Dislikes Dislikes:  0

Shfaq Rezultatet e Sondazhit: vota juaj eshte per.......?

Votuesit
16. Ju nuk mund te votoni kete sondazh
  • 1. Time and time!

    2 12.50%
  • 2. Floket e saj te hirta perkunder luleve te qershise ne ate dite afer piskut te vapes

    3 18.75%
  • 3.A mundet zemra te flase?!

    7 43.75%
  • 4.Marsi I Dashurise se madhe

    1 6.25%
  • 5.Zgjate doren

    3 18.75%
Faqja 1 nga 2 12 E FunditE Fundit
Duke shikuar rezultatet 1 ne 30 nga 46

Teme: Krijimet e muajit mars 2017

  1. #1
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    5,745
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4657

    Krijimet e muajit mars 2017

    Tema: Pėrkedhelja e nėnės ...








    1- Time and time!

    E ndoqa momentin e kohes, neper damaj, doja te kapja momentin e shuarjes dhe te rilindjes se saj. Me kishin thene qe cdo gje ne kete bote rilind. Mua me ishte fiksuar ta vertetoja kete gje me kohen, keshtu vendosa ta ndiqja ne netet e gjata, te vetme, ne ditet e bardhe me diell, ne ngjyrat e pranveres, ne ngricat e dimrit...
    Ndiqja cdo fersherim te saj neper gjethe, cdo arratisje te saj neper horizonte, prisja kur do pushonte ne udhetimet e saj.
    E ndiqja tek ushtonte neper shpirtra, kur u dergonte gezimet, emocionet, nganjehere e degjoja tek percillte dhe lot, kjo e fundit me trishtonte .
    Ne momentet qe flija porosisja nje enderr zgjuar ne kohe, qe ta ndiqja qetesisht dhe aty, ne enderr vinte e bardhe plot mendafsh petalesh , here me dukej si nje zane e zbritur nga lashtesit antike e here si nje yll qe ndriconte e vetme.
    Kur me dilte gjumi habitesha pasi koha ska vizion njerezor, ska vizon te prekshem, ska vizion perceptiv, figurativ thoja me veten.
    Ndriconte dielli perseri, nje mengjes qe buzeqeshte,nje diell qe lindte, e une ne kerkimin e rilindjes se kohes shpesh pyesja veten ne mos koha ishte e ndare ne nen-kohe, e aty ngaterrohesha pak, se nese ishte keshtu, une cilen kohe kerkoja? Cilen ndiqja? apo cila rilindte?
    Dukej pak e ngaterruar kur e mendoja keshtu, ngjante me nje grumbull guralecesh te vegjel te nje femije , qe nje i rritur te thote, bej murin e nje kalaje.
    Gjithesesi doja te gjeja nje ane ne te cilen te kapja kohen ne befasi tek rilindte.
    Pija kafen ne ate filxhanin me nje zemer te kuqe ne te, shume mengjese vijuan keshtu, mes engimes dhe pyetjes, mes retorikes dhe pergjigjes se vaket.. disi mendova te pushoj pak, ne fund te fundit kohes nuk do i behej vone nese nje ushtar i saj sdo vraponte nga pas me vrull e shpirt, per ta zene ate ne rilindje, dhe aq me teper te ndryshonte ritmet per mua ...ajo ishte teper e zene duke pritur te qajturen e nje femije, duke fshire lotet e nje vdekje ne moshe, duke perkedhelur plage e duke sjelle dhe stuhi per shplarje shpirtrash..ndoshta skishte kohe as koha per rilindje tashme...





    2- Floket e saj te hirta perkunder luleve te qershise ne ate dite afer piskut te vapes.


    Valixheja kerciste ne rrugen e shtruar me kalldrem ne cdo hap qe terhiqej.
    Ishte nje nga ata te arnuara me flamujt e shteteve ku kishte prekur por ai kalldrem i crregullt
    e bente te mallengjehej cdo here.
    Muret e lyer me nje gelqere te fresket edhe pse tek tuk mungonte nje gur. Mure prej guri
    gjysem te shembura duke u plotesuar nga deget e qershire. Ato lule roze mbi bojen e bardhe
    ishin si fotografia me e bukur qe mund te bente. Arrita ne porten qe cingelinte (kjo ngaqe
    cengeli tingellonte) dhe sapo hyri qeni filloi te tundte bishtin. Nuk e di akoma nese ishim
    ne fazen e armiqesise apo ne fazen ku duhej te hidhej me putra ne preherin tim.
    I kalova anash dhe arrita te shkallet me parmake te zbukuar sic e donte moda dikur.
    Nena rrinte ne kolltukun e saj si zonjat e renda. Me floket e hirta qe i dilnin tej shamise
    te veshjeve jo me nga ato tipiket mirditore. Gishtat plot rrudha, fytyra edhe shikimi i tretur larg
    qe tejkalonte gjethet e rrushit te vajgurit dhe hidhej te kodra perballe qe avash avash po merrte
    jete me nje gjelberim te hershem.
    Kishte dy ore qe me priste ne ate zagushi ku edhe gjinkallat benin punen e tyre, sa lulerradhiqe
    qe kishin mbire mu tek rrenjet e limonit qe gati gati i ngjiteshin shkalleve.
    U ngrit po ngazellim ne syte e saj qe ruanin akoma nje gjalleri te dikurshme dhe me puthi.
    U ula afer saj mbeshteta koken tek preheri dhe ajo me perkedhelte floket. Nene sa duar te ashpra ke,
    nene sa ashper perkedhel, nene sa jete te ashper ke pasur, por mbylla syte duke i marre me vete
    keto mendime. Me tregonte per xhaxhalleret, me tregonte per telefonaten nga mbesa qe rrinte milje
    e milje larg. Pastaj hidhte syte andej ku gjyshi pushonte me muaj dhe tek tuk hidhte ndonje fjale.
    Tregonte per kur u martua qe 16 vjece, tregonte qe gjyshi ishte i pashem shtatlarte dhe gjithmone
    i lakmueshem nga te tjerat. Per kohen kur rrinte me muaj larg shtepise per pune. Tregonte dhe dora
    e saj nga floket e mi kalonte serisht te thurte corapet qe me kishte nisur ka dy jave.
    Do mi jepte domosdo me vete sepse une do isha gjithmone femija per te qe kisha te ftohte.
    Papritmas sikur te kishte harruar dicka u ngrit ne kembe e kembengulte te haja dreke
    kur ora akoma skishte vajtur dhjete e paradites. Buzeqesha embel , ne fund nje kafshate byrek
    e bere nga duart e saj sdo me bente keq. Sa vite kishte kaluar dhe ajo duke qeshur thosh gjithnje
    kam jetuar shume, por me duket sikur kam hapur nje dere dhe mbylla nje tjeter.




    3- A mundet zemra te flase?!


    Nuk kam shkruar kurre per ty, e shtrenjta ime. Dhe s'jam aq e forte te guxoj. Si mund te shkruaje dora, kur shpirti nuk njeh germa. Ndjenjat me te forta ne kete jete nuk paskan gjuhe e aq me pak fjale. Sa here me pyesin per ty, belbezoj si nje femi i cili akoma s’di te flase. Dashurite e medha paskan emocione, lot, qeshje te brendshme, dridhje. Ato kane syte qe shnderrisin sa here shohin fytyren tende! Kane rrahjet e zemres e cila eshte gati te dale nga kraharori sa here ty te perqafon. Malli per ty eshte i magjishem. Sa me shume prane te kam aq me shume e permalluar jam. Naten, cdokush jeton neper endrra e harrese, une jetoj duke te soditur ty, sikur te jesh nje henez pesembedhjeteshe anash krevatit tim. Jo! Nuk mundem ta shpreh dot me fjale ate c’ka shpirti mban per ty, e embla ime! Por, nje dite kur ti te mbash ne gji engjellin tend, do kuptosh se sa shume te ka dashur kjo zemer qe sa here te sheh, rreh fort e me fort!




    4-Marsi I Dashurise se madhe


    Tashme muaji Mars eshte personifikim i dashurise se pavdekshme. Shpesh degjojme te thuhet se nuk ka dashuri te pafundme , per aq kohe sa nuk jemi vete te tille.
    Por gabojme. Ka ca lloj dashurish qe kurre asgje dhe askush s’do kete mundesine te jete mbi’.
    Ka dashuri qe vijne mes lotesh , te ndezin fishekzjarre brenda shpirtit, te japin nje dimension tjeter te vetes, te bejne te kuptosh se cdo gje ka kuptim dhe se ti je kuptimi me i madh i jetes per te.
    Asgje nuk qenka e rastesishme ne kete jete. Po aq edhe njerezit qe shohim e takojme cdo dite. Ndodh te takosh njerez qe brenda vetes e ndjen, se qe ne castin e pare do jene kuptimi i cdo dite qe mund te jetosh. Per kete dashuri do vdisje e do ringjalleshe me mijera here nese do ishte e nevojshme.
    A ka njerez per te cilet vlen te vdesesh? Ka! ….per cdo dite jane prane teje!
    A ka dashuri kaq te madhe sa te shkosh ne vetmohim? Po!… jane gjaku I gjakut tend!
    A ka njeri qe meriton nje dashuri pa kushte, plot vertetesi dhe pa asnje lloj interesi? Sigurisht qe ka….jane shpirti I shpirtit tend!
    A mund te zere dikush vendin e Marsit te dashurise? Kurre! Sepse dashuri te tilla vijne vetem njehere dhe nuk largohen deri ne castin final!
    I tille eshte Marsi i dashurise.....Nje dashuri dehese deri ne ngadhenjim.
    Te dua Marsi im!


    6- Zgjate doren

    Akrepat e ores shenonin kėndin magjik e aty niste numerimi i minutave per te ndjerė pėrqafimin tėnd.Te prisja te tregoja paraditen time dhe notėn e marrė,ankesat,zėnkat dhe lojrat qe kisha bėrė. Nga fundi i oborrit tė shikoja tek hapje krahet dhe aq ngrohtė mė perqafoje! Mbeshtillesha mes kraheve si poshte jorganit ne dimrat e acartė e ti mė buzeqeshje duke mė pyetur ngadalė.
    pytja e parė ishte si ndihesha, ne kisha ngrėne e nese kisha noten e mirė per ti thėne,nė kisha patur ngrohtė apo ftohtė, nese kisha mėsuar apo kisha per tė lexuar,pastaj deri "vonė" me fuste ne shtėpi duke mė mbeshtjellė ne gji...
    E bukur ishte edhe mbrėmja kur cthurje gershetat e mi te gjatė, mi krehje plot delikatese pasi me heqje fjongot atllasi me ngjyra qe laje e hekurosje pėrpara se tė flesh.Mė kontrolloje detyrat, mė pysje mėsimet kontrolloje librin mbi komedinė ne cfaqe kisha arrirė...
    vitet kalonin dhe u bėra zonjushė, te premteve ne darkė me linje pa gjumė duke mė pyetur per gjithcka qė tė dije nga mua shumė e mė shumė dhe e di cfar mė mbushte me jetė kur ne fund te rrėfimeve tė mija mė thoje :
    -Une..Ne kemi besim nė ty!!
    Kjo fjali ishte shumė e fortė, ti e dije shumė mirė qė sdo beja dicka ta humbja atė fjalė.
    E vitet kaluan serish, e sot si atėhere mė pyet si jam nė kam ngren apo kam ftohtė ..
    mbase sot ste lė zgjuar tė mė lash rrobat apo tė mi hekurosėsh, por njelloj tė lė pagjumė sepse perpara se te fleshė sje ketu te vish, tė mė shikosh nėse jam mbuluar mirė..
    mami krijesė me dhembshuri ku cdo emocion e ndjesi i ndjen mė shumė se nė trupin e saj nė krijesėn fėmijė!


    Pėrshendetje dashamirės tė leximit, te kritikes kostruktive dhe votues tė kesaj teme kėto jan krijimet e kėtij muaj ... cte them me shume se shkronjat e mbushura me dashuri te krijuesve?!
    uroj ti shijojmė tė gjithė dhe duke besuar nė korrektėsinė e pjesėmarrjes suaj ju uroj votime te mbara
    Heren e fundit u redaktua nga jana80; 15-03-2017 ne 23:54.
    Thanks Passion, Hartini thanked for this post
    Likes Passion, Soulmind, Hartini liked this post

  2. #2
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    27,511
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Vota ime per;2. Floket e saj te hirta perkunder luleve te qershise ne ate dite afer piskut te vapes[/B]

    Eshte shqetoo dashuriiii,nga ato dashurit qe i perjeton deri ne thellsi te shpirtit,ato copezat spontane ato emocionet,te vjen te perqafosh ate gjyshen me floket e hirta,,te duket sikur ke nje jete qe pret perqafimin e saj! ..
    Likes jana80, Passion liked this post

  3. #3
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    22,474
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    3..... A mundet zemra te flas

    Kushdo e ka shkruar , po zemra mund te flas dhe ti sapo e deshmove

    Bravo
    Gjeni gjithmone kohen dhe guximin per te folur. Sepse heshtja peshon si guri, dhe guret krijojne mure! E muret ndajne...Perfundimisht!
    Likes jana80 liked this post

  4. #4
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    18,164
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11108
    E fundit , e fundit dashuri.
    Eshte e embel, reale, e thjeshte, eshte e kendshme si shirit i fjongos se atllasit.
    Eshte perjetim i cdo njeriu.

    Ta doja me shume poezine do votoja 5.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Likes jana80 liked this post

  5. #5
    Super Moderator Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    7,830
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2835
    Votova 3-shin.
    Nichts ist unmöglich

    https://youtu.be/E4w_5bY0tBY
    Likes jana80 liked this post

  6. #6
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,541
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9058
    Te bukura, Perlotese!

    Disa me kthyen ne kohe e ne femijeri, (2&6)disa te tjera me bene te perjetoj ndjenjen e memesise(3&4)! Dhe pikerisht kjo ndjenje me ka bere qe marsi vertete te me preki si muaj. Ndaj, vota i shkon atij muaji.

    Bravo & Suksese te gjitheve!
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80 liked this post

  7. #7
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,106
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3836
    Tituj te mrekullueshem, si gjithmone.

    Suksese
    I walk slowly, but I never walk backward

  8. #8
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    22,474
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Aver Shfaq Poten
    Tituj te mrekullueshem, si gjithmone.

    Suksese
    le nam....perfundimisht
    Gjeni gjithmone kohen dhe guximin per te folur. Sepse heshtja peshon si guri, dhe guret krijojne mure! E muret ndajne...Perfundimisht!
    Likes Aver liked this post

  9. #9
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,106
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3836
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    le nam....perfundimisht
    Avash se i lexova te gjitha. Serio.

    E votoj 6.
    I walk slowly, but I never walk backward
    Likes Monique liked this post

  10. #10
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    18,164
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11108
    O Fly na ndero me kritikat e tua te ashpra!
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Likes jana80 liked this post

  11. #11
    Shy Avatari i Fly
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    5,605
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3066
    nuk merem me ate sport un

    them te ble furce te filloj si bojaxhi
    kam degjuar qe jane shume te dashur per shoqerine keta
    https://www.youtube.com/watch?v=LjhCEhWiKXk
    Ndonjehere per disa jemi si dielli pas reve, ska rendesi sa fort shkelqen apo nese je gjithmone aty, per ta do jesh gjithmone pa vlere!

  12. #12
    Alis Volat Propriis Avatari i Legally_Sweet
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    10,676
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8067
    Ky shkrimi i pare qeka si ato pikturat e Pablo Picassos, qe i vjen rreth e rrotull dhe si kupton
    "I want to be important. By being different. And these girls are all the same.” - Sylvia Plath
    Likes LoSsT, Monique liked this post

  13. #13
    Pa Diplome Avatari i LoSsT
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,747
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5924
    Midis 3 , 4 dhe 6... votoj 3 te tjerat ishin mere me long se mishi u maru.

    Ps: Jam kurjoz, ca ka dash me thon autori me ate Time and time!
    Heren e fundit u redaktua nga LoSsT; 15-03-2017 ne 22:52.
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!
    Likes Monique liked this post

  14. #14
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    5,745
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4657
    krijimi nr 5 nuk eshte me ne konkurim ... mbrembje te bukur !

  15. #15
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    22,474
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Jana mund te bej nje kritike miqesore ?
    Disa nga krijimet kane gabime ortografike dhe spo flas per pika e presje....por fjale dhe fjali te tera.
    Ndoshta kjo eshte nje teme e rrahur ne te shkuaren, por nese ti si drejtuese nuk deshiron te fusesh duart mund tia komunikosh autorit ato qe ste duken te sakta.
    Bashke e kemi bere....pasi asnje nga ne nuk eshte profesionist por kater sy jane me mire se dy.


    1. E lexova e rilexova per te arritur te thelbi. Koha mu duk sikur ishte dhene me koncension.
    E paqarte filozofia per aq kohe sa nuk kuptohet ku fillon e mbaron sensi.
    2. Nje hartim nga ato te viteve kur na kerkohej me imponim te shkruanim rreshta per nenen parti dhe mbytja cte te vij per mend.
    3. E kam thene..... zemra ka goje dhe flet thjesht kur vjen per prindin.
    4. Nje ndjesi e embel ... edhe pse mund te kish perdor fjali me te qarta.
    5. Gjynah qe u hoq
    6. E perseritur ne te njejtat fjali thjesht ndryshon vendet por perfundimi eshte po ai.
    Heren e fundit u redaktua nga Monique; 16-03-2017 ne 08:37.
    Gjeni gjithmone kohen dhe guximin per te folur. Sepse heshtja peshon si guri, dhe guret krijojne mure! E muret ndajne...Perfundimisht!
    Likes jana80 liked this post

  16. #16
    Anėtar i Nderuar Avatari i Arlea
    Antarėsuar nė
    Mar 2016
    Vendodhja
    Mes Tiranes dhe Londres..)
    Postime
    2,611
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1048
    Votova 3 ...Ishte dashuri

    JUST ME..!
    Likes jana80 liked this post

  17. #17
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    27,511
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    votoni votoniiii ...

    mos ngurroni..
    Likes jana80 liked this post

  18. #18
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    22,474
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    21 antare kane vizituar temen...dhe vetem 9 veta kane votuar....Shame on you !!!!
    Gjeni gjithmone kohen dhe guximin per te folur. Sepse heshtja peshon si guri, dhe guret krijojne mure! E muret ndajne...Perfundimisht!

  19. #19
    Anėtar i Nderuar Avatari i Arlea
    Antarėsuar nė
    Mar 2016
    Vendodhja
    Mes Tiranes dhe Londres..)
    Postime
    2,611
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1048
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    votoni votoniiii ...

    mos ngurroni..
    Votova meee !!

    JUST ME..!
    Likes NeVertiti liked this post

  20. #20
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    22,474
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Arlea Shfaq Poten
    Votova meee !!
    ti ishe te ajo 9 mi...12 te tjeret hyn e dalin e tundin peshqir
    Gjeni gjithmone kohen dhe guximin per te folur. Sepse heshtja peshon si guri, dhe guret krijojne mure! E muret ndajne...Perfundimisht!

  21. #21
    Shy Avatari i Fly
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    5,605
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3066
    E di qe jeni mesuar tju shaj dhe mir beni, e kur ta lexoni kete uroj ta harroni shpejt :p

    Por mendoj se kete here ka permirsim, mbase ngaqe per nenen dhe nese sje i afte me shkrimet je i afte me <3en

    Un doja te dija pse eshte hequr 5-sa?
    https://www.youtube.com/watch?v=LjhCEhWiKXk
    Ndonjehere per disa jemi si dielli pas reve, ska rendesi sa fort shkelqen apo nese je gjithmone aty, per ta do jesh gjithmone pa vlere!

  22. #22
    Anėtar i Nderuar Avatari i Arlea
    Antarėsuar nė
    Mar 2016
    Vendodhja
    Mes Tiranes dhe Londres..)
    Postime
    2,611
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1048
    Citim Origjinale Postuar nga Fly Shfaq Poten
    E di qe jeni mesuar tju shaj dhe mir beni, e kur ta lexoni kete uroj ta harroni shpejt :p

    Por mendoj se kete here ka permirsim, mbase ngaqe per nenen dhe nese sje i afte me shkrimet je i afte me <3en

    Un doja te dija pse eshte hequr 5-sa?
    Ouu kur ke filluar te behesh keshtu ti??Te shash dmth :p
    Max ke qene ironik por pa zarar
    Po 5 mbase ishte kopjim

    JUST ME..!

  23. #23
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    5,745
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4657
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Jana mund te bej nje kritike miqesore ?
    Disa nga krijimet kane gabime ortografike dhe spo flas per pika e presje....por fjale dhe fjali te tera.
    Ndoshta kjo eshte nje teme e rrahur ne te shkuaren, por nese ti si drejtuese nuk deshiron te fusesh duart mund tia komunikosh autorit ato qe ste duken te sakta.
    Bashke e kemi bere....pasi asnje nga ne nuk eshte profesionist por kater sy jane me mire se dy.


    1. E lexova e rilexova per te arritur te thelbi. Koha mu duk sikur ishte dhene me koncension.
    E paqarte filozofia per aq kohe sa nuk kuptohet ku fillon e mbaron sensi.
    2. Nje hartim nga ato te viteve kur na kerkohej me imponim te shkruanim rreshta per nenen parti dhe mbytja cte te vij per mend.
    3. E kam thene..... zemra ka goje dhe flet thjesht kur vjen per prindin.
    4. Nje ndjesi e embel ... edhe pse mund te kish perdor fjali me te qarta.
    5. Gjynah qe u hoq
    6. E perseritur ne te njejtat fjali thjesht ndryshon vendet por perfundimi eshte po ai.
    Citim Origjinale Postuar nga Fly Shfaq Poten
    E di qe jeni mesuar tju shaj dhe mir beni, e kur ta lexoni kete uroj ta harroni shpejt :p

    Por mendoj se kete here ka permirsim, mbase ngaqe per nenen dhe nese sje i afte me shkrimet je i afte me <3en

    Un doja te dija pse eshte hequr 5-sa?


    persh mony... patjeter qe po!.. cdo shkrim kam vendosur te postohet identik nga autori .. ne fund mendoj se eshte krijimtari dhe jo drejteshkrim edhe pse do ishte mire pa gabime!

    sa per tju hequr kureshtjen mbi shkrimin nr 5 nuk ishte i kopjuar aspak dhe mua personalisht me pelqente pamase ... dhe gjynah vertet qe u hoq .. por autori ka te drejten e tije te postimit apo te heqjes..
    Likes dangerous liked this post

  24. #24
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,541
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9058
    Jana une te pergezoj per modestine dhe faktin qe i jep te dtejta cdo krijuesi 100% dhe aspak vetes. Sigurosht ti je dtejtuesja dhe ti vendos ama keto lojra terhiq hi vej nuk duhet te ndodhin. Autori ta kish menduar mire para se ta sillte. Tashme eshte vone se eahte hequr ama si anetare ndoshta dhe si krijuese kjo gje me la shije te hidhur.
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80, Hartini liked this post

  25. #25
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    6,470
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1983
    Duhet té ruhet e respektohet privatesia.

    Ē'tź keqe ka nqs. nderroj mendim e tč fshihet postimi .

  26. #26
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,541
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9058
    Citim Origjinale Postuar nga dangerous Shfaq Poten
    Duhet té ruhet e respektohet privatesia.

    Ē'tź keqe ka nqs. nderroj mendim e tč fshihet postimi .
    Une flas si funksionojne konkurset, dhe jo thjesht nje konkurs forumi(anonim) por kudo!
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80 liked this post

  27. #27
    Shy Avatari i Fly
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    5,605
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3066
    Citim Origjinale Postuar nga Soulmind Shfaq Poten
    Une flas si funksionojne konkurset, dhe jo thjesht nje konkurs forumi(anonim) por kudo!
    Po he se nje rast eshte, ska gje mos ti japim rendesi


    Fuck, i dont like veten ne rol pozitiv :p
    Un them ta vrasim autorin qe e hoqi po para se ta vrasim ta quajm te pa afte
    https://www.youtube.com/watch?v=LjhCEhWiKXk
    Ndonjehere per disa jemi si dielli pas reve, ska rendesi sa fort shkelqen apo nese je gjithmone aty, per ta do jesh gjithmone pa vlere!
    Likes jana80, Nicktjeter liked this post

  28. #28
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    5,745
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4657
    Citim Origjinale Postuar nga Fly Shfaq Poten
    Po he se nje rast eshte, ska gje mos ti japim rendesi


    Fuck, i dont like veten ne rol pozitiv :p
    Un them ta vrasim autorin qe e hoqi po para se ta vrasim ta quajm te pa afte
    skishte faj autori fajn e kisha une.. .. ti japim rendesi krijimeve ne konkurim tani.

  29. #29
    Shy Avatari i Fly
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    5,605
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3066
    Ste vrasim dot pse ke ber faj se ngelet konkursi jetim :p
    https://www.youtube.com/watch?v=LjhCEhWiKXk
    Ndonjehere per disa jemi si dielli pas reve, ska rendesi sa fort shkelqen apo nese je gjithmone aty, per ta do jesh gjithmone pa vlere!
    Likes jana80 liked this post

  30. #30
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,541
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9058
    Citim Origjinale Postuar nga Fly Shfaq Poten
    Po he se nje rast eshte, ska gje mos ti japim rendesi


    Fuck, i dont like veten ne rol pozitiv :p
    Un them ta vrasim autorin qe e hoqi po para se ta vrasim ta quajm te pa afte
    Jo ne fakt une e pata tek iluminimi i rregullave Po ti smerresh vesh, her te sha her te lavdro
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

Faqja 1 nga 2 12 E FunditE Fundit

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •