Bimet mjeksore qe perdoren per mjekim.


Aloa Vera.
Pėr kėtė bimė janė gjetur shkrime tė ndryshme edhe nėpėr papiruse, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė bimė shumė e dobishme dhe nga ajo janė prodhuar tableta tė vogla kundėr infeksionevet tė ndryshme.

Kopra e rėndomtė.
Foshnjeve tė posalindura iu jipet nė formė ēaji, pėr pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve tė cilat e pėrcjellin foshnjen nė muajt e para tė lindjes. Me sukses pėrdoret edhe kundėr kollit.

Trumėza.
Ėshtė ekaspektorans i mirė dhe spazmolitik i lehtė. Ka edhe veprim bakteriologjik. Pėrdoret si bar pėr shėrimin e organeve tė tretjes, si edhe ndodhet si pėrbėrės i shumė ēajrave tjera.

Kėputja e arrave
(Equisetum Arvense), nė organizėm vepron si hemostatik, si adstringent, si diuretik, si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj

Kamomili
Pėrdoret kundėr dhembjeve dhe shtrėngimeve, inflamacioneve tė lėkurės dhe mukozės sė gojės, fytit, hundės, syve, poashtu pėr rregullimin e tretjes sė ushqimit, pastrimin e rrugėve urinare nga jasht dhe brenda, kundėr hemorroideve, te kokėdhembjet, pėr qetėsim, pėr fshikėzėn e urinės, zorrė, stomak, kundėr rėrės nė mėlēinė e zezė, te urinimet me vėshtirėsi, ērregullimet e menstruacioneve, si mjet kundėr qelbėzimeve...

Makthi i egėr
Nė mjekėsinė popullore pėr ndaljen e rrjedhjes sė gjakut, kundėr diarresė e dizenterisė, kundėr tuberkulozit, si qetėsues i dhembjeve tė zorrėve dhe lukthit, kokės, kundėr gurit nė mėlēinė e zezė etj.

Mendra
Pėrdoret si spazmolitik (kundėr gėrēeve dhe shtangimeve nė lukth e organe tjera), pastaj pėr qetėsimin e shtangieve tė muskujve sidomos nė organet e tretjes etj.
Mendra shtepiake (Mentha piperita L) eshte bime shumevjecare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, per kete dhe kultivohet neper kopshte. Ne mjekesine popullore eshte tejet i perhapur perdorimi i kesaj bime. caji nga gjethet e kesaj bime, te cilat duhen mbledhur para se te lulezoje, perdoret si spazmolitik kunder ngerceve, pastaj per qetesimin e terheqjeve muskulare, sidomos ne organet e tretjes. Gjethet e saj jane perberes te shume preparateve dhe cajeve ne farmakologji. Ne forme caji perdoret edhe kunder vjelljes, dhembjes se stomakut, te melcise, semundjeve te lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmit etj. Lulezon ne muajt korrik - nentor.

Luleshurdha
Ėshtė diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ pėr mėlēi dhe veshkė, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar pėr pankreas,aperient i butė, etj.

Eufrazia
Vepron si: antikataral, antiseptik, adstringent, tonik, digestiv, medikament pėr sy, tonik mukosal...

Rrika Stimulans i qarkullimit tė gjakut dhe lėngjeve tė tjera, diuretik, antiseptik, stimulator digjestiv, lokalishtė ėshtė rubefacientė, citofilaktik..

Molla
Pėrgatitja e uthullės sė mollės dhe ndikimi i saj nė organizėm...

Mugujt e bimėve Mugujt e bimėve - koncentrate vitaminore.
Kurat popullore qė shėrojnė sėmundjet e mėlēisė

Ndiqni kėshillat e specialistėve pėr mėnyrat e pėrgatitjes dhe pėrdorimit tė tyre

Mėlēia e zezė dhe lėngu qė prodhohet prej saj luajnė rol tė rėndėsishėm nė procesin e pėrgjithshėm tė tretjes. Ushqimet kanė veti tė shtojnė si sekretimin e lėngut tė stomakut dhe tė zorrės, ashtu edhe nė nxjerrjen e lėngut tė mėlēisė pėr nė drejtim tė zorrės, qė luan rol tė rėndėsishėm nė pėrzierjen e yndyrave nė zorrė. Sėmundjet e mėlēisė sė zezė dhe tė rrugėve tė saj bėhen shkak pėr lindjen e ndryshimeve tė veēanta funksionale dhe nė aparatin tretės. Mjafton tė pėrmendim se nė pezmatimin e zgjatur tė fshikėzės sė tėmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re ērregullime tė tretjes e kapsllėk, qė vazhdojnė me heqje barku (diarre), me ndryshime nė nxjerrjen e lėngut tė stomakut, tė pankreasit etj., tė cilat shkaktojnė edhe ndryshime tė pėrgjithshme, si pėr shembull, shqetėsime, pagjumėsi etj. Nė kėtė rast dieta e pėrshtatshme qė nxit zbrazjen e fshikėzės sė tėmthit dhe qė rregullon detyrėn e zorrės ėshtė njė masė e rėndėsishme pėr parandalimin dhe mjekimin e sėmundjeve tė mėlēisė. Kjo dietė duhet tė plotėsohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon nė normalizimin e funksioneve tė mėlēisė sė zezė. Kalitja fizike ndikon nė pėrmirėsimin e qarkullimit tė gjakut nė mėlēi, nė oksigjenimin, si dhe nė furnizimin e saj me lėndė tė nevojshme pėr sintezėn dhe grumbullimin e rezervės sheqerore (glikogjenit). Dieta nė sėmundjet e mėlēisė duhet tė jetė e tillė qė tė lehtėsojė si nxjerrjen e lėngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tėmthit, gjė qė arrihet duke marrė shpesh pjesė tė vogla ushqimi (4-6 herė nė ditė), qė shėrben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave qė vėnė nė lėvizje derdhjen e tėmthit. Pėr kėtė ndihmojnė edhe lėvizjet, shėtitjet e gjata nė ajėr tė pastėr, gjimnastika etj.

Sėmundjet

Duke pasur parasysh shėrbimet kryesore tė mėlēisė, specialistėt kanė pėrcaktuar edhe sėmundjet (patologjinė) e saj dhe tė rrugėve tė tėmthit, tė cilat karakterizohen nga pakėsimi i sekretimit dhe i mėnjanimit tė lėngut tė tėmthit nė zorrė nga kalimi i kripėrave tė tij nė gjak. Por mund tė lindin edhe ndryshime tė tjera nė vetė indin e mėlēisė, qė ērregullojnė funksionet e saj fiziologjike tė sintezės, tė shndėrrimeve dhe tė mėnjanimit tė prodhimeve tė ndryshme ushqimore me origjinė shtazore, bimore e minerale. Ėshtė e kėshillueshme qė nė tė gjitha ērregullimet e mėlēisė t’i drejtoheni mjekut pėr pėrcaktimin e diagnozės dhe mjekimin sa mė tė arsyeshėm. Preparatet me origjinė bimore qė praktikon mjekėsia popullore dhe ajo shkencore pėr sėmundjet e mėlēisė pėrdoren nė kėto drejtime kryesore. Pėr mjekimin e pezmatimit tė mėlēisė (hepatit) dhe tė fshikėzės sė tėmthit (kolecistit) dhe pėr tretjen e gurėve tė tėmthit (kolelitiazė). Ndėrmjet bimėve qė pėrdoren nė familje pėr mjekimin e sėmundjeve tė mėlēisė e tė rrugėve tė tėmthit rezultate tė mira ka dhėnė mendra e butė, e cila mund tė pėrdoret pėr njė kohė tė gjatė dhe pa shkaktuar veprime tė padėshirueshme anėsore.

Kurat popullore

Akja
Midis bimėve qė nxisin zbrazjen e fshikėzės sė tėmthit kėshillohet akja. Lulet e akjes pėrmbajnė haterozide flavonike, karoten, vitaminė C, derivatin kumarinik herniarinė, pigmentin kinonik helikrisinė, fitoncide, substanca tė hidhura e tanike, pak esencė etj. dhe kanė veti bakteriostatike, tė nxisin prodhimin e tėmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen pėr tė shtuar rrjedhjen e tėmthit dhe pėr tė tretur gurėt e fshikėzės sė tėmthit. Bari shėrues bimor i pėrzier edhe me pelin e me bar pezmin (Achillea millefolium) bėhet mė i dobishėm pėr prodhimin e lėngut tė tėmthit. Merret njė lugė kafeje me barin shėrues bimor (lule), hidhet nė njė enė ku shtohet njė gotė ujė i vluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet nė qetėsi 15 minuta. Kullohet dhe pihet 1 deri 3 doza tė tilla nė ditė para buke pėr 10 ditė radhazi.

Angjinarja
Gjethet e angjinares pėrdoren kryesisht nė sėmundjet e mėlēisė dhe tė veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tėmthit dhe zbrazjen e tij dhe pėrdoret kundėr pezmatimit tė rrugėve tė tėmthit, vepron nė metabolizmin e kolesterinės dhe tė uresė dhe nxit urinimin (jashtėqitjen e klorureve dhe uresė). Nė fillim tė kurės pėrdoret 1 lugė gjelle (mė vonė dy lugė gjelle) me bar shėrues bimor (gjethe) tė grimcuara, e cila zihet 20 deri 30 minuta nė njė enė qė pėrmban njė gotė me ujė. Kullohet, merren 3 doza tė tilla nė ditė. Kura zgjatė rreth 1 muaj, pastaj ndėrpritet pėr 1 muaj dhe rifillohet nė rast nevoje.

Pelini
Nė sajė tė substancave tė hidhura dhe tė esencės, pelini pėrdoret si mjet qė shton rrjedhjen e lėngut tė stomakut (duke pėrmirėsuar oreksin) dhe pėrmirėson punėn e mėlēisė. Esenca e pelinit pėrmban azulen me veti antiseptike, tė ngjashme me kamazulanin e lules sė kamomilit. Duhet pasur parasysh se, nė sajė tė pėrbėrėsve tė tjerė tė esencės, siē janė tujoli, pelini, nė doza tė mėdha, ėshtė i helmėt dhe mund tė dėmtojė trurin dhe tė shkaktojė dridhje. Gjithashtu, ai nuk duhet tė pėrdoret nga gratė shtatzėna. Njė ose dy lugė kafeje (1,5 deri 3 gramė) me barin e copėtuar hidhet nė njė enė ku shtohet gjysmė gote me ujė qė zien. Ena mbulohet me kapak, lihet tė qėndrojė 15 minuta tė ftohet, pastaj kjo kullohet dhe lėngu pihet me lugė gjelle disa herė gjatė ditės, gjysmė ore para buke.

Rrepa
Rrėnjėt e freskėta tė rrepės pėrmbajnė esencė me squfur rafamol etj. Krahas vitaminės C, ato pėrmbajnė edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tėmthit dhe urinimin. Njėkohėsisht me tharjen e rrėnjės pakėsohet edhe veprimi i saj. Rrėnjėt e rrepės pėrdoren si mjet koleretik kundėr gurėve tė tėmthit kur fillon ripezmatimi i fshikėzės pėrkatėse, si dhe pėr tė lehtėsuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese tė rrepės, pasi pėrthithen nga trakti tretės, ngacmojnė lehtė mėlēinė dhe nė kėtė mėnyrė shtojnė rrjedhjen e tėmthit. Kėto substanca, nė doza tė vogla, nxisin prodhimin e tėmthit nė mėlēi dhe pėr pasojė, shtojnė pezmatime, prandaj nuk zbatohen nė doza tė larta, kur mėlēia ėshtė e dėmtuar. Nė gurėt e tėmthit rrepa kėshillohet vetėm pėr njė kohė tė caktuar dhe nė doza tė vogla. Vlen tė theksohet se kura me rrepa nė sėmundjen e mėlēisė mėnjanon shqetėsimet e ndjeshmėrisė (alergjinė) si kruajtjen. Merren nga goja 100 deri 200 gramė rrėnjė tė freskėta, ose pjesė 100 deri 150 gramė lėng nė ditė (nė rastin e fundit shija rregullohet me kripė ose me sheqer). Njė rrėnjė rrepe mesatarisht jep deri njė ēerek litri lėng, pothuajse ē’ėshtė doza ditore.
Pas njė kure prej 4-5 ditėsh bėhet njė ndėrprerje prej 2-3 ditėsh. Kura zgjat 15-20 ditė dhe mund tė pėrsėritet ēdo 3 muaj.

Funksionet e mėlēisė
Mėlēia e zezė ėshtė gjėndėr e madhe, e cila shpesh quhet edhe laboratori biokimik i organizmit, sepse kryhen njė seri shėrbimesh (funksionesh) tė rėndėsishme.

Pėrpunon dhe shndėrron njė seri substancash ushqimore, si sheqernat, proteinat e yndyrat.

Sekreton dhe nxjerr nė zorrė lėngun e tėmthit, i cili ndikon nė tretjen e ushqimit dhe nė lėvizjen e zorrės.

Nxjerr nė gjak prodhimet e nevojshme qė ndikojnė nė normalizimin e proceseve tė organizmit.