Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Lajme nga Shqiperia


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 28-08-08, 07:27   #1
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,254
Rrespekti: 7 alfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim "Pronat nė Greqi, duhet tė kėrkojmė ndihmėn e BE"

Reagon Sabri Godo: Po shkelen tė drejtat e njeriut, qeveria tė ankohet nė Bruksel

"Greqia ka shkelur tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat ndėrkombėtare". Nė kėtė mėnyrė e ka komentuar vendimin mė tė fundit tė qeverisė helene, politikani dhe presidenti i nderit tė Asamblesė republikane, Sabri Godo. Si mbrojtės i pėrhershėm i tė drejtave tė shqiptarėve kudo qė janė, Godo shprehet se "ata qė e kanė nxjerrė kėtė vendim kanė pasur tendenca dashakeqe. Ėshtė e qartė se ata qė kanė vendosur kėtė afat, e kanė bėrė me qėllim, pasi tė huajt qė kanė prona nė Greqi e kanė tė pamundur tė dorėzojnė dokumentet e duhura brenda kohės sė pėrcaktuar nė ligj". Sipas Godos, nė kėtė rast duhet ndėrhyrja e palės shqiptare, e cila duhet tė kėrkojė nė instancat e larta evropiane respektimin e minoriteteve. "Duhet qė tė ndėrhyjnė ndėrkombėtarėt dhe qeveria shqiptare ta ngrejė kėtė problem nė instancat e larta, pasi Greqia nė kėtė rast nuk po shkel vetėm tė drejtat e njeriut, por tė drejtat ndėrkombėtare", tha Godo. Politikani republikan, Sabri Godo, shprehet skeptik nė faktin se vendi helen do tė kthejė ndonjėherė pronat e ēamėve, me gjithė kėmbėnguljen e Parlamentit Evropian pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe veēanėrisht tė minoriteteve. "Ēėshtja e pronave ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė gjej zgjidhje sa mė parė dhe Greqia e ka treguar qartė se nuk do t‘u kthejė pronat shqiptarėve", tha ai. Godo ėshtė ndėr tė paktėt politikanė shqiptar qė ka folur publikisht pėr tė drejtat e ēamėve, duke bėrė gjithmonė presion ndaj Greqisė pėr tė trajtuar kėtė ēėshtje. Sipas tij, njė tjetėr mėnyrė e mirė pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ėshtė edhe rruga diplomatike me takime tė personaliteteve tė tė dy vendeve. Ēėshtja "Ēame" ėshtė njė ndėr problemet kryesore tė pazgjidhura mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Plaku i urtė i politikės shqiptare, Sabri Godo, e konsideron vendimin e qeverisė greke si shkelje e tė drejtės universale tė njeriut pėr tė gėzuar pronėn e tij. Sipas tij, kjo masė e qeverisė helene ėshtė tėrėsisht antidemokratike dhe pėrbėn njė shkelje tė rėndė tė shtetit grek kundėr pronave tė shqiptarėve. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet tė reagojė menjėherė, duke e kundėrshtuar kėtė vendim konform respektimit tė tė gjitha Konventave Ndėrkombėtare. Lidhur me kėtė, ai u shpreh se "vendimi pėr tė vendosur njė afat pėr pronat ėshtė njė masė absurde, qė ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha tė drejtat universale tė sanksionuara nė Konventat Ndėrkombėtare". Sipas Godos, ėshtė detyrė e tė gjitha forcave politike, e parlamentit dhe e shoqėrisė civile tė denoncojė njė shkelje tė tillė.

Kėrkesat e ēamėve

Qeveria shqiptare nuk duhet tė qėndrojė nė heshtje ndaj kėtij vendimi. Komuniteti ēam kėrkon qė Qeveria shqiptare t`i kėrkojė qeverisė greke tė lejojė kthimin e popullsisė ēame nė tokėn e tyre amtare. Kthimin e pronave tė tyre tė ligjshme, tė cilat iu vodhėn dhe shfrytėzohen arbitrarisht nga shteti grek, kompensimin e tė ardhurave qė rrjedhin nga shfrytėzimi pėr 55 vjet i pronave. Njė tjetėr kėrkesė ėshtė edhe njohja dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut, tė sanksionuara nė instrumentet ndėrkombėtare. Komuniteti ēam kėrkon qė shteti shqiptar tė ndėrhyjė mė aktivisht nė organizatat ndėrkombėtare, pėr ta bėrė mė tė njohur problemin ēam dhe tė pėrdorė autoritetin e tij pėr arritjen e zgjidhjes sė kėtij problemi.

gazeta shqip
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !

"Ubi panis, ibi deus"
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 06:20.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual