Dislikes Dislikes:  0

Shfaq Rezultatet e Sondazhit: Voto krijimet e muajit qeshor 2017

Votuesit
10. Ju nuk mund te votoni kete sondazh
  • Ndoshta...

    0 0%
  • Jam Dashuria

    2 20.00%
  • Lumturia tek une!

    4 40.00%
  • Shtepia me shelg.

    0 0%
  • Buzeqeshja jote!

    4 40.00%
Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123
Duke shikuar rezultatet 61 ne 64 nga 64

Teme: Krijimet e Muajit qeshor 2017

  1. #1
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,235
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4789

    Krijimet e Muajit qeshor 2017

    Bashkangjitje 30604

    Pershendetje miq
    tema e ketij muaj ishte pak e veshtire per hipokrizine e realitetit por per fat buzeqeshja nuk mungon as edhe nje here; ajo gjendet ne nje femije, ne nje vullnetar ne pediatri, ne nje mik, ne nje dashuri gjendet ne nje bisede, ne nje lexim.
    duke uruar qe leximi i kesaj teme tju relaksoi sadopak e te ju ofroj emocione ju postoj krijimet e muajit duke falenderuar te gjith pjesemarrsit ! faleminderit qe ju beni te jete ky cep aq i bukur!






    Ndoshta...

    Ndoshta lekura jote ka harruar shijen e lekures sime,ndoshta ndoshta dhe aromen e frymarrjes,ndoshta gjithcka timen e ke shuar ne harresen e hapave te largimit qe jeta i vendosi si zenxhire prove.
    Ndoshta jeta ka veti koleksionuese , une, ti apo te tjere,thjeshte nenshtrohemi keti riti.
    Ndoshta dhe me kujton numerikisht 1-0-2.
    Po c"rendesi ka,nese ti rrembeve veten nga une apo une nga ti .
    Rendesi ka qe u beme burgatoret e nje ikje te pakthim,reshtem se qenuri ne ,ne brendesine tone.
    Tani po bie nje bulezim i lehte shiu ne ballkon ,bie qetesisht,aq sa dhe keto mendime te miat ne kete momente.
    Do doja qe kete shi te imte te ngrohte qershori ta ndanim bashke.
    Sikur te ndjeje melodine e tyre,ritmin e tyre ,mallin e tyre tek shuhen neper pravzat e ballkonit, tendes, per tiu falur tokes se nxehte dhe te etur.
    Sikur te mundja ne nje zarf te lagesht me shkronja blu te dergoja gjithe mallin qe kam ne gjoksin tim tani per ty.
    ...sikur ky shi te ishte cadra e jone perseri,...sikur melodia e ti ,te ishim ne te dy.





    Jam Dashuria

    Jam ere
    Grimce pluhuri
    Fluturoj bashke me rete,
    Ushqej token
    Pemet e lulet
    U jap jete.

    Jam shiu
    Qe vjen me stuhine
    Dhe bie me rrembim,
    Leviz brigjet
    Ujis shkretetiren
    Jete pambarim.

    Endem pyjeve
    Livadheve
    Kerkoj njerez te vetmuar,
    Zgjas doren
    Behem strehe
    Per shpitra te harruar.

    Shpirti im
    Eshte perrua
    Permbyt thatesiren,
    Qenia ime
    Eshte drite
    Largon erresiren.


    Jam drite,
    Jam jete,
    Jam oksigjen,
    Jam mendje,
    Jam zemer,
    Jam sy,
    Jam perjetesia,
    Jam gjithesia,
    Jam dashuria,
    Jetoj vetem per ty.




    Lumturia tek une!


    Lumturia ime nuk eshte e zhurmshme
    E as gjigande.
    Nuk eshte as tek ishujt e virgjer
    E as ne takat firmato
    Lumturia ime jeton ne nje kacolle vocerrake
    Trup i varfer me nje zemer te madhe
    Shpirti im buzeqesh cdo mengjes
    Here me driten e dielli,e here me ledhatimin e nenes
    Cdo pasdite kur hedh krahet
    per te perqafuar babane e lodhur nga puna.
    Cdo mbremje kur kacafytem me vellane e vogel
    Lumturia ime banon tek detajet e vogla.
    Nje buzeqeshje e cilter
    Sy qe shkelqejne
    Nje ecje ne park
    Nje akullore ne dimer
    Nje cokollate e ngrohte ne nje bisede darke
    Hena pesembedhjetshe
    midis mijerave yjeve cdo nate vere
    Era pranverore ne fytyre
    Aroma e tokes pasi sapo eshte lagur nga shiu
    Te shkruaj disa vargje te momentit
    Lumturia nuk shkruhet, as flitet
    Thjesht ndjehet
    Nga zemrat e mbushura me dashuri!




    Shtepia me shelg.


    Zhurma qe i bente birrat ne gurmaz e eksitonte keqazi fare ashtu sikur venat qe ishin te dukshme ne krahun e tij te majte. Atehere i tha ai, me shume ne forme pytje se sa konfirmimi. Kishin gati nje gjysem ore qe asnje sfliste asnje fjale. Ajo pinte veren e kuqe qe kombinonte me fundin bordo / vishnje qe kishte veshur...floket e zeza te lidhura pas koke. Vera e ftohte kishte krijuar ate shtrese avulli qe avash avash binin pikat e shkrirjes se ftohjes ne doren e saj te bardhe. Ate plepin - iu pergjigj pas nje tjeter gellenjke, ai pushi i plepit vazhdoi...une se duroj. Sdoje ta prisje i tha ai qete qete sikur ta kishte degjuar kete muhabet per te dhjeten here e mbase ishte e vertete. Epo sdoja tha sikur e zene ngushte. Mund te prishim shtepine e ta ndertojme diku tjeter- i tha me nje hov , sikur te ishte gjeja me e lehte ne bote. Preferove shelgun :- i tha ai dhe e shikoi eger. Supet e saj u kerrusen dhe u mblodhen ngushte me njera tjetren dhe vazhdoi me nje ze te mbytur.. po sepse plepin e parapelqeje te shtronte rrugen me push ndersa deget e shelgut bien ne ballkon, dhe ashtu mori te prekte nje gjethe jeshile qe gati ngaterrohej me floket e saj. Kam shume vape vazhdoi. Ai qe e shikoi ne bish te syrit- hiq bluzen i tha. E di vazhdoi ajo. Dielli pasqyrohej ne ate liqen te qete dhe lekura e tyre e zeshket tregonte qarte disa pika djerse nga kraharori. E di vazhdoi prap..por po mendoja nese do e hiqja avash avash...ti do vije re fijet e flokut qe flladi i merr me vete, do vije re fundin cowgirl qe kam qe leviz lehte e zbulon gjunjet... Zhurma e birres ne gurmazin e tij te thate u be akoma me e degjueshme. Syte e saj shprehnin aq naivitet po aq shume djallezi. E pastaj i tha ai ndersa mbeshteti birren ne parvaz. Pastaj vazhdoi ajo...do vije re majat e gjokseve qe jane theksuar nga vera e ftohte e do mendoje qe cdo gje po e bej me kast..do vije re edhe pikat e djerses qe bine mes kraharorit. Kaloi doren lehte aty ndersa kishte vemendjen e tij te plote. Perndryshe?: beri ai pytjen. Perndryshe tha ajo do e hiqja me shpejt..do vije re kontrastin e lekures se zeshket me bluzen e bardhe me rrjete qe kam..e do mendoje prap qe po e bej me kast. Ai u ngrit ne kembe. E sikur te gabohesh i tha. Une sgabohem asnjehere me ty i dashur i tha ajo ndersa shijoi edhe nje tjeter gellenjke vere e vetekenaqur e shikimin pa pike dyshimi djallezor. Hapat e tij u larguan. Mbase ishim vetem dy hapa sepse u kthye vrullshem i kapi duart dhe ka vuri ne karrige. Vera u derdh mbi bluzen e bardhe dhe ajo njolle ishte vetem deshmi e dashurise se dlire qe kishin. Kraharoret e tyre uleshin e ngriheshin sikur te ishte hera e pare qe njiheshin me oksigjenin...ai afroi koken te qafa e saj mori fryme thelle dhe pastaj degjoi tek veshi pak fjale : I blow your mind. Te kuqte e buzeve te saj iu prish brenda pak sekondash ndersa te dy putheshin sikur te ishte nata e pare e dasmes se tyre.



    Buzeqeshja jote!

    Me cmend buzeqeshja jote
    dhembet si gure zalli te bardhe kur gjuheza i prek ngadale...
    Me cmend kur harkohen
    te mishtat buze
    e kur shkelqejne syte mahnitem duke te shikuar
    buze,sy e fytyren me cdo ekspresion te saj !
    E keshtu ne keto ujera te turbullta mendimesh e ndjenjash ngrihem nga karrigia perballe per te dhene nje puthje me mall .
    Buzeqeshja jote eshte semundje, qe infekton shpirtin,mendjen time
    e mbetem ne distance duke bashkuar ato njemije therrime...
    Por ti serisht buzeqesh duke ma transformuar cdo moment ne nje te bukur mengjes!




    lexim,komentim dhe votim te kendshem!
    Heren e fundit u redaktua nga jana80; 15-06-2017 ne 12:17.
    Thanks NeVertiti thanked for this post
    Likes NeVertiti, Soulmind, Passion, Daisy liked this post

  2. #61
    Anėtar i Respektuar Avatari i Daisy
    Antarėsuar nė
    Feb 2017
    Postime
    1,114
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    553
    Citim Origjinale Postuar nga Artini Shfaq Poten
    Ne tė dy jemi vonė me votimin, ėshtė mbyllur para 3 ditėsh.
    Unė pėlqej stilin e poezisė tek 3-shi, por kėtė herė votėn e meriton e fundit, "Buzėqeshja jote" e cila mė duket mė e ndierė dhe e veēantė.
    Kėsaj do t'ia jepja votėn, po tė ishte votimi i hapur.
    E ne gjithmone te fundit

    Pse nuk e kishe shkruajtur ti kete te fundit ?

    Ps. Mua me pelqeu dhe e para ne fakt, por tek "buzeqeshja jote" gjeta veten...
    Likes Artin liked this post

  3. #62
    Anėtar i Nderuar Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    6,603
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4254
    Citim Origjinale Postuar nga jana80 Shfaq Poten
    passion mos hy si fant spathi ti tashi... isha vet ne rradhe e perpara teje..
    nick cfar ndodhi ??
    Ke afat 1 minutė
    Mi kini borxh tė dyja ju nga njė pėrqafim.
    E vrava Ēezarin jo se nuk e doja por doja mė shumė Romėn.
    *Bruti*
    Likes jana80 liked this post

  4. #63
    Anėtar Aktiv Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    506
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    319
    Citim Origjinale Postuar nga Daisy Shfaq Poten
    E ne gjithmone te fundit

    Pse nuk e kishe shkruajtur ti kete te fundit ?

    Ps. Mua me pelqeu dhe e para ne fakt, por tek "buzeqeshja jote" gjeta veten...
    Tek "Buzėqeshja jote" e gjeta edhe unė veten...
    M'u duk sikur e kisha shkruar unė, pėr dikė...
    Likes Daisy liked this post

  5. #64
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,235
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4789
    Citim Origjinale Postuar nga Passion Shfaq Poten
    Ke afat 1 minutė
    Mi kini borxh tė dyja ju nga njė pėrqafim.
    ku je??? hapi krahet ... i hape.. ahaaa i perqafim ty

Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •