Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Lajme nga Shqiperia


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 28-08-08, 11:44   #1
Anėtar Aktiv
 
Avatari i Hard Styler
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Bye Bye ALL....
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 868
Rrespekti: 6 Hard Styler is a jewel in the roughHard Styler is a jewel in the roughHard Styler is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Hard Styler
Gabim "Si ma vrane burrin para syve"

Mirdite - Bashkeshortja e rojes se parkingut rrefen ne polici skenen makabre te ekzekutimit te 53-vjecarit para syve te saj dhe femijes. Menjehere pas ceremonise mortore te zhvilluar ne Rubik, agjentet kane thirrur gruan e te ndjerit Gjergj Ndreca per te dhene versionin e saj rreth krimit te kryer nga i dyshuari Gjin Lleshi. "Une degjova debatet qe zhvilloheshin poshte shtepise sime dhe me shkoi mendja se ishte im shoq. Dola menjehere poshte per te shkuar tek vendroja, ku pashe Gjin Lleshin qe i hakerrehej Gjergjit", ka rrefyer 50-vjecarja para oficereve te Policise Gjyqesore. E tmerruar nga skena makabre dhe ende ne gjendje shoku, ajo eshte shprehur se nuk e priste kurre qe shoferi i kamionit te nxirrte armen per ta qelluar Gjergjin.

"Aty prane gjendej dhe im bir dhe pas debatit degjova dy krisma. Im shoq ra pertoke, kurse une u versula per tek im bir qe gjendej vetem pak metra larg agresorit. Duke uleritur dhe kerkuar ndihme mora afer vetes djalin 10-vjecar A., ndersa i shpetoi per fat te mire plumbave", ka vijuar rrefimin e veja e 53-vjecarit. Pasi ka pare drejtimin qe ka marre i dyshuari, ajo i ka shkuar prane trupit te Gjergjit, por nuk ka mundur te beje asgje. Dy plumbat ne koke i kane sjelle vdekjen e menjehershme rojes se parkingut prane ish-Frigoriferit ne Mirdite. "Kur mberritet ju autori ishte larguar ne drejtim te Milotit, ndersa im bir eshte shokuar krejt", ka perfunduar 50-vjecarja duke kerkuar qe te vendoset drejtesi, pasi eshte vrare nje njeri i pafajshem.

Ndersa i dyshuari Gjin Lleshi, 35 vjec, njekohesisht vellai i kryekomunarit te Selites, ka shprehur pendese per krimin dhe se e ka bere ne gjendje te dehur, grupi hetimor ka marre ne pyetje edhe deshmitare te tjere. Sadik Lame, i cili ka nje pike grumbullimi hekurishtesh shume prane vendit te ngjarjes, ka rrefyer ate cfare ka pare ne vendngjarje. Lame tha se ka tentuar qe te ndaloje vrasjen, madje edhe duke iu lutur te dyshuarit, duke e kapur ne mes te trupit me qellim per ta ndaluar, pasi njiheshim dhe kishin komunikim me njeri-tjetrin. Por edhe kjo ka rezultuar pa sukses, pasi sipas Lames, gjendja e Lleshit ishte mjaft e renduar dhe ishte i papermbajtshem. Persona prane familjes se viktimes saktesojne per gazeten "KJ" se ata nuk kane pranuar asnje lloj komunikimi me familjen e autorit te vrasjes. Por shtuan se as nuk kane kercenuar njeri me vetegjyqesi. Vete familjaret jane shume te rezervuar ne kete drejtim, pasi sipas tyre vrasja ka qene shokuese dhe pa motiv te forte, ndersa Ndreca, qe ishte dhe daja i pronareve te parkingut, kishte marre nje urdher per te mos lejuar mjetet qe te hynin ne ambientet e ish-Frigoriferit.


Koha Jone
__________________
Ļŀvē FяÉỂ...đįČ ρяǾŭĐ...HåVé ךּŨמ...ŽĹĄצּ ĺÕטŠ
Hard Styler nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 05:47.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual