![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,453
Rrespekti: 19
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Raporti femėr-mashkull nė Shqipėri kohėt e fundit ėshtė zvogėluar, duke shkuar njė me 4. Por ky raport ėshtė ngushtuar edhe nė radhėt e uniformave blu. Sipas statistikave tė Policisė sė Shtetit, rezulton qė 742 gra dhe vajza janė tė veshura me uniformėn blu. Vitet e fundit kjo ėshtė shifra mė e lartė e shėnuar nė polici dhe pėrbėn njė rekord. Ato qė deri dje pėrkufizoheshin si seksi i dobėt, tashmė pėr to ka filluar tė zbehet ky togfjalėsh dhe janė rreshtuar nė radhėt e tė fortėve. Imazhi i femrės sė bukur dhe tė brishtė transformohet disi kur nė bazė tė statistikave rezulton se gratė dhe vajzat nuk kanė vetėm rolin e ruajtjes sė rendit dhe qetėsisė publike, pasi 37 prej tyre janė tė punėsuara nė repartet speciale, si FNSH, RENEA, RESI, etj., qė do tė thotė se kanė njė pėrgatitje mjaft tė mirė fizike. Pėr mė shumė se kaq, nėse deri dje njė personalitet i lartė shtetėror mbrohej vetėm nga meshkuj trupmėdhenj, tė stėrvitur mirė dhe me shqisa tė mprehta, sot na rezulton se 11 femra kanė tė veshur uniformėn e Gardės sė Republikės. Kjo do tė thotė, qė personalitetet mund tė ruhen edhe nga femrat. Gazeta Tirana Observer ka siguruar listėn e plotė me emrat dhe funksionet e tė gjitha femrave qė janė tė punėsuara nė Policinė e Shtetit.
Rekordi Asnjėherė mė parė nė historinė e Policisė sė Shtetit nuk kishte ndodhur qė tė shėnohej njė raport kaq i ngushtė femėr-mashkull nė polici. Edhe ato pak gra e vajza qė mbanin statusin police, ishin tė pozicionuara mė sė tepėrmi nė administratėn e brendshme tė policisė dhe nuk kishin njė punė tė mirėfilltė nė terren. Por numri 742 i femrave qė janė tė veshura me uniformėn blu shėnon njė rekord. Pėr tu punėsuar nė polici disa prej tyre mund ti ketė shtyrė pasioni, disa siguria, por njė gjė ėshtė e sigurt, pushteti qė i jep uniforma ka bėrė qė femra tė jetė e barabartė me mashkullin dhe frika e njė krimineli ėshtė e njėjtė kundrejt tė dyve. Madje vetė drejtues tė lartė tė policisė pohojnė se njė femėr ėshtė mė e predispozuar tė zbatojė me pėrpikėmėri ligjin, tė jetė mė e pakompromentuar sesa njė mashkull. Siē duket, kjo ka bėrė qė edhe nė Shkollėn e Policisė tė ketė njė fluks vajzash qė regjistrohen pėr tė vazhduar kursin nė Patrullėn e Pėrgjithshme tė Policisė. Statistikat Sipas statistikave tė Policisė sė Shtetit, rezulton qė vetėm nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė janė tė punėsuara 117 gra dhe vajza. Ky ėshtė numri mė i lartė i femrave qė punojnė nė njė institucion tė tillė. Menjėherė pas selisė qendrore tė uniformave blu, vjen Drejtoria e Policisė sė Tiranės, jo qė ka numrin mė tė lartė tė femrave police. Janė plot 96 gra dhe vajza qė janė tė punėsuara nė kėtė drejtori, pa pėrmendur 106 tė tjera qė punojnė nė 6 komisariatet e kryeqytetit, nė Policinė Rrugore, atė tė Rinasit, etj. AKADEMIA E POLICISE ARBEN ZYLYFTARI Pėrveē numrit rekord tė femrave tė veshura me uniformė blu, qė ruajnė rendin dhe qetėsinė publike, rregullojnė qarkullimin rrugor, kontrollojnė pikat kufitare, ruajnė personalitetet e larta, etj., njė shifėr tjetėr rekord ėshtė shėnuar edhe nė Shkollėn e Policisė. Janė plot 45 femra qė janė tė punėsuara si pedagoge nė Akademinė e Policisė Arben Zylyftari, qė kanė grada madhore dhe nė profesionin e tyre konkurrojnė denjėsisht me meshkujt.TO
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Administrator
|
Sa veshtire do ta kemi per ti korruptuar, nuk do dijme me cilin xhep te merremi...
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Postime: 354
Rrespekti: 4
![]() ![]() |
|
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Administrator
|
Mirela, nuk e dij sa e perdor makinen dhe sa i ndjek rregullat. Por kohet e fundit kam vene re qe policet nuk i marrin me neper duar apo xhepa por preferojne tia fshehesh brenda bllokut te gjobave ne menyre qe mos te bien ne sy...
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
||
|
|
|
|
|
#5 | |||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Postime: 354
Rrespekti: 4
![]() ![]() |
Citim:
Akoma .......................??????????? PO mos mi pri shpresat se nje dite do marr fund korrupsioni ketu te ne o burre , mos m'i pri |
|||
|
|
|