Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Aristoteli

  1. #1
    Administrator Avatari i CoNNecT
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Diten midis njerezish, naten ne univers.
    Mosha
    28
    Postime
    646
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Aristoteli

    Aristoteli, njė nga filozofėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve,lindi nė Stragirė, qytet nė bregdetin thrak nė Greqi, nė vitin 384 para erės sė re.
    Jetoi shumė kohė nė Athinė, ku u edukua dhe mori mėsimet e para tė filozofisė nė shkollėn e filozofit tė madh grek Platonit. Nė vitin 342 shkoi nė oborrin mbretėror tė Maqedonisė, i ftuar nga mbreti Filip si mėsues pėr djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qėndoi shtatė vjet. Mėsimet themelore qė mori Aleskandri, mėshteteshin nė arrritjet e deriatėhershme tė letėrsisė, tė filozofisė dhe tė kulturės greke, por nė mėnyrė tė veēantė nė leximin e poemave tė Homerit. Pėr kėtė qėllim Aristoteli pėrgatiti pėr nxėnėsit e tij njė botim tė veēantė tė poemave homerike. ė vitin 335 u kthye nė Athinė, ku krijoi shkollėn e njohur qė u quajt shkolla peripatetike, mbase mėsimet bėheshin jashtė nė natyrė, nė sheshin pranė tempullit tė Apollonit.
    Me vdekjen e Aleksandrit nė vitin 323 para erės sė re, Athina, e cila ndodhej nėn hegjemoninė maqedonase, ngriti krye me shpresė se do tė fitonte lirinė. Nisi tani njė fushatė kundėr Aristotelit nga armiqtė e tij, qė e paditnin pėr lidhjet qė ai vazhdonte tė mbante me Maqedoninė. Kėshtu filozofi u detyua tė largohej nga Athina dhe tė shkonte nė Kalkidė, qytet dhe port i Greqisė nė ishullin Eube, ku vdiq mė 322 para erės sė re,nė moshėn 62 vjeēare.
    Aristoteli, njė nga mendjet mė tė ndritura dhe mė tė thella tė tė gjitha kohėve, shkroi mbi shumė probleme dhe nga mė tė ndryshmet. Me pėrjashtim tė matematikės, lėroi tė gjitha fushat e dijes, duke lėnė politikėn, shkencat e natyrės, artin etj.
    Rreth 120 veprat e tij formojnė njė lloj enciklopedie, ku pėrfshihen njohuri ga tė gjitha fushat e diturisė. Nė tė gjitha veprat e Aristotelit tė bie nė sy dashuria pėr tė mirėn dhe tė vėrtetėn. Megjithėse e adhuronte dhe e nderonte shumė mėsuesin e tij, filozofin Platon, nė mjaft pikėpamje filozofike dhe estetike nuk ishte nė njė mendje me tė.. Nė njė nga veprat e tij thotė s'ėshtė e arsyeshme tė kesh respekt pėr miqtė e tė vėrtetėn. Por midis miqve dhe sė vėrtetės ėshte gjė e shenjė tė duash mė shumė tė vėrtetėn. Nga jo ide lindi mė vonė dhe shprehja e njohur latine: Mik ėshtė Platoni, por mike mė tė madhe ėshtė e verteta.
    Nė mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letėrsinė dhe artet si mjet me fuqi tė madhe edukuese. Nė veprėn Poetika thotė se qytetarėt duhet tė merren me punė, tė ruajnė paqen dhe tė kryejnė vepra tė doishme e tė bukura. Nė kėtė vėshtrim rėndėsi tė veēantė i kushton filozofi edukimit tė njeriut me muzikė dhe me arte tė tjera, tė cilat ushqejnė shpirtėrisht dhe intelektualisht.

    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

  2. #2
    Administrator Avatari i CoNNecT
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Diten midis njerezish, naten ne univers.
    Mosha
    28
    Postime
    646
    Forca e Rrespektit
    25

    Default poetika

    Pikėpamjet e tij pėr artin e veēanėrisht pėr poezinė, (epikėn, lirikėn dhe tragjedinė), Aristoteli i ka shfaqur nė veprėn e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne nė formė tė cunguar. Por edhe me kaq mund tė krijohet njė ide e qartė mbi pikėpamjen estetike tė filozofit dhe estetit tė parė tė madh tė lashtėsisė.
    Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinė (nė kuptimin e gjerė tė fjalės) ėshtė pėrfundim i njė studimi tė imtė i veprave tė letėrsise klasike greke dhe i mendimeve qė patėn dhėnė tė tjerėt para tij mbi tė bukurėn, por qė neve nuk na kanė arritur. "Poetika" mbetet monumenti mė i rėndėsishėm i mendimit estetik nė periudhėn klasike greke, Aty trajtohen ēėshtjet kryesore tė estetikės dhe tė teorisė sė artit, si: kuptimi i sė bukurės, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrėdhėniet e letėrsisė me realitetin, parimet e vlerėsimit artistik etj.
    Aristoteli e ka quajtur veprėn "Poetika", mbasi aty trajton probleme qė kanė tė bėjnė me tė gjitha gjinitė letrare qė shkruhen nė vargje siē janė eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk ėshtė thjesht vargu ai qė e ka shtyrė filozofin e madh ta emėrtojnė veprėn kėshtu. Nė radhė tė parė ėshtė pėrmbajtja ajo qė e dallon aritn e fjalės, poezinė nė kuptimin e gjerė tė fjalės, nga llojet e tjera tė shkrimit.
    Duke zbėrthyer kuptimin dhe rėndėsinė e artit, Aristoteli thotė se detyra e poetit ėshtė tė flasė jo vetėm pėr atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė, por edhe pėr atė qė mund tė ndodhė, pėr atė qė ėshtė e mundshme dhe e domosdoshme tė ndodhė. Duke analizuar kėtė mendim shumė tė rėndėsishėm, qė pohon nė thelb artin realist, nxjerrim si pėrfundim idenė e rėndėsishmė se poezia, arti nė pėrgjithėsi pasqyron vėrtet anėt mė thėlbėsore tė jetės, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janė, nė formė tė ngrirė statike, por nė mėnyrė krijuese, nė lidhjet e tyre ė brendshme, nė lėvizje dhe nė zhvillim tė vazhdueshėm. Nė kėtė vėshtrim, Aristoteli e quan poezinė dicka mė filozofike dhe universale nė krahasim me historinė qė i tregon gjėrat vetėm ashtu siē kanė ndodhur. Kėshtu duhet kuptuar mendimi shumė i rėndėsishėm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojė modelin". Me fjalė tė tjera, poeti, artisti nuk duhet tė riprodhojė nė mėnyrė dokumentuese realitetin, por nė bazė tė analizės sė dukurive tė vecanta, tė zbulojė dhe tė pėrgjithėsojė kuptimin e shkaqeve tė tyre.
    Vendin kryesor nė veprėn "Poetika" e zė teoria mbi tragjedinė. Nė tė flitet pėr zanafillėn dhe zhvillimin historik tė saj, duke sjellė shembuj nga vepra tė tragjikėve tė mėdhenj grekė. Interes tė veēantė kanė mendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisė nė ndėrgjegjen e njerėzve. Pėrmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bėn njerėzit mė tė mirė, duke i pastruar nga pasionet. Nė kėtė mėnyrė spektatorėt ose lexusit, pėrmes kėnaqėsisė estetike qė ndjejnė duke parė e lexuar njė tragjedi, lehtėsohen dhe ēlirohen shpirtėrisht, ndjenjat e tyre fisnikėrohen.
    Qė tragjedia tė ushtrojė ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet tė ketė nė qendėr tė saj heronj tė lartė qė kalojnė nga lumturia nė fatkeqėsi dhe anasjelltas. Me njė fjalė heroi tė jetė njeri i zakonshėm, jo i veēantė pėr nga virtyti dhe drejtėsia, dhe qė bie nė fatkeqėsi jo pėr shkak se ėshtė i prishur dhe me vese, por pėr shkak tė ndonjė gabimi, nė njė kohė kur mė parė gėzonte nder tė madh dhe lumturi, sic ėshtė p.sh. Edipi ose personazhe tė tjerė tė kėtij lloji.
    Nė kėtė kapitull tė veprės Aristoteli flet edhe pėr poezinė epike, pėr zanafillėn e saj etj. E krahason gjininė epike me atė tragjike dhe vė nė dukje ēka i bashkon dhe ēka i dallon ato nga njėra-tjetra. Sipas mendimit tė Aristotelit poezia ėshtė njė gjini mė e hershme dhe mė pak e pėrsosur se tragjedia e cila ėshtė mė e koncentruar dhe ka fuqi mė tė madhe veprimi. Autori pohon se tė gjithė elementet qė ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse tė gjithė elementėt e tragjedisė nuk i gjejmė nė epopenė. Pėrveē kėsaj tragjedia ėshtė mė e ngjeshur nė veprim. Epopeja ka "njė unitet mė tė pakėt dhe kjo provohet nga fakti qė prej cdo imitimi epik mund tė dalin shumė tragjedira". Nga tė gjitha vrojtimet qė bėn lidhur me kėtė cėshtje, autori arrin nė pėrfundimin se tragjedia qėndron mė lart se epopeja.
    Me "Poetikėn" e tij Aristoteli krijoi njė vepėr qė shquhet pėr thellėsinė e analizės. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik tė mėvonshėm pėr shumė proleme teorike tė letėrsisė dhe veēanėrisht tė tragjedisė.

    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Aristoteli - Filozofia politike e tij
    Nga Jeta ne forum Filozofia
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-03-09, 23:40
  2. Aristoteli
    Nga loyalx ne forum Filozofia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-08, 21:02

Etiketa per kete Teme

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 216 217 218 219 220 221 222 223 224 225 226 227 228 229 230 231 232 233 234 235 236 237 238 239 240 241 242 243 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253 254 255 256 257 258 259 260 261 262 263