![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Zyliha Miloti, aktorja e tė gjitha roleve.... |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Shkodra ėshtė quajtur dhe e quajnė ende "Djep i kulturės dhe i qytetėrimit", ky djep qė ka pėrkundur kaq e kaq emra kolosėsh. Njė ndėr kėto emra ėshtė edhe aktorja e mirėnjohur e humorit, Zyliha Miloti.
: Si spektatore, gjithmonė kam vėnė re se artdashėsit kėrkojnė tė dinė diēka nga ju? Zyliha Miloti: Nuk ka shumė kohė qė jam kthyer nga njė turne nė Amerikė, sė bashku me Sandėr Ruēin, nje partner i denjė, ku kam qenė e ftuar nga komuniteti i shqiptarėve tė Miēiganit nė Amerike dhe nė Kanada. Kemi patur njė pritje tė jashtėzakonshme nga shoqata "At Gjergj Fishta", nga shkodranėt dhe artistėt. Emocionet kanė qenė tė mėdha, sidomos gjatė shfaqjes sė parė, ne Kishėn e Shėn Palit. Aty takova shumė shkodranė, qė vetėm nga emri mė njihnin, por qė mė ndenjėn shumė afėr. Ata i kishte marrė malli pėr humorin shkodran, biles mė folėn si shkodranė. - Sa ėshtė mirėpritur humori shkodran nė ato ambiente? Nė fakt, kudo qė shkuam i njihnin materialet tona. Sa mė shihnin, thonin: Paska ardhė Hana! Apo paska ardhe Lokja! Mė thėrrisnin me emrat e roleve te mia. - Si u ndjetė pas kthimit nga Amerika nė qytetin e Shkodrės? Nė turne e kam ndjerė shumė mungesėn e spektatorit tim, qė nuk e ndėrroj me asnjė tjetėr dhe jo vetėm spektatorin, por edhe Shkodrėn. Asnjė vend s`ėshtė mė i bukur se Shkodra, megjithė problemet e saj tė shumta. Ėshtė vendlindja ime e dashur... Ajo qė mė bėn pėrshtypje kur kthehem, ėshtė kur shoh kalanė e Shkodrės. Atėherė them me vete, se asgjė nuk e zėvėndėson qytetin e vendin tim. - Keni realizuar role tė shumta. Ēfarė apo kush ju ka ndihmuar pėr kėtė? Rolet e mia kanė qenė shumėplanėshe, nė njė karrierė 35-vjeēare. Ata qė mė kanė ndihmuar nė realizimin e roleve tė tilla, qenė i ndjeri Tano Banushi, me tė cilin kemi patur njė cikėl parodish, qė mė vonė ėshtė pasuar me kohėn e Gjosho Vasisė, apo sė fundi, me Zef Dedėn, nė mbrėmjet e Vitit tė Ri. - Ēfarė mendoni pėr gjendjen e kulturės nė Shkodėr dhe cilat janė, sipas jush, shkaqet e kėtij kolapsi kulturor? Humorin e duan kudo, ai largon streset dhe mendimet e ditės, por arti nuk ndihmohet, as dhe nė Shkodėr, ku ka lindur. Mė shumė sponsorizohen miss-et apo koncertet shou, sesa arti i vėrtete dhe me vlera. - Jeni vlerėsuar me ēmimin "Gruaja e vitit 2000-2001" nga Instituti i Biografive ne Kembrixh te Anglise, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botėrore. Ēfarė ndjeni? Pėr mua ishte njė ngjarje e madhe dhe vlerėsuese. Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe, megjithėse nuk kam qenė e pranishme nė kėtė ceremoni. Pllakėn e mermerit e kam gjetur nė shtėpi dhe u stepa pėr momentin, por i falenderoj pėr vlerėsimin - Ndoshta do tė merrni dhe tituj tė tjerė?... Nė fakt, qė nė 40-vjetorin e estradės tė Shkodrės, sė bashku me Paulin Prekėn, na ėshtė bėr propozimi nga bashkia per titullin "Mjeshtre e skenės", por pėr ēudi edhe pas 3 vjetėsh pėr neglizhencėn, e nuk di se tė kujt, ajo dosje ėshtė e papostuar pėr presidencė. Nė tė vėrtetė, nuk e di nė do tė aprovohet apo jo. Mjafton qė mė do populli dhe unė e dua shumė! Kjo ka rėndėsi pėr mua - Programet tuaja tė afėrta?... Me datė 27, do tė jemi nė Tiranė ne Pallatin e Kongreseve pėr recitalin e Sandėr Ruēit. Do tė ketė materiale tė reja, por edhe ndonje kujtim ne vite. Tė ftuar do tė jenė pjesėtarėt e Estrades se Shkodrės, si Paulin Preka, Bep Shiroka, Gezim Kruja, Drande Xhai. Ndėrsa kengėtarė tė ftuar do tė jenė Florinda Gjergji, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Ledina Ēelo, Eduard Jubani dhe Mimoza Selimi. Do tė jetė njė program i bukur dhe i arritur, mendoj. Nė tetor, Estrada e Shkodrės ka njė plan tė bėjė njė turne nė Londėr, mes bashkatdhetareve tane atje.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|