Dislikes Dislikes:  0

Shfaq Rezultatet e Sondazhit: Votoni krijimet e muajit prill 2017

Votuesit
16. Ju nuk mund te votoni kete sondazh
  • 1. Ne tė dy- Parfum Pranveror

    7 43.75%
  • 2. Kjo pranvere mban emrin tend!

    4 25.00%
  • 3. Tek ty..

    3 18.75%
  • 4. Gjethet e fundit te vjeshtes.

    1 6.25%
  • 5. Kėnga e zogut

    1 6.25%
Faqja 2 nga 2 I parėI parė 12
Duke shikuar rezultatet 31 ne 50 nga 50

Teme: Krijimet e Muajit Prill 2017

  1. #1
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786

    Krijimet e Muajit Prill 2017

    Tema : Zgjimi i pranveres



    Bashkangjitje 30166


    Pershendetje dashamires se letersise : lexues, votues te ketij kendi modest qe faleminderit konkuruesve eshte gjithmone e me i bukur e me me shume ngjyra, ndjenja, emocione te krijuara per ne lexuesve.
    me siguri ju deshironi te lexoni krijimet dhe jo mua .. ju kuptoj , ndaj ja tek po vijoj pese krijime duke i uruar secilit konkurues suksese dhe cdo komentuesi dhe votuesi vazhdim te mbare...


    1. Ne tė dy- Parfum Pranveror

    Na duhet tė shpikim njė gjuhė tė re,
    ne tė dy.
    Njė gjuhė qė flitet pa fjalė,
    pa shkonja e pa tinguj.
    Qė jeton pėrrallėn me sy hapur.
    Tė na zgjojė ėndėrrat e ndojtura.
    Pėrqafimin qė udhėton nė qiell.
    Njė fjalė qė dėshifron zemrat
    Qė tė rrokėzojė frymėmarrjet
    e ti kthejė nė shkrime
    E zeza mbi fletėn e bardhė.
    Njė fjalė qė i ngjason liqerit tė qetė
    qė flet me gjuhė tė heshtur.
    Si shkuma e detit e vulosur nė rėrė.
    Si zhurma e dallgėve kur puthin shkėmbinjt.
    Si shpėrthimi i qershisė kur vjen pranvera.
    Na duhet tė shpikim njė gjuhė tė re,
    Qė t'mos rrekemi mė
    pėr tė gjetur fjalėn e duhur,
    Se cfarė jemi ne tė dy?!




    2. Kjo pranvere mban emrin tend!

    Edhe pse pa fjale dhe thyer copeza te imta mbi pikepyetjet e mia jam neteve te gjata, heshtjen veshur kam , e veten urryer plot here , serisht te them se ende di te dua!
    Edhe pse kur mendoja se lumturine shpirtit ia kisha mveshur si nje pelerine princeshash , jeta shijen e hidhur te harrimit me ktheu si kusur pendesash ne prag pranvere.

    Ne tryezen e jetes mijra shije per te provuar , ku une e ti ulemi ne gostite qe me duart tona shtruam. Midis te embles e te kripures , te ngopurit e te pangopurit , serisht gjej veten perballe teje ne kete mengjes te vonet pranvere.

    Ne pasqyre shoh veten dhe kerkoj ngultazi te shoh ate shpirt qe di te dashuroj, veten ne sy te shoh dhe te ndjej zemren si rreh serisht. Buzeqeshjen e saj ku me te forte ka peshen e ngritjes se renies , syte plot shkelqim ku shpresojne edhe per nje dite prane teje, e ku me gjithe shpirt do te te thosh serisht PO…me ty perhere! E pranoj , jam ajo qe ne thelb I beson ende perrallat, ku ne pjese romanesh qan e qesh me personazhin , ku pa kuptuar njehesohet me protagonistet e perjeton cdo histori si te ish e saja. Edhe pse jeta shpesh e perplasi ne dallge e stuhi…une ende di te dua!

    Njehere ne jete ndodh cdo gje…por per ne ka patur edhe te dyte , e mund te kete edhe te trete!
    E rrugetimeve te diktuara ne subkoshience ju binda serisht. Gjithcka pas krahesh hodha dhe qenien time e shkunda fort duke i hequr petkun e dhimbjes se djeshme. Duke besuar se nje dite tjeter do jete ndryshe , se gjithcka ka nje arsye, se nje dite do jete me mire ….serisht me gjen tek ti!

    Degjome si nje muzike e pa kenduar me pare, si nje varg i pa shkruar, si nje pikture e pa hedhur ne telajo, do jem ende ajo qe te dua. E pas zgjimit tim rigjej serisht fytyren tende te shkrire ne nje veshtrim , ne nje prekje a perqafim. E ndoshta nje dite do harroj heshtjen , lotet, dhimbjen , dhe ne rrugen tende do jem serisht… sepse Pranvera mban emrin tend!




    3. Tek ty..

    Shetisja mbuluar me kujtime
    ne netet e ditet larg nga ty..
    tek lulet thaheshin ,njera pas tjetres ne syte e mi..
    E vetmja qe celte ishte kujtimi me ty..
    litaret e kohes na terhoqen, ne te kundertat rruge ..
    e tash kujtime te harruar shetisin aty ,
    aty ku dikur ishim bashke une edhe ti..
    stolat e parkut ndjejne vetmi, ndoshta ky shi i lagu dhe ftohte kane..
    sikur ne atehere kur duart leshuam dhe shikimin iku tutje ne vetmi..
    ndoshta malli te merr ,ndoshta me kujton, ndoshta sa here qe gjethet bien ,ndjen nostalgji..
    por pranvera vjen si nuse gjithnje perseri, dhe syte tane do gjenden ne mos sot, neser do gjenden gjithsesi...





    4. Gjethet e fundit te vjeshtes.



    Cme ha geshtenja ne kete periudhe :- i tha ai gjithe nerva. Ishte ulur mes dy pallateve dhe strehohej ne hijen e tyre. I zgjati shamine e tij te fshinte buzet ndersa kishte nje ajer triumfi ne fytyre. Me siguri jo nje qe mban shami ne xhep :- iu pergjigj pytjes ndersa i largoi doren me aq elegance te rralle. Shpejtoi hapat qe ti largohej ndersa ai iu afrua dhe i tha mbase ste kujtohet por ne 91 fitova maratonen. Ajo iu afrua serish duke nenqeshur kur i zgjati kemben, ai u ngaterrua dhe u rrezua. Nje burre 1.97 sa gjere gjate ne trotuar. Pasi u rrezua i tha plot krenari :- mbase se dije qe me perjashtuan 2 jave nga shkolla per kete. Ajo ishte ita e tij por nga marazi shpertheu :- cme ben keshtu moj cipeplasur. Kokat e njerezve u kthyen u kthye edhe ajo..ndersa ecte aq avash dukej sikur numeronte te fundit gjethe te thara te vjeshtes po i numeronte ajo. Iu afrua dhe e shihte ndersa ai u tregua i shkathet e kapi per dore dhe e uli ne preher. Iu afrua sikur donte ta puthte por i dha nje kafshim sa iu gjakos buza. Ai i shterngonte nyjet e duarve qe te mos i ikte dhe iu afrua tek qafa ndersa i nguli dhembet lehte :- qafa jote e dlire , e bardhe tani e njollosur me nga buzet e mia, si mundem te tua aq shume.Ajo u drodh. Gjethet e fundit te vjeshtes i mori nje ere e lehte dhe i hodhi ne perrua ndersa dora e saj dridhej si trumcak i vogel ne te ftohte.




    5. Kėnga e zogut

    Njė zog i pėrshpejtuar, i humbur mes ndėrtesave te ngurta cicėron kėngen e zgjimit e ku me siguri ballkoni i katit te tretė ėshtė fajtor pėr humbjen e tij pasi
    lulet varen deri ne katin poshtė shumėngjyreshe plot jetė dhe ne secilėn vazo nga lart shikoj shkopinj qė nė fundin e tyre kane flutura, zogj dhe atė buburrecin e kuq me pikėza te zeza, qė nuk i di emrin mė nė shqip edhe pse kur isha e vogel aq shumė lozja me tė ....insekt fisnik si shumė te tjerė...!
    Po xixėllonjat?
    Keni lozur me to?
    I keni ndjekur ne darkat e pranverės?
    I keni futur nėper kavanozė pėr tė krijuar ambazhur primitiv?Keni provuar tė shkruani me barkun e tyre fosforeshent shkronja nėper fustanė??
    Po aromėn e tokės, atė frymėmarrjen mėngjesore tė gjelbėrimit a e kujtoni??
    ....ndėrkohė humba cicėrimėn e atij zogu, qė mė zgjoi nga gjumi i stinėve qė kam kaluar ...
    Sa vite pa i parė, sa kohė pa i ndjerė ...e perhumbur une mes mureve e formave qe njerzit kanė ndėrtuar .. e mahnitem me kėngėn e njė zogu... me kujtimet e nje xixėllonje !
    Likes Passion, NeVertiti, Soulmind liked this post

  2. #31
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Sme pelqen fakti qe futen 20 veta (antare) lexojne dhe vetem 10 votojne.
    Nuk eshte detyrim komenti apo kritika....por nje vote askujt si kushton gje!
    Tjetra qe sme pelqen eshte se jane vetem 6 krijime dhe ata qe krijojne e bejne pikerisht per te sjelle dicka ndryshe nga temat copy/paste dhe perfundimi eshte totalisht demotivues .
    Une si krijuese kam nevoje te ndihem e motivuar te shkruaj serisht , jo nga votat por kur shoh pjesmarrjen e antareve .
    Ne te kundert me krijohet ideja se shkrimet e mia jane te pavlefshme per aq kohe sa nuk lexohen.
    Nuk kam asgje kundra askujt te kuptohemi...por edhe ne staf e kam bere nje propozim te tille ku te pakten ne stafi te ishim me prezent ne konkurset e photove dhe krijimeve.
    Gjithsesi mendimi im eshte dhe nuk do te thote se vlene 100%
    Me duket mua apo po flet me sh superlativa per veten?
    Shkrimi im...se vleresojne... nejse

    Mendimi im personal e kam thene dhe here te tjera..ka pasur pjese qe shkruaja me gjithe shpirt e nganjehere te tjere i dukej e lodhshme
    Dhe ka pasur raste qe jo.

    Di te them qe ka anetar qe shkruajne me mire se mua...me mire se ty
    E me mire se ne te dyja bashke.

    Sme duket e drejte qe edhe pse forum ama dikush duhet te marre parasysh pozicionin qe ka
    E ti si admine te thuash konkursi deshtoi , une nuk shkruaj me, ju sme vleresoni etj sme duket e drejte.

    Mund edhe te mos kesh shkruar fare kete muaj, por mua prap me ben pershtypje kjo thirrje qe ben. Nejse ti e di me mire se une.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  3. #32
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Pervec kesaj mu kujtua dhe hapa votat.
    Me fal i ke pare votat? Jo vetem qe shumica jane nga stafi por jane pikerisht ajo shumice qe eshte edhe aktive.

    Une prap e them sdo rrime vetem te kjo teme.
    Sikur Fotomania..voto nje here aq eshte , sdo i fryejme me.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  4. #33
    Anėtar i Nderuar Avatari i Vvetoni
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    In Your Mind
    Mosha
    26
    Postime
    3,814
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    2154
    Citim Origjinale Postuar nga Soulmind Shfaq Poten
    Thirren te komentojne urgjent:

    Vetoni


    (Pike)
    Ky ėshtė njė koment urgjent.
    Kjo gojė nuk ėshtė pėr kėta vesh.

    mutantur omnia nos et mutamur in illis

  5. #34
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    te ndash nje pjesez te krijimtarise me te tjeret e per me shume pa u autentikuar ne autor por vetem me nickun qe mbartim ketu eshte pervecse kenaqesi per ne qe shkruajme edhe bujari pasi po dhurohet ajo copez shkronjash fv..
    me vjen keq te lexoj keto debate jo per dicka personale pasi sbesoj te jete por per ate syrin kritik ultimatum..
    mua personalisht me pelqen si teme dhe ndjej kenaqesi kur lexoj krijimet e secilit ne anteprima .
    asgje nuk eshte me detyrim e aq me pak "dhune"..
    eshte nje cep i fv ku disa marrin guximin te marrin pjes si krijues me copeza shpirti e me emocione disa ndjejne te komentojne e disa kan vullnetin ti lexojne e ti votojne..
    por per ato qe kan keto karakteristika une mendoj se eshte nje nder temat me te bukura ne fv.. me te mirfillta.. me origjinalet dhe nese duam te gjith te jet sic duam sbesoj qe do permiresohet me largimet apo mospostimet.. e nese une mund te permiresoj ne permiresim jeni te mirepritur dhe te lutur te me jeni ndihme ..
    Likes dangerous, Passion liked this post

  6. #35
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    6,722
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1983
    ... them veē - flm., tč gjithe atyre qe ndajnč me ne keto krijime tč bukura .

  7. #36
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,137
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Me duket mua apo po flet me sh superlativa per veten?
    Shkrimi im...se vleresojne... nejse

    Mendimi im personal e kam thene dhe here te tjera..ka pasur pjese qe shkruaja me gjithe shpirt e nganjehere te tjere i dukej e lodhshme
    Dhe ka pasur raste qe jo.

    Di te them qe ka anetar qe shkruajne me mire se mua...me mire se ty
    E me mire se ne te dyja bashke.

    Sme duket e drejte qe edhe pse forum ama dikush duhet te marre parasysh pozicionin qe ka
    E ti si admine te thuash konkursi deshtoi , une nuk shkruaj me, ju sme vleresoni etj sme duket e drejte.

    Mund edhe te mos kesh shkruar fare kete muaj, por mua prap me ben pershtypje kjo thirrje qe ben. Nejse ti e di me mire se une.
    Flas ne vete te pare jo pa qellim...por qellimi nuk eshte ai qe ke nenvizuar ti.
    Dihet qe jemi te shumte qe shkruajme por une smund te flas ne emer te te gjithve pasi asnjehere sdo piqemi ne nje mendje.
    Nuk flas me superlativa per veten pasi nuk e konsideroj veten aspak te lemit pervec pasionit qe kam .
    Ti me njeh shume mire dhe bile di qe jam shume e pasigurt ne kete fushe ...jo rralle shkrimet e mia i kam ndare me ty apo e te tjere paraprakisht.
    Si admine kam per detyre mbarevajtjen (te pakten kshu e kam kuptuar) por jo te them apo bej ato cka me nxjerrin jashte natyres sime.
    Nuk po them se kjo teme ka deshtuar per aq kohe sa ka shkrime....thjesht kur shoh kete lloj indiferentizmi nga antaret me ben te mendoj se nuk ja vlen te shkruash me....
    Kjo sic e kam theksuar duhet te ishte tema me e klikuar duke qene se ka autencitet ....mendim im ky
    Gjithsesi nick....mendimi im nuk eshte imponim per askend.
    Merre si nje shprehje e brendshme teksa shoh kaq shume pasivitet....
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.

  8. #37
    Anėtar Aktiv
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    511
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    318
    Edhe mua s'mė pėlqen qė ka pak vėmendje dhe pjesėmarrje pėr kėtė temė, por kėshtu janė anėtarėt.
    Ky nuk ėshtė njė forum i posaēėm vetėm pėr art, ku gjindja e grumbulluar tė jenė tė dhėnė pas artit. FV ėshtė njė forum i pėrgjithshėm dhe nė kėto lloj forumesh, anėtarėt janė mė tepėr tė interesuar pėr tema politike e fetare, ku tė grinden e tė shahen. Tema tė tilla i ngacmojnė.
    Gjithashtu forumi nuk ka shumė anėtarė aktivė, kėshtu qė nuk ka pse tė pritet dhe njė numėr i madh votash e komentesh tek kjo temė.
    Likes Nicktjeter liked this post

  9. #38
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Flas ne vete te pare jo pa qellim...por qellimi nuk eshte ai qe ke nenvizuar ti.
    Dihet qe jemi te shumte qe shkruajme por une smund te flas ne emer te te gjithve pasi asnjehere sdo piqemi ne nje mendje.
    Nuk flas me superlativa per veten pasi nuk e konsideroj veten aspak te lemit pervec pasionit qe kam .
    Ti me njeh shume mire dhe bile di qe jam shume e pasigurt ne kete fushe ...jo rralle shkrimet e mia i kam ndare me ty apo e te tjere paraprakisht.
    Si admine kam per detyre mbarevajtjen (te pakten kshu e kam kuptuar) por jo te them apo bej ato cka me nxjerrin jashte natyres sime.
    Nuk po them se kjo teme ka deshtuar per aq kohe sa ka shkrime....thjesht kur shoh kete lloj indiferentizmi nga antaret me ben te mendoj se nuk ja vlen te shkruash me....
    Kjo sic e kam theksuar duhet te ishte tema me e klikuar duke qene se ka autencitet ....mendim im ky
    Gjithsesi nick....mendimi im nuk eshte imponim per askend.
    Merre si nje shprehje e brendshme teksa shoh kaq shume pasivitet....
    E mire mire.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  10. #39
    C'est la vie. Avatari i Didi
    Antarėsuar nė
    Nov 2008
    Vendodhja
    Cappellaio matto!
    Postime
    8,529
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    5064
    Mon se prisja nga ti tere kete polemik te kot, duke ditur si ka funksionuar e si ka qene deri me sot.
    Gjithsesi, ketu eshte nje problem, hall te komentosh e hall jo. Personalisht nuk komentoj e as votoj
    me se ēdo here do kishte dicka qe nuk shkonte, ahu haa. Sfutet njeriu te lodhet ketu po te kaloj kohen
    "Io non sarņ mai nessuno,
    ma nessuno sarą mai come me."

  11. #40
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    38
    Postime
    16,942
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8080
    Se pari kerkoje falje qe po e perdore kete teme, kaq te bukur, per te shkruar kete gje kaq te trishtuar ngase te njejten gje do kisha mundur ta shkruaj edhe te fotomania / dhe tek secila teme tjeter. Megjithate konsideroje qe ja vlene t'i them nja 2,3,4 a 5 fjale mbi kete fenomen nese po diskutojme per fenomenin, ne te kunderten nuk ja vlen.

    Nese flasim per refuzimin estetik, fundja, te refuzosh do te thote te mos pranosh ate qe te imponohet dhe kjo ndodhe zakonisht tek njerezit qe kane arome njeriu. Ceshtja eshte te refuzosh / te rezistosh apo JO ngase nese ne refuzojme do te lirohemi nga shtypja e nese ne nuk refuzojme thjeshte do te thyejme qafen dhe behemi skllever.

    Pra eshte nje gje shume e thjeshte PO dhe JO me dimensione kaq te kunderta: drite / thyerje qafe.

    Ne fatkeqesisht thyerjeqafen e kemi perditshmeri dhe ngarendja yne per te mos refuzuar mua me ka dhene mundesine te kuptoje se sa eshte ne gjendje njeriu te thyej qafen e tij dhe deri ku iken ne thyerje qafe. Rezultatet ne kete forum, ne garat e thyerje qafes, kane qen te tmerrshme dhe akoma vazhdojne saq shpesh kam pyetur veten: Sa e thelle eshte humnera dhe ku eshte kufiri i trashjes se llumit?

    Refuzimi ka te beje me refuzimin e cdo ditshem, me refuzimin stoik, me refuzimin dinjitoz, me refuzimin e se keqes dhe nuk eshte e rendesishme nese t'i per momentin je duke humbur dicka sa eshte e rendesishme qe t'i mbjell, vazhdimisht, te tjetri bimen e refuzimit te se keqes qe gjithsesi nje dite ka per te fituar sepse gjithmon e mira ka fituar mbi te keqen.

    Andaj, nese kemi vendosur t'i themi PO refuzimit estetik them se jemi ne rrugen e duhur, dhe une do isha i lumtur sikur te isha edhe i fundit ne kete rruge, por nese jemi ngopur nga JO refuzimi dhe kjo eshte vetem nje vjellje sa per tu shprazuar them te drejten mua veq sa me shton dyshimin e thellesise se humneres apo kufirit te trashjes se llumit.

    Une pergezoje, perseri Legallyn dhe Jana80, dhe i lutem qe te vazhdojne. Refuzimi estetik ne kete shoqeri nje dite ka per te ngadhnjyer. Me ne apo pa ne.



    Heren e fundit u redaktua nga kitrra 123; 24-04-2017 ne 08:58.
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!

    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes Nicktjeter, Passion liked this post

  12. #41
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga kitrra 123 Shfaq Poten
    Se pari kerkoje falje qe po e perdore kete teme, kaq te bukur, per te shkruar kete gje kaq te trishtuar ngase te njejten gje do kisha mundur ta shkruaj edhe te fotomania / dhe tek secila teme tjeter. Megjithate konsideroje qe ja vlene t'i them nja 2,3,4 a 5 fjale mbi kete fenomen nese po diskutojme per fenomenin, ne te kunderten nuk ja vlen.

    Nese flasim per refuzimin estetik, fundja, te refuzosh do te thote te mos pranosh ate qe te imponohet dhe kjo ndodhe zakonisht tek njerezit qe kane arome njeriu. Ceshtja eshte te refuzosh / te rezistosh apo JO ngase nese ne refuzojme do te lirohemi nga shtypja e nese ne nuk refuzojme thjeshte do te thyejme qafen dhe behemi skllever.

    Pra eshte nje gje shume e thjeshte PO dhe JO me dimensione kaq te kunderta: drite / thyerje qafe.

    Ne fatkeqesisht thyerjeqafen e kemi perditshmeri dhe ngarendja yne per te mos refuzuar mua me ka dhene mundesine te kuptoje se sa eshte ne gjendje njeriu te thyej qafen e tij dhe deri ku iken ne thyerje qafe. Rezultatet ne kete forum, ne garat e thyerje qafes, kane qen te tmerrshme dhe akoma vazhdojne saq shpesh kam pyetur veten: Sa e thelle eshte humnera dhe ku eshte kufiri i trashjes se llumit?

    Refuzimi ka te beje me refuzimin e cdo ditshem, me refuzimin stoik, me refuzimin dinjitoz, me refuzimin e se keqes dhe nuk eshte e rendesishme nese t'i per momentin je duke humbur dicka sa eshte e rendesishme qe t'i mbjell, vazhdimisht, te tjetri bimen e refuzimit te se keqes qe gjithsesi nje dite ka per te fituar sepse gjithmon e mira ka fituar mbi te keqen.

    Andaj, nese kemi vendosur t'i themi PO refuzimit estetik them se jemi ne rrugen e duhur, dhe une do isha i lumtur sikur te isha edhe i fundit ne kete rruge, por nese jemi ngopur nga JO refuzimi dhe kjo eshte vetem nje vjellje sa per tu shprazuar them te drejten mua veq sa me shton dyshimin e thellesise se humneres apo kufirit te trashjes se llumit.

    Une pergezoje, perseri Legallyn dhe Jana80, dhe i lutem qe te vazhdojne. Refuzimi estetik ne kete shoqeri nje dite ka per te ngadhnjyer. Me ne apo pa ne.



    kitrra te falenderoj per falenderimin dhe te siguroj qe deri sa te kemi krijime dhe deri sa adminet te jene pro kesaj teme apo te gjejne dike qe e pasqyron me bukur kete teme une do jeme... ama nese kan zgjidhje me te mire ,une jam e do jem gjithmone per me te miren e mundeshme ne cdo aspekt ..
    Likes Nicktjeter, Passion liked this post

  13. #42
    Hmm kureshtar-e? Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,311
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1267
    Me pelqyen shume 😊
    Padiskutim qe secili ishte i vecant ne menyren e tij.
    Me ka "prekur" 2 me shume, dhe dua te votoj per te.
    Suksese te gjitheve. 😊

  14. #43
    Themelues i Forumit Avatari i Arfenilla
    Antarėsuar nė
    Jun 2010
    Postime
    14,980
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    4233
    Un votova!
    Me ruaj brenda endrrave edhe kur ato thyhen...
    Thanks jana80 thanked for this post

  15. #44
    Anėtar i Nderuar Avatari i Vvetoni
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    In Your Mind
    Mosha
    26
    Postime
    3,814
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    2154
    Mendoj se nga tė gjitha shkrimet e mira, duhet tė zgjedhim mė tė mirin. Sipas mendimit tim, kėtė epitet kėtė muaj e ka shkrimi me titullin "Ne tė dy- Parfum Pranveror".
    Kjo gojė nuk ėshtė pėr kėta vesh.

    mutantur omnia nos et mutamur in illis
    Thanks jana80 thanked for this post

  16. #45
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,864
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9105
    Citim Origjinale Postuar nga Katia Shfaq Poten
    Me pelqyen shume ��
    Padiskutim qe secili ishte i vecant ne menyren e tij.
    Me ka "prekur" 2 me shume, dhe dua te votoj per te.
    Suksese te gjitheve. ��
    Katia duhet te klikosh voto tek sondaazhi lart
    Mirese je rikthyer
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80 liked this post

  17. #46
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,864
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9105
    Citim Origjinale Postuar nga Arfenilla Shfaq Poten
    Un votova!
    Te lumte! A u lodhe??
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  18. #47
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Katia Shfaq Poten
    Me pelqyen shume ��
    Padiskutim qe secili ishte i vecant ne menyren e tij.
    Me ka "prekur" 2 me shume, dhe dua te votoj per te.
    Suksese te gjitheve. ��
    ke harruar ta votosh

  19. #48
    Hmm kureshtar-e? Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,311
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1267
    Citim Origjinale Postuar nga Soulmind Shfaq Poten
    Katia duhet te klikosh voto tek sondaazhi lart
    Mirese je rikthyer
    Bohh nuk votoj dot 😥. Duke qene se jam nga tel, nuk me del fare asnje opsion qe te klikoj. Ose ose jam une fare dhe se gjej dot😴...se di.
    Me ndihmon te lutem Soul?😚
    Likes jana80 liked this post

  20. #49
    Anėtar Aktiv
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    511
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    318
    Citim Origjinale Postuar nga Katia Shfaq Poten
    Bohh nuk votoj dot . Duke qene se jam nga tel, nuk me del fare asnje opsion qe te klikoj. Ose ose jam une fare dhe se gjej dot...se di.
    Me ndihmon te lutem Soul?
    Nuk tė del, se mund ta kesh forumin nė "mobile version", dmth tė pėrshtatur pėr telefon.
    Nga telefoni, nė kėtė temė ku je, shko nė fund fare poshtė dhe shtyp atė qė thotė "full site" .
    Atėherė do t'i shikosh edhe opsionet e votimit.
    Likes jana80 liked this post

  21. #50
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,864
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9105
    Citim Origjinale Postuar nga Katia Shfaq Poten
    Bohh nuk votoj dot 😥. Duke qene se jam nga tel, nuk me del fare asnje opsion qe te klikoj. Ose ose jam une fare dhe se gjej dot😴...se di.
    Me ndihmon te lutem Soul?😚
    Zemer me kenaqesi por ky muaj u mbyll. Zere sikur votove. Gjthss pas votes tende shkrimi do shkonte me 5 vota. Ndersa fituesi kishte 7. Per kete muaj u shpall fituesi dhe ishte poezia e pare 😣
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80 liked this post

Faqja 2 nga 2 I parėI parė 12

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •