![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
I ka mjaftuar kablloja e ventilatorit pėr tė realizuar planin e tij. Pasi ka mbytur bashkėshorten duke ia shtrėnguar telin rreth qafės, e ka copėtuar kordonin dhe pasi ka zhveshur pėrcjellėsit elektrikė i ka kontaktuar me tė dyja duart duke i dhėnė fund jetės. Nė njė letėr goxha tė gjatė, katėr faqe fletoreje Muēa i dėnuar me 22 vjet burg pėr sulm ndaj policisė nė vitin 2002, ka shpjeguar tė gjitha arsyet qė e shtynė drejt aktit tė fundit ndaj vetvetes. Burime zyrtare nga burgu, tė cilėt u referohen vėllezėrve tė tė dėnuarit Muēa dhe bashkėvuajtėsve tė tyre pohojnė se nė telefonatat qė 33-vjeēari kishte me bashkėshorten muajin e fundit, i lutej vazhdimisht qė ajo tė rikthehej tek ai. Tė paktėn ta takonte njė herė tė vetme, pėr hir tė fėmijėve, pas njė viti ndarje midis tyre. Bashkė me dy vėllezėrit e tij mė tė vegjėl me tė cilėt ndante tė njėjtėn qeli nė sigurinė e lartė tė burgut tė Peqinit, kishte fiksuar mėngjesin e djeshėm pėr t’u takuar me tė atin, nusen dhe dy vajzat e mitura. Ata e kishin nisur udhėtimin qė nga mesnata nga fshati i tyre Trebinjė i Pogradecit, ndėrsa nė orėn 08:30 tė mėngjesit tė ngarkuar me ēanta me ushqime dhe tesha, si dhe fėmijėt e pėrgjumur kanė kaluar portėn e hekurt tė burgut. Kryerja e procedurave rutinė tė kontrollit u ka kushtuar 30 minuta, kohė pas sė cilės nusja 27- vjeēare Thellėza Muēo, dy vajzat e saj dhe vjehrri Ferik Muēo janė gjendur pėrballė tre vėllezėrve tė burgosur Minir, Bardhyl dhe Blerim Muēo, kėta dy tė dėnuar me nga 15 vjet burg secili pėr tė njėjtėn vepėr. Takimi i planifikuar nga drejtoria e burgut ka nisur nė orėn 09:00 tė mėngjesit dhe sipas rregullores, kanė qėndruar tė shtatė deri nė orėn 11:00. Nė kėtė kohė dy vėllezėrit mė tė vegjėl Bardhyl dhe Blerim kanė marrė nė dorė ushqimet dhe veshjet qė u kanė sjellė nga familja dhe i janė drejtuar qelisė sė tyre nė godinėn “B” tė burgut tė sigurisė sė lartė, ndėrsa vėllai i madh ka vazhduar takimin special me bashkėshorten. Rreth njė orė e gjysmė mė vonė gardiani i regjimit tė brendshėm nė sektorin e takimeve me familjarėt ka vėnė re se ēifti Minir dhe Thellėza Muēo ndodheshin duke kryer marrėdhėnie seksuale. Rreth 30 minuta mė vonė ai ka vėnė re qė ata ndodheshin nė dush, ndėrsa ka vazhduar shėrbimin. Nė orėn 15:30 polici ka trokitur nė derė duke lajmėruar bashkėshortėt se orari i takimeve po mbaronte dhe se brenda pak minutash duhet tė dilnin. Duke menduar se po e tepronin me takimin nė orėn 15:55, vetėm pesė minuta para mbylljes sė orarit zyrtar tė punės gardiani ka hapur derėn e qelisė sė takimeve speciale, pasi nuk ka marrė pėrgjigje nga brenda. Aty ėshtė pėrballur me dy trupat e shtrirė pėrtokė tė 33-vjeēarit Minir Muēo dhe bashkėshortes sė tij Thėllėza, 27-vjeēare. I shokuar dhe pėr tė mos prishur skenėn e ngjarjes polici ka lajmėruar eprorėt, ndėrsa kanė mbėrritur me tė shpejtė aty funksionarėt e burgut qė kanė lajmėruar policinė dhe prokurorinė. Nė tė njėjtin moment janė lajmėruar dy vėllezėrit e tij tė burgosur dhe atė qė po priste jashtė. Ata janė njohur edhe me tekstin e letrės, nė bazė tė sė cilės kanė nxjerrė si pistė tė krimit probleme tė shėndetit mendor tė tė dėnuarit. Paraprakisht prokuroria ka dalė me versionin se vdekja e 27-vjeēares ka ardhur si pasojė e mbytjes nga bashkėshorti, i cili mė pas ka vrarė veten. Ekspertėt mjeko-ligjorė qė kėqyrėn kufomat dhe vendin e krimit rreth orės 17:00 tė pasdites sė djeshme pėrcaktuan se vdekja e tė burgosurit Muēa dhe gruas sė tij, mund tė kishte ndodhur rreth orės 14:00–14:30. Po kėshtu burime nga burgu pohojnė se, shėndeti mendor i tė burgosurit kohėt e fundit pas gjashtė vitesh qėndrimi nė qeli ishte rėnduar jashtė mase. Ndėrkohė prej mė tepėr se njė viti, kohė nė tė cilėn bashkėshortja nuk i vinte nė takime pas rrėmbimit tė saj nga Adriatik Zenollari, Ervin Gorica dhe vėllezėrit Pal dhe Mihal Shkėmbi, 33-vjeēari Minir Muēo kishte nisur tė vuante nga depresioni. Vetėm njė muaj mė parė ai ishte pėrleshur nė qeli me dy vėllezėrit e vet, por ndėrhyrja e stafit tė edukimit tė burgut ka shmangur pėrmasat e ngjarjes, ndėrsa mė pas i kanė pajtuar ata duke i lėnė sėrish nė tė njėjtėn qeli. Vėllezėrit kanė pretenduar gjatė kėsaj kohe se ai ankohej shpesh duke pasur ankth problemet qė mund t’iu dilnin dy fėmijėve tė tij nga rrėmbyesit e gruas, qė kishin mbetur tė pandėshkuar nga organet shtetėrore, ndėrkohė qė kėrcėnoheshin edhe nga dy bashkėpunėtorėt e tij nė krimin kundėr efektivėve tė policisė, qė kishin shkuar nė banesėn e tyre pėr t’i arrestuar dy vėllezėrit.
©panorama
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Administrator
|
Letra e fundit: Vetėflijohemi pėr hir tė dy fėmijėve tanė
TIRANE - Vetėflijohemi pėr hir tė fėmijėve. Kėshtu e kishte nisur letrėn e fundit, tė shkruar vetėm pak ēaste para vetėvrasjes 33-vjeēari, Minir Muēo. Letra qė tashmė ndodhet nė duart e organit tė akuzės sė Elbasanit pėrbėhet nga katėr faqe fletoreje, dhe qė i adresohet Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Nė letėr Miniri pohon se, bashkėpunėtorėt e tij nė krimin kundėr forcave tė rendit nė dhjetor tė vitit 2002, e kėrcėnonin vazhdimisht atė dhe bashkėshorten e tij duke i kėrkuar tė dėshmonte se krimin e hedhjes sė granatės ndaj policisė, e kishte kryer ky i vetėm. Po kėshtu edhe pėr rrėmbimin disa ditė tė bashkėshortes Thėllėza Muēo, njė vit mė parė nga njė kushėri i dytė i tij, sė bashku me tre persona tė tjerė, 33-vjeēari Minir Muēo akuzonte si shkaktar tė bashkėpandehurit me tė. Sipas tij, ata, nė formė presioni pėr tė tėrhequr denoncimin ndaj tyre, kishin ndihmuar kushėririn e tė burgosurit pėr ti marrė gruan. Duke mos pasur rrugė tjetėr, nė mėnyrė qė tė shpėtoj fėmijėt, zgjodha kėtė rrugė, mėsohet tė ketė shėnuar nė letėr i burgosuri 33-vjeēar. Tashmė letra ndodhet nė duart e prokurorit tė ēėshtjes, i cili ia ka bashkėngjitur kėtė dosjes penale qė po pėrgatit pėr kėtė ēėshtje. Paraprakisht nuk dihet nėse kjo letėr ėshtė shkruar nga i burgosuri gjatė qėndrimit nė qeli dhe e ka sjellė me vete nė momentin e takimit; e ka shkruar me bashkėshorten para se tė vdisnin; apo e ka shkruar para se ti jepte fund jetės, pasi kishte ekzekutuar bashkėshorten. fa.ma.
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
Ngjarje e tmerrshme....me vjen keq per cfare ka ndodhur jashte, jo per ato qe ndodhen brenda ne burg...
Po pse paska dhe takime speciale ne burg ![]() ![]() ![]() ![]() me ka rastisur te shkoje, po atje secondinua (polici i burgut ) nuk i linte as te putheshin ![]()
__________________
Ļŀvē FяÉỂ...đįČ ρяǾŭĐ...HåVé ךּŨמ...ŽĹĄצּ ĺÕטŠ![]() ![]() |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Vogėlushe
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 524
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Une akoma nuk arrij te konceptoj keto 'takimet speciale' ne nje burg me siguri te larte? C'jane keto metoda qe ndjekin nuk e kuptoj. Gjithandej, ne vende te botes i shohin ne nje dhome te madhe me roje gjithandej, jo mbyllur ne nje dhome pa asnje afer. Si ka mundesi qe ato drejtore nuk i kane parashikuar keto pasoja?
Gjynah per kete gruan, iu prehte shpirti ne parajse, dhe mjer femijet jetime. ![]()
__________________
Nje shpirt pa turbullire eshte udha e shuarjes se nje ylli.
|
||
|
|
|