Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: 50 fakte pėr dritėroin

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    30,555
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10

    50 fakte pėr dritėroin

    50 FAKTE PĖR DRITĖROIN



    Dritėro Agolli ėshtė njė nga ata qė i ka dhėnė emrin kohės dhe jo koha emrin atij.

    Patriarku i letrave shqipe ndėrroi jetė sot.

    “Tirana Observer” boton 50 fakte nga jeta e Dritėroit.

    1- Dritėro Agolli lindi mė 13 tetor 1931, nė fshatin Menkulas tė Devollit nė qytetin e Korēės. Ai vdiq sot nė moshėn 85-vjeēare.

    2- Agolli 16 vite tė jetės i ka kaluar nė Fshatin Menkulas, katėr vite nė Gjirokastėr kur ishte gjimnazist, katėr vite nė Shėn Petėrburg (atėherė Leningrad) tė Bashkimit Sovjetik.



    3- Qė nga mosha 25 vjeē jetoi nė Tiranė, nė katin e tretė tė njė apartamenti nė Rrugėn e Dibrės. Deri nė vitin 1991 ka qenė komshi me shkrimtarin tjetėr tė madh, Ismail Kadare, nė pallatin e shkrimtarėve.

    4- Nė moshėn nėntėvjeēare pėrfshihet nė Luftėn Nacional Ēlirimtare. Merr detyrėn si korrier i ēetave partizane. Njė pėrvojė qė Agolli e pėrmend shpesh nė kujtimet e tij.

    5- U martua pėr tė dytėn herė nė moshėn 34-vjeēare me Sadijen, mė katėr tetor tė vitit 1965, me tė cilėn ka dhe dy fėmijė, Artanin dhe Elonėn.

    6- Me Sadijen u njoh nė dasmėn e Ismail Kadaresė me Helenėn, nė vitin 1963, nė shtėpinė e Kadaresė. Agolli pyet pedagogun e Letėrsisė, Naum Prifti, pėr vajzėn qė studionte pėr Letėrsi nė Universitetin e Tiranės.



    7- Pėr herė tė parė u martua gjatė kohės qė ishte me studime, me rusen Nina, nė vitin 1956, kur ishte 25 vjeē. Martesa zgjati shtatė vite, derisa Shqipėria prishi marrėdhėniet me Rusinė. Nga martesa e parė Agolli ka njė djalė, Arjanin, i cili jeton nė Rusi.



    8- Nė Rusi Agolli u kthye pas 31 vitesh qė nga ndarja e tij me gruan e parė. Udhėtimin e tij nė Shėn Peterburg e bėri nė vitin 1991, kur mes Shqipėrisė dhe Rusisė nuk kishte mė sistem komunist.

    9- Rruga krijuese e Agollit nis nė bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr, ku boton nė shtypin e kohės poezitė e para tė ndikuara nga autorėt e Rilindjes dhe folklori shqiptar.



    10- Veprėn e parė Agolli e botoi nė vitin 1958. Ėshtė vėllimi i parė me vjersha “Nė rrugė dolla”, i cili u prit mirė nga kritika e kohės. Mė pas, sprova e dytė letrare ėshtė pėrsėri me poezi, vėllimi “Hapat e mia nė asfalt”.

    11- Pas pėrfundimit tė gjimnazit nė Gjirokastėr, Agolli bėri kėrkesė pėr tė vazhduar shkollėn e lartė pėr Zooteknikė. Siē thotė vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitė e para, mendonte se letėrsia mund tė zhvillohej vetė dhe duke ndjekur rrugė tė tjera nė jetė.

    12- Kėrkesa pėr tė ndjekur studimet pėr Veterinari i dėrgohet ministrit tė Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit tė ri. “Ky djalė ka botuar vjersha, ndaj nuk ka pėr tė studiuar pėr Veterinari, por tė shkojė me studime pėr Letėrsi”, kanė qenė fjalėt ministrit qė i ndryshuan rrjedhėn e jetės Agollit.

    13- “Para se tė bėhesha student, kur isha nxėnės, ėndėrroja tė bėhesha veteriner, sepse mė pėlqenin shumė kafshėt. Unė mbaja njė manar, njė sheleg manar dhe ai flinte me mua, unė flija nė atė shtrojėn me dėrrasa, ndėrsa ai flinte poshtė nėn mua. Nuk mė ndahej kudo qė shkoja. Mė kujtohet, kisha njė kalė nė shtėpi, shumė tė mirė. Edhe nė dasma shkoja me tė; ne djemtė shkonim nė to se kush do t’ia ēonte shaminė e nuses i pari nė vatrėn ku martohej dhe kėtė punė bėnim me kalin e shpejtė. Njė mbrėmje kali ishte shtrirė nė haur. Mua mė dukej sikur qante, dhe qante vėrtet. Vete nė shtėpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – mė thanė, – se nuk shtrihet kali, ai edhe kur fle, fle nė kėmbė”. Vajtėm tė gjithė dhe vėrtet kali ishte shtrirė, na pa njė herė tė fundit dhe vdiq. Kjo mė ka mbetur merak dhe prandaj kėrkova tė bėhem veteriner kur mbarova gjimnazin”, ka thėnė Agolli nė njė intervistė pėr dėshirėn e tij pėr t’u bėrė veteriner.



    14- Nė Kongresin IV tė Komitetit Qendror, Agolli kalon njė nga momentet mė kritike. I duhej tė bėnte autokritikė si kryetar i Lidhjes dhe tė sqaronte arsyet se pėrse pinte dhe ndonjėherė fliste “pa menduar”. Njė pozitė jo e kėndshme kjo pėr shkrimtarin qė njihej si njė karakter rebel.

    15- Nė Kongresin X tė Partisė sė Punės, Agolli bėri dhe kthesėn mė tė madhe tė karrierės sė tij politike teksa u rreshtua nė forcat progresiste. Njė veprim qė i kushtoi shumė nė sytė e komunistėve qė kėrkonin tė mbanin me fanatizėm sistemin.

    16- Dritėro Agolli ka marrė dhe kėrcėnime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikėrisht fjalimi i Kongresit X tė PP-sė qė solli mėrinė e komunisteve ndaj shkrimtarit. Nė adresė tė tij u dėrguan letra kėrcėnuese pėr tė personalisht dhe familjen e tij.

    17- Nė vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar tre muaj nė shtėpinė e tij nė Rrugėn e Dibrės, pėr arsye sigurie. Ministria e Brendshme vuri roje nė pallatin e tij pas sinjalizimeve pėr ndonjė sulm tė mundshėm nga huliganė.

    18- Dritėro Agolli ka qenė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr 19 vjet. Ai u emėrua nė vitin 1973 dhe u tėrhoq nga ky post mė 31 janar 1992.

    19- Gjatė kohės sė komunizmit Agolli ka mbajtur kėto detyra: kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė dhe deputet nė disa legjislatura.

    20- Dritėro Agolli ka qenė qė nė vitet e ‘90 anėtar i Partisė Socialiste, duke dhėnė njė kontribut tė veēantė nė reformimin e kėsaj partie. Agolli ka qenė deputet i Partisė Socialiste qė nga viti 1992 deri nė vitin 2001. Ai ka qenė gjithashtu edhe anėtar i kryesisė sė kėsaj partie pėr vite mė radhė.



    21- Pėr herė tė fundit Agolli ka qenė deputet i Parlamentit pėr gjashtė muaj nė vitin 2005. Pas largimit tė deputetit tė PS-sė, Bardhyl Agasi, Agolli zėvendėsoi atė.

    22- Agolli kujton si momentet mė tė lumtura tė jetės sė tij studimet nė Rusi, daljen e librit tė parė nė botim mė 1958, martesėn me Sadijen nė 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave tė tij nė gjuhė tė huaja.

    23- Agolli ėshtė zgjedhur deputet pėr 30 vjet me radhė edhe nė kohėn e diktaturės, edhe dhjetė vjet nė kohėn e tranzicionit. Nė Parlament mbahet mend pėr urtėsinė dhe fjalimet brilante nė podiumin Kuvendit.

    24- Romani “Komisari Memo” ėshtė njė nga librat e Agollit qė ėshtė bėrė film me titullin “I teti nė bronz”. Ky film ėshtė shfaqur edhe nė Kinė, ku ėshtė pritur mjaft mirė nga publiku kinez.

    13876345_1301082713250432_316582595544470722_n

    25- Dritėro Agolli ka shkruar edhe tekste kėngėsh, madje duke marrė edhe ēmime. Njė ndėr ēmimet ishte ai i vitit 1971, kur kėngėtarja Alida Hisku, 14 vjeēe, nė festivalin e 10-tė merr ēmimin e dytė me tekstin e Dritėro Agolli “E Paharruara”.

    26- Pėr kontributin e tij tė jashtėzakonshėm shkrimtari i madh, Dritėro Agolli, veē ēmimeve tė tjera, ėshtė vlerėsuar edhe me titullin e lartė, “Nderi i Kombit”.

    Agolli ėshtė dekoruar edhe me medaljen “Urdhri i Pavarėsisė” nga Kosova, siē e quajti Agolli, “Republika e Shqipėrisė pėrtej Drinit”.



    27- Dritėro Agolli ėshtė shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranes nė vitin 2003. Ceremonia ėshtė zhvilluar me rastin e pėrvjetorit tė ngritjes sė flamurit nė Tiranė dhe ēmimi iu dorėzua nga kryebashkiaku i asaj kohe, Edi Rama.

    28- Dritėro Agolli ėshtė fitues i katėr ēmimeve tė Republikės dhe i disa ēmimeve vjetore nė Letėrsi. Dritėro Agolli ėshtė anėtar i Akademisė sė Firences “Muzat” nė Itali. Pėrveē qytetit tė Tiranės, ai ėshtė “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve tė Korēės, Gjirokastrės etj.

    29- Nuk numėrohen vlerėsimet qė i janė bėrė legjendės sė letrave shqipe. Ndėr mė tė qėlluarit ėshtė vlerėsimi i Fransua Nurisjes, i cili ka thėnė se, “Agolli ėshtė Kafka, me pak mė shumė diell”. Ndėrsa Alen Boske shkruan pėr tė se, “Shqipėria na zbulon njė autor me pėrmasa tė mėdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Njė autor qė meriton famė evropiane”.

    30- Dritėro Agolli e Ismail Kadare kanė qenė tė pėrfshirė nė Fjalorin Enciklopedik qė nė vitin 1985. Por ata ishin njė pėrjashtim i jashtėzakonshėm nė vitin e hershėm 1985! Pasi tė pėrfshiheshe nė Fjalorin Enciklopedik, nė ato vite duhej tė mos ishe mė nė jetė.

    31- Dritėro Agolli cilėsohet si njė nga shkrimtarėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave nė letėrsinė shqipe. Jo vetėm nė antologjinė shqiptare, por ai tashmė ėshtė i pėrfshirė nė antologjitė e disa vendeve tė botės.

    32- Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Ėshtė i pari qė krijoi poezinė e “un-it”, pėrkundėr poezisė sė “ne-ve”, qė shkruhej nė atė kohė “pėr tė bashkuar masat”.

    33 Dritėro Agolli ka punuar pėr 15 vjet me radhė si gazetar i gazetės “Zėri i Popullit”. Mė pas ai kaloi si shkrimtar i lirė i inkuadruar edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.

    34- Gjatė gjithė karrierės sė tij artistike, Dritėro Agolli ka lėvruar kėto gjini tė letėrsisė: poezinė, poemėn, tregimet, novelat, romanin, dramėn, skenar filmi, reportazhin, kritikėn, analizėn dhe raportin e lajmit.

    35- Agolli filloi tė shkruajė vjershat e para i frymėzuar nga Naimi dhe Ēajupi, vjersha tė cilat u botuan nė 1947 nė gazetėn “Rinia”. Pėr poezinė e parė tė botuar ai shprehet: “Im atė e kish prerė pjesėn e gazetės ku ishte botuar poezia, e kish vėnė nė kutinė e duhanit dhe mburrej nė fshat: Ja ky ėshtė poeti im”.

    36- Libri “Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo” ėshtė vepra qė veē famės i solli dhe jo pak andralla autorit. Njė vit pas daljes sė tij, Mehmet Shehu i thotė Agollit se, “me atė libėr na ke shkatėrruar administratėn”.



    37- Dritėro Agolli ėshtė i pari qė ka futur nė fjalorin e pėrditshėm tė shqipes fjalėn pijetar, duke e zėvendėsuar fjalėn pijanec. Tė ishe pijetar, do tė thoshte tė ishe njė njeri qė ta doje pijen, por tė mos bezdisje tė tjerėt.

    38- Njė nga historitė mė tė famshme tė treguara pėr pijet ėshtė ajo kur bashkė me mikun e tij, Niko Nikollėn, gėnjyen Sadijen sikur u kishte ardhur njė shkrimtar turk me emrin Moskat Kanella dhe u duhej tė ikin dhe ta shoqėronin. Nė fakt u kishte ardhur dy litėr raki “Moskat” qė do ta shoqėronin me kanellė. Njė histori tjetėr me pije ėshtė debati i famshėm mes Dritėroit dhe Niko Nikollės se kush pinte mė shumė konjak. Vunė gotat radhė pas njėra-tjetrės dhe nisėn garėn se sa metra konjak kishte pirė njėri dhe sa metra konjak kishte pirė tjetri.



    39- Nė vitin 2005 ai ėshtė propozuar nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve pėr tė qenė kandidat pėr ēmimin “Nobel”. Por nuk ka pranuar tė jetė kandidat. Sipas tij, Ismail Kadare ėshtė i vetmi shqiptar qė duhet tė jetė kandidat dhe qė duhet ta fitojė kėtė ēmim prestigjioz.



    40- Agolli apo Kadare? Pėr mė shumė se 50 vjet, fansat janė ndarė mė dysh. Porse, siē thoshte vetė Agolli, asnjėri nuk mund tė ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet tė ketė mė pyetje kush ėshtė mė i madh e kush mė i vogėl, kush ka qenė mė i pėrkrahur e mė pak i pėrkrahur. Agolli ka treguar nė njė intervistė se kryeministri Mehmet Shehu u ėshtė drejtuar tė dyve: “Ju jeni dy shkrimtarėt kryesorė tė vendit dhe jeni si dy qe qė lėroni tokėn. Ne, herė ngacmojmė njėrin e herė tjetrin me hosten, nė mėnyrė qė puna tė shkojė mbarė”. Miqėsia e dy korifenjve tė letėrsisė shqipe, Dritėro Agolli dhe Ismail Kadare, zė fill nė gjimnazin e Gjirokastrės nė vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore mė i madh se Kadare, por bashkė bėnin pjesė nė rrethin letrar tė shkollės, ku dhe i recitonin vjershat njėri-tjetrit.

    41- Agolli sė bashku me Kadarenė janė dy krijuesit qė e ngritėn letėrsinė nė nivelin e asaj ndėrkombėtare. I pėrkasin brezit tė shkrimtarėve tė viteve 1960, qė shpėtuan letėrsinė nga dogmatizmi i realizmit socialist.

    42- Veprat kryesore tė Dritėro Agollit janė shkruar gjatė viteve tė diktaturės. Megjithatė, edhe pse nėn skematizmin e kohės, romanet tij kapin tema universale dhe janė tė vlefshėm pėr tė gjitha sistemet dhe tė gjitha kohėrat.



    43- Karakteristika mė e veēantė e Dritėro Agollit ishte thjeshtėsia me tė cilėn komunikon, ulja nė tavolinė, biseda e thjeshtė dhe mikpritja nė shtėpi. Dhoma e ndenjes sė tij ėshtė kthyer shpesh nė dhomė bisedash mes miqsh, dashamirės, gazetarėsh, por edhe njerėz tė thjeshtė qė kanė dashur vetėm ta takojnė.

    44 Dritėro Agolli ishte i vetmi shkrimtar qė pas vitit 1990 e ka takuar njė personazh real, tė cilin e ka pasur personazh nė libra dhe nė filma. Bėhet fjalė pėr Sejfi Protopapėn, i cili ėshtė personazhi real i Sali Protopapės nė romanin “Komisari Memo” dhe nė filmin “I teti nė bronz”.

    45- Pėr kritikėn letrare Agolli renditet nė panteonin e letėrsisė shqipe. Nėse nė poezi Kadareja krijoi “Shqipėrinė tjetėr” qė vinte nga lashtėsia. Agolli gjatė viteve tė diktaturėn tregoi “Shqipėrinė alternative”. Nė krijimtari epiko-lirike qė dallon nga pjesa tjetėr e letėrsisė sė realizimit socialist.


    46- Gjatė krijimtarisė letrare, nė tė gjithė veprėn e Agollit vihen re shtatė tipare kryesore nė tė cilat mbėshtetet arti i tij. Kulti i tokės dhe i bukės, shenjtėrimi i njeriut dhe natyrės, raporti personal me botėn, miti i atdheut, historia e tė parėve, zhgėnjim pėr kohėn dhe humbjen e saj, dhe e ardhmja optimiste.

    47- Agollit nga censura komuniste i janė ndaluar tre libra. I pari ka qenė “Zhurma e erėrave tė dikurshme”, nė vitet 1960, drama “Mosha e bardhė” nė vitet 1980 dhe njė seri tregimesh nė revistėn “Nėntori”. Dy tė fundit janė ndaluar gjatė kohės qė ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erėrave tė dikurshme”, nė vitin 1964, por vetėm njė vit mė pas ky libėr u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me kėtė libėr e paraqiste me pesimizėm realitetin komunist.


    48- Nga romanet e Agollit janė bėrė njė sėrė filmash artistikė. Ndėr filmat mė tė mirė janė “I teti nė bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirė”, “Apasionata”, “Njeriu me top”. Veē poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarė filmash. Filmi i parė pėr tė cilin ai pėrgatiti njė skenar dhe nuk shndėrroi njė krijim letrar nė skenar ishte “Horizonte tė hapura”.



    49- Agolli u cilėsua si novator i poezisė shqiptare nė gėrshetimin qė i ka bėrė folklorit me poezinė moderne, duke sjellė perla lirike tė gjithės shqipe. Ndėrkohė risi jo pak tė rėndėsishme Agolli solli dhe nė metrikėn e vargut. Poezitė mė tė njohura tė Dritėro Agollit janė, “Kur tė jesh mėrzitur shumė”, “Kur njė mėngjes”, “Ėndėrr e prerė”, tė cilat dihen pėrmendėsh nga shumė vetė. Ndėrsa poemat mė tė vlerėsuar janė “Poemė pėr babanė dhe pėr vete” dhe “Devoll-Devoll”.






    85- Dhe pėr ta mbyllur, kėtė portret me fakte tė Agollit, sjellim reagimin e Ismail Kadaresė pėr ndarjen nga jeta tė Dritėro Agollit: “Lajmi i vdekjes sė Dritėro Agollit ka qenė njė nga njoftimet mė tronditėse tė kėtij dimri, jo vetėm pėr njerėzit e artit , por pėr gjithė shqiptarėt, kudo ku ata ndodhen.

    Dritėro Agolli ka qenė dhe do tė mbetet pėrgjithmonė i pazėvendėsueshėm nė vlerat dhe nė dramėn hijerėndė tė letėrsisė shqiptare. Ai do tė na mungojė tė gjithėve”.

    /Tirana Observer/
    Likes jana80 liked this post

  2. #2
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    319
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    133
    Nev kjo teme do ish me bukur te titullohej Driteroi vs Kadare

    Nese lejohet opinioni im mbi keta dy individe te se njejtes periudhe te cilen nje pjese e kam jetuar, atehere mund te them pa emotivitet apo simpatira.
    Driteroi ishte nje komunist i devotshem dhe idealist i pashoq, dhe nder te paktet qe nuk mohoi idealin e tij deri ne shtratin e vdekjes.
    Persa i perket krijimtarise se tij ajo ishte e njetrajtshme dhe ne perputhje me idealin e tij. Pikerisht se ishte teper i sinqerte me poezine e tij aq shume e deshen masat varfera te asaj kohe.
    Driteroi eshte unik ne llojin e tij dhe me pelqen nder te gjitha qe ai mbeti Burre i fjales deri ne fund.

    Ismail Kadare
    Nje krijimtari qe te linte mbresa por qe gjithmone sherbente per egon e individit dhe kurre nuk ka qene i sinqerte me veten e tij, pale te mendosh me te tjeret.
    Si individ dallohet per hipokrizine e pashoqe dhe bythelepires i rregullt per diktatorin, arriti deri ne ate pike sa shiti gjakun e tij (motren) vetem qe ti bente fresk diktatures dhe njekohesisht te perfitonte honoraret nga diktatura.
    Kadare eshte njeriu pa themel dhe burreri perkunder Driteroit i cili bindjet e tij komuniste nuk i mohoi kurre (nje vlere e njerezve te forte dhe idealiste, pavarssht humbjes qe pesonte nga ky idealizem), Kadare eshte nje krijues i cili bukurine e saj e shemton me vesin dhe pafytyresine qe e karakterizoi gjate gjithe jetes se tij.
    Tashme kane dale doreshkrimet e tij derguar shokut Enver ku tregonte devotshmerine e tij duke spiunuar njerezit e gjakut per karriere.
    Dhe ne fund na doli si desidenti numer nje per shqiperine.
    Paturpesisht kerkon ēmimin Nobel per letersi por qe per te i denje do ishte ēmimi i Hipokrizise.

    Bemat e Kadarese jane edhe ne kontekstin e disa thashethemeve perderisa nuk provohen dot mbi nxirjen e jetes se nje familje shqiptare vetem per shkakun se djali asaj familjeje kishte lidhje me vajzen e tij. Ajo familje eshte internuar ne ate kohe dhe nena e djalit Janulla akuzon Kadarene per fatkeqsine e familjes se saj.
    Heren e fundit u redaktua nga Odeon; 28-07-2017 ne 16:36.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes jana80 liked this post

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •