Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Lajme nga Shqiperia


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 08-08-08, 14:00   #1
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,182
Rrespekti: 7 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim Hakersat kosovarė, "sulm patriotik" ministrisė sė Rulit

Faqja zyrtare e Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ėshtė sulmuar dje gjatė paradites nga hakersat kosovarė, tė cilėt kanė ndėrhyrė nė rrjet pėr tė paralajmėruar rrezikun qė mund tė vijė nga hakersat e huaj.

Njoftimi i vendosur nga "specialistėt" kosovarė tė informatikės ka zgjatur pėr mė shumė se dy orė, derisa kanė ndėrhyrė pėrgjegjėsit e faqes sė internetit tė ministrisė. Duke i kėrkuar tė falur ministrit Ruli pėr kėtė "sulm patriotik", hakersat e paraqisnin shkakun e kėsaj ndėrhyrjeje tė paautorizuar nė rrjet me faktin se "faqja e internetit tė Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka shumė probleme (vrima tė zeza) dhe pėr kėtė duhen marrė masat sa mė shpejt tė jetė e mundur pėr tė parandaluar sulmet nga hakersat e huaj".

Kjo ėshtė hera e dytė e njė sulmi nga "piratėt" e informatikės qė i bėhet njė faqe interneti brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, kur mė parė e njėjta gjė i kishte ndodhur faqes zyrtare tė Postės Shqiptare.

"Sulmi"

Tė vetėquajtur "Grupi i Hakersave Kosovarė", qė nė fillim tė njoftimit kanė kėrkuar tė falur pėr ndėrhyrjen nė rrjet, por qė kėtė po e bėjnė "pėr tė mirėn e faqes tė shtetit mėm Shqipėri". Sipas tyre, faqja e internetit tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ka kaq shumė probleme dhe pėr kėtė shkak duhen tė merren masat para se hakersat e huaj tė ndėrhyjnė pėr tė prishur rrjetin. "Kėtė ndėrhyrje nė rrjet po e bėjmė pėr tė mirėn tuaj dhe lusim administratorėt e serverit qė tė na kontaktojnė sa mė parė tė jetė e mundur pėr t‘i ndihmuar pėr mbylljen e vrimave qė ka faqja, pėr tė mos lejuar piratėt (hakersat) e huaj tė sulmojnė faqet e shtetit mėm Shqipėri", thuhej nė faqen e internetit tė ministrisė.

"Mbrojtja"

Mė tej hakersat kosovarė u bėjnė thirrje dhe administratorėve tė faqeve tė tjera tė internetit tė institucioneve tė ndryshme nė vend, duke iu ofruar mbėshtetjen e plotė nė garantimin e sigurisė nga sulmet e paautorizuara. Duke kėrkuar edhe njė herė tė falur, me njė dialekt qė mezi kuptohej,

"Grupi i Hakersave Kosovarė" lė nė fund tė njoftimit edhe adresėn se ku mund tė kontaktonin administratorėt shqiptarė qė merren me serverat e administratės publike.


Ēfarė janė hakersat?


Konsiderohen individė tepėr inteligjentė nė fushėn e informatikės, si dhe tė inxhinierisė elektronike, tė cilėt marrin pėrsipėr pėrballimin e sfidave nė shkatėrrimin e rrjeteve informatike, pa pasur nė vetvete njė qėllim tė fortė. Sulmet nė rrjet nga hakersat kanė nisur nė SHBA qė nė fillim tė viteve ‘60, periudhė kur dhe lėndėt e informatikės nėpėr universitete po zgjeroheshin. Pėrveē ndėrhyrjeve pėr shkatėrrimin e rrjetit tė internetit, hakersat janė nė gjendje tė krijojnė edhe "viruse", duke dėmtuar akoma e mė shumė funksionin e kompjuterit.

Precedentėt

Sulmi i Postės Shqiptare dhe klonimi i faqes sė Kryeministrisė

Ky nuk ėshtė rasti i parė qė njė faqe zyrtare interneti e njė institucioni shqiptar sulmohet nga hakersat. Rreth tre muaj mė parė e njėjta gjė i ndodhi Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Postės Shqiptare, por kėsaj here "piratėt" ishin as mė pak dhe as mė shumė por vetė hakersat serbė. Pas klikimit, qė nė fillim tė faqes kishte tė shkruar "Kosova ėshtė Serbi". Njė tjetėr incident ndodhi edhe me faqen e internetit tė Kryeministrisė, por ndryshe nga ndėrhyrjet nė rrjet, uebsajti ishte i klonuar. Pra, mjaftonte tė mos shkruaje Keshilli i Ministrave, por vetėm wwww.km.org dhe nė vend tė lajmeve tė qeverisė ishin tė pasqyruar barsoleta, ku personazhe ishin anėtarėt e qeverisė dhe drejtues tė politikės shqiptare.

Sulmet e hakersave shqiptarė nė Mal tė Zi dhe Greqi

Pak kohė mė parė, hakersat shqiptarė sulmuan uebsajtin e Kuvendit malazez, nė tė cilin, nė vend tė pėrmbajtjes sė zakonshme, ishte paraqitur njė faqe e errėsuar me shqiponjė dykrenore, me stemėn e Shqipėrisė me ngjyrė tė kaltėr. Mbi dhe nėn stemėn me ngjyra tė bardha dhe tė kaltra shkruante se nė sajt kanė depėrtuar hakersat nga grupi "Ulqin hakers grup" dhe forumi shqiptar "Zerokull". Po ashtu, tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe hakersat shqiptarė qė jetojnė nė Greqi, tė cilėt pėr ditė tė tėra sulmuan institucionet zyrtare tė shtetit grek. Sipas mediave vendase, "specialistėt" shqiptarė kishin pėrdorur njė teknologji amerikane tepėr tė sofistikuar, duke ua bėrė tė vėshtirė punėn ekspertėve grekė nė zhbllokimin e faqeve tė internetit.


SHQIP
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 08:48.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual