Kompleksi - Ventus - Sport Center - Pishina
Duke shfaqur rezultatet 1 nga 7 e 7

Temė: Receta Gatimi Per Femije

  1. #1
    VIP Avatari i Karamele Zana
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    4,098
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    536

    Gabim Receta pėr fėmijė 0 - 1 vjeē

    Mora nje liber qe ka disa receta per kete grupmoshe, dhe thash t'i ndaj edhe me ju. Keto jane disa receta per femijet 0 - 1 vjec. Megjithese thote 0 - 1 mos te harrojme qe qumeshti i gjirit edhe kryesori, e me pas formula. Varet nga femija se kur ai/ajo eshte gati per keto ushqime. Zakonisht ai/ajo duhet te jete 5-6 muajsh.

    Uqshim pėr fėmijėt 0 – 1 vjeē

    Lėng Mishi

    - mish 1 thelė 80-100 g
    - qepė 1 kokėrr tė vogėl
    - karota 1 copė
    - majdanoz 2 fije
    - ujė 2 gota
    - lėng kripe

    Mishi i vicit pastrohet nga dhjami, lahet me ujė tė ftotė, pritet kundėr fijeve, po kėshtu copėtohen edhe kockat, vendosen nė tenxhere, mbulohen me ujė tė ftohtė dhe ziejnė nė zjarr tė ngadaltė rreth 2 orė. Hiqet shkuma dhe shtohet qepa, karota, majdanozi dhe lėngu i kripės. Vazhdohet zjerja, pastaj kullohet nė napė tė pastėr, hiqet yndyra dhe i jepet njė valė.
    Lėngu i pėrgatitur pėrdoret pėr suprat me perime, mund tė pėrdoret edhe pėr muhalebi me qumėsht. Nė fund i hidhet pak gjalpė i freskėt.


  2. #2
    VIP Avatari i Karamele Zana
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    4,098
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    536

    Gabim Titulli: Receta pėr fėmijė 0 - 1 vjeē

    Supė pure me perime

    - patate 1 kokėrr mesatare
    - karota 1 copė
    - lakėr ½ gjethe
    - gjalpė i freskėt 1 lugė kafeje
    - pak lėng kripe
    - tė verdhė veze ½

    Patatja lahet dhe zien e pa qėruar. Karota dhe lakra ziejnė me pak ujė tė mbuluara me kapak. Pastaj patatja qėrohet dhe kullohet nė sitė me perimet e ziera. Pureja e pėrgatitur hidhet nė tenxhere, shtohet qumėsht dhe zien pak, hidhet dhe pak lėng kripe, hiqet nga zjarri dhe I shtohet e verdha e vezės (e verdha rrihet nė njė pjatė dhe hidhet pak nga pak nė supė nė mėnyrė tė mos mpikset). Nė fund hidhet gjalpė i freksėt.

    Shenim: Supa me perime pėrgatitet me perime tė tjera si me spinaq, lulelakėr etj.



  3. #3
    VIP Avatari i Karamele Zana
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    4,098
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    536

    Gabim Titulli: Receta pėr fėmijė 0 - 1 vjeē

    Muhalebi me miell orizi e qumėsht

    - miell orizi 2 lugė kafeje
    - qumėsht ¾ e gotės
    - sheqer 1 lugė gjelle
    - ½ lugė kafeje gjalpė
    - ujė 1 filxhan kafeje

    Mielli i orizit zien me ujė sa tė zbutet. HIdhet qumėshti tė ziejė dhe sheqeri. Hiqet nga zjarri, hidhet nė pjatė dhe nė fund shtohet gjalpė i freskėt.

    ~

    Muhalebi me lėng karote

    - miell orizi 2 lugė kafeje
    - karota 2 copė
    - qumėsht 1 filxhan caji
    - ujė 1 filxhan kafeje
    - pak lėng kripe
    - shurup sheqeri (1 lugė kafeje sheqer, 2 lugė kafeje ujė)
    - gjalpė 1 lugė kafeje

    Mielli i orizit zien me ujė sa tė zbutet dhe hidhet qumėshti. I lėmė pak tė ziejnė bashkė. Hidhet shurup sheqeri, hiqet nga zjarri dhe hidhet lėngu i karotės pa u zier.

    Pėrgatitja e karotės: Karotat lahen mirė, pėrvėlohen dhe me thikė tė mprehtė qėrohet cipa, grihen nė rende dhe me napė mė dysh kullohet lėngu.


  4. #4
    VIP Avatari i Karamele Zana
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    4,098
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    536

    Gabim Titulli: Receta pėr fėmijė 0 - 1 vjeē

    Muhalebi me lėng perimesh

    - miell orizi 2 lugė kafeje
    - karota 2 copė mesatare
    - lakėr e bardhė 1 gjethe mesatare
    - patate 1 kokėrr mesatare
    - gjalpė 1 lugė kafeje
    - qumėsht 3/4 e gotės sė ujit
    - ujė 1 gotė
    - lėng kripe

    Pėrgatitet lėngu i perimeve me patate, karota, qepė tė cilat priten nė kubikė dhe zien nė ujė tė valuar 20-30 min. Kullohet lėngu, hidhet sasia e duhur nė tenxhere, shtohet 1/2 e sasisė sė qumėshtit dhe pak miell. Orizi i holluar me pak ujė zien per 25-30 min. Shtohet lėng kripe dhe sasia tjetėe e qumėshtit merr 3-4 valė. Hidhet nė pjatė dhe nė fund shtohet gjalpė i freskėt.


  5. #5
    VIP Avatari i Karamele Zana
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    4,098
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    536

    Gabim Titulli: Receta pėr fėmijė 0 - 1 vjeē

    Supė me oriz

    - Oriz 2 luge gjelle
    - gjalpe 1 luge kafeje
    - qumesht 3/4 gote uji
    - uje 1 gote
    - pak leng kripe e sheqeri

    Orizi i pastruar lahet me uje te ftohte dhe zihet ne zjarr te ngadalte, derisa te tretet kokrra e orizit. Orizi i zier kalohet ne site, duke hedhur pak qumesht te vaket qe te dale nga sita. Hidhet pjesa tjeter e qumeshtit dhe perzihet qe te mos krijohen kokrriza. Zihet 5 minuta, i hidhet leng kripe ose sheqeri si dhe gjalpi. Ushqimit te pergatitur mund t'i hidhet dhe pak pure molle.


  6. #6
    VIP Avatari i Karamele Zana
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    4,098
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    536

    Gabim Titulli: Receta pėr fėmijė 0 - 1 vjeē

    Lėngjet

    Lėng Molle

    Mollet zgjidhen te pademtuara, lahen, shpelahen me uje te nxehte, grihen ne rende te paqeruara, shtrydhen ne nape me dysh, vihen ne gote ose ene porcelani (jo alumini) hidhet shurup sheqeri dhe konsumohet ne cast.

    Lėng Rrushi

    Zgjidhet rrushi i pjekur dhe i embel, merren kokrrat, lahen, shpelahen ne uje te nxehte, shtrydhen dhe kullohen me nape.

    Lėng Karote

    Karotat lahen mire, shpelahen me uje te nxehte, grihen ne rende, kalohen ne nape me dysh. Lengu jepet sic eshte, ose mund te bashkohet me shurup sheqeri, atehere kur karota nuk ka sheqerin e duhur.

    Lėng Mandarine, portokalli ose limoni

    Portokallet ose mandarinat, lahen, shpelahen me uje te ngrohte, ndahen pergjysme dhe shtrydhen ne shtrydhese. Kullohet dhe jepet ne cast. Eshte me mire te jepet pa sheqer, por edhe mund te embelsohet.


  7. #7
    Alis Volat Propriis Avatari i Legally_Sweet
    Anėtarėsuar
    May 2011
    Vendndodhja
    In a world of my own
    Postime
    5,263
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    3740

    Gabim Receta Gatimi Per Femije

    Supė perimesh pėr fėmijė
    Pėr fėmijė mbi 8-muajsh, tė cilėt kanė filluar tė hanė pure perimesh



    Nevojiten:
    2 patate tė vogla
    2 karrota tė vogla
    3-4 lloje perimesh tė stinės
    2 lugė kafeje vaj ulliri
    1 lugė kafeje lėng limoni
    2 lugė gjelle miell orizi

    Pėrgatitja:
    Pastrojini dhe lajini mirė patatet, karotat dhe perimet e tjera. Zieni 4 gota ujė dhe, sapo tė fillojė tė marrė valė, shtoni tė gjitha perimet. Lėrini tė ziejnė mirė pėr 40 minuta.
    Pasi perimet tė kenė zier, kalojini nė blender derisa tė bėhen pure.
    Hidheni kėtė pure nė pjatė dhe shtoni pak lėng limoni (nė vend tė lėngut tė limonit mund tė shtoni dy lugė gjelle lėng domatesh, pa farėza dhe lėkurė) e vaj ulliri.
    Lėreni supėn tė ftohet pak, shtoni miellin e orizit, pėrziejeni dhe ushqeni me tė fėmijėn.

    Pure patate me qumesht

    Nevojiten:
    10 kokrra patate
    4 luge gjelle gjalpe
    1/2 liter qumesht
    2 luge djathe kackavall i grire
    Kripe dhe piper sipas deshires

    Pergatitja:
    Patatet i ziejm ne nje ene me uje me pak kripe. Pasi ziejn u kullojm ujin dhe po ne tenxhere fillojm ti shkermoqim, shtojm qumshtin e ftohte dhe e leme te ziej derisa te marr trajten e pures por pak me e lengshme.Shtojm gjalpin dhe e heqim nga zjarri. I shtojm djathin kackavall dhe piperin sipas deshires.

    Paluze me fruta te ndryshme

    Nevojiten:
    Per 3/4 gote uje hidhen 2 luge kafeje niseshte.

    Pergatitja:
    Frutat qerohen e u shtrydhet lengu. Levoret i ziejme, kullohen, hidhet sheqeri e si te marre vale shtohet niseshteja e holluar me pak uje. Valohet sa te nxjerre flluskat a para, hiqet nga zjarri dhe i hidhet lengu i frutave: vishnje, qershi, molle etj.

    Supe me miell e veze

    Nevojiten:
    Leng mishi 1 gote uje
    Miell 1 luge gjelle
    Gjalpe 2 luge kafeje
    Veze 1/2 e kokrres

    Pergatitja:
    Skuqet mielli me gjalpe pa marre ngjyre, shuhet me leng mishi dhe perzihet qe te mos krijohen kokrriza. Zien ne zjarr te ngadalte, shtohet kripe, hiqet nga zjalli dhe fothet pak. Pastaj hidhen vezet e perziera me qumesht te nxehte. Supes i hidhet gjalpe i fresket. Kur vihet ne pjate mund te hidhen disa copa buke te thata e te grira.

    *~~An eagle uses the storm to reach unimaginable heights...~~*

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •