Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia > Letėrsia botėrore


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 25-07-08, 01:29   #1
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim Johann Wolfgang Goethe

1749-1765 Frankfurt. Vitet e para tė rinisė
I ati i tij, Johann Caspar Goethe ishte trashėgimtar i njė pasurie shumė tė madhe, studioi juridikun, dhe gjatė udhėtimeve tė bėra nė Francė dhe Itali mblodhi njohuri tė gjithė anshėm, dhe i takonte Kėshillit Mbretėror Kajzerian dhe ishte qytetari mė prestigjioz ndėr banorėt e Franknfurtit. Ai pati mundėsinė qė studimet ti ndiqte edhe duke mos pasur nevojė qė tė ushtroj ndonjė profesion. Mė vitin 1748 ai u martua me Catharina Elisabeth Textor; nga gjashtė fėmijė qė patėn, nga kjo martesė bashkėshortore mbijetoi vetėm Johann Wolfgang si dhe motra e tij njė vit mė e re prej tij, Cornelia.

I riu Gėte ndoqi shkollimin nė shtėpi, ashtu siē ishte e zakonshme asaj kohe pėr familjet e pasura, para sė gjithash mori mėsimet lidhur me gjuhėn e re si dhe tė vjetrėn. Qė nė fėmijėri u ndesh me teatrin. Nė moshė prej 11 vjeēare - derisa Frankfurti ishte pėr 7 vite radhazi e pushtuar prej francezėve - vizitonte rregullisht shfaqjet e aktorėve francez.

1765 - 1768, Leipzig. Studimet
Nė moshėn 16 vjeēe Gėte nisi studimet e drejtėsisė nė Leipzig. Qyteti Leipzig ku nė tė mbretėronte shpirti i Rokokos, pra kishte njė ambient shumė modern, i la shumė mbresa tė mėdha se sa qyteti konservativ Frankfurti. Pranė universitetit pos qė ndiqte mėsimet e juridikut ai i ndiqte edhe orėt mbi poezinė qė ligjėroheshin nga tė popullarizuarit Johann Christof Gottsched dhe Christian Fuerchtegott Gellert, e qė, qė dy e dėshpėruan. Me kėtė vijmė nė pėrfundim se tre vitet studimore nė Leipzig nuk qenė tė thuash dhe aq simpatike pėr tė, mirėpo nė anėn tjetėr u njoftoi bakėrpunuesin dhe merrte orė vizatimi te Adam Friedrich Oeser, njė mik i teorikut pėt artin klasik Johann Joachim Winkelmann. Por gjatė kohės sė tij Leipzigeriane haset dhe me dashurin e tij tė madhe: njė marrėdhėnie e shkurtė me Käthchen Schönkopf, vajza e njė pronari restoranti ku aty shkonte pėr tė ngrėnė drekėn. Materiali i shkrimit pėr dramėn e tij tė parė Die Laune des Verlibten (Disponimi i tė dashuruarve) bazohet pikėrisht nė kėtė pėrjetim.


1768 - 1770 Frankfurt. Krizė
Nė vitin 1768 Gėte kaplohet nga njė krizė e rėndė psikike dhe fizike - e qė e shtyri qė tė kthehej pėr nė shtėpi nė Frankfurt pėr tė pushuar. Gjatė kėsaj periudhe nga mjeku i tij Johann Friedrich Metz iu zgjua interesimi pėr tė bėrė zbulime tė natyrės.


1770-1771 Starssburg
Gjatė festave tė pashkėve nė vitin 1770 Gėte pėr sė dytin herė ndėrron vendbanimin e tij, pėr ti mbaruar studimet e tij nė Strasburg. Strasbourgu pėr tė ishte njė fillim krejtėsisht i ri. Jo vetėm qė ai kėtu i ndoqi studimet me seriozitet, por jo vetėm ato tė juridikut por kėsaj radhe edhe tė mjekėsisė dhe studimet shkencore, ai njohu dhe njerėz pėr tė cilėn qenė shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e tij tė mėtutjeshėm. Po ashtu qyteti Starsburg i la mbresa pėr nga arkitekturėn gotike qė kishte.

Takimi i tij mė i rėndėsishem ishte ai me letrarin Jochan Gottfried Herder. Ai e njoftoi Gėten me mendimet filozofike antiracionale tė filozofit Johann Georg Hamann, ishte i fascinuar nga Shekspiri si dhe Ossiani dhe ia zgjoi kureshtjen pėr estetikėn e poezisė popullore. Nė Strazburg u njoh edhe me mjekun dhe shkrimtarin Johann Heinrich Jung-Stilling si dhe me dramaturgun Jakob Michael Reinhold Lenz.

Pas kėmbimit intelektual pėr Gėten, gjatė kohės qė kaloi nė Strasburg, ishte edhe dashuria qė kishte pėr Frederike Brion, nga Sasenheim. Nga kjo kohė poezitė mė tė njohura tė tija janė Abschied (Lamtumirė), Mailied (Kėngė Maji) dhe Heidenroslein. Mirėpo idilin e kėtij vendi pra Sasenheim nuk e bėri qė dhe tė lidhet pėr atė vend, atė e bėri qė edhe mė tej tė vazhdonte tė mblidhte njohuri tė reja dhe tė gjente njė punė me pėrgjegjėsi. Mė 4 Gusht 1771 Gėte pėrfundoi studimet me njė licencė pėr tė drejtat si dhe pastaj u kthye nė Frankfurt. Kontakti me Frederike Brion vazhdoi me letra.


1771-1775
Nė vendlindjen e tij Gėte u bė avokat ku dhe punoi rreth katėr vitesh. Mirėpo edhe tutje u angazhua intensivisht rreth letėrsisė, kėshtu qė gjatė vitit 1771 shkroi fjalimin programatike mbi ditėn e Shekspirit. Nė vitin 1972 Gėte shkoi si praktikant nė Wetzler pėr t'i zgjeruar njohurit e tija lidhur me juridikun. Kėtu u shoqėrua me sekretarin diplomatik Johann Christian Kestner dhe bashkėshorten e tij Charlotte Buff. Simpatia e tij pėr Lotten dita ditės zgjoheshte dhe kaloi deri nė pasion, kėshtu qė sėrish kah shtatori u kthye nė Frankfurt, me qėllimin qė situata e tyre tė mos eskalonte mė tej. Kjo pėrvojė e njė dashurie e paqenė ishte dhe si substrakt pėr veprėn e tij tė dytė mė tė madhe tė Gėtes, pra tė romanit Vuajtjet e djaloshit Verter, e qė nė shtyp doli nė vitin 1774. Me kėtė roman dhe me dramėn Goetz von Berlichten, e cila, po nė tė njejtin vit doli nė botim pėrmbledhja e dytė dhe 24-vjeēari Gėte i solli qė tė korrte njė sukses tė madh.

Charlote Buff, figura kryesore qė i shėrbente Gėtes nė romanin WerterPas njė viti Gėte u fejua me Lili Schönemann, vajzė gjashtėmbėdhjetė vjeēe e njė tregtarit nga Frankfurti. Pėrkundėr asaj qė lidhja e tyre dukeshte tė ishte e lumtur, Gėte kishte frikėn tė jetė ngushtė i lidhur me jetėn qytetare 'pra nė lumturi familjare'. Pas njė udhėtimi me Grafen Stolber nė Zvicėr u shkurorėzua nga bashkėshortja e tij, si pasojė pėr t`iu pėrgjigjur ftesės sė Hercogit Karl August von Sachsen Wiemer Eisenach.

1775 – 1786 Weimar, faza e parė
Mė 7 nėntor 1775 Gėte sėrish u kthye nė Weimer, ku ai - me ndėrprerje tė gjatė, nga udhėtimi i tij italian - mbeti pėr tėrė jetėn e tij aty. Hercogu Karl August ishte tetėmbėdhjetė vjeēar dhe sapo kishte marrė regjimin pėrsipėr; Rezidenca e tij Weimer ishte njė strofull prej rreth 6.000 banorė. Hercogu i ri nuk ishte ndonjė monarkist; Ai kishte interesimin mė shumė pėr ushtrinė dhe pėr gjueti se sa pėr letėrsinė. Por megjithatė Karl August dhe Gėte u bėnė miq shumė tė afėrt.

Nė vitin 1776 pėr nder tė Gėtes nė Weimer erdhi dhe mentori i tij nga Strazburgu Johann Gottfried Herder. Nė qershor po tė kėtij viti Gėte hyri formalisht nė kėshillin legjionar nė Weimer, nė shtator 1778 u zgjodh kėshilltar i qytetit (25 vite mė vonė u zgjodh vėrtet kėshilltar, ekscellent dhe ministėr). Ai qė nė fillim e pat marrė me seriozitet qeverisjen, e qė mė sė paku pritet nga njė poet i ri.

Takimi me Charlotte von Stein ishte njė nga sprovat mė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e personalitetit tė Gėtes. Tė dhėnat poetike janė nė dramėn Iphigenie auf Tauris, shkruar nė shkurt dhe mars tė vitit 1779 - gjegjėsisht ishte e vetmja vepėr madhore e krijuar gjatė kohės fillestare nė Weimer. Mė pas, si ndėr veprat e tjera tė rėndėsishme me radhė vijnė drama Die Geschwister si dhe Hymne Harzreise tė shkruar nė dimėr. Po ashtu edhe vjershat si An den Mond dhe Wanderes Nachtlied gjithashtu i takojnė kėsaj kohe. Njėherit edhe studimet shkencor natyrore tė Gėtes morėn njė formė serioze dhe nė vitin 1784 zbuloi ashtin ndėrmjetėsor tė filqisė sė njeriut.

Por shpesh e zinin krizat shpirtėrore, ndoshta ngase Gėte e ndjente, se si forcat e tija po kalonin ndėrmjet punės dhe jetės sipėrfaqėsore. Po ashtu edhe mos prezenca e kontaktit me zonjėn nga Stein e bėnte qė qėndrimi i tij tė jetė i padurueshėm nė oborr. Kėshtu qė e luti Hercogun t`i jepte njė pushim pėr njė kohė tė pacaktuar dhe shkoi, pa ia besuar Charlottes asnjė fjalė lidhur me planet e tija, mė 3 shtator 1786 tinėzisht nisi udhėtimin e tij tė gjatė pėr nė Itali.

1786 - 1788, Itali
Nė Itali, ku dhe ai vet shprehet se - pėr herė tė parė dhe vetėm njė herė nė gjithė jetėn e tij ėshtė ndjerė vėrtet sikur tė ishte nė shtėpi, para se gjithash e fascinonte Antika; Kurse arti dhe arkitektura e renesancės dhe e barokut nuk i bėnte aq pėrshtypje. Si antike e ndjente edhe tė dashurėn romake tė tij, e qė mė vonė e shkruan nė elegjinė Römischen Elegien, ku e kėndon si 'Faustina' - takimi me tė e pėrshkruan si njė barazim erotik nė jetėn e tij, asaj kohe ka qenė diku fund viteve tė tridhjetat. Nė 'Faustina' romake, Gėte gjeti pėr herė tė parė nė lidhjen e tij njė harmoni shpirtėrore dhe mendore. Njė harmoni e cila mė vonė ishte dhe si njė rrugė pėr estetikėn e re tė tij klasike.

Gėte nė Itali vizatonte shumė si dhe kujdesej intensivisht pėr piktorėt gjerman qė jetonin atje, ndėr tyre ishin Johann Heinrich Wilhelm Tischbein dhe me shumė tė njohurėn e asaj kohe Angelika Kauffmann. Por studimet shkencor natyrore si dhe letėrsinė nuk i anashkaloi

Nė Palermo mendonte tė kishte zbuluar njė bimė shumė tė vjetėr, dhe nė ndėrkohė shkruante njė pėrmbledhje tė re tė Iphigenie in Jamben, pėrfundoi me Egmont dhe punonte nė Tasso, ku dhe i shprehi nė mėnyrė artistike pėrjetimet e tija me Charloten von Stein.

1788 - 1794. Weimar, faza e dytė
Pas gjysmė viti, tė vitit 1788, Gėte kthehej nė Weimer. Miqtė e vjetėr, dhe Z-nja Stein e pritėn ftohtė Gėten. Por megjithatė, ai sėrish dashurohet: nė Christiane Vulpius, njė vajzė 23 vjeēe prej njė familje mesatare. Dhe mė pas ajo do tė bėhej bashkėshortja e tij, pa e bėrė Gėte kurorėzimin legal mes vete. »Jam i martuar, por jo pėrmes mėnyrės ceremoniale«, kėshtu komentonte ai. Pas kthimit tė tij si nėnpunės shtetėror, Gėte sėrish u mor me gjėrat artistike si dhe shkencorė. Ai nė vitin 1790 shkroi shkrimin Metamorfoza e bimėve, dhe intensivisht merrej me studimet mbi eshtrat. Revolucionin Francez, Gėte e shikonte shumė mė ndryshe krahas Wieland, Klopstock, Herder ose Schiller-i, ai qė nė fillim e shihte me plot skepticizėm situatėn.
__________________
… Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-07-08, 01:32   #2
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

Krijimtaria

Poezi, kėngė dhe balada
Geistesgruß (Poezi), 1774 Burg Lahneck
In allen guten Stunden, 1775
Der Erlkönig (Baladė), 1782
Xenien (Poezi , sė bashku me Friedrich Schiller), 1796
Die erste Walpurgisnacht (Baladė, nga Felix Mendelssohn Bartholdy nė formė tė kantateve pėr soli, kor dhe orkestėr), 1799
Vom Sänger hat man viel erzählt (Poezi kushtuar njė kėngėtarit), 1815
Wenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes), 1816
West-östlicher Divan (Poezi), 1819

Drama
Die Laune des Verliebten, shkruar mė 1768, u shtyp mė 1806
Die Mitschuldigen , u shkrua mė 1769, u shtyp mė 1787
Götz von Berlichingen mit der eisernen Hand , 1773
Prometheus (Poezi), 1774
Neueröffnetes moralisch-politisches puppenspiel, 1774
Ein Fastnachtsspiel von Pater Brey, 1774
Jahrmarktsfest zu Plundersweilern, 1774
Götter, Helden und Wieland, 1774
Clavigo , 1774
Egmont, u shkrua mė 1775, nė shtyp 1788
Erwin und Elmire, 1775
Stella, 1776
Der Triumph der Empfindsamkeit , 1777
Iphigenie auf Tauris, formė proze mė 1779, u shtyp mė 1787
Torquato Tasso, prej 1780, u shtyp mė 1790
Faust. Njė fragment, 1790
Der Groß-Cophta , 1792
Der Bürgergeneral , 1793
Faust. Njė tragjedi ( pėrputhet me pjesėn e parė tė Faustit), prej 1797, u shtyp nėn kėtė titull mė vitin 1808
Mahomet, pėrkthimi dhe pėrpunimi i tragjedisė nga Volteri mė vitin 1802.
Die natürliche Tochter, 1804
Pandora (Festspiel), u shkroi mė 1807/08, u shtyp mė 1817
Faust II. (Pjesa e dytė e Faustit), 1833

Romane dhe Novela
Die Leiden des jungen Werthers (Roman-letre), 1774, Botimi i dytė 1787
Wilhelm Meisters theatralische Sendung (Roman), prej 1776, u shtyp mė 1911
Unterhaltungen deutscher Ausgewanderten (Kuadėr rrėfimi), 1795
Wilhelm Meisters Lehrjahre, 1795/96 (Tekst)
Novelle, prej 1797
Wilhelm Meisters Wanderjahre (Roman), prej 1807, u shtyp mė 1821, ribotim mė 1829 (Tekst)
Die Wahlverwandtschaften, 1809 (Tekst)

Pėrkthime
Das Leben des Benvenuto Cellini (Pėrkthim), 1797
Mahomet, Pėrkthim dhe pėrpunim tė tragjedisė nga Volteri, 1802

Shėnime dhe aforizma
Maximen und Reflexionen, 1833

Shkrime estetike
Über Kunst und Altertum (6 Vėllime, sė bashku me Johann Heinrich Meyer), 1816–32

Shkrime shkencore
Über den Zwischenkiefer der Menschen und der Tiere, 1786
Beiträge zur Optik (2 Vėllime), 1791/92
Zur Farbenlehre , 1810

Fjalime
Einleitung zu den Trauerreden (freimaurerische Trauerrede zum Ableben des Meisters vom Stuhl Ridel), 1821
Rede zum brüderlichen Andenken Wielands (freimaurerische Trauerrede), von Goethe vorgetragen am 18. Februar 1830
Dem würdigen Bruderfeste: „Fünfzig Jahre sind vorüber“ (poetischer Dank für eine Ehrenurkunde seines fünfzigjährigen Maurerjubiläums), 1830

Proza autobiografike
Aus meinem Leben. Dichtung und Wahrheit (4 Vėllime), 1811–33
Italienische Reise, 1816/17
Kampagne in Frankreich (Raport), 1822

Tė tjera
Römische Elegien, 1788–90
Venezianische Epigramme, 1790
Die guten Weiber, 1817

Vepra tė pėrkthyer nė shqip
"Vuajtjet e djaloshit Verter", Onufri, 2004
"Fausti", INFOBOTUES
"Kėnga e udhėtarit nė shtėrngatė"/ The Song of Walker on the Storm (selected poetries), Johan V. Gete, TOENA
__________________
… Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-07-08, 01:34   #3
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

KUSHTIMI

Mengjezi erdh, dhe hapi i tij i lehte
Ma ngriti gjumin qe me kish ne gji,
Une ika malit nga kasoll` e qete,
Duke u endur me nje shpirt te ri;
Ma mbushte zemren me defrim e jete
Lulja e vesuar gjithe njomeshti;
Nje drite hareje befas niste e ndrinte
Perterinte boten qe te me perterinte.


Dhe si po ngjitesha nga lumi i delire
Pluskonte larg nje mjegull pa pushim.
Ajo me futi ne nje mugetire,
Ma vrenjti rretheqark veshtrimin tim:
S`do ta shijoja pamjen aq me hire,
Ngaqe u mblodh nje muzg,nje turbullim;
Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar,
I vetem e mes territ i mbuluar.


Menj`here dielli u duk te depertoje,
Ne mjegull u nderpa nje qartesi,
Ketej zu muzgu tatepjete te shkoje;
Andej te ngjite pyll e lartesi.
Si desh ky syri im qe ta veshtroje,
Pas territ diellin, me me bukuri!
Lufte e tejdukshme s`kishte perfunduar,
Erdh nje shkelqim, dhe mbeta i verbuar.


Nuk ta them emrin.Shumekush mbi toke
Ta thote shpesh,te quan si te tij,
Sikush per shenje ty te ka ne koke,
Po drita jote i sjell veshtiresi.
Ah, kur gaboja, kisha shume shoke,
Sot qe te njoh, jetoj krejt ne vetmi;
Se lumturine e ndiej vetem fare,
S`ia shfaq asnjerit driten magjistare.


Ajo po qeshte, e tha:--Tani kupton
Pse ta zbulova aq pak kete pelhure!
Sapo shikon qe rende me s`gabon,
Sapo me s`je cunak ti, si moskurre,
Dhe nuk permbush detyren posi burre!
Sa shquhesh ti ngado per ndonje vlere?
Kupto, jeto ne paqe me te tjere!


Me fal, bertita, s`kisha keqmendim;
T`i hap se koti syte e mi perhere?
Vullnet gazmor jeton ne gjakun tim,
E njoh dhuraten tende plot me vlere!
Te tjeret do t`i mbush me ate bekim;
Me s`do ta fsheh talentin asnjehere!
Kerkova rrugen aq me dashuri,
Dhe mos t`ua them vellezerve t emi?


Dhe siq po flisja,qenia e mrekulluar
Me pa me zemer dhe me meshirim;
Ne syte e saj sakaq pata lexuar
Cfare kisha bere drejt e cfare gabim.
Me qeshi, e ndjeva veten te sheruar,
Per gaz te ri m`u ngrit mendimi im;
Tani, pra, mundja, me besim pa ane,
Ti qasesha, ta shihja me nga prane.


Ajo e zgjati doren qe ta kape
Te lehte si dhe pahun avullor;
Dhe duk`e prekur fillmendafshten nape
Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor.
E shtija syrin mbi lugine prape,
Mund ta sodisja qiellin madheshtor;
Asaj i derdhej cipa m`e kulluar
Rreth shtatit t`hijshem duke valezuar.


__ Te njoh, ta di cdo dobesi te kote,
T`i di te mirat qe ti ke gjithenje,--
Me tha keshtu, perjete e ndiej si thote,--
Pra, merr c`te taksa prej qekuri: asgje
Nuk i mungon te lumturit ne bote,
Qe merr kete dhurate qe u perbe
Me muzg mengjesi e diell qartesie :
Prej se vertetes- cipe poezie.



Kur ti dhe miqte ndieni zagushi
Ne mes te dites, hidheni ne ere!
Sakaq ju mvesh me ledha nje freski,
Nje afsh e duf prej lulesh plot me ere,
Pushon t`ju shqetesoje dheu i zi,
Si shtrat i bute behet varri i mjere,
Qetohet vala e jetes se terbuar
Dhe dita e nata ndritin pa pushuar.


Pra, eni shoke, kur duke renduar
Ngarkese e jetes shume ju mundon ,
Kur udhen tuaj fati i mrekulluar
Me lule e peme t`arta jua bekon,
Drejt dites s`ardhme shkojme te bashkuar!
Ajo ne jeten vjen na lumturon
Dhe niperve, kur t`ikim pergjithmone,
Iu befte gaz kjo dashuria jone!

Perkthyer nga Lasgush Poradeci
__________________
… Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 10:36.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual