Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat Ekzakte > Gjeologji & Gjeografi


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 29-07-08, 22:47   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 644
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Ndarja E Botes Toke - Uje

Ndarja e botes ne njesi te medha kontinentale

Qe ne veshtrimin e pare te hartes se botes, dallohen menjehere (bazuar te ngjyra) oqeanet dhe kontinentet, siperfaqja e te cilave nuk eshte e njejte. Raporti i oqeaneve me kontinentet ne pjesen siperfaqesore eshte 2,3:1 qe do te thote se siperfaqja e oqeaneve eshte 2,3 here madhe se ajo e kontinenteve. Ky raport ka ndryshuar gjate historise gjeologjike te planetit tone. Rreth 250 milione vjet me pare pjesen me te madhe e zinte korja kontinentale; formimi i oqeaneve te sotem ka filluar vetem pas kesaj periudhe.
Ne epokat e hershme gjeologjike vendosja e kontinenteve dhe deteve ishte shume me e ndryshme nga e sotmja. Ne veri te ekuatorit ekzistonte kontinenti i Laurazise dhe ne jug te tij Gondvana, te cila u bene baza e kontinenteve te sotem. Ne hemisferen e veriut u krijuan Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, kurse ne hemisferen e jugut Antarktida, Australia, Afrika dhe Amerika e Jugut.
Shperndarja e kontinenteve sipas hemisferave ndryshon:ne hemisferen veriore kontinentet zene 39% te saj, kurse ne hemisfa jugore, vetem 18%.
Te gjitha kontinentet (pervec Antarktides) grupohen dy e nga dy. kontinenti i Amerikes Veriore me Ameriken Jugore, kontines Evropes me ate te Afrikes, dhe kontinenti i Azise me ate te Australise.
Si rregull, kontinentet veriore ndahen nga kontinentet jugore nga nje zone mjaft e copetuar e kores tokesore, me dete, ishuj dhe gadishuj te shumte.
Keshtu, kontineti i Amerikes se Veriut ndahet nga kontinenti Amerikes se Jugut, me detin e Karaibeve, ku gjendet grupi i ishujve Antile, gadishujt e Meksikes, gadishulli i Florides etj.
Kontinenti i Evropes ndahet nga kontinenti i Afrikes nepermjet detit Mesdhe, ku gjenden ishujt e Sicilise, Qipros, Kretes etj., si dhe gadishujt e Ballkanit, Apenineve dhe Iberik.
Kontinenti i Azise ndahet nga kontinenti i Australise me dete (deti i Kines Jugore, i Timorit, Celebes etj.), gadishuj e ishuj te shumte si: gadishulli i Indokines, Industanit, ishujt e Indonezise, Sri Lankaetj.
Te gjitha kontinentet kane formen e trekendeshave me baze te kthyer nga veriu. Ketu mund te perfshihet edhe kontinenti i Antarktides i cili ka formen e "dardhes".

Ndarja e Oqeanit Boteror ne njesi te medha ujore
Oqeani boteror ze rreth 71% te siperfaqes se rruzullit tokesor dhe ka nje thellesi mesatare prej 3,5 km. Megjithese ujerat e Oqeanit Boteror lidhen me njera-tjetren, ne te dallohen mjaft qarte pellgjet e medha oqeanike, te cilat jane: oqeani Paqesor, oqeani Atlantik, Oqeani Indian dhe Oqeani i Ngrire i Veriut. Nevoja per zbulimin e tokave te reja, per tregti dhe per shfrytezimin e pasurive te tyre natyrore ka cuar ne organizimin e lundrimeve te gjata e te veshtira. Keto lundrime jane shoqeruar me studime te shumta, aq sa sot mund te themi se nuk ka mbetur pjese skajore e oqeaneve (dete, gjire e ngushtica), sado te largeta qofshin, pa u njohur e shfrytezuar nga njeriu.
Krejt ndryshe paraqitet studimi dhe niveli i njohjes se pjeseve te padukshme te oqeaneve. Thellesite e medha, humnerat e erreta, relievi i fundit te oqeanit etj., ende paraqesin veshtiresi.
Sot perdoren gjeresisht metodat moderne te studimit, nepermjet te cilave eshte krijuar nje tablo e qarte mbi relievin e fundit te oqeaneve dhe proceseve qe ndodhin ne te. Relievi i fundit te oqeaneve eshte formuar nga po ato procese te brendshme qe eshte formuar edhe relievi i kontinenteve, por me disa dukuri te vecanta me te dallueshme. Ndryshe nga kontinentet, ne shtratin oqeanik nuk kane ndodhur ato procese te jashtme, karakteristike ne modelimin e relievit kontinental, si: veprimi i ujerave rrjedhese, akullnajave, i eres etj.
Ndarja midis mjedisit kontinental dhe ujor
Kufijte natyrore midis kontinenteve dhe oqeaneve jane te dukshem. Ne lindje te dy Amerikave dhe ne perendim te kontinenteve te Evropes dhe Afrikes shtrihet oqeani Atlantik. Ai ndahet nga oqeani Paqesor me nje vije imagjinare qe bashkon kepin Horn (skaji jugor i Amerikes se Jugut) me gadishullin e Palmerit ne Antarktide. Nga Oqeani Indian, Atlantiku ndahet nga vija meridionale (veri-jug) qe bashkon Kepin e Shpreses se Mire me Antarktiden.
Oqeani Indian shtrihet midis Afrikes Lindore, Azise Jugore e Australise, kryesisht ne hemisferen jugore. Ne juglindje ai ndahet nga oqeani Paqesor nepermjet meridianit lindor 147°.

Ne lindje te Azise dhe Australise dhe ne perendim te dy Amerikave, nga ngushtica e Beringut ne veri e deri afer paralelit 80° ne jug (Antarktide) shtrihet oqeani Paqesor, qe ze me teper se 1/4 e siperfaqes se rruzullit tokesor.
Oqeani i Ngrire i Veriut shpesh merret si pjese perberese e oqeanit Atlantik. Megjithate, ne tekstet mesimore dhe literaturen gjeografike, ai studiohet me vete. Ujerat etij te akullta mbulojne jo vetem Polin e Veriut dhe pjesen me te madhe te siperfaqeve ujore brenda paralelit 80°, por ato lagin gjithe brigjet veriore te tri kontinenteve (Evropes, Azise e Amerikes se Veriut.
Toka dhe deti bien ne kontakt me njeri-tjetrin sipas nje vije jo te
rregullt. Zonat anesore te oqeaneve shpeshhere futen ne pjeset periferike
te kontinenteve, ne hapesira pak a shume te kufizuara, duke formuar
ato qe quhen dete. Pjeset e ngjashme te deteve qe hyjne ne kontinent
formojne gjiret. Me gjithe ndryshimet e rendesishme te inadhesive te
siperfaqes dhe thellesive maksimale, oqeanet kane thellesi mesatare te
perafert me diferenca te vogla. Kjo deshmon per origjinen e perbashket
te formimit te tyre.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-08, 22:52   #2
Anėtar i Respektuar
 
Avatari i Gjarperesha
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 2,347
Rrespekti: 10 Gjarperesha is a jewel in the roughGjarperesha is a jewel in the roughGjarperesha is a jewel in the roughGjarperesha is a jewel in the rough
Gabim

ashtu eshte kur e shikon per here te pare ne sy ngjyrat te bien
__________________
Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe
flet
Gjarperesha nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:39.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual