Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Lajme nga Kosova


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 21-08-08, 17:06   #1
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,182
Rrespekti: 7 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim Pas 20 vjetesh,ndryshon Abetarja!!!

Vetėm alfabeti i gjuhės shqipe ka mbetur i njėjtė nė abetaren e re. Gjithēka tjetėr ka ndryshuar.Personazhet, rrėfimet,dizajni dhe metodologjia e abetares sė re dallon shumė prej asaj tė vjetrės. Pas 20 vitesh, Petriti mė nė fund nuk do t’i ushqejė mė pulat.

Rrėfimet interesante dhe shumė tė kuptueshme kanė zėvendėsuar rrėfimet monotone. Nė tė, nxėnėsit e klasave tė parapėrveē qė do tė mėsojnė shkronjat dhe leximin, ata do tė kenė mundėsi edhe tė vizatojnė dhe ngjyrosin. Sė bashku me abetaren e re, nė njė pako tė madhe janė bashkangjitur edhe para abetarja. Nė tė fėmijėt mund tė mėsojnėgjėrat elementare, para se ata tė kalojnė me shfletimin e abetares. Para abetarja pėrmban objekte, personazhe dhe fjalė tė cilat do t’i takojnė gjatė shfletimit tė abetares. Ndėrsa nė fletorėt e punės, tė cilat vijnė po ashtu me pakon e abetares, fėmijėt do tė fillojnė t’i shkruajnė shkronjat e para. Mė vonė mėsimdhėnėsit do tė praktikojnė edhe diktimin e fjalėve tė mėsuara mė parė, tė cilat do tė shkruhen nė fletoren e diktimit, e cila po ashtu gjendet nė kėtė pako. Fėmijėt po ashtu do tė kenė edhe abetaren rrotulluese me emra tė kafshėve dhe shkronja pėrkatėse si dhe dy shkronjėtore nė formė tė kartelave.
Ndėrsa nxėnėsit qė zotėrojnė nė atė moshė edhe kompjuterin,autorėt janė pėrkujdesur qė tė krijojnė edhe njė abetare multi-mediale, qė vjen nė njė CD. Nė tė personazhet nė libėr bėhen tė gjallė dhe fillojnė tė flasin.Abetarja multimediale ka shumė funksione dhe mund tė pėrdoret edhe nga prindėrit pėr t’i njoftuar fėmijėt me personazhet qė pėrmban abetarja. Vetėm abetarja ka 88 faqe dhe autorėt Agim Deva dhe Islam Krasniqi janė pėrkujdesur qė ajo tė jetė shumė moderne dhe e kapshme pėr trurin e njom tė fėmijėve tė klasave tė para. Gazeta Express ka siguruar abetaren e re, e cila pritet tė arrijė nė duart e fėmijėve pas njė muaji. Abetarja dallohet edhe pėr nga ngjyrat e shumta tė ndezura dhe personazhet qė i pėrshtaten kohės sė sotme.Fjalėt dhe shkronjat janė tė kuptueshme, tė cilat edhe mė parė fėmijėt i kanė dėgjuar. Ndėrsa pėr fjalėt e reja, pėrmes shenjave mėsimdhėnėsit janė tė obliguar tė japin shpjegime shtesė pėr nxėnėsit. Nė vend tė traktorit dhe mjeteve tė tjera tė bujqėsisė, autorėt kanė futur personazhe mė interesante dhe tėrheqėse pėr fėmijėt. Tek shkronja I, fėmijėt do tė mėsojnė pėr Indianin me shigjetė. Autorėt dhe komisioni vlerėsues ka respektuar edhe kriterin gjinor dhe tė pėrdorimit tė emrave. Shumė organizata jo qeveritare kohė mė parė kishin kritikuar abetaren e vjetėr se pėrmban elemente tė diskriminimit gjinor.
Derisa nė abetaren e vjetėr nėna shumicėn e rasteve ka shkuar pėr tė bėrė punėt e shtėpisė, babai ka bėrė punė publike. Abetarja e re, femrat i paraqet duke ngarė biēikletėn, apo Jonin duke ujitur lulet. Agron Gashi ishte anėtar i komisionit vlerėsues tė abetares sė re. Ai thotė pėr Express se abetarja e re ėshtė shumė mė atraktive, interesante dhe e kuptueshme pėr fėmijėt. Ai thotė se gjatė tėrė punės pėr pėrpilimin e saj janė monitoruar gjithmonė nga zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Kosovės. “Teknika e re e punės i krijon hapėsirė ėsimdhėnėsit dhenxėnėsit, thjesht, qė tė jetė mė i angazhuar. I jep po ashtu nxėnėsit hapėsirė dhe mėsimdhėnėsit tė praktikojė metodologjinė mė tė reja tė mėsimdhėnies”, shton ai. Gashi tregon se abetarja e re nuk ėshtė e ngarkuar me shumė personazhe dhe rrėfime dhe fjalė tė rėnda. Ai thotė se nė komisionin vlerėsues ėshtė diskutuar edhe pėr kriteret e barazisė gjinore. Pėr kėtė edhe vetė MASHT kishte kėrkuar qė tė respektojnė tė gjitha pikat e konkursit. “Nuk ėshtė e ngarkuar me tekste me shumė fjalė. Ėshtė diskutuar edhe kriteri i barazisė gjinore dhe ėshtė respektuar. Nuk ka diskriminim qoftė nė bazė tė emrave, qoftė nė bazė tė tekstit. Sinqerisht i kemi kushtuar rėndėsi edhe kėsaj ēėshtjeje”, tregon Gashi. Kohė mė parė, Qendra Kosovare pėr Studime Gjinore ka publikuar njė hulumtim pėr elementet diskriminuese qė pasqyrohen nė abetaren e vjetėr. Nė hulumtim ėshtė thėnė se femrat nė abetaren e vjetėr janė paraqitur nė shumė raste si amvise. “Femra paraqitet nė kuzhinė, shtėpi, shkollė ose me fėmijė. Atė mund ta shohim vetėm nė disa profesione tė kufizuara, si: nėnė, amvise, mėsuese ose infermiere. Sipas hulumtimit nė librin e shkollės fillore “abetare I”, figura e gruas ėshtė pėrqendruar mė tepėr nė shtėpi dhe rrethin e saj, ndėrkaq figura e burrit nė ambiente jashtė shtėpisė”, thuhet nė kėtė hulumtim. Por, kjo tashmė do t’i takojė sė kaluarės. Me abetaren e re, mėsimi pėr herė tė parė nė Kosovė do tė jetė edhe atraktiv pėr nxėnėsit. Vendimi pėr pėrpilimin e abetares sė re e ka marrė Qeveria e
Kosovės, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė. Komisioni i cili ka vlerėsuar abetaren, ėshtė pėrbėrė nga mėsues, profesorė tė edukimit, sociologė, psikologė dhe ekspertė tė fushave tjera. Mė 1 shtator 2008, abetarja do t’u dhurohet falas tė gjithė nxėnėsve tė klasave tė para nė Republikėn e Kosovės.
Pėr kėtė ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj kishte marrė vendim qė nga klasa njė deri nė klasėn e pestė, tė gjitha tekstet shkollore do t’u jepen falas nxėnėsve


Express
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 09:00.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual