Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123
Duke shikuar rezultatet 61 ne 81 nga 81

Teme: Ismail Kadare

  1. #1
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    877
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    75

    Ismail Kadare

    Jeta dhe veprat

    Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Fiogjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
    Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
    Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

  2. #61
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    Mars

    Ajri ngrohet pak nga pak
    Po mbasditeve ben fresk
    Merrijne zogjte befas
    Si me teleks.

    Ne lajmet e botes
    Ka shqetesim jo pak
    Mbi catine e shekullit
    Nje ylber rri ndrkaq.

    Si mengjes i bruzte
    Pa ankthin qe ju prish
    Vjen fundi i mijevjecarit
    Pa apokalips.

    ################################

    Bjeshket E Nemura Ne Dimerr

    As Zog, As Vetetime
    Gjekund Syri S’has
    Ngrire Gjithcka-enderr
    Veshur Ne Guack

    Si Ne Hotelet E Shtrnjta
    Ku Shtegetari Shyn
    Shiu Dot Si Afrohet
    Luksit Alpin

    Shkembinj Si Tempuj
    Nen Re, Mbi Re
    Nje Varreze Bubullimash
    Kujdes, Nen Kembe Ke
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  3. #62
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    Njė Vajzė


    Duke tė puthur, pa tė dashur
    Nė shpirt ai ty tė plagoi
    Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
    si vrasės tinėz shkoi


    Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
    Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
    Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
    nė park, tė dielave ata.


    Dhe ti e vetme mbete, bosh
    mbenė sytė e ty nė net bilbilash
    Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
    Njė katastrofė automobilash.


    Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
    Ata me sy tė ndjekin pas
    Pataj me bėrryl i bien shokut
    "E sheh filanen? E ka pas..."


    Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
    T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
    Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
    "Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


    Tė dyja t'ulura pranė radios
    Do ndizni heshtur njė cigare
    tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
    njė ēast dremitja do tė t'marrė


    Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
    M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
    Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
    Nga kembėt s'do tė tė venė re.


    Atje ku t'ecėsh midis turmash
    Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
    Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
    "E sheh filanen? Ishim miq..."

    #######################################

    Edhe kur kujtesa

    Edhe kur kujtesa ime e lodhur
    Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
    Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
    Une ty s'do tė harroj.
    Do tė kujtoj
    Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
    Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
    Si njė dėborė e pashkundshme.
    Ndarja erdhi
    Po iki larg teje...
    Asgjė e jashtėzakonshme,
    Veē ndonjė nate
    Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
    Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė..

    ########################################

    U ZUNĖ RRUGĖT


    U zunė rrugėt me dėborė
    Afėr teje s“mund tė vi.
    Rri dritareve me orė,
    Nė mendime futur rri.

    Era zė tė ulėrijė;
    Gjithnė rrugėt mbenė shkret...
    Bora s“ka ndėrmend tė shkrijė.
    Ti siē duket nuk mė pret.
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  4. #63
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    Monologu i te vetmuarit

    Tani une ngjitem lart dhe s’kam asnje gezim.
    Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi.
    E dija kete, por padurimi i vdekur
    Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.

    Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg
    Me japin nje gezim po aq te vdekur.
    Me duket ende dimer ndonese esht prill.
    Kam ftohte.
    Kam ftohte.

    ##############################

    Kercenimi

    Shtat’qind vjet kam per ti djegur kullat,
    Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.
    Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
    Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

    Erdh’pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
    Sa ngadale ne epos mllefi del…
    Shtat’qind vjet kam per ti djegur kullat,
    Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.

    #####################################

    Ti qave

    Ti qave dhe me the me zė te ulet
    Se une te trajtoja si prostitute.
    Athere loteve te tu s’ua vura veshin
    Te desha, pa ditur se te desha.

    Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
    Athere kuptova c’kisha humbur,
    C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Me rrezellinte si smerald merzitja,
    Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
    Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
    Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.

    Se ish i tille ky koleksion bizhush
    Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
    Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
    Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  5. #64
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    ..Dhe hoqa dore prej saj, duke menduar se fjalet me te zakonshme,
    ato qe shqiptohen miliona here ne dite nga banoret e ketij planeti, jane disa here edhe me te veshtirat
    per t'u kuptuar...

    I. Kadare
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆
    Likes Didi, Sweetie liked this post

  6. #65
    Anėtar i Respektuar Avatari i Sweetie
    Antarėsuar nė
    Mar 2013
    Postime
    1,721
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    3769

    Titulli: Ismail Kadare

    Nė pafshi ndonjė ditė tė bėhem copėra,
    nga marazi, siē thonė, tė plas, t'ia bėjė "krak"
    jo kujtimet e Trojes, as gjarpėrinjtė monstra,
    por indiferenca juaj
    do tė bėhet shkak.
    ♡ ♡ ♡
    IF YOU WANT TO BE HAPPY, BE.

  7. #66
    Sunshine Avatari i Sunrise
    Antarėsuar nė
    Jan 2013
    Vendodhja
    London
    Postime
    421
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    969

    Titulli: Ismail Kadare

    “I couldn't get to sleep. The book lay nearby. A thin object on the divan. So strange. Between two cardboard covers were noises, doors, howls, horses, people. All side by side, pressed tightly against one another. Boiled down to little black marks. Hair, eyes, voices, nails, legs, knocks on doors, walls, blood, beards, the sound of horseshoes, shouts. All docile, blindly obedient to the little black marks. The letters run in mad haste, now here, now there. The a's, f's, y's, k's all run. They gather together to create a horse or a hailstorm. They run again. Now they create a dagger, a night, a murder. Then streets, slamming doors, silence. Running and running. Never stopping.”
    ― Ismail Kadaré,
    “I've been on a calendar, but never on time.”

  8. #67
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    “Aksidenti” i Kadaresė, dashuria e shėnjuar nga misteri

    Libri i fundit i botuar nė Poloni i Kadaresė nis nė mėnyrė krejt tė pazakontė pėr kėtė autor, me njė sensacion kriminal. Ngjarja qė pėrmendet nė fjalinė e parė, duket nė pamje tė parė krejt e rėndomtė – nė Austri, njė taksi del papritur nga autostrada dhe bie nė greminė. Dy pasagjerėt e saj humbin jetėn, ndėrsa shoferi i plagosur rėndė pėrfundon nė spital. Aksident. Njė aksident atipik, por sėrish aksident. Edhe pse shkaqet e tij policia vendėse nuk ėshtė nė gjendje t’i shpjegojė. Pra, a kemi tė bėjmė vėrtet me njė aksident? Dy tė vrarėt nė kėtė aksident janė dy shtetas shqiptarė: Besfort Y., punonjės i Kėshillit tė Europės dhe njė njeri i ngatėrruar nė ēėshtjet e luftėrave nė Ballkan, si dhe bashkudhėtarja e tij, Rovena, stazhiere nė Institutin e Arkeologjisė nė Vjenė dhe e dashura e tij prej vitesh. Meqenėse Besforti kishte lidhje tė ngushtė me hetimet qė po zhvilloheshin nė Hagė lidhur me krimet e luftės, si shėrbimi sekret shqiptar, ashtu edhe ai serb, po kryejnė hetime tė pavarura mbi vdekjen e tij. Por kėtė ēėshtje ėshtė duke e ndjekur gjithashtu njė hetues misterioz dhe i paemėr. Dhe vetėm falė tij ne arrijmė tė njohim se ēfarė kishte ndodhur me kėtė ēift gjatė dyzet javėve tė fundit. Ky fillim pak si sensacional dhe policesk ėshtė nė fakt vetėm njė koperturė, sepse mė pas njihemi me historinė e dashurisė ndėrmjet Besfortit dhe Rovenės, tė risjellė nė kujtesė pikėrisht prej kėtij hetuesi misterioz. Sigurisht, ky libėr nuk trajton aspak njė histori dashurie klasike, nga ato sėmbueset, por rrėfen historinė e njė lidhjeje tejet tė ngatėrruar dhe tė pleksur, pėr mė tepėr tė shėnjuar nga misteri, i cili asnjėherė nuk do tė ndriēohet deri nė fund.
    Marrėdhėnia ndėrmjet kėtyre dy karaktereve ėshtė e mbushur me pėrleshje emocionale, fiksime, si dhe nga njė lloj perversioni, i cili duket sikur i shijon mė tepėr atij. Besforti ėshtė hera-herės dashnor mizor dhe i poshtėr, i cili duket sikur eksitohet nga njė damar i brendshėm vetėshkatėrrimi. Rovena, ndėrkohė, ėshtė vajza e humbur nė histerinė e saj, e cila nė kėtė lidhje ėshtė viktima, edhe pse ndonjėherė hyn nė rolin e tė dashurit tė saj, duke qenė e aftė tė jetė po aq mizore nė lėndimin e tjetrit.
    Ky ėshtė njė ēift qė gjendet nė njė lidhje tė fortė emotive, tė tejmbushur me ndjenja e qė kėrkon me ngulm pėrherė mė shumė njė formė tė re tė dashurisė. Dhe hapi i parė drejt saj ėshtė vdekja.
    “Kėshtu i kishte thėnė kohė mė parė: ishin dy gjėra nė botė qė u vihej nė dyshim qenia: dashuria dhe Zoti. Tė tretėn, vdekjen, njeriu, siē dihej, nuk mund ta shihte veē te tė tjerėt.”
    Pėrveē kėsaj dashurie tė ēmendur, e cila shfaqet nė rolin kryesor, Kadare trajton tek “Aksidenti” edhe disa ēėshtje tė tjera. Njėra prej tyre ėshtė pikėrisht vdekja. Ky ėshtė njė libėr ku ndėrthuren mjaft motive tematike. Kėto motive trajtohen me po aq fiksim sa dashuria. Nė libėr njė vend i veēantė i ėshtė lėnė
    temės sė ****ualitetit, e cila ėshtė kėtu po aq e komplikuar dhe e vėshtirė sa ndjenjat qė lidhin dhe ndajnė dashnorėt. Dhe, ē’ėshtė mė e rėndėsishme: kjo temė nuk shtjellohet vetėm nė njė marrėdhėnie burrė-grua, por edhe nė njė marrėdhėnie lesbikesh, pasi Rovena po ashtu ka njė dashnore.
    Ky ėshtė gjithashtu njė roman politik, edhe pse nė shkallė mė tė vogėl. Ai ėshtė i ngulitur fort nė ditėt tona (ēka nuk ka ndodhur nė librat e tjerė tė shkrimtarit shqiptar, tė botuara nė Poloni), duke iu referuar Gjykatės sė Hagės, Kėshillit tė Europės, jehonės ende kumbuese tė komunizmit, apo bombardimeve nė Ballkan.
    “Kudo nė botė, zhaurima e ngjarjeve qė ndodhnin nė sipėrfaqe ishte nė kundėrti tė plotė me heshtjen e thellėsisė, por askund ajo kundėrti nuk ishte aq e madhe sa nė Gadishullin Ballkanik.”
    Por, ky libėr ėshtė gjithashtu njė skicė e dhėnė mjeshtėrisht pėr situatėn specifike tė vetė Shqipėrisė, e cila, edhe pse mė nė fund ėshtė e lirė, nuk ėshtė ende e bindur pėr vendin e saj nė Europė, e cila proteston dhe nga e cila nuk mund tė ēlirohesh dot.
    “Sa mė fort qė e shaje, aq mė keq tė lidhte. Ėshtė si dashuria e lavires.” Kjo prozė ėshtė nga njėra anė e ftohtė si ēeliku dhe jashtėzakonisht analitike, e nga ana tjetėr e errėt dhe plot e pėrplot fakte tė paqarta e tė pasigurta. Nė fund, ajo tė godet me tone metafizike, fetare, e sidomos mitologjike. Autori kujton mitin e Orfeut dhe Euridikės, tė cilin ia kundėrvė dashurisė sė
    Besfortit dhe Rovenės. Pa na thėnė kurrė asgjė deri nė fund, por duke na lėnė lirinė e interpretimit. E donte, apo nuk e donte? E humbi, apo nuk e humbi? A ishte aksidenti njė atentat, njė vetėvrasje, apo njė vrasje? Mundet qė pėrgjigjet tė jenė fshehur te pasqyra e taksisė, prej sė cilės taksisti kishte parė pėr herė tė fundit ēiftin, para se kėta tė pėrfundonin nė humnerė, dhe tė cilat hetuesi anonim qė ishte pėrpjekur tė zgjidhte enigmėn, i kishte marrė me vete nė varr.
    Ky libėr nuk hyn te librat e thjeshtė pėr t’u lexuar, e madje nuk hyn as te veprat mė tė arrira tė shkrimtarit shqiptar. A do tė thotė kjo qė libri nuk ia vlen tė lexohet? Jo. Ky libėr ėshtė njė punė solide, njė letėrsi intriguese me njė narracion elegant dhe me thellėsi interpretimi. Edhe pse vende-vende duket sikur libri e tepron me intrigėn, ai jep gjithashtu njė kėnaqėsi tė pėrkorė, qė provohet rėndom, kur lexon letėrsi ambicioze.
    Nė fund fare, njė respekt tė madh pėr punėn e zonjės Dorota Horodyska, pėr pėrkthimin e shkėlqyer tė radhės nga gjuha shqipe, si dhe pėr pėrafrimin kėmbėngulės tė veprave tė Ismail Kadaresė, kėtij shkrimtari shqiptar tė jashtėzakonshėm. Ai dikur do ta fitojė Nobelin. Keni pėr tė parė…

    Mikolaj Marszycki /perktheu Edlira Lloha
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  9. #68
    Anėtar i Respektuar Avatari i Sweetie
    Antarėsuar nė
    Mar 2013
    Postime
    1,721
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    3769

    Titulli: Ismail Kadare

    Malli i Shqiperise

    Me ka marre malli per Shqiperine tone.
    Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
    Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
    Dridhej kalteronte, bente spirale,
    Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
    Mua bashkatdhetarit.

    Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
    Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
    Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
    Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
    Inatin akoma do ma mbajne,
    Koken do ma tundin,
    Por une s'do ta marr per keq,
    Se malli me ka marre.
    Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
    Gjethe te thara, gjethe vjeshte,
    Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

    Me ka marre malli per Shqiperine tone;
    Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
    Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
    Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
    Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
    Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
    Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
    shtegtojne

    Per lokomotivat dhe kuajt,
    Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
    Per qiparisat,kopete dhe varret
    Malli me ka marre.
    Malli me ka marre,
    Per shqipetaret.

    Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
    Duke fluturuar mbi mjegullat, si mbi deshira.
    Sa i larget, aq edhe i dashur je, atdhe.
    Aerodromi do te dridhet nga uturima,
    Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
    Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
    Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
    ♡ ♡ ♡
    IF YOU WANT TO BE HAPPY, BE.

  10. #69
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    Sillu aq mirė me ata qė tė lėndojnė deri sa t'u
    vijė neveri nga vetja e tyre.

    |Ismail Kadare|

    ##########################

    ''Nuk duhet qeshur me ata qe humbin krenarine per shkak te Dashurise.. Por me ata qe per shkak te krenarise Humbin Dashurine .. ''

    | Ismail Kadare |

    ######################

    "...ėshtė shumė e vėshtirė tė grindesh me tė. Nganjėherė, mu midis kacafytjes, mė vjen ta pėrqafoj."

    | Ismail Kadare |
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆
    Likes dangerous liked this post

  11. #70
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    7,190
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2105

    Titulli: Ismail Kadare

    " Ne mund te jemi gjithēka , veē nje gje nuk jemi :
    Ajo qe kujtoni ju . "

    I . Kadare .

  12. #71
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    7,190
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2105

    Titulli: Ismail Kadare

    Te huaj jemi


    Te huaj jemi ne prej kohesh
    C'ish per t'u thene eshte thene,
    Si guret qe zene vend ne toke,
    Ne jete vend ne kemi zene.

    Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
    Te gjitha rruget edhe shtigjet,
    Si dy qytete mesjetare
    Me mure, heshta dhe me pirgje.

    Por naten, kur i lodhur truri
    Portat i mbyll me qetesi,
    Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
    Nje shteg qe vetem ti e di.

    Pastaj si ne rrugica parqesh
    Shetit me cirkovolucionesh
    Hyn neper endrra i shkujdesur,
    Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

    Por kur mengjesi ze afrohet,
    Nis shqetesohesh befas ti
    Dhe heshturazi del perjshta
    Nga shtegu qe vec ti e di.

    E dita vjen. Rrjedh prape jeta
    Dhe ne te dy si dhe me pare
    Te ftohte rrime e te pamposhtur
    Si dy qytete mesjetare.

  13. #72
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    7,190
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2105

    Titulli: Ismail Kadare

    image-jpgimage-jpg

  14. #73
    Themelues i Forumit Avatari i Marla
    Antarėsuar nė
    Apr 2012
    Postime
    12,303
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5729

    Titulli: Ismail Kadare

    Ndarja...
    Njė fjalė goje.
    Por ndarja ėshtė e rėndė, shpirtin ta qit.
    Tė ndėrtosh njė ndarje pėr tė qenė
    Eshtė mė e zorshme se tė ndėrtosh njė piramidė.

    Ismail Kadaare
    Keep your heels head, and standards high.

  15. #74
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    Llora

    Prape mu kujtove, Llora.
    Dashurine tone te shkuar
    Prape ripertyp
    Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
    Naten
    Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
    Po ripertyp
    Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
    Borite dhe katroret mizeri te taksive,
    Tabelat e kafeve plot drite,
    Afishe, stacjone metroshe
    Ku me ty brodha
    Nofullat e zemres
    Me dhembin
    Llora.

    -II-
    Tani shiu godet me shkelma xhamave.
    Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
    Llora,
    Me ka marre malli,
    Mall boje hiri.
    Tani nata si nje mbulese vigane
    qendisur me drita aneve
    Karrfosur me paralele dhe meridiane
    Nga lindja ne perendim,
    Na mbulon e shqetesuar.
    Ne shtrihemi nen te,
    Si ne ethe zbulohemi
    Te ndare,
    Te larget,
    Te vetmuar.
    Pati nete
    I qullur nga stuhia jote
    Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
    Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
    Si mbi nje kryq te madh
    Te bardhe.
    Ne fillim e mora kaq lehte.
    Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
    S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
    Do te kryqezohesha mbi ty.

    -III-
    Ja
    Vetetimat e bardha ne qiej
    Adresen tende shkarravisin.
    Sikur keto re
    Te perhimta
    Te ngarkuara
    Te ti dergoja si letra, Larisa.
    Letra …
    Nga tere letrat qe shkrova
    Sdi pse te dergova ate me te marren
    Pas se ciles si personazh Dostojevski
    Te thashe njeqind here "me fal!"
    Me pas ate faj per ta shlyer
    Doja te te shkruaja por me kot.
    Lapsi me ngrinte mbi leter
    Dhe une ngrija si robot.
    Ti u ngryse kur ta shpjegova,
    Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
    Si syte e falltarit kur pikasin
    Midis fallit kumtin e zi.
    Dicka qe prishur ne bote
    Ne zemrek te saj, ne aks.
    Ikje e letrave si e zogjve
    S'parandillte vec dimrin plak.

    -IV-
    Keshtu pra te ti nisja keto re
    Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
    Ti ne mesnate e hutuar atje
    Do te coheshe nga gjumi
    Tek xhami t'afroheshe:
    C'ndodh keshtu?
    C'eshte kjo gjeme,
    Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
    Keto vetetima,
    Keto rrufe?
    Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
    Rete te deshifroje,
    Llora.

    -V-
    Zor se ne jete do te takohemi.
    Adresat humben,
    S'ka me letra.
    Ti mjegullat,
    Une rete
    Do ti dergojme njeri-tjetrit
    Gjersa dhe vete
    Te mjegullohemi.

    -VI-
    Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
    Si nje terbim, si nje shkulm ere,
    Shkronjat vallzonin si ne ethe:
    Prerje. Prerje. Prerje.
    Prerje mardheniesh diplomatike
    Kurre s'do te shoh ty.
    Ambasadat u mbyllen.
    Pasaportat,
    Vizat
    Rame ne zi.
    Mbi ijet e tua te bardha
    Ra pluhur.
    Mbi syte e tu.
    Larisa diplomaticeskaja
    C'ndodhi ne bote keshtu?

    -VII-
    Qendrova perpara globit.
    Ballin e nxehte mbeshteta
    Mbi rrudhat e meridjaneve
    Do te desha te pija me globin,
    T'endeshim te dy te dehur,
    Ai mes kozmosit,
    Une rrugicave te Tiranes.

    -VIII-
    Nga erdhi kjo dashuri
    Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
    Ishte me siguri si ndeshkimi
    I atij qe me tempullin tallet.
    Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
    Banale si rrallehere ish
    Numri i telefonit
    Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
    Me te kuq buzesh
    Barbarisht.
    Restorant Leningradi
    Shampanje
    Snobizem i dyanshem.
    Kotni.
    Perlat, secili, pse valle
    Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
    Nje te kollur si prej prostitute
    Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
    Ndersa une ngukembe se nga lirat,
    Merrja vesh me pak se nga futbolli.
    Vec te port e shtepise
    Nen ca jargavane
    Ajo psheretiu njerezisht
    Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
    E kthyer ne madone serisht.

    -IX-
    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Naten avjoni u ul n'aeroport.
    C'pati mes nesh,
    Llora,
    Harrese, ftohje, abort?
    Tek dera e avjonit era te priste.
    Zemra ime me debore u mbush
    Si nje vetmi e madhe zbrisja
    Po n'aeroport.
    Askush.
    askush.
    Hamej, merrini keto valixhe.
    Te renda?
    Jane mbushur me pritje.
    Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
    Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

    -X-
    Ne kafe artistike bashke jemi prape.
    Jashte debora ruse.
    Brenda ti.
    Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
    Prape me sllaven ben dashuri.
    Pusho, gen i vjeter i rraces,
    Ne thellesi, ne humnere hesht,
    Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
    Kryqi im ajo le te jete.

    -XI-
    Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
    I ngrysur, shpresepak, shteteror,
    Kemi flakur te dy mburojat,
    Si qelqi te thyeshem jemi prore.
    Ku jane ditet e shkudesshme.
    Te djelat mendjelehta, te martat,
    Kur ti me shthurjen une me njorancen
    Vertiteshim si me maska?
    Tani qe te tjeret rresht vune maskat
    Ne papritur i hoqem ato
    Fishkelle, uleri ere e marre,
    Oren e ndarjes kendo!

    -XII-
    Ndarja …
    Nje fjale goje
    Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
    Te ndertosh nje ndarje per te qene
    Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
    Si yjet jane vertete dashurite,
    Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
    por jet e njeriut s'eshte galaktike
    Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
    Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
    Per dashuri,
    Per ndarje,
    Harrese.
    Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
    Kengetor i thinjur shetites syqorruari …
    Era e nentorit
    Librin e trete te vjeshtes
    Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
    Te gjitha keto rikujtoj
    Ripertyp.
    Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
    Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
    Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
    Keshtu pra, Llora.
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  16. #75
    VIP Avatari i Jetmira
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    8,910
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    550

    Titulli: Ismail Kadare

    Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin “Asim Zeneli”. Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Fiogjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin “Gorki” tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn “Drita”, pastaj drejtoi revistėn “Les letres albanaises”. Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve ’60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
    Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.

    Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

    Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve ’60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve. Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė. Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet ’60 -’70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė: Po s’ndėrron ai kurrė Art i skulpturės Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė. I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė. (Laokonti) Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe. Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me “motin e madh”, tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar: Njėzet e katėr luftra bėri, Njėzet e katėr vdekje theu. ēka mangut linte ditėn Gjergji, Plotėsonte natėn Skėnderbeu. (Portreti i Skėnderbeut) Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj: Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje, Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm Era loste me xhufkat e kuqe. (Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė) Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si “Pėrse mendohen kėto male” dhe “Shqiponjat fluturojnė lart”, pastaj me “Shekulli i 20-tė”, “Poemė e blinduar”, “Shqipėria dhe tri Romat” e vepra tė tjera. Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme. Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e “temės sė madhe”. dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij. Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė: Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet, Tė pi nė gjunjė duke rėnė, Nė grykė e di qė do mė ngelet I ftohti medaljon i hėnės. Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij, pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg. RAPORTI NDĖRMJET JETĖS DHE VDEKJES Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Ky roman i kushtohet misionit tė njė shtabi ushtarak tė gjallė, i cili duhet t’i bėjė nderet e fundit njė armate tė tėrė ushtarėsh tė mbuluar me dhč. Vlera e jetės, ēmimi i vdekjes, taksa e gjakut,varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerėnda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezė, kamarja e turpit dhe pėrmendorja e nderit, harrimi dhe pėrjetėsia, vetėflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janė nocione themelore artistike tė shkrimtarit. Nė mėnyrė tė veēantė vdekja pėrbėn njė zgjedhje tė dendur tė autorit pėr tė dhėnė qėndrimin e tij ndaj jetės njerėzore. Ajo paraqitet nė formė individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, tė mirėqenė dhe tė sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sėmundja nga mplakja; nė tė gjitha pamjet e saj, si ndėrprerje e zakonshme e jetės, si shpagim pėr vdekjen e tjetrit, si prurje e lėngatės, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linēim nga hakmarrja. “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, vepra qė i dha njohjen ndėrkombėtare Kadaresė, nuk ėshtė e para qė trajton raportin midis jetės dhe vdekjes. Qysh tek “Balada e zhvarrimit”, kushtuar fatit pas-vdekjes tė prijėsit arbėr Gjergj Kastrioti, duket qartė prirja pėr tė zbuluar, nėpėrmjet qėndrimit ndaj varrit, kulturėn nga barbaria, dhunimin nga shenjtėrimi, sundimin e tė vdekurve mbi tė gjallėt. Nė tregimin “E krehura”, vdekja dhe varret, nė heshtjen e tyre, marrin vlerė fisnikėruese. Njeriu qė edhe me vdekjen dėshiron tė tregojė dinjitet dhe fuqi shpirtėrore ka njė varr tė thjeshtė, pa shenjė, nė njė kėnd tė padukshėm tė varrezave verilindore tė kryeqytetit, ndryshe nga shumė tė tjerė, qė, nė pėrputhje me hierarkinė zyrtare mbitokėsore, mbajnė mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanė bėrė mė shumė se Egla e vogėl pėr Shqipėrinė dhe s’kanė asnjė meritė pėr tė qenė tė diferencuar edhe pėrpara vdekjes e varrit. Nėpėrmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithė shoqėrinė shqiptare, nė kuadrin e sė cilės veprojnė personazhet e tij. Shtresėzimi i shoqėrisė nė veprėn e Kadaresė fillon me varret pa emėr, me muranat e thjeshta nė gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranė kishės, rrethuar me selvi; pėr tė vazhduar mė tej me pėrmendoret dhe lapidarėt, me varret e shenjtėruar pėr motive patriotike, siē janė varret e dėshmorėve (le tė kujtojmė, pėr shembull, varrin e veēantė tė Alush Tabutgjatit; varrin e Skėnderbeut ose edhe tė pashait turk nė Orikum) dhe pėr tė pėrfunduar me piramidėn e faraonit Keops ose arkėn e hirit tė trupit tė djegur tė Ēu En Lait, qė, sipas testamentit tė tij, u derdh mbi hapėsirėn ndėrkontinentale tė Kinės, pėr ta pushtuar me frymėn e vet. Ismail Kadare ėshtė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e bėri tė pranishme Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore. Kadareja qė nė vitet ’60 shėnoi kthesė nė letėrsinė shqiptare me poezinė dhe prozėn e tij. Brenda potencialit tė tij krijues janė mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e pėrkohshmėrisė dhe tė pėrjetėsisė, dramat e kaluara dhe ato tė tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qėndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, tė gjitha labirintet e jetės dhe tė vdekjes. Duket sikur asgjė ēka ėshtė shqiptare, nuk mund t’i shpėtojė syrit tė shkrimtarit tė madh. E gjithė vepra e Ismail Kadaresė qė nga botimi i parė deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė barazuar me shtetet mė tė qytetėruara tė botės, sepse asktu e meriton, ndihet tė pohojė autori.

  17. #76
    VIP Avatari i Jetmira
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    8,910
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    550

    Titulli: Ismail Kadare

    E PAMUNDURA
    Ka njezet vjet qe ti mungon
    Zbrazetiren asgje se mbush
    Ne tryezen e gezimit a te brenges sone
    Ka nje vend ku nuk ulet askush

    Ne aeroport te Rinasit nga ike
    Pistat jane te Shtruara Gjithnje
    Te gjithe avionet ty te marrin
    Por pas ste kthen asnje

    Vec mes gjemimit te motoreve
    Duralumini ndrit, dritheron,
    Zeri gjemuer dhe buzeqeshja jote
    Vijne nje cast dhe prap shkojne
    Likes jana80 liked this post

  18. #77
    VIP Avatari i Jetmira
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    8,910
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    550

    Titulli: Ismail Kadare

    Varri
    Jashtė ngrenė, piramidėn e turpit
    Me ulėrima, brohoritje, thirravaj.
    Dritaret unė i mbylla trishtueshėm,
    Tė mos hyjė zhurmė e tokės, pluhuri i saj.

    Shkretėtirė grimcash, parrullash.
    Saharė plenumesh. Tė kėrcet
    Nė dhėmbė kuarci i frazave,
    Tė vdekura qysh nga viti ’40.

    Jashtė ngrenė piramidėn e turpit
    Tė murtajės, tė hoxhės sė zi.
    Ndėrsa unė pranė oxhakut tė studios
    i vetėm mbi varrin e tij.

    I thellė ky varr duhet tė jetė
    Qė piramidėn ta gėlltisė krejt,
    Qė prej gropės sė tij tė mos dalė
    As hoxha, as fantazma e vet.

    Mih e gėrmo ditė e natė
    Thellohu kon dantesk.
    Me emrin varrmihės do ta nderroja
    Prej kohėsh emrin poet.
    Likes jana80 liked this post

  19. #78
    VIP Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Titulli: Ismail Kadare

    NICA KUJTON

    Unė nuk e di i cilės ushtrie je ti, sepse asnjėherė nuk i kam njohur rrobat e
    ushtrisė dhe tani jam shumė plakė pėr t’i mėsuar, por ti je i huaj dhe i njė prej atyre ushtrive qė na kanė vrarė. Ti ke zanatin e mallkuar tė luftės dhe je njė prej atyre qė mė kanė bėrė mua gjysmėnjeriu, njė copė plakė tė shushatur, qė vjen nė kėtė dasmė tė huaj dhe rri nė qoshe dhe lėviz buzėt, duke biseduar me ty. Asnjeri nuk e di ē’them unė, sepse tė gjithė janė shumė tė gėzuar dhe unė nuk dua t’ua prish gėzimin tė tjerėve. Ngaqė nuk dua tė prish gėzimin, po rri kėtu nė qoshe dhe lėviz buzėt, duke mallkuar ngadalė, qė tė mos dėgjojė njeri. Dua tė di pėrse erdhe ti nė kėtė dasmė dhe si tė bėnė kėmbėt qė erdhe. Po nuk tė pyes dot, se nuk dua tė
    shqetėsoj njeri. Pse nuk ngrihesh, tė hedhėsh kapotėn krahėve dhe tė ikėsh nė shi
    andej nga erdhe? Nuk e kupton qė je i tepėrt kėtu, o i mallkuar?
    Ti e kupton vetė qė je i tepėrt kėtu. Ti e ndien qė njė njeri po tė mallkon nė kėtė
    dasmė, se mallkimi i nėnės nuk vete dėm kurrė. Megjithėse tė nderojnė, ti e kupton
    se nuk duhet tė vije kėtu. Mundohesh tė fshehėsh atė qė kupton, por nuk e fsheh dot.
    Tė dridhet dora kur ngre gotėn e rakisė dhe nė sy tė kalojnė hije plot frikė.
    Thonė se ti mbledh tė vrarėt e vendit tėnd. Mbase ke mbledhur shumė dhe do
    tė mbledhėsh akoma shumė tė tjerė, mbase do t’i mbledhėsh tė gjithė, por dije se
    njėrin nuk ke pėr ta gjetur kurrė nė jetė tė jetėve, ashtu si nė jetė tė jetėve unė nuk
    do t’i gjej mė kurrė vajzėn time dhe burrin tim. Sa do tė doja tė tregoja pėr atė qė
    ti nuk do ta gjesh dot kurrė, por nuk e bėj, sepse nuk dua t’u kujtoj tė zezat e
    luftės kėtyre dasmorėve. Ē’shi qė binte atė natė, mė tepėr se sonte. Uji buronte nga
    nata. Megjithatė, unė e hapa gropėn. Po nuk do tė tregoj asgjė, pėr tė mos prishur
    gėzimin e tė tjerėve, qoftė dhe gėzimin tėnd, i mallkuar.
    Mė thanė se ti pyete veēanėrisht pėr tė. Siē duket keni kohė qė e kėrkoni dhe
    nuk e gjeni dot. Po pėrse ke pyetur dhe e ke kėrkuar kaq shumė atė kolonel tė zi?
    Mos vallė e ke pasur mikun tėnd? Me siguri e ke pasur mik, pėrderisa e kėrkon kaq
    shumė. Gjithė mbrėmjen nuk lanė njeri pa pyetur nė fshat. Sepse tė gjithė e dinė
    se ai dergjet nė dhe, diku kėtu rrotull, por asnjėrit nuk ia merr mendja ku ndodhet
    ai. Do tė ikėsh pa e marrė mikun tėnd, mikun tėnd tė zi, qė mė sterrosi jetėn. Tė
    ikėsh sa mė parė, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri i urtė si njė qengj, dhe tėqesh buza tek shikon se si kėrcejnė njerėzit, por unė e di se ē’ke nė mendje. Ti mendon si do tė vijė dita qė tė sulesh nė anėt tona me ushtri dhe tė na djegėsh e tė na pjekėsh dhe tė na vrasėsh, siē bėnė shokėt e tu. Nuk duhet tė vije nė kėtė dasmė.
    Tė tė dridheshin gjunjėt kur tė niseshe pėr kėtu. Sė paku pėr hirin tim, tė mua
    plakės sė shushatur, tė mua gjėmėzezės. Por ē’bėhet kėshtu? Ty po tė ftojnė nė
    valle? Dhe ti guxon tė ngrihesh? Po vė buzėn nė gaz! Po ngrihesh! Daleni! Ē’bėni
    kėshtu! Kjo ėshtė e tepėrt! Gjynah nga zoti!
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆
    Likes jana80 liked this post

  20. #79
    I'm offline Avatari i MasteR
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Invisible...
    Postime
    12,634
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2149

    Titulli: Ismail Kadare

    Tani kėrkoj poshtė e lartė
    Njė vend ku ty tė tė lėshoj
    Njė strofė a notė, a njė brilant
    Ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

    Ismail Kadare
    Tė investosh pėr pamjen tėnde, do tė thotė tė paguash pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve...
    Ndėrsa tė investosh pėr arsimin dhe kulturėn tėnde, do tė thotė t'i bėsh tė tjerėt tė 'paguajnė' pėr vėmendjen tėnde!!
    Likes jana80 liked this post

  21. #80
    I'm offline Avatari i MasteR
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Invisible...
    Postime
    12,634
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2149

    Titulli: Ismail Kadare

    Mė rrėzėllinte si smerald mėrzija,
    Dhe lumturia ngrysej si njė muzg me re.
    Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja,
    Sepse secila m' e bukur se tjetra qe.
    -Ismail Kadare
    Tė investosh pėr pamjen tėnde, do tė thotė tė paguash pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve...
    Ndėrsa tė investosh pėr arsimin dhe kulturėn tėnde, do tė thotė t'i bėsh tė tjerėt tė 'paguajnė' pėr vėmendjen tėnde!!

  22. #81
    Super Moderator Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    10,163
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2853
    Ti dhe Hena


    Kesaj nate me hene te vjeshtes
    Dola fushes te bredh kuturu
    Rete shtyhen me vrap pa reshtur
    Hena duket aty-ketu
    Porsi vete mendimet e mia
    Po me shtyhen nder mend me shpesh
    dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
    si kjo hene qe duket mes resh.
    Hena shpejt do te zhduket dhe netet
    do te mbeten pa te kurse ti
    ne enderrimet e mia pa jete
    perendim s'do te kesh kurrsesi.
    Heren e fundit u redaktua nga Abis; 1 Javė mė Parė ne 18:38.
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Ismail Kadare: "Mosmarreveshja,,
    Nga Lauri ne forum Historia
    Pergjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-10-2013, 17:12
  2. Ismail Kadare propozohet pėr ēmimin..
    Nga Hard Styler ne forum Lajme kulturore
    Pergjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 14:31
  3. Ismail Kadare
    Nga Goc_Tonerllikse ne forum Personalite tė shquara Shqiptare
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 20:00

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •