Mimoza Ahmeti, kandidate pėr ēmimin “Kadare”



Mimoza Ahmeti njė emėr i njohur i poezisė shqipe, ėshtė njė ndėr 6 kandidatėt e mundshėm pėr ēmimin e madh Kadare, qė pritet tė shpallet nė fund tė kėtij muaji.

“Tutori”, quhet romani nė dorėshkrim, qė Ahmeti ia ka besuar jurisė sė kėtij eventi, e cila e ka pėrzgjedhur ndėr mė tė mirat e kėtij edicioni. Nuk ėshtė hera e parė qė Ahmeti shfaqet nė gjininė e prozės.

Ndėr emrat e tjerė qė juria e kėtij edicioni ka pėrzgjedhur nė 6 kandidatėt e mundshėm janė shkrimtari Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”, Virion Graēi me “800 hapa larg Veneres”, Arben Kastrati me “I dashuri unė” dhe dy autorė tė rinj pėr lexuesin si Ardian Haxhaj me “Vegim” dhe Brajan Sukaj me “Viti i Elefantit”.

Kandidatėt pėr kėtė ēmim do tė vlerėsohen nga njė juri, nė pėrbėrje tė sė cilės janė emra si Ylljet Aliēka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baēi dhe Bashkim Shehu i cili ėshtė dhe kryetari i jurisė. Ledia Dushi, koordinatore e ēmimit Kadare, duke folur mbi punėn e jurisė dhe prurjet e kėtij viti nė konkurrim tha se “nė fazėn e parė u pėrzgjodhen 36 vepra nga tė cilat 7 vepra ishin nga autore femra. Pas votimit tė fshehtė tė jurisė u selektuan 6 autorė, disa prej tyre tė njohur tashmė dhe autorė tė rinj nė letėrsinė shqipe”.

Ēmimi i madh do tė shpallet gjatė ditėve letrare tė Razmės, qė mbahen mė 26-27 -28 maj.Kėtij evenimenti kėtė vit i bashkangjitet edhe konferenca shkencore pėr letėrsinė, me temė “Kujtesa dhe letėrsia”, organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrėdhėnieve pėr Publikun nė UET.

Fituesi i ēmimit “Kadare 2017” pėr letėrsinė shqipe do tė shpallet gjatė Ditėve tė Razmės nė fund tė Majit. Ky ēmim prej 10 mijė euro akordohet nga Instituti Europian Pashko me mbėshtetjen e Universitetit Europian tė Tiranės.

Ky ėshtė edicioni i tretė i kėtij ēmimi letrar i cili tashmė po kthehet nė njė traditė tė mirė. Nė dy edicionet e para fitues janė shpallur autorėt Rudolf Marku dhe Shkėlqim Ēela.



g.shqip