![]() |
|
|
#1 |
|
Administrator
|
Nonda Bulka u njoh nė letėrsinė e viteve `30 me psudonimin Chri-Chri. Shkrimet e tij, fejtone e skica, ai arriti t'i pėrmblidhte mė 1934, nė vėllimin "Kur qan e qesh bilbili". Gjithashtu, ai botoi edhe mė pas proza poetike, skica humoristike e disa pėrkthime nga letėrsia franceze.
N. Bulka ėshtė njė ndėr shkrimtarėt ė parė tė viteve `30 qė me krijimet e tij solli kritikėn e protestėn e hapur kundėr regjimit tė Zogut, demaskimin e shoqėrisė sė prapambetur feudale, njė qėndrim tė prerė antiklerikal si dhe denoncimin e politikės imperialiste tė kohės, motive kėto qė mė pas u trajtuan pothuaj nga tė gjithė autorėt e rinj tė viteve `30 e sidomos nga Migjeni.Nėpėrmjet fejtonit e skicės Nonda Bulka arriti tė bėjė pėrgjithsime me vlerė. Duke qėnė nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė lėvizjes demokratike tė kohės dhe i ushqyer nga idetė revolucionare, ai e mohoi tė vjetrėn, reaksionaren nė fushėn politike e shoqėrore, nė planin kombėtar e ndėrkombėtar me anė tė njė satire therėse. Proza e tij ka trashėguar tiparet mė tė mira tė satirės sonė, sidomos asaj pamfletike, duke e zhvilluar atė mė tej. Me anė tė humorit ky shkrimtar arrin tė trajtojė shqetėsimet e veta, qė janė edhe ato tė kohės, dhe krijon tek lexuesi emocione e nėnqeshje tė hidhura pėr probleme qė lidhen me jetėn e vėshtirė tė vegjėlisė, me rrugėn e zhvillimit tė kulturės kombėtare, me luftėn imperialiste, me klerin e fenė, me normat morale patriarkale e tė vjetėruara etj.N. Bulka ėshtė tipi i gazetarit qė nuhat menjėherė problemet mė nevralgjike tė jetės sė pėrditshme shoqėrore dhe shpėrthen me ironi e sarkazėm, por si njė temperament i rrėmbyer, me gjaknxehtėsi. Ky shpėrthim jo gjithmonė mund tė barazohet me revoltėn ose protestėn e fuqishme. Skicat, fejtonet dhe shkrimet mė tė mira tė tij janė : "Vija e vdekjes". "Intervistė me Shėn Pjetrin, "Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Pėrralla abisine" , "Gjysėm ose italian" , "Mėsim gjeografie" etj. Bulka ashtu si Migjeni mė vonė, do tė pasqyrojė nė krijimtarinė e tij mjerimin, zymtinė, e jetės sė vegjėlisėshqiptare me krijime tronditėse si "Mėm` e bir" , "Lipėsi" , "Njeriu misterioz" etj, duke demaskuar padrejtėsinė shoqėrore pa kėrkuar mėshirė. Pėr energjinė dhe shpejtėsinė, me tė cilėn ai iu pėrgjigj kėrkesave tė ditės, pėr shumllojshmėrinė, e problemeve qė trajtoi, pėr qartėsinė e mendimit ai dallohet nga shumė bashkohės tė tij. Por disa herė ai s'arriti tė shmangte pėrsėritjet e disa motiveve e temave dhe nuk i shpėtoi njė fryme tė plotė mohuese e ndonjė toni pesimist. Nė tėrėsinė e veprės sė tij publicistike ndihet e tėrė koha, gjithė realiteti, por sidoqoftė ajo mbetet brenda kufijve tė fejtonit e skicės, ashtu si ajo e Q. Stafės dhe V.Stafės. Nė to mė tepėr revoltė se konflikt artistik, por lėvrimi i tyre pati rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė prozės artistike. Kjo krijimtari, duke formuar tiparet, qoftė edhe fillestare tė njė letėrsie militante, solli nė tregim temėn e ditės, ndihmesėn pėr thellimin e realizmit kritik dhe pėr afrimin gjithnjė e mė shumė tė letėrsisė me jetėn, tė gjuhės sė saj me gjuhėn e gjallė e tė pėrditshme.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Neno!...
-Bir! -Dua buke! Mema hesht. -Neno! -Bir! -Ngriva! Mema psheretin. -Neno! -Bir! -Me dhemb koka! Mema s'pergjigjet. S'ka buke, s'ka zjarr, s'ka te holla per doktor. Dhe djali psheretin. Mema s'pergjigjet. Psheretin edhe ajo ngadale. Djali nuk i degjon psheretimat e memes. Mema degjon tiktaket e zemres se te birit. Nje grua plake e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha, rri mbi koken e nje djali dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S'guxon te qaje; ka frike mos ta zgjoje djalin qe porsa filloi te fleje. Rri dhe e veshtron. Dy lot helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet doren e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet perseri. -Neno! -Biri i nenos. -Dua buke! Nena hesht. -Neno! -Xhani i nenos! -Me ngrine kembet! Nena psheretin. Dhe djali fle perseri; dhe nena rri dhe e veshtron, dhe ngadale qan e psheretin. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden pa drite luhet nje nga mijera tragjedite e jetes njerzore. Dhe cdo tragjedi eshte nje poeme e gjalle! Poema e shekullit njezet! Nje meme; prane saj nje dhoge, kora e Shen Merise. Mema e veshtron koren e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane djalit. NJe shkendije shprese shkelqen ne syte e saj. Shen Maria hesht! Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e memes. Dhe djali fle, pa buke, pa zjarr, pa drite. -Neno! -Bir! -S'jam mire! -T'u befte nena, fli! Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle. Dhe djali fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon doren. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur perjete. Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet heshtja e nates. Kora perkarshi veshtron dhe hesht. Nje trup i ngrire. Nje meme me sy pa lot. Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S'u prish bota, as fukuaralleku s'mori fund
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Historia pėrsėritet
Vit pėr vit po ai avaz. Amerika kėrkon paratė, Europa s'ja jep. Por sivjet Europa u tregua mė edepsėze se kurrė nonjėherė. Se jo vetėm qė s'pagoi, por dhe u tall. Kėshtu ēėshtja e borxheve u mbyll njėherė e pėrgjithėnjė. Amerika do tė vazhdojė t'i kėrkojė. Europa do tė vazhdojė tė mos i paguajė. Dhe kėshtu do vijė njė ditė qė, hem Amerika do tė lodhet sė kėrkuari, hem Europa do tė mėrzitet duke u pėrgjigjur - Jo! Mund tė vijė njė kohė qė tė pėlcasė nė kontinent njė luftė e dytė si ajo e 14-ės. Pėrsėri Europa do t'i kėrkojė borxh Amerikės. Dhe Amerika do t'i japė. Kur tė mbarojė lufta, Amerika do t'i kėrkojė paratė Europės dhe Europa do t'i pėrgjigjet: "Hip kėtu tė shohėsh Stambollin". Dhe komedia e borxheve do tė persėritet; gjithashtu dhe historia. Historia pėrsėritet shekull pas shekulli, por njeriu s'mėson asgjė. Luftrat nuk janė ndonjė shpikje e re. Qysh n ere. Qysh nė kohėt e Homerit, trojanėt vriteshin me helenėt pėr shkakun e njė gruaje tė bukur. Sot vriten pėr asgjė, ose mė mirė, pėr mustaqet e diplomatėve. Luftrat, rrėmullat, krizat politike dhe financiare, batakēillėket, gėnjeshtrat, s'janė ndonjė shpikje e re. Por mėnyra e tė vrarit dhe e tė grabiturit ndryshoi formė dhe "syfet". Qėmoti vriteshin me thika ose me "harqe" me "kapsollinj" ose me "shtiza". Sot vriten me mitraloza, bomba dhe dinamit. Mė vonė, sigurisht, do tė fillojė vrasja me "mikrobe" tė helmuara. Dhe njeriu shpik sa mund. Dhe shpikja vret njerinė. Tamam si ai krimbi i mėndafshit qė hap varrin e vet. Por krimbi i mėndafshit s'ka mend. .. Kurse njeriu, jo vetėm qė ka sa tė hanė qentė, por shumė herė, kur i teprojnė, "shet" me njė ēmim shumė tė arsyeshėm. Megjithatė, historia e sė shkuarės s'na ka dhėnė as mė tė voglin mėsim. Djemtė e korbit sa venė e nxihen. 1934
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Tė dashur shokė, Sterjo, Zisa, Fate
"L'inevitable, l'inexorable, l'ineluctable, l'irreparable ...erdhi. (E paevitueshmja, e papėrthyeshmja, e paluftueshmja, e pariparueshmja..). Po hyj edhe unė nė listėn e kandidatėve tė 50000-ve qė i venė pikė librit tė jetės, ēdo ditė nė turmėn e miliardave frymorėve qė mbėrthen globi..". Kėto mendime trazonin trutė e mija tė thartuara, ndėrsa aeroplani ēante qiejt. Kur zbrita, ndryshova mendim. Janė ato grackat e pabesa tė jetės qė shpesh tallen me ne. Mora penėn t'ju shkruaj shokė tė dashur. Se s'kam ē'bėj kėtu nė spital. Doktorėt mė panė nė fillim dhe janė optimistė. Na mbyti optimizmi... Kėto ditė do tė mė shikojnė me nge. Spitali i mirė..po spital..Optimizmi dhe pesimizmi alternohen si dita pas natės..po mė shumė natė se ditė, megjithėse verė. Dokumentat e spitalit tė atyshėm rreth sėmundjes time nuk kanė ardhur, as nė ambasadė, as nė spital. S'di pse. Unė paraqita xhamat e biopsisė qė t'i ekzaminojnė ata. I kisha marrė me vete. S'di ēdo tė thotė shkenca, se ka raste kur shkenca i ha m.. sėmundjes. Siē e shihni edhe nga kėto fjalė, shokė tė dashur, humori i njė farė Nonda Bulka ėshtė dhj...fare. Ishallah t'i kthehet prapė, por si zorr e kam. Tashti po e mbyll duke ju puthur tė gjithėve familisht. Sot i shkrova edhe Qefserit - po ndryshe. Juaji me dashuri,Nonda P.S: Nė hyrje tė spitalit me shkronja tė padukshme, po qė duken ėshtė shkruar "Voi ch'entrate Lasciate ogi speranza" (Ju qė hyni, braktisni ēdo shpresė). Jo Dante, po K...(Kancer)
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Njėqind flamurė pa njė
Ishte ditė vere nė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Arnautistanit. Ecja filli vetėm duke menduar pėr hallet e kusuret e kėtij vendi heroik, por shumė fatkeq. Vapa pėrvėlonte. Djersėt mė kullonin rrėke. I kredhur nė tė thella kapėrceja nga njė ngjarje nė tjetrėn. Shikoja me sytė e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tėrmetin qė po trondit botėn dhe qė po kthen nė shkrumb e hi atė qė dora e njeriut e ka ngritur me djersė e gjak. Habitesha me shtazėritė njerėzore. Nė kėto tė thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! – krisi topi. - Bobo, - thashė, - erdhėn lanetėrit e qenit, shpikja moderne mė e mrekullueshme pėr tė shfarosur njeriun. Pa e vrarė mendjen mė thellė, hyra nė shtėpinė e parė qė gjeta aty rrotull. Mysafir i paftuar, hapa derėn e rrugės, pastaj atė tė brendshmen dhe instikti vetmbrojtės mė drejtoi nė njė bodrum tė sigurt nėn tokė. - Ē’urdhėroni? – ma priti njė zotni i cili me grua e fėmijė ishte strukur nė njė cep tė asaj grope tė errėt. - Hyra kėtu, mbasi jashtė po bėhet festė midis qiellit e tokės. Qielli sulmon tokėn dhe toka i pėrgjigjet. Dhe unė, qė s’jam as nė qiell as nė tokė, hyra kėtu nėn tokė. - A janė shumė? - Nxin qielli katran, efendi. - Allahalla! Si do vejė ky halli ynė? Kur do tė marrin fund kusuret? U ula mbi njė fron gjysėm tė thyer dhe po fshija djersėt. Njeriu i bodrumit mė lėshonte lehtė-lehtė, me kureshtje, nga njė bisht syri; sikur matej tė mė thoshte diēka, po nuk guxonte. Mė sė fundi foli: - Si duken punėt, or zotni? Ē’ėshtė ky hall i madh qė na ka rėnė? Kur merr fund vallė? Ē’ėshtė kjo e keqe qė i ka rėnė nė kokė njerėzisė anembanė? Ndėrsa ai po qante hallin e njerėzimit, unė po vėrtisja sytė rreth e rrotull atij bodrumi dhe vura re diēka qė mė bėri pėrshtypje: - Pėrse i mban ende syfetin e famėmadhit Duēe dhe flamurin me lulka tė Imperos? Ti e di qė ajo punė mori fund njėherė e mirė. - Ah, mor bir (mė lejo tė tė quaj bir), - ma priti hallexhiu i bodrumit, - njė fjalė e vjetėr thotė se bota ėshtė e rrumbullakėt si top; njerėz si unė qė nuk merren me politikė i kanė marrė masat pėr ēdo gjė qė mund tė ngjasė… Sa ka parė ky qerrata vend! - Po ky flamuri i Anglisė, pranė atij tė Duēes, ē’kėrkon kėtu nė bodrumin tėnd? - Ta thashė, mor bir, jam njeri esnaf dhe hallexhi. Sikur njė mėngjes, papritur dhe papandehur, tė kėrcasė topi andej nga deti dhe tė zbresin ata? Ku tė gjej stofė pėr tė qėndisur flamurin anglez? Apo tė ha ndonjė plumb rrugės? Kėshtu tė paktėn e kam mendjen tė fjetur. - Po Stalini me drapėr e ēekan, ē’punė ka nė bodrumin tėnd tė errėt? Mos je gjė bolshevik? - Jo, vallahi, bilahi s’jam. Po si esnaf njeri qė jam, kur tė shoh se tė gjithė bota do tė skuqen, si mund tė qėndroj unė i bardhė? Urtėsia mė kėshillon tė ngre flamurin dhe tė bėrtas pas berihasė: “Rroftė!”. - Qenke plot tru, efendi. I paske marrė masat me kohė. - Posi, posi, ē’tė bėsh? Ja! Po fitoj para me grushta, si hallexhi qė jam. Kam tre djem dhe qė tė tre i kam ndarė nė tri parti tė ndryshme; kėshtu, ngado qė ta kthesh, i kam shpatullat tė ngrohta. - A ke ndonjė djalė nė mal? - Jo bir, jo! E kam vėrtitur punėn qė mishi tė piqet dhe helli tė mos digjet. Jam njeri i punės dhe jo i politikės. Kur ishte Zogu mbret, unė isha zogist. Kur iku, nuk i thashė as udhė e mbarė. Kur pllakosi ushtria e Duēes, i dola pėrpara me flamur dhe tashti qė u largua, i dhashė munxėt nga prapa. Kur erdhi gjermani, e kisha gati fytyrėn e Hitlerit dhe flamurin me kryq tė thyer. Kur tė shkojė, edhe kėtė do ta zė me gurė, pėr t’i bėrė qejfin atij qė do tė vij pas tij. S’ke ē’bėn, duhet tė jetosh “me nder” nė kėtė botė. Mbeta si i trullosur nga predikimet morale tė atij njeriu tė njohur dhe tė panjohurqė ma hapi aq thellė zemrėn; rashė nė mendime duke kullotur sytė rreth e rrotull bodrumit ashtu si nėpėr ėndėrr. Nė njė cep mė vranė syrin disa flamurė tė tjerė. E pyes: - Po kėta ē’janė? - Ky ėshtė flamuri i grekut, - mė tha efendiu. - E mora vesh. Zotrote qenke grekoman, o efendi. - Jo bir, jo, nuk jam as grekoman, as djall; por, kur ushtritė e grekut hynė thellė nė vendin tonė kundėr italianėve, porosita shpejt e shpej flamurin e tyre, qė tė mos mė zinte nė befasi. Ja dhe flamuri i Turqisė, qė po e ruaj si kujtim tė Baba Dovletit. Tė thashė, or bir, se jam njeri me parime me karakter, me edukatė dhe s’ma ka ėnda tė prish muhabetin me asnjė kral qė mund tė shkelė kėt vend. U ngrita nė kėmbė, u solla dy-tri herė rreth atij muzeu origjinal qė mund tė pagėzohej me emrin tingėllues “muzeu i karakterit” dhe sytė m’u mbėrthyen mbi njė flamur tė ēuditshėm, tė bardhė si dėbora me njė rreth tė kuq nė mes. - Po ky i kujt ėshtė, mor efendi? - Ulu, - ma preu ai, - se ėshtė punė e gjatė qė tė ta shpjegoj. Disa vjet mė parė po rrija nė kafe duke pritur njė mik, ortakun tim, me tė cilin dėrgonim fasule nė Greqi; duke pritur mikun e fasuleve, nė tryezėn aty pranė, disa si biēim shkollarė bisedonin pėr politikė. Ishte ajo kohė kur kishte nisur lufta midis Japonit dhe anglo-amerikanėve. Japoni po korrte fitime aq tė vrullshme, sa asnjeri nuk mund tė parshikonte se ku do ti mbanin kėmbėt anglezėt dhe amerikanėt. Njė nga shkollarėt hidhet e i thotė shokut: “Ashtu siē ka nisur puna, s’ėshtė ēudi qė njė ditė t’i shohim japonezėt tė vijnė deri nė Tiranė!”. Sa dėgjova kėto fjalė, shpejt e shpejt bėra gati edhe flamurin japonez. Kėshtu mė zuri gjumi rehat. Bombardimi kishte marrė fund. Sirena mė lajmėroi se kishte ardhur koha pėr tė dalė nga strofka e atij idealisti. Ndėrsa po matesha qė ta pėrshėndesja, befas mė ra ndėr mend diēka dhe e pyeta: - Tė falenderoj, mor efendi, pėr mėsimet e larta tė moarlit qė mė dhe, por as mė thua, tė lutem, nė gjithė kėtė grumbull flamujsh dhe fytyrash, si nuk ma zė syri asgjėkundi Skėnderbeun dhe flamurin kuqezi? Efendiu ngurroi pakėz si i menduar, rrotulloi sytė andej-kėtej, pastaj duke m’i mbėrthyer si me frikė, mė thotė: - Ke hak, ke hak. S’mė kishte shkuar ndėr mend; e ku ta kesh mendjen mė parė, nė kėtė kohė trazirash dhe pėrleshjesh? Pastaj me autoritet i drejtohet tė birit dhe i thotė: Kujtomė, kur tė vemi nė dyqan tė porosisim edhe njė flamur tė Shqipėrisė, se s’dihet, edhe ai mund tė na hyjė nė punė! Hapa sytė. Isha nė ėndėrr. Se idealistė tė tillė s’mund tė ekzistojnė veēse nė ėndėrr. 1944
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
||
|
|
|
|
|
#6 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Drenusha dhe Pjergulla
Nje hardhi e larte me flete te gjera dhe plot me kopane rrushi, qe shkelqen si ar, vuri re nje drenushe me brire te gjate qe po kalonte me vrap aty prane. -Ja nje drenushe e mjere - tha pjergulla me vete - qe sdi nga t'ia mbaje; po e ndjekin qente, te gjoren! Sikur te kthente koken ketej nga une do ta peshtillja me fletet e mia dhe do ta fshihja nga syte e armiqve. S'kaloi shume kohe kur drenusha, sipas zakonit qe ka per te humbur gjurmet e ndjekesvet, u kthye perseri nga rruga qe kish bere dhe keshtu pjergulla zemergjere pati kohe sa ti thote: -Futu shpejt nen fletet e mia qe te shpetosh! Drenusha i degjoi ferfellimet pjergulles dhe pa humbur kohe u struk nen fletet e gjera, pa bere as me te voglen levizje. Qente kaluan disa here me radhe aty prane, u kthyen perseri, po s'munden ta gjejne. Ndofta era qe fryente nga ana e kundert ose kundermimi i forte i luleve bene qe qente mos e ndjenin eren e drenushes dhe te mos e zbulonin dot. -Po largohem, ja po largohem - murmurit lehte pjergulla, e kenaqur qe e shpetoi drenushen e gjore nga vdekja e sigurt. Drenusha zgjati koken permes fleteve dhe vuri re se qente dhe gjahtari ishin larguar mjaft. Po a e dini c'beri atehere drenusha? Ajo e harroi shume shpejt te miren qe i kish bere pjergulla dhe pa pike turpi nisi te haje njeren pas tjetres fletet e pjergulles qe e kishte shpetuar nga rreziku. Pjergulla u ankua per kete mosmirenjohje dhe per sjelljet e keqiaj te drenushes; po ajo as qe cante koken fare dhe bente sikur s'i degjonte ankimet e mirebereses. Kur u ngop mire e mire dhe e la pjergullen gati lakuriq, pa flete doli jashte. Ne ate kohe gjahtaret dhe qente po ktheheshin perseri. Ata e pane e i leshuan qente, te cilet e kapen, e shqyen dhe e bene cope-cope. Duke leshuar lot hidherimi per te kqen qe e gjeti, mbasi mbeti pa rroba, pjergulla kur e pa drenushen te copetuar, tha me anen e fleteve te pakta qe ferfellinin: -Atje ku ha buken mos permbys kupen, se mund ta pesosh keq moj drenushe.
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
||
|
|
|
|
|
#7 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Kėnga e monotonisė
Shok besnik, shok i vjetėr qė ngahera e kam pranė, si nė ditėt mė tė helmuara tė jetės sime, ashtu dhe nė ato mė tė lumtura. Sahat i vogėl, i bukur, gjysmėhekur, gjysmė-ergjėnd, qė s'flet as qan, veē murmurit kėngėn melankolike, monotone tė jetės qė shkon. Ikėn ngahera, ikėn pa kthyer kokėn prapa. Ikėn dhe, bashkė me tė, ikim dhe ne. Na lajmėron se koha shkon dhe fluturon, edhe kėndon njė kėngė monotone; kėngėn e monotonisė tik-tak. Ē'kėngė tragjike! Fillon ajo kėngė e helmuar te djepi, dhe mbaron te tabuti. Njė tjetėr pas teje do ta vazhdojė kėngėn, dhe pas tij njė tjetėr; por le tė kthehemi te sahati. Tridhjetė vjet rresht, kudo qė vajta, ngado qė shkova, e kisha ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut, duke kėnduar kėngėn e monotonisė. Ndrova shokė, ndrova qytete, ndrova kostume, ndrova shtėpi, por sahatin e kam ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut. Ėshtė lidhur ngushtė sahati im besnik me kujtimet e plot tridhjetė vjetėve. Sa herė e shoh, me vinė parasysh shokėt qė kanė vdekur, miqtė qė kam larg. Me shkon si vetėtima gjithė jeta e pamvarur e njė djalėrie nostalgjike. Gjithė e shkuara ėshtė para meje, sa herė qė fut dorėn nė xhep pėr tė pyetur shokun tim besnik, ē'kohė ėshtė, ai pėrgjigjet: tik-tak! Pėrgjigje lakonike, monotone, qė s'do tė thotė asgjė dhe qė thotė shumė gjėra. Thotė ndofta ajo kėngė monotone: "pėrse dėshpėrohesh? Je edhe djalė! Ke njė tė ardhme pėrpara. Varet nga ty qė ajo e ardhme tė jetė e shkėlqyer ose jo! Pėrse kaq pesimizėm? A ėshtė vėrtet kaq e zezė jeta sa e pandeh ti? Pėrse? Pėrse bėhesh vegla e muskulit, qė tė ka dhėnė zoti peshqesh dhe qė quhet zemėr? Pėrse skllav i emocioneve? Shikomė mua, stoik, mbi ēdo gjė gjakftohtė dhe krenar! Vepro si unė". Ndofta kėto do tė thotė kėnga monotone e sahatit. Por sahati pa zemėr, s'ka asnjė krahasim me njerinė plot ndjenja dhe zemėr. Ambienti shoqėror e ka bėrė, qė ajo zemėr dhe ato ndjenja tė shėrbejnė pėr fatkeqėsinė e tij. Zemra njerėzore shumė herė rreh pėr ėndrra tė shkuara, pėr sytė e kaltėr tė njė vajze qė s'e ke parė qysh prej kohe, pėr trupin selvi tė asaj qė nė gjunjė tė kėndonte kėngėn e shpirtit. Erdhi koha qė tė rrahurat e zemrės tė ndryshojnė drejtim. Sa pėr sahatin, ai s'merr vesh, lėre tė kėndojė kėngėn e monotonisė gjersa tė ndryshket! 1934
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
||
|
|
|