![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Njė libėr nė Itali pėr jetėn e Nexhmije Hoxhės |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Detyra pėr kujtesė
Il dovere della memoria. Kėtė e thonė dy italianė, se ne shqiptarėt pak ia dimė vlerėn. Ēdokush nga ne ka pėr detyrė tė kujtojė, tu pėrēojė brezave pasardhės ato pjesė tė historisė sė rėndėsishme tė jetės sė vet. Aq mė e vlerė bėhet kjo, kur njė personazh ka qenė nė kupolėn e pushtetit. Qė kanė drejtuar pėr dekada e kanė qenė faktorė. Caterina Gerardi dhe Ada Donno nga Italia fqinje kanė marrė pėrsipėr tė botojnė njė libėr. Njė libėr pėr bashkėshorten e Enver Hoxhės. Dhe kėtė e bėjnė nė 85-vjetorin e lindjes sė saj. Larg ēdo kėndvėshtrimi qė ėshtė shkruar nė media deri tani. Por si njė personazh i gjallė tė njė jete krejt tė gjallė. E habitshme apo jo? E rėndėsishme apo jo? Ne shqiptarėt duhet tė falėnderojmė qė tė huajt nuk rreshtin sė na shkruari historinė tonė. E ka nisur profesori amerikan, Bernd Fisheri, mė tej John Holliday, qė nga koha e Zogut dhe e Enverit. Ēdo gjė nė detaje tė imta, nė variacione qė ne kurrė si kishim ditur mė parė. Dhe ja tani vijnė dy italianė, qė sipas mėnyrės sė tyre kanė treguar jetėn e Nexhmije Hoxhės, tė kėsaj gruaje qė ndonėse fati i jetės e ka vėrtitur nė dy ekstreme, vlen shumė pėr historinė. Tė njė historie qė ne vazhdojmė ta kontestojmė. Ti ndryshojmė tekstet. Gazeta Tirana Observer po boton qė sot pjesė ekskluzive nga libri nė fjalė, duke pėrcjellė momente nga jeta e kėtij personazhi mjaft tė rėndėsishėm. Xhuglini ėshtė mbiemri i saj i vajzėrisė, i braktisur pėr tė marrė atė tė bashkėshortit siē bėjnė akoma tė gjithė gratė shqiptare: e lindur nė vitin 21 nė Manastir nga njė familje me origjinė dibrane, nė tokė shqiptare nė Maqedoni. Familja Xhuglini u detyrua tė linte Dibrėn gjatė luftės ballkanike tė vitit 1912, kur serbėt dogjėn shtėpinė e tyre. Mė pas nga Manastiri u transferuan nė Tiranė, ku babai i saj mund tė punonte dhe ti jepte asaj mundėsinė tė frekuentonte njė shkollė nė gjuhėn shqipe. Fati i saj nė kėtė pikė mund tė ishte i njėjtė me atė tė shumė moshatareve tė saj: tė pėrfundonte nė shkollė fillore, tė jetonte e mbyllur nė kornizat shtėpiake dhe tė dilte nga shtėpia e mbuluar me ferexhe, coha e zezė e vendosur nga myslimanėt. Ndėrsa nė vend tė kėsaj, fati i saj ishte qė babai i saj, i punėsuar nė jetimoren e Kryqit tė Kuq dhe me ide liberale, e regjistroi atė nė shkollėn pedagogjike tė femrave, e vetmja nė gjithė Shqipėrinė. Njė dėshirė e madhe rebelimi filloi tė rritej tek ajo, kur kuptoi padrejtėsitė qė u ishin bėrė vajzave nė shoqėrinė arkaike shqiptare, duke i vėnė ato nė shėrbim tė meshkujve, pa tė drejtė fjale, as vendimi, tė detyruara tė pranonin martesa tė kombinuara nga familjet pėr motive qė vetėm me ndjenjat skishin tė bėnin. E reja Nexhmije, qė lexonte vėllezėrit Frashėri dhe i pėlqente tė recitonte pėrmendėsh italianėt Carduēi e Leoparti, nxite drejt rebelimit edhe shoqet e saj nė shkollė, ndėrkohė qė i betohej vetes se do tia dilte tė emanciponte gratė e shtypura e tė konsideruara si objekte nė shoqėrinė shqiptare akoma nė pjesėn mė tė madhe tė sė cilės aplikohej ligji i Sheriatit. Kodi antik patriarkal, sipas tė cilit babai qė martonte vajzėn vendoste njė plumb nė pajė me anė tė tė cilit e urdhėronte dhėndrin qė ta vriste nusen nė rast tradhtie apo mosbindjeje. Kėto ndjenja revolte, njė pėrzierje etike dhe politike, e detyruan Nexhmijen qė tė kryente njė zgjedhje radikale dhe skandaloze, duke pėrqasur idenė marksiste, sipas tė cilit lufta ndaj fashizmit ėshtė e papėrfytyrueshme pa njė kritikė radikale bashkėkohore ndaj kapitalizmit dhe padrejtėsive tė tij. Siguria e tė drejtės sė pashmangshme pėr njė tė ardhme tė Shqipėrisė, e ushqyer nga rreshtat e poetėve qė i bėnin epope njė populli me kulturė antike blegtorale dhe bujqėsore e projektuar nė lėvizjen moderne tė ēlirimit pėrbėnin linjėn konstante tė mendimit tė Nexhmijes. Vajza qė vinte nga njė familje e mirė u rreshtua kėshtu nė radhėt e rinisė komuniste, duke u pėrballur me jetėn klandestine, duke u pėrballur me aventurat e ngjashme me ato qė kishte lexuar nė letėrsinė partizane tė rezistencės evropiane. Dhe pikėrisht gjatė ribashkimit tė themelimit tė organizatės rinore, mė 23 tetor 1941 ajo u takua pėr herė tė parė me atė qė do tė bėhej shoku i saj i jetės. Ai ishte nė atė kohė drejtues i partisė dhe lėvizjes sė ēlirimit, ajo nė atė takim u zgjodh anėtare e Komitetit Qendror. Dhe kėtu rrėfimi epik u bė aventuresk e romantik. Fotot e asaj periudhe historike e tregojnė si shumė tė bukur dhe tė ashpėr, e heshtur dhe besnike, shoqe e kryetarit tė revolucionit shqiptar. Dhe kur revolucioni fitoi nė mėnyrė modeste, ajo qėndronte nė krah tė tij gjatė stėrvitjes sė njė fuqie proletare, duke konceptuar nė mėnyrė tė rreptė se si do tė ishte vazhdimėsia e revolucionit ushtarak nė kushte tė reja. U martuan pas ēlirimit me vendim tė pėrbashkėt dhe patėn tre fėmijė: Ilirin, Sokolin dhe Pranverėn. Ajo kujton se ka punuar deri nė ditėt e fundit tė shtatzėnive tė saj. Pavarėsisht gjithė impenjimeve tė saj, ajo iu rikthye studimeve, u regjistrua nė Fakultetin e Historisė dhe Letėrsisė. Mėsoi vetė gjuhėn franceze dhe ruse, (italishten e kishte studiuar pėr tetė vjet nė shkollė). Gjuhėt e huaja i shėrbenin pėr tė bashkėbiseduar me tė ftuarit e huaj dhe gjatė vizitave jashtė vendit. Nga bashkėshorti mori autoritetin dhe ndjekjen e fjalės, por nuk e pėrdori rolin e zonjės sė parė. Nuk mė ka pėlqyer asnjėherė tė mendoj pėr veten time si njė First Lady, as si Elena Ceausescu, as si Chang Ching. Nė dyzet e pesė vjet, thekson, e kam shoqėruar jashtė vendit vetėm tri herė. Nuk ka dashur asnjėherė tė marrė pėrsipėr detyra tė qeverisė: Shokėt e partisė mė kanė propozuar shpeshherė njė gjė tė tillė, por jam pėrgjigjur gjithmonė jo, thotė. Dhe shton butėsisht: Jo ai nuk do tė ma kishte ndaluar, por unė e di qė thellė-thellė ishte kundėr kėsaj. Njė zgjedhje e papajtueshme morale e pedagogjike pėrpara se tė ishte politike. E njėjta papajtueshmėri qė u impononte atyre njė jetė bashkėshortore dhe familjare shembull: ajo, Enveri, tre fėmijėt, motra e Enverit qė ka jetuar gjithmonė me ta, nė njė ekonomi shtėpiake tė kontrolluar me njė ritual rigoroz: Enveri na donte tė gjithėve nė tavolinė nė darkė me ēdo mėnyrė. Jeteshkrimi Emri: Nexhmije Mbiemri: Hoxha Datėlindja: 8 shkurt 1921 Vendlindja: Dibėr Vendbanimi: Tiranė Shkollimi: Ka mbaruar studimet e larta me korrespodencė nė Fakultetin Histori-Gjeografi dega Gjuhė-Letėrsi 1 janar 1945: Martohet me Enver Hoxhėn ku bėjnė dhe tre fėmijė. Aktiviteti: Ka marrė pjesė nė mbledhjen themeluese tė rinisė komuniste tė Shqipėrisė, 22-23 nėntor 1941. Nė kongresin e parė tė PKSH-sė u zgjodh anėtare e Komitetit Central. Ishte pėrfaqėsuese e popullit nė Kuvendin Popullor nė tė gjitha legjislaturat. Viti 1966: Merė detyrėn e drejtorit tė institutit tė Studimeve Marksiste-Leninste pranė KQ tė PPSH-sė. Viti 1988: Zgjidhet kryetare e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė. Tituj dhe dekorata: Ėshtė vlerėsuar me 13 dekorata dhe Urdhrin Hero i Punės Socialiste. 11 vjet: Ishte dėnimi i saj, nga i cili kreu vetėm pesė vjet.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Administrator
|
Dhe duke dashur tė mohojė thashethemet e pėshpėritura fillimisht e tė trumbetuara me tė madhe mė pas, ndalet tė shpjegojė se cilat ishin detyrat e saj tė pėrditshme: puna intensive e transkriptimit tė fjalimeve dhe relacioneve qė ajo i regjistronte me diktofon, kujdesi pėr veshjen e tij, sidomos nė raste ceremonish publike (“duhet tė insistoja qė ai tė vishte kėmisha tė reja, ai donte gjithmonė tė mbante gjithmonė tė njėjtat deri sa ato tė dilnin jashtė pėrdorimit”). Padyshim qė diskutonin pėr ēėshtje politike, por ai nuk donte qė tė fliste pėr punė nė momentet qė ia dedikonte familjes: familja duhet tė ishte diēka tėrėsisht e ndarė nga aktiviteti politik. Rrėfimi i saj gjarpėron si kronika e njė tė pėrditshmeje qė vetėm aksidentalisht pėrkon me ngjarjet kolektive tė Shqipėrisė pėr t’u kryqėzuar me ngjarjet mė kritike tė shekullit XX. Pėrgjegjėsia qė merr pėrsipėr ėshtė e gjitha ideologjike dhe ėshtė drejtimi i Institutit tė Studimeve Marksisto-leniniste. Mė tej, natyrisht qė ėshtė dhe pjesėmarrja nė Komitetin Qendror tė Partisė. Vetėm pas vdekjes sė bashkėshortit, nė vitin 1985, pranoi tė bėhej presidente e Frontit Demokratik, duke marrė pėrsipėr detyrėn morale pėr t’u marrė me humbjen e pashėrueshme. Me flokėt e kapura mbrapa, veshja e kombinuar me pėrpikmėri, pa zbukurime tė panevojshme: kėshtu shfaqet nė fotografitė zyrtare nė vite dhe kėshtu shfaqet akoma sot.
Procesi i “kafesė” Nė ditėt zemėrimit tė madh tė pasuara nga famėkeqja “lėvizja e dhjetorit” qė rrėzoi statujėn e madhe tė bronzit nė sheshin “Skėnderbej”, gazetarėt e huaj qė u morėn me tė e cilėsuan si njė Lady Macbeth, nga sytė e akullt dhe qė nguleshin si maja gjilpėrash, madje disa duke e bėrė “pėrgjegjėsen e vėrtetė” tė keqbėrjeve qė i ngarkoheshin regjimit. Shumė pak vetė nė Shqipėri ashtu si nė Itali apo kudo tjetėr, ia dolėn tė shkruanin pėr tė pa iu rikthyer stereotipit kur nuk pėrdornin fyerje tė tjera. E quanin gjithashtu “Pantera e zezė”. Ishin tė paktė ata qė paraqisnin nė intervista fjalėt e saj autentike dhe pikėrisht kjo ishte arsyeja pse ajo vendosi tė mos jepte mė deklarata. Dalja nga gardhi i sigurisė brenda tė cilit kishte jetuar sa ishte gjallė Enveri, te dyshimi e pasiguria nuk e kanė bėrė tė ndihet e humbur. Nuk ėshtė pėrkulur pėrpara parehatisė, ose tė paktėn nuk e ka lėnė kurrė tė kuptohet njė gjė tė tillė. Kur u thirr nė gjykatė pėr t’iu pėrgjigjur, ajo pėr tė gjitha akuzat pėr tė cilat s’duhej tė mbante pėrgjegjėsi, iu pėrgjigj e inatosur dhe me ironi prokurorit qė me informacione retorike e pasqyronte atė, si tė ishte njė grua e babėzitur pėr para dhe sikur familja Hoxha ishte mėsuar tė jetonte nė luks tė shfrenuar brenda “bllokut” nė zemėr tė Tiranės, ndėrkohė qė tė gjithė pėrreth jetonin nė skamje. “Ata qė sot kanė shkatėrruar Shqipėrinė, – u pėrgjigj ajo, – nė njė pikė tė tillė qė s’ėshtė parė ndonjėherė, madje as nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, duke nxitur shkatėrrimin me moton “kthehemi nė nivelin zero”, janė ekspozuar tashmė: shumė prej tyre janė trashėgimtarėt e pronarėve tė mėdhenj tė njė kohe dhe bashkėpunėtorėve ballistė tė fashizmit, qė ruajnė tė njėjtin mentalitet feudal tė asaj kohe dhe me mendjelehtėsi sot pretendojnė kthimin e arit tė tyre nga familja Hoxha”. “Kėtė ar shkoni dhe kėrkojeni nė urat e shkatėrruara nga lufta dhe tė rindėrtuara, nė hekurudha, nė rrugėt qė kanė lidhur qytetet me malet, nė kėnetat e thata. Ndėrsa sot shkoni ta kėrkoni nė rrėnojat e shkollave dhe tė spitaleve, nė ambulancat e fshatrave, tė cilėt i keni shkatėrruar, nė plantacione e nė pyjet qė u keni vėnė zjarrin”. Ajo u arrestua nė dhjetor tė vitit 1991 me akuzėn e paspecifikuar “krime ndaj pronės sė shtetit”. Fillimisht, nė njė qeli tė errėt prej dy metrash e mė pas pėr njė vit nė izolim nė njė dhomė tė zhveshur e tė lartė pesė metra (“nė rast se mė shkonte nė mendje tė vetėvaresha”), me njė dritare tė vockėl, e cila gjendej shumė lart, pa ujė dhe pa shėrbime tė tjera, nė pritje qė tė merrte vesh se pėr ēfarė akuzohej saktėsisht. Gjatė fazės sė hetimit, drejtuesit e akuzės u ndryshuan tri herė: mė nė fund ajo u akuzua nė bazė tė njė ligji tė krijuar enkas pėr kėtė rast. Nė mėnyrė tė detajuar faji i saj do tė ishte se prej vitit 1985 dhe 1990, ndėrkohė qė ishte presidente e Frontit Demokratik kishte shpenzuar fondet publike pėr qėllime private, me vlerė prej rreth njė milion liretash. Nė Shqipėri ai quhet akoma dhe sot “procesi i kafeve”, aluzion ironik ky me faktin se “shpenzimet e tepruara” i referoheshin kafeve nė njė hark kohor prej pesė vitesh qė ajo u kishte ofruar vizitorėve shqiptarė e tė huaj qė ajo priste si e veja e Enver Hoxhės. “Deri edhe Nėnė Tereza e Kalkutės ka ardhur tė mė takojė nė atė periudhė, – kujton ajo me njė kėnaqėsi tė qetė, – dhe mė uroi pėr medikamentet mjekėsore qė shteti shqiptar vinte nė shėrbime tė fėmijėve, tė sėmurėve dhe tė moshuarve...”. Nė gjykatė iu desh tė mbrohej e vetme me asistencėn e njė avokati zyre tė vetėm, pasi pėr shkak tė presioneve ishte i ndaluar formimi i njė grupi mbrojtjeje. Dhe u mbrojt me inteligjencė dhe vendosmėri: “Ky, – deklaroi menjėherė, – ėshtė njė proces politik”. Ajo e pėrfundoi vetėmbrojtjen e saj mė 26 janar 1993, ndėrkohė qė ishte 72 vjeēe duke u shprehur: “Arrestimi im, gjykimi dhe dėnimi nuk mund tė mė detyrojnė ta mbaj kokėn poshtė, sepse jam plotėsisht e bindur se nuk kam kryer asnjė lloj krimi: pėr pesėdhjetė vjet kam luftuar dhe punuar pėr emancipimin e gruas dhe shoqėrisė shqiptare. Cilido qoftė dėnimi qė do tė mė jepet, unė e pres me qetėsi dhe durim”. Dhe dėnimi erdhi, nėntė vjet nė shkallė tė parė. Nė apel u bė njėmbėdhjetė vjet edhe pse asnjė presje nuk ishte ndryshuar nė akuzė. Kur unė dhe Katerina, tė shoqėruara nga Pranvera pas vėshtirėsish dhe zvarritjesh tė pafundme, pengesash burokratike tė krijuara nė momentin e fundit, marrje nė pyetje tė pacipa ia dolėm qė tė siguronim njė takim nė burg me Nexhmijen si pėrfaqėsuese tė Ligės Ndėrkombėtare pėr Paqe dhe Liri tė Grave nėn vėzhgimet pak tė sikletosura tė rojeve. Ekspozimi i vuajtjes sė saj pėr tė birin, Ilirin, i burgosur dhe ai nė Kavajė, pasi kishte mbrojtur nė njė intervistė kujtimin e tė atit, dhimbja pėr kujtimin e pėrdhosur e tė fyer tė tė shoqit, varri i tė cilit shkatėrruar gjatė natės dhe trupi i zhvendosur nga varrezat e dėshmorėve na shfaqi vajtimin pa lot tė njė gruaje tė mundur, por jo tė thyer. Gratė e tjera tė burgosura ishin tridhjetė e njė nė numėr: tė gjitha tė dėnuara pėr krime tė pėrgjithshme pėrveē Lenka Ēukos, ish-sekretare e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste qė ishte e burgosur politike. Tė gjitha kishin respekt pėr tė dhe e quanin “Nėna”. E lidhte me to njė fije butėsie qė nuk humbi dhe pas lirimit tė saj, shumė prej tyre kanė vazhduar t’i shkruajnė dhe ndonjė qė ka dalė nga burgu edhe e ka takuar. Kujtimet Nga vitet e burgut ajo ruan ēdo gjė, dokumente, takime dhe letra. Ndoshta do tė botohet njė libėr tjetėr kujtimesh i quajtur: “Ditėt e mia nė burg”, aludon ajo duke buzėqeshur. “Nė vitet e burgimit, duke jetuar nė ambiente ku nuk ishte vendi im, u mbylla nė vetvete duke u zhytur nė kujtimet e mia. Nė kėto kushte u ula tė shkruaj, atėherė kur mė lejonin dhe kur isha nė gjendje ta bėja njė gjė tė tillė. Gratė e tjera qė ishin tė burgosura bashkė me mua bėheshin shpesh bashkėpunėtore, duke mė ndihmuar tė qėndroja nė krevat, nė mėnyrė qė tė mund tė vazhdoja tė shkruaja”. “Dhe kėshtu kujtimet ndoqėn kujtimet derisa u bė e pamundur t’i pėrmblidhja nė njė volum tė vetėm dhe pėr kėtė jam detyruar t’i ndaj nė dy libra”. TĖ dy librat janė publikuar njėri pas tjetrit dhe janė ezauruar nė pak muaj. “Pesėdhjetė vjet janė shumė. Me kujtimet e mia nuk pretendoj tė bėj njė analizė shkencore, as tė njė periudhe historike dhe as tė rolit tė Enver Hoxhės, do tė ishte e vėshtirė tė kuptohej gjithė kjo epokė nė njė libėr”. Volumi i parė mbulon njė pjesė tė viteve ‘40-‘73. Aty ndėrthuren ngjarjet personale, njohja me Enverin, dashuria e tyre, takimet e tyre nė periudhėn e luftės sė ēlirimit kombėtar, jeta e tyre e pėrditshme dhe puna pas ēlirimit me ngjarjet politike tė rrėfyera nga kėndvėshtrimi i saj i privilegjuar. Zgjedhja e kampit tė frontit shqiptar “rreziku anglo – amerikan”, grindjet e para me Titon qė pasqyroheshin nė raportet e brendshme tė Partisė sė Punės, qėllimet aneksuese tė Jugosllavisė qė synonte ta bėnte Shqipėrinė republikėn e shtatė tė federatės, miqėsia e madhe me Bashkimin Sovjetik tė Stalini dhe thyerja e madhe me “revizionistin e pandreqshėm Krushov”, i cili ndėrsa shtirej se bėnte banja plazhi nė detin e tyre tė kulluar, i vinte syrin vendit ku do tė vendoste nėndetėset. Dhe pėrgjigjja krenare e Enverit ndaj kėrcėnimit se do tė ndėrprisnin furnizimet me grurė: “Do hamė bar”. Pastaj vjen miqėsia gjithmonė e mė kujdesshme me Kinėn e Maos (tregon duke buzėqeshur kur takoi “Timonierin e Madh” nė njė delegacion tė Komitetit Qendror tė Partisė: “Shoku president, ne shqiptarėt jemi njė populli vogėl nė krahasim me ju”. Dhe ai me mirėsjellje u pėrgjigj: “Nėse doni ju dėrgojmė trembėdhjetė milionė kinezė. Ajo i thotė sėrish: “Por shoku president, nuk do kishim me ēfarė t’i ushqenim...”). Nė volumin e dytė shfaqen kujtimet e njė periudhe tė mbushur me ngjarje tė dhimbshme pėr atė dhe shqetėsime pėr Shqipėrinė: dhjetė vitet e fundit tė jetės sė Enverit, nga infarkti i parė e deri te vdekja e tij nė 85-ėn, vite kėto tė vėshtira e tė errėsuara mė pas nga fjalėt dashakeqe tė atyre qė thoshin pėr tė se e kishte nė dorė Enverin dhe se ishte “udhėheqėsja”. “Nga ana ime refuzoj nė mėnyrė kategorike fjalėt e shpikura mbi paaftėsinė e hamendėsuar tė Enverit. Vitet nė vazhdim pas infarktit kanė qenė tė mbushura me aktivitet tė dendur si nė fushėn politike ashtu dhe nė atė tė zhvillimit personal, siē dėshmojnė iniciativat e shumta politike dhe dhjetėra libra kujtimesh dhe veprash tė karakterit politik dhe ideologjik”. “Nė vitet 1974-1975, Enveri kundėrshtoi personalisht ēdo lloj vepre antipartiake, antisocialiste dhe antikombėtare dhe unė jam munduar tė sjell me anė tė kujtimeve tė mia mėnyrėn se si ato janė parė dhe trajtuar nga ai”. “Spekulimeve tė pafundme” mbi raportet reale tė Enver Hoxhės dhe numrit dy Mehmet Shehu – diskutim ky akoma i hapur – i dedikon njė libėr tė tėrė, “Miqėsi e tradhtuar”, nė mėnyrė qė tė “hedh dritė mbi njė bashkėpunim tė gjatė prej tridhjetė vitesh tė pėrfunduar me vetėvrasjen e Shehut”. Natyrisht qė nė ēdo faqe dominon personaliteti i Enver Hoxhės, cilėsitė e tij tė padiskutueshme si kryetar revolucioni dhe shteti, njohjet e tij tė thella, interesat e tij tė gjallė kulturorė: "Enveri ushqente njė respekt tė veēantė pėr sa i pėrket njerėzve tė shkencės, shkrimtarėve dhe artistėve. Kam dėgjuar dhe kam lexuar me keqardhje shkrimet e disave qė hedhin akuza tė pabaza dhe denigruese nė drejtim tė Enverit pėr sa i pėrket kėtij aspekti". "Nė rrjedhėn e viteve qė kanė tronditur jetėn e Shqipėrisė, figura e Enverit ėshtė rrethuar nga absurditeti, banaliteti dhe ky ėshtė njė monstruozitet i vėrtetė. Sidoqoftė, nė kėto kujtime nuk synoj tė ndalem te mjerimet dhe shpifjet qė kanė qarkulluar nė mes tė politikės shqiptare, por uroj qė ta pėrshkruaj Enverin pėr atė qė ka qenė nė jetė, nė luftė, nė punė dhe nė aktivitetin e tij politik, nė familje dhe nė shoqėri. Nė lidhjet me popullin dhe njerėzit e thjeshtė, ka qenė shoku dhe mėsuesi i respektuar nga bashkėpunėtorėt e tij nė tė njėjtėn mėnyrė siē ėshtė respektuar nga revolucionarėt e gjithė botės; edhe nė raportet e tij me burrat e shtetit dhe diplomatėt e huaj ai ka qenė njė burrė shteti. Nė familje dhe ndėrmjet miqve ai mbetet burrė".
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|