė brendshėm. Edhe atėhere kur rrėfehen "mesele" nga urtia dhe pėrvoja jetėsore e popullit, qė nė fakt ėshtė karakteristike e rrėfimit romanesk tė kėtij autori, ato, qoftė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, lidhen dhe kanė tė bėjnė me shtratin bosht tė ngjarjes sė rrėfyer.
Pilo Shpiragu ėshtė figurė tek i cili ėshtė pėrqendruar vėmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, ėshtė nisur tė jetė i pėrkryer si njeri, qė ta ruajė deri nė fund pastėrtinė, por ligjet e jetės mbi tė kanė rėnė me tėrė brutalitetin dhe nė ēaste tė caktuara e kanė detyruar tė lakohet. Megjithatė, Pilo Shpiragun e pėrjetojmė si figurė qė rrezaton domethėnie pėrgjithėsuese, si person qė shpreh dhe njė pjesė tė sprovave e tė dilemave tė kohės sė vet. Autori mėton qė nė tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) tė koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarėve shqiptare tė kohės; pėrmes tyre ai arrin tė realizojė tipizimin letrar pėr rrethanat e mjedisit shqiptar tė asaj kohe. Natyrė energjike dhe me inisiativė Pilo Shpiragu beson se do tė arrijė pavarėsinė ekonomike tė familjes, falė krahėve dhe djersės sė vet, duke mos e ndjerė nevojėn pėr solidaritet. Por ky ishte njė iluzion. Pilo Shpiragu, kėtė nevojė do ta ndjejė vonė.
Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, nė vetvete ėshtė bėrthamė qė mpleks jehona tė rėndėsishme nga drama e pėrgjithshme kombėtare. E dėbuar dhunshėm nga pushtuesi serb ajo nuk do tė rehatohet nė moēalet malarike tė Myzeqesė dhe nuk do ta gjejė ngrohtėsinė e mjedisit. Fati i familjes sė arratisur dhe tė dėbuar kosovare do tė vazhdojė dhe nė epokėn e komunizmit shqiptar. Jakov Xoxa i ka vėrejtur me mprehtėsinė e intuitės krijuese raportet mes fshatarėve tė Myzeqesė dhe tė Kosovės qė nė fillim e kanė pėrjetuar si kundėrshtar njėri-tjetrin, si palė qė do ta rrezikonte apo vėshtirėsonte ekzistencėn e secilit.
Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane tė veprimeve tė personazheve, qoftė tė pėrcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose tė brendshme, ndjehet ndėrhyrja e autorit, sado e fshehtė qoftė. I tillė duket dhe veprimi i arratisjes sė dy tė rinjve, i Vitės dhe Adilit. A ėshtė ky njė veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetėm veprim i turbullimit tė ēastit, qė se ka tė qartė ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim tė ishte vendosur nė njė kontekst tjetėr kohor, bie fjala nė fillim tė viteve '30, do tė dukej plotėsisht pa rrugėdalje, si njė ikje drejt njė horizonti fare tė mbyllur. Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bėn duke thirrur nė ndihmė njė alibi tė fortė: arratisja nė fund tė viteve '30 pėrputhet me fillimin e njė pėrmbysjeje tė madhe historike, pėrmbysje qė do ta sillte dhe qė e solli Lufta e Dytė Botėrore. Vetėdijshėm apo jo, dy tė rinjtė do tė gjenden nė krahėt e kėsaj lėvizjeje pėr ndryshime tė mėdha.
Njė parim tjetėr nė praktikėn krijuese tė Jakov Xoxės ėshtė edhe synimi pėr tė rrėfyer bindshėm. Ai qė rrėfen, pra tregimtari nė emėr tė autorit, dėshiron ta bindė lexuesin nė atė shkallė vėrtetėsie qė nuk ėshtė e mundur pa qenė njėherė i bindur vetė, ai qė rrėfen. Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbėshtetjen absolute tė ēdo detaji dhe tė ēdo veprimi.
Njė dimension qė romanin e Jakov Xoxės e bėn tėrheqės, ėshtė ndjenja se tėrėsinė e fabulės e rrėfen njė dėshmitar i vėrtetė i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotė tė vėrtetėn, di tė zgjedhė fjalė e shprehje tė vėrteta, t'i shqiptojė qetė ato, tė nxisė kėrshėrinė pėr tė dėgjuar e pėr tė ditur " Ē'ndodhi mė vonė"; tė zgjojė interesim pėr personazhet. Kėshtu, Jakov Xoxa nė mbėshtetje tė pėrvojės krijuese realiste dhe tė filozofisė jetėsore tė shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollėn e vet nė zhanrin e romanit shqiptar nė pėrgjithėsi.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:08   #3
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Lulja e kripes

Romani mė voluminoz nė letėrsinė tonė "Lulja e Kripės" (1978) i Jakov Xoxės, shtrirjen e gjerė nė jetė e fillon me pėrshkrimin e atmosferės dhe tė njerėzve nė koloninė e kripores nė afėrsi tė fshatit Naforė (nė bregdet), nė vitin 1940. Lidhja e njerėzve me zejen e kripės dhe kripėn ėshtė njėsoj si ajo me tokėn, njė lidhje jetike ekzistenciale. Natyra dhe bota e njerėzve tė Naforės ėshtė e pleksur nė thellėsi me ngjizjen mitologjike tė liqenit tė kripur tė hyrė si bėrryl nė det. Mbi kėtė vizion jetik gėrshetohen prirje, konflikte, drama tė shumta motivesh dhe karakteresh. Duhet theksuar se romani i tretė dhe i fundit i Jakov Xoxės si realizim artistik ngrihet pėrsėri nė shkallė tė romanit tė parė, "Lumi i vdekur", kjo dhe pėr arsye se vendosia e ngjarjes nė fillim tė viteve '40 i lejon autorit hapėsirė krijuese manovrami, pėr tė shmangur pjesėrisht frymėn e parimeve tė realizmit socialist.
Nė vėllimin e parė tė romanit "Lulja e Kripės", autori i pėrgatit personazhet e tij pėr njė ngjarje tė madhe dhe, sa mė pranė saj janė ata, aq mė i rreptė ėshtė sprovimi i tyre dhe mė dramatik pėrcaktimi.
Nė hapin e parė ata tė lenė pėrshtypje tė caktuara, tė veēanta dhe sa mė shpesh qė takohemi, aq mė me saktėsi e ndjejmė zėrin e tyre tė brendshėm, tė veēantė; fillojmė ta ndjejmė pėrcaktimin e tyre tė veēantė. Pas disa qindra faqesh lexuesi nis e ndien rrjedhat e afėrta tė historisė, por edhe ato mė tė largėta, shėmbėllyeshėm me natyrėn krijuese tė romanit "Lumi i vdekur" dhe "Juga e bardhė".
Ky pėrcaktim dhe profilizim i personazheve nuk arrihet pėrmes dėshmive tė shpejta, por pėrmes shtrirjes sė gjerė epike, qė realizohet shkallė-shkallė dhe qė merr me vere tė gjitha jehonat e mėdha dhe tė vogla sė bashku.
Dy vatrat amė qė integrojnė dhe venė nė lėvizje rrjedhat e rrėfimit tek romani "Lulja e Kripės" janė familjet: e Dosarajve dhe Sopajve. Kėto dy epiqendra qė sė bashku shprehin tėrėsinė e botės shqiptare, gjithashtu kanė degėzimet e tyre jehonash tė veēanta dhe karakteristike pėr kohėn. Tre djemtė e vėllait tė arhondit tė madh, Grigor Dosarit, me formim, me nxitje, motive e bindje tė ndryshme, pėrfaqėsojnė kėto lėvizje: tek Peri pėrshtypje dhe ndikim tė brendshėm bėjnė librat; Llambroja karakterizohet nga tė vėrejturit e mprehtė tė botės qė e rrethon, kurse Pavlo Dosari ėshtė besnik i pėrvojave dhe i konvencioneve tė brendshme familjare. Cili prej tyre do tė mishėrohet mė natyrshėm nė pėrputhje me botėn dhe individualitetin e vet, por dhe me rrjedhat e ngjarjeve tė kohės?
Kjo vatėr qėndrore qė pėrgatitet pėr degėzime individuale, nė degėzimin e parė ngjiz embrionet e tri vatrave tė reja fabulare pėr vėllimin e dytė. Drama mė ekspresive gjithėsesi ėshtė ajo e bashkėshortėve Llabro dhe e Patra Dosarit. Brutaliteti i rrethanave bėn qė Patra, nga njė grua e devotshme deri nė pėrsosmėri shpirtėrore tė shndėrrohet nė njė shtrigė qė e tmerron Naforėn me mallkimet e saj pėr shterpėsi. Sikur nga kjo hapėsirė epike e shtrirė nė kėtė vepėr madhore tė Xoxės, tė veēohej vetėm kjo jehonė e personazhit Patra, do tė mjaftonte qė tė ndriēohei fuqishėm njė hapėsirė shqiptare e Naforės. Por, ndėrhyrja flagrante e autorit do tė ushtrohet tek vėllezėrit Sopi.

Milto Sopi, kryesori i kripores, njė intelektual qė ka marrė pjesė aktive dhe nė ngjarjet e Qershorit tė vitit 1924, qė ka jetuar nė qendra tė ndryshme tė Evropės dhe nė Rusi si emigrant komunist, pra intelektual i shkolluar, njėsoj si shumė intelektualė tė asaj kohe nė Evropė me bindje majtiste, kthehet i zhgėnjyer nė Shqipėri.
Ē'ėshtė ky zhgėnjim dhe ē'filozofi ka pėr mbėshtetje? Nga debatet e ashpra qė zhvillon me tė vėllanė, me Petritin, me teknikun e kripores dhe njėrin nga figurat kryesore tė lėvizjes komuniste nė kėtė mjedis, del se pėrcaktimi fillestar i Miltos pėr idealin e bindjet komuniste nuk paskėshin qenė nė pėrputhje me botėn, me kėrkesat, me natyrėn dhe strukturėn e tii shpirtėrore. Dhe nė vend qė kjo linjė e intelektualit tė zhgėnjyer tė zhvillohet nė pėrputhje me bindjet e fundit tė tij, autori do tė ndėrhyjė duke u distancuar dhe duke e nxirė Milton nė rrafshin etik. Kėshtu, ndriēimi i drejtė dhe i gjithanshėm i kėtij profili tė intelektualit shqiptar tė para luftės, nė letėrsinė tonė vazhdon tė presė autorin e vet. Nė veprat e rrėfimit epik, zakonisht, krahas rrafshit tė drejtpėrdrejtė tė fabulės, sajohet dhe boshti qė lidhet natyrshėm me rrjedhėn aktive tė narracionit. Prandaj lexuesi ka njė pėrfytyrim tė qartė pėr ecurinė e rrjedhave pasive dhe mund t'i kapė lehtė lidhjet brenda linjave tė kėputura. Te shkrimtari Jakov Xoxa kjo ligjshmėri e vetvetishme e natyrės krijuese kultivohet dhe ngrihet nė parim tė fuqishėm shprehės.
Kėshtu psh. nė kėtė roman voluminoz linja e personazheve Maji dhe Arta, edhe pse shfaqet dhe ėshtė e pranishme vetėm nė faqet e para dhe tė fundit tė romanit, kjo linjė ndjehet si prani sugjestive e pashqiptuar gjatė tėrė veprės. Ajo depėrton si e tillė nė vetėdijen e lexuesit, ngulitet fuqishėm gjatė tėrė rrėfimit me praninė e rrjedhės sė saj nė heshtje. E fiksuar qė nė fillim vetėm pėrmes disa vijave tė shkurtra dhe tė fuqishme, linja nė fjalė ndihet nė njė mijė faqet e ardhshme, pa bėrė zė. Ajo imponohet njėsoj krahas rrjedhave tė pėrcjella kėmba kėmbės gjatė tėrė rrėfimit. Pėrmes kėsaj veēorie krijuese tė Xoxės mund tė shihet sublimimi mjeshtėror i natyrės sė realizmit klasik dhe tė realizmit bashkėkohor, ku shquhet dhe talenti i romancierit tė madh tė letėrsisė shqiptare.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
jakov, xoxe


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 18:13.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual