Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letersia moderne


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 20-07-08, 19:05   #1
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Petro Marko

Nuk ka shembull nė letėrsinė shqiptare, ku tė jetė gėrshetuar dhe njehsuar aq shumė mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri nė personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare qė sollėn risi tė vėrteta nė traditėn letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa rrojti ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Petro Marko lindi nė fshatin Dhėrmi tė Himarės mė 1913. U shkollua nė vendlindje dhe nė Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932, filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra). Petro Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe mė tė bujshmet nė letėrsinė shqiptare. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internazionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai do tė ndeshet dhe do tė marrė pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Evropė. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė, dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Nė pėrfundim tė Luftės Antifashiste nė vitin '44, Petro Marko do tė marrė pjesė nė rradhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake. Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet qė tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nėpėr burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Markoja kishte luftuar nėpėr Evropė dhe Shqipėri mė se 10 vjet rrjesht. Kjo pėr tė vetmin shkak se nuk mund tė pajtohej qė nė ditėt e para tė pushtetit me fillimin e diktaturės, e sidomos kur provoi t'i rezistojė diktatit qė i vinte Shqipėrisė aso kohe nga jashtė kryesisht nga Beogradi.
Nė kulturėn dhe letėrsinė kombėtare Petro Marko ėshtė personalitet i pėrmasave tė mėdha me shpirt e mendje tė paluhatur para ēdo stuhie. Ata qė e kanė njohur nga afėr Petro Markon e kanė ndjerė se brenda tij rrezatonte njė besim madhor ndaj njeriut dhe mirėsisė. Vetėm njė lartėsi shpirti e tillė mund ta pėrballonte ndeshjen sy mė sy me vdekjen, qė ai e pėrjetoi aq shumė herė gjatė jetės sė tij. Dhe sa herė ngrihej nė kėmbė ai do ta niste nga e para luftėn ndaj sė keqes po me atė forcė besimi, po me atė rrezatim mirėsie. Tė tillė e ndjen lexuesi Petron nė romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetėsore e asimiluar artistikisht, ėshtė aq e pranishme. Nė vitet '70 ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij tė parė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" nė vitet '60 ėshtė njė kthesė e vėrtetė nė historikun e shkurtėr tė romanit shqiptar. Dhe nuk ėshtė fjala pėr rrumbullakėsimin e njė pėrvoje krijuese, por pėrkundėrazi pėr ndėrprerje dhe dalje nga njė pėrvojė e shartuar jonatyrshėm nė rrjedhat e letrare shqiptare, ishte njė synim qė rrėfimi romanor, pjesėrisht nė vitet '40, '50, do tė ēlirohej dhe tė hapej si vizion, univers krijues dhe si spektėr tematik.
Krahas kėsaj prirjeje tė brendėshme qė kanė tė dy romanet e pėrmendur pėrballė veprave tė tė njėjtit zhanėr tė deriatėhershėm, kėto vepra qėndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikėrisht pėr natyrėn e risive, pėr natyrėn qė pretendon ndryshime tė vėrteta tė vlerave letrare. tė gjitha veprat e Petro Markos u pėlqyen dhe u kėrkuan nga lexuesi.
Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triunfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu nė rrėfimin e Petro Markos, ai arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendėshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar nė tėrė veprat e tij.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:06   #2
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim horizonti poetik

Nė radhė tė parė Petro Marko ėshtė njė prozator i madh; romanet e tij pasuruan traditėn letrare tė prozės shqiptare, duke i siguruar atij njė vend nderi nė tė. Po P.Marko shkroi dhe botoi shumė poezi nėpėr faqet e shtypit, tė gazetave e revistave letrare. Krijimtaria poetike e P.Markos pėrmblidhet nė vėllimin me poezi "Horizont", i cili u botua nė vitin 1959. Ky libėr u ribotua dhe nė Prishtinė nė vitin 1972. Poezia e P.Markos shquhet nga njėra anė pėr notat e dhembjes, shqetėsimeve ndaj vuajtjeve individuale dhe kolektive nga ana tjetėr ajo vlon nga protesta kundėr padrejtėsive shoqėrore tė kohės. Gjithashtu nė kėtė poezi ėshtė i pranishėm toni luftarak qė lidhet me poezitė e frymėzuara nga koha e Luftės sė Spanjės:

Madrit!
Mė thirre?
Erdha!

Nė kėto poezi mbizotėron vargu i shkurtėr si dhe pėrdorimi i dendur i shenjave tė pikėsimit. Ashtu siē ishte jeta e poetit me frymėzimin e njė zjarri tė brendshėm internacional, ashtu dhe poezia e tij trumbeton kėtė frymė vėllazėrimi e bashkimi qė i kapėrcen caqet nazionale
Njohja e disa gjuhėve tė huaja dhe kontakti drejtpėrdrejt me poezinė moderne bėri qė P.Marko tė pėrpunonte vargun poetik, tė sofistikonte e metaforizonte nėntekstin e poetikės sė tii. Kėshtu nė poezitė qė nga kritika mbahen mė tė mirat si Tri fattbėnat, Vdekja lind, Kėnga e valės, etj. poeti krijon atmosferė poetike me raportet jetė-vdekje, ėndėrr-zhgjėndėr, shpresė-iluzion etj. Nė poezinė e tij shpesh bie nė sy ndikimi nga mitologjia shqiptare apo modele tė poezisė popullore, veēanėrisht tė vendlindjes (Labėrisė).
Pavarėsisht se P.Marko solli frymėn e tij originale nė poezinė shqiptare, ai mbetet i madh me prozėn e tij romanore.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:06   #3
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim hasta la vista

Hasta la Vista

Ėshtė romani i parė i autorit dhe mė i rėndėsishmi pėr kohėn, kur e shkroi, si nė rrafshin artistik ashtu dhe nė atė tematik. Rėndėsia e tij qėndron veēanėrisht, se lajmėroi kthesėn nė rrjedhat historike tė romanit shqiptar. Romani sjell rrėfimin e luftės nė Spanjė, ku kryesisht veprojnė personazhe nga mesi i vullnetarėve shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Nė tė rrėfehen betejat e shumta gjatė viteve tė kaluara nė front, tė cilat pėrshkruhen me njė gjuhė tė gjallė dhe tė papėrsėritur. Krahas ngjarjeve pėr rrjedhat e luftės, rrėfehet dhe linja e dashurisė ndėrmjet luftėtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, nė romanin "Hasta la vista" rrjedh nė dy binarė: rrėfimi pėr luftėn dhe rrėfimi pėr dashurinė. Nė rrėfimin e parė, shkrimtari e kuadron luftėn mes republikanėve qė u vijnė nė ndihmė vullnetarė nga mbarė bota dhe, monarkistėve tė ndihmuar nga fuqitė fashiste evropiane. Nė rrethin e tė parėve janė dhe vullnetarėt shqiptarė qė sė bashku me tė tjerėt luftonin fashizmin, qė, gjatė luftės nė Spanjė (gjysma e dytė e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmėronte Luftėn e Dytė Botėrore.
Anė e fuqishme e rrėfimit pėr luftėn ėshtė ndėrtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisė dhe i filozofisė sė tyre. Numri mė i madh i personazheve ėshtė nga radhėt e vullnetarėve shqiptarė, nė mesin e tė cilėve ishin personalitete tė shquara tė kohės si Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetė Petro Marko etj. Kėta dhe personazhet e sajuara pėrmes imagjinatės, autori do t'i sprovojė nė rrethanat e luftės. Dhe njė sprovė do tė jetė e rreptė: tė ballafaquar shpesh sy mė sy me vdekjen, ata hapen plotėsisht para tė tjerėve, pa mundur tė fshehin asgjė. Dhe pikėrisht nė kėtė faqe tė artit tė vet tregimtar, Petro Marko do ta bėjė shmangien e parė nga shablloni i doktrinės zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarėve tė luftės mendohej tė ishte pjesė e mė tė zgjedhurve tė mjedisit dhe tė kohės shqiptare, tė vėnė pėrballė rrezikut tė vdekjes, jo tė gjithė do ta pėrballojnė atė njėsoj. Nė mesin e tyre, prandaj, do tė vėrehet ndonjė luhatje qė, nėn presionin e frikės, do tė manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit tė personazheve tė zgjedhura pėr kauzėn pozitive mbarėnjerėzore, do tė dallojė dobėsi, cene dhe anė tė shėmtuara mes tyre.
Nė linjėn e dytė, nė rrėfimin e dashurisė mes Gorit dhe Anitės, autori arrin efekte nga mė tė shėnuarat nė artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, nė kėtė rast, ėshtė vendosur nė njė kontekst ngjarjesh tė veēanta, tė jashtėzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e nė ēdo ēast, si shpėrthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nėpėr kėmbė, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njėherazi, ėshtė pikėrisht ajo qė pėrcakton rrjedhėn e ngjarjeve tė ditės, tė ēastit. Nė kuadėr tė kėsaj vetėdijeje dhe nėnvetėdijeje lindja e dashurisė mes Gorit luftėtar dhe Anitės infermiere, do tė ketė njė tjetėr shije, tjetėr intensitet dhe forcė emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, nė rolin e infermieres, nė njė kamp tė improvizuar qė vlon nga rrėmuja e luftės dhe lodhja pėr t'u ndihmuar tė plagosurve nga fronti, befasisht do tė ndeshė shikimin e njė tė plagosuri tė ri. Ky luftėtar rreth tė njėzetave, kaēurrel e me njė bukuri apolonike, prej nga tė ketė ardhur vallė pėr tė luftuar, pėr tė vdekur nė Spanjė, pėr Spanjėn? Kėshtu e pėrjeton Anita takimin e parė me ata sy, duke e pėrfytyruar Gorin, si njė krijesė jashtėtokėsore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur nė kėto rrethana do tė jetė po ashtu, e pėrmasave tė jashtėzakonshme. Edhe kjo ishte e veēanta qė sillte Petro Marko nė temėn e dashurisė nė romanin shqiptar tė asaj kohe.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:06   #4
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim qyteti i fundit

Nė kėtė roman bėhet fjalė pėr fundin e ushtrisė pushtuese italiane nė Shqipėri. Pas kapitullimit tė fashizmit, nė portin e Durrėsit tubohen ushtarėt e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia pėr t'u kthyer nė vendin e tyre. Pikėrisht gjatė ditėve tė pritjes nė kėtė qytet tė improvizuar buzė detit, shkrimtari Petro Marko do tė zbulojė histori, drama, karaktere, psikologji tė nxjerra nga njerėzit e qytetit tė fundit. Pėrveē kėsaj autori do tė sjellė edhe rrėfimin pėr dashurinė e oficerit tė ri shqiptar Lekės dhe prostitutės sė bukur italiane Ana Maria Monte, viktimė po ashtu e luftės dhe e fashizmit.
Brenda 7 ditėve, aq sa qėndrojnė italianėt e mbledhur nė portin e Durrėsit pėr t'u kthyer nė Itali, shkrimtari nė romanin "Qyteti i fundit" do tė zbulojė dhe do tė rrėfejė historitė dhe fatet e disave nga ushtria fashiste qė para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipėrinė. Nė kėtė pleksje historish e fatesh, autori do tė sajojė linjėn e rrėfimit qė ndjek hetimi pėr zbulimin e njė krimineli lufte, tė maskuar dhe tė fshehur brenda turmės sė "Qytetit". Nė krye tė grupit qė duhet ta organizojė dhe ta udhėheqė kėtė zbulim ėshtė toger Leka. Pista qė ndjek togeri nė kėtė drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do tė ecė dhe pėrmes prostitutės italiane - Ana Maria Monti. Dhe do tė lindė dashuria mes tyre, qė ėshtė shumėfish mė "mėkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitės. Leka ėshtė toger i Sigurimit Shtetėror tė Shqipėrisė sė sapodalė nga lufta, qė la pas shkatėrrime dhe krime, ndėrsa italiania Ana ėshtė e palės qė i kreu ato krime, e palės sė cilės i shėrbente.
Kėshtu shkrimtari, duke ndjekur kėtė linjė do tė ecė nėpėr njė teh tė mprehtė: do ta lejojė togerin e Sigurimit t'i nėnshtrohet zėrit tė brendshėm dhe tė dashurohet me italianen e bukur, apo do tė nxjerrė para tij fuqinė e pėrgjegjėsisė dhe tė mėkatit ndaj "mollės sė ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", nė kėtė drejtim, sjell mjeshtėrinė e tė rrėfyerit tė Petro Markos, qė, i futur vetė mes dy zjarreve, arrin tė manovrojė dhe t'u krijojė hapėsirė artikulimi tė dy krahėve, duke realizuar portrete komplekse, nė radhė tė parė si ai i toger Lekės. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese qė tė prekė sfera delikate, tė rrezikshme tė realitetit shqiptar tė kohės, pasojat e tė cilave i ndjeu gjithė jetėn.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 19:07   #5
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Nata ustikes

Romanet "Hasta la vista", "Njė emėr nė katėr rrugė" dhe "Nata e Ustikės", janė romanet mė autobiografikė nė letėrsinė tonė. Pas personazhit kryesor tė secilit roman (Gori, Gjikė Bua, Andrea) lexuesi fare lehtė do ta identifikojė vetė autorin. Sidomos lexuesi qė e ka parasysh dhe veprėn-ditar "Intervistė me vetveten", ku rrėfehet jeta apo biografia, qė ėshtė nga mė tė bujshmet e shkrimtarėve shqiptarė.
Nė romanin "Nata e Ustikės" Petro Markoja rrėfen njė frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritė e tij nėpėr Evropė giatė viteve '30 dhe '40 tė shekullit XX - pra para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjės. Njė vit mė vonė u arrestua prej pushtuesve italianė dhe u internua sė bashku me gjashtėqind tė burgosur tė tjerė nga vendet ballkanike nė ishullin e Ustikės (nė veri tė Sicilisė). Nė burgun e Ustikės, njė ishull famėkeq nė afėrsi tė Palermos, nė mesin e mijėra tė burgosurve, edhe grupi i shqiptarėve do tė qėndrojė deri nė kapitullimin e fashizmit. Prej kėtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikės".
Rrėfimi nė kėtė roman karakteristik pėr stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpėrdrejtė), arrin ta fusė dhe ta ambientojė lexuesin nė botėn e kampit qė nė 20 faqet e para tė veprės. Rrėfimi ndjek dy linja narrative: atė tė terrorit tė ushtruar ndaj tė burgosurve, pėrkatėsisht organizimin, vetėorganizimin e brendshėm tė tė burgosurve pėr t'i qėndruar e rezistuar dhunės, dhe linja intime, ajo e dashurisė ndėrmjet Andreas dhe sllaves sė burgosur Sonjės.
Petro Markoja, siē e pėrmendėm dhe nė romanet e tjera, i dha njė vend tė dukshėm ndjenjės sė dashurisė, si pėr tė treguar apo pėr tė reaguar ndaj shpėrfytyrimit qė i bėhej personazhit tė letėrsisė skematike zyrtare tė kohės. Pa kėtė ndjenjė, duket se nėnvizon nė tė gjithė krijimtarinė e tij, nieriu as nuk mund tė jetė njeri dhe aq mė tepėr tė mbijetėojė nė realitetin mė tė egėr dhe pa asnjė dritė shprese. Me personazhin femėr P.Markoja theu disa tabu tė forta tė kohės, jo vetėm se femra pėrgjithėsisht ishte e huaj, jo vetėm se dashuria jepet si ndjenjė aq universale sa mund tė lidhė dy njerėz tė kombėsive tė ndryshme, por edhe pėr faktin se femra zuri njė vend tė merituar, qoftė dhe kur ishte prostitutė. Shkrimtari ėshtė nė anėn e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide kėto tepėr tė guximshme pėr letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Ngjarjen nė roman e rrėfen nė vetėn e parė vetė kryepersonazhi Andrea, ai ruan veēantitė narrative tė njohura tė Petro Markos: dinamik nė zhvillim me shpėrthime tė fuqishme herė pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe pėrpos prirjes pėr ndėrhyrje e digresione, qė jo domosdoshmėrisht derdhen nė atė shtrat.
Edhe nė kėtė roman kemi njė vėshtrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me tė gjitha virtytet, veset dhe dobėsitė njerėzore, ndėrsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo nė kuptimin e ideve tė pėrparuara tė kohės, tė cilat duhej tė pėrfshinin dhe shoqėrinė shqiptare.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-11-08, 13:08   #6
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,170
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Apologjia ime (jetės)

APOLOGJIA IME (JETĖS)



...Marrėzi, turp turp dhe

mėkate

pėr jetėn e tėrbuar

se kur mė ndal, o gjeneratė,

qė vuan rrugės ndonjė natė,

mė merr pėr tė dėnuar

dhe, me njė zė qė vret,

ngahera mė pyet:

-Ku linde, o i ri?

-O jetė, linda nė shkreti!

-Ku rron dhe ku vete,

nė ē'dhera e nė ē'dete?!

-Ēudi! Ē'kėrkon prej meje ti

dhe si, o jetė, pyet,

kurse nė varfėri

mė hodhe kur mė gjete

tė lindur nga skelete

pa dritė, pa liri?

-Njeri!

Nga vete, as mė thua?

-S'e di! Jo, Nuk e di!

Po lėrmė, o jetė, ē'ke me

mua?

-Dua ta di, po dua!

-Atėherė, jetė e krisur,

pėr mua mos pyet

se qysh nė n'agim

kam nisur

tė shkel si skllav i shkretė

mbi gjurma shprese drite...

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

-O mėkatar,

as faliu ligjės sime,

bindu i ēmendur ėndėrrtar,

s'jeton me shqetėsime!...

-Mu thell' nė brendėsirė

ku ndjenja rron e lirė,

ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplotė,

nė gjirin tim si hekur,

si hekur e ēelik,

qėllo, qėllo, o me kamxhik;

pa frik' e pa mėshirė

e pa pendim,

se mu nė thellėsirė

tė shpirtit, nė njė kėnd,

lindi njė shqetėsim

qe ēeli varrin tėnd...
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-08, 00:32   #7
Warrior Princess
 
Avatari i princesha
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Nje Enderr Te Embel...!!!
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 584
Rrespekti: 6 princesha is a jewel in the roughprincesha is a jewel in the roughprincesha is a jewel in the rough
Gabim

Romani Hasta la vista e akm lexuar me aq pasion dhe me ka lene nje pershtypje shume te vecant... eshte nje nder romanet me te shkelqyera dhe me te preferuar te mi....
__________________

----Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per vete----
Muhamedi a.s.
princesha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-08, 23:58   #8
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,170
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Ju rrefej Himaren time(Kujtime te Petro Markos per Himaren dhe shkollat e saj)

Kur ka zgjedhje, e kujt eshte Himara

Himara eshte e Himares. Kjo parasegjithash duhet te jete ne kokat e te gjitheve, qe ne keto dite te nxehta zgjedhjesh, po e shfrytezojne problemin e saj per te derdhur lloj-lloj gjerash. As me shume e as me pak, po te shfletosh historine, do te mesosh se himariotet kane qene ata qe ia kane dale, si pakkush represionit turk. Mbase jane te vetmit, ne historine e gjalle ballkanase, qe do te meritonin emrin Epirote. Ata kane qene luftetaret, qe kane ndihmuar fqinjet greke ne Revolucionin e tyre. Sepse ate qe dinin ta benin me mire se te gjitha gjerat e tjera ishte pikerisht ajo: Lufta. Po vitet shkonin dhe himarjotet pane se atje ku shkonin per te shpetuar, apo atje ku dergonin thirrje per ndihme se cfare kishte bere kultura. Dhe, vendosen qe te kultivonin gjuhen shqipe, madje edhe ritet fetare t'i benin shqip. Packa, se shkollat shqipe, qe ata i mbajten me dashuri, u antemuan shume here nga fqinjet e tyre helene.

Fatkeqesisht, gjithmone pasi ftoheshin gjakrat: shqiptaret i harronin, ndersa greket i shfrytezonin. Kjo i beri ata, qe te mbeteshin gjithmone indiferente dhe syte t'i derdhnin nga deti. Fundja, kur i duhej qe te shpetonin: Iknin prej andej; me ate siguronin ushqimin; po me detin ishin dhe te pavarur.

Ne kete speciale te bazuar nga libri me kujtime i Petro Markos do te vije edhe njehere per publikun, ajo qe ka shkruar shkrimtari i madh per Himaren. Ndersa, ne nje shkrim te tij, te vitit 1962, do te sillet nje kujtese per shkollat e para shqipe te tyre.

Kaq mbase do te mjaftonte per te kuptuar se kush jane himarjotet ne te vertete dhe pse politikanet i shfrytezojne nga ana tjeter. Nuk kane kaluar shume kohe, qe kur Marko, i shkruan keto kujtime. Duket sikur eshte ende i gjalle, ashtu si jane dhe himarjotet e tij, qe permend. Himara eshte me shume se nje krahine e Shqiperise, ajo eshte nje krenari per te gjithe rajonin. Eshte krenaria e dinjitetit te mbrujtur me vetmohimin e vet dhe me mbijetesen e ashper. Ja pse greket kane qene kaq xheloze, pavaresisht marredhenieve te jashtezakonzhme me himarjotet. Dhe, ja pse edhe shqiptaret, jane aq te prekshem, kur kujtohen ata. Ndersa, ata pak veta, qe bertisnin me flamurin e fqinjit tone ne ditet e zgjedhjeve, do te mbeten per mbushjen e kronikave te medias dhe kalkulimeve te skuthave politike.
Ben Andoni

Shkolla Shqipe tre shekuj me pare

Nga Petro Marko*

Tani qe nisem te shkruajme vete historine tone, dalengadaledo do te cfletojme gjithe shekujt e kaluar, do t'u heqim pluhurin qe u kane hedhur ata, qe mohonin egzistencen e nje populli, qe ka care rrugen e tij me shpate ne dore dhe do ta nxjerrim ne shesh, me fakte, perpjekjet e panderprera te gjysherve dhe stergjysherve tane per ruajtjen e lirise se tyre, per ruajtjen e traditave dhe te gjuhes se tyre.

Une nuk jam historian, po, meqe ne te gjithe e kemi per detyre t'i ndihmojme historise sone, me rastin e pesedhjete vjetorit te Pavaresise sone, do te them disa fjale per SHKOLLAT E PARA SHQIPE NE HIMARE.

Dua te shtoj se Himare, para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes se Skenderbeut, quhej gjithe krahina e Laberise se sotme, domethene duke nisur nga Radhima, ne Lekel e ne Butrinto. Dhe, sic, dihet nga historia, ajo krahine qe nder zonat qe i rezistoi turkut shekuj me rradhe. Aty sulltanet kane thyer koken e tyre, aty gjeten strehe shume nga shqiptaret, qe nuk duruan dot zgjedhen turke. Dhe, pasi aty, vendi ishte i varfer dhe nuk mund te mbante nje popullate te madhe, qe c'perngulej nga te kater anet e Atdheut tone, e vecanerisht nga veriu, andej iknin per ne Itali e vendoseshin ne tokat e mbretit te Napolonit, me te cilin Himariotet qysh nga Gjon Kastrioti kishin aleance.

Po nuk ishin vetem te pushkes, banoret e Himares. Ata ishin dhe te penes. Dhe sipas dokumentave qe do te paraqesim shkurtimisht ketu, do te shohim se ne fshatrat e Himares jane celur shkolla shqipe para tre shekujsh.

Gjate viteve tridhjete, revistat "STUDI ORIENTALI"; "STUDI ALBANESI", dhe vecanerisht Nilo Borxha, kane nxjerre nga arshivat e Vatikanit dokumenta te rendesishme per Himaren, sidomos per shekujt XVI, XVII, XVIII.

Po c'jane keto dokumenta? Jane relacionet dhe letrat e misionareve baziliane ne Shqiperi. Keta misionare baziliane, shumica arbereshe ose me kombesi te tjera, po qe dinin shqipen, me shume per interesa politike se sa fetare, erdhen ne Himare. Them politike, se aso kohe Himara, ishte ne lufte te perhershme me Turqine dhe kerkonte ndihma ngadoqe te mundte, per te luftuar shkelesin qe kercenonte edhe Italine dhe Evropen. Bezdisja qe u jipte Himara turqve, ishte patjeter nje pengese per ndermarrje te medha pertej kanalit te Otrantos. Prandaj shohim kreret e Himares t'i drejtohen mbretit te Napolit, Papes se Romes, Spanjes, Polonise, Rusise per ndihme materiale dhe jo bekime apostolike e lavderime.

Duke pare kete gjendje ne Himare, Papa dergoi misionaret unike qe meshonin me ritin ortodoks.

Nga te paret, qe erdhi ne fshatrat e Himares, ishte njefare Neofat Rodino. Ky ndenji aty pak a shume nga viti 1630-1642. Himariotet i kerkuan te celte shkolla per te mesuar femijet e tyre. Per kete shkruan Nino Borxha fragmente nga relacionet e misionareve: "Sa per popullin e tij te dashur, ishte e kollajshme qe te kujtohej kurdohere ky prift i mire, nga librat qe ky i shkruante edhe i botonte me te hollat e tij dhe i shperndante falas..." Kjo do te thote se ky ne shkolle kishte pregatitur njerez qe i kendonin librat e tij. Nje nga nxenesit e tij, qe me vone u be prift, ishte papa Dhimitri nga Dhermiu (gjilek)... "Nga nxenesit e mi,- thote Neofi Rodino, - eshte nje me emerin Dhimiter, nga Dhermiu, i cili e njeh fare mire dhe ne menyre elegante gjuhen shqipe, pasi eshte i atij kombi dhe katolik i vertete". Me ndihmen e tij ai perktheu shqip katekizmin , po, sic duket, nuk u botua, se nga Roma u pergjegjen "Doktrina Kristiane eshte perkthyer dhe botuar shqip.." (nga Pjeter Budi).

Ne nje leter Neofit Rodino, midis te tjerave thote "Jam kurdohere midis malesoreve te mi te dashur gjithnje i zene per t'i evangjelizuar dhe per te mesuar femijet e tyre....".

Sipas Rodotas, Rodinoja "ka qene i pari mesonjes dhe drejtonjesi i misionit ne kete krahine ,,,. Keto banore nuk shkonin ne meshe, nuk dinin as formulen e pagezimit...shkonte fshat me fshat, punonte e lodhej shume, e vecanerisht me punen e perditshme te shkolles...".

Pas Neofit Rodinos, punoi ne shkolla edhe Kostantin Onofrio, "Dergoi ne Palase doctor Krisafiden per te celur shkolle ne shtepine e kapedan Lekes, mik i at Onofrios, qe ishte ne Dhermi, ku jipte mesim ne shkollen e atyshme. Ne Dhermi at Onofrio shkollen e mbronte me anen e kavalier Ninas. Ketu mirrte pjese nje numer i madh i rinise..."

Kurse misionari Stanilas, shkruan ne relacionin e tij per shkollen e Dhermiut... "Ketu u themelua nje shkolle e Vertete Misonare nga Kostandin Onofrio...dhe kjo shkolle ka dhene frutet e saj te para. Kur iku Onofrio, duallne nende prifterinj te rinj, ndryshe nga te tjeret, qe mezi shkruanin e lexonin..."

Me vone ne Dhermi arriti De Kamilis Xhovani, qe jipte mesim ne shkolle ku mirrte pjese nje numer i madh nxenesish...Ky i shkruante leter Kolegjit e midis te tjerave thoshte: "Himarjotet me kane shkruar lutje e me shume kercenime, qe te shkoje tek ata per te dhene mesime ne shkolle, por une do te qendroj ketu ne Dhermi..." Me vone, "De Kamilis edhe ne Himare dh a mesim ne shkolle.. "edhe si mesonjes kishte nje reputacion te madh andej vinin nxenes nga Saranda, Lukova, Nivica, Piqerasi, Kudhesi e te tjere.." "Edhe une u mesoja nxenesve te mi letra (gramatike)..." - thote vete ne relacion De Kamilis.

Edhe imzot Stanilas ka dhene mesime ne shkollen e Dhermiut. Po ky, u luftua ashper si dhe De Kamilis nga peshkopi ortodoks, i cili kur shkoi ne Dhermi dhe pa femijet te shkonin ne shkolle e te mesonin, i mallkoi. Po pse i mallkoi? Pse dhespoti i Janines ose i Delvines qe vareshin nga Fanari, mallkoi shkollat e atjeshme? Sepse ata mesonin shqip. Se librat qe lexonin, ishin shqip dhe jo greqisht, sic ishin librat e Patriarkanes, qe i sherbente verberisht sulltanit. Sepse librat e Rodines ose dhe Nilo Katalanos, sic do ta shohim me poshte, ishin shqip se flisnin fshatrat e Himares. Po te ishin greqisht, ata do te lexonin librat e Fanarit, po sic e thane edhe misionaret, fshataret kishin harruar edhe formulen e pagezimit, qe do te thote se ata nuk dinin te lexonin librat e Patriarkanes, qe ishin greqisht, se s'kishin bere shkolle.

E misionaret baziliane, nuk bene punen e Patrarkanes t'u mesonin nxenesve greqisht per te lexuar librat fetare te Fanarit! E pame qe katekizmi i Papa Dhimitrit "nuk u botua, mbase ishte botuar ai i Pjeter Budit". Dhe, per te lexuar nxenesit librin e Pjeter Budit, patjeter u duhej te te mesonin shkollen shqip.

Po dokumenti me i sakte, qe verteton se ne ate shkolle mesohej vetem gjuha shqipe, eshte puna e madhe e Nilo Katalanit.. Ne kohen e tij, ne Dhermi, shkolla ishte zgjeruar shume. Aty vinin nxenes nga Dukati, Terbaci, etj.

"Gramatiken shqipe Nilo Ktalanua e beri per 80 nxenesit e tij te shkolles se Dhermiut". Ate perdorte per mesim. Ky beri edhe nje fjalor shqip-italisht...Sipas Zef Skirioit, kjo gramatike dhe ky fjalor gjenden ne duart e Skirojve.Ne kohen e Nilo Katalanos, qe vdiq atje ne dhe varrin e ka ne Shen Thanas te Dhermiut, Patriarkana e ndezi me shume luften kunder shkollave shqipe. Dhespoti i Janines, qe shkonte rralle ne fshatrat e Himares, mallkonte dhe cpifte kunder atyre qe ndiqnin shkollat shqipe. Kjo lufte pershkruhet shume ne relacionet e bazilaneve.

Me vone misionari Zef Skiroi, midis te tjerave shkruante..."nderhyrja e misionareve midis ketyre njerezve kryelarte, qe i duan dhe i nderojne, ne kundershtim me ortodokset (greket) qe i luftojne, ka rendesi...Se atyre u intereson per te patur mesonjes, qe i mesojne femijet e tyre falas..katekizmin dhe gramatiken...".

Ne letrat e vete himarioteve, qe u benin misionareve edhe vete Papes, i luteshin qe "Pervec ndihmave materiale, sidomos ne arme, duhej t'u dergonte edhe njerez me shkollat e tyre te celura dhe per tu mesuar femijeve te tyre dijeni dhe kulture.."

Kam shkruar dhe kam pare varrin e Nilo Katalanos qe eshte Brenda ne Ajovime te Shen Thanasit, nje kishe e vogel nja pesedhjete metra nga shtepia ku kam lindur....Akoma e mbajne ne goje, brez pas brezi emerin e Papa Dhimitrit, sterniperit e tij ne Gjilek. Gogua me tha kete vere: "Ne kishin ne karselle nje ungjill te motcem shqip...dhe disa shkrime te tjera shqipe, qe i ruanin brez pas brezi si gjera te shenjta, po ne luften italo-greke, kur u cperngulem, nuk i muarrme me vete...Kur u kthyem, nuk i gjetem. i kishin marre italianet..."

Me keto pak gjera, del se si para tre shekujsh ne Dhermi dhe ne gjithe fshatrat e Himares (Himare, Vuno, Palase) kishte shkolla shqipe. Stergjysherit tane luftonin me pushke ne dore duke mbrojtur lirine dhe nderin e tyre, po ishin dhe ne lufte per shkollat shqipe, per te mesuar shkrim e kendim, per te levruar gjuhen stergjysherore, gjuhen trime. Qysha atehere, Patriku i Stambollit, me anen e dhespotit te Janines mallkonte dhe ckisheronte gjithe ata qe mesonin ne shkollat shqipe, aq sa nje nga misionaret shkruan midis te tjerave:" Kur erdhi Dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga Onofrio, iu versul dhe e kapi nga mjekrra brenda ne kishe..."

Vetekuptohet egersia e agjenteve te Fanarit, qe s'lane gje pa bere per te c'kombetarizuar krahinen heroike te Shqiperise, Himaren e Laberine.

Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e celjes se shkollave te para shqipe ne Himare.
Fotografitė e Bashkengjitur
petro-marko-marko-petro.jpg  
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
marko, petro


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:40.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual