Faqja 1 nga 4 1 2 3 4 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatet 1 nga 20 e 73
Like Tree8Likes

Temė: Ismail Kadare

  1. #1
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim Ismail Kadare

    Jeta dhe veprat

    Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Fiogjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
    Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
    Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.



  2. #2
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    POEZIA E KADARESĖ

    Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
    Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
    Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė:

    Po s'ndėrron ai kurrė
    Art i skulpturės
    Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė.
    I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė
    Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė.
    (Laokonti)

    Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
    Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar:

    Njėzet e katėr luftra bėri,
    Njėzet e katėr vdekje theu.
    ēka mangut linte ditėn Gjergji,
    Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
    (Portreti i Skėnderbeut)

    Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj:

    Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra
    Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje,
    Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm
    Era loste me xhufkat e kuqe.
    (Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė)

    Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera.
    Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme.
    Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij.
    Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė:

    Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,
    Tė pi nė gjunjė duke rėnė,
    Nė grykė e di qė do mė ngelet
    I ftohti medaljon i hėnės.

    Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij,
    pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.



  3. #3
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    RAPORTI NDĖRMJET JETĖS DHE VDEKJES

    Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur". Ky roman i kushtohet misionit tė njė shtabi ushtarak tė gjallė, i cili duhet t'i bėjė nderet e fundit njė armate tė tėrė ushtarėsh tė mbuluar me dhč. Vlera e jetės, ēmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerėnda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezė, kamarja e turpit dhe pėrmendorja e nderit, harrimi dhe pėrjetėsia, vetėflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janė nocione themelore artistike tė shkrimtarit.
    Nė mėnyrė tė veēantė vdekja pėrbėn njė zgjedhje tė dendur tė autorit pėr tė dhėnė qėndrimin e tij ndaj jetės njerėzore. Ajo paraqitet nė formė individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, tė mirėqenė dhe tė sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sėmundja nga mplakja; nė tė gjitha pamjet e saj, si ndėrprerje e zakonshme e jetės, si shpagim pėr vdekjen e tjetrit, si prurje e lėngatės, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linēim nga hakmarrja.
    "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", vepra qė i dha njohjen ndėrkombėtare Kadaresė, nuk ėshtė e para qė trajton raportin midis jetės dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes tė prijėsit arbėr Gjergj Kastrioti, duket qartė prirja pėr tė zbuluar, nėpėrmjet qėndrimit ndaj varrit, kulturėn nga barbaria, dhunimin nga shenjtėrimi, sundimin e tė vdekurve mbi tė gjallėt.
    Nė tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, nė heshtjen e tyre, marrin vlerė fisnikėruese. Njeriu qė edhe me vdekjen dėshiron tė tregojė dinjitet dhe fuqi shpirtėrore ka njė varr tė thjeshtė, pa shenjė, nė njė kėnd tė padukshėm tė varrezave verilindore tė kryeqytetit, ndryshe nga shumė tė tjerė, qė, nė pėrputhje me hierarkinė zyrtare mbitokėsore, mbajnė mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanė bėrė mė shumė se Egla e vogėl pėr Shqipėrinė dhe s'kanė asnjė meritė pėr tė qenė tė diferencuar edhe pėrpara vdekjes e varrit. Nėpėrmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithė shoqėrinė shqiptare, nė kuadrin e sė cilės veprojnė personazhet e tij.
    Shtresėzimi i shoqėrisė nė veprėn e Kadaresė fillon me varret pa emėr, me muranat e thjeshta nė gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranė kishės, rrethuar me selvi; pėr tė vazhduar mė tej me pėrmendoret dhe lapidarėt, me varret e shenjtėruar pėr motive patriotike, siē janė varret e dėshmorėve (le tė kujtojmė, pėr shembull, varrin e veēantė tė Alush Tabutgjatit; varrin e Skėnderbeut ose edhe tė pashait turk nė Orikum) dhe pėr tė pėrfunduar me piramidėn e faraonit Keops ose arkėn e hirit tė trupit tė djegur tė Ēu En Lait, qė, sipas testamentit tė tij, u derdh mbi hapėsirėn ndėrkontinentale tė Kinės, pėr ta pushtuar me frymėn e vet.

    Ismail Kadare ėshtė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e bėri tė pranishme Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore.
    Kadareja qė nė vitet '60 shėnoi kthesė nė letėrsinė shqiptare me poezinė dhe prozėn e tij. Brenda potencialit tė tij krijues janė mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e pėrkohshmėrisė dhe tė pėrjetėsisė, dramat e kaluara dhe ato tė tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qėndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, tė gjitha labirintet e jetės dhe tė vdekjes. Duket sikur asgjė ēka ėshtė shqiptare, nuk mund t'i shpėtojė syrit tė shkrimtarit tė madh.
    E gjithė vepra e Ismail Kadaresė qė nga botimi i parė deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė barazuar me shtetet mė tė qytetėruara tė botės, sepse asktu e meriton, ndihet tė pohojė autori.



  4. #4
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    BOTIMET

    1- Frymėzime djaloshare, Lirika; Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, Tiranė, 1954
    2- Ėndėrrimet, lirika dhe poema; Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, Tiranė, 1957
    3- Princesha Argjiro, poemė; Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, Tiranė, 1958
    4- Princesha Argjiro, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
    5- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 1970
    6- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 1972
    7- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 197(?)
    8- Princesha Argjiro, poemė; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1977
    9- Princesha Argjiro, poemė; Rilindja, Prishtinė, 1983
    10- Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1961
    11- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1963
    12- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
    13- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
    14- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1973
    15- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman, botim i dytė; Rilindja, Prishtinė, 1976
    16- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1978
    17- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman, botim i tretė; Rilindja, Prishtinė, 197(?)
    18- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman, botim i katėrt; Rilindja, Prishtinė, 1980
    19- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
    20- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1990
    21- Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, roman; Fayard, Paris, 1998
    22- Pėrse mendohen kėto male; Naim Frashėri, Tiranė, 1964
    23- Vjersha dhe poema tė zgjedhura; Naim Frashėri, Tiranė, 1966
    24- Gurėgdhendėsit, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
    25- Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1968
    26- Motive me diell; Rilindja, Prishtinė, 1978
    27- Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frashėri, Tiranė, 1967
    28- Qyteti i Jugut, tregime; Rilindja, Prishtinė, 1971
    29- Dasma, roman; Rilindja, Prishtinė, 1967
    30- Dasma, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1968
    31- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1970
    32- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1973
    33- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1976
    34- Kėshtjella, roman; Rilindja, Prishtinė, 1976
    35- Kėshtjella, roman; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1977
    36- Kėshtjella dhe helmi, pjesė teatrore; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
    37- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
    38- Kėshtjella, pėrshtatur pėr fėmijė; Naim Frashėri, Tiranė, 1979
    39- Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
    40- Kėshtjella, roman; Rilindja, Prishtinė, 1980
    41- Kasnecėt e shiut, roman motėrzim pėrfundimtar; Fayard, Paris, 1994
    42- Kasnecėt e shiut, roman motėrzim pėrfundimtar; Dukagjini Pejė 1997
    43- Kronikė nė gur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
    44- Kronikė nė gur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1972
    45- Kronikė nė gur, roman; Rilindja, Prishtinė, 1976
    46- Kronikė nė gur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
    47- Kronikė nė gur, roman: Rilindja, Prishtinė, 1980
    48- Kronikė nė gur, roman; Fayard, Paris, 1997
    49- Kronikė nė gur, roman; Onufri, Tiranė, 2000
    50- Linja tė Largėta, shėnime udhėtimi; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
    51- Autobiografia e popullit nė vargje, studim, shėnime kritike; Naim Frashėri, Tiranė, 1971
    52- Dimri i vetmisė sė madhe, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1973
    53- Dimri i madh, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
    54- Dimri i vetmisė sė madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
    55- Nėntori i njė kryeqyteti, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1975
    56- Nėntori i njė kryeqyteti, roman; Rilindja, Prishtinė, 1980
    57- Nėntori i njė kryeqyteti, roman; Fayard, Paris, 1997
    58- Pėrse mendohen kėto male; Shqiponjat fluturojnė lart; Ėndėrr industriale, poema; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1975
    59- Poema tė zgjedhura pėr fėmijė; Naim Frashėri, Tiranė, 1975
    60- Koha, vjersha dhe poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1976
    61- Poezi; Naim Frashėri, Tiranė, 1976
    62- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
    63- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    64- Kėshtjella dhe helmi, pjesė teatrore; Naim Frashėri, Tiranė, 1977
    65- Ura me tri harqe, novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
    66- Ura me tri harqe, novela; Rilindja, Prishtinė, 1980
    67- Nė muzeun e armėve, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1978
    68- Nė muzeun e armėve, poemė; Naim Frashėri, Tiranė, 1989
    69- Poezi; Naim Frashėri, Tiranė, 1979
    70- Komisioni i festės; Rilindja, Prishtinė, Rilindja, Prishtinė, 1980
    71- Gjakftohtėsia, novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
    72- Gjakftohtėsia, novela; Rilindja, Prishtinė, 1980
    73- Autobiografia e popullit nė vargje, studim; Naim Frashėri, Tiranė, 1980
    74- Buzėqeshje mbi botė, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtinė, 1980
    75- Prilli i thyer; Rilindja, Prishtinė, 1980
    76- Vepra letrare 1, poezi; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    77- Vepra letrare 2, poema; Naim Frashėri, Tiranė, 1982
    78- Vepra letrare 3, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    79- Vepra letrare 4, Kėshtjella, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    80- Vepra letrare 5, Kronikė nė gur, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    81- Vepra letrare 6, Nėntori i njė kryeqyteti; Naim Frashėri, Tiranė, 1983
    82- Vepra letrare 7, Dimri i madh; Naim Frashėri, Tiranė, 1983
    83- Vepra letrare 8, Kush e solli Doruntinėn; Ura me tri harqe; Lėkura e daulles; 1981
    84- Vepra letrare 9, Pashallėqet e mėdha; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    85- Vepra letrare 10, Prilli i thyer; Muzgu i perėndive tė stepės; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    86- Vepra letrare 11, Tregime dhe novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    87- Vepra letrare 12, Publiēistikė, Autobiografi e popullit nė vargje, reportazhe, shėnime udhėtimi, intervista; Naim Frashėri, Tiranė, 1981
    88- Poezi; Shtėpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranė, 1985
    89- Koha e shkrimeve, tregime, novela, pėrshkrime; Naim Frashėri, Tiranė, 1986
    90- Koncert nė fund tė dimrit, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1989
    91- Koncert nė fund tė dimrit, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1990
    92- Koncert nė fund tė stinės, roman; Fayard, Paris, 1999
    93- Dosja H, roman; Naim Frashėri, Tiranė, 1990
    94- Dosja H, roman; Fayard, Paris, 1996
    95- Ftesė nė studio; Naim Frashėri, Tiranė, 1990
    96- Ftesė nė studio; Rilindja, Prishtinė, 1990
    97- Eskili, ky humbės i madh, studim; 8 Nėntori Tiranė, 1990
    98- Viti i mbrapshtė; Rilindja, Prishtinė, 1990
    99- Pėrbindėshi, roman; Vreber, Prizren, 1990
    100- Pėrbindėshi, roman; Shtėpia Botuese e Lidhjes sė Shkrimtarėve, Tiranė 1991
    101-Pėrbindėshi, roman; Fayard, Paris, 1998
    102-Ėndėrra mashtruese, tregime, novela; Naim Frashėri, Tiranė, 1991
    103-Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe, studime; 8 Nėntori, Tiranė, 1991
    104- Nga njė dhjetor nė tjetrin, kronikė, kėmbim letrash, pėrsiatje; Fayard, Paris, 1991
    105- Pesha e Kryqit; Fayard, Paris, 1991
    106- Vepra, vėllimi i parė: Tregimet e tejkohshme: Prometheu, Ėndėrra mashtruese, Pėrpara banjės, Nata e Sfinksit, Piramida, Kush e solli Doruntinėn, Ura me tri harqe, Muri i madh; Fayard, Paris, 1993
    107- Vepra vėllimi i dytė: Tregimet e ditės qė po thyhej, Kisha e Shėn Sofisė, Shėnime nga Kapiteneria e Portit, Sjellėsi i fatkeqėsisė, Kamarja e turpit; Fayard, Paris, 1994
    108- Vepra vėllimi i tretė: Komisioni i festės, Qorrfermani, Pallati i Ėndėrrave, Vjedhja e gjumit mbretėror, Breznitė e Hankonatėve, Heqja e mjeshtėrisė sė munxadhėnėsve, Lamtumira e sė keqes; Fayard, Paris, 1995
    109- Vėllimi i katėrt: Viti i mbrapshtė, Prilli i thyer, Dosja H, Kėnga, Kalimet e nėndheshme, Konkurs bukurie pėr burrat nė Bjeshkėt e Nėmuna; 1996
    110- Vėllimi i pestė, Kronikė nė gur, Nėntori i njė kryeqyteti, Rrėfim trikohėsh, Triptik: Koha e shkrimeve, Koha e parasė, Koha e dashurisė; 1997
    111- Vepra vėllimi i gjashtė: Qyteti pa reklama, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, Muzgu i perėndive tė stepės, Pėrbindėshi; Fayard, Paris, 1998
    112- Vepra vėllimi i shtatė, Dimri i vetmisė sė madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
    113- Vepra vėllimi i tetė: Koncert nė fund tė stinės, roman; Fayard, Paris, 1999
    114- Piramida, roman, Vepra, vėllimi i parė; Fayard, Paris, 1993
    115- Piramida, roman, Ēabej, Tiranė, 1995
    116- Shkaba, roman; Ēabej, Tiranė, 1995
    117- Shkaba, roman; Dukagjini, Pejė, 1996
    118- Spiritus, roman; Onufri, Tiranė, 1996
    119- Spiritus, roman; Onufri, Tiranė, 2000
    120- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranė, 1996
    121- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranė, 1996
    122- Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Pejė, 1996
    123- Pallati i Ėndėrrave, roman; Dukagjini, Pejė, 1996
    124- Pallati i ėndėrrave, roman; Onufri, Tiranė, 1999
    125- Kush e solli Doruntinėn; Flaka e Vllazėrimit, Shkup, 1997
    126- Kush e solli Doruntinėn; Album, Tetovė, 1997
    127- Kushėriri i ėngjėjve, ese; Onufri, Tiranė, 1997
    128- Tri kėngė zie pėr kosovėn, tregime; Onufri, Tiranė, 1998
    129- Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė, ese; Onufri, Tiranė, 1998
    130- Ikja e shtėrgut, tregim; 1999
    131- Ra ky mort e u pamė; Onufri, Tiranė, 1999
    132- Qorrfermani; Onufri, Tiranė, 1999
    133- Vjedhja e gjumit mbretėror, tregime; Onufri, Tiranė, 1999
    134- Ra ky mort e u pamė; Onufri, Tiranė, 2000
    135- Kohė barbare, Nga Shqipėria nė Kosovė, Biseda me Denis Fernandez Rčcatala; Onufri, Tiranė, 2000
    136- Breznitė e Hankonatėve, roman; Onufri, Tiranė, 2000
    137- Bisedė pėrmes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tiranė, 2000
    138- Lulet e ftohta tė marsit, roman; Onufri, Tiranė, 2000

    1936 Jeta dhe Vepra

    Hyrje
    Botimet
    Analiza
    Qėndresa tek Kadare
    Dilema ndėrmjet Urės dhe Kėshtjellės
    Ringjallja dhe Kulti i Besės
    Kronikė nė Gur
    Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave
    Dimrat nė Romanet e Kadaresė
    Poezi
    Edhe kur Kujtesa
    Gjuha Shqipe
    Kėrcėnimi
    Kinema e Vjetėr
    Koha e Pamjaftueshme
    Kristal
    Ky Dimėr
    Laokoonti
    Mall
    Malli i Shqipėrisė
    Nė Leksion
    Nė Parkun qė e Mbuluan Fletėt
    Njė Vajzė
    Tetor
    Fund Vjeshte
    Qiell Dimri
    Tė Huaj jemi
    Ti dhe Hėna
    Ti ishe pėr mua
    Ti qave
    Unė pashė lulet e para
    Varri
    Kronikė nė Gur
    Fragmenti I
    Pėrbindėshi
    Fragmenti I
    Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave
    Fragmenti I
    Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur
    Fragmenti I
    Qyteti pa Reklama
    Fragmenti I
    Fragmenti II
    Fragmenti III
    Fragmenti IV
    Fragmenti V
    Fragmenti VI
    Fragmenti VII



  5. #5
    Anėtar i Respektuar Avatari i triumfuesja
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    in my world
    Postime
    2,173
    Rrespekti
    88

    Gabim Nje poezi e Kadarese

    Ti qave

    Ti qave dhe mė the me zė tė ulėt
    Se unė tė trajtoja si prostitutė.
    Athere lotėve tė tu s'ua vura veshin
    Tė desha, pa e ditur se tė desha.


    Veē njė mėngjes tė beftė kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazėt m'u duk,
    Athere kuptova ē'kisha humbur,
    Ē'kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Mė rrezėllinte si smerald mėrzija,
    Dhe lumturia ngrysej si njė muzg me re...
    Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja
    Sepse secila m'e bukur se tjetra qč.

    Se ish i tillė ky koleksion bizhush
    Qė dritė e terr lėshonte njėkohėsisht,
    Qė njėqindfish etjen pėr jetėn shtonte,
    Por dhe qė vdekjen ndillte njėqindfish.



    Nje dashuri e humb
    nje tjeter te humbur gjej
    Zhgenjime korr
    e prap dashuri mbjell

  6. #6
    WxP
    WxP ėshtė nė linjė
    Administrator Avatari i WxP
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Durres
    Mosha
    28
    Postime
    2,983
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    25

    Gabim KADARE, ky tregimtar i madh...

    Kadare, ky tregimtar i madh...
    Nje nga gazetat me te medha gjermane, me rastin e botimit atje te romanit "Pallati i endrrave" boton nje shkrim te gjate per shkrimtarin e madh shqiptar. Sipas saj, Keshtjella e Kafkes ishte ne Tirane: Institucioni eficient i ankthit i shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Dirk Shumer*
    Enderra si celes i shpirtit njerezor- ky perfytyrim e ka bere Frojdin, ndoshta, me frytdhenes mbi hulumtimin e njeriut se c'mund ta kete marre ai me mend. Por, te shkosh aq larg, qe endrrat disamilioneshe te nje populli, te nje perandorie te tere t'i kapesh me mend si mjet politik pushteti, per kete eshte nevojitur letresia .
    Romancieri shqiptar Ismail Kadare kishte kete mendjeshkrepje gjeniale nga mesi i viteve shtatedhjete. "Pallati i endrrave" ben fjale per nje institucion te madh imagjinar te Perandorise Osmane, i cili me nje burokraci te jashtezakonshme e kontrollon anen e pavetedijshme te roberve te tij, e vlereson, e interpreton dhe ne fund e arkivon. Sundimtarit i parashtrohen "enderra te renda" si udhezim per te qeverisur, ofiqaret perpiqen te fitojne pushtet permes ketyre endrrave. Dhe ne fund te fundit institucioni vetem nga absurditeti dhe jotransparenca e tij ben efekt frikendjelles- nje imazh i goditur, i cili se paku per Shqiperine njehere do te sherbeje si pershkrim i vlefshem i asaj epoke ogurzeze nen Enver Hoxhen.
    Si librat e tjere te Kadarese edhe kjo shederrohet ne nje veteveshtrim te maskuar, ndoshta madje edhe te pavullnetshem. Sepse libri ka te beje me nje ka rrierist te regjimit, shqiptarin e elites Mark- Alemin, i cili vajton shtypjet, por njekohesisht perfundon ne krye te sistemit. Ketu na lejohet qe te krahasojme ate qe rrefehet me rrefimtarin. Ngase as Kadare nuk i ka pasur punet me ndryshe; I favorizuari i diktatorit brutal mund t'i lejonte vetes me shume se te tjeret, te cilet u vrane dhe i torturuan. Mirepo, me "Pallatin e endrrave", i cili eshte shtruar si parabole e akullt e regjimit totalitar, edhe ai e kaloi kufirin, u detyrua te ushtroje autokritike. Libri pothuaj nuk u shpernda dhe tani eshte perkthyer per here te pare dhe pershtatshem fresket ne gjermanisht nga Joachim Röhm.
    Kozmosi letrar i Kadarese ushqehet nga sagat dhe epet e Ballkanit, ne kete rast nga saga familjare e kenduar ne fryme ballkanike te nje fisi osmano- shqiptar te karrierave, te Qyprillinjeve, i cili ne te vertete e qeveris perandorine e madhe per Sulltanin. Kjo s'eshte nje pjellje nga mendja, seps e klani i Qyprillinjeve, i konvertuar ne islam, ne shekullin e 17-te vertet e kishte mbajtur disa here postin e kryevezirit. Qe keta njerez qe u ka hipur pushteti ne koke, qe i jane shitur pushtetit vazhdimisht kendojne kenget e lashta mbi haracin, qe ketu rapsodet dhe disa oficare futen ne shpate, Kadare e prezenton pothuaj si nje fatalitet te vetekuptueshem. Mark- Alemi, perditshmerine e erret dhe te shkrete te te cilit ne sallat e dosjeve te institucionit te endrrave ne e perjetojme me bollek, ne fund pa ndonje zell te madh behet shef i gjithe kesaj. Atje lart e ka ngritur fisi i tij, jeta e tij sensuale ka marre fund, sepse ai "sic thuhet" ka perparuar dhe eshte bere funksionar.
    Kjo eshte e pameshirshme, kjo eshte e qarte. Gjykime te tilla te ashpra gjenden befasisht shpesh; Kadare kishte guxim. Per te gjithe lexuesit e tij kjo lehte mund te dallohet si Shqiperia e tij aktuale, e cila popullohet nga njerezit e shkaterruar , trupthate, "sjelljet e te cileve dukeshin te ngurta, pakendshem te kujdesshme". Gjithcka eshte e varfer, e mjerueshme, e frikshme, tortura dhe spastrimet jane ne rend te dites. "Mbi gjithcka", konstaton autori, "qendron dielli i ftohte, qe ben drite, por pothuaj nuk ngrohe". Pastaj ai kalon ne nje analize gati cinike te nje shteti te persosur te terrorit, ne te cilin pushteti i larte nga etja e madhe per pushtet dhe nga frika i shtyp shpirterat e roberve te tij deri ne skajet me te erreta te Perandorise.
    Gjuha e imazheve e vizioneve te tilla deduktohet, gje qe s'eshte per t'u befasuar shume, nga kryekumbaret e burokratizmit dhe stalinizmit: Kafka dhe Oreelli. Vetem marrja e postit te tij nga ana e Mark- Alemit, heroit te ligsheshtuar- depresiv, korridoret e pafundme, sallat jashtezakonisht te medha pothuaj te pangrohura, karuseli jotransparent i eproreve dhe dispozitave evokojne "Keshtjellen" e Kafkes. Ndersa perditsh meria e ngarkuar me frike e roberve, spastrimet e gjithkund te pranishme, peshperitja me dore para gojes zgjasin "historikisht plotesisht korrekte" vitin 1984 te Oreell- it te vitit 1948 deri ne Shqiperine e kohes se vonshme te Hoxhes, kur diktatori, pas nje festivali kengesh me 1972, papritur i mbushi burgjet dhe varrezat me njerez te kultures. Ne roman jane perkrahesit e hapjes ndaj Perendimit, ata qe u pritet koka me shpate.
    Eshte kjo perzierja e rrefimit mitik, aktualitetit te dites dhe modernes letrare, qe i jep force kesaj parabole te erret. Krahas kesaj pason "per shembull gjate tregimit te endrrave me te erreta, te cilat duhet te permblidhen dhe te shpjegohen" nje shtytje qe kalon ne humor te deshperuar, ne surealizem, ne nje bote Piranesi te hallaktur te cmendurise. Atehere kur Kadare i perpunon pervojat e tij ne bodrumin e arkivit te ngarkuar me saga te Komitetit Qendror ne Tirane ne nje kapitull ngjethes mbi "gjum in e thelle te botes", atehere kjo ka fuqine e nje vizioni biblioteke te Borges-it- natyrisht krejt ne menyre empirike perjuatar ne trupin vetjak.
    Rrafshi tjeter i librit, ai i epeve te pergjakshme gjithnje te pranishme te Ballkanit nuk mund te quhet ndryshe vecse profetike.
    Per Kadarene keto vepra shpesh te bartura vetem gojarisht te nje bote te vrazhde jane endrrat e verteta te kolektivit. Duke qene se ne sagat shqiptare, por edhe serbe behet fjale per dyluftimet me te vdekurit, per pasardhesit e vrare dhe berjen kurban te njerezve, ato deshmojne boten arkaike te gjakmarrjes dhe te ligjeve te fiseve. Mirepo, Kadare ne menyre eksplicite nxjerr nga arkivi i pavetedijes edhe enderrat nga Fushe- Kosova, mbi betejen ogurzeze te popujve te vitit 1389. Vetem 15 vjet me vone ishin keto mite, te cilat do te conin ne luftera te reja ballkanike me qindra- mijera te vdekur.
    Kadare, ky tregimtar i madh europian, do te mbetet gjithnje nje figure kontradiktore, sepse ai- per shembull si Gorki apo Brehti, si Riefenstahl apo Heideger- ka vepruar si funksionar dhe orator elozhesh nen kupolen e se keqes. Ai ishte funksionar, i favorizuar dhe etiketa nderkombetare e Hoxhes. Kush e rrudhe hunden per kete, duhet te mendoje se a do ta kishte pasur guximin atebote per te publikuar nje liber te tille, kaq te pameshirshem! Pra, ne vend qe te gjykohet me moral te tille belesh mbi kete veprimtari gjithnje edhe te rrezikshme per jete, duhet te shfrytezohet rasti i jashtezakonshem, qe funksionimi i se keqes, shnderrimi i nje karakteri me shume perbuzes neper pushtet ketu si te thuash te studiohet nga brenda.
    Pallati i enderrave, ky institucion i ndyre, sherben "per te fiksuar anen e erret te vetedijes ne shtet". Ky eshte nje interpretim gra ndioz i endrres se stalinizimit, i cili asesi nuk ishte vetem nje regjim i ftohte, por- ne lidhje me kete te lexohet studimi i ri i Ane Aplebaum- edhe nje ritual barbar dhe i pergjakshem i kurbanit. Nje roman, i cili deshiron te shteroje kete ane te erret, nuk mund te marre shtat tjeter pervec ate te ankthit.
    * Marre nga "Frankfurter Allgemiene Zeitung"

    Je SHQIPTAR? Po?
    Duaje SHQIPERIN si atdhetar...
    Jo si politikan apo Fetar.

  7. #7
    preshevare Avatari i inushja2
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    704
    Rrespekti
    70

    Gabim

    Poezi nga Ismail Kadare

    Ti ishe pėr Mua
    Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
    Troja qė unė dot s'e pushtoja.
    Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
    Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

    Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
    T'i pėrqafoja flokėt e dendura.
    Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
    Se gjithė grekėt kur ra Troja.

    Vetėm nė ėndrra m'ishe e kuptueshme,
    Ti, e shtrenjta ime etruske.




    Njė Vajzė

    Duke tė puthur, pa tė dashur
    Nė shpirt ai ty tė plagoi
    Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
    si vrasės tinėz shkoi


    Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
    Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
    Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
    nė park, tė dielave ata.


    Dhe ti e vetme mbete, bosh
    mbenė sytė e ty nė net bilbilash
    Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
    Njė katastrofė automobilash.


    Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
    Ata me sy tė ndjekin pas
    Pataj me bėrryl i bien shokut
    "E sheh filanen? E ka pas..."


    Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
    T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
    Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
    "Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


    Tė dyja t'ulura pranė radios
    Do ndizni heshtur njė cigare
    tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
    njė ēast dremitja do tė t'marrė


    Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
    M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
    Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
    Nga kembėt s'do tė tė venė re.


    Atje ku t'ecėsh midis turmash
    Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
    Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
    "E sheh filanen? Ishim miq..."



  8. #8
    preshevare Avatari i inushja2
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    704
    Rrespekti
    70

    Gabim

    Kristal

    Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
    Si te harroj un' dalngadal,
    Si vdes tek une kujtimi yt
    Si vdesin floket dhe gjithcka
    Tani kerkoj une posht' e lart
    Nje vend ku ty te te leshoj.
    Nje strofe a note a nje brilant
    Ku te te le, te puth, te shkoj.

    Ne s'te pranofte asnje varr
    Asnje mermer a morg-kristal.
    Mos duhet vall' prap te te mbart
    Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

    Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
    Te gjej nje fushe a nje lulnaje
    Ku butesisht porsi polen
    Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

    Te te mashtroj ndoshta keshtu
    Dhe te te puth e t' ik pa kthim
    Dhe nuk do te dime as ne, askush
    Harrimi ish ky, a s'ish harrim.



  9. #9
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim Kadare pėrballė ēmimit “Nobel”

    Zef Brozi

    Qė nė fillim tė kėtij shkrimi i kėrkojmė falje Kadaresė. E dimė qė Kadaresė nuk i pėlqejnė shkrimet qė i kushtohen atij dhe sidomos lėvdatat. Madhėshtia e veprės sė Kadaresė flet vetė. Ajo ėshtė edhe mbrojtėsja ... mė brilante e sė vėrtetės. Ne mendojmė gjithashtu, se Kadare nuk meriton tė sulmohet. Aq mė tepėr nga ne shqiptarėt. Nė kėtė shkrim ne duam thjeshtė tė shprehim shkurt mendimet tona pėr disa ēėshtje qė lidhen me Kadarenė si kandidat i ēmimit “Nobel”, me respektimin e simboleve tė kulturės dhe historisė sonė kombėtare, me rolin e gjithė shqiptarėve dhe institucioneve e organizmave shqiptare nė vlerėsimin dhe nderimin e personaliteteve tė kulturės sonė kombėtare nė pėrgjithėsi e tė Kadaresė nė veēanti. Fakti se Kadareja ka qenė disa herė kandidat pėr ēmimin “Nobel”, nga njė anė na gėzon ne dhe besoj edhe gjithė shqiptarėt, por nga njė pikėpamje edhe na dėshpėron. Natyrshėm lind pyetja: Pėrse akoma Kadare nuk e ka fituar ēmimin “Nobel”? Padyshim qė vepra e Kadaresė e mė se ‘50 viteve ėshtė e atyre pėrmasave dhe niveleve qė duhej ta bėnte Kadarenė prej kohėsh fitues tė kėtij ēmimi. Tė huajt shprehin habi qė njė shkrimtar aq i madh tė ketė dalė nga njė vend i izoluar dhe shumė pak i njohur. Jo rrallė, disa tė huaj e pohojnė pa hezitim se Kadare do tė ishte prej vitesh fitues i ēmimit “Nobel”, nėse ai do kishte qenė amerikan, anglez, italian, grek etj. Sigurisht, ata nuk duan tė fajėsojnė Kadarenė pse ai ėshtė shqiptar. Po atėherė ēfarė e pengon dhėnien e ēmimit “Nobel” Kadaresė? A mos vallė komiteti pėrkatės i ēmimit “Nobel” nė letėrsi ndikohet nga disa shkrime e kritika tė padenja e dashakeqėse, madje edhe shpifėse, qė disa individė kanė bėrė e bėjnė kundėr Kadaresė? Pėrse ne shqiptarėt vazhdojmė tė veprojmė kundėr vetvetes?

    Mendojmė se ėshtė i nevojshėm dhe dinjitoz njė qėndrim dashamirės i gjithė shqiptarėve, institucioneve e organizmave shqiptare nė Shqipėri, Kosovė etj, pėr kolosin e kulturės sonė kombėtare, Ismail Kadare. Ne jemi tė vonuar nė mbėshtetjen masive ndėrkombėtare qė si shqiptarė duhet t’i bėjmė veprės dhe personalitetit tė Kadaresė nė botė dhe nė Komisionin e Dhėnies sė ēmimit Nobel. Nė kėtė mėnyrė, nė radhė tė parė, afirmojmė kulturėn tonė kombėtare, nė kėtė mėnyrė do tė pėrfitojė dhe do tė vlerėsohet sė pari kombi dhe kultura shqiptare. Ne shqiptarėt duhet ta pranojmė me keqardhje se aktualisht s’kemi aq shumė pėr t’u mburrur nė sytė e botės. (Nė tė vėrtetė shqiptarėve dita-ditės po u del nami i keq pothuajse nė gjithė botėn, nga aktet kriminale tė disa individėve.) Por tė paktėn sot kemi tre personalitete, tre simbole kombėtare tė pėrmasave botėrore: Heroin tonė kombėtar Gjergj Kastrioti “Skėnderbeu”, Nėnė Terezėn dhe Ismail Kadarenė. Natyrisht qė ne nuk mohojmė se ka pasur, ka e do tė ketė edhe tė tjerė shqiptarė tė shquar nė fusha tė ndryshme dhe nė etapa tė ndryshme, por varet tė ēfarė pėrmasave janė e do tė jenė ata nė kontekstin botėror. Ky shkrim as nuk synon dhe as ka mundėsinė tė bėjė analizėn e personaliteteve tė rėndėsishme tė kombit tonė. Duke veēuar kėto tre simbole ne kurrė, nuk nėnvleftėsojmė personalitetet e tjera tė kombit tonė. Dihet se ēdo komb i ruan dhe krenohet me simbolet e tij, simbolet e historisė dhe kulturės sė tij. Ndėrsa disa shqiptarė bėjnė tė kundėrtėn. A ka mė turp qė vetė shqiptarėt tė ngrihen edhe kundėr simboleve tė tyre kombėtare pėr t’i mohuar e denigruar ato? Nėse ne vetė nuk respektojmė simbolet dhe personalitetet tona kombėtare, atėherė ēfarė mund tė pritet nga tė huajt? E megjithatė, nė mjaft raste tė huajt janė ata qė i vlerėsojnė mė shumė personalitetet dhe simbolet tona kombėtare. Mendojmė se liria e fjalės dhe e shtypit nuk shkon deri nė atė masė sa tė mohosh dhe denigrosh edhe ato pak vlera e simbole kombėtare, me tė cilat na njeh sot bota e civilizuar. Tė gjithė shqiptarėt, pra edhe diaspora shqiptare, kudo ku ndodhet, duhet tė jetė mė aktive pėr t’i dhėnė pėrgjigjen e duhur qėndrimeve dhe veprimeve tė tilla antikombėtare, antishqiptare. Ėshtė fat i mirė qė simboli i tretė i kombit tonė, Ismail Kadare, ėshtė gjallė dhe vazhdon tė pasurojė fondin e letėrsisė shqiptare e botėrore. Vepra e Kadaresė flet vetė. Kadare ėshtė jo vetėm njė shkrimtar i madh botėror, por edhe njė ndėr shqiptarėt mė atdhedashės. Ai ėshtė mbrojtės i principeve tė njė demokracie reale nė Shqipėri e Kosovė, mbrojtės i menēur i ēėshtjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare, fshikullues i sė keqes, i guximshėm nė kritikat kundėr korrupsionit dhe mafias, mbrojtės i tė drejtave tė njeriut dhe vlerave njerėzore pa asnjė lloj dallimi e diskriminimi. Kadare ėshtė diplomati i shkėlqyer i kombit shqiptar nė botė. Do tė jetė nė tė mirė tė popullit shqiptar, qė politikanėt shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi t’i dėgjojnė dhe vėnė nė jetė kėshillat e Kadaresė. (Apo politikanėt tanė s’kanė nevojė pėr kėshilla se i dinė tė gjitha!)

    Disa e mohojnė faktin se Kadare ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė lėvizjen pėr demokratizimin e Shqipėrisė. Disa pėrmendin epitetet e shpifura tė diktaturės komuniste, qė nė tetor 1990 e cilėsuan Kadarenė “tradhėtar tė Shqipėrisė”. Vetė Lėvizja Studentore e Dhjetorit tė 1990-ės vlerėsoi dhe brohoriti emrin e Kadaresė, i cili me gjestin e tij simbolik nė tetor tė 1990-ės, duke kėrkuar azil politik nė Francė, nė fakt i bėnte apel rinisė dhe gjithė popullit shqiptar se duhej ngritur fuqimisht pėr shembjen e diktaturės dhe pėr ndėrtimin e njė Shqipėrie demokratike. Disa pyesin, pse Kadareja nuk u burgos gjatė regjimit komunist? Ata do ta vlerėsonin Kadarenė vetėm nėse ai do tė kishte qenė i burgosur pėr shumė vite, dhe mbase edhe tė kishte vdekur nga torturat nė burgjet e diktaturės! Shqiptarėt duhet tė jenė tė lumtur qė njė gjė e tillė nuk ndodhi. Nė diktatura, tė burgosurit politik janė me mijėra. Por personalitete si Kadare, kombi shqiptar rrallė mund tė ketė. Me Kadarenė tė mbyllur nė burgjet komuniste, kombi shqiptar do tė kishte thjesht njė tė burgosur mė shumė. Ndėrsa me Kadarenė shkrimtar tė lirė qė shkruan kundėr burgjeve, kombi pėrfitoi njė personalitet me famė botėrore. Pra, cilin Kadare do tė zgjidhnin shqiptarėt?

    Tė dashur bashkėkombas! Asnjė njeri i madh nė botė, asnjė Nobelist, qofshin edhe ata qė lindėn e jetuan nė vende demokratike e jo nėn thundrėn e diktaturave, nuk kanė qenė e nuk janė perfekt. E megjithatė, popujt e tyre kanė ditur t’ua nxjerrin nė pah, apo edhe t’ua zmadhojnė akoma mė shumė vlerat dhe madhėshtinė e tė pėrfitojnė prej tyre nė shumė aspekte, madje politikisht dhe ekonomikisht. Perfektshmėria mund tė synohet nga tė gjithė, por mbase askush, pra as njerėzit e mėdhenj, nuk e arrijnė atė. Le t’i marrim Kadaresė ato anė qė e bėjnė atė tė madh, dhe qė i jep kombit shqiptar tė drejtėn tė krenohet me veprėn e tij. Edhe vendet e mėdha si Amerika krenohen dhe kanė shumė pėrfitime, kur njė shtetas i tyre fiton ēmimin Nobel. Ndėrsa pėr vende si Shqipėria, njė gjė e tillė do tė ishte njė mrekulli qė ngjet shumė rrallė. Kur Kadare tė marrė ēmimin Nobel, emri i Shqipėrisė dhe kombit shqiptar do tė pėrmendet nė gjithė botėn. Interesi i tė huajve pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare do tė rritet. Mbase pėr disa tė huaj do jetė njė zbulim qė nė botė ekziston njė vend qė quhet Shqipėri, dhe do tė kenė kuriozitet pėr ta vizituar. Autorė tė tjerė shqiptarė do tė kenė shansin tė bėhen edhe mė tė njohur dhe tė konkurojnė pėr ēmime Nobel e ēmime tė tjera nė tė ardhmen. Mbase edhe turizmi e biznesi nė Shqipėri e Kosovė mund tė pėrfitojnė me miliona dollarė nė vit me emrin e Kadaresė Nobelist. Dhe me Kadarenė Nobelist do tė mund tė krenohen e pėrfitojnė edhe vetė ata qė e kritikojnė dhe shkruajnė kundėr tij. Shqiptarėt duhet tė bėjnė atė qė u takon pėr tė mos e humbur kėtė shans tė rrallė, qė nuk dihet se kur mund t’u jepet mė. Le ta respektojmė edhe ne shqiptarėt Kadarenė, tė paktėn nė atė masė sa tė huajt e respektojnė dhe e nderojnė! Shqiptarėt e Amerikės e kanė filluar rrugėn e mbarė tė pėrhapjes sė vlerave tė veprės dhe personalitetit tė Kadaresė nė Amerikė e mė gjerė. Nė janar 2005 disa intelektualė dhe shoqata shqiptaro-amerikane kanė shkruar e po shkruajnė nė mbėshtetje tė Kadaresė dhe kandidaturės sė tij pėr ēmimin Nobel. Po merren nisma pėr ta bėrė veprėn e Kadaresė dhe kulturėn shqiptare edhe mė tė njohur nė shkolla, librari e institucionet tė tjera amerikane, si dhe ndėr lexuesit amerikanė dhe vetė emigrantėt shqiptarė. Kadare po viziton edhe mė shpesh Amerikėn dhe bėn takime me komunitetin shqiptar. Nė nėntor 2004 ai u mirėprit nė takimet e tij miqėsore me diasporėn shqiptare tė Michiganit. Veprat e Kadaresė po bėhen dhuratė e preferuar qė mund t’u bėhet miqeve amerikanė dhe tė huajve tė tjerė. Ja edhe njė fakt tjetėr domethėnės: Pronari shqiptar i njė restoranti tė mirėnjohur nė Michigan, qė nė nėntor 2004 pati nderin tė shtrojė njė drekė pėr Kadarenė, po bėn njė gjė tė veēantė: karriges ku u ul Kadare dhe tavolinės pėrkatėse do t’u vėrė njė pllakatė me emrin e Kadaresė dhe do tė ndėrtojė njė kėnd tė posaēėm nė lokal pėr tė ekspozuar veprat e Kadaresė. Sa shumė mundėsi dhe mėnyra ka qė ne shqiptarėt tė ekspozojmė vlerat e letėrsisė, historisė dhe kulturės sonė kombėtare. Tė gjithė shqiptarėt duhet tė bėjmė njė gjė tė tillė. Nė mėnyrė tė veēantė studentėt shqiptarė qė studiojnė nė vende tė ndryshme tė botės. Ata mund tė bėhen nismėtarė tė shkėlqyer, pėr tė vendosur kontakte frytdhėnėse midis shkollave dhe universiteteve ku studiojnė dhe personaliteteve tė kulturės sonė kombėtare. Ata mund tė organizojnė edhe ditėt e kulturės shqiptare nė vendet ku studiojnė etj., etj. Sė bashku dhe me respekt e dashamirėsi pėr njeri-tjetrin e sė pari pėr personalitete si Kadare, ne shqiptarėt, kudo ku ndodhemi, mund tė bėjmė shumė gjėra tė mira e me vlerė. Le tė shpresojmė dhe punojmė qė viti 2005 tė jetė njė vit fatlum pėr kombin shqiptar, viti qė tė kemi Kadarenė fitues tė ēmimit “Nobel”.

    ''Panorama''


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  10. #10
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim Garsia Markes i Europės quhet Ismail Kadare

    Nga Stephan Wackwitz

    Nė njė “Kapitull pa numėr” romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” i Ismail Kadaresė reflekton vetveten. Dhe kėtė ai e bėn nė formė tė njė pėrralle: “Ishte njėherė njė gjeneral dhe njė prift qė kishin dalė pėr kismet. Jo, nuk kishin dalė pėr kėsmet. Ata kishin dalė pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve tė tyre tė vrarė nė njė luftė tė madhe. Ec e ec, kapėrcyen shumė male e shumė fusha, duke kėrkuar e duke mbledhur kėto eshtra.

    Vendi ishte i ashpėr e i keq. Frynin erėra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikėn mė tutje. Mblodhėn sa mblodhėn dhe u kthyen tė numėronin ato qė kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shumė eshtra”. Pėrmbledhja pėrrallore, njėkohėsisht fėminore, e vjetėr dhe e goditur shpalos njė ngjarje, tė cilėn vetė libri me jodiciplinė tė pėrsosur artistike e ka derdhur nė toposin sugjestiv, fantastik, frikėndjellės dhe erotik tė njė romantike tmerri. Sepse nė kėtė roman qė habitshėm sillet nė vetvete, qė fillon vazhdimisht rishtaz dhe qė modifikon motivet vėrtet ėshtė fjala pėr zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin nė shtėpi tė njė armate pushtuese. Toka e Shqipėrisė duhet t’i kthejė kufomat e armiqėve tė dikurshėm nė mėnyrė qė ata tė varrosen nė vendlindjen e tyre matanė detit. Njėkohėsisht nė romanin e Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” pėrshkruhen mjerimi i hoteleve provinciale nė vjeshtė nė bllokun lindor, vuajtja melankolike e njė koloneli, i cili dashurohet nė njė shqiptare tė re, e cila pėr ēdo mbrėmje vjen nė stadiumin e Tiranės pėr tė shikuar dashnorin e saj duke ushtruar futboll. Fjala ėshtė pėr njė mallkim, tė cilin e ka shprehur nėna e dhėndrrit gjatė njė dasme, pėr historinė e dashurisė tė njė pengu lufte dhe pėr frontin e bafasishėm unik tė shqiptarėve shumėfish tė grindur dhe tė ndarė nė dysh nga gjakmarrja nė Luftėn e Dytė Botėrore. Fjala ėshtė pėr njė shtėpi publike, tė cilėn e drejtojnė forcat pushtuese nė njė vend tė vogėl dhe tė harruar nga Zoti, dhe pėr fatet e tė rinjėve tė cilėt kėtu janė takuar tėrthorazi dhe njėkohėsisht me fytyrė tė kthyer anash: “Ato kushedi nga i degdisėn, me siguri nė ndonjė qytetth tė humbur, atje ku ndaleshin pėr njė natė trupat qė shkonin nė vijėn e parė dhe trupat qė ktheheshin andej. Dhe me siguri, jeta e tyre ishte mbushur prapė me rreshta tė gjatė e tė pėrbaltur ushtarėsh, qė zbraznin mbi to gjithė hidhėrimin dhe baltėn e luftės.”
    Fjala ėshtė pėr kodrat, pėr Tiranėn nė nėntor, pėr detin dhe vazhdimisht pėr frymėn, e cila nė kėtė vend duket qė fryen pėrherė: “Ulėrimė ere. Ditė e natė. Duket sikur botės i ka mbetur vetėm era”.

    Tė vdekurit kundėrshtojnė
    Por, sado artistikisht ndėrtohet bota e kėtij romani nga dendėsimi i kėtyre motiveve, ringjallja e mundimshme, pėrherė e aksidentuar, nė tė vėrtetė e pamundshme dhe nė fund e dėshtuar burokratike e tė vdekurve ėshtė tema dhe puna, tė cilės figurat e tij si tė ishin nėn presion mitik kthehen sėrish nė ēdo kapitull dhe nga tė gjitha drejtimet. Fillimisht tė vdekurit kundėrshtojnė shqetėsimin. Ata mobilizojnė trevėn e padepėrtueshme kodrinore pėr tė mbrojtur prehjen e tyre, vjeshtėn, shiun, atė frymė qė fryen pandėrprerė, pashpresėn, baltėn, mjerimin. Pasi qė gjenerali dhe prifti nuk frikėsohen nga kjo, tė vdekurit e luftės tė groposur nė kėtė trevė reagojnė si kufomat e letėrsisė sė llahtarshme tė tė gjitha vendeve: ata bėhen vetė aktiv. Ata kalojnė kufirin, i cili atyre u kontestohej, pėr t’i tėrhequr nė anėn e tyre tė gjallėt. Jo tė vdekurit kthehen nė shtėpi, por tė gjallėt, tė cilėt nuk mund tė pajtohen me pakthyeshmėrinė e vdekjes. “Jam nisur herėt”, thotė i fejuari i frikshėm i Lenores nė baladėn e (Gott fried August) Berger-it (njė lloj magna karte e letėrsisė europiane tė tmerrit, e cila nė romanin e Kadaresė citohet nė njė vend vendimtar), “dhe dua tė tė marrė me vete”.

    Sė pari tė vdekurit helmojnė varrmihėsit: “Njėzet vjet mikrobi qėndron I fshehur nėn tokė dhe papritur shpėrthen. E frikshme, tha gjenerali. Ashtu ėshtė, tha prifti. Porsa bie nė pėrkitje me ajrin dhe diellin, zhvillohet. Si bisha qė zgjohet nga gjumi i dimrit. Prifti e pinte kafen ngadalė”. Pastaj, ndėrkaq, tė vdekurit mbizotėrojnė plotėsisht romanin. “Madje frika se duke pėrdorur fraza dhe fjalė hijesh, ai po bėhej ndėrkaq pjesėtar i asaj bote, nuk kishte mė kuptim. Ai ishte ndėrkaq i tyre, kishte hyrė dalngadalė, ditė pas dite e stinė pas stine nė atė gjithėsi, e prej saj ēfardo tė bėnte s’dilte mė dot”. Motivet e llahtarshme romantike janė shenjė dalluese e kėtij zotėrimi tė pushtetit. Kėshtu pėr shembull ekspedita pėr zhgroposje e gjeneralit dhe e priftit shumėzohet nė mėnyrė tė pakontrollueshme derisa nė fund lėvizin aq shumė dytėshorė saqė as nuk njihen mes veti: “Tė lutem ma thuaj shkurt dhe qartė: kush i hapi varret para dhjetė ditėsh? Njeriu i fermės e vėshtroi me pėrēmim. Ju i hapėt, tha me zė tė prerė. Balli i specialistit u mbush me djersė”. Nė kėtė roman nė mėnyrė shumė tė ndieshme pėrzihen momentet e llahtarshme me ato komike. Ndėrlidhja mes tė frikshmes me qesharaken, njė element grotesk nė kuptimin burimor e pėrcakton atė dhe shpalos njė ngjashmėri tė habitshme familjare me kushėrinjtė e tij latinoamerikan. Romani i Ismail Kadaresė ėshtė ndoshta kushėriri i vetėm legjitim europian i librave tė tilla si “Njėqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquezit. “Rrėfimet e painterpretueshme, imazhet irituese, mendimet e rrezikshme, eksperimentet e paparashikueshme nė njė gjuhė tė pafrenueshme” “ ato qė Heinz Schlaffer i ka skicuar si cilėsi tė librave, tė cilave u ngjitet etiketa e “realizmit magjik”, nė Shqipėrinė staliniste-maoiste, me sa duket, kanė lindur nga njė pėrzierje mjaft e rrezikshme e trashėgimive tė ndryshme kulturore, siē sundojnė nė shoqėritė e pėrziera katoliko-indiane tė Amerikės Jugore (Latine).

    Evidenca e frikshme
    Ndėrkaq, evidencėn e tij tė ēuditshme, paksa tė frikshme, njė joshje dhe fascinim, tė cilat nuk mund tė shpjegohen vetėm pėrmes citateve nga tradita e llahtarshme europiane, romani i Kadaresė nga viti 1964 (historia e tij e recepsionit shėnon, ndėr tė tjera, njė xhirim me Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli) duket ta ketė nxjerrė nga kujtesa edhe mė e thellė kulturore. “Ec e ec” tė sjellim kėtu edhe njėherė pėrrallėn, e cila i shėrben romanit si model miniature i vetvetes “kapėrcyen shumė male e shumė pllaja. Moti ishte i egėr e i keq. U lodhėn e u kėputėn e u plasi shpirtin kjo punė. As era, as dėbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarėt qė kėrkonin. Mblodhėn sa mblodhėn dhe u kthyen prapė tė njehsonin ato qė kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli qė kishin mbetur pa u gjetur ende shumė ushtarė”. Tė vdekurit s’mund tė nxirren mė plotėsisht. Gjatė vėshtrimit mė tė afėrt nuk ėshtė rastėsi qė romani i Kadaresė subjektin dhe fshehtėsinė e tij e shpreh pikėrisht si pėrrallė. Sepse mitit, rreth tė cilit sillet pa u zgjidhur subjekti pėrherė i rifilluar i romanit, ne bashkėkohėsit vėrtet mund t’i qasemi vetėm si njė kujtesė pėrralle gjysmė tė harruar. Eshtė raporti i vjetėr, shamanist mbi udhėtimin nė nėntokė, prej tė cilit nuk kthehesh i plotė dhe i padėmtuar, por me njė njollė: duke ēaluar, me njė kėmbė kali, pa njė gisht, me njė kėmbė prej ashtit tė balenės.

    “Ndonėse mitet dhe ritet rreth mbledhjes sė eshtrave tė kafshėve tė vrara paraqiten edhe nė ato kultura, tė cilat nuk njohin fenomene shamaniste nė kuptim tė ngushtė”, shkruan Carlo Ginzberg nė librin e tij tė mrekullueshėm “Sabati i shtrigave” (i cili shamanizmin e deshifron si njė trashėgimi tė heshtur tė fondit edukues europian), “duket qė ato imitojnė rrugėn e brendshme dhe tė frikshme, nė tė cilėn shamani dallon misionin e tij”.

    Fakti qė Ismail Kadare nė thelbin e katastrofės europiane gjen pėrvojėn e shamanizmit euroaziatik ėshtė njė rezultat i befasishėm i metodės sė tij magjike. Komizmi i madh dha lakonik i gabimeve dhe mundimeve i dy figurave tė tij nėpėr nėntokėn e atyre hoteleve tė braktisura, pėrmes trevave kodrinore, qyteteve dhe ėndrrave i jep kėtij libri njėkohėsisht lehtėsinė dhe poezinė e njė filmi tė Fellinit. Ndėrsa dendėsia atmosferike, me tė cilėn pėrkėndohet njė rreth i braktisur, i shkretė dhe i pashpresė i bllokut lindor socialist e bėn romanin e Kadaresė njėkohėsisht njė dokument tė saktėsisė historiografike. Ky roman i madh, ngjethės, komik dhe nė ēdo aspekt i paharrueshėm vėrteton tezėn e Heinz Schlaffer-it se “krijimi i letėrsisė moderne ėshtė fare i lidhur nė rrethanat shoqėrore paramoderne, tė cilat kanė rėnė nė krizėn e modernizimit tė vonshėm”. Sepse “pėr t’u shkruar letėrsia asaj i duhen kujtimet e njė bote arkaike, nė tė cilėn aura e fjalėve ende nuk ėshtė shkatėrruar plotėsisht nga mediat teknike; ku iluminizmi i gazetarisė, i shkencės sė popullarizuar dhe i qarkullimit shkėmbyes nuk i ka mėnjanuar copėzat e fundit tė besimit dhe bestytnisė; ku dikush qė shkruan e paraqet mundimin e ēlirimit tė tij nga traditat paraletrare, tė cilat ai njėkohėsisht i shkatėrron dhe i ruan nė kujtesė”.

    Pėrktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli

    ''Panorama''


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  11. #11
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim John Cox: Kushtet kur ai hyri nė jetėn kulturore tė Shqipėrisė

    Ismail Kadare nė vėmendjen e historianėve tė huaj


    Veprat e Ismail Kadaresė, tė njohura dhe tė pėrkthyera nė rreth 60 gjuhė, kanė nisur tė hyjnė edhe nė programet e studimeve universitare nė SHBA. Kadareja ka tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė shkrimtarėve dhe kritikėve letrarė nėpėr botė, por edhe tė historianėve, tė cilėt e shikojnė veprėn e tij nė shtrirjen kohore "E kaluar - e tashme - e ardhme". Njė prej tyre ėshtė John Cox, profesor i historisė nė Universitetin Jezuit Wheeling tė Virxhinias Perėndimore, i cili po shkruan edhe njė libėr pėr evoluimin e veprės sė Kadaresė, pikėrisht nė kontekstin historik. I ftuar nga qendra "Woodrow Wilson" nė Uashington kohėt e fundit, John Cox tha se nė librin qė po shkruan, ai synon tė pėrshkruajė kushtet historike nė tė cilat Ismail Kadare hyri nė jetėn kulturore tė Shqipėrisė si njė figurė e shquar e letėrsisė shqipe, dhe tė shpjegojė evoluimin e veprės sė tij nė kohė dhe nė hapėsirė. Cox gjithashtu trajton nė librin e tij edhe rolin e shkrimtarit si intelektual nė zhvillimet politike dhe sociale tė Shqipėrisė, si dhe vendin e tij nė historinė e inteligjencies ballkanike. "Ndikimi i tij nė diskutimin politik nė Ballkan ėshtė tepėr i fuqishėm. Ai vazhdon tė jetė njė shkrimtar tepėr aktiv, qė trajton tema nga mė tė ndryshmet, duke botuar mesatarisht njė libėr nė vit, gjatė gjithė peridhės qė kur ėshtė vendosur nė Francė nė fillim tė viteve '90".

    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  12. #12
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim Londra nderon Kadarenė me ēmimin prestigjoz "Man Booker International Prize"

    Shkrimtari Ismail Kadare ėshtė nderuar me ēmimin prestigjioz "Man Booker International Prize" (Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Shkrimtarin mė tė Mirė). Ēmimi u jepet njė elite tė zgjedhur shkrimtarėsh nga e gjithė bota. Kadare 69 vjeē u nderua me kėtė ēmim jo pėr ndonjė vepėr tė veēantė, por pėr tėrėsinė e punės sė tij si shkrimtar. Jurisė, ndėr shumė vepra tė autorit, i kanė bėrė pėrshtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekuar". "Man Booker International Prize" ėshtė njė ēmim i pėrvitshėm themeluar nė Londėr, qė nga viti 1969 nga shoqata e shkrimtarėve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve tė Komonuelthit. Pėr herė tė parė nga krijimi i kėtij ēmimi, juria angleze kėtė vit ka bėrė njė pėrjashtim nė pėrzgjedhjen e fituesit, pasi kėtė vit mėsohet se kriteri i vlerėsimit, ka qenė kontributi i njė autori nga cilido vend i botės, i cili ka dhėnė njė kontribut tė veēantė nė pasurimin e literaturės botėrore. Ismail Kadare ėshtė vlerėsuar me kėtė ēmim, nė njė kohė qė pėr kėtė ēmim, ishin propozuar edhe emra tė mirėnjohur tė letėrsisė botėrore, si amerikani John Updike, gjermani Guenter Grass, por edhe kolumbianin Gabriel Garcia Marquez, tė cilėt ishin midis 18 autorėve nga 13 vende, por njėkohėsisht edhe autorėt e mirėnjohur britanikė Muriel Spark, Doris Lessing dhe Ian McEwan, si edhe kanadezen Margaret Atwood. Ceremonia e dorėzimit tė ēmimit do tė zhvillohet nė Edinburgn, datė 27 qershor. "Ismail Kadre ėshtė njė shkrimtar, i cili lė gjurmė nė tė gjithė kulturėn, histotrike, folklorike dhe politike tė vendit tė tij. Ai ėshtė njė shkrimtar universal, i cili shkruan histori, tė cilat datojnė qė nga koha e Homerit", shprehet Profesori John Carey, kryetari i jurisė sė pėrbėrė nga novelisti dhe editori Alberto Manguel, si dhe akademiku njėkohėsisht shkrimtari Azar Nafisi. Ndėrsa, Kadare ka deklaruar se "ndjehem thellesisht i nderuar nga fitimi i ēmimit 'Man Booker International Fiction Prize 2005'". Nė letrėn falenderuese drejtuar jurisė sė kėtij ēmimi, Kadereja shkruan midis tė tjerash: "Unė jam njė shkrimtar nga Ballkani, njė pjesė e Evropės, e cila pėr njė kohė tė gjatė ka qenė njė lajm eksluziv pėr pandershmėri humane, konflikte armėsh, luftrash civile, spastrime etnike etj. Besimi im i madh ėshtė se, qė tani e tutje Evropa tė kuptojė, qė ky rajon nė tė cilin ndodhet edhe vendi im Shqipėria, mund tė japė edhe lajme krejt ndryshe nga ato tė deri mė tanishmet dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė bėhet njė burim lajmesh pėr arritje nė fushat e artit, tė letėrsisė dhe qytetėrimit. Duke pėrfunduar letrėn e tij falenderuese, Kadare ėshtė shprehur se "do tė dėshiroja ta pranoja kėtė ēmim, me tė cilin jam nderuar, si njė konfirmim qė besimi dhe shpresat e mia nuk mė gabuan". Ky ēmim ka edhe njė vlerė monetare nė nivelin e 88 mijė eurosh. Gjithashtu Kadaresė do t'i jepen edhe 20 mijė euro tė tjera, pėr t’ia dhuruar njėrit nga pėrkthyesve tė veprave tė tij, sipas dėshirės.

    Gazeta Metropol


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  13. #13
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim Shkrimtari i njohur jep deklaratat e para pas ēmimit nė mediat botėrore. Vlerėsimet d

    Kadare: Pėrēarja ėshtė sėmundja jonė
    "Kultura do t'i drejtojė mendjet e popujve tė Ballkanit"


    Shkrimtari Ismail Kadare ka qenė dje protagonist i mediave kryesore botėrore. Lajmi pėr fitimin e ēmimit "Man Booker international" nga shkrimtari 69-vjeēar qė e ndan kohėn e tij mes Tiranės e Parisit, ėshtė publikuar pothuajse nė tė gjitha gazetat britanike, agjencitė europiane, amerikane e mė gjerė, si dhe nė televizione tė ndryshme. Komente nga kritikė letrarė mė nė zė, theksimi i faktit qė Kadare ėshtė i pari shkrimtar qė e fiton kėtė ēmim, i cili pėrherė tė parė ka marrė kėtė pėrmasė gjeografike, duke i kaluar kufijtė britanikė, janė dhėnė nė gazeta tė rėndėsishme, si "The Times", "The Guardian", "The Independent" dhe agjencitė mė tė mėdha, si Rojters, AFP, Alxhazira, etj. Vetė shkrimtari ka dhėnė dje njė intervistė nė transmetim tė drejtpėrdrejtė pėr "Zėrin e Amerikės", intervistė tė cilėn po e botojmė tė plotė.

    Zoti Kadare, jeni shkrimtari i parė qė fiton kėtė ēmim mes shumė emrave tė njohur. Ēfarė nėnkupton ky ēmim pėr ju?
    Ka qenė njė kėnaqėsi pėr mua. Ky ēmim do tė thotė njė vlerėsim. Ideja qė do t'i gėzoj lexuesit e mi kudo qė ndodhen, ėshtė njė pjesė e kėnaqėsisė.

    A mendoni se ēmimi i sotėm do t'ju ndihmojė pėr ēmimin "Nobel" nė letėrsi, pėr tė cilin ju keni qenė disa herė kandidat vitet e fundit?
    Kėtė sinqerisht nuk mund ta them. Nuk e di dhe nuk mund tė them njė hamendje tė gabuar. Ndėr komentet e para pas marrjes sė kėtij ēmimi, ju u shprehėt se ēmimi do t'i japė botės njė perspektivė tė re pėr Ballkanin, jo vetėm si rajon trazirash e tensionesh, por edhe si vend arritjesh nė art dhe letėrsi. Megjithatė, ėshtė vėshtirė tė shkėputesh nga njoftimet e ditės nga ky rajon, siē ėshtė p.sh. rasti i zgjedhjeve nė Shqipėri, ku komentet e vetme qė dėgjohen nga komuniteti ndėrkombėtar janė shqetėsimet pėr zhvillimin e rregullt tė zgjedhjeve…
    Po kjo ėshtė krejtėsisht e vėrtetė. Kur mė pyetėn nga Londra pėr pėrshtypjet e para, thashė pikėrisht kėtė gjė, se do tė mė pėlqente qė nga tė gjithė shqiptarėt, nga tė gjithė ballkanasit qė nga kjo anė e botės tė mos vijnė vetėm lajme tė hidhura, por edhe lajme tė gėzuara. Dhe arti gjithmonė jep lajme tė gėzuara. E pavarėsisht se vijojnė tė vijnė kėto lajme jo tė mira prapė se prapė njė prurje artistike si kjo, njė ēmim, njė gėzim, njė festė artistike do tė arrijė t'i zbusė e t'i drejtojė mendjet e popujve tė Ballkanit nė gjėra mė tė thella, mė tė qėndrueshme, mė pak pasionante (nė kuptimin e keq tė fjalės) sesa politika. Unė them se vetėm kultura ėshtė ajo qė e bėn aksionin e saj shumė ngadalė, por nė mėnyrė tė sigurt, shumė mė tė sigurt se politika.

    A jeni optimist pėr kulturėn nė Shqipėri sot?
    Po, jam optimist. Pavarėsisht se kultura shqiptare ka probleme shumė tė vėshtira, ka keqkuptime sidomos, jashtėzakonisht tė vėshtira, por ato do tė kapėrcehen. Janė njė lloj takse qė paguhet gjithmonė nė prag tė ndryshimeve tė mėdha. Kosova, po ashtu, do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes sė komunitetit ndėrkombėtar. Ndėrsa po afrohet momenti qė shqiptarėt e kishin pritur prej kohėsh, njė raport i fundit i grupit ndėrkombėtar tė krizave vė nė dukje se njė nga problemet qė duhet tė kapėrcejė Kosova sot ėshtė pėrēarja mes vetė shqiptarėve atje…
    Pavarėsisht se ne kjo nuk na pėlqen, duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se ne shqiptarėt sėmundjen e pėrēarjes e kemi jashtėzakonisht tė fortė. Kėtė sėmundje jemi tė detyruar ta pėrballojmė. Por pėr ta pėrballuar duhet ta njohim e ta pranojmė. Ėshtė njė nga cenet e kombit shqiptar. Njė cen, i cili nuk mund ta ndihmojė lirinė e shqiptarėve, pavarėsinė dhe sigurinė e tyre. Mendoj se nuk duhet tė na vijė keq qė na e vėnė nė dukje kėtė gjė, pėrkundrazi duhet tė na vijė keq qė vazhdojnė tė na vėnė nė dukje diēka qė ne nuk po arrijmė dot ta korrigjojmė, ta ndreqim.

    Kadare nė "The Guardian": Nuk jam njė shkrimtar regjimi
    Gazeta "The Guardian" ka botuar dje deklarimet e para tė shkrimtarit shqiptar, menjėherė pas shpalljes fitues tė ēmimit poreztigj ndėkombėtar "Book prize". Shumė detaje nga jeta dhe vepra e tij, kritika dhe komente… janė pėrmbledhur nė materialin e gjatė botuar nė kėtė gazetė nė faqen e parė dhe tė tretė tė saj. "Kadare, mundohej t'i dėrgonte fshehurazi jashtė Shqipėrisė veprat e tij… Ai ėshtė njė shkrimtar qė e kanė krahasuar me Homerin", has ndėr rreshtat e kėtij materiali nė "The Guardian".
    Gazetari Jon Henley ka udhėtuar pėr nė Paris, posaēėrisht pėr tė intervistuar Kadarenė, nė lidhje me fitimin e ēmimit pasi kjo ėshtė hera e parė qė ky ēmim i jepet njė tė huaji dhe jo shkrimtarėve britanikėve siē ėshtė bėrė tradicionalisht qė nga viti 1969 kur ėshtė themeluar ky ēmim. Shkrimtari 69 vjeēar ka deklaruar se "lajmi pėr fitimin e ēmimit, ato momente qė mė telefonuan, me tė vėrtete ishte shumė i gėzueshėm."
    "The Guardian" nė vazhdim tė shkrimit e vė theksin nė faktin se Kadare ėshtė njė figurė udhėheqėse pėr kulturėn shqiptare pėr mė shumė se 40 vjet. Nė prononcimin e tij pėr kėtė gazetė shkrimtari Ismail Kadare ka theksuar se nuk ėshtė njė shkrimtar politik.
    "Tė qenurit kritik ndaj njė regjimi ėshtė diēka normale pėr njė shkrimtar", ka thėnė Kadare. Ndėrsa njėri prej komentatorėve letrarė tė "The Guardian", Julian Evans ka shkruajtur njė komet special, ku tregon pėr jetėn dhe suksesin e Kadaresė si shkrimtar.


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  14. #14
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim "The Independent" i dedikon njė shkrim tė gjatė Ismail Kadaresė

    Aventura nė "Kadaria", si tė jesh human nė botėn e frikės

    Nga DAVID BELLOS
    "The Independent"


    Nesėr Ismail Kadare do tė jetė nė Edinburg, pėr tė tėrhequr ēmimin "Man Booker International Prize". Pak ditė para kėsaj ngjarjeje, nė "The Indipendent" ditėn e premte u publikua njė shkrim i David Bellos, qė gazeta e cilėson "njė guidė rreth botės unike tė shkrimtarit". David Bellos ėshtė pėrkthyesi nė gjuhėn angleze i njė varg veprash tė shkrimtarit Ismail Kadare, duke nisur qė nga "Dosja H", "Piramida" "Verė lulesh, verė e ngrirė".

    LAJMI
    Tė hėnėn Ismail Kadare do tė pranojė pėr herė tė parė ēmimin "Man Booker International Prize", nė Edinburgh.
    Ai pėr njė kohė tė gjatė njihet si shkrimtari mė i mirė shqiptar pėr brezin e tij, ndoshta i tė gjitha kohėrave, si dhe njė nga romancierėt mė tė admiruar europianė tė shekullit tė 20-tė.
    Veprat e tij janė tė pafundme, si ato tė Balzakut; kritike ndaj diktatorit, sikurse Orwell-i, dhe me fantazi shqetėsuese si ato tė Kafkės.
    Ėshtė, gjithashtu, njė zbulim dhe njė reflektim se ēfarė do tė thotė tė jesh shqiptar, njė zbulim i sė shėmtuarės dhe dinjitetit tė njė kombi tė vogėl. Kadareja, ndoshta, ėshtė i fundit shkrimtar nacional nė historinė e Europės.
    Djalė i njė zyrtari tė rangut tė vogėl dhe i njė nėne nga familje pasanikėsh, Kadare ka lindur nė vitin 1936.
    Ai u rrit nė qytetin me mure tė Gjirokastrės, jo larg nga kufiri me Greqinė, gjithashtu dhe vendlindja e Enver Hoxhės, "Sulltanit tė Kuq" tė Shqipėrisė, qė sundoi nga viti 1945 deri mė 1985. Qyteti me atmosferėn e tij, ėshtė rikrijuar nė librin me titull "Kronikė nė Gur", botuar nė vitin 1970.
    Kadare ishte njė student i shkėlqyer nė Universitetin e Tiranės, ku qė nė atė kohė do tė publikonte poemat e tij tė para. Shqipėria ishte njė satelit i Bashkimit Sovjetik, gjė qė do tė bėnte tė mundur dėrgimin e tij atje nė vitin 1960, pėr studime tė mėtejshme.
    Pasi Hoxha prishi marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, Kadare ishte i detyruar tė kthehej nė Tiranė. Shqipėria u kthye nė njė vend tė izoluar, me njė shoqėri tė mbyllur, deri atėherė kur Hoxha prezantoi njė nga aleancat mė tė ēuditshme tė kohėrave moderne, me Maon e Kinės.
    Pas kthimit nga Moska, Kadare do tė publikonte novelėn e tij tė parė, e cila merret me detyrėn e ēuditshme tė njė gjenerali italian, i dėrguar nė Shqipėri pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve tė rėnė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
    "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", themeloi reputacionin e tij. Libri u pėrkthye nė disa gjuhė dhe mė pas u bė edhe film, ku luante edhe Marcelo Mastroianni. Subjekti mbulon njė temė tė trashėguar nga mitet greke, nga Shekspiri dhe nga romanca gjermane.
    Kadareja duhet t'ia dedikojė mbijetesėn vetes sė tij, nė njė vend qė drejtohej me frikė dhe represion, si nė librin "Dimri i Madh", nė tė cilin flitet pėr ndarjen me Bashkimin Sovjetik, e ku pėrfshihet edhe njė foto e Enver Hoxhės.
    Kadareja e pėrshkruan novelėn si njė ēmim qė duhej tė paguante pėr lirinė e tij. Hoxha ishte i vendosur ta ndalonte publikimin e librit, gjė qė mė pas ēoi te njė jetė e vėshtirė artistike pėr Kadarenė.
    I pandryshuari Kadare do tė vihej nė pozitė tė vėshtirė, duke iu ndaluar publikimi i tė tjera botimeve. Shumė prej tyre do tė nxirreshin fshehurazi jashtė Shqipėrisė. Fletėt e shkruara do tė futeshin nė shishe vere bosh.
    Qė nga viti 1965 deri mė 1998 tė gjitha veprat e tij tė lejuara do tė pėrktheheshin nė frėngjisht nga pėrthyesi shqiptar Jusuf Vrioni, dhe mė pas do tė botoheshin. Statusi qė Kadare formoi brenda Shqipėrisė, dhe nė veēanti jashtė saj, e bėri atė njėrin nga tė paktėt shqiptarė qė mund tė udhėtonte jashtė.
    Njė vizitė nė Turqi, nė vitin 1970, e vuri atė nė kontakt me shkollarėt mė tė mirė tė Ballkanit pėr veprat epike.
    Pas kėsaj, ai do tė shkruante novelėn rreth vėshtirėsive tė identitetit kombėtar, me titull "Dosja H", nė vitin 1981.
    Kadareja mbijetoi nė njė ambient tė rrezikshėm tė krijuar nga Hoxha, i cili i detyroi shumė njerėz nė Perėndim qė tė dyshonin se ai kishte bėrė njė kompromis, ose mė keq akoma.
    Angazhimi i tij si deputet i Parlamentit ēoi nė mendime tė gabuara shumė vetė, tė cilėt mendonin se ai kishte simpati pėr regjimin. Ndėrsa tani gjithēka duket qartė. Tė gjitha kėto dyshime kanė qenė tė pabaza. Historia e Kadaresė ishte njė histori e jashtėzakonshme e kurajos sė vazhdueshme, plot vullnet dhe me fat.
    Nė vitin 1985 Hoxha do tė pasohej nga Ramiz Alia, i cili vazhdoi rrugėn e regjimit stalinist.
    Kadare do tė arratisej pėr nė Paris nė vitin 1990, nga ku do tė pėrfitonte azilin politik dhe mė pas do t'i jepej shtetėsia franceze. Qė kur regjimi i Alisė u rrėzua, jeta e tij do tė ndahej nė dy pjesė, mes Tiranės dhe Parisit. Si njė qytetar i privilegjuar, ai ka pasur mundėsinė pėr tė promovuar edhe poetė e romancierė tė tjerė shqiptarė.
    Shkalla e produksionit tė tij mbetet e lartė.
    Me punėt e tij mė tė reja dhe ato tė hershmet tė marra sė bashku, universi i Kadaresė shkon shumė larg. Me tė vėrtetė pėrmbush portretin e njė toke imagjinare "Kadaria", siē edhe e kanė quajtur disa, me njė temė tė vetme: si tė jesh human nė botėn e frikės, udhėhequr nga dyshimi. Ėshtė njė arritje madhėshtore, e cila pėr njė kohė tė gjatė provoi se ishte e vlefshme e mund tė vlerėsohet si njė nder i madh.

    Pėrktheu
    Muhamed Veliu

    Bellos, pėrkthyesi i preferuar nga Kadare
    David Bellos u zgjodh para pak ditėsh nga shkrimtari Ismail Kadare si pėrkthyesi qė do tė marrė ēmimin me vlerėn 15 000 paund. Ky ēmim ėshtė dhėnė nga juria e "Man booker international prize" plus ēmimit tė shkrimtarit, me vlerė 60 mijė paund. Ditėn e shpalljes sė ēmimit u theksua se 15 mijė paundėt i jepen shkrimtarit qė ai t'ia dhurojė njėrit prej pėrkthyesve tė veprės sė tij nė gjuhėn angleze. I zgjedhuri i shkrimtarit nė kėtė rast ishte David Bellos.


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  15. #15
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim

    Laokoonti

    Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
    ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
    Para syve tuaj e aparate turistesh.
    qindra vjet kam qe vuaj
    nga qe sflas dot

    Si te flas?
    A mundet nje nofull mermeri
    te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
    vini re syte e mi, te zgavrat e thella
    nje enigme, si amebe te thare atje ka.

    Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
    para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
    Ah, do te doja dyfish te m`i shtonit,
    vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

    Tek me vini rrotull, une them me vete
    kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
    qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
    s`eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

    Mijera here ne mijera net e dite
    te verteten e frikshme perseris pa pushim.
    Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
    ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

    Po s`nderron ai kurre.
    Art i skulptures
    genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
    I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
    te verteten kujtoj e qaj per te.

    Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
    qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
    Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
    mua s`me mbyten gjarperinjte por trojanet me
    vrane.

    O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
    Si do te ngrinit para meje si gur,
    por une i denuar mes rropames suaj
    moskokecarese
    monologun te thurr.

    Ju e dini se perpara Trojes ahere,
    kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
    Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
    ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
    Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
    mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
    Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
    armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

    Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
    une "kundra", kryesova me terbim.
    Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
    gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

    C`perralla kalamajsh, c`trillim per budallenjte
    une gjarperinjte do t`i mbrapsja me nje shkelm.
    Po c`ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
    shantazheve,letrave anonime plot helm.

    Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
    nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
    Ishte vjeshte.
    Nen qiellin e hirnosur me ere
    kali i drunjte perjashta priste ne shi.

    Ate kale une i pari e kisha goditur,
    ndaj, e dija, kete s`do te ma falnin perjete.
    Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
    dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

    Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
    helmin na dhane ata te pijme
    ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
    Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

    Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
    ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
    Rapsodet anembane perhapen
    versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

    Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
    ju e dini me Trojen se c`ndodhi pastaj.
    Tre mije vjet rrjesht,
    nga muzeu ne muzera,
    une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

    Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
    Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u be qetesi.

    Troje e braktisur.
    Germadhe.
    Hi i ftohte;
    dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
    Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
    u ndje dicka qe ate cante permes.

    C`ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
    Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
    permbi qendren e qytetit me parmende leronin
    per te thene se Troja perjete vdiq.

    Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
    Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
    Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
    ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

    T`i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
    Keshtu therritnin atehere ata.
    Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
    veshet me kapen edhe kete hata.

    Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
    se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
    Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
    s`depertoni dot deri ne gjoksin tim?

    Gumezhina juaj si zhaurime deti
    me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
    nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
    shqetesimet e medha te botes marr vesh.

    Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
    emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
    vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
    ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

    Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
    dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
    kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
    vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

    Vertiteni,
    flisni per teatrin e per plazhet,
    per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
    pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
    ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

    Ashtu si ahere...
    po mjaft,
    u lodha.
    Nga vertitja juaj po me erren syte,
    nga rropama juaj veshet me gjemojne
    ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

    ne pafshi ndonje dite te behem copera,
    nga marazi, sic thone, te plas, t`ia bej "krak"
    jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
    por indiferenca juaj
    do te behet shkak.


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  16. #16
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim Vlerėsimi: Ismail Kadare nderohet me ēmimin "Pėr arritje jetėsore"

    BEQIR SINA, NJU JORK
    20 Prill Njė ditė pas ligjėratės sė mbajtur nė Universitetin e Kolumbias, shkrimtari Ismail Kadare ėshtė nderuar me ēmimin "Pėr Arritje Jetėsore" nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro - Amerikan. Sipas deklaratės sė lėshuar nga , qė ka dhėnė pėr komunitetin letrar botėror". Ky ēmim ėshtė njė vlerėsim mė shumė pėr shkrimtarin shqiptar, i cili siē u shprehėn tė pranishmit "ngre mė lart letrat shqipe". Ndėrkohė njė ditė mė parė, Kadare ishte pjesėmarrės me ligjėratėn e tij"Literatura dhe tirania", nė leksionin e mbajtur mbrėmjen e sė hėnės nė Universitetin Kolumbia nė Nju-Jork. Pėrveē tij nė Shkollėn Ndėrkombėtare tė Ēėshtjeve, tė Universitetit tė Kolumbias ligjėruan edhe Mikahil Gorbachev, Alexander Yakovlev, Helmut Schmidt, Barrington Moore,Jr,Dimitri Likhachev, Alec Nove, Ernest Gellner, Katherine Verdery, Moshe Leėin, Andrei Sinayavsty, dhe shkrimtari hungarez fitues i ēmimit Nobel pėr Letėrsi, Imre Kertesz. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, kėtu njė leksion qė zgjati mė shumė se 120 minuta, pėrpara njė auditori me rreth 500 pjesmarrės. Nė ligjeratė, mori pjesė edhe arkitekti i marrėveshjes sė Dejtonit, ambasadori Ricard Hollbruk, ish-ambasdori i SHBA-sė nė Tiranė, Ėilliam Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi dhe bashkėshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i ēėshtjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, drejtor nė detyrė i Degės Euroaziatike tė Zėrit tė Amerikės, albanologu dhe gjuhėtari Prof. dr Frederik Fico, aktori i njohur Luan Bexheti, professor Kadri Brogi, poetja Kozeta Zylo, poetja Donika Timko, profesor Mit'hat Gashi, ambasadori i Shqipėrisė nė Kombet e Bashkuara, A. Neritani dhe ambasadori L. Dilja, dr. Selahudin Velaj, Agim Rexhaj etj. Gazetarė, diplomatė, veprimtarė tė tė drejtave tė njeriut, pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare dhe joqeveritare, studentė, profesorė tė kėsaj shkolle, afaristė tė suksesėshėm, intelektualė, politikanė, shkrimtarė dhe kritikė ishin gjithashtu tė pranishėm nė kėtė auditor.

    Mirėserdhjen dhe njė prezantimi tė shkrimtarit Ismail Kadare, e bėri drejtorja e Harriman Institute, Catharine Theimer Nepomnyashchy, ndėrkohė qė Kadare u pėrkthe nga David Bellos nga shtėpia botuese "Arcade".

    "Tė jetoje, punoje dhe krijoje nė diktaturėn komuniste dhe sidomos atė nė Shqipėri, atėhere ishte me tė vėrtetė diēka e pabesueshme", u shpreh Kadare. "Aq sa, sot ėshtė e vėshtirė edhe tė besosh se nė Shqipėri, pėr disa vargje janė dėnuar nė lulen e rinisė deri me vdekje dhe dhjetra vjet burg, disa poetė tė rinj, dhe tė talentuar. Shqipėria",- tha ai,- ka kaluar nėpėr tmerret dhe egėrsinė e regjimit tė Enver Hoxhės. Shqipėria, nuk ka qenė kurrė Ēekosllovaki, ku hijet e qytetėrimit vazhduan tė ekzistojnė gjatė dekadave tė diktaturės".

    Kadare zbulon "rrėnjėt e tiranizmit"

    Pėr profesor doktor Agron Ficon, ky takim ishte njė bashkėbisedim shumė i rėndėsishėm e i veēantė pėr nga interesimi dhe mėnyra sesi u zhvillua. "Nė kėtė takim, shkrimtari ynė i madh edhe njėherė ndriti si njė shkrimtar i rangut botėror. E veēanta nė kėtė takim, ishte ajo se edhe njė herė, Kadare zbuloi historikisht rrėnjėt e tiranizmit. Duke e ilustruar atė edhe me shembuj nga praktikat letrare, pėr tė vėnė nė pah se letėrsia ka qenė dhe mbetet, njė letėrsi e madhe dhe e vėrtetė. Njė opozitare e vazhdueshme ndaj ēdo diktature", u shpreh Fico. "Ajo qė mė bėri pėrshtypje,- tha ai dhe qė, patjetėr ėshtė e gėzueshme ėshtė fakti qė pati njė auditor tė gjithanshėm dhe me njė numėr jashtėzakonisht tė madh, ēka do tė thotė se diaspora shqiptare nė Amerikė e adhuron dhe e respekton Kadarenė", vazhdoi Fico. Kurse, sipas intelektualit Arif Mata auditori ishte shumė heterogjen pėr tė kuptuar nė esencė leksionin qė dha Kadareja. "Sepse mė shumė, aty kishte njerėz tė interesuar se ēdo tė thotė shqiptari Kadare, sesa ēfarė do tė thotė shkrimtari Kadare. Aty shtrohej pyetja se, a mund tė bėhet art edhe nėn diktaturė dhe Kadareja, me leksionin qė mbajti tregoi se ka arritur tė bėjė njė gjė tė tillė edhe nėn diktaturė, pra njė art tė kuptueshėm dhe tė lexueshėm. Pasi, ai ishte njė shkrimtar i nivelit botėror edhe pse shkruajti nėn diktaturė. I madhi Kadare, foli nė njė tempull famoz. Me njė audiencė mjaft cilėsore e parė nė tė gjitha shikimet. Unė, si adhurues e vlerėsues i letrave tė Kadaresė dhe kritikuesit, pėr motivin politik, pėr fatin tonė Kadareja ėshtė aq i madh sa i duhet kombit, i duhet gjuhės sonė tė shenjtė. Mė tė mėdhenjė sesa ne, do tė donin t'a kishin tė tyren, fati e solli qė ne t'a kemi", pėrfundoi ai.

    Tė krijosh nėn diktaturė

    Pėr profesorin Sami Repishti, ardhja e Kadaresė nė Universitetin Kolumbia ishte njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr komunitetin shqiptaro - amerikan, auditorin dhe botėn akademike tė kėtij universiteti. "Kadareja e njeh mirė letėrsinė, sidomos atė evropiane dhe botėrore nė pėrgjithėsi. Kadareja, ka njė kuptim fare tė thellė tė natyrės dhe tė formės qė ka diktatura. Ai ka jetuar nė njė diktaturė, tė cilėn e ka njohur fare mirė, duke i bėrė sot, analiza tė thella dhe mjaft tė forta", tha Repishti duke analizuar "diktaturėn, sipas paraqitjes sė Kadaresė". Lidhja qė bėn Kadareja mes diktaturės dhe letėrsisė, pėr Repishtin, ėshtė njė temė e vjetėr dhe e lashtė. "Kjo ka filluar qė nga koha e Greqisė sė vjetėr. Sepse shkrimtarėt gjithnjė janė presekutuar nga format e ndryshme tė diktaturave. Ajo qė bota mendon pėr Kadarenė, ėshtė "pyetja e madhe": Pse Kadareja nuk "pranoi" tė shkojė nė burg!?!, sikurse tė tjerėt, si Haveli, apo ndonjė tjetėr. Ose, pse nuk ndenji i qetė e tė mos shkruante fare. Ndėrsa, pėrsa i pėrket talentit tė tij, vlerėsimit si shkrimtar, Kadareja ėshtė defenitivisht njė shkrimtar i madh dhe shkrimtar i dorės sė parė. Unė mendoj pikė sė pari se, auditori i sotėm nė "Columbia University", ka mėsuar shumė gjėra nga ato qė tha Kadareja. Nuk e di se ēfarė qėndrimi duhet tė mbante Kadareja, qė t'u pėlqente tė gjithėve, por pėr mendimin tim ai dha njė pasqyrė tė qartė dhe shumė tė lexueshme", pėrfundoi Repishti.

    Flet Kadare

    Stacioni i fundit i njė regjimi

    Pas 16- vjetėve, nė kampin e internimit nė Savėr tė Lushnjės, veēse njė javė nga ajo ditė, Kadareja do tė merrte arratinė drejt Francės dhe do t'a linte atė regjim, pasi zhvilloi njė takim nė kino - teatrin e fshatit, me banorėt, shumica e tė cilėve ishin tė internuar. Ky takim ndoshta mbeti nė heshtje dhe patjetėr qė shkrimtari e ka harruar, por padyshim sipas Kadaresė, ai takim i fundit nė kampin e interrnimit ishte sinjali qė tregoi se ai regjim kishte "kapitulluar", siē shprehet edhe vetė ai."Atėhere isha plotėsisht i bindur dhe i sigurt qė ai regjim falimentoi, pasi edhe s'kishte sesi tė ndodhte ndryshe. Ai regjim kishte rėnė e mbahej, pa ditur se ēdo tė bėhej mė vonė. Ēdo gjė kishte marrė fund. Veēse regjimin e mbyste dilema sesi do tė largohej dhe sa do t'a pranonte largimin! Njė regjim qė rrėzohet, gjithmonė nuk arrin t'a kuptojė kurrė se po rrėzohet. Ai ishte stacioni i fundit, pėr atė regjim", pohon shkrimtari.


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  17. #17
    Anėtar i Nderuar Avatari i Briciolo
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    2,387
    Rrespekti
    114

    Gabim

    Nostra, te lutem mos me zhgenje...Kam adhuruar gjithmone shpirtin tend kritik, jo analizat e bera nga dora e Kadare-se!
    Te lutem Nostra, nese i e hedhur te pakten vetem nje sy te gjithe artikujve qe ke sjelle mbi Kadare-ne, te ftoj ti rilexosh serisht miku im dhe te shohesh gjashmerine e tyre.
    Kush jane keta persona qe e kane ndeshkuar Kadare-ne gjate gjithe kesaj kohe??
    Te lutem shume Nostra, kush a qenkerkan keta matrapaze qe kane folur keq per Kadare-ne, jo per gje, po une nuk pashe asnje emer ne artikujt e ketyre qe po e mbrojne Ismailin.
    Akoma me turp me vjen kur lexoj emrin e tij te padenje krahas Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes!


    Ismail Kadare-ja per mua, nuk eshte gje tjeter me shume se nje figure meskine dhe jolineare, i cili flet per demokraci dhe dinjitet human, kur ne te vertete ka nje te shkuar plot me skelete e fantazma!
    Kush ishte Ismail Kadare-ja?
    Ishte nenkryetari i frontit demokatik, kryetare i te cilit ishte Nexhmije Hoxha dhe nendrejtor i shkolles Marksiste Leniniste (drejtoreshe e se ciles ishte serisht Nexhmije Hoxha).

    Si nenkryetar i fronti demokrtik, roli tij ishte: te pikaste figurat intelektuale te Shiperise, e cilet me ane te artit dhe punes se tyre ishin kthyer ne armiq te stalinizmit.
    Midis viktimave te tij kujtojme Arshi Pipa,
    Ernest Koliqi, Kasem Trebeshina, Fadil Paērami, Todi Lubonja, Anton Harapi.
    Ne fakt po te vesh re mire, Kadare-ja i ze gjithmone ne goje,ne menyre direkte apo indirekte keta persona. Si duket ka filluar ta vrase ndergjegja po nuk do ta pranoje.
    Dyert e fatit ju hapen ne 1990 kur molli titullin "disident" duke justifikuar gjithe literaturen e ti komuniste.
    Por po te besh analizen e veprave te tij, duket qarte urrejtja qe ai kishte naj hebrejve dhe myslymaneve (gje qe mbante te fshehur gjate ideologjise se tij pseudokomuniste) dhe kete teknike e perdorte qe te gjente disidentet e vertete, dheti fuste ne gracken e komunizmit.

    Mire qe folet per "kryeveprat" e tij, po si nuk hodhet nje fjale per gjithe fjalimet mallengjyese qe pergatiste per Byrone Politike???
    Si nuk hodhet nje fjale per gjithe ato "perla urtesie" qe nxirrnin politikanet tane nga goja e tyre dhe nga pena e Kadarese?

    Po Kadare-ja te gjeje shesh e te beje pershesh derisa gjen idiota dhe servile qe shkruajne te njejtat fjale poshte e perpjete per te. Kadareja mos harroje qe njerezit kane edhe memorie edhe tru.
    Mos flasi per percarie kur ka qe ne 1990 qe nuk shkel ne Shqiperi por pretendon me ate arrogancen e tij tipike komuniste te diktoje vlerat e shoqerise dhe te sjelljes nga larg.
    Ajo hija prej intelektuali qe i atribuohet, nuk eshte gje tjeter pervese nje maske hipokrite.
    Shqiperine e ndau ai, ishte ai inkuizitori qe la ne injorance popullin duke eliminuar ata qe mund ti mbanin koke.
    Ishte ai qe diktonte fjalimet e partise, ishte ai qe zgjidhte kush libra duheshin botuar dhe kush jo!

    Prandaj miku im Nostra, duke besuar ne inteligjencen tende siper normales, te ftoj edhe njehere te analizosh figuren e te madhit Kadare. Te ftoj te inteesohesh me shume per te!




    "Dignity consists not in possessing honors, but in the consciousness that we deserve them."

  18. #18
    VIP Avatari i Bianca SK
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Al calduccio nel cuore della mia famiglia....:)
    Postime
    3,994
    Rrespekti
    125

    Gabim

    Shkruan bukur,por si person nuk e di pse nuk me pelqen...Ne disa dalje te tij me ka prishur qejfin si person...

    Non c'č un amica migliore di una sorella , e non c'č una sorella migliore di te.

  19. #19
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,429
    Rrespekti
    104

    Gabim

    Briciolo, pavareisht se kjo teme eshte per arritjet e I. Kadares ne arene nderkombetare, po ti them dy fjali dhe ty.

    Mua me mjafton fakti qe ky shkrimtar i shquar ka kombesi shqiptare, eshte shqiptar dhe ka ngritur lart emrin shqiptar kudo ku eshte degjuar, perkthyer ne bote.

    Jeta e tij private, mbetet e tij. Une gjykoj artin e tij, dhe qe nje shqiptar te urrej nje tjeter shqiptar me fame te padiskutueshme boterore per arsye qesharake, ne raport me vepren e tij, per mendimin tim eshte miopi e rrezikshme.

    Kadare, eshte krenaria jone sot.


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  20. #20
    Anėtar i Nderuar Avatari i Briciolo
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    2,387
    Rrespekti
    114

    Gabim

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Nostra_22 Shiko postimin
    Briciolo, pavareisht se kjo teme eshte per arritjet e I. Kadares ne arene nderkombetare, po ti them dy fjali dhe ty.

    Mua me mjafton fakti qe ky shkrimtar i shquar ka kombesi shqiptare, eshte shqiptar dhe ka ngritur lart emrin shqiptar kudo ku eshte degjuar, perkthyer ne bote.

    Jeta e tij private, mbetet e tij. Une gjykoj artin e tij, dhe qe nje shqiptar te urrej nje tjeter shqiptar me fame te padiskutueshme boterore per arsye qesharake, ne raport me vepren e tij, per mendimin tim eshte miopi e rrezikshme.

    Kadare, eshte krenaria jone sot.

    Nostra, c'me shohin syte valle??
    Ti quan miopi nxjerrjen e se vertetes ne shesh??
    Pse ndalon vetem tek jeta e tij private, dhe nuk shkon me tutje??
    Une nuk e shava vetem se futi "babain e nipit te tij" ne burg, por sepse asgjesoi shume e shume mendje te ndritura qe mund te nxirrnin ne pah difektet e sistemit, qe mund te na benin te hapnim syte me shume!
    Ti e vlereson si shkrimtar, dhe nuk mund te bej te kunderten une, i heq kapellen per talentin e tij ne te shkruar.

    Si intelektual, marre ne sensin e nje personi qe behet "profet" vlerash, nuk mund ta konsideroj hic mire.
    Bota, bota, bota...Kush po e kris per Shqiperine o Nostra!?
    Secili duhet te veproje mire per veten e vete, jo per boten!
    Bota e ngre larte dhe Sali Berishen, thone qe eshte presidenti qe i solli demokracine Shqiperise, po vetem ne e dime per ke behet fjale...

    Irena Majko likes this.



    "Dignity consists not in possessing honors, but in the consciousness that we deserve them."

Faqja 1 nga 4 1 2 3 4 FunditFundit

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182