Dislikes Dislikes:  0

Shfaq Rezultatet e Sondazhit: Votoni krijimet e muajit prill 2017

Votuesit
16. Ju nuk mund te votoni kete sondazh
  • 1. Ne tė dy- Parfum Pranveror

    7 43.75%
  • 2. Kjo pranvere mban emrin tend!

    4 25.00%
  • 3. Tek ty..

    3 18.75%
  • 4. Gjethet e fundit te vjeshtes.

    1 6.25%
  • 5. Kėnga e zogut

    1 6.25%
Faqja 1 nga 2 12 E FunditE Fundit
Duke shikuar rezultatet 1 ne 30 nga 50

Teme: Krijimet e Muajit Prill 2017

  1. #1
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786

    Krijimet e Muajit Prill 2017

    Tema : Zgjimi i pranveres



    risveglio_della_kundalini_03g-jpg


    Pershendetje dashamires se letersise : lexues, votues te ketij kendi modest qe faleminderit konkuruesve eshte gjithmone e me i bukur e me me shume ngjyra, ndjenja, emocione te krijuara per ne lexuesve.
    me siguri ju deshironi te lexoni krijimet dhe jo mua .. ju kuptoj , ndaj ja tek po vijoj pese krijime duke i uruar secilit konkurues suksese dhe cdo komentuesi dhe votuesi vazhdim te mbare...


    1. Ne tė dy- Parfum Pranveror

    Na duhet tė shpikim njė gjuhė tė re,
    ne tė dy.
    Njė gjuhė qė flitet pa fjalė,
    pa shkonja e pa tinguj.
    Qė jeton pėrrallėn me sy hapur.
    Tė na zgjojė ėndėrrat e ndojtura.
    Pėrqafimin qė udhėton nė qiell.
    Njė fjalė qė dėshifron zemrat
    Qė tė rrokėzojė frymėmarrjet
    e ti kthejė nė shkrime
    E zeza mbi fletėn e bardhė.
    Njė fjalė qė i ngjason liqerit tė qetė
    qė flet me gjuhė tė heshtur.
    Si shkuma e detit e vulosur nė rėrė.
    Si zhurma e dallgėve kur puthin shkėmbinjt.
    Si shpėrthimi i qershisė kur vjen pranvera.
    Na duhet tė shpikim njė gjuhė tė re,
    Qė t'mos rrekemi mė
    pėr tė gjetur fjalėn e duhur,
    Se cfarė jemi ne tė dy?!




    2. Kjo pranvere mban emrin tend!

    Edhe pse pa fjale dhe thyer copeza te imta mbi pikepyetjet e mia jam neteve te gjata, heshtjen veshur kam , e veten urryer plot here , serisht te them se ende di te dua!
    Edhe pse kur mendoja se lumturine shpirtit ia kisha mveshur si nje pelerine princeshash , jeta shijen e hidhur te harrimit me ktheu si kusur pendesash ne prag pranvere.

    Ne tryezen e jetes mijra shije per te provuar , ku une e ti ulemi ne gostite qe me duart tona shtruam. Midis te embles e te kripures , te ngopurit e te pangopurit , serisht gjej veten perballe teje ne kete mengjes te vonet pranvere.

    Ne pasqyre shoh veten dhe kerkoj ngultazi te shoh ate shpirt qe di te dashuroj, veten ne sy te shoh dhe te ndjej zemren si rreh serisht. Buzeqeshjen e saj ku me te forte ka peshen e ngritjes se renies , syte plot shkelqim ku shpresojne edhe per nje dite prane teje, e ku me gjithe shpirt do te te thosh serisht PO…me ty perhere! E pranoj , jam ajo qe ne thelb I beson ende perrallat, ku ne pjese romanesh qan e qesh me personazhin , ku pa kuptuar njehesohet me protagonistet e perjeton cdo histori si te ish e saja. Edhe pse jeta shpesh e perplasi ne dallge e stuhi…une ende di te dua!

    Njehere ne jete ndodh cdo gje…por per ne ka patur edhe te dyte , e mund te kete edhe te trete!
    E rrugetimeve te diktuara ne subkoshience ju binda serisht. Gjithcka pas krahesh hodha dhe qenien time e shkunda fort duke i hequr petkun e dhimbjes se djeshme. Duke besuar se nje dite tjeter do jete ndryshe , se gjithcka ka nje arsye, se nje dite do jete me mire ….serisht me gjen tek ti!

    Degjome si nje muzike e pa kenduar me pare, si nje varg i pa shkruar, si nje pikture e pa hedhur ne telajo, do jem ende ajo qe te dua. E pas zgjimit tim rigjej serisht fytyren tende te shkrire ne nje veshtrim , ne nje prekje a perqafim. E ndoshta nje dite do harroj heshtjen , lotet, dhimbjen , dhe ne rrugen tende do jem serisht… sepse Pranvera mban emrin tend!




    3. Tek ty..

    Shetisja mbuluar me kujtime
    ne netet e ditet larg nga ty..
    tek lulet thaheshin ,njera pas tjetres ne syte e mi..
    E vetmja qe celte ishte kujtimi me ty..
    litaret e kohes na terhoqen, ne te kundertat rruge ..
    e tash kujtime te harruar shetisin aty ,
    aty ku dikur ishim bashke une edhe ti..
    stolat e parkut ndjejne vetmi, ndoshta ky shi i lagu dhe ftohte kane..
    sikur ne atehere kur duart leshuam dhe shikimin iku tutje ne vetmi..
    ndoshta malli te merr ,ndoshta me kujton, ndoshta sa here qe gjethet bien ,ndjen nostalgji..
    por pranvera vjen si nuse gjithnje perseri, dhe syte tane do gjenden ne mos sot, neser do gjenden gjithsesi...





    4. Gjethet e fundit te vjeshtes.



    Cme ha geshtenja ne kete periudhe :- i tha ai gjithe nerva. Ishte ulur mes dy pallateve dhe strehohej ne hijen e tyre. I zgjati shamine e tij te fshinte buzet ndersa kishte nje ajer triumfi ne fytyre. Me siguri jo nje qe mban shami ne xhep :- iu pergjigj pytjes ndersa i largoi doren me aq elegance te rralle. Shpejtoi hapat qe ti largohej ndersa ai iu afrua dhe i tha mbase ste kujtohet por ne 91 fitova maratonen. Ajo iu afrua serish duke nenqeshur kur i zgjati kemben, ai u ngaterrua dhe u rrezua. Nje burre 1.97 sa gjere gjate ne trotuar. Pasi u rrezua i tha plot krenari :- mbase se dije qe me perjashtuan 2 jave nga shkolla per kete. Ajo ishte ita e tij por nga marazi shpertheu :- cme ben keshtu moj cipeplasur. Kokat e njerezve u kthyen u kthye edhe ajo..ndersa ecte aq avash dukej sikur numeronte te fundit gjethe te thara te vjeshtes po i numeronte ajo. Iu afrua dhe e shihte ndersa ai u tregua i shkathet e kapi per dore dhe e uli ne preher. Iu afrua sikur donte ta puthte por i dha nje kafshim sa iu gjakos buza. Ai i shterngonte nyjet e duarve qe te mos i ikte dhe iu afrua tek qafa ndersa i nguli dhembet lehte :- qafa jote e dlire , e bardhe tani e njollosur me nga buzet e mia, si mundem te tua aq shume.Ajo u drodh. Gjethet e fundit te vjeshtes i mori nje ere e lehte dhe i hodhi ne perrua ndersa dora e saj dridhej si trumcak i vogel ne te ftohte.




    5. Kėnga e zogut

    Njė zog i pėrshpejtuar, i humbur mes ndėrtesave te ngurta cicėron kėngen e zgjimit e ku me siguri ballkoni i katit te tretė ėshtė fajtor pėr humbjen e tij pasi
    lulet varen deri ne katin poshtė shumėngjyreshe plot jetė dhe ne secilėn vazo nga lart shikoj shkopinj qė nė fundin e tyre kane flutura, zogj dhe atė buburrecin e kuq me pikėza te zeza, qė nuk i di emrin mė nė shqip edhe pse kur isha e vogel aq shumė lozja me tė ....insekt fisnik si shumė te tjerė...!
    Po xixėllonjat?
    Keni lozur me to?
    I keni ndjekur ne darkat e pranverės?
    I keni futur nėper kavanozė pėr tė krijuar ambazhur primitiv?Keni provuar tė shkruani me barkun e tyre fosforeshent shkronja nėper fustanė??
    Po aromėn e tokės, atė frymėmarrjen mėngjesore tė gjelbėrimit a e kujtoni??
    ....ndėrkohė humba cicėrimėn e atij zogu, qė mė zgjoi nga gjumi i stinėve qė kam kaluar ...
    Sa vite pa i parė, sa kohė pa i ndjerė ...e perhumbur une mes mureve e formave qe njerzit kanė ndėrtuar .. e mahnitem me kėngėn e njė zogu... me kujtimet e nje xixėllonje !
    Likes Passion, NeVertiti, Soulmind liked this post

  2. #2
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Dolen dolen? Te sapo dale nga furra dhe une po do i lexoj e te relaksohem pak.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  3. #3
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Dolen dolen? Te sapo dale nga furra dhe une po do i lexoj e te relaksohem pak.
    nick je klikuesi dhe komentuesi me i shpejte
    lexim te kendshem!

  4. #4
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    E lexova te paren me nje fryme. E rilexova prap
    Dhe them kush e ka shkruar I lumte dora. Ka bere sh lexime dikur.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  5. #5
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    E lexova te paren me nje fryme. E rilexova prap
    Dhe them kush e ka shkruar I lumte dora. Ka bere sh lexime dikur.
    e eshte vetem e para ..po lexo lexo edhe ndalo se nje fryme te marrin te gjitha... fryme me te cilen shkruajten...
    ndihem me fat qe i lexoj ne anteprima ))

  6. #6
    Anėtar Aktiv
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    511
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    318
    Votimi kėtu, ėshtė si tek Fotomania, me 5 pikė?

    Do t'i lexoj edhe unė me nge kėto krijime e do tė votoj.
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  7. #7
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga jana80 Shfaq Poten
    e eshte vetem e para ..po lexo lexo edhe ndalo se nje fryme te marrin te gjitha... fryme me te cilen shkruajten...
    ndihem me fat qe i lexoj ne anteprima ))
    Haha mbase, por ke parasysh dashurine platonike.
    Qe sado qe ecen ke koken kthyer pas te ajo e para? Ehh.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Likes jana80 liked this post

  8. #8
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Artini Shfaq Poten
    Votimi kėtu, ėshtė si tek Fotomania, me 5 pikė?

    Do t'i lexoj edhe unė me nge kėto krijime e do tė votoj.

    Artini jo ketu votohet vetem nje dhe e seleksionon siper krijimeve ne pjesen e sondazhit..
    ama mund ti analizosh te gjitha,ti komentosh, te shprehesh iden tende mbi cdo krijim ..
    ke mundesine te jesh nje kritik ... ah po krike te mbare...
    Likes Artini liked this post

  9. #9
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Haha mbase, por ke parasysh dashurine platonike.
    Qe sado qe ecen ke koken kthyer pas te ajo e para? Ehh.
    .. ec perpara shiko shiko...

  10. #10
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga jana80 Shfaq Poten
    .. ec perpara shiko shiko...
    Ti komentoj dmth? Se per ti lexuar j kam lexuar.
    2-shi mu duk si vajtim
    3-ato rimat ty ty ty
    4-ska te beje me pranveren
    5- sh imagjinate
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  11. #11
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Ti komentoj dmth? Se per ti lexuar j kam lexuar.
    2-shi mu duk si vajtim
    3-ato rimat ty ty ty
    4-ska te beje me pranveren
    5- sh imagjinate

    kaq ishte komenti yt ???

  12. #12
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga jana80 Shfaq Poten
    kaq ishte komenti yt ???
    Ehe

    Le te hyjne ata qe jane me sh kritikues se mua
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Likes jana80 liked this post

  13. #13
    Anėtar Aktiv
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    511
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    318
    Ne tė dy - parfum pranveror

    Pėr mendimin tim ky ėshtė edhe krijimi mė i arritur nga kėta tė pestė. Ka poezi, rrjedhshmėri, me fjalė tė zgjedhura e tė vendosura bukur. Mė bėri pėrshtypje edhe fjala liqer nė vend tė liqenit, pra ashtu siē e pėrdorte Poradeci. Gjė qė tregon se autori i krijimit i njeh poetėt shqiptarė, ndoshta disa prej tyre i ka edhe idhuj, e ėshtė frymėzuar prej tyre.
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  14. #14
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    29,343
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Krijimi i pare merr voten time! eshte i embel si vete ndjenja e dashuris.

    Per komentimet e tjerave do rikthehem!
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  15. #15
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    7,163
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3319
    Vota ime eshte per 2-shin.
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  16. #16
    Alis Volat Propriis Avatari i Legally_Sweet
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    10,947
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8070
    I pari, i pari...duket sikur e ka shkruajtur ndonjė poet i mirėfilltė!
    "I want to be important. By being different. And these girls are all the same.” - Sylvia Plath
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  17. #17
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,864
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9105
    Poezia numer 3 do dilte fantastike nese autori do i jepte kohe vetes ti rikthehej disa here e ta perpunonte.
    Shkrimi numer 2 me goditi me ate vargun: degjome si nje muzike re pakenduar.... etj. Madje po te kish marr vec ate fjali e ta zhvillonte me tej do dilte nje krijim tjeter tjeter po i bukur. Ja cpo me vjen ne mendje mua momentalisht:

    Ti vec Eja
    Si nje balade e pa kenduar
    Nje varg i pashkruar
    Nje pikture e pa hedhur ne telajo

    Dhe mund te vazhdonte;

    Nje perralle e palexuar
    Eja si nje enderr e zgjuar
    Nje psheretime e lene ne gjys
    Nje pikel uji per shpirtin e etur
    Eja si nje dremitje,
    perqafim i pa shtrenguar
    Pelumbardhe ne dite vere
    Si nje yll i vetem
    ne nje nate pa hene,
    Parajse Eden-ore
    E pajetuar me pare.
    Ejt etj

    Poezia e pare mormal me pelqen, perderisa jam dhe admiruese e vargut te lire
    Shkrimi i fundit duket natyre romantike, por e tejkalom masen e romantizmin tim.
    Shkrimi i katert i shkruar me kujdes por dhe ai jasht shijes time.

    Vot9j 3shin
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Thanks jana80 thanked for this post
    Likes jana80 liked this post

  18. #18
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,661
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4058
    E para shume e bukur. E pesta me beri pershtypje sepse eshte e shkruar shume lirshem, pa sforcime. E dyta mire.

    E treta ma humbi intersimin nga perdorimi i dy pikave. Te shenjat e pikesimit kemi pike dhe trepikesh. E katerta sikur te ndahej ne paragrafe si e dyta do te kishte me shume ritem ne lexim.

    Mos me akuzoni qe nuk i lexova. E votoj 1 padyshim.
    I walk slowly, but I never walk backward
    Thanks jana80 thanked for this post

  19. #19
    Super Moderator Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    8,932
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2849
    Te kisha dy vota,do votoja edhe dyshin,edhe treshin..por per fat te keq kam vetem nje..zgjedh 3
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/QiQxIm2sWcs
    Thanks jana80 thanked for this post

  20. #20
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    ka me vota??

  21. #21
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,137
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga jana80 Shfaq Poten
    ka me vota??
    Jo dka ....shpall fituesin them une
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.
    Likes Nicktjeter liked this post

  22. #22
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    6,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4786
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Jo dka ....shpall fituesin them une
    jo jo sdo e shpall do bej sabotazh... ja kur tvin votues e komentues te permbysin rezultatin :p

  23. #23
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,137
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Nuk besoj se mund te permbyset ai rezultat i merituar
    Une them i gjo tjeter.. .po do e them me vone
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.
    Likes jana80 liked this post

  24. #24
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    38
    Postime
    16,942
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8080
    Po i jap nje kokerr zogut meq paska mbet pa ngrane
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!

    Likes jana80 liked this post

  25. #25
    Anėtar i Nderuar Avatari i Arlea
    Antarėsuar nė
    Mar 2016
    Vendodhja
    Mes Tiranes dhe Londres..)
    Postime
    2,787
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1049
    Ohooo!
    Sa te lodhshme qenkan kete muaj..Kur te kem nervaa do ti lexoj ...apo u mbyll televotimi?P

    JUST ME..!

  26. #26
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga Arlea Shfaq Poten
    Ohooo!
    Sa te lodhshme qenkan kete muaj..Kur te kem nervaa do ti lexoj ...apo u mbyll televotimi?P
    Vetem te lodhshme nuk ishin.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  27. #27
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,137
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Si perfundim....kjo teme po ze pluhuri
    Ndoshta e vetmja ku pjesmarrja duhet te ishte ne maja si per klikime e per votime.
    E vetmja teme ku gjithsecili nga ne jep copeza te shpirtit te tij....e ku neglizhenca eshte e pranishme.

    Me keqardhje them se nuk do sjell me shkrime.... pasi krijimet e mia me mire do i vendos ne blog ose krijime nga antaret...sesa ktu ku mungon impenjimi dhe deshira e mire per te vlersuar cdo krijues.
    Qellimi i temes ka deshtuar.

    Klb dhe degjohemi diku tjeter
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.

  28. #28
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,430
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11128
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Si perfundim....kjo teme po ze pluhuri
    Ndoshta e vetmja ku pjesmarrja duhet te ishte ne maja si per klikime e per votime.
    E vetmja teme ku gjithsecili nga ne jep copeza te shpirtit te tij....e ku neglizhenca eshte e pranishme.

    Me keqardhje them se nuk do sjell me shkrime.... pasi krijimet e mia me mire do i vendos ne blog ose krijime nga antaret...sesa ktu ku mungon impenjimi dhe deshira e mire per te vlersuar cdo krijues.
    Qellimi i temes ka deshtuar.

    Klb dhe degjohemi diku tjeter
    Per nje mom mendova se po lexoja Fly me politikat e tij antiforum


    Mon idea eshte ..qe jo te gjithe kane nerva per te lexuar.
    Sdo te thote qe mungon deshira...por aq jane anetaret
    Aq eshte prirja per letersi dhe aq jane votat.
    Nese rrin sondazhi hapur 2 jave sdo te hyjme cdo dite. Aq ishte e mbaron.

    Ty cf ste pelqeu?
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  29. #29
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,864
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9105
    Thirren te komentojne urgjent:
    Arfenilla
    Hartini
    Fly
    Danay
    ZoteriaJuaj
    Vetoni
    Didi

    Keta anetar e kane pare temen por s'kane shkruar. . Duam Monin ne konkurs! (Pike)

    P.s. Fly & Didi s'e kane pare por ja futa emrin kot meqe vetem kritikojne 3
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80 liked this post

  30. #30
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,137
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Per nje mom mendova se po lexoja Fly me politikat e tij antiforum


    Mon idea eshte ..qe jo te gjithe kane nerva per te lexuar.
    Sdo te thote qe mungon deshira...por aq jane anetaret
    Aq eshte prirja per letersi dhe aq jane votat.
    Nese rrin sondazhi hapur 2 jave sdo te hyjme cdo dite. Aq ishte e mbaron.

    Ty cf ste pelqeu?
    Sme pelqen fakti qe futen 20 veta (antare) lexojne dhe vetem 10 votojne.
    Nuk eshte detyrim komenti apo kritika....por nje vote askujt si kushton gje!
    Tjetra qe sme pelqen eshte se jane vetem 6 krijime dhe ata qe krijojne e bejne pikerisht per te sjelle dicka ndryshe nga temat copy/paste dhe perfundimi eshte totalisht demotivues .
    Une si krijuese kam nevoje te ndihem e motivuar te shkruaj serisht , jo nga votat por kur shoh pjesmarrjen e antareve .
    Ne te kundert me krijohet ideja se shkrimet e mia jane te pavlefshme per aq kohe sa nuk lexohen.
    Nuk kam asgje kundra askujt te kuptohemi...por edhe ne staf e kam bere nje propozim te tille ku te pakten ne stafi te ishim me prezent ne konkurset e photove dhe krijimeve.
    Gjithsesi mendimi im eshte dhe nuk do te thote se vlene 100%
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.
    Likes jana80 liked this post

Faqja 1 nga 2 12 E FunditE Fundit

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •