Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Letėrsia > Letėrsia botėrore


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 19-07-08, 17:29   #1
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim Ernest Hemingway

Ėshtė njė nga shkrimtarėt mė me zė amerikan dhe botėror tė shek. XX, si dhe pėrfaqėsues kryesor i brezit tė humbur. Ai e pėrjetoi thellė tragjedinė e dy luftrave botėrore, u gjend disa herė ballė pėr ballė me vdekjen dhe shkruajti njė letėrsi ku dhunės njerėzore i kundėrvihet dashuria dhe kotėsise sė zhgėnjimit tė jetės - pėrpjekja pėr tė qėndruar me ēdo ēmim e me ēdo kusht.

Jeta aktive e njė ylli letrar.

Ernest Hemingueji lindi mė 21 korrik 1899 ne Ouk - Park (Chikago). U rrit nė njė mjedis mbytės provincial dhe nėn autoritetin e njė nėne te rrepte qė donte da bėnte violincelist, dhe pse ai nuk kishte asnjė dėshirė pėr kėtė gjė.- Me tė atin pati marrėdhėnie tė mira dhe vetėvrasja e tij la gjurme tė pashėrueshme nė zemrėn e Heminguejit.

Gjatė fėmijėrisė shkonte shpesh nė njė shtėpi vere nė pyjet e Miciganit, ku e ndjente veten si heronjte e tij tė dashur Tom Sojeri dhe Hakelberi Fini, si dhe u dashurua pas gjuetisė dhe peshkimit.

Nė moshėn 18 vjeēare nuk pranon tė ndjekė studimet e larta, largohet nga qyteti dhe hyn gazetar nė "Kanzas Siti Star", njė nga tė pėrditshmet mė tė mira amerikane..
Universiteti i parė pėr Heminguejin u bė Lufta e Parė Botėrore. Shkoi vullnetar si sanitar nė Itali, ku u plagos rėndė.
Atje ai u njoh me jetėn e llogores, me tmerret e luftės por dhe me tipa burrėrror e vetėmohues, qė do tė mbushnin faqet e tregimeve dhe romaneve te tij te mėvonshėm.
Ne spital u dashurua me njė infermiere amerikane, qė u bė njė nga figurat mė tė dashura tė romanit "Lamtumire Armė", Ketrin Berklin.

Kthimi nė atdhe ishte i shkurtėr. Shkoi tė jetojė ne Paris dhe punonte si korespondent i gazetave amerikane.
Nė formimin e tij estetik u ndihmua nga mėsimet e teoricienit te modernizimit amerikan Gertruda Stern, tė poetit Ezra Paund dhe tė romancierit Fitxherald.

Atė qė mundi tė shkruante duke vrapuar sa andej kendej dhe duke bashkuar llojin e gazetarise me atė tė letėrsisė artistike, i mblodhi nė vėllimin e parė "Nė kohėn tonė" nė 1922. Mė vonė realizoi vėllimin e dytė, tė titulluar "Burra pa gra"
Me romanin e tij tė parė " Dhe dielli ngrihet po ashtu", u bė papritur mjaft i suksesshėm.
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-08, 17:36   #2
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

I njohur nė mbarė botėn Heminguej u bė me romanin "Lamtumire armė". Ėshtė njė histori dashurie qė pėrfundon tragjikisht, nė njė botė ku sundon ligji i luftės dhe njeriu vret njeriun.

Pas vdekjes sė tė atit, Hemingueji u shpėrngul nė Florida, iu perkushtua gjuetisė e jetės nė natyrė. Bėri udhėtime nė Afrikė, Evropė dhe Amerikė. Mbresat e kėtyre udhėtimeve ai i derdhi nė letėr. Shkroi "Kodrat e gjelbėrta tė Afrikės" dhe "Vdekje mbasdite"

Lufta civile ne Spanjė e tėrhoqi kėtė njeri liridashės e demokrat, qė e kishte kuptuar mėnxyren fashiste dhe kishte shkruar kundėr saj. Ndėr veprat qė shkroi gjatė kėsaj kohe pėrmenden drama "Kolona e pestė" dhe romani "Pėr kė bie kambana". Nė kėtė roman ai derdh hidhėrimet e disfatės nė luftė.
Konkluzionet e vrojtimeve dhe tė meditimeve nė luftė i gjejmė tė shprehura dhe nė romanin " Matanė lumit, nė hijen e drurėve".
Famėn e tij e rrit mė tej dhe novela "Plaku dhe deti", pėr tė cilėn nderohet e me ēmimin Nobel.

Fama e tij do tė rritej e mė tej pas njė incidenti ajror (1953) ku tė gjitha gazetat botuan nekrologjine e tij. Pas kėtij kulmi vjen pėr tė rėnia morale e fizike. Bie nė gjendje depresive.
Dhe "si pėr tė vazhduar traditėn familjare" vrau veten mė 2 korrik 1961
Ky njeri energjik, qė e jetoi jetėn nė kuptimin mė tė plotė tė saj dhe luajti sa deshi me vdekjen, nuk mundi ta duronte dot pasivitetin e tij.
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-07-08, 01:07   #3
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 9 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

UNĖ DHE HEMINGWAY


E dashurova menjėherė. Nuk kam reshtur kurrė sė dashuruari. E dashurova nė mėnyrė platonike. E them kėtė, sepse dashuria qė Ernest Hemingway dhe unė ndjenim pėr njėri-tjetrin ishte e jashtėzakonshme nė mėnyrėn se si ne e pėrjetonim: njė dashuri e pastėr, absolute. Njė ndjenjė e paprekur nga dyshimet, njė dashuri pėrtej horizontit, pėrtej vdekjes, edhe pse e di me siguri qė kjo nuk ekziston. Ndoshta prandaj edhe ndjenjat tona i rezistonin kohės, edhe atėherė kur nuk kishte mė fije shprese pėr asnjėrin. Nuk kishte dėshirė, as ndonjė gjė pėr tė dhėnė, kur Hemingway nuk ndjente tjetėr veēse njė dėshpėrim tė thellė, tė njėjtin qė ndjeja unė kur ai pėrshkonte mendimet e mia.
Nuk jetonim kurrė bashkė. Kjo ndoshta do tė kishte vėnė rregull nė shumė gjėra. E respektoja Maryn, gruan e tij, tė vetmen femėr pėr tė cilėn isha nė dijeni nga tė gjitha marrėdhėniet e tij me tė tjerat. Ashtu si edhe gruaja e tij, edhe unė isha xheloze pėr gratė e tij tė dikurshme. E kam ruajtur me kujdes ēdo letėr tė tij dhe nuk kam ndėrmend t'ia shes ndonjė muzeu apo ndonjė koleksionisti. E di qė nuk do tė mundja t'i merrja me vete nė lamtumirėn e kėsaj bote, por nuk kam pėr tė lejuar qė dikush tė guxojė t'i prekė letrat e tij. Mė pėrkasin vetėm mua. Ai i ka shkruar pėr mua dhe prej tyre askush nuk do tė fitojė asnjė qindarkė. Do tė bėj tė pamundurėn pėr tė mos e lejuar njė gjė tė tillė.

Vazhdimi, kuptimi, vendosmėria…

Ishte "Shkėmbi im i Gjibraltarit", e adhuronte kėtė emėr. Kanė kaluar vite, secili mė i dhimbshėm se ai qė lija pas. Thuhet se koha shėron ēdo plagė. Ėshtė njė proverb shumė optimist, por fatkeqėsisht tėrėsisht fals. Zbrazėtia qė Hamingway la mes nesh dhe nė tė gjithė botėn, nuk do tė mbushet kurrė. Ishte njė shkrimtar, por ishte edhe njė qėnie njerėzore, i cili vendosi tė na lėrė pa i llogaritur kurrė pasojat e ikjes sė tij. Por ishte zgjedhja e tij….
Nuk kam pėr ta kuptuar kurrė se pėrse mė donte "kaq shumė", siē thoshte ai. Ndoshta sepse dashuria jonė i rezistoi edhe luftės. E kam takuar shpesh tė atė periudhė, notonte nė krenari dhe kishte nė kokė mijėra projekte. Ndėrsa unė, e zbehtė dhe e sėmurė, pėrpiqesha tė fitoja energji pėr tė bėrė figurė tė mirė. Kishte shkruar njė poezi pėr luftėn dhe ma lexonte me zė tė lartė… "Merr kėtė lavire Vdekje, pėr grua…. ". "Vazhdon", mė thoshte kur e ndėrprisja. Mė thėrriste "karaut"-salsiēe, dhe kishte tė drejtė.
Ta quaja "baba", siē bėnin shumė nga miqtė e tij, mė dukej qesharake. E quaja "Thuamė", sepse ishte i vetmi term qė kisha arritur tė gjeja. "Thuamė, Thuamė". Isha njė fėmijė e pėrhumbur nė sytė e tij dhe nė tė mitė. Ishte vazhdimi, kuptimi, vendosmėria, mė i miri i kėshilluesve, ishte sunduesi i kishės sime personale. Si arrita t'i mbijetoja zhdukjes sė tij? Nuk di t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Ndonjė nga ju qė ka humbur babain ose vėllain, mė kuptojnė. Ti nuk arrin ta pranosh, derisa ajo dhimbje e tmerrshme fillon ta lėshojė zemrėn tėnde. Dhe pastaj fillon tė jetosh sikur tė mundje tė takoheshe me atė qė nuk ėshtė mė, nė ēdo orė tė ditės apo tė natės. Dhe vazhdon rrugėn tėnde, tashmė e bindur qė ai nuk do tė kthehet mė kurrė. Mėsohesh me vuajtjen.
Ai nuk mė mėsoi asgjė tė re, por u pėrball bashkė me miratimin tė tij me mendimet e mia mė tė fshehta, pėr t'i bėrė tė vėrteta e tė forta, duke u dhėnė pamjen e diēkaje tė re.
Mė mungon tmerrėsisht. Nėse do tė kishte njė jetė pas vdekjes, do tė mė fliste netėve tė mia tė gjata e pa gjumė. Por nuk ekziston jeta pas vdekjes: ai iku pėrgjithmonė, nuk ka dhimbje qė mund ta rikthejė dhe dėshira ime do tė mbetet pėrjetėsisht e pathemeltė. Me kohėn mėson tė "vazhdosh" t'i buzėqeshės lojės sė padrejtė, tė pranosh atė qė dikur nuk e duroje: njė lloj jete tė rraskapitur qė Hemingway, ashtu si unė, gjithmonė e ka urryer.
Njė jetė kaq e bukur, e shuar pėrgjithmonė pėr njė arsye kaq idiote.

Nė kufijtė e ēmendurisė

E nesėrmja e vdekjes sė tij mė gjeti nė kufijtė e ēmendurisė. Ishte njė mėnyrė pėr tė luftuar me dhimbjen time. Hemingway mė ishte betuar se nuk do tė mė braktiste kurrė. Po kush isha unė krahasuar me tė gjithė ata qė ai kishte lėnė pas krahėve: fėmijėt, gruan, tė gjithė ata qė kishin nevojė pėr tė? Isha rrota e fundit e qerres. Ai nuk mendonte pėr kėtė. Jetonte i lumtur, ashtu si tė gjithė ne, me mendimin qė ditėt e tij nuk do ishin tė numėruara.
Nuk marr pjesė kurrė nėpėr funerale. Kėshtu qė nuk shkova as nė atė tė Hemingwayt. "Ajo nuk ishte", - kishin shkruar gazetat. Por unė nuk shkoj mė nėpėr funerale qė pas atij tė nėnės sime. Ajo ditė mė mjaftoi. Nuk kam aspak dėshirė tė rijetoj njė ditė tė ngjashme. I dua njerėzit e gjallė, bėj tė pamundurėn pėr tė lehtėsuar dhimbjet dhe trishtimet e tyre, por nuk mė intereson t'i shoh tė zhduken nėn tokė. Nuk mund tė bėj asgjė kundėr asaj fuqie tė tmerrshme shkatėrruese qė transformon nė pluhur dhe fiton triumfalisht, duke marrė me vete gjurmėt e atyre qė kemi dashur.
Po, Hemingway e dinte ē'bėnte dhe unė nuk e kam paragjykuar kurrė veprimin e tij, edhe pse natyrisht idetė e mia mbi jetėn ishin shumė tė ndryshme. Jam njė grua qė nuk di ta zgjasė shumė dhe qė nuk do tė isha kurrė nė gjendje tė kisha njė inteligjencė aq rrėnjėsore sa tė tijėn. Nėse do tė kisha patur njė minimum tė aspiratave tė tij, do tė isha ndeshur me tė si njė luaneshė. Por ai ishtė shumė mė i fortė se tė gjithė ne dhe me siguri do tė kisha pėrfunduar pėrtokė.

Nė luftė me instiktin

Do tė doja t'ju flisja pėr takimin tim me Mary Welsh, gruaja e fundit e Hemingwayt. Mė kishin dėrguar nė Paris dhe gjatė ditėve tė qėndrimit tim banoja nė "Chatou". Kur mora vesh se ai ishte nė qytet, nė hotel "Ritz", shkova me xhip pėr ta takuar. Mė tha se mund tė bėja njė dush nė banjon e tij para se tė paraqitesha nė "raportim". Mė tha edhe se kishte njohur njė "Afėrditė", tė cilėn donte ta joshte me ēdo kusht. Mė tregoi edhe se ajo e kishte refuzuar dhe e kishte quajtur njė "dashnor tė keq", duke shtuar se vetėm unė mund ta nxirrja nga ajo gjendje e vėshtirė, duke folur me vajzėn.
Ėshtė e pamundur tė shpjegosh dėshirėn e njė burri pėr njė grua. Mary Welsh ishte njė grua e sjellshme, prej kohėsh e privuar nga eksperiencat skesuale dhe sentimentale, dhe rrjedhimisht shumė pak e dėshirueshme. Me siguri do t'i kishte dhėnė fund trishtueshėm ekzistencės sė saj, ashtu si tė gjitha femrat e kėtij lloji, nėse nuk do tė kishte takuar nė rrugėn e saj Hemingwayn. Mary Welsh nuk e dashuronte Hemingwayn, jam e sigurt pėr kėtė, por kjo korrespondente modeste lufte, qė askush nuk ia varte, nuk kishte asngjė pėr tė humbur.
Duke luftuar kundėr instiktit tim, vendosa ta pėrmbush misionin qė mė ishte besuar. E gjeta Mary Welsh dhe fillova t'i flisja. "Unė nuk e dėshiroj", mė tha nė mirėbesim. Fillova t'i flisja me tė gjitha ato qė disponoja pėr "ēėshtjen Hemingway", por ajo as qė donte t'ia dinte. Atėherė i kėshillova tė krahasonte jetėn qė bėnte tani me tė ardhmen qė e priste me tė dhe detyrimisht mė duhej t'i premtoja edhe "martesė". Pėrpjekjet e mia mė nė fund po jepnin rezultat. Rreth orės sė drekės filloi tė dorėzohej.
Nė hotel "Ritz" ora e drekės ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm.

Ėshtė kjo fazė e ditės, nė tė cilėn gratė ulen qetėsisht dhe bėjnė njė pėrmbledhje tė planeve tė tyre. Mary Welsh nuk bėnte pėrjashtim nga ky rregull dhe mė nė fund vendosi tė mė deklaronte se propozimi i interesonte. Tani mė duhej ta pėballja me Hemingwayn dhe nė darkė dridhesha nga koka tė kėmbėt, por arriti Mary Walsh dhe e pranoi propozimin e tij pėrpara tė vetmit dėshmitar, qė isha: unė.
Nuk kam parė kurrė njeri mė tė lumtur se Hemingway. Ai dinte tė ishte i lumtur. Dhe mė e rėndėsishmja, dinte ta tregonte. Rreze drite shpėrthenin nga trupi i tij gjigant, pėr tė ndiēuar dhe pėr t'ia bėrė sytė t'i shkėlqenin.
Ndoshta ndjeu se fėmijėt e tij, tashmė tė rritur, nuk kishin mė nevojė pėr tė, ndoshta thjesht i kishte xhepat plot, kush mund ta dijė! Kur trupi nuk tė pėrgjigjet mė si dikur, kur truri humbet goditje ditė e natė, ėshtė momenti pėr tė marrė (nėse ėshtė e mundur) kurajon me tė dyja duart dhe tė shuash kandilin. Askush deri mė sot nuk ka arritur tė shpjegojė motivet e vetėvrasjes sė Hemingwayt.
Do tė mė pėlqente ta quaja mė shumė njė veprim impulsiv sesa njė veprim tė vetėdijshėm. Tė ketė reaguar nė kėtė mėnyrė Hemingway nga njė gjendje somnambulizmi? Jam kapur me thonj pas kėsaj hipoteze. E megjithatė jam e bindur se ndėrgjegjja e tij nuk do t'i kishte sugjeruar shembullin e tė atit dhe vetėvrasja e tij nuk ka tė bėjė me peshėn e kujtimeve. Nė momentin e shkeljes sė kėmbėzės ėshtė shfaqur ashpėrsisht nė memorien e tij diēka shumė e largėt. . . por, po analizoj pak si shumė. Di qė ishte thellėsisht i palumtur.

Besnike pėr tė respektuar "gruan tjetėr"

Raportet qė kam pasur me disa meshkuj ndoshta janė tė vėshtira pėr t'u kuptuar. Unė nuk kam ndėrmend t'i shpjegoj. Nėse nuk kuptoni, keq pėr ju. Nėse ju intereson vetėm dashuria fizike, mbyllini menjėherė kėtė libėr, sepse ėshtė njė argument mbi tė cilin nuk kam ndėrmend tė zgjatem, dhe kjo pėr njė arsye fare tė thjeshtė: jam shumė injorante nė kėtė fushė.
Gjatė gjithė jetės sime dashuria fizike ka qenė pazgjidhshmėrisht e lidhur me dashurinė "kokė e kėmbė", dhe kjo ėshtė arsyeja qė nuk kam pasur kurrė eksperienca pa tė nesėrme. Dashuria ime me Hemingwayn nuk ishte njė aventurė. Nuk qėndruam kurrė bashkė pėr njė periudhė mjaftueshmėrisht tė gjatė nė tė njėjtin qytet: dhe nuk ka ndodhur kurrė asgjė. Ose ai ishte me njė vajzė tė bukur, ose kur ai ishte i disponueshėm unė isha e zėnė, dhe kur isha unė, nuk ishte mė ai. . .
Duke i urryer gjithmonė situatat e mjegullta, besnike qė nė fillim pėr tė respektuar "gruan tjetėr", kam takuar gjithandej meshkuj tė mrekullueshėm, si njė anije qė takon njė tjetėr nė natėn e errėt. Por mendoj se dashuria e tyre do tė zgjaste mė shumė nėse do tė kisha qenė njė anije e ankoruar nė portin e tyre.

Kam dashuruar, kam qeshur e qarė
Kam pasur gėzimet dhe disfatat e mia
Dhe ndėrsa lotėt ndalen
Gjithēka duket argėtuese

Marlene Dietrich
__________________
… Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
ernest, hemingway


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 17:33.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual