![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i ri
|
Kėrkesat pėr tė vazhduar njė fakultet tė dytė do tė pranohen deri nė mesin e muajit shtator. Vetėm 14 ditė kohė nė dispozicion pėr tė paraqitur kėrkesėn u ka mbetur tė gjithė tė interesuarve pėr njė fakultet tė dytė. Pėr tė marrė njė diplomė tė dytė fillimisht bėhet njė kėrkesė me shkrim, qė dorėzohet nė sekretarinė e fakultetit ku dėshiron tė ndjekėsh studimet. Pas udhėzimit tė sekretarisė vazhdohet me procedurat e mėtejshme. Burime zyrtare nga Universiteti i Tiranės bėjnė tė ditur se afatet pėr tė vazhduar njė fakultet tė dytė janė pėrcaktuar deri nė mesin e muajit shtator. Pėr vitin e ri akademik qeveria ka vėnė nė dispozicion 500 kuota pranimi pėr programin e dytė tė studimit. Kreu i Universitetit tė Tiranės sqaron se kuotat janė pėrcaktuar nė varėsi tė kapaciteteve tė fakulteteve. Aktualisht, kėto kuota po shqyrtohen nga specialistėt e Ministrisė sė Arsimit dhe pritet qė sė shpejti tė merret dhe vendimi pėr shpėrndarjen e tyre nė fakultetet qė e ofrojnė kėtė tė drejtė studimi. Tė drejtėn pėr tė ndjekur njė program tė dytė studimi e kanė tė gjithė individėt qė kanė pėrfunduar njė program studimi. Nė kėtė rast, kandidatėt pėrballojnė koston e plotė tė studimeve. Nga ky rregull pėrjashtohen studentėt e shkėlqyer. Nė statutet e institucioneve tė arsimit tė lartė pėrcaktohen kriteret qė duhet tė plotėsohen pėr tu pranuar nė njė program tė dytė studimi. Kėshtu, pėr tu pranuar nė njė program studimi tė ciklit tė dytė, kandidati duhet tė zotėrojė diplomė tė nivelit tė parė, ose diplomė tjetėr studimi tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar ekuivalente me tė. Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė pėrcaktojnė nė rregulloret mėsimore pėrkatėse kritere specifike pėr pranimin e studentėve nė ēdo program studimi tė ciklit tė dytė, qė lidhen me drejtimin e formimit tė tyre nė ciklin e parė dhe kualitetin e pėrgatitjes individuale tė studentėve, bazuar dhe nė rekomandimet e Kėshillit tė Arsimit tė Lartė dhe Shkencės. Kėto kritere specifike bėhen publike para fillimit tė pranimeve tё radhės nė institucion.
Kreditet Tė gjitha programet e studimit tė ciklit tė dytė realizohen me 120 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre ėshtė dy vite akademike. Kur njė programi studimi tė ciklit tė parė i vlerėsohen tė pranueshme jo mė pak se 120 kredite, struktura akademike pėrgjegjėse pėrcakton disiplinat nė tė cilat studenti duhet tė bėjė plotėsimet e krediteve tė mangėta (debiteve tė formimit). Nė ēdo rast, numri maksimal i krediteve tė mangėta pėr tu plotėsuar nuk duhet ti kalojė 60 kreditet. Mund tė njihen si kredite tė realizuara pėr njė program studimi tė ciklit tė dytė, kredite tė fituara nė programet Master i nivelit tė parė, por jo mė shumė se 12-15 kredite. Nuk njihen si kredite tė realizuara pėr njė program studimi tė ciklit tė dytė kredite tė fituara nė ēfarėdo program studimi tė ciklit tė parė. Njėsitė kryesore, pėrgjegjėse pėr njė program studimi tė ciklit tė dytė, japin informacionet e nevojshme pėr plotėsimin e njohurive formuese (debiteve tė formimit). Ato pėrcaktojnė edhe procedurat pėr kryerjen e kėtyre plotėsimeve para pranimit nė programin e studimit tė ciklit tė dytė, duke organizuar pėr kėtė qėllim dhe shėrbime tė nevojshme tė tutoratit (kujdestarisė) pėr studentėt. Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė mund tė pėrcaktojnė, pėrveē titullit apo titujve tė diplomave tė nivelit tė parė qė duhet tė zotėrohen sė paku nga studentėt si kusht pėr pranimin e tyre nė njė program studimi tė caktuar tė ciklit tė dytė, edhe kritere tė tjera specifike, qė bėhen publike. Nė pėrfundim tė programit tė studimit tė ciklit tė dytė parashikohet realizimi i njė teze diplome, si pjesė pėrbėrėse e tij. Dokumentet Ēdo i interesuar pėr tė vazhduar njė program tė dytė studimi fillimisht duhet tė paraqesė nė sekretarinė e dekanatit pėrkatės kėrkesėn me shkrim. Pėrveē depozitimit tė kėrkesės, personi i interesuar duhet tė ketė nė dosjen e tij personale, fotokopjen e noterizuar tė diplomės universitare dhe listės sė notave. Po kėshtu kandidatėt qė synojnė tė marrin njė diplomė tė dytė, duhet tė paraqesin planin dhe programin mėsimor tė diplomave tė realizuara, i cili tėrhiqet nė departamentin e degės, ku ata kanė kryer studimet nė degėn e parė. Kėto janė dokumentet kryesore qė nevojiten pėr tė vazhduar studimet nė degė tė dytė. Me shumė rėndėsi pėr tė vazhduar kėto studime ėshtė edhe CV-ja (Curriculume Vitae) e kandidatėve. Nė vazhdimin e studimeve tė dyta prioritet do tė kenė kandidatėt, tė cilėt kanė njė CV tė pasur nga ana profesionale. Dorėzimi i dokumenteve do tė bėhet nė sekretaritė e fakulteteve pėrkatėse, deri mė datė 15 shtator. Ndėrsa miratimi i kuotave pėr degė tė dytė, sikurse tarifat e shkollimit, do tė pėrcaktohen nga Kėshilli i Ministrave nė muajin shtator. Vitin e kaluar qeveria miratoi 250 kuota pranimi pėr degė tė dytė. Fakulteti i Mjekėsisė dhe ai Juridiku kishin njė vit mė parė edhe tarifat mė tė larta tė shkollimit. Ēfarė pėrmban programi pėr njė diplomė tė dytė Programet e studimit tė ciklit tė dytė duhet tė hartohen nė mėnyrė tė tillė qė: Tė shmangin pėrsėritjen e njohurive formuese tė programeve tė studimit tė ciklit tė parė, duke ofruar disiplina tė njė karakteri mė tė avancuar e specializues; Kurrikulat e tyre duhet ti korrespondojnė njė formimi bazė tė gjerė dhe fleksibėl, duke ju dhėnė peshė programeve ndėrdisiplinore, me qėllim mundėsimin e pranimit nė kėto programe studimi si tė studentėve tė diplomuar nė programin respektiv tė studimit tė ciklit tė parė, ashtu dhe tė atyre tė diplomuar nė programe tė afėrta studimi tė ciklit tė parė; tė reflektojnė bashkėpunimin me tregun e punės dhe profesioneve nė nivel kombėtar dhe lokal. Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė pėrcaktojnė listėn e programeve tė studimit tė ciklit tė parė, qė mundėsojnė pranimin nė njė program studimi tė ciklit tė dytė, si mė poshtė: Programin apo programet e studimit tė ciklit tė parė qė lejojnė regjistrimin nė programin e studimit tė ciklit tė dytė pa plotėsime shtesė (pa debite formimi). Programin apo programet e studimit tė ciklit tė parė qė lejojnė regjistrimin nė programin e studimit tė ciklit tė dytė me plotėsim tė njohurive formuese (me debite formimi), si pėr shembull: programe studimi tė afėrta tė tė njėjtit institucion apo programe tė njėjta e tė afėrta tė institucioneve tė tjera tė Arsimit tė Lartė. Nė ēdo program studimi tė ciklit tė dytė, sė paku njė program studimi i ciklit tė parė kalon pa debite formimi. Vlerėsimi i programeve tė studimit tė ciklit tė parė kryhet nga njė grup profesorėsh tė njėsisė kryesore, ku do tė zhvillohet programi i studimit i ciklit tė dytė (strukturė pėrgjegjėse), tė caktuar nga dekani. Dokumentet Kėrkesė me shkrim Fotokopje tė noterizuar tė diplomės universitare Fotokopje tė noterizuar tė listės sė notave Jetėshkrimi (CV) Plani dhe programi mėsimor i diplomave tė realizuara Pranimi i dokumenteve do tė bėhet nė fakultetet pėrkatėse deri mė 15 shtator 2008 Hapja Pėr hapjen dhe organizimin e programeve tė studimit tė ciklit tė dytė, njėsitė duhet tė plotėsojnė kushtet e mėposhtme: Personel akademik me kualifikimin, kompetencat kurrikulare dhe nė numrin e nevojshėm, pėr zhvillimin e disiplinave tė ndryshme tė programit tė studimit. Infrastrukturėn e nevojshme dhe tė pėrshtatshme mėsimore, laboratorike, kompjuterike, publikime, etj., pėr aktivitetet e parashikuara nė programin e studimit. Mundėsi pėr realizimin e tezės sė diplomės. Programet Programet e studimit tė ciklit tė dytė, nėpėrmjet aktiviteteve formuese, teorike dhe praktike, duhet tė garantojnė: Specializim tė njohurive tė studentėve, krahasuar me programet e studimit tė ciklit tė parė. Pėrgatitje tė avancuar tė tyre pėr formimin e kompetencave dhe aftėsive, qė ju korrespondojė niveleve tė kualifikuara tė punėsimit dhe tė profesionalizmit. Trajnim pėr kėrkim tė pavarur nėpėrmjet njohjes sė metodave, instrumenteve teknikave tė kėrkimit. Programet e studimit tė ciklit tė dytė mund tė jenė edhe ndėrdisiplinore ose/dhe tė pėrbashkėta. G. Albania |
||
|
|
|