Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Sport > Futboll > Kampionati Gjerman
Regjistrohuni ForumiVirtual Muzika Albumi Lojra Krko Postime te reja Shnoji Forumet si t Lexuar

Lajmrim nga Forumi


Prgjigju
 
Veglat e Tems
Vjetr 08-02-07, 22:50   #1
 
Antarsuar: Feb 2007
Postime: 1
Rrespekti: 0 Der_Kaiser5 is on a distinguished road
FC Bayern Munich (Lajme & Komente & Rezultate)

Per te gjithe tifozet bavareze po hap kete faqe te re ku mund te diskutojme informacione te ndrydhme rreth ekipit tone te zemres i cili ka vetem nji emer: FC BAYERN MUNCHEN!!!!
Der_Kaiser5 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 22:59   #2
ღ♥LoNeLyღ♥
 
Avatari i albgirl88
 
Antarsuar: Dec 2006
Vendndodhja: ne nje bote te padrejte...
Mosha: 19
Postime: 1,959
Rrespekti: 4 albgirl88 will become famous soon enough
ballack luan me kte skuader apo jo????
__________________
ღ ♥ It's been raining since you left me,now I'm drowning in the flood..You see I've always been a fighter,but without you I give up..Now I can't sing a love song,like the way it's meant to be..Well, I guess I'm not that good anymore,but baby that's just me ღ ♥
albgirl88 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 23:04   #3
 
Avatari i krutonja
 
Antarsuar: Jan 2006
Vendndodhja: SHBA
Postime: 3,464
Rrespekti: 7 krutonja will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga albgirl88 Shiko postimin
ballack luan me kte skuader apo jo????
Haha, ik mi, lere se ai esht i imi Bej shaka, ai eshte i asaj hundemadhes.
Gjithsesi, per ty albgirl, ja nje foto fantastike e Ballackut.
Fotografit e Bashkengjitur
fc_bayern_munich_lajme_komente_rezultate-soccer_draw22_gallery_470x364.jpg  
__________________
“If a man talks bad about all women, it usually means he was burned by one woman.” ~ Coco Chanel
krutonja nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 23:08   #4
 
Avatari i "rondenis"
 
Antarsuar: May 2006
Vendndodhja: N'tarushes ... do vish dhe ti ??
Mosha: 26
Postime: 2,849
Rrespekti: 5 "rondenis" is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t Yahoo tek "rondenis" Drgo mesazh me an te Skype™  "rondenis"
Citim:
Postimi origjinal sht br nga albgirl88 Shiko postimin
ballack luan me kte skuader apo jo????
ballack ka pas lujt me bayern deshe me thon se sluan me
__________________
Coraggio che dopo aprile arriva maggio
"rondenis" nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 23:09   #5
ღ♥LoNeLyღ♥
 
Avatari i albgirl88
 
Antarsuar: Dec 2006
Vendndodhja: ne nje bote te padrejte...
Mosha: 19
Postime: 1,959
Rrespekti: 4 albgirl88 will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga krutonja Shiko postimin
Haha, ik mi, lere se ai esht i imi Bej shaka, ai eshte i asaj hundemadhes.
Gjithsesi, per ty albgirl, ja nje foto fantastike e Ballackut.
flm shuuuuuuuuuuuum yllo...............
zot sa i mir esht ky ta ha te gjall un...........

ps.kush esht kjo hunmadhja ri????
__________________
ღ ♥ It's been raining since you left me,now I'm drowning in the flood..You see I've always been a fighter,but without you I give up..Now I can't sing a love song,like the way it's meant to be..Well, I guess I'm not that good anymore,but baby that's just me ღ ♥
albgirl88 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 23:13   #6
 
Avatari i krutonja
 
Antarsuar: Jan 2006
Vendndodhja: SHBA
Postime: 3,464
Rrespekti: 7 krutonja will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga albgirl88 Shiko postimin
flm shuuuuuuuuuuuum yllo...............
zot sa i mir esht ky ta ha te gjall un...........

ps.kush esht kjo hunmadhja ri????
Gruaja me te cilen ka tre femije. , Simona me pak fjale.
Ja, shikoje si eshte.
Fotografit e Bashkengjitur
fc_bayern_munich_lajme_komente_rezultate-sssss.jpg  
__________________
“If a man talks bad about all women, it usually means he was burned by one woman.” ~ Coco Chanel
krutonja nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 23:14   #7
ღ♥LoNeLyღ♥
 
Avatari i albgirl88
 
Antarsuar: Dec 2006
Vendndodhja: ne nje bote te padrejte...
Mosha: 19
Postime: 1,959
Rrespekti: 4 albgirl88 will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga "rondenis" Shiko postimin
ballack ka pas lujt me bayern deshe me thon se sluan me
ku di gje un o lale..........di qe ky esht i bukur yll.......
Fotografit e Bashkengjitur
fc_bayern_munich_lajme_komente_rezultate-resygetimg.jpg  
Imazhet E Bashkangjitura
 
__________________
ღ ♥ It's been raining since you left me,now I'm drowning in the flood..You see I've always been a fighter,but without you I give up..Now I can't sing a love song,like the way it's meant to be..Well, I guess I'm not that good anymore,but baby that's just me ღ ♥
albgirl88 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 08-02-07, 23:16   #8
ღ♥LoNeLyღ♥
 
Avatari i albgirl88
 
Antarsuar: Dec 2006
Vendndodhja: ne nje bote te padrejte...
Mosha: 19
Postime: 1,959
Rrespekti: 4 albgirl88 will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga krutonja Shiko postimin
Gruaja me te cilen ka tre femije. , Simona me pak fjale.
Ja, shikoje si eshte.
o zot kjo shtriga mi............ .
o vdekt ishalla..........ku i ra gjith ky fat ksaj ri ..........pupupupu
__________________
ღ ♥ It's been raining since you left me,now I'm drowning in the flood..You see I've always been a fighter,but without you I give up..Now I can't sing a love song,like the way it's meant to be..Well, I guess I'm not that good anymore,but baby that's just me ღ ♥
albgirl88 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 13-02-07, 13:55   #9
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post FC Bayern Munich (Lajme & Komente & Rezultate)

Ketu Do Te Gjeni Te Gjitha Informacionet Rreth Ekipit Te Bayern, Shpresojme Tja Kaloni Sa Me Kenshem Ne Sofren e Bajernit. Respekte Te Gjithve Fansave Te Bajernit.

http://www.football.co.uk/shared/ima...ern_munich.jpg
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 15-02-07, 19:34   #10
 
Antarsuar: Jul 2006
Vendndodhja: ne vetmi
Postime: 908
Rrespekti: 2 FC BAYERN is on a distinguished road
hamit altintop mesfushori turk nenshkruan nje kontrate tre vejcare per bavarezet
lojtari do zevendesoje boshnjakun salihamixhic qe pas 9 sezonesh do largohet ne drejtim te juventusit
ne turneun e zhvilluar ne salzburg ku mori pjese bayern salzburg dhe nje skuader japoneze drejtuesit e bayernit pohuan se BERND SCHUSTER NUK KA SHANSE TE JETE TRAJNERI I RI I BAYERNIT
FC BAYERN nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 16-02-07, 13:02   #11
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Roi Makai "kërcënon" Realin

Sulmuesi holandez i Bajernit: Jemi favoritë, sepse do të luajmë ndeshjen e kthimit në Mynih.


Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Roi Makai, nuk e ka harruar ende eliminimin e pësuar nga bavarezët tri vite më parë ndaj Realit të Madridit në Champions dhe kërkon hakmarrje. Futbollisti që ka luajtur më parë në Spanjë me Deportivo La Korunjën, e sheh skuadrën gjermane si favorite në përballjen e dyfishtë me "merengesit": "Jemi një grup më i mirë dhe ndeshjen e kthimit do ta luajmë në shtëpi." Ja cila ka qenë intervista e tij dhënë për të përditshmen sportive "Marca"...
- Po prisni revanshin ndaj Realit të Madridit për eliminimin e pësuar në përballjen me "merengesit" tri vite më parë?
- Eshtë e qartë që kemi shumë dëshirë për të eliminuar Realin. Në 180 minutat e vitit 2004 ishim superiorë. Kjo u vu re sidomos në ndeshjen e parë në Mynih, por fati ishte me Realin. U larguam me kokën lart dhe besoj se këtë herë kemi favorin e ndeshjes së kthimit në Mynih.
- Në atë ndeshje, Kahni ishte i pafat në ndeshjen e parë, por në Madrid Reali ishte superior, apo jo?
- Ishte një ndeshje e barabartë, në të cilën vendosi Zidani. Francezi ishte i magjishëm dhe shënoi golin vendimtar. Nuk ishim në gjendje ta ndalonim, por si grup Bajerni ishte më i fortë se Reali. Kështu është edhe tani, për këtë mendoj se mund ta mundim. Individualitetet nuk mungojnë nga të dyja krahët.
- I keni parë ndeshjet e fundit të Realit? Çfarë ju shqetëson nga kundërshtari?
- E vërteta është që nuk më shqetëson asgjë. Jam i përqendruar te ndeshja shumë e rëndësishme që kemi nesër në Bundesligë.
- Edhe Reali po kërkon ringritjen ashtu si ju...
- Nuk më frikëson aspak. Ju them të vërtetën. Reali i Madridit nuk më shqetëson për momentin.
- Dakord, ju informojmë se Reali ka ndryshuar shumë në krahasim me atë që keni pasur përballë në ndeshjen e tri viteve më parë...
- E di që janë afruar shumë futbollistë të rinj, por nuk mendoj se ka shumë ndryshime. Ka të njëjtën stil dhe të njëjtin grup. Më shumë se gjysmën e titullarëve i ka ata të tri viteve më parë.
- Ronaldo nuk është më dhe Bekhami sapo është rikthyer për të qëndruar deri në qershor...
- Janë që të dy futbollistë të mëdhenj, por këto problme i përkasin Realit e jo Bajernit.
- Po Bajerni pse është kaq prapa në renditjen e Bundesligës?
- Gjatë dimrit kemi bërë një fazë përgatitore shumë të fortë në Dubai dhe për këtë vuajtëm në dy-tri ndeshjet e para të vitit. Këmbët nuk ishin ende gati. Fatkeqësisht e pësoi trajneri, por ky është futbolli.
- Pra, kë shihni si favorit në përballjen direkte?
- Pa dyshim që Bajerin.
- Pse?
- E thashë edhe më lart. Do të luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe në ndeshjet e forta me eliminim, kjo është kryesorja.
- Do të ketë diçka speciale për ju rikthimi në Spanjë?
- Sigurisht. Në Spanjë jetova disa vite të lumtura dhe m'u dha mundësia të shkoja në një klub të madh si Bajerni.
- Po Reali?
- Edhe ata janë një klub i madh me historinë më të lavdishme. Si ne, edhe ata e shohin Championsin si një çështje prestigji. Jam i bindur se të dyja palët kanë mbetur të mërzitura pas shortit.

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 16-02-07, 13:05   #12
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Mateus: Bajerni është maksimumi.!

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane dhe fituesi i Kupës së Botës, Lotar Mateus, bëri të qartë dëshirën e tij për të drejtuar Bajernin në sezonin e ardhshëm. Aktualisht, trajneri i kryesueses së kampionatit austriak, Salcburg, ish-futbollisti i bavarezëve iu përgjigj kështu pyetjes së "Bild" nëse kishte dëshirë të drejtonte Bajernin: "Sigurisht. Jam një ndjekës i rregullt i Bundesligës, sidomos i Bajernit. Dua ta shpreh haptazi që dëshira ime është të punoj në Gjermani dhe Bajerni do të ishte maksimumi."
Bajerni renditet në vendin e katërt të klasifikimit, 11 pikë larg Shalkes kryesuese dhe dy javë më parë shkarkoi trajnerin Feliks Magat, duke e zëvendësuar me Otmar Hitcfeldin. Ky i fundit bëri të ditur se do të qëndronte në stolin e bavarezëve deri në muajin qershor. Hitcfeldi, nga ana e tij, mbështet kandidaturën e Mateusit në rolin e pasardhësit: "E kam thënë edhe më parë. Për atë që ka bërë dhe për të kaluarën që ka, Mateusi do të bëhet një ditë trajner i Bajernit."

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 20-02-07, 16:48   #13
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Championsi rinis me luftën e fjalëve

Bajern
Hitceld, shpresa te mbrojtja


Për trajnerin Otmar Hitcfeld, "çelësi" i suksesit për ndeshjen ndaj Realit të Madridit do të jetë një mbrojtje solide si dhe një mesfushë në ditë të mirë. Duhet të jemi të gatshëm dhe të përqendruar në maksimum për këtë takim. Të mundohemi të qarkullojmë topin më shumë se kundërshtarët tanë, të kemi ritëm të lartë loje dhe të fitojmë në dyluftime. Reali, ashtu si ne, po kalon momente të vështira", - tha Hitcfeldi. Në krah të sulmuesit holandez, Roi Makai, do të jetë Lukas Podolski, tek i cili Hitcfeldi ka shumë besim për këtë takim. Ndërsa për mesfushën do të jetë i gatshëm anglezi Ouen Hargrivs, i cili do të rikthehet i gatshëm pas një dëmtimi afatgjatë. Roi Makai është i mendimit se nëse bavarezët do të luajnë në po atë nivel që luajtën në dy ndeshjet ndaj italianëve të Interit në fazën e grupit, fitorja do t'u buzëqeshë bavarezëve. "Më e mira për ne do të ishte ta fitonim këtë takim. Duhet të kërkojmë të luajmë si në ndeshjet kundër Interit. Atëherë ne do të kemi një shans të mirë për të kaluar në raundin tjetër", - tha Makai. Ndërkohë, shenja optimizmi vijnë nga "gjenerali" Hitcfeld.
"Jam ende i bindur se do të arrijmë vendin e tretë në kampionat, edhe pse ky sezon i Ligës së Kampioneve është një nga objektivat tanë të rëndësishëm. Rezultati që do të arrijmë në "Bernabeu", do të ketë rëndësinë më të madhe për rrugën tonë në këtë kompeticion. Mezi po e pres këtë ndeshje. Optimizmi im nuk ka marrë fund dhe jam i sigurt se kemi shanse të mëdha për ta kaluar Realin".

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 22-02-07, 14:06   #14
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Kahn: Ta ndezim flakë "Allianz Arenën"

Kapiteni dhe trajneri Hitcfeld i japin shanse të mëdha kualifikimit të Bajernit në çerekfinale.


Bajerni i Mynihut beson se mund ta eliminojnë Realin e Madridit nga Liga e Kampioneve, por për këtë e dinë që duhej të ishin larguar nga "Bernabeu" me një rezultat shumë më të mirë sesa humbja 3-2. "E kuptuam vonë që Reali ishte i brishtë, - komenton kapiteni dhe portieri i bavarezëve, Oliver Kahn, pas ndeshjes të martën në Madrid. - Treguam më tepër respekt sa duhet në fillim dhe nuk luajtëm ashtu siç e kishim planifikuar të luanim". Bajerni u duk sikur vuante nga sindroma e vetasgjësimit në pjesën e parë, ku një seri gabimesh i lejuan Realit të vendoste epërsinë 3-1. Gjermanët u përmirësuan ndjeshëm në pjesën e dytë, ndoshta duke gjykuar nga intensiteti i lojës sesa nga kthjelltësia e aksioneve apo saktësia e pasit të fundit. Spanjollët filluan të shqetësohen vetëm në 15 minutat e fundit që u kurorëzua me një gol nga Van Bomel që mund të rezultojë vendimtar në ndeshjen e kthimit më 7 mars. "Duhet ta ndezim flakë "Allianz Arenën" për ndeshjen e kthimit, - tha Kahni. - Goli i dytë në Madrid mund të jetë çelësi i suksesit për ne".
Hitcfeld Bajerni aktualisht nuk gëzon formë të mirë në Bundesligë dhe mungesa e besimit ishte e qartë në pjesën e parë në Madrid, këtë e pranon edhe trajneri Otmar Hitcfeld. "Ishte një takim shumë intensiv dhe shfaqëm të njëjtat defekte si në fillimin e sezonit, - tha Hitcfeldi. - Reali e nisi më mirë se ne dhe e gjeti ritmin më shpejt. Luajtëm shumë të tërhequr në mbrojtje dhe bëmë dy gabime vendimtare nga topa inaktivë. Por, mbeta shumë i kënaqur me lojën tonë në pjesën e dytë. Krijuam më tepër raste dhe ishte thjesht çështje kohe derisa të shënonim të dytin. Nuk i lejuam Realit hapësira dhe krijuam shumë për vete, kjo është një bazë e mirë për ndeshjen e kthimit. Ky rezultat na bën shumë mirë për moralin."
Van Bomel Mesfushori i Bajernit, Mark van Bomel, kërkoi falje për gjestin e pahijshëm (me parakrah) drejtuar publikut pas shënimit të golit të dytë për gjermanët. Ish-lojtari i Barcelonës sqaron se ai reagim është ndezur nga përplasjet e mëparshme me disa lojtarë të Realit. "Dua t'u kërkoj falje tifozëve të Realit, nuk kam asgjë kundër tyre, vetëm kundër disa prej lojtarëve", - tha ai për gazetarët. 29-vjeçari e la Barçën për Bajernin në fund të sezonit të kaluar, pasi ndihmoi katalanasit të fitojnë dy trofetë më të rëndësishëm: kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampioneve. Kapiteni i Realit, Raul, dhe Rud van Nistëlroi thanë që Van Bomel u kishte kërkuar ndjesë për gjestin, por Iker Kasiljas mendon se holandezi duhej të kishte qenë më i përmbajtur në fushë. "Në dhomat e zhveshjes mund të bësh ç'të duash, por në fushë duhet të dish si të sillesh dhe të përmbahesh", - tha portieri i Realit.

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 22-02-07, 23:29   #15
 
Antarsuar: Jul 2006
Vendndodhja: ne vetmi
Postime: 908
Rrespekti: 2 FC BAYERN is on a distinguished road
bayern i mynihut ka hsume mundesi te jap mbrojtsin lucio tek juve dhe te marr camorenasin
plus saj nje tjeter mbrojtes mund te largohet behet fjale per belgun van buyten qe mund te kaloje tek roma dhe ne vend te tij mund te vije braziliani mancini
FC BAYERN nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 25-02-07, 00:35   #16
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Bajern, nevoja për kthesë

Bavarezët kanë tri pikët si alternativë të vetme për të mbetur në lojë.


Bajerni i Mynihut kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Volfsburgut, për të ngushtuar diferencën me skuadrat, të cilat deri tani mbajnë vendet për Ligën e Kampioneve. Shalkja ka krijuar një diferencë të pakapshme prej 12 pikësh me kampionët në fuqi dhe kështu që bavarezët janë të impenjuar për të luftuar për një vend komod në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm. Verderi i vendit të tretë, që mban vendin e fundit të Ligës së Kampioneve, është pesë pikë larg dhe trajneri Hitcfeld për këtë fakt ka thënë: "Nga tani e tutje çdo ndeshje është një finale më vete". Në rast të një humbjeje ndaj Volfsburgut, kjo do të ishte faza më e keqe e bavarezëve në historinë e tyre. Hitcfeldi shpreson se humbja e ngushtë ndaj Realit të Madridit, do t'u japë të besuarve të tij më shumë besim. "Duhet ta vazhdojmë këtë moment edhe në kampionat, - tha ai. - Mund ta rimarrim veten dhe të shfrytëzojmë në maksimum ndeshjet e mbetura". Hitcfeldi ka treguar vlerësimin e tij për Volfsburgun, duke shtuar: "Blerja e Marselinjos i ka bërë të paparashikueshëm. Por ata kanë mungesa në mbrojtje, të cilat ne do të mundohemi t'i shfrytëzojmë". Lajmi i vetëm pozitiv është se Valerien Ismael i është rikthyer stërvitjes me shokët e tij, edhe pse nuk do të luajë. Uilli Sanjol dhe Martin Demikelis kanë mbetur jashtë kësaj ndeshjeje për shkak të dëmtimit, ndërsa mbrojtësi Daniel van Byjten është në dyshim, për shkak të një gjendjeje gripale. Trajneri i Volfsburgut, Klaus Augentaler, ka besim se mund të bëjë diçka kundër ish-skuadrës së tij. Historia nuk flet në favor të "ujqërve", pasi në dhjetë ndeshjet e fundit që ata kanë zhvilluar në Mynih, ata kanë fituar vetëm një pikë. "Këtë herë dëshirojmë të dalim nga Mynihu me pikë", - tha Augentaleri. Marselinjo shtoi: "Dëshirojmë t'u japim fund statistikave negative në Mynih". Sedrik Makiadido të luajë në formacion në vend të Karlos Menseguezit, i cili nuk është në gjendje të mirë fizike. Javën e kaluar Volfsburgu arriti të ndalë Shalken në barazim 2-2.

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 25-02-07, 19:13   #17
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post "Ngjallet" Bajerni, "bind" Hamburgu

Bavarezët kanë mundur Volfsburgun, ndërsa skuadra e Stivensit feston fitoren e tretë radhazi.


Bajerni i Mynihut ngjalli sërish shpresat për një vend ndërmjet tri skuadrave të para të kampionatit. Pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit, kampionët e Gjermanisë e shohin sigurimin e pjesëmarrjes në Champions si synimin e mbetur të sezonit. Fitorja e djeshme, 2-1 ndaj Volfsburgut, i ngjit bavarezët vetëm dy pikë larg Verderit të vendit të tretë, që do ta luajë sot ndeshjen e tij të radhës. Në sfidën e "Allianz Arena"-s shënoi i pari Lukas Podolski me 11-metërsh, duke i dhënë avantazhin Bajernit. Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, holandezi Mark van Bomel shënoi golin e dytë, ndërsa mban firmën e Kedrik Makiadit në minutën e 79-të goli i nderit për skuadrën. Kjo ishte fitorja e dytë e trajnerit të ri, Otmar Hitcelfd, në gjashtë ndeshjet që ka drejtuar Bajernin në këtë sezon. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura dje, Kotbusi ka mundur 2-1 Arminian duke ngjitur tri shkallë në klasifikim dhe duke e zhytur skuadrën e Bielefeldit në zonën e kategorisë së dytë. Peter Gabriel i dha avantazhin Arminias mike, por Enerxhie përmbysi gjithçka me golat e Kukielkës dhe Radut, në harkun e tri minutave. Ngjitet edhe Hamburgu i Hub Stivensit, që me rezultatin 3-1 ndaj Frankfurtit ka arritur fitoren e tretë radhazi, duke iu larguar dukshëm vendit të fundit ku kishte përfunduar nën drejtimin e Tomas Dolit. Rafael van der Vart kaloi vendësit në avantazh në minutën e shtatë, por japonezi Naohiro Takahara u bëri një surprizë të hidhur ish-tifozëve të tij, duke barazuar pas një ore lojë. Troçovski i sapofutur kaloi sërish në avantazh Hamburgun në të 77-ën, ndërsa Ivica Oliç shënoi golin e tretë në kohën shtesë. Si Hamburgu, ashtu edhe Hanoveri me Maincin kanë zgjatur serinë e rezultateve pozitive, duke fituar në takimet që u luajtën dje. Hanoveri mundi 4-2 Dortmundin. Vendësit përfituan nga kartoni i kuq i marrë nga Nelson Valdes dhe kaluan në avantazh me 11-metërshin e shënuar nga Szabols Huszti në minutën e 56-të. Nën vrullin e avantazhit, Hanoveri e thelloi rezultatin edhe me tre gola të tjerë dhe vetëm golat e shënuar nga Ebi Smolarek dhe Florian Kringe në kohën shtesë shmangën humbjen e thellë të Dortmundit. Ndërkohë, Mainci ka mundur 2-1 Nurenbergun dhe feston fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Vendosën dy golat e egjiptianit Mohamed Zidan, në pjesën e parë, teksa Mainci e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Leon Amdreasen. Në barazim 2-2 u mbyll ndeshja ndërmjet Bohumit dhe Ahenit. Të premten me barazimin 0-0 në Shtutgart-Herta u hap java e 23-të e Bundesligës. Sot, Shalke do të presë Leverkusenin, ndërsa Mynshengladbahu Verderin në ndeshjet që mbyllin kuadrin e kësaj jave. Ekipi i Mirko Slomkës udhëheq me katër pikë avantazh ndaj Shtutgartit.

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 25-02-07, 19:33   #18
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Santa Kruz mendon për largimin

Roke Santa Kruz kërcënon me largim nga Bajerni i Munihut këtë verë, për shkak se sulmuesi nuk ka arritur të gjejë vend titullari në ekipin bavarez. Feliks Magat e shpërfilli 25-vjeçarin për pjesën më të madhe të sezonit, ndërkohë që situata nuk është përmirësuar as me ardhjen e Otmar Hitcfeldit që ka preferuar t'i besojë Makait, Podolskit dhe Pizarros. "Situata ime e vështirë nuk ka ndryshuar, - ankohet Santa Kruz që ka kontratë me Bajernin deri më 2009-n. - Për të gjetur ritmin, kam nevojë të luaj më shumë ndeshje". Kapiteni i Perusë ka 8 vite që luan për Bajernin, por mendon se tashmë është koha të provojë fatin gjetkë nëse nuk gjen zgjidhje. "Kam nevojë të luaj dhe po qe e nevojshme, do të gjej ekip tjetër që të aktivizohem si titullar".

Mundesuar Nga Gazeta (SportiShqiptar)
Bruno_UK nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 26-02-07, 15:37   #19
I/e Perjashtuar
 
Antarsuar: Jan 2007
Vendndodhja: London (UK)
Mosha: 20
Postime: 1,218
Rrespekti: 0 Bruno_UK is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t MSN tek Bruno_UK Drgo mesazh me an t Yahoo tek Bruno_UK
Post Hitcfeld: Beteja ka filluar

Trajneri i Bajernit beson te rikuperimi i pozicioneve në klasifikim.


Kampi i bavarezëve ka përjetuar disa momente të mira, pasi ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Volfsburgut, fitorja e dytë e Bajernit pas ndeshjes së dytë të Hitcfeldit në shtëpi. "Tri pikët kanë qenë mëse të nevojshme për të na mbajtur pranë kryesuesve dhe të fillojmë betejën për t'u ngjitur sa më lart", - deklaroi trajneri.
Hitcfeld: "Tri pikët e fituara ndaj Volfsburgut kanë qenë jetike dhe për të na mbajtur pranë me rivalët tanë. Në fillim të ndeshjes kishim një ose dy momente të vështira, por Oliver Kahn na shpëtoi nga disavantazhi. E qarkulluam më mirë topin dhe pas kësaj filluam të kërkojmë për të shënuar. Lusio e organizoi më së miri mbrojtjen dhe shmangu ndonjë rrezik që mund të vinte nga kundërshtarët. Ndihem i kënaqur edhe për Andrea Gërlitz, i cili tashmë mund të japë maksimumin e tij. Ai dhe Salihamixhiç kanë qenë një rrezik konstant në krahun e djathtë gjatë të gjithë kohës. Lukas Podolski ka treguar kurajo të madhe, pasi ka goditur penalltinë. Nuk është gjë e vogël që një 21-vjeçar ka besimin dhe vullnetin për të marrë përsipër një detyrë jo aq të thjeshtë, kështu që jam i kënaqur me të, ai e meritoi besimin tonë. Tashmë kemi një javë të plotë përpara për të përgatitur ndeshjen në Berlin. Beteja për t'u ringritur ka filluar".
Podolski: "Në momentin e penalltisë vetëm sa mora topin. Askush nuk kërkoi të ma merrte. I thashë vetes se do të shënoja. Nuk isha në këtë formë ndaj Realit, por ndaj Volfsburgut luajta më mirë. Jemi në drejtimin e duhur. Në javët e ardhshme do ta tregojmë këtë gjë. Të gjithë dhamë 100% dhe kontrolluam ndeshjen, veç 15 minutave të para dhe 15 të fundit. Na duhet të rikthehemi në rrugën e fitoreve të njëpasnjëshme. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi ende shumë për të