Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Analiza Letrare: Libra te perzgjedhur.

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,835
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10

    Analiza Letrare: Libra te perzgjedhur.

    “Darka e gabuar” – Ismail Kadare
    Analize Letrare: Darka e Fundit- Ismail Kadare




    Veprėn “Darka e Gabuar “ tė Kadaresė mbase do ta kisha krahasuar me kryeveprėn “Darka e fundit tė Leonardo Da Vinēit”, tė dyja vepra interesante arti, nė tė dyja vepra ndeshemi me njė darkė tė pazakontė, me njė mister brenda asaj darke, qė e vėrteta e asaj darke mbase ende kufizohet me pyetjen: Ē’ka ka ndodhur nė atė darkė? Ėshtė e njėjta pyetje po nė tė dyja vepra. Pastaj, nėse shohim njė paraqitje klasike, nė veprėn “Darka e fundit” tė Leonardos , ku ai i ka vendosur Jezusin me apostujt e tij ulur nė tryezė, ndėrkaq qė edhe nė veprėn “Darka e Gabuar” tė Kadaresė ndeshemi me po atė paraqitje klasike, ku autori ka vėnė nė pozicion elementet si muzika nga gramafoni dhe shampanja, si pjesė e asaj darke. Patjetėr se ato elemente e ilustronin njė interpretim klasik, njė nuancė mė elegante qė i jep frymė klasike asaj darke.
    Njė krahasim nė mes tė kėtyre dy veprave, qė pėshtjellojnė ekzistencėn e njė misteri nė mes tė asaj darke, me njė dozė dyshimi tradhtie tė bazuar nga realiteti, por tė shprehur edhe nė mėnyrė imagjinare, por tė mjegulluar nė sy tė shikuesit apo lexuesit. Pėrderisa nė pikturė mund tė vėrejmė apostujt tė cilėt pyesin njėri –tjetrin se kush nga ata ėshtė tradhtari? apo “ Kush mund tė dijė diēka ” .
    Ajo pamje e fiksuar nė pikturė na bėn tė ndeshemi me pėshpėritjet nė “Darkėn e gabuar
    ” tė Kadaresė, ku mbetej e dyshimtė biseda nė vesh mes doktorit Guratemoja dhe komandantit tė divizionit gjerman, kolonelit Fritz Von Schwabe, qė patjetėr pėshpėritej aty nga oficerėt e tjerė se ēfarė u fliste mes tyre, ku pėrthekohej pyetja se “ kush mund tė dijė diēka”. E, padyshim, fakti qė nė njė kohė tė vėshtirė doktor Gurametoja u shtronte darkė me kėngė dhe shampanjė, ushtarėve gjerman, dhe ngrinte dolli pėr miqėsinė shqiptare-gjermane, natyrisht qė ishte dyshuese tortura e shpjegimit tė asaj darke, nė ishte tradhti apo ēfarė mund tė ishte.
    Dhe ēdokush kėrkonte nė ato fytyra gjurmėt e njė tė vėrtete, tė njė karakteri, ndjenjė, nė atė moment aq dramatik. Sens tė veēantė autori i ka dhėnė edhe dinjitetit shqiptar, kur citon fjalėt e kolonelit Fritz: “ U nisa nė vendin e Besės, siē mė kishe thėnė ti….’Kodi Lek Dukagjini, he? Ndoshta rruga pėr tė depėrtuar nė misterin e asaj darke na duket shpesh si labirint nė veprėn e Kadaresė, ku nuk dinė se nga tė hysh e nga tė dalėsh me pėrkufizime, por ėshtė e dukshme se autori nė kėtė vepėr na paraqet gjendjen e Shqipėrisė, hyrjen e gjermanėve mė 1943, nė Gjirokastėr, vendosjen e komunizmit, e deri te vdekja e Stalinit. Me gjithė ato ngjarje tė mjegulluara, thashetheme, ngjarjet e ndėrtuara nga personazhet, dhimbjen e pėrjetimin pėr qytetin e lindjes, autori tė gjitha kėto i pėshtjellon me njė mister dhe fshehtėsi, duke i dhėnė veprės njė frymė sa kreative, aq historike, sa reale, aq imagjinatave dhe njėkohėsisht moderne. Pastaj interesante na duket kur autori i kuptimėson edhe detajet me atė intelektin e vet, sidomos nė momentin kur koloneli nė pllakėn e gramafonit vėnė “Vajzėn dhe vdekjen” e Shubertit, nė momentin kur tė gjithė e kuptojnė se nuk ka mė shpresė.
    Dhe kjo vazhdon gjatė nė pritje tė breshėrisė sė mitralozave, dhe kėtė interpretim autori e sendėrton me njė pėrkushtim aq tė mirė artistik, ku ndeshemi me ngjyrime ironike, qė shpalosin fatin e njė populli, pra popullit tė vet , qė presin ose mitralozat ose lirimin e pengjeve. Autori, pra, gėrsheton fshehtėsinė me realitetin, tė tashmen me tė kaluarėn, e sidomos kur thekson fjalėt e doktorit Guateramos; “Unė s’jam Shqipėria , ashtu si ti s’je Gjermania Fritz ”, qė na duket sa e pakapshme, aq e kthjellėt pėrballė gjithė kėsaj historie tė verbuar.
    Gjithēka filloi me fjalėt “ Gjirokastėr …. kam njė mik kėtu…. ” pastaj vazhdoi me ftesėn pėr darkėn e famshme te doktor Gurametoja, mė misteriozja, tutje lirimi i pengjeve. Dhe kulmi i tė gjithave qė ishte ardhja e mėngjesit nė shtėpinė e Gurametos , pastaj gjermanėt e ngurosur, shtrirė tė vdekur nė sallon , dhe vajza e doktorit qė kujtonte se i kishte helmuar, dhe pastaj ē’ngurosja njėri pas tjetrit, ringjallja e tyre, renditur kėshtu ngjarje pas ngjarje, autori arrin tė na rrėfej njė rrėfim qė i kapėrcen kufijtė e misterit duke hulumtuar kėshtu mes realitetit dhe fantazisė. Interesante na duken edhe pėrballja e dy doktorėve Gurametos sė madh dhe Gurametos sė vogėl, arrestimi i tyre nė burgun e ashtuquajtur “ Guva e Shanishasė ”, torturat e Gurametos sė madh, nė lidhje me darkėn qė e bėri para 10 viteve, ku autori sendėrton atė enigmėn , misticitetin, fjalėn dhe heshtjen e personazhit tė tij Gurametos, mbi atė rrėfim qė tė shpie tė mendosh qė sa je drejt majės sė pėrgjigjes, por qė nė fakt tė ikėn fija e asaj pėrgjigjeje sikur puhiza ere. Pėrgjigjja aq mė shumė qėndron pezull, kur autori nxjerr tė ftuarin e darkės sė Gurametos, qė nė fakt nuk kishte qenė koloneli Fritz, sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkės. Kėtu autori e vesh veprėn me njė triler artistik, nė rrjetin e atij dyshimi, qė qarkullonte nė kokėn e Gurametos, nė lidhje me tė vdekurin. Nė kėtė vepėr autori nuk transmeton njė tollovi personazhesh, sikurse ndodh nė veprat tjera, por megjithatė ato qėndrojnė si hije apo tė tejkaluara, qėllimisht nga vetė autori, ndoshta pėr tė ruajtur atė ekuilibrin e veprės mbi gjithė ato ngjarje qė vinė si rrjedhojė e historisė, ku madje autori pėrcjell njė krahasim mes pushtimit tė vendlindjes sė tij, Gjirokastrės, duke nisur kėshtu prej atyre italiane, gjermane dhe ajo komuniste.
    Me gjithė kėto ngatėrresash, copėza historie, ngjyrime politike, shumė domethėnėse, autori ndėrton karakteret dhe i jep njė frymė veprės sa historike aq edhe enigmatike. Madje nuk ėshtė e ēuditshme qė autori pėrfundon veprėn me njė pikėēuditje, do tė thosha, nė fund tė veprės, qė nė fakt tė shtron kureshtjen, nė momentin kur Gurametoja pėrpiqet tė thotė diēka, gjatė rrugės pranė varrezave, dhe nuk arrin dot. Ndoshta ajo pikė qė do na tregonte pėrfundimin e kėtij pėshtjellimi, na qenka mbėshtjellė me njė hallkė plot mistere, qė autori vėshtirė tė lejon tė depėrtosh andej pa paragjykime, ashtu si mbetet ky rrėfim i Gurametos, qė edhe ndoshta ajo kishte tė bėnte mu me ftesėn qė Gurametoja e kishte hedhur rastėsisht mbi njė varr 10 vite mė parė. Pra, kishte tė bėnte pikėrisht me tė vdekurin, qė shpesh e kishte nuhatur Gurametoja dhe mbase tani donte tė kthente atė hap prapa, qė historia e kėsaj fshehtėsie tė mbyllej pėrgjithmonė, por ja qė nuk e pėrfillėn erėn e asaj dileme, sa tė pashpjegueshme, aq tė ēuditshme e pėr tė mos thėnė abstrakte.


    b:referatshqip.wordpress
    Heren e fundit u redaktua nga NeVertiti; 4 Jave Me Pare ne 16:55.

  2. #2
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,835
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    “Plaku dhe deti”- Ernest Hemingway

    Vepra “Plaku dhe deti”, tė cilėn teorikėt e quajnė herė novelė, herė roman, ėshtė njė nga veprat mė tė thjeshta, por mė tė fuqishme e mė tė ēmuara tė Heminguejt. Themi tė thjeshta, sepse kemi pothuajse vetėm njė personazh, njė subjekt tepėr tė zakonshėm, por nėpėrmjet tė sė cilave autori arrin tė japė njė filozofi tė tėrė jetėsore.
    Po tė nisemi vetėm nga titulli, po t’i lexojmė dy fjalėt e tij me kuptim simbolik — e letėrisa vetėm kėshtu duhet tė lexohet— menjėherė tė rrėnqethet trupi nga kundėrvėnia: plaku/deti.
    Domethėnė, njė njeri i vetėm, nė muzgun e jetės sė tij, me forcat e shpenzuara kaherė, pėrballė njė fuqie tė pamatshme dhe me plot tė papritura, siē ėshtė deti, ku ai e ka kaluar jetėn si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetėm profesioni qė ushtron, jo vetėm nevoja pėr tė jetuar, por ndoshta vetė fati e vė ballė pėr ballė me njė peshkaqen, nė njė luftė pėr jetė o vdekje nė midis tė oqeanit, pa pasur kush t’i ofrojė ndihmė. Ndonėse i bie nė grep njė peshk shumė i madh, peshkaqeni e heton, e sulmon… Ky ėshtė ai subjekti fare i thjeshtė i veprės. Pangopėsia e peshkaqenit dhe pėrpjekja mbinjerėzore e plakut pėr ta mbrojtur prenė e tij tė kapur me grep. Lufta zhvillohet pa praninė e askujt. Plaku lufton e mediton njėkohėsisht, fjalėt e tij s’kanė kujt t’i drejtohen pos peshkaqenit, me tė cilin jeta e detyron tė luftojė. Herė-herė edhe i vjen keq edhe pėr peshkun e kapur, edhe pėr peshkaqenin, por jeta ėshtė e tillė: luftė pėr ekzistencė. Nė fund plaku kthehet nė breg vetėm me skeletin e njė peshku tė madh, sepse mishin ia ka ngrėnė peshkaqeni.
    Ky ėshtė triumf dhe humbje njėkohėsisht, ėshtė fati i tij jetėsor, fati i njeriut nė pėrgjithėsi. Vepra tė bėn pėr vete me shkathtėsitė e tė rrefyerit, me koncizitetin e shprehjes, me dialogun dhe me monologun dinamik. Nė kėtė vepėr ka gjetur zbatim nė menyrėn mė te spikatur parimi i ashtuquajtur i ajsbergut (ajsberg — copė e madhe e akullit nė detet e veriut, tri tė katrat e sė cilės notojnė nėn sipėrfaqe, prandaj paraqet rrezik pėr anijet), domethėnė tė thuhen vetėm gjerat mė tė domosdoshme, kurse shumė tė tjera tė lihen pėr t’u nėnkuptuar


Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •