![]() |
|
|
#1 |
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Sergej Esenin (1895-1925)
Sergei Aleksandrovic Esenin ishte nje poet i famshem lirik rus. (3 tetor 1895-28 dhjetor 1925) U lind ne fshatin Kostandino, (sot Esenin), krahina e Rjazanit, ne nje familje fshatare ruse. Ende femije filloi te jetonte me gjysherit e vet. Nisi te shkruaje poezi ne moshen 9 vjecare. Ne moshen 17 vjecare, kur nisi te konsiderohej nga te afermit e vet si nje mrekulli e letersise, levizi drejt Moskes ku u regjistrua ne Universitetin Shteteror te Moskes si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas nje viti e gjysem. Poezia e tij e hershme frymezohej nga folklori rus. Ne vitin 1915 shkoi ne Shen Peterburg ku zuri shoqeri me poete si Aleksander Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bere i mirenjohur ne qarqet letrare te ketij metropoli rus. Ndihme te jashtezakonshme ne promovimin e karrieres se tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mesoi formen poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin. Ne vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik Radunica dhe nje vit me vone Rituali i vdekjes. Permes poezise se tij te mprehte rreth dashurise dhe jetes se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i dites. I bekuar nga Zoti, me fytyre te bukur dhe personalitet romantik, ai ra ne dashuri shume here dhe beri 5 martesa te njepasnjeshme. Martesa e tij e pare u be me 1915 me nje bashkepunetore te tij ne shtepine botuese ku punonte. Ajo quhej Ana Izdrjadnova me te cilen beri nje djale, Jurin, i cili gjate terrorit Stalinist u arrestua dhe vdiq ne nje gulag (kamp perqendrimi dhe pune te detyruar) sovjetik ne vitin 1937. Ne gusht te 1917 Esenin realizon martesen e tij te dyte me aktoren Zinaida Raik me te cilen pati dy femije, vajzen Tatiana dhe djalin Konstandin i cili shume vite me vone u be nje matematicien dhe statisticien i famshem ne SHBA... Ne vjeshten e vitit 1921, ndersa po vizitonte studion e piktorit Aleksej Jakovlev, ai njohu balerinen e famshme amerikane me banim ne Paris Isadora Dankan (Isadora Duncan), nje grua e jashtezakonshme rreth 17 vjet me e madhe se ai, e cila nuk dinte asnje fjale rusisht, nderkohe qe Esenin nuk dinte asnje gjuhe te huaj. Ata u martuan ne 2 Maj 1922 dhe vendosen ta bejne muajin e tyre te mjaltit ne nje turne neper Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ne kete periudhe te jetes varesia e Esenin nga alkooli kish dale jashte cdo kontrolli. Gjate dehjeve apo edhe drogimeve te tij Esenin fitoi manine e shkaterrimit te dhomave te hoteleve ku flinte dhe te restoranteve ku hante, duke u vene ne shenjester te botes se gazetave ne mbare boten. Keshtu, martesa me balerinen Dankan zgjati per nje kohe te shkurter dhe ne maj te 1923 Esenin u rikthye ne Moske. Pak kohe me pas ai njohu aktoren Augustina Miklashevskaja dhe u martua me te ne nje ceremoni te thjeshte civile, megjithese eshte i njohur boterisht fakti qe ai nuk arriti te marre kurre divorcin nga Isadora Dankan. Nje tjeter e dashur e poetit ne kete periudhe ka qene Galina Belislavskaja e cila i dha fund jetes se saj mbi varrin e Eseninit nje vit pas vdekjes se tij. Ndersa jeta dhe skandalet e Eseninit sa vijne e rendohen ai ben edhe nje femije illegal, djale, me poeten Nadjezhda Volpin. Esenin nuk ia dha kurre atesine atij femije. Dy vjetet e fundit te jetes se Esenin jane te mbushur me crregullime te personalitetit dhe dehje e drogime te vazhdueshme, por pikerisht ne kete periudhe ai krijoi poezite me te famshme te tij. Ne pranvere te 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se ciles ishte gjigandi i letersise ruse dhe boterore, Leon Tolstoi. Ajo u perpoq qe t'i rrinte afer dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte teper vone pasi Esenin vuante nga sindroma te renda manjakodepresive, duke u shtruar per kurim nje mujor ne nje klinike psikiatrike. Ndersa del nga klinika vetem per disa dite me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damaret dhe me gjakun e tij shkruan poezine e Lamtumires dhe te nesermen ne mengjez gjendet i vetvarur ne tubat e ngrohjes ne tavanin e dhomes se tij ne Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjec. (Ka te dhena qe ajo ka qene vrasje e organizuar nga agjentet e GPU (KGB e ardheshme) dhe u kamuflua si vetvarje e Eseninit.) Ne vitin 1925, pasi kish takuar Eseninin, Vladimir Majakovski shkruante: Me zor e njoha. Akoma me me shume veshtiresi refuzova kerkesen e tij per te pire dhe per tu dehur, duke me tundur para syve nje tufe te bollshme karmonedhash. Ky imazh me shoqeroi ate dite deri ne mbremje, ku diskutova me ca miq tane te perbashket se si mund ta ndihmonim Eseninin te dilte nga ajo gjendje ekstreme, por sic ndodh rendom ne kesi rastesh asnjeri nga miqte tane nuk e vuri ujin ne zjarr per fjalet e mija Esenin rrethohej vazhdimisht nga njerez te cilet nuk kishin asgje te perbashket me letersine, por qe shfrytezonin emrin dhe reputacionin e padiskutueshem artistik te tij ne mbare boten. Keta ishin pikerisht ajo race njerezore qe Esenin e kishte percmuar tere jetes, por ne ate gjendje sic ish katandisur ai ia dorezoi veten pikerisht atyre qe kishte urryer dhe percmuar Edhe pse nje nga poetet me te medhenj te Rusise, shumica e poezive te tij u ndaluan gjate regjimit te Stalinit dhe Hrushovit. Vetem pas vitit 1966 poezite e tij u rifuten ne qarkullim ne BS. Sot Sergei Esenin lexohet akoma nga miliona njerez ne tere boten dhe shume nga poezite e tij jane kthyer ne kenge popullore ruse. Vdekja e tij e parakoheshme, antipatia qe kishte ndaj tij e ashtuquajtura elite, adhurimi nga njerezit e zakonshem dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vete Eseninin ne nje figure popullore mitike. Esenin prehet ne Varrezen Vagankovskoje te Moskes. Varri i tij zbukurohet nga nje skulpture e bardhe mermeri e poetit me ekstravagant qe ka njohur Rusia.
__________________
Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne, dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne, dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne... |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Sergej Esenini pėr veten
Jam njė bir fshatari. Kam lindur mė 21 shtator 1895 nė lokalitetin e Kuzminit tė qarkut tė Rjazanit, po nė gubernėn e Rjazanit. Qysh nė moshėn dy vjeē, meqė babai ishte i varfėr dhe kishte shumė frymė nė familje, mė dėrguan te gjyshi nga nėna, i cili ishte mjaft nė gjendje dhe kishte tre djem tė rritur beqarė, me tė cilėt kalova gjithė fėmijėrinė. Dajėt e mi ishin djem ēapkėnė dhe kokėkrisur. Kur u bėra tre vjeē e gjysėm, mė hipėn nė njė kalė pa shalė dhe mė lėshuan revan. Mbaj mend qė u tremba shumė dhe u kapa fort pas jeles sė kalit. Pastaj mė mėsuan tė bėja not. Njėri nga dajėt (dajė Sasha), mė merrte nė barkė, mė zhvishte e mė hidhte si kėlysh nė ujė. Unė pėrplasja krahėt si i ēoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati mė mbahej fryma, ai bėrtiste: "Eh kuēkė! Sje pėr asgjė!" Fjalėn kuēkė ai e kishte pėrkėdhelje. Mė vonė nė moshėn tetė vjeē, njė daje tjetėr unė i zėvendėsoja shpeshherė qenin e gjahut, duke notuar nėpėr gjole pėr tė kapur rosat e egra. Isha mėsuar pėr bukuri tė ngjitesha nėpėr pemė. Pėr kėtė ua kaloja tė gjithėve. Kur mėllenjat nėpėr mėshtekna nuk e linin ndokėnd tė flinte, unė ngjitesha shpejt dhe merrja ēerdhet. Njė herė rashė, po nuk pėsova ndonjė gjė tė madhe, u gėrvisha pak nė fytyrė e nė bark, po theva njė shtamė me qumėsht qė do tia ēoja gjyshit qė po kosiste. Midis fėmijėve isha gjithnjė i parė dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha nė shtėpi pėrherė i gervishur. Pėr kėto prapėsira mė bėrtiste vetėm gjyshja, kurse gjyshi mė nxiste nganjėherė edhe vetė pėr sherr dhe i thoshste gjyshes: "Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do tė bėhet mė i fortė". Gjyshja mė donte me gjithė shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Tė shtunave mė lanin, mė prisnin thonjtė e mė lyenin kokėn me vaj, se flokėt e dredhur mezi mė kriheshin. Po edhe vaji s'mė bėnte shumė dobi. Pėrherė bėrtisja e madje edhe tani sikur spara i pres me kėnaqėsi tė shtunat. Tė djelave mė dėrgonin gjithnjė nė kishė dhe qė tė siguroheshin se veja vėrtet, mė jepnin 4 kopejka. Dy kopejka pėr naforė dhe dy pėr ti hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unė paguaja vetėm pėr naforėn, kurse te shenjtori bėja sikur hidhja, po shidhja gjė dhe ia mbathja nė varrezė e luaja me kalamjtė. Kėshtu mė kaloi fėmijėria. Kur u rrita, donin tė mė bėnin mėsues fshati, ndaj mė shpunė nė njė eminar fetar, pas mbarimit tė tė cilit duhej tė shkoja nė Institutin Pedagogjik tė Moskės. Pėr fat tė mirė, nuk ndodhi kėshtu. Metodika dhe didaktika mė kishin ardhur nė majė tė hundės dhe as doja tė dėgjoja mė pėr to. Vjersha kam filluar tė shkruaj herėt, nėntė vjeē, por, me ndėrgjegje tė plotė, krijimtarisė i hyra kur u bėra 16-17 vjeē. Dhe vjersha tė kėsaj moshe i kam botuar nė librin tim tė parė "Pėrshpirtja". Kur u bėra tetėmbėdhjetė vjeē, habitesha pse gazetat nuk m'i botonin krijimet qė u dėrgoja dhe befas ia mbatha nė Petėrburg. Atje nuk mė pritėn keq. I pari qė njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, mė rrodhėn djersėt ēurg, sepse pėr herė tė parė po shikoja njė poet tė gjallė. Gorodeckij mė njohu me Klujevin, qė sia kisha dėgjuar ndonjėherė emrin. Me Klujevin u bėmė miq tė ngushtė, miqėsi qė e vazhdojmė edhe sot, pavarėsisht se kemi gjashtė vjet pa u takuar. Tani ai jeton nė Viterg, mė shkruan se ha bukė me krunde e se ka mbetur pėr faqe tė zezė dhe se i lutet Zotit qė tė mos vdesė me turp. Viteve tė luftės dhe revolucionit, fati mė pėrplasi sa andej kėndej. I rashė Rusisė kryq e tėrthor nga Oqeani i Ngrirė i veriut, e deri nė detin e Zi dhe atė Kaspik, nga Perėndimi nė Kinė, Persi dhe Indi. Kohėn mė tė mirė tė jetės sime quaj vitin 1919. Atėherė kaluam njė dimėr me 5 gradė temperaturė brenda nė dhomė. S'kishim asnjė shkop dru. Nė PKR nuk hyra asnjėherė, sepse e quaj veten shumė mė tė majtė. Shkrimtari im mė i dashur ėshtė Gogoli. Kam botuar shtatė libra. Tani po punoj mbi diēka tė madhe, tė titulluar "Vendi i horrave". Nė Rusi, kur skishte letėr, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat nė muret e manastirit tė Pėrkushtimit, ose i recitonim ku tė mundnim nėpėr bulevard. Amatorėt mė tė mirė tė poezive tona ishin prostitutat dhe banditėt. Me ta ishim miq pėrherė. Komunistėt na urrejnė tmerrėsisht. U dėrgoj pėrulėsisht tė fala gjithė lexuesve dhe pakėz vėmendje pėrpara tabelės "Lutem mos qėlloni!"
__________________
Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne, dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne, dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne... |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
RREFIMI I HULIGANIT
Gjithkush tė kėndojė sdi, As gjithkujt i takon, si mollė, Ndėr kėmbė tė tjerėsh tė bjerė. Rrėfim mė tė madh se ky, Huligani ska bėrė asnjėherė. Shpupurisur kėshtu, dua vetė, Me kokėn, si llampė vajguri mbi sup, tė bredh: Vjeshtės sė shpirtrave tuaj, vjeshtė pa fletė, Dritė nė terr ti hedh. Mė pėlqen kur tė shara dėgjoj, Dhe kur gurėt mė vinė si breshėr, Vetėm ngre duart Dhe flakėn e flokėve mbroj. Sa mirė mė vjen natė ēast, kur tek mbrohem ashtu, Kujtohem se ka dhe njė pellg mes blerimesh mbi tokė, Se kam edhe unė njė mėmė e njė babė dikur, Qė pėr vjershat e mia vėrtet sēajnė kokė, Veē tė shtrenjtė mė kanė, si fushėn e si bereqetin, Si shiun, qė jetėn gjallon nė pranverė; Pėr ēdo tė bėrtitur ndaj meje, do suleshin rreptas Si cfurqe mbi ju, njėherėsh! Tė varfrit e mij katundarė! Tani u rrėgjuat e rroni Me frikėn e zotit dhe fundit tė zi tė kėnetės; Oh, po si nuk kuptoni Qė sot nė Rusi biri juaj Ēmohet mbi gjithė poetėt? Mbani mend? Ju pikonte nė zemėr, Kur zbathur dikur pllaquritej nėpėr baltovina, Kurse sot mban cilindėr Dhe kėpucė llustrina. Po huqet e hershme tė fshatit, Kur bridhte pa fre, si harron; Ēdo lope, nga ēengeli i dyqanit tė kasapit, Tė fala qė larg i dėrgon. Papo kur shesheve sheh karrocierė, Erė e plehut ndėr mend i bie, Dhe bishtin e ēdo kali gati ėshtė aherė Ta mbajė si bisht fustani nusėrie. E dua atdhenė, E dua fort atdhenė, Sidoqė ka njė ndryshk tė shelgtė brenge. Dhe derrat feēkėndotur mė pėlqejnė, Dhe zhurma e bretkosave ndėr pellgje. Sa mall kam pėr vitet fėminore, Pėr ato mbrėmje prilli, qė smė shqiten nga kujtimet: Gulaē sikur qėndronte panja jonė mes oborrit Dhe ngrohej nė zjarr tė perėndimit. Sa herė nėpėr degėt e saj jam kacavjerrur, Sa vezė sorrash kam vjedhur ndėr fole! A thua e ka blerimin e atėhershėm Dhe koren e lėmuar ende? Po ti, o qeni im, Besniku im i shkretė?! E di, je plakur mjaft e je verbuar Dhe angullin oborrit bishtpėrpjetė, Se dyer e haure ke harruar. Oh, e mbaj mend dhe sot e kėsaj dite, Si copne bukės kapnim ne sė toku Nga dorė e nėnės, e si e kollofitnim, Nė pjesė pa i hyrė shoku-shokut. Njėlloj edhe sot kam mbetur! Sytė mė lulojnė po njėlloj, Si lule kokoēelesh nėpėr thekėr; Tė shpreh atė ēka ndjej nė shpirt mė tepėr. Natėn e mirė! Tė gjithėve natėn e mirė! Kosorja e muzgut po tringėllin mes barit... Nuk di pse paskam sonte dėshirė Hėnėn tė shoh nga dritarja, Oh, sa dritėz e kaltėr! Nė kaq kaltėrsi, Stė vjen keq as tė zbresėsh nė varr. Dhe cinik ska pse dukem aspak, qė tani Te menderja llampėn po var. O Pegasi i mirė e i lodhur, Trokun tėnd aq tė butė a ia vlen kėtė ēast ta kėrkoj? Unė mjeshtėr i egėr kam ndodhur, Pėr minjtė lavde kėndoj. Ēpo mė zien radakja, furrė e trazirė. Verė flokėt ēaprazė kullojnė. Njė velėz e verdhė tė jem, kam dėshirė, Te ky vend, ku sot lundrojmė.
__________________
Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne, dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne, dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne... |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Puthmė, moj e dashur, puthmė
Puthmė, moj e dashur, puthmė, Gjer ne dhembje, gjer ne gjak. S'e duron dot ftohtėsirėn Zemr' e ndezur zjarr e flakė. S'eshte kupa e pėrmbysur, Mes gazmorėve, pėr ne. Ti nje gje kupto, moj mike: Veē nje herė jeton mbi dhe! Shih, nė mes tė erresirės, Hėnėn qė shkėlqim vėrshon; Sikur t'ish njė korb i verdhe, Pėrmbi tokė fluturon. Puthmė de! Se kalbėsia Kėngėn time ma kendoi; Ka te ngjarė, qielli sipėr Fundin tim parashikoi. Eh, moj forcė qė s'venitesh! Do tė vdes kjo s'ka dyshim! Vetem dua t'i puth mikes Buzėt gjer nė fundin tim! Qė pa turp edhe pa ndrojtje, Embėlsisht kur t'ėndėrroj, Tok me shushurima vishnjesh, "Jam e jotja,- te jehojė."
__________________
Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne, dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne, dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne... |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ndermend sjell...
Ndermend sjell e dashur gjithmone Shkelqimin e flokeve te tua. Erdh koha qe neve u ndame; E rende ka qene per mua. Kujtoj ate mbremje vjeshtore E zhurma gjethesh te thate, Le te ishin te shkurtera ditet, Se hena na ndrinte me gjate. Mbaj mend si me the ti nje mbremje: "Do shkojne te kaltertat vjete Dhe ti do t'me harrosh, i dashur Do shkosh kushedi me nje tjeter." Dhe sot dega e mbushur me lule Per ty ē'me kujtoı prap mua. Sa embel me lule mbulova Dikur kaēurrelat e tua. Dhe zemra ty pa te braktisur Nje tjeter duke dashuruar, Porsi nje rrefenje te dashur Gjıthmon' te kujton pa pushuar. (Perktheu I. Kadare)
__________________
Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne, dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne, dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne... |
||
|
|
|
|
|
#6 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 1,182
Rrespekti: 7
![]() ![]() ![]() |
Si ia shpie moj nėnokja ime?
Mirė jam dhe unė. - Tė pėrshėndes! Nė atė izbėn tėnde paē bekime Mbrėmjeve kur muzgu zė tė zbresė. Po mė thonė se fort je merakosur, Bėhesh vrere pėr fatin tim tė nxirė, Del e sheh tej rrugės sė pasosur, Mbledhur shuk me shallin cop' e grirė. Dhe kur bie mbrėmja rreth e qark, Njė vegim i shkretė tė shtika frikėn: Se nė njė mejhane diku larg Vjen njė horr edhe mė ngulka thikėn. S'ngjet asgjė, nėnoke! - Mbaje shpirtin: Ėshtė veē njė makth qė po tė shtar. Aq i lig nuk jam sa ē'dėrdėllisin Dhe s'do vdes me sy pa tė parė. Foshnjarak kam mbetur si dikur, Me njė ėndėrr qė gjithnjė mė grish. Jetandrallash mos mu shpiftė kurrė; Veē nė atė shtėpi tė jem sėrish! Do tė kthehem kur do gjethen degėt, Kur tė harlise kopshti nė blerim; Veē nga gjumi mos mė ngri kaq herėt, - Si tetė vjet mė parė nė agim. Mos e zgjo atė qė iu shpurritėn Ėndrrat e njė moshe patravajė. Ti s'e di sa jetėn ma sfilitėn Vuajtjet, qė s'gjej dot prehje nė asnjė skaj. As tė falem, - mė ti mos mė cit, Siē ma bėje shumė vjet mė parė. Vetėm ti ēdo dhimbje ma fashit, Vetėm ti je gazi im i rrallė! S'ka pse bėhesh njėsh ti me trishtimin, As tė tė hajė brenga e nxirė. S'ka pse del e rrugės humb vėshtrimin, Mbledhur shuk, me shallin cop' e grirė. Sergej ESENIN Shqipėruar nga Luan Rexhepi
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja! |
||
|
|
|