Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia shqiptare > Letersia e vjeter


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 19-07-08, 18:11   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 644
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Pjetėr Bogdani

Pjetėr Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare. Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar.
Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundėr politikės qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.
Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.
Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronisti i mėsipėrm, kur vdiq, mė 6 dhjetor 1689, nė mėnyrė lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė vėrtetė, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė pėrditshme. Frytet e punės politike tė Bogdanit pėr afrimin e shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore, sidomos simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.
Pėr t'u shpėtuar kėtyre ndjekjeve, atij i ėshtė dashur shpeshherė tė merrte udhėt e maleve. Madje edhe sot nėpėr vendet ku ka kaluar ka shpella qė mbajnė emrin e tij e qė tregojnė se ai ėshtė fshehur nė to pėr t'u shpėtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatė kėtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekėn personale, ose , tė paktėn, dorėshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotė vetė me keqardhje, gjatė kėtyre shtegtimeve tė detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujėt-shkruan ai) dorėshkrimi i gramatikės sė tė ungjit.
Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Ēeta e profetėve" (Cuneus profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė miku tė vet.
Me kulturėn e tij tė gjerė enciklopedike, me mendimet e tij pėrparimtare iluministe e atdhetare, me punėn e gjatė kėmbėngulėse mė se tridhjetėvjeēare, Bogdani i dha letėrsisė shqiptare dhe popullit shqiptar njė vepėr madhore, qė kurorėzoi traditėn e mėparshme letrare e kulturore dhe qė paralajmėroi njė periudhe tė re tė zgjimit gjithkombėtar.
Bogdani ėshtė njė njeri erudit. Nga leximi i veprės sė tij mėsojmė se pėrveē gjuhės amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim. Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja pėr pushtuesin. Vepra pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė trajtohen probleme teologjike e filozofike tė doktrinės sė krishtere, kurse nė pjesėn e dytė jetėshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtė ketyre caqeve. Nė pjesėn e parė trajtohen edhe shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė, astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės nėpėrmjet shqisave etj Meritė e tij ėshtė se gjithcka e trajton nė nivelin e mendimit mė tė pėrparuar tė kohės kur jetoi. Nė pjesėn e dytė, duke pėrshkruar jetėn e Krishtit etj., ai solli nė letėrsinė tonė llojin e jetėshkrimit, realizmin nė pėrshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke pėrdorur me mjeshtėri rrėfimin artistik nė njerėz tė ndryshėm. Ndihmesa e tij ėshtė e rėndėsishme sidomos nė formimin e prozės shkencore shqiptare.
Me interes tė veēantė janė idetė e tij patriotike qė parashtron jo vetėm nė parathėnien e veprės, por edhe gjatė shtjellimit tė materialit. Sa herė i bėhet e mundshme, ai gjen rast tė pėrmendė qėndresėn burrėrore tė shqiptarėve. Me admirim flet p.sh., pėr qėndresėn e kelmendasve "Kush mundetė me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli pėr tė mbledhė njė ushtri 12.000 vetėsh, nuk i mjaftuan shumė milion ar, se kelmendasit tanė, tė sijtė, me nji zan. "Eja kush ashtė trim„ mbledhunė afėr 500 vetė, vranė Vuca Pashėn, vjetit tė Krishtit 1639„ …etj.
Bogdani njeh mirė historinė e Shqipėrisė dhe shkrimet e pėr tė prandaj, kur i vjen rasti, ai pėrmend me krenari vlerėsime pozitive qė kanė bėrė historianė tė huaj pėr vendin dhe popullin tonė. Diku ai pėrmend thėnien e Herodotit: Cezar Augusti "Dėshironte fort me pasun ndė ushtritė tinė t'arbėreshėtė. Pėrse thonj pėsonjėnė shumė e nuk druhen pėr hu e pėr het, se janė mė zemėrorė se tė tjerėtė„ .
Karakteristike tjetėr e personalitetit tė Bogdanit ėshtė mendimi i tij iluminist. Nėpėrmjet pėrhapjes nė popull tė dijes dhe kulturės nė gjuhėn shqipe, ai shikonte njė nga rrugėt pėr tė shpėtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinė (nė parathėnien e veprės sė vet) ai e quan njė nga shkaqet kryesore tė mjerimit dhe tė skllavėrisė sė popullit.
"Prashtu dergjet e dheu ndė robi t'errėtė e verbuem me dy palė niegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mkati i tė paditunitė, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanė dheu i Arbėnit ndė mjedistė t'pafevet„ …
Pra, autorit i qan zemra qė populli i tij dergjet nėn zgjedhė tė huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palė mjergulla, qė janė mėkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbėrit ndodhet mes tė tė pafeve, d.m.th. tė pushtuesve osmanė.
Lėnda qė trajton Bogdani nė veprėn e tij, ėshtė e vėshtirė, sepse pėrmban koncepte e nocione abstrakte tė fushave tė ndryshme tė dijes. Prozės shqiptare nė atė kohė i mungonte tradita pėr tė shprehur kėto nocione. Por Bogdani asnjėherė nuk u pėrkul e nuk u ligėshtua para vėshtirėsive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhės shqipe. Me pėrpjekje kėmbėngulėse, duke mbledhur me kujdes fjalė tė lashta e tė rralla nga visari i gjuhės popullore e duke i pėrdorur ato me kuptim tė drejtpėrdrejtė ose tė figurshėm, ai e ngriti gjuhėn shqipe nė nivele tė reja, tregoi aftėsitė e saj pėr tė fituar mundėsi tė larta shprehjeje e stili. Ai ėshtė i vetėdijshėm se nė kėtė punė mund tė ketė edhe tė meta e mangės , prandaj ne fjalėt e fundit tė parathėnies sė veprės ai i drejtohet lexuesit: "Tė lutemi pra, litari em i urtė, tė mė ndijeēė nė gjeē fjalėzė, qė tė trazon veshėtė. Pėrse as dielli pa hije as hėna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtė..."
"Ēeta e profetėve„ pėrmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetė autori ose nga tė tjerė. Nga kėto, me interes tė veēantė si pėr formėn, ashtu edhe pėr idetė e saj, ėshtė njė vjershė e Lukė Bogdanit. Ajo na sjell tė gjallė deri nė ditėt tona kujtimin pėr Skėnderbeun dhe mbresat e autorit pėr bukurinė dhe madhėshtinė e vendlindjes sė poetit dhe veēanėrisht tė viseve ku ka jetuar e punuar poeti.
Me sa duket, me kėrkesė tė Vatikanit (ndoshta pėr tė kontrolluar pėrmbajtjen para se tė jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh qė veprėn e tij ta pėrkthente nė gjuhėn italiane. Nė kėtė mėnyrė shqipja ballafaqohet me njė gjuhė evropiane tė zhvilluar pėr kohėn dhe veprės se Bogdanit i takon fati qė tė jetė e para vepėr e pėrkthyer nga shqipja nė njė gjuhė tjetėr, dhe autorit merita qė tė jetė i pari pėrkthyes i letėrsisė shqiptare nė gjuhė tė huaj. Vepra e Bogdanit me pėrmbajtjen dhe me gjuhėn e saj e ēoi shumė pėrpara traditėn e shkrimit tė shqipes e sidomos tė lėvrimit tė prozės origjinale. Me veprimtarinė e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjėn fetare me ndjenjėn kombėtare, me personalitetin dhe me veprėn e tij, Pjetėr Bogdani i siguroi vetes njė vend tė veēantė nė historinė e patriotizmit shqiptar e tė kulturės sonė kombėtare.
Fotografitė e Bashkengjitur
pjeter-bogdani-bogdani.jpg  
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-11-08, 21:10   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

NJĖ KRYEVEPĖR E PANJOHUR E PJETER BOGDANIT

Shkruan: Dr. MOIKOM ZEQO Revista “MILOSAO”

Click the image to open in full size.

Figura e papėrsėritshme dhe e jashtėzakonshme e Pjetėr Bogdanit pėr bėn njė nga stacionet mė tė mėdha dritė dhėnėse tė kulturės shqiptare nė tė gjithė shekujt. Pjetėr Bogdani nuk ėshtė vetėm njė kryemjeshtėr mrekullibėrės i gjuhės shqipe, por me sa duket ai ėshtė dhe ka mbetur teologu mė i madh i krishterė nė gjuhėn shqipe qė reflekton njė humanizėm tė pashoq nė letrat evropiane si dhe njė nga poetėt mė tė pėrndritur tė poezisė sė stilit barok nė Shqipėri dhe nė Evropė nė shekullin XVII.

Kam vite qė e studioj Pjetėr Bogdanin, librin e tij epokal “Ēeta e profetėve”, kam vite qė shfletoj relacionet e tij tė botuara nė vėllime tė mėdha tė nxjerra nga arklivat e Vatikanit dhe tė Kongregacionit tė Shenjtė. Janė mijėra e mijėra faqe qė pėrbėjnė eposin bogdanian. Aty ka tė dhėna pėr historinė, kozmologjinė, teologjinė, poezinė stilistikėn, teorinė e metaforave dhe tė interpretimeve tekstologjike, gjeografinė dhe antropologjinė.

Rėndėsia e Pjetėr Bogdanit si poet ėshtė pa njė tė dytė nė letrat shqipe. Ai ėshtė krijuesi i ciklit unikal tė quajtur “Cikli i Sibilave” qė pėrmban profecitė e vajzave pagane tė njohura si parathėnėse tė ardhjes dhe triumfit tė Mesisė, d.m.th. Krishtit. Vetėm me “Ciklin e Sibilave”, Pjetėr Bogdani ka hyrė pėrfundimisht nė panteonin e poezisė shqipe. Ky cikėl i mrekullueshėm ėshtė ndėrtuar mbi strukturėn e alegorisė dhe poezisė transcedentale. Ky cikėl ėshtė njė unitet mė vete dhe nė llojin e vet pėr nga moderniteti dhe plotfuqishmėria e tė shprehurit mund tė hyjė tek ciklet mė tė mėdha poetike tė krejt poezisė evropiane baroke tė shekullit XVII. Shekuj mė vonė vetėm Fan Noli krijoi njė cikėl gjithashtu unik me motive engjėllore tė Testamentit tė Ri. Por nė letrat dhe relacionet e Bogdanit ka tė dhėna tė paēmuara pėr poetėt mė tė mėdhenj tė Antikitetit sidomos pėr Homerin dhe Virgjilin pa harruar kėtu ndikimin e plleshėm tė vetė Dantes nė strukturat konceptuale tė shkrimit tė Bogdanit. Bogdani ėhstė njė poet poliglot. Ai shkruan mrekullisht nė disa gjuhė tė mėdha si p.sh nė latinisht, nė hebraisht, nė arabisht, nė italisht si dhe nė gjuhėn shqipe.
Dua tė kumtoj njė kryevepėr poetike qė ndodhet nė njė nga letrat e tij qė mban datėn 28 mars 1680, dėrguar nga Shkupi. Kjo letėr ėshtė botuar nė librin “Pjetėr Bogdani – letra dhe dokumente”, Shkodėr 1997, pėrgatitur dhe botuar nga Odette Marquet. Letra nė fjalė mban numrin rendor 230 dhe ėshtė shoqėruar pėrveē origjinalit nė italisht dhe latinisht edhe nga njė shėnim nė shqip ku thuhet se “Pjetėr Bogdani me njė sinqeritet tė madh dhe tė rrallė tregon se e kanė sulmuar me shpifje tė shėmtuara dhe tė padrejta disa klerikė dhe sidomos ipeshkvi Bubiq, pėr tė formuar njė opinion tė keq pėr Bogdanin nė Vatikan. Ai flet pėr vuajtjet e tij, pėr njė udhėtim qė ka bėrė nė Shkodėr duke pėrshkuar Kuqin, Hotin, Kastratin, Shkrelin, Rrjollin, duke “derdhur gjak e djersė”. Tri herė u burgos, u rrah dhe ėshtė kėrcėnuar me vdekje jo vetėm nga osmanėt por dhe nga ipeshkvi Bubiq. Ai shėnon nė letrėn e tij dhe njė poemė tė shkruar prej tij nė latinisht kur ka qenė nė Riole, afėr Romės dhe ushtronte pėrshpirtjet e shenjta nė vitin 1675. E njėjta letėr origjinale e Bogdanit ėshtė botuar e fotokopjuar edhe nė librin e Luigi Marlekaj me titull “Pietro Bogdani e l’Albania del suo tempo”. Ėshtė fjala pėr njė krijim tė fuqishėm tė shkruar nga Bogdani nė latinisht prej 28 vargjesh qė mund tė konsiderohet me plot gojėn njė ēudi poetike e vėrtetė. Kjo kryevepėr e poezisė konceptuale e Bogdanit ėshtė 10 vjet mė pėrpara se sa ai tė botonte kryelibrin e tij “Ēeta e profetėve” nė bilingue, nė shqip dhe italisht. Duke lexuar tekstin e letrės sė Bogdanit mėsohet se ai ka disa shqetėsime nga njerėz tė afėrt tė tij qė madje shpifin dhe spiunojnė tek eprorėt e Vatikanit. Bogdani shprehet se do tė qėndrojė fort nė parimet e tij morale dhe nuk do tė pėrkulet as nga cmira dhe as nga opinionet negative. Ai thotė se i frymėzuar nė meditimet e tij gjatė qėndrimit nė qytetin Riolo ka shkruar poezinė nė latinisht tė quajtur “Mundus eversus”, d.m.th. “Bota ndryshe”, ose e kundėrt. Poezia ėshtė nė njė latinishte humanistike mesjetare dhe paraqet vėshtirėsi nė pėrkthim. Po jap pėr herė tė parė pėr lexuesin shqiptar tė pėrkthyer nė shqip kėtė poemė nė latinisht tė Bogdanit.

MUNDUS EVERSUS – BOTA NDRYSHE

Po kėshtu mund tė quhet bota e kthyer mbrapsht
E gjitha bota e rruzullit (- e kundėrta),
Qingji ėshtė qingj, por barinjtė mund tė jenė
Ata qė s’duan qė ta ruajnė, (- e kundėrta),
Ujku lakmitar i rrėmben, i shqyen, (- e kundėrta),
I sėmuri kėrkon tė fuqizohet tek i shėndoshi,
I marri e quan tė ēmendurin tė ditur, (- e kundėrta),
Njeriu shihet veē si kundėrshtar i pabesė,
I mohohet falja dhe mėshira e denjė,
Kur kryen hakmarrje pa kuptim gjoja ka tė drejtė?
Ai pra qė mpiks aftėsitė e njerėzve,
Ēdo lloj krimi kryen dhe u quajtka i mirė?
Nuk e kaloka jetėn pa lavdi? (- e kundėrta).
Ai qė shet gruan, bijtė dhe bijat e tij,
Burri qė e ndan gruan e vet tė ndershme
Dhe pėr ēdo lloj shpagimi mizor krenohet,
Ai qė gjoja e ndrydh seksin si asket me kast,
Lirinė dhe skllavin i bėn hallka tė djajve,
Dhe kėtė e shpall si paqe… dhe si virgjėreshat turke
Qė humbin dyfish nė harem dhe trupin dhe shpirtin
I gėzohet madhėshtisė, siē gėzon i pasuri fodull
Qė duke kapėrcyer varfėrinė e sheh tė pėlqyer
Tė qenurin nė dukje i varfėr, dhe e kėrkon kėtė
Si mėndjemadhi gjoja pėrkorjen dhe pėrulėsinė.
Po kėshtu gjoja futet nė ēetėn e tė fortėve,
Ai qė pėr tė ngacmuar forcat
E njė populli tė dobėt dhe pa shpresė
I jep fitimtarit njė palmė pleshtash.
Kjo ėshtė bota e kthyer mbrapsht, (- e kundėrta).


Poezia e mėsipėrme ėshtė e ngritur mbi simetrinė dhe njėkohėsisht asimetrinė e ironisė dhe tė kundėrvėnieve. Kjo poezi nė shqip dhe latinisht meriton tė pėrfshihet nė ēdo lloj antologjie serioze me kėrkesa tė larta estetike. Mund tė thuhet qė njė poezi tė tillė nuk e ka deri mė sot asnjė krijues shqiptar. Kjo poezi ėshtė njė klithmė humaniste, kundėr dhunės dhe hipokrizisė. Bota ndryshe. Kjo poezi ėshtė njė substancė mesianike pėr tė gjithė ne shqiptarėt. Kjo poezi tė kujton pėr nga forca Xhon Miltonin anglez tė “Parajsės sė humbur”, por dhe diēka nga stili stigmatizues dhe rebel i Shekspirit. Qė nga skaji i para katėr shekujve Pjetėr Bogdani e ka lėnė tė pashlyeshme dėshminė e tij testamentale.


PJETER BOGDANI DHE “ĒETA E PROFETĖVE”

Pjetėr Bogdani lindi nė Gurtė Hasit afėr Prizrenit. Mėsimet e para i bėri nė Ciprovac, Bullgari. Nė vitin 1674 ishte nxėnės i kolegjit ilirik tė Loretos, po kėtė vit bėn njė kėrkesė pėr studimin e medicinės dhe pėr lėshuarjen e Kolegjit. Mė 1651 ushtron detyrėn e meshtarit nė Pult e nė fshatrat e Prizrenit, nė anėt e vendlindjes. Nė vitin 1656 thirret nė Romė pėr tė vazhduar studimet e larta nė Kolegjin e Propagandės. Aty i mėson gjuhėt e Lindjes. Mė 1658 kreu studimet e larta tė teologjisė e filozofisė nė Romė dhe mori titullin doktor. Menjėherė emėrtohet ipeshkv i Shkodrės dhe administrator i Tivarit. Nw vitet 1663–1664 njihet dhe i bėn shėrbime Kardinal Barbarigos, i cili nė atė kohė gjendej nė Romė. Mė 1675 e shkruan librin “Ēeta e profetėve” dhe ia paraqet Propagandės pėr botim. Rekomandimi i Propagandės ishte tė pėrkthejė librin. Fillon pėrkthimin e librit. Nė vitin 1677 emėrtohet arqipeshkv i Shkupit nė vend tė tė ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon mė 1683. Nė dhjetor tė atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset nė male me ē’rast e humb librin e Gramatikės latinisht–shqip tė punuar nga Ndreu. Strehohet nė Ciprovac dhe nė Dubrovnik. Nė pjesėn e parė tė vitit 1685 shkon nė Venedik e nė Padovė. E merr me vete librin e pėrgatitur pėr botim. Libri “Cuneus Prophetarum” botohet nė fund tė vitit nė Padovė te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi “Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia”. Nw vitin 1687 deri 1688Merret aktivisht me organizimin e rezistencės antiturke dhe u bėn vizita tė gjitha vendeve tė arqipeshkvisė sė vet. Nė vitin 1689 depėrton ushtria austriake. Nė nėntor kjo ushtri arrin nė Prishtinė. Bogdani tė niset me ushtrinė pėr Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarė dhe bashkė me ta arrin atje. Atje sėmuhet nga murtaja. Kthehet nė Prishtinė pėr shėrim te mjekėt gjermanė, po mė kot. Vdes nė fillim tė dhjetorit 1689 nė Prishtinė ku edhe varroset. Siē njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjėherė pas thyerjes sė ushtrisė austriake ato ditė, tatarėt dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Vepra e ipeshkvit Pjetėr Bogdani “Ēeta e profetėve” (Cuneus prophetarum) u botua mė 1685 nė Padovė, u rishtyp mė 1691 dhe 1702 nė Venedik me titull tė ndryshėm. Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas pėrkthimit tė Justin Rrotės “Ēeta e profetėve”, ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė tė vjetėr letrare. Fakti qė ėshtė e para vepėr origjinale nė gjuhėn shqipe, nė krahasim me veprat e autorėve paraardhės qė ishin kryesisht pėrkthime, e bėn tepėr tė rėndėsishėm kėtė libėr. Karakteri origjinal i veprės duhet marrė nė mėnyrė relative pėr karakterin fetar qė kishte, por duhet thėnė qė nuk ėshtė mbėshtetur nė ndonjė autor tė caktuar nė formė pėrkthimi. Tematika e larmishme i shton rėndėsinė veprės. Aty gjejmė qė nga tematika fetare, historiografike, tė shkencave tė natyrės, por edhe letėrsi artistike, poezi. Kjo larmishmėri temash ēon edhe nė larmishmėri stilesh, qė ėshtė njė tregues i shkallės sė lartė tė pėrpunimit tė gjuhės pėr atė kohė. Dhe padyshim ky ėshtė njė gur i rėndėsishėm nė themelin e gjuhės sė sotshme shqipe.

Pėr veprėn e Pjetėr Bogdanit kanė shkruar studiues e shkritarė tė njohur shqiptarė e tė huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Ēabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticņ, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputi, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.
Pėr sa i pėrket alfabetit, nė pėrgjithėsi Bogdani ka pėrdorur alfabetin latin, por meqė shqipja ka disa tinguj qė nuk gjenden nė kėtė alfabet, Bogdani ka pėrdorur disa shenja tė veēanta. Kėto shenja i kanė pėrdorur edhe autorė tė tjerė paraardhės tė tij. P.sh pėr grafikėn e Y-sė e ka marrė nga njė shenjė e glagolitishtes, njė shkrimi tė vjetėr sllav - boshnjak, ndėrsa fonema tė tjera tė shqipes Bogdani i mori nga greqishtja.

ZBULOHET KUTIA ORRIGJINALE KU MBAHESHIN KOCKAT E SHĖN JOAN VLADIMIRIT

Njė kuti e vjetėr qė ka rėnė nė duart e koleksionistit tė njohur elbasan as Vangjel Kapedani, mund tė jetė kutia origjinale ku ka qenė i vendosur kryqi i shenjtit Shėn Joan Vladimiri. Kutinė origjinale prej argjendi e ka parė edhe studiuesi Mojkom Zeqo, i cili ka shpjeguar edhe pėrbėrjen e kėsaj kutie, duke bėrė edhe historinė e Shėn Joan Vladimirit. Sipas Zeqos, kutia i pėrket fillimeve tė shekullit tė XVII– tė dhe ėshtė punuar nga argjendarė elbasanas. Reliktuari i gjetur vetėm pak ditė mė parė mendohet se ka pasur njė pjesė nga kryqi i Shėn Joan Vladimirit, por mund tė ketė pasur edhe njė pjesė tė gjymtyrės. Nė mbishkrimin anash kutisė shkruhet greqisht “Mrekullibėrės + Martiri i Madh, Joan Spassis Mbretėria Shqiptaro – Bullgaro – Serbe, Bamirėsit – Bamirėsit”. Kjo vepėr arti shumė e pėrsosur paraqet Gjon Vladmirin nė kėmbė me veshje kishtare qė mban nė dorėn e majtė kokėn e tij, ka kryqin dhe palmėn si njė shenjė e tė shkuarit nė parajsė. Nė kėmbė ka shkelur shpatėn qė i ka prerė kokėn dhe mbishkrimin “Agios Vladimiros”, qė do tė thotė Shėn Vladimiri. Shėn Vladimiri ėshtė nga Mali i Zi, nga njė zonė ku sot ka shumė shqiptarė. Martirizimi i tij ka ndodhur nė shekullin e XI- tė. Ai u vra nė njė ishull tė Prespės. Simboli i tij ėshtė njė kokė kryqi. Pasi ju pre koka, ai e mori kokėn dhe vrapoi.
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 16:22.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual