![]() |
|
|
#1 |
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ėshtė konsideruar si i fundmi i romantikėve dhe i pari i modernėve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndėr poetėt francezė. Lindi me 9 prill 1821 nė Paris. Nė vitet 1831-1836 Bodler vjen tė mėsojė nė Kolegjin local mbretėror. Njė emėrim i ri, ku Bodleri do tė frekuentojė liceun e famshėm Luis-le-Grand. Nė vitet 1839-1842: Sharli hyn pėr pak kohė nė Fakultetin e drejtėsisė, por ėshtė tėrėsisht i tėrhequr pas letėrsisė, sidomos pasi ėshtė njohur me artistė tė tillė si Balzak e Verval. Spikat fort dėshira pėr njė jetė tė ērregullt, dėshirė kjo qė e detyron familjen ta nisė pėr njė udhėtim tė gjatė turistik nė Indi. Bodleri, pasi qėndron pak kohė nė ishullin Maurice, e ndėrpret rrufeshėm udhėtimin dhe kthehet nė Bordo. Nė Francė hyn nė zotėrim tė trashėgimisė sė tė jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshėror, magjia turbulluese, janė tema tė shumė lirikave tė pjesės sė parė tė librit. Poezinė Les Bijoux qe po e botojme nė kėtė ēikėl tė pėrzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikėrisht Zhanės. Nė tė bėhet fjalė pė perlat e vėrteta tė saj.
Nga 1845 deri mė 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndėrkaq vazhdon tė bėje njė jetė tė shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar sė bashku me miqtė e tij artistė, rebelė si vetė ai, efektet e hashishit dhe pasioneve mė tė shfrenuara tė ndjenjave. Fillojnė tė shfaqen vargjet e para nė shtypin e pėrditshėm, sė bashku me studime e artikuj tė temave tė ndryshme. Nė vitin 1847 boton novelėn Fanfarlo qė pėrbėn njė lloj autoportreti ironik dhe pėrkthen poemėn e famshme Korbi tė shkrimtarit amerikan E.A Poe, me tė cilin ndjen njė afėrsi tė theksuar e pėr tė cilin do tė shkruajė ese mjaft tė bukura e analitike. Suksesi saj i madh do ti jepte njė shtysė akoma mė tė fortė pasionit tė tij pėr poezinė. Ndėrkaq, forcon njė lidhje dashurie me artisten me sy tė gjelbėr Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymėzimi nė pjesėn qėndrore tė Luleve tė sė keqes Nė vitin 1848 Bodleri ėshtė nė mes tė barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, qė do ti braktisė mė vonė pėrfundimisht pas grushtit tė shtetit tė L. Napoleonit mė 2 dhjetor 1851. Mė 1857 botimit tė parė tė paralajmėruar tė Luleve tė sė keqes gjykata i pėrgjigjet me njė gjobė prej 300 frangash, pėr krimin e pėrdhosjes sė moralit tė shoqėrisė, duke i hequr botimit gjashtė poezi. Nė kėtė kohė pėrėndon edhe ylli i artistes M. Sabatier tė frekuentuar prej 5 vjetėsh e fortėsisht tė idealizuar nga Bodleri, deri nė atė pikė sa shumė biografė besojnė se kjo mund tė ketė qenė shkaku i thyerjes sė raportit tė tyre. Dėshmi tė shkrimtarėve bashkėkohorė qė vizitonin tė njėjtin sallon me poetin, e pėrhskruajnė atė si njė grua me njė inteligjencė tė jashtėzakonshme e njė bukuri tė rrallė. Nga 1864 deri mė1865 gjashtė poema tė vogla nė prozė shfaqen nė Le Figaro nėn titullin Le spleen de Paris, ndjekur nga dy nė La Vieparisienne, tre nė LArtiste. Nė Belgjikė, ku shkon pėr tu kuruar, njė revistė i publikon poemėn nė prozė Qentė e mirė. Ndėrsa mė 1866 botohen 23 poezi tė reja nėn titullin Mbeturinat. Nė fund tė marsit Bodleri goditet nga njė paralizė qė i heq mundėsinė pėr tė folur. Dhe mė 1867 pas transportit nga Belgjika, nė njė shtėpi mjekimi nė Paris Bodleri nuk jep shpresa pėr pėrmirėsim dhe vdes mė 31 Gusht. |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
I huaji
- Kė do mė shumė ti, njeri enigmatik, mė thuaj ? babain, nėnėn, motrėn apo vėllanė ? - Nuk kam as baba, as nėnė, as motėr, as vėlla. - Miqtė ? - Ju po pėrdorni kėtu njė fjalė nuk ia di kuptimin deri mė sot. - Atdheun ? - Nuk e di ku gjendet ky. - Bukurinė ? - Do ta doja me dėshirė, hyjneshė dhe tė pėrjetshme. - Arin ? - E urrej siē ju urreni Zotin. - Eh ! po ēfarė do ti pra, i huaj i ēuditshėm ? - Dua retė retė qė kalojnė atje atje retė e mrekullueshme ! |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Asaj qe shkoi
Rreth meje rruga ulėrin edhe bucet. E gjat'e hollė, sterrė, kujė madhėshtore, Njė grua shkoj me njė fustan tė zi pėr dorė, Q'e kolovitte poshtė'e lart me salltanet. Si ėngjėll, si statuj'e gjallė vetėtin. Si i shastisur dhe i cakėrdisur unė, Nga syr'i saj si qjell qė mbrun furtunė Thėthinja mjaltė qė magjeps, dėfrim qė grin. Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur, Qė me vėshtrimin tėnt mė bėre flag'e furrė, S'tė shoh mė vallė veē nė jetėn e pasosur? Ah, gjetkė, tutje, tepėr vonė, nofta kurrė, Se unė s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di, Tė desha, moj, e dinje, vetė moj, dhe ti. Perkthyer nga Fan Noli. |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 637
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ji i dehur
Duhet tė jesh gjithmonė i dehur. Kaq ėshtė e tėra; ėshtė e vetmja mėnyrė. Pėr tė mos ndjerė barrėn e kohės qė thyen kurrizin tėnd dhe qė tė pėrkul ty ndaj tokės, duhet tė jesh vazhdimisht i dehur. Por nė ēfarė? Verė, poezi, apo virtyt, si te dėshirosh. Por ji i dehur. Dhe nė qoftė se nganjėherė, mbi shkallėt e njė pallati apo mbi barin e gjelbėr tė njė hendeku, nė vetminė vajtore tė dhomės tėnde, zgjohesh sėrisht, e dehura tashmė duke u zhdukur apo e ikur, atėherė pyet erėn, dallgėn, yllin, zogun, orėn, gjithēka qė ėshtė duke fluturuar, gjithēka qė ėshtė duke qarė, gjithēka qė ėshtė duke u rrokullisur, gjithēka qė ėshtė duke kėnduar, gjithēka qė ėshtė duke folur... pyet sa ėshtė ora dhe erė, dallgė, yll, zog, orė do tė te pėrgjigjen: "Ėshtė ora qė tė jesh i dehur! Pėr tė mos qenė martiri, skllav i kohės, ji i dehur, ji vazhdimisht i dehur! Nė verė, nė poezi ose nė virtyt si tė dėshirosh..." |
||
|
|
|