Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Blomsbury, historia e njė grupi biseksual

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,381
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10

    Blomsbury, historia e njė grupi biseksual

    Blomsbury, historia e njė grupi biseksual



    Mesazhet e fshehta tė dashurisė mes shkrimtares sė njohur angleze Virginia Wolf dhe mikeshės sė saj Vita West kanė nxjerrė nė pah njė tjetėr anė tė jetės sė gruan qė shihet ende sot si mė e mira e letrave angleze, biseksualitetin e saj. Wolf nuk pėlqente vetėm burrat por edhe gratė.

    Ajo u takua me Vita Sackville-West, gruan e Harold Nicolson mė vitin 1922, e cila do tė kthehej mė vonė nė njė frymėzim letrar pėr tė. Novela “Orlando” e V. Woolf (1928), e cila trajton identitetin gjinor, ėshtė frymėzuar dhe i ėshtė dedikuar Vitės. Shumė ngjarje janė marrė nga jeta e kėsaj tė fundit.Pavarėsisht ndjenjave tė thella qė Vita ushqente pėr Virginian, ajo pati njėkohėsisht edhe tė dashura tė tjera, shumica e tė cilave mė tė reja nė moshė. Virginia e vuajti kėtė pjesė.

    Shpesh ishte xheloze pėr to dhe ndihej e plakur, jo mė e dėshiruar. Pavarėsisht kėsaj, tė dyja ngelėn mikesha deri kur Woolf vrau veten nė Mars 1941. Vita vdiq pas diēka mė shumė se 20 vitesh, nė 1962.Pikėrisht ky duazim i karakterit dhe jetės sė Wolf do ta ēonte atė drejt njė fundi fatal. Por Wolf nuk ėshtė personaliteti i vetėm i shekullit tė 19-tė qė ka pasur njė jetė tė tillė. Sipas njė shkrimi tė Joel Lucyszyn grupi i njohur Bloomsbury i Londrės ku u pėrfshinė intelektualė dhe filozofė tė njohur tė viteve 50-60-tė ishte biseksual.

    Sipas tij biseksualiteti i anėtarėve tė tij ishte pushteti i fshehur i kėtij grupi me ndikim nė shekullin e 19-tė. Biseksualiteti ishte njė formė e cila u fsheh pėrmes shfaqjeve kulturore e qėndrimeve tė tyre publike. Bloomsbury ėshtė njė ndėr grupet kryesore pėrsa i pėrket kėsaj prirjeje seksuale pėr vetė raportet direkte qė kishte me Kembrixhin. Shkrimtarė tė kėtij grupo si Virginia Woolf u mbėshtet me bursa pėr botime nga Kembrixh.



    Ti i ndjen menjėherė qėndrimet e saj homoseksuale teksa e lexon, dhe njė kritik i mirė mund ta kuptojė se Woolf kishte njė kontradiktė qė e kishte origjinėn tek seksualiteti i saj i dyfishtė. Duncan Grant anėtar i kėtij grupi ishte nė marrėdhėnie dashurie me Jogn Keynes dhe Adrian Stephen pėrpara se tė martohej me Vanessa Bell. Po kėshtu dhe Virginia Woolf dhe Vita West, ishin tė martuara me burra por ndėrkohė jetuan nė fshehtėsi njė raport dashurie. Katherine Mansdield dhe Dora Carrington ishin tė dyja biseksuale. Rupert Brooke i cili kishte marrėdhėnie me femrat ka letra tė fshehta me James Stranchey i cili ishte njė tjetėr anėtar i kėtij grupi.

    Biseksualiteti ishte i fshehur nėn qasjen e tyre moderne nė publik. Ata ishin shkrimtarė, piktorė, analistė qė ofronin njė qasje avangarde pėr kohėn por nuk e pranuan asnjėherė tė qėnurit biseksual. Ndoshta kjo e fshehtė e pėrbashkėt i bėri ata tė mbėshtesnin njėri tjetrin dhe ti jepnin hov njė mendimi pėrparimtar pėr kohėn.


    (gazeta-Shqip.com)

  2. #2
    Anėtar i Respektuar Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    1,004
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    406
    Perralla... e sajime...

    Te gjitha figurat e shquara tė kombeve, te te gjitha fushave, i kane bere dhe po i bejne keshtu...
    Heren e fundit u redaktua nga Artin; 1 Javė mė Parė ne 12:58.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •