Nga FATOS LUBONJA - Konflikti i ambasadorit amerikan me gazetėn Shekulli nuk mund tė mos tė tė tėrheqė vėmendjen jo vetėm pėr peshėn qė ka nė zhvillimet tona politike njė ambasador i tillė, por edhe nė kontekstin e klimės sė nxehtė elektorale qė po kalojmė, duke pasur parasysh se Shekulli njihet si gazeta mė e afėrt e Edi Ramės, ēka e bėn Shekulli-n edhe njė zė tė rėndėsishėm tė opozitės. Pra, ėshtė njė ngjarje qė nuk mund ti shpėtojė komenteve.
Tri gjėra do tė vija nė dukje, duke dashur tė bėj komentin tim pėr kėtė ngjarje.
Sė pari, kuptohet qartė se sulmi i Shekulli-t ndaj ambasadorit ėshtė shprehje e njė pakėnaqėsie qė ka opozita pėr qėndrimet e tij ndaj zhvillimeve politike nė Shqipėri e qė janė artikuluar kryesisht por jo vetėm nėpėrmjet mediave afėr saj, tė cilat e akuzojnė ambasadorin si mbėshtetės i Berishės dhe maxhorancės nė pėrgjithėsi. Tek e fundit kėtė bėnte edhe Shekulli nė shkrimin qė u bė sebep i konfliktit. Po cili ėshtė qėndrimi politik i ambasadorit dhe a ka tė drejtė opozita nė nervozizmin e saj, qė nė rastin e Shekulli-t u shfaq nė mėnyrė tė tillė, saqė Ambasada deklaroi ndėrprerjen e marrėdhėnieve me gazetėn.
Thelbi i qėndrimit tė ambasadorit amerikan, sipas meje, qėndron nė atė se ai ngulmon pėr zgjidhje tė konfliktit maxhorancėopozitė (me tė cilin ai u ndesh duke filluar me 21 janarin) nė rrugė institucionale. Ndėrkohė, opozita ka njė qasje refraktare ndaj kėtij qėndrimi, pasi gjykon se institucionet qė duhet tė luajnė rolin e arbitrit nė Shqipėri nuk janė tė pavarura, por janė tė kapur nga Sali Berisha, prandaj dhe ajo ka preferuar ta zhvillojė veprimin e saj politik nė kufirin midis institucionalizmit dhe antiinstitucionalizmit. Pėr shembull: lidhur me zgjedhjet, opozita deklaron se nuk i beson Komisionit Zgjedhor apo vendimeve tė gjykatave dhe mė nė pėrgjithėsi shtron ēėshtjen nėse ia vlen tė respektojmė edhe vetė institucionin e zgjedhjeve apo ėshtė mė mirė ti sabotojmė ato, sepse pastaj Berisha mund tė na i vjedhė votat e nuk do tė na mbetet shans tjetėr? Prandaj ajo ka zgjedhur njė rrugė qė edhe tė marrė pjesė nė zgjedhje, por edhe tė pėrgatisė mosnjohjen e tyre nė rast humbjeje. E kėtu del nė pah roli i ambasadorit amerikan, dhe jo vetėm i atij, qė thonė se duhet tė hyni nė zgjedhje, se duhet, gjithsesi, tė respektoni institucionet dhe vendimet e tyre, ēka e dėshpėron opozitėn, e cila kėrkon tu mbushė mendjen ndėrkombėtarėve se me Berishėn nuk mund tė ketė demokraci, prandaj dhe as zgjedhje tė lira.
Personalisht nuk besoj se ambasadori ka ndonjė arsye antiopozitė pėr tė mbėshtetur zgjidhjen institucionale. Nga sa kam pasur rastin ta ndjek nė prononcimet e tij, duket sheshit se ai edhe i njeh problemet me institucionet, por, nga ana tjetėr, ėshtė i bindur se rruga jashtė institucionale ėshtė mė e rrezikshme dhe mė me pasoja, ndėrkohė qė gjykon se opozita nuk i ka shanset tė humbura me kėto institucione edhe kėshtu siē janė. Po ashtu gjykoj, se duke parė sjelljen obstruksioniste dhe jodialoguese tė opozitės, ai e ka vėshtirė tė besojė se ajo i pėrket ndonjė kulture tjetėr politike. Pra, ka bindjen se demokracia nė Shqipėri nuk mund tė vijė brenda njė dite, por duke u forcuar institucionet pak nga pak nėpėrmjet rrugėve institucionale. Personalisht kam shprehur dyshimin tim pėr optimizmin e ambasadorit nė njė shkrim tė paradisakohshėm, duke e quajtur fasadė sistemin qė ambasadori e quan funksional prapa tė cilit, sipas meje, zhvillohet njė luftė e egėr midis dy bandash ēka mė duket se e provojnė edhe sulmet qė po pėson edhe vetė ambasadori por, nga ana tjetėr, mė duket normale qė nė mungesė tė diēkaje tjetėr qė tė zėvendėsojė kėto dy banda e tė mbushė vakumin qė do tė linte zhdukja e tyre njėherėsh apo edhe e vetėm njėrės ambasadori tė kėrkojė tė bėjė politikė me to e nėpėrmjet tyre. Si diplomat qė ėshtė, edhe sikur ti mendojė ato qė shkruaj unė si gazetar pėr bandat dhe nevojėn e shndėrrimit tė tyre nga banda nė parti nėpėrmjet forcimit tė institucioneve qė duhet tė kontrollojnė ato dhe tė nxisin demokratizimin e tyre tė brendshėm, ai nuk mund ti deklarojė kėto hapur kurrsesi dhe as tu deklarojė luftė atyre. Dhe, nė kėtė kontekst, duket se pėrpara bashkėpunimit dinak tė Berishės dhe obstruksionizmit total tė Ramės, ai preferon tė parin. Tė mos harrojmė, megjithatė, se ndėrkohė qė Berisha deklaroi se Prokurorja e Pėrgjithshme ishte njė puēiste duke i vėnė sipas meje minat ēdo shprese pėr funksionim, qoftė edhe nė minimum, tė institucioneve, ambasadori i dha mbėshtetje Prokurores sė Pėrgjithshme. Le tė imagjinojmė pėr njė ēast se ēfarė mund tė kishte ndodhur nė Shqipėri pas 21 janarit sikur, pas akuzave tė Berishės ndaj Prokurores si puēiste dhe refuzimit tė tij pėr tė ēuar gardistėt nė hetim, tė mos kishin ndėrhyrė ambasadori dhe ndėrkombėtarėt. Sipas meje rrezikonim shumė ti hapej rruga konfliktit nė rrugė midis dy bandave me pasoja tė rėnda pėr gjithė vendin. Dhe nuk di se kush mund tė ishte fituesi midis tė dyjave nė kėtė rast, por di me siguri qė humbėsit do tė ishin shumica e shqiptarėve.
Sė dyti, kuptohet pra qartė se ambasadori dhe nga sa kam mundur tė kuptoj edhe mjaft nga ndėrkombėtarėt qė kam ndjekur e takuar personalisht nuk mbėshtet obstruksionizmin dhe lėvizjen jashtė institucionale ku shket shpesh opozita. Nė fakt, ka shumė qė mendojnė edhe brenda vendit, duke pėrfshirė edhe autorin e kėtij shkrimi, se lufta politike nė Shqipėri midis kėtyre dy forcave, duke pasur parasysh shumė faktorė, ėshtė mė mirė tė bėhet nė rrugė institucionale dhe jo jashtė institucionale; se nuk jemi nė njė situatė si ajo e 97-s, kur opozitės i mungonte qoftė edhe njė ekran i vetėm brenda vendit ku tė shprehte mendimin e saj, kur nuk i lejohej as tė demonstronte dhe kur nuk kishte deputetė nė Parlament mjaftueshėm pėr tė bėrė opozitė tė fortė. Zėra tė tillė janė ngritur edhe brenda Partisė Socialiste (Blushi, Islami, Malaj). Ajo qė mė duket e rėndė, duke parė se si u reagua ndaj ambasadorit amerikan, ėshtė pikėrisht delegjitimimi i kėtyre kritikave nė mėnyrė totale nėpėrmjet aplikimit tė mendėsisė staliniste O me ne, o kundra nesh, siē ka ndodhur gjerėsisht edhe me tentativėn e polarizimit tė opinionit publik shqiptar edhe me intelektualėt e gazetarėt shqiptarė.
Pra, problemi i shpalljes armik tė cilitdo qė nuk ėshtė plotėsisht me njėrėn palė, i shpėrfilljes dhe demonizimit tė ēdo zėri qė nuk bashkohet emocionalisht me liderin e njėrės ose tjetrės palė, ėshtė shumė i rėndė dhe partitė politike shqiptare dhe mediat qė janė nė shėrbim tė tyre, duhet tė ndiejnė pėrgjegjėsi tė madhe pėr kėtė polarizim qė i ka shkaktuar shoqėrisė shqiptare dėme tė jashtėzakonshme. Pėr tė kuptuar kėtė polarizim, mjaft tė kesh parasysh se zėrat kritikė si ndaj liderit Berisha nė PD edhe ato ndaj Ramės nė PD janė konsideruar nga kėto media si kolona e pestė e armikut dhe madje janė pėrdorur e manipuluar nė funksion tė polarizimit. Rasti i sulmeve ndaj ambasadorit tregon se sa larg kemi shkuar nė kėtė fenomen.
Sė treti, por mė e rėndėsishmja, gjithė kėto qė shkrova mė sipėr mund tė jenė tė diskutueshme. Janė gjykimi im sot pėr sot mbi situatėn qė jam pėrpjekur ta argumentoj dhe qė nesėr, varėsisht nga argumentime mė bindėse apo zhvillime tė tjera mund tė mė bėjė tė ndryshoj mendim nė favor tė njė tjetėr mendimi. Por njė gjė jam i bindur se do ta gjykoj njėlloj si sot, edhe nesėr. E kam fjalėn pėr mėnyrėn e sulmit me fyerje personale qė arrijnė deri nė racizėm qė pėrdoren nė gazetarinė tonė dhe qė u pėrdor sė fundi ndaj ambasadorit. Kjo ėshtė e patolerueshme pėr sot dhe pėr nesėr dhe pėr kėdo. Ėshtė shqetėsuese se edhe njėzet vjet pas hapjes sė Shqipėrisė ndaj njė bote qė e ka dėnuar me forcė kėtė kulturė, pėr fat tė keq, duket se ne nuk arrijmė as ta kuptojmė se jemi racistė, kur na duket normale ti themi dikujt kinez , evgjit, ēam, ēifut, ēoban, grek , shkjah etj., pėr ta sharė e ofenduar ngase kemi bindjen se kėta janė racė inferiore ndaj sonės. Na duket normale ti referohemi edhe Kadaresė librit Koncerti tė cilit i referohet autori i shkrimit kur e akuzon ambasadorin pėr « kinezėri » duke mos qenė nė gjendje as tė vėmė re se shkrimtari ka qėndrime raciste tė shumta nė librat e tij e jo vetėm ndaj kinezėve, siē ka libri nė fjalė. Kėto janė harxhet e izolimit nacional-komunist. Kjo ėshtė kultura jonė e trashėguar. Nėse dikush nuk ėshtė me mua jo vetėm ėshtė kundėr meje, por ėshtė edhe racė e keqe. Le tė mos harrojmė se pikėrisht si refleks i mendėsisė staliniste O me ne, o kundra nesh, qė degjeneron pastaj nė dhunė fizike apo verbale ndaj armikut, ku futen pastaj edhe ofendimet raciste, medie nė krah tė Berishės kanė pėrdorur ofendime raciste ndaj ambasadorit Withers ngaqė e konsideronin pro opozitar, ndėrkohė qė kritikat e vėrejtjet e tij qėndronin qė ēke me tė. Dikush do tė thotė se, megjithatė, John Withers nuk ndėrmori ndonjė veprim tė tillė si ambasadori Arvizu qė preu marrėdhėniet me gazetėn. Jam i bindur se, megjithatė, Ambasada e ka tė regjistruar qėndrimin tonė racist ndaj Withers dhe unė gjykoj se kėtė reagim duhet ta vlerėsojmė edhe si reagim nė kontekstin e ēfarė ka ndodhur mė parė. Gjithsesi, do tė ishte keqkuptim i madh qė ta interpretonim kėtė qėndrim tė Ambasadės me ngjyra politike tė kuqe apo blu, dhe jo ashtu sikurse mendoj se duhet ta interpretojmė: si njė ballafaqim kulturor. (Panorama)
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks