Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123
Duke shikuar rezultatet 61 ne 62 nga 62

Teme: Artan Gjyzel Hasani

  1. #1
    Anėtar i Nderuar Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,492
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2994

    Artan Gjyzel Hasani

    Eshte mengjes...
    Nganjėherė tė qėllon tė flesh me gratė e tė tjerėve
    e njė tjetėr me tėnden kushedi…
    por ti mos u merakos pėr atė shenjė kafshimi nė gushėn e saj…
    as pėr emrin e panjohur qė ajo rėnkon nė gjumė…
    as tė kujt ishin duart qė pėrkėdhelėn ata gjinj…
    Ndonjė natė tė qėllon tė flesh me gratė e tė tjerėve
    e njė tjetėr me tėnden kushedi…
    por tani ėshtė mėngjez dhe ajo fle lakuriq shkujdesur pranė teje
    me kėmbėn mbledhur siē tė pėlqen ty…


    #########################################

    Te mosvdekshem...
    Eja tė vdesim pėr hir tė kėtij funerali kaq tė bukur.
    Nuk ėshtė rradha jonė,
    por kjo s’ka rėndėsi.
    Eja…rast tjetėr mė tė mirė nuk do tė kemi.
    Nuk sheh se kanė sjellė priftin mė tė mirė?
    Nuk sheh qė kanė sjellė buqetat mė aromėmira?
    Nuk sheh si shndrin dorėza e florinjtė e arkivolit tė praruar?
    Nuk sheh qė kanė sjellė varrmihėsit mė me pėrvojė ?
    Nuk sheh se ēfarė dhe i shkriftė e i ngrohtė avullon anės gropės?
    Nuk sheh se sa shumė njerėz kanė ardhur sot kėtu pėr lamtumirėn e fundit?

    Nuk do derdhin asnjė lot pėr ne.
    Por ti mos mendo keq pėr ta.
    E si do tė mundnin?
    Njė jetė tė tėrė jetojnė pranė varrezės.
    E ne njė jetė tė tėrė pranė tyre…

    Eja tė vdesim pėr hir tė kėtij funerali kaq tė bukur.
    Mosvdekja nuk ėshtė pavdekėsi…
    Eja…
    nuk ėshtė rradha jonė
    dhe nga mallkimi i tyre ndoshta rradha s’na vjen kurrė…
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆
    Likes Love liked this post

  2. #61
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    33,651
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10
    TE PERKASESH DO TE THOTE...


    ...tė jesh bima qė rrėnjėt brenda shkėmbit vdes
    dhe jo lulja nė vazo qė sallonin zbukuron…
    tė jesh dallga qė bregut formė i jep
    dhe jo shkuma qė mbi valėn qėndron…
    tė jesh zjarri qė gjithmonė prushin ndez
    dhe jo flakė ku digjen fluturat krahėshkruar…
    tė jesh pėshpėrima e parė cdo mėngjes
    dhe jo rėnkim i mbytur i natės sė shkuar…
    tė jesh fryma e vetme qė mushkėritė e tjetrit mbush
    dhe jo puthja e radhės vdekur pėrmbi buzė…
    tė jesh prekja qė pashmangshmėrisht kėrkon edhe nesėr
    dhe jo turbullirė e ėmbėl qe shkon dhe vjen si muzė…
    e vėshtirė tė pėrkasėsh…
    e vėshtirė…
    tė kesh dikė ėshtė shumė mė e lehtė…
    por vec udhėkryqet e jetės ta mėsojnė mė mirė
    ndryshimin mes “tė kesh” dhe "pėrket”…
    (nga libri "Misioni Paranoik", 2006)
    © Artan Gjyzel Hasani

  3. #62
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    33,651
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10
    Pas vrasjes sė Markos oborri i vilės i kujtonte Maries njė sy tė gjelbėr gjigant me njė vėshtrim tė papėrballueshėm.
    I vinte mė mbarė ta shihte fshehurazi. E pėrgjonte. Afrohej tė dritarja e dhomės sė gjumit, hapte fare pak grilat dhe mes tė ēarave pėrkėdhelte me vėshtrim retinėn shumėngjyrėshe tė lulnajės.
    Grilat janė pentagrami i pritjes, Maria, por nuk e di nėse kjo e jotja ėshtė pritė a pritje, do tė thoshte Marko nėse do e kish kapur nė befasi, aty pranė dritares, tė mpakur nga dhimbja e ėmbėl.
    (fragment nga romani "FUNERAL")




    "Martin, tė tė tregoj diēka nga jeta e kastorėve?
    Ti e di qė kur gjuhen kastorėt mblidhen shumė njerėz qė e rrethojnė nga tė gjitha anėt pyllin ku strehohet kastori, rreth dyqind –treqind njerėz, tė cilėt nisin dhe ngushtojnė rrethimin gjithnjė e mė shumė. Ti e di qė kastorin e gjuajnė vetėm pėr bishtin e tij tė kushtueshėm. Kėshtu, vjen njė moment qė kastori esheh veten tė rrethuar keqazi pa asnjė rrugėdalje.
    Dhe a e di se ē’bėn?
    Kėput bishtin, ua lė atyre dhe largohet duke shpėtuar jetėn e vet. Kėtė histori ma ka treguar Marko."
    Martini e dėgjoi pa ndonjė kėrshėri.
    Muzgu atij i jepte njė gjendje tė ngjashme me atė tė artistėve nė momentet e para tė krijimit. Por ai s’ishte artist. Arti i tij i tė krijuarit pėrmblidhej nė ata rrathė tė kaltėr qė sajonte tymi i cigareve qė zakonisht konsumonte i ulur nė verandė me sytė mbėrthyer larg, shumė larg, nė horizontin e pranė muzgut, ku ai kishte kėrkuar pėrgjigjet e shumė pyetjeve lodhėse qė tashmė nuk kishte kush t’i pyeste mė.
    Megjithatė, edhe pa pyetur asgjė, ai kishte qenė nė pritje tė pėrgjigjes qė fshehin muzgjet, si pėr t’i dhėnė vetes njė arsye mė shumė pėr tė pritur nė heshtje muzgjet e nesėrme.
    Hmm… Kastorėt… Tek njerėzit ndoshta do tė ishte mė mirė tė sakrifikohej trupi dhe truri sesa bishti… E kush do tė gjuante njerėz pėr bishtin e tyre?
    (fragment nga romani "FUNERAL")
    ©artangjyzelhasani

Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Artan Hoxha: Si u kapėn dy drejtuesit e Xhihadit nė Shqipėri.
    Nga Bilderberg ne forum Lajme nga Shqipėria
    Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 14:26
  2. Fier,RENEA arreston Selami Hasani
    Nga redi- ne forum Aktualiteti
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 20:09
  3. Artan Ferat - Harroje numrin tim 2009
    Nga lord ne forum Video muzikore
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2009, 16:34
  4. I jepet lamtumira e fundit Artan Zekės
    Nga huligani ne forum Lajme nga Shqipėria
    Pergjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 16:59
  5. Hasani:Forca ndėrkombėtare nė Kosovėn Lindore
    Nga polisi_tajrush ne forum Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 02:15

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •