Duke shikuar rezultatet 1 ne 7 nga 7

Teme: E drejta e detyrimeve

  1. #1
    VIP Avatari i Jeta
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    30
    Postime
    1,186
    Forca e Rrespektit
    97

    Default E drejta e detyrimeve

    E drejta e detyrimeve
    Si dege e se drejtes, merret me studimin e marredhenieve te detyrimeve te cilat jane marredhenie juridike mes kreditorit dhe debitorit.
    Marredheniet e detyrimeve jane marredhenie juridike, ne te cilat nje subjekt quhet kreditor, i cili ka te drejte te kerkoje nga subjekti tjeter i cili quhet debitor nje denje (dare), berje (facere), mosberje (et non facere) dhe nje pesim (pati), per te cilen ky subjekt detyrohet t’i permbahet sjelljes se tille.

    E drejta e detyrimeve:
    Ne kuptimin objektiv, paraqet grupin e rregullave me anen e te cilave rregullohen qendrimet e pjesemarresve ne marredheniet e tyre te ndervetshme te detyrimeve.
    Ne kuptimin subjektiv, paraqet pushtetin subjektiv, te cilin pjesemarresit e nxjerrin nga e drejta objektive.
    * Subjektet ose pjesemarresit ne te drejten e detyrimeve jane persona juridik shoqeror, jur-civil dhe individe.
    Lende e se drejtes se detyrimeve jane vet detyrimet – quid obligatio.
    Sjellja e debitorit prej te cilit kerkon dicka kreditori, eshte lende e se drejtes se detyrimeve (kjo permban ndonje dhenie, berje, mosberje ose pesim).
    Ne pjesen e pergjithshme te se drejtes se detyrimeve, trajtohen ceshtje te pergjithshme dhe institutet themelore te kesaj dege. Ketu hyjne: nocioni, elementet, karakteristikat e detyrimeve, burimet e detyrimeve, efektet e detyrimeve, burimet e detyrimeve, efektet e detyrimeve, nderrimi i subjekteve ne marredheniet e detyrimeve dhe shuarja e detyrimeve.
    Ne pjesen e vecante bejne pjese rregullat te cilat u perkasin llojeve te vecanta te kontratave me emer. Ndarja e ketyre kontratave eshte bere sipas efekteve te tyre, dmth cfare pasojash ka kontrata ne pasurine e paleve kontraktuese.

    Burimet
    Formale
    - kushtetuta dhe ligji mbi marredheniet e detyrimeve
    Materiale:
    - Konktrata, shkaktimi i demit, pasurimi i pabaze, gjerimi i puneve te huaja pa para, shprehja e njeanshme e vullnetit.

    Karakteristikat e detyrimeve
    1. detyrimet jane marredhenie me karakter juridik.
    Dtth se jane te rreguluara ne mbeshtetje te rregullave juridike.
    Obligatio est vinculum juruis
    Mjet tipik per mbrojtjen e detyrimeve eshte padia civile – actio. Mjete tjera jane: kundershtimi – exceptio, kthimi ne gjendje te meparshme- restitutio in integrum

    2. detyrimet jane marredhenie mes subjekteve te caktuar
    Kjo dtth se cdo pjesemarres ne marredheniet e detyrimeve ka pozite te caktuar juridike. Ne kete marredhenie duhet te ekzistojne se paku dy role te caktuara. Njeri paraqitet ne rolin e atij qe ka te drejte te kerkoje (kreditori) qe subjekti tjeter (debitori) t’i dorezoje dicka, te veproje ose te mos veproje.

    3. Marredhenie me permbajtje te caktuar
    - tė drejtat dhe detyrimet, tė caktuara pėr kreditorin dhe debitorin pėrbėjnė pėrmbajtjen e detyrimit. Detyrat e debitorit ndajė kreditorit mund tė konsistojnė nė: dare, facere, non facere dhe pati.

    4. Detyrimet janė marrėdhėnie me karakter relativ -
    veprimi inter partes i marrėdhėnieve tė detyrimeve.

    5. Detyrimet janė marrėdhėnie me karakter pasuror -
    Karakteri material i marredhenieve te detyrimeve paraqitet kur mosekzekutimi i detyres nga debitori do t’i shkaktoje dem kreditorit dhe do ta detyronte debitorin qe te beje demshperblimin i cili behet me para.

    Vetitė e detyrimeve tė plotfuqishme
    1. Detyrimi ėshtė i mundshėm (pamundėsia objektive, subjektive, fillestare, e mėvonshme, fizike, juridike) – nqs debitori detyrohet per dicka qe eshte e mundshme te behet (impossibilum nulla est obligatio dhe ultra posse nemo tenetur)
    2. Detyrimi ėshtė i caktuar – caktueshėm (detyrimi eshte i caktuar nqs debitori di se cilat jane te drejtat dhe detyrat e tyre ne marredhenie. Lenda e detyres mund te jete e caktuar plotesisht dhe e caktueshme)

    3. Detyrimi ėshtė i lejueshėm (Nqs eshte ne pajtim me rregullat kushtetuese, ligjore dhe me normat e moralit shoqeror)

    Klasifikimi i detyrimeve
    • Sipas karakterit juridik
    1. Detyrimet civile dhe Detyrimet natyrale

    • Sipas lėndės sė ekzekutimit
    1. Detyrimet pozitive dhe Detyrimet negative

    • Sipas shprehjes sė tyre nė vlera monetare
    1. Detyrimet me para dhe detyrimet jo me para

    • Sipas saktėsimit tė detyrimit
    1. Detyrimet individuale dhe gjenerike

    • Detyrimet e pėrbėra prej shumė objektesh
    1. Komulative, Alternative, dhe Fakultative

    • Detyrimet me shume subjekte
    1. Detyrimet solidare aktive - (solidariteti aktiv nuk mund tė supozohet po parashihet me ligj ose me kontratė)
    2. Detyrimet solidare pasive – (krijohen nė bazė tė ligjit, kontratės, testamentit)

    • Sipas kohėzgjatjes sė prestimeve
    1. Tė pėrkohėshme, Sukcesive, dhe tė Pėrhershme – ketu vjen nė shprehje clausula rebus sic stantibus

    • Sipas subjektit qė e ekzekuton detyrimin
    1. Detyrimet thjeshtė personale dhe detyrimet jo personale



  2. #2
    VIP Avatari i Jeta
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    30
    Postime
    1,186
    Forca e Rrespektit
    97

    Default

    Burimet e se drejtes se detyrimeve
    Kontratat e detyrimeve (nocioni i kontrates-contractus)
    Burim kryesor i marredhenieve te detyrimeve. Eshte marreveshje e dy apo me shume personave qe ka per qellim te krijoje, ndryshoje ose te shuaje nje marredhenie juridike te detyrimit. Kontrata eshte lidhur kur palet kontraktuese jane pajtuar per elementet thelbesore. Kontrata hyn ne grupin e puneve juridike te dyanshme. Kontrata eshte instrument juridik me te cilin krijohen detyrime, me vullnetin e paleve kontraktuese.

    Burimet e se drejtes kontraktuese jane:
    1. Liria e kontraktimit (Ky parim paraqet mundesi per pjesemarresit ne marredheniet e detyrimeve qe me vullnetin e vet te lire ti rregullojne marredheniet reciproke juridike)
    2. Parimi i konsensualizmit

    • Parimi I lirisė sė kontraktimit:
    1. qė tė vendos se a do tė lidhė kontratė,
    2. qė ta zgjedhė personin,
    3. qė ta caktoj pėrmbajtjen,
    4. qė tė vendos pėr fatin e saj,
    5. qė ta caktoj legjislacionin nė fuqi,
    6. qė ta caktoj gjykatėn kompetetnte

    -Kufizimi i lirisė sė kontraktimit -
    1. Kufizimi sa I pėrket lirisė sė zgjedhjes sė palės kontraktuese - te prodhimtaria industriale;
    2. Kufizimi nė pikėpamje tė pėrmbajtjes sė kontratės - Kontrata mbi kredinė;
    3. Kufizimi pas paraqitjes sė kontratave tė adezionit dhe kontratave formulare - shitja nderkombėtare e naftes - pambukut;
    3. Kufizimi nė pikpamje tė formės sė kontratės - kontrata mbi shitjen e sendeve tė paluajtshme.

    • Parimi I konsensualizmit;
    Ky parim do tė thotė se kontrata mund tė lidhet thjeshtė nė bazė tė vullnetit tė palėve kontraktuese - solo consensus;



    Kushtet per lidhjen e kontrates
    Kushtet e pergjithshme: aftesia punuese e paleve, pajtimi i vullnetit, lenda e kontrates dhe baza e kontrates.
    Kushtet e vecanta: forma e kontrates, lidhja e kontrates me dorezimin e sendit dhe dhenia e pelqimit per lidhjen e kontrates.
    • Aftėsia punuese e palėve -
    Aftesia e plotė pėr tė vepruar -
    Aftėsia e pjesshme pėr tė vepruar - mbi 14 vjetė
    Personat me paaftėsi pėr tė vepruar - nėn 14 vjetė
    • Pėlqimi I vullnetit - vullneti duhet tė jetė I lirė, serioz, I vėrtetė, I mundshėm.
    • Lėnda e kontratės - mund tė jetė ndonjė send, veprim ose mosveprim -
    Cilėsitė e lėndės sė kontratės:
    1. Lėnda duhet tė jetė e mundėshme (pamundėsia objektive - subjektive, fillestare - e mėvonėshme, fizike - juridike).
    2. Lėnda duhet tė jetė e caktuar - caktueshme;
    3. Lėnda duhet tė jetė e lejueshme.

    • Baza e kontratės -
    Nėnkupton shkakun - arsyen pse palėt kanė lidhur kontratė... Baza e kontrates eshte kusht I pergjithshem per lidhjen e saj. Baze e kontrates eshte qellimi juridik qe e ka shtyre ndonje subjekt te marre detyrimin qe e ka caktuar karakterin juridik te punes juridike. Nuk ka kontrate te vlefshme pa baze juridike.
    Ne kontratat e dyanshme detyruese eshte me rendesi baza e detyres se njeres dhe pales tjeter. Ketu, baza e detyrimit te njeres pale sherben si baze e detyrimit te pales tjeter.
    Ne kontratat pa shperblim, sic jane: kontrata mbi depozitin, sherbimin, autorizimin baza e kontrates eshte qellimi I te autorizuarit, qellimi I kryerjes se sherbimit pa pagese (intentio liberalis), kurse ne kontraten mbi dhuraten baze do te jete qellimi I dhuratedhenesit qe dicka te jape per dhuratemarresin pa shperblim (animus donandi). Ne kontratat reale, sic eshte kontrata mbi huane e parave, baze juridike eshte ceshtja e dorezimit, kthimi I parave te marra hua prej huadhenesit.



    Teoritė lidhur me bazėn e kontratės -
    1. Teoria kauzale - qėllimi -te kontratat e dyanėshme detyruese bazė e njėres detyrė ėshtė detyra tjetėr, tė kontratat bėmirėse bazė ėshtė qėllimi I bėmirėsisė.
    2. Teoria antikauzale - baza e kontratės ėshtė e panevojshme, ajo qė shpjegohet me bazėn e kontratės mund tė shpjegohet edhe me lėnden e saj.
    3. Teoria subjektive - baza e kontratės ėshtė element subjektiv dhe mund tė shpjegohet me motivin pėr lidhjen e kontratės.
    3. Teoria objektive - baza nėnkupton barazvlerėn ekonomike-ekujvalencėn e prestimeve - ndėrmjet palėve kontraktuese.
    4. Teoria e pėrzier subjektive - objektive - duhet filluar nga qellimi I detyrimit si kategori subjektive, qėllim I cili ka tė bėjė me kalimin e pronėsisė si kategori objektive.

    (baza e kontratės mungon, ėshtė e ndaluar dhe ėshtė fiktive)

    Kushtet e veēanta pėr lidhjen e kontratės
    • Lidhje e kontratės me dorzimin e sendit - kontratat reale -
    (kontrata mbi huanė, dhuratėn, depozitėn, pengun, kaparin)
    Ligji mbi marrė. e detyrimeve keto kontrata I konsideron si kontrata konsensuale-
    • Dhėnja e pėlqimit pėr lidhjen e kontratės - (si leje - si pėlqim)
    1. Dhėnia e pėlqimit pėr lidhjen e kontratės pėr mbrojtjen e interesit tė tė miturit.
    2. Dhėnia e pėlqimit pėr lidhjen e kontratės me qėllim tė mbrojtjes sė interesit shoqėror. (tek veprimtaria e importit - eksportit, shitblerja e mjeteve narkotike, etj).
    • Forma e kontratės -
    1. Forma solemne – (eshte forme thelbesore dhe element konstituitiv I kontrates. Kjo forme duhet te ekzistoje: ne kontratat per qerane e lokaleve afariste, ne kontratat per ndertim, kontrata per shfrytezimin e baneses. Ketu kontrata ka formen me shkrim.)
    2. Forma reale – (ekziston ne ato raste kur dorezimi I sendit eshte kusht I vecante per krijimin e disa kontratave. Dorezimi I sendit duhet te behet: ne kontraten e huase, te pengut, te kaparit, depozites, huaperdorjes)
    3. Forma provuese - (qellimi I provimit se vullneti eshte shprehur… sherben si prove per vertetimin e ekzistimit te kontrates ne rast kontesti ndermjet paleve kontraktuese)
    4. Forma ligjore – ex lege (ekziston kur per vlefshmerine e nje kontrate, ligji shprehimisht parasheh formen e caktuar. kontrata mbi ndertimin, licencen, etj)
    5. Forma kontraktore – ex contactus (ekziston kur palet kontraktuese per vlefshmerine e kontrates parashohin formen e caktuar)
    Sanksioni per shkak te mungesės sė formes…Nqs palet kontraktuese, kontraten e kane kushtezuar ne forme te caktuar dhe kete nuk e kane rrespektuar, kontrata nuk ekziston dhe nuk krijon efekte juridike.



  3. #3
    VIP Avatari i Jeta
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    30
    Postime
    1,186
    Forca e Rrespektit
    97

    Default

    Lidhja e kontrates
    Lidhjes se kontrates I paraprijne veprime paraprake sic jane: Negociatat, bisedimet dhe parabisedimet.

    1. Negociatat ( Lidhjes se kontrates I paraprijne bisedimet mes subjekteve te caktuar. Subjektet e interesuar mund te bisedojne per elementet e caktimit te lartesise se cmimit, per menyren dhe vendin e dergimit, per cilesite e sendit, pagesen etj. “Negociatat I paraprijne lidhjes se kontrates dhe nuk obligojne.”)
    2. Oferta-ofertum (Oferta eshte shprehje e vullnetit te nje personi me ane te te cilit e fton personin tjeter te caktuar me qellim qe te lidhe kontraten. Personi qe ofron oferten quhet ofertues, kurse personi te cilit I ofrohet oferta quhet I ofertuar. Oferta duhet ti plotesoje keto kushte: qe te jete nga personi I cili ka per qellim te lidhe kontraten ose nga personi I autorizuar I tij, ti permbaje elementet thelbesore per lidhjen e kontrates-esentialia negoti-te cilen deshirojne ta lidhin, te permbaje qarte dhe seriozisht vullnetin e shprehur te propozuesit se deshiron te lidhe kontrate ne baze te kushteve te propozuara, oferta duhet te behet ne forme te shkruar nese lidhet kontrata formale)-
    (Menyra e paraqitjes se ofertes: Oferta mund te paraqitet me shkrim, me goje dhe ne heshtje. Menyrat e paraqitjes se ofertes ndahen ne: te drpdr dhe te terthorta) – (Efektet juridike te ofertes: Oferta eshte shprehje e njeanshme e vullnetit te ofertuesit, me ane te se ciles ai propozon lidhjen e kontrates sipas kushteve te cilat I ka parashtruar ne oferten e vet. Ofertuesi eshte I lidhur per oferten, te cilen ia ka bere te ofertuarit dhe nuk mund ta revokoje, pervec nese oferta nuk I ka arritur te ofertuarit.)
    (Pranimi I ofertes- eshte shprehje e njeanshme e vulnetit te te ofertuarit me anen e te cilit e miraton propozimin e ofertuesit per lidhjen e kontrates ne kushte te caktuara ne oferte. Pranimi I ofertes quhet edhe pranim, pelqim, miratim. Kontrata lidhet pas perputhjes se ofertes dhe pranimit. Qe deklarata e nje personi, si pergjigje e personit te ofertuar per propozimin e ofertuesit, qe te jete pranim I ofertes, duhet te jene plotesuar keto kushte: Qe te jete dhene nga personi I ofertuar ose te jete I autorizuari I tij, Qe sipas permbajtjes ti pergjigjet plotesisht ofertes, Qe te permbaje shprehjen e qarte dhe serioze te vullnetit (animus contrahendi), Qe ti arrije me kohe propozuesit)…
    (Menyrat e pranimit te propozimit: direkt- hyjne deklaratat e bera vecmas me goje, me shkrim, me teleprinter ose me shenja te pergjithshme te pranimit si luajtja e kokes, duke dhene doren, duke dhene kaparin… ne menyrat e drpdr hyjne nenshkrimi I te ofertuarit ne oferten me shkrim ose venia e shenjes se gishtit……………dhe indirekt-terthorazi, pranimi I ofertes duhet qe nga sjellja e personit te ofertuar te kuptohet se ai ka dashur te shprehe pajtimin qe te lidhet kontrata sipas propozimit te bere).
    (Efekti juridik I pranimit te ofertes- pranimi I ofertes eshte shprehje e njeanshme e vullnetit te te ofertuarit me ane te se ciles pajtohet per lidhjen e kontrates sipas kushteve te propozuara ne oferte. Pasi I ofertuari jep pelqimin per oferte, lidhet kontrata e cila krijon te drejta dhe detyra mes ayre subjekteve.)
    3. Mbi kohen e lidhjes se kontrates:
    1. Teoria e dergimit – konsiderohet se K eshte lidhur ne momentin kur dorezohet ne mailbox
    2. Teoria e deklarimit – momenti I deklarimit te te ofertuarit
    3. Teoria e marrjes – kur ofertuesi e merr pergjigjen
    4. teoria e njoftimit – kur ofertuesi eshte njoftuar

    Klasifikimi i kontratave tė detyrimeve
    • Varėsishtė se a janė rregulluar - paraparė me ligjė apo jo:
    1. Kontrata me emėr (kontrata e shitjes, e dhuratės, e veprės, e qirasė tjj)
    2. Kontrata pa emėr (k. pėr sefin, pėr ekspozimin, botimin etj);
    • Varėsishtė nga forma e tyre:
    1. Kontrata konsensuale (k. mbi shitjen, veprėn, qiranė etj)
    2. Kontrata formale (k. mbi ndėrtimin, pėrfaqėsimin tregtar, kredinė etj);
    • Varėsishtė nga ekuivalenca e prestimeve:
    1. Kontrata me shpėrblim - oneroze (k. mbi shitjen, mbi veprėn, ortakėrinė,
    qiranė, ndėrtimin etj)
    2. Pa shpėrblim - lukrative (dhuratėn, huanė pa kamatė, depozitėn, shėrbimin)
    • Varėsishtė nga tė drejtat dhe detyrat:
    1. Kontratat e njėanshme detyruese (k. mbi dhuratėn, huanė, depozitėn etj)
    2. Kontratat e dyanshme detyruese (qiranė, veprėn, ortakrinė, sigurimin,
    shitblerjen etj);

    • Varėsishtė se palėt a i dinė tė drejtat dhe detyrimet e tyre nė momentin e lidhjes sė kontratės, ose ato varen nga njė rrethanė e ardhshme dhe e pasigurt:
    1. Kontrata komulative (k. mbi shitjen, kėmbimin, ndėrtimin, qiranė etj)
    2. Kontratat aleatore - pacaktueshmėria e kohės (k. mbi rentėn jetėsore - mbi
    sigurimin, lojen dhe kushtin etj);
    • Varėsishtė nga kohėzgjatja e prestimeve:
    1. Kontrata me prestime tė pėrkohshme (shitja e sendeve me para tė gatshm,
    k. mbi dhuratėn, huanė, kėmbimin)
    2. Kontrata me prestime tė pėrhershme (qiranė, shėrbimin, ndėrtimin, sig.)
    a. Kontrata me prestime periodike - ekzekutohet nė intervale tė sakta kohore (qiraja -fund muajit)
    b. K. me prestime sukcesive - ekz. nė afate tė kontraktuara dhe nė kiste;
    • Varėsishtė nga ajo se nė njė k. a ka elemente tė vetėm njė kontrate apo tė disa kontratave:
    1. Kontratat e thjeshta (k. e shitjes, qirasė, depozitit, dhuratės, kėmbimit)
    2. Kontrata e pėrzier (k. mbi sefin - qiranė dhe depozitin, allotmanin -
    qirasė, depozitit, shėrbimit dhe shitjes);

    • Varėsishtė se pėr ēfarė periudhe janė pėrcaktuar tė drejtat dhe detyrat:
    1. Kontrata gjenerale - pėr kohė mė tė gjatė (kontratat nė ndertimtari - kur me k. perc.pergjithėsishtė se cilat punė duhet tė kryhen - pa caktuar detaje te veēanta)
    2. Kontrata tė veēanta - pėr kohė mė tė shkurtėr (k. nė ndėrtimtari kur caktohet
    saktėsishtė se cila punė duhet tė kryhet deri kur - psh. brenda njė viti);
    • Varėsishtė se njė kontratė a mund tė ekzistoj si e pavarur apo jo:
    1. Kontrata e pavarur (k. mbi shitjen, qiranė, veprėn, dhuratėn, shėrbimin)
    2. Kontrata akcesore (dorėzaninė, kaparin, pengun, hipotekėn, pendimin etj);
    • Varėsishtė se a dihet shkaku - qėllimi i lidhjes sė kontratės - edhe nga tė tjerė:
    1. Kontrata kauzale (k. mbi dhuratėn, huanė, depozitėn, qiranė, veprėn etj)
    2. Kontratat abstrakte (k. mbi kambialin, ose kur dikush obligohet me shkrim se duhet ti paguaj dikuj njė shumė tė hollash - sidomos zbatohen nė tė drejtėn tregtare);
    • Varėsishtė se a e shpreh vullnetin e drejtpėrdrejtė njė person apo tė gjithė:
    1. Kontrata kolektive - krijon efekte pėr tė gjithė qė I pėrkasin grupit…
    2. Kontrata individuale (saktėsonė tė drejtat dhe detyrat e palėve kontraktuese - nė pėrputhje me kontratėn kolektive - k. individuale mbi marr. e punės);
    • Varėsishtė nga cilėsitė e subjekteve - palėve kontraktuese:
    1. Kontrata intuitu personae (mjeshtria e veqant, talenti, besimi i caktuar)
    2. Kontrata jo intuitu personae;
    • Varėsishtė nga teknika dhe mėnyra e lidhjes sė tyre:
    1. Kontrata me pėrmbajtje tė caktuar
    2. Kontrata e adezionit (k. mbi transportimin e mallrave nė hekurudhė, nė trafikun ujor, ajror,
    mbi sigurimin, sherbimet postale);
    • Varėsishtė nga ……..
    1. Parakontrata (kontrata me ane te te cilave palet jane obliguar qe ne te ardhmen te lidhin kontrate tjeter, elementet e se ciles jane caktuar me pare)
    2. Kontrata definitive - kryesore. (jane ato te cilat krijohen pasi te jete permbushur kontrata paraprake)

    Interpretimi i Kontratės
    Dtth percaktimi I kuptimit te vertete dhe efekteve te dispozitave te saj. Ne rregullat e interpretimit te kontrates dallohen:
    • Rregullat e pėrgjithshme mbi interpretimin:
    1. Kriteri subjektiv – CC (vullneti I shprehur I paleve kontraktuese)
    2. Kriteri objektiv - KC Gjerman, (sipas dokeve dhe shprehive tė rrethit shoqėror)
    3. Kriteri i pėrzier – LMMD (gjate interpretimit te dispozitave kontestuese nuk duhet ti permbahemi dmth bukfale te shprehjeve te perdorura por duhet vertetuar qellimin e perbashket te paleve kontraktuese dhe dispozita te kuptohet ashtu sic u pergjigjet parimeve te se dr se detyrimeve te percaktuara me kete Ligj (neni…?))



  4. #4
    VIP Avatari i Jeta
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    30
    Postime
    1,186
    Forca e Rrespektit
    97

    Default

    • Rregullat plotėsuese tė interpretimit tė kontratės:
    1. Tė vertetohet qėllimi i pėrbashkėt i palėve
    2. Interpretimi ti pėrgjigjet pėrmbajtjes, natyrės, lėndės, dhe karak. tė kontratės
    3. Tė interpretohet nė kuptimin e ngushtė
    4. Tė kon. pa shperblim - detyrimi tė jetė sa mė pak i rėndė pėr debitorin
    5. Te kontratat formulare interpretimi tė bėhet nė favor tė palės tjetėr -

    Kontratat e ndaluara (kontrata eshte e ndaluar nese eshte ne kundershtim me parimet kushtetuese, me normat e moralit shoqeror dhe me normat e dokeve te mira)
    • Kontrata ndermjet avokatit - klijentit - qmimi per sherbim me I larte…
    • Kontrata ndermjet avokatit - klijentit - kur avokati e blene gjene kontestuese…
    • Kontrata- ku njera pale merre detyrim te kryej nje veper penale…
    • Kontrata - kur ndermjetsuesit per lidhjen e kurores I premtohet shperblim ne te holla…
    • Kontrata - kur palet kane parapare afate me te gjata ose me te shkurtera te parashkrimit etj…
    Pasojat juridike te kontratave te ndaluara
    Pavlefshmeria:
    1. Absolute (kur cenohet interesi I pergjithshem I shoqerise)
    2. Relative (kur cenohen interesat individuale te paleve kontraktuese)

    • Kontrata me fajde: (eshte ajo sipas se ciles njera pale kontraktuese fiton per vete ose per personin e trete nje dobi te pamase nga pala tjeter kontraktuese, duke shfrytezuar nevojen, varesine, mendjelehtesine…)
    1. Tė jetė kontratė me shperblim
    2. Tė ekzistoj nevoja e njėres palė
    3. Te ekzistoj mendjelehtėsia
    4. Tė ekzistoj pa pėrvoja
    5. Tė ekzistoj disproporcioni I prestimeve
    (pėr kėrkimin e anulimit - afati njė vjeēar)

    Te drejtat e pales se demtuar
    Pala e demtuar ka te drejte te kerkoje anulimin e kontrates
    Ka te drejte te kerkoje qe kontrata te mbetet ne fuqi, mirepo duke eleminuar disproporcionin e prestimeve te shkaktuara me kontraten me fajde.
    Ka te drejte te kerkoje shperblimin e demit, nese I eshte shkaktuar dem me lidhjen e kontrates me fajde.

    Mjetet e sigurimit te ekzekutimit te kontrates
    Jane: reale dhe personale.
    Mjetet e sigurimit personal te ekzekutimit te kontrates
    Dorėzania - (Mjet personal per sigurimin e ekzekutimit te kontrates. Krijohet ne baze te marreveshjes se kreditorit dhe dorezanit, me te cilin dorezani merr obligim qe te paguaje borxhin nese nuk do ta pauaje debitori. Lidhet nė mes tė kreditorit dhe dorėzanit - kontratė akcesore)
    a. Marrėdhėnjet nė mes tė kreditorit dhe dorėzanit (vetem nė dy raste kreditori mund ti drejtohet drejp. dorėzanit pėr pėrmbushjen e dety.: Nėse debitori kryesor ka falimerntuar, ose nėse deb. kryesor nuk i dihet vendbanimi).
    b. Marrėdhėniet nė mes tė dorėzanit dhe debitorit kryesor…e drejta e regresit…
    Llojet:
    a. Dorėzani i thjeshtė - supsidiar – (detyrohet te paguaje borxhin nese kete nuk e ben debitori ne afatin e parapare ne ftesen me shkrim)
    b. Dorėzani pagues – (kreditori mund tė zgjedhė se kujt ti drejtohet sepse dorezani ne kete rast pergjigjet bashke me debitorin kryesor)
    c. Bashkėdorėzania - shumė dorėzanė –( I pėrgjigjen solidarishtė kreditorit… shume vete dorezanojne per borxhin e debitorit kryesor)
    ē. Dorėzani i dorėzanit – (kur nje person detyrohet ndaj kreditorit se do te pergjigjet per permbushjen e detyrimit te dorezanit)
    d. Dorėzania pėr shpėrblimin e dėmit - kur sigurohet dorėzani nga njė
    dorėzan tjetėr - nėse nuk realizohet e drejta e tij e regresit.
    (detyrimi I dorėzanit parashkruhet nė afatin prej 2 viteve…)



  5. #5
    VIP Avatari i Jeta
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    30
    Postime
    1,186
    Forca e Rrespektit
    97

    Default

    Efektet e vecanta te kontratave me shperblim
    Shprehen ne:
    kundershtimin per mospermbushjen e kontrates (exceptio non adinpleti contractus), (eshte mjet juridik me te cilin mbrohet barazia ne pikepamje te njekohesise se permbushjes se kontrates ne kontratat e dyanshme detyruese)(kushtet e kundershtimit: te ekzistoje kontrata e dyanshme detyruese me shperblim, qe nga ligji, kontratadhe rrethanat e rastit nuk rrjedh se njera pale eshte e detyruar qe me pare te permbushe detyrimin e vet, qe njera pale deri ne paraqitjen e kundershtimit nuk e ka permbushur detyrimin e vet, qe ana paditese nuk i ka dhene deklarate te veten te paditurit se eshte e gatshme qe te permbushe detyrimin e vet)
    kundershtim per permbushje te parregullt te kontrates (exceptio non rihte adimpleti contractus), (me kete mjet juridik, pales se ndergjegjshme i ofrohet mundesia qe te shtyhet permbushja e kontrates, derisa pala tjeter te mos e permbushe detyrimin e vet, ose kur nuk ofron sigurim te mjaftueshem se do ta permbushe kontraten)(kushtet e kundershtimit: duhet te jete e lidhur kontrata e dyanshme detyruese me shperblim, te rrjedhe nga kontrata se njera pale kontraktuese duhet e para te permbushe kontraten, se pas lidhjes se kontrates gjendja materiale e pales tjeter kontraktuese, qe duhet te permbushe kontraten, eshte keqesuar ne ate mase sa qe eshte e pasigurte se a mund ta permbushe detyrimin e vet.)
    demtimin e pales (laesio enormis), (eshte ai dem material, te cilin e peson njera pale kontraktuese me kontratat e dyanshme per shkak te disproporcionit te prestimeve te shkaktuar ne castin e lidhjes se kontrates).(Kushtet per demtimin e pamase:mungesa e vullnetit dhe demtimi duhet te paraqitet ne castin e lidhjes se kontrates)
    revidimin ose zgjidhjen e kontrates (clausula rebus sic stranibus), (eshte rregull e pergjithshme ne te dr e detyrimeve se kontrata e lidhur nga palet kontraktuese duhet te permbushet. Arsyetohet me barazine e paleve me parimin e ekuivalences se prestimeve, parimin e ndershmerise dhe ndergjegjshmerise dhe me parimin e drejtshmerise)(Kushtet: rrethanat e ndryshuar duhet haptazi te rendojne permbushjen e detyrimit te njeres pale kontraktuese, perkatesisht te shkaktojne te parealizueshem qellimin e kontrates, rrethanat e ndryshuara duhet te jene te parashikuara dhe te jashtezakonshme, rrethanat e ndryshuara duhet te paraqiten pas momentit te lidhjes se kontrates, rrethanat e ndryshuara duhet te paraqiten ne kontratat e dyanshme detyruese dhe pa fajin e paleve kontraktuese)
    te mungesat juridike dhe fizike te sendit,
    te garancioni per funksionim te mire te sendit.




    Shuarja e kontratave
    Shkaqet e menyres se shuarjes se kontrates jane:
    1. Me marrveshjen e paleve.2. Kur zhduket lenda e saj. 3. Kur vdes pala kontraktuese. 4. Me anulimin e kontrates. 5. Mosekzekutimi i kontrates.

    1. Shuarja e kontrates me marreveshjen e paleve kontraktuese (Kontrata krijohet me vullnetin e paleve kontraktuese (mutus dissere sus apo contrarius consensus). Palet pajtohen me vullnetin e tyre qe kontrata te zgjidhet. Efektet juridike: retroaktive dhe ne te ardhmen, prej castit te zgjidhjes)
    2. Shuarja e kontrates kur zhduket lenda e saj (eshte nja rast i shuarjes se kontrates qe mund te shkaktohet nen ndikimin e fuqise madhore ose te rastit, qe shkaktohet pas lidhjes se kontrates meqe zhdukja e lendes se kontrates shkakton pamundesine e permbushjes dhe shuarjen e kontrates. Kushtet: qe kontrata te jete e dyanshme me shperblim, qe lenda e kontrates se dyanshme detyruese te jete send individualisht i caktuar-res in specie...)
    3. Shuarja e kontrates me vdekjen e pales kontraktuese (Kur vdes pala kontraktuese, kontrata nuk shuhet, por kalon mbi trashegimtaret e tij universale. Ketu bejne perjashtim dy raste: kontrata do te shuhet kur vdes pala kontraktuese nqs eshte lidhur duke patur parasysh cilesite e vecanta personale te pales kontraktuese, pra kur eshte idhur kontrata intuitu personae dhe nqs palet kontraktuese jane marre vesh qe vdekja e njeres pale do te shkaktoje shuarjen e saj)
    4. Anulimi i kontrates (shkakton pamundesine qe kontrata te krijoje efekte juridike. Arsyet e anulimit te kontrates jane kur cenohet interesi i pergjithshem shoqeror, ose kur cenohet ndonje interes individual. Varesisht nga arsyet se cka cenohet exist.dy lloje te pavleresise: pavlefshmeria absolute dhe relative.)
    5. Mosekzekutimi i kontrates (menyre e shuarjes se kontrates se plotfuqishme per shkak te mosekzekutimit me faj te njeres pale kontraktuese. Kushtet per zgjidhjen e kontrates per shkak te mosekzistimit qe kontrata e dyanshme dhe me shperblim te jete detyruese, duhet te ekzistoje mosekzekutim nga njera pale kontraktuese, faji i pales kontraktuese, caktimi i afatit plotesues.)

    Shkaktimi i demit si burim i detyrimeve
    Shkaqet e shkaktimit te demit
    - shkaktimi i demit me sjelljen (veprimin e njerezve)
    - shkaktimi i demit nga sendet
    - shkaktimi i demit nga veprimtarite e rrezikshme
    - nga ngjarjet
    - nga veprimet e njerezve

    Pergjegjesia deliktore civile
    Ne kuptim te gjere, pergjegjesia per demin dtth detyrim i shperblimit te demit qe i eshte shkaktuar tjetrit. Ne kuptim te ngushte, pergj deliktore-civile eshte kur i shkaktohet dem tjetrit me veprimin kunderligjor dhe me fajin e demtuesit.



    Pergjegjesia deliktore dhe kontraktore
    Pergjegjesia deliktore civile paraqitet si rrjedhoje e detyres se pergjithshme ligjore (neminem laedere) qe askujt te mos i shkaktohet demi. Pergjegjesine deliktore e krijon fakti i shkaktimit te deliktit, kurse pergjegjesia kontraktore ekziston me vete faktin e cenimit te kontrates per shkak te mosekzekutimit fare ose te ekzekutimit te parregullt te saj. Ne pergjegjesine kontraktore, cenuesi i kontrates pergjigjet sipas fajit te supozuar, kurse ne pergjegjesine deliktore demtuesi pergjigjet sipas fajit, pervec ne rastet kur demi shkaktohet nga sendet e rrezikshme ose nga veprimtaria e rrezikshme. Rregullat e pergjegjesise kontraktore jane dispozitive (ius dispozitivum) dmth palet mund ti perjashtojne, kufizojne ose ti zgjerojne... rregullat e pergjegjesise deliktore jane imperative (ius imperativum) dhe nuk mund te perjashtohen.

    Pergjegjesia deliktore dhe penale
    Me nje veprim te njejte te palejueshem mund te shkaktohet delikti civil dhe VP (psh vjedhja e vetures), por ka raste kur exist VP e nuk exist delikti civil (psh tentimi i vjedhjes)... Ne pergjegjesine penale vlen parimi “nullum crimen sine lege, nulla poena sine lege- VP duhet te jete e parapare me ligjin penal dhe per te duhet te parashihet denimi i caktuar” ne pergjegjesine deliktore civile delikti nuk eshte i numeruar taksativisht, por kryesore ne kete pergjegjesi eshte qe demi te jete shkaktuar nga veprimi i palejuar, i kunderligjshem.

    Kushtet e pergjegjesise per demin e shkaktuar
    Dėmi
    Paraqet nje nder kushtet e pergjithshme dhe me te rendesishme te pergjegjesise deliktore civile. Ne kuptimin e ngushte, ka te beje me cdo cenim te pasurise, me cdo humbje te pasueise, kurse ne kuptimin e gjere, demi paraqet cenimin e pasurise se ndonje subjekti, cenimin e te drejtave ose personalitetin e tij. Ne kuptimin ekonomik, demi eshte humbje e pasurise, pavaresisht menyren e humbjes. Ne kuptimin juridik, konsiderohet se demi eshte humbdje e te mirave te cilat juridikisht jane te mbrojtura.

    Faji eshte kusht i pergjegjesise deliktore civile, e ne vecanti i pergjegjesise subjektive.
    Faji mund te jete i shkaktuar me dashje dhe nga pakujdesia.



  6. #6
    PinkAngel Avatari i Goc_Tonerllikse
    Antarėsuar nė
    Aug 2008
    Vendodhja
    Tirane
    Postime
    1,663
    Forca e Rrespektit
    69

    Default Titulli: E drejta e detyrimeve

    A ka pergjegjesi pa faj ?

    If you could only see the you I see when I see you seeing me you would never see yourself so differently, believe me.

  7. #7
    in dolce attesa Avatari i ida angel
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    ^.^
    Mosha
    29
    Postime
    8,202
    Forca e Rrespektit
    2061

    Default Pe: E drejta e detyrimeve

    Faji eshte element i rendesishem ne te gjitha gjykimet e ceshtjeve penale,civile apo dhe familjare.Kur gjyqtaret shqyrtojne nje ceshtje shofin njehere elementin e fajit ,egzistencen e tij dhe llojin e fajit(dashje dhe pakujdesi )
    Kur flitet per pafajsi-pergjegjesi ne literaturen juridike besoj se behet fjale per fajin ne llojin e pakujdesise dhe ka pergjegjesi .


    I love you daddy
    :flamuri:

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-05-11, 14:11
  2. Fjalor nga e drejta detyrimeve
    Nga valonsope ne forum Jurisprudencė
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-08, 11:18
  3. E drejta romake
    Nga Jeta ne forum Jurisprudencė
    Pergjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-10-08, 00:10
  4. Fjalor juridik nga e drejta e detyrimeve
    Nga muhamed-psh ne forum Jurisprudencė
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-08, 14:04
  5. E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake
    Nga Bilderberg ne forum Historia Shqiptare dhe Kosovare
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-08, 01:04

Etiketa per kete Teme

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181