Nga Entela Kasi

Z. Hans – Joachim Lanksch bėri njė pyetje – A ėshtė vėshtirė tė jesh shkrimtare, femėr, nė Shqipėri dhe Kosovė?


Burrat e arenės sė katundit tonė i hanė gratė. Kur nuk munden i shndėrrojnė nė ngrėnėse. Nė kėtė rast nuk e kam fjalėn pėr burrat e fshatit tim, as pėr tim atė, as pėr tim vėlla e as pėr burrin tim. E kam fjalėn pėr eunukėt e sulltanatit, pėr ata qė vdesin tė jenė shėrbėtorė tė ndonjė komandanti apo pashai. Janė interesantė pasi kanė njė disiplinė ushtarake, e si tė tillė kanė grada. Gėzohen tė jenė mercenarė. Kjo u jep kėnaqėsi.
Kanė gjuhė tė egėr, tė helmėt, tė pisėt. Kur u ikėn truri tė fyejnė nga nėna, nga ati, nga fėmijėt, madje tė tregojnė ndonjė organ biologjik se ku duhet tė fusėsh edhe pasardhėsit, madje krejt fshatin apo qytetin tėnd tė origjinės. Kjo sepse janė tė ēuditshėm dhe fantastikė njėkohėsisht!
Pastaj tė rrėfejnė histori me kurtizane, tė mbajnė leksione pėr rolin e femrave nė historinė e qytetėrimit antik. Kėtė e kanė prej studimeve tė shumta. Ndonjėri prej tyre, mė i miri i mundshėm, fjalėn ‘zonjė’ e zėvendėson me ‘zonjėz’. Akt ‘kalorėsiak’ prej zotėrie!
Burra letrash kėta, me thinja nė kokė! U ka shkuar mendja se janė mullinj ere qė mund tė prodhojnė energji dhe dritė!
Kujtesa e tyre mbart gjėma. Ėshtė e errėt. Kėtu nė Shqipėri, nė diktaturė vranė gruan e bukur, shkencėtaren Sabiha Kasimati. E syrgjynosėn nė burg e internim Musine Kokalarin. PEN nė Gjermani organizoi njė mbrėmje poetike nė nderim tė saj, nė Berlin. Shkrimtarėt nga bota lexuan poezinė ‘ Kėpucėt’…
Diktatura pati shėrbėtorė z. Lanksch! Piramidat bazamentin nuk e kanė nė qiell, por nė tokė. Shtresat e saj, pra shtresat shoqėrore nėn kulm, sidomos ajo e midisit, duartrokiste fort dikur. Ajo shoqėri intelektuale jo vetėm heshti por u pėrlye me lozhat e krimit.
E ē’ėshtė mė fantastikja na shfaqen si prijės tė lirisė, tė humanizmit nga hollet e politikės. Na mbajnė leksione pėr lirinė, pėr vlerat e saj, ndėrsa ėndėrrojnė tė jenė murgjėr tė letėrsisė, kur kanė anatemuar si armik dikur, edhe At Gjergj Fishtėn.
Nuk di ē’tė them tjetėr pėr tė keqen e madhe qė u pėrhap si ‘vezėt e gjarprit’ nė kėtė vend, Shqipėri.
Pėr mua personalisht ėshtė tepėr e thjeshtė! Nuk ka nevojė tė mbyllem nė kullė pėr tė thėrritur muzat, e as pėr tu ngjitur nė ndonjė qiellgėrvishtės pėr tė parė nga lart. Personazhet i kam sall para syve.
Im atė falė Zotit, ėshtė njė zotėri i vėrtetė. Ka njė shtėpi tė bukur nė kodrėn qė tė drejton kah mali i Moravės, nė luginėn e lumit Devoll. Nėna ime, e cila ka njė kujtesė plot libra e ngjarje tė para-ardhėsve tė saj ėshtė gruaja mė e bukur qė kam njohur nė jetėn time. A e dini pse? Sepse nuk ėshtė kukull!
E rritur me gra tė bukura, gra tipike tė Mesdheut, me gra tė forta qė koha nuk mundi ti zhbėnte e as ti deformonte, mėsova dhe unė shumėēka….por ja qė mė ndodh qė kėta eunukėt e letrave tė mykura shpėlarė-trush tė vendit tim, tė mi fyejnė kėto gratė e bukura tė shtėpisė time, e tė ma thonė ashtu siē ta thonė nga duhma e urrejtjes se duhet tė shkoj e tė futem nė barkun e tyre!
Kėta z. Lanksch nuk janė politikanėt, por tė sėmurėt psikikė tė ēmendinės sė arenės sė burrave tė vendit tim. Me thinja nė kokė janė kėta, shkrues letrash, qė pėr pak famė i pėrulen nė gjunjė sulltanit!
Do tė doja t’ju pėrgjigjem mė gjatė, por mė duhet tė udhėtoj drejt shtėpisė sė prindėrve, tė takohem mė nėnėn dhe atin, pasi gjithmonė para se tė marr avionin pėr tė shkuar nė qytetet e botės pėr tė lexuar poezitė e mia apo pėr ndonjė aktivitet letėrsie, bėj tė njėjtėn gjė. Ndaloj atje pėr tė folur ma ata tė dy qė mė krijuan njeri…

Pėr fat asnjėri prej prindėrve tė mi nuk ka facebook, si ata moshatarėt e tyre, e kėta tė fundit, studiues me thinja nė kokė, kur kthehem nė Shqipėri, sapo avioni ulet nė aeroportin Nėna Terezė, lėshohen me gjuhė tė helmėt nė inbox, email, telefon, me fjalėt mė tė ndyra tė gjuhės shqipe, duke mė treguar se si duhet tė futem andej nga kam dalė nė barkun e nėnės dhe ashtin a atit tim….

Ndryshimet e klimės u kanė dėmtuar arsyen.

Stinė e keqe. Mot i vranėt!

Dritare net