![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Shqipetar aktiv
|
Ėshtė pikėrisht koha pėr tė ndėrtuar nė Aeroportin Nėnė Tereza njė zonė tė re pėr pasagjerėt, thotė Andrea Gebekenn, Drejtore Ekzekutive e Konsorciumit ndėrkombėtar Tirana International Airport.
Andrea Gebekenn, Drejtore Ekzekutive e Konsorciumit ndėrkombėtar Tirana International Airport, erdhi nė kėtė detyrė nga selia qėndrore nė Gjermani e kompanisė Hochtieff, aksionere lider nė kėtė konsorcium, rreth njė vit mė parė. Zonja Gebekenn po drejton nė Tiranė ate qė ne biznes quhet shpesh histori suksesi. Dy vjet mė parė konsorciumi realizoi me nje sukses spektakolar ndėrtimin nė Shqipėri tė terminalit tė pasagjerėve, njė strukturė moderne prej xhami dhe ;eliku, nė formėn e njė zogu gjigand, me standarte shėrbimi dhe sigurie tė nivelit europian. Rezultatet tejkaluan parashikimet e konsorciumit qė po nxiton tė vijojė mė fazėn e dytė tė ndryshimit apo Fazėn B.Terminali ekzistues u ndėrtua pėr rreth 1 milion pasagjerė. Por viti i kaluar ishte kaq i suksesshėm sa kjo shifėr u tejkalua. Ėshtė pikėrisht koha pėr tė ndėrtuar njė zonė tė re pėr pasagjerėt tanė. Faza e dytė ose faza B do tė zgjerojė terminalin egzistues pothuajse me 40 pėrqind duke arritur nė rreth 10 mijė metra katrorė. Do tė dyfishohet hapėsira e zonėn sė nisjes sė pasagjerėve, do tė dyfishojmė pikat e kontrollit tė dokumentave dhe biletave pėr tė pėrballuar nė tė ardhmen njė numėr mė tė madh kompanish ajrore nga ato qė aeroporti pėrballon sot. Njėkohėsisht do tė rritet hapėsira e parkimit tė avionėve, zona e duty free shops, restoranteve, ka te ngjare edhe ajo e bankave. Strukturat pėr dorėzimin e bagazheve do tė dyfishohen, duke ngritur njė ndėrtesė enkas pėr kėtė qėllim, pėr tė arritur plotėsisht standartet europiane. Edhe nė zonėn e mbritjes sė pasagjerėve do tė rritet me 50 pėrqind kapacitetin rreth 50 pėrqind pėr tė shpejtuar marrjen e bagazheve tė pasagjerėve qė mbrijnė nė Tiranė. Tė gjitha kėto do tė bėjnė tė mundur tė pėrballojmė njė fluks prej 1,5 milion pasagjerėsh. Punimet kanė filluar. Inaguriumi ėshtė planifikuar pėr shtatorin e vitit tė ardhshėm, 2009″ thotė Andrea Gebekenn. Logo e aeroportitBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Logo e aeroportit Pas kėsaj faze, a do tė hedhė Konsorciumi TIA njė hap tjetėr pėrpara, pra a do tė ketė njė Fazė C? Pa nguruar Zonja Andrea Gebekenn thotė: Hapi tjetėr. Tė shohim. Kur pasagjerėt tė vijne, atėhere do ta planifikojmė atė. Jemi nė drejtimin e duhur. Zbatojmė shumicėn e rregullave europiane. Kohė mė parė kur mė patėn pyetur se ēfarė do tė bėjė Konsorciumi kur Shqipėria tė bėhet anėtare e BE isha pėrgjigjur qė nuk do tė bėjė ndryshime tė mėdha sepse qė tani po zbatohen shumica e standartev tė BE. Zhvillimi i Shqipėrisė, dinamizmi i vendit, tėrheqja ndaj saj si ndaj njė sekreti apo thesari ende tė pazbuluar nė Europe do tė sjellė shumė vizitorė gjė qė ėshtė tepėr premtues edhe pėr Konsorciumin, thotė Andrea Gebekken. Perspektiva premtuese mund ta cojė Konsorciumin TIA, dhe bashkė me tė edhe kompaninė gjermane Hochtieff, tė mirėnjohur nė Europė dhe nė botė pėr ndėrtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, tė hedhė shikimin edhe nė aeroporte tė tjera nė Shqipėri, nė atė tė Kukėsit apo nė ndėrtimin e njė aeroporti tė ri nė rrethinat e qytetit turistik tė Sarandės, shumė praėn ishullit grek tė Korfuzit. Nuk kemi ndonje marrveshje per aeroportin e Kukėsit. Kemi njė marrėveshje koncesionare me qeverinė e Tiranės pėr aeroportin ndėrkombėtar Nėnė Tereza, tė cilėn po e zbatojmė. Nėse do tė na ofrohet aeroporti i Kukėsit jemi tė hapur pėr diskutime, thotėAndrea Gebekenn. Konsorciumi nė bashkėpunim me qeverinė e Tiranės ėshtė nė pėrfundim tė njė studimi pėr trafikun potencial ajror nė Shqipėri. Nė bazė tė tij do tė vlerėsohet nėse Shqipėria ka nevojė edhe pėr aeroporte tė tjera ndėrkombėtare veē atij aktual, Nėnė Tereza tė Rinasit, thotė Drejtorja Ekzekutive e TIA, Andrea Gebekenn. Ani Ruci Deutsche Welle
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri E porsi krāndja e that n'nji flakadā, U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā, Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė: Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj ! "Ubi panis, ibi deus" |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| "nene, aeroportit, nderkombetar, tereza", zgjerimi |
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests) | |
| Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
| I ri nė faqe? | Keni nevojė pėr ndihmė? |