Duke shfaqur rezultatet 1 nga 3 e 3
Like Tree3Likes
  • 3 Post By Love

Temė: Vźna e perėndive pellazge, “mrekullia antike e ilirėve” dhe kulti i Isidės nė Iliri

  1. #1
    Super Moderator Avatari i Love
    Anėtarėsuar
    May 2010
    Postime
    2,964
    Blog Entries
    9
    Rrespekti
    400

    Gabim Vźna e perėndive pellazge, “mrekullia antike e ilirėve” dhe kulti i Isidės nė Iliri

    Aristoteli (384-322 p.e.r.), “De Mirabilibus Auscultationibus/Mbi mrekullitė e dėgjuara” e disa autorė tė tjerė antikė dhe autorė bashkėkohės
    Nga:
    Agron Lluka



    “Historia e Shqipėrisė”, nė botimet e ribotimet e para dhe nė ribotimin 1967, e kishte anashkaluar “verėn e mjaltit” dhe rėndėsinė e jashtėzakonshme tė saj, duke e ngatėrruar bashkė me verėra tė tjera tė rrushit. Madje, nuk e kishte pėrmendur fare as te nėnkapitulli “Mbretėria Taulante”! (f 82-85).
    Ndėrkaq, kishte pėrmendur importimin nga ilirėt tė “verės sė njohur tė Rodit” (f 62), ose kishte pėrmendur njė plaēkitje njerėzore gra e burra nga piratėt ilirė, pėrgjatė njė tregtie me blerje vere, nė portin Mothon tė Peloponezit. Ky shembull plaēkitjeje i cituar nga Pausania, ishte sjellė sikur pėrbėnte ndonjė rast ekzemplar, a thua se fqinjėt rreth e rrotull nuk ishin gjithashtu plaēkitės me njerėz qė i skllavėronin! (f 78)
    “Historia e Shqipėrisė” i kishte cituar rrėfi met e Theopompit shek VI-V p.e.r., pėr gostitė e dehjet e pėrditshme tė kastės sė pasur tė fi seve ilire adriane, porse nuk e trajtonte aspak se nga buronte gjithė kjo verė. Po ashtu, citonte sasi tė mėdha tė skllevėrve te adrianėt dhe dardanėt, por nuk shtyhej mė tej se ku i shisnin ilirėt kėta skllevėr tė bardhė, sa kapnin me rrugė detare e sa me inkursione tokėsore etj.
    Prof. dr. N. Ceka, pėr aq sa i interesonte, kishte shkruar njė sintezė pėr verėrat ilire prej rrushi, pėr importet, llojet e amforave, kratereve, hidriheve, ojnoheve, kylikseve e kupave jonike e dorike, dhe pėr varietetet e rrushit etj, ku kishte cituar e trajtuar edhe Aristotelin. Por, pėr kėtė “verėn ilire tė mjaltit”, tė taulantėve, Ceka kishte cekur vetėm nja pesė rreshta! Pėr primatin e ekskluzivitetin e hershėm ilir tė kėsaj vźne, pėr mėnyrėn e prodhimit, procesvjetėrsimin e fermentimin ndėr voza druri, si specialitete ilire, pėr njohjen e prodhimin edhe nė treva tė tjera ilire, pėr transportimin dhe tregtimin e verės me enė druri me qerre, nėpėr tregjet e brendshme gadishullore, sikurse edhe pėr mjaltin e dyllin, nuk kishte komente. (Shih, “Ilirėt”, bot. 2001, Kap., “Hyrja nė Histori”, §, “Aristoteli – Vera dhe gruri”, f 4850; Kap. ”Bijtė e Polifemit”, §, “Nikolla i Damaskut, karakteri i ilirėve”, f 221-225 etj.)

    Ndėrkaq, “Historia e Popullit Shqiptar”, Vėll. I, “Toena”, 2002, me pretendime, “pėr tė ndrequr tė metat e historiografi sė socialiste”, kishte vetėm 3 copė rreshta! Kjo “Histori e Popullit Shqiptar”, ose mė drejtė e ish-popullit ilir, kishte vetėm kėtė “shėnim mjeran”: “Ilirėt shfrytėzonin nė kėtė periudhė edhe bletėt, prej tė cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantėt e pėrdornin mjaltin edhe pėr tė bėrė njė lloj pije tė ngjashme me atė tė verės sė ėmbėl dhe tė fortė”. (f 47)
    Pra, aty nga shek IV p. e.r., ilirėt taulantė, na paskan mėsuar tė fundit nė gadishull tė shfrytėzonin edhe bletėt, dhe tė pėrdornin mjaltin pėr tė bėrė njė lloj pije e ngjashme si verė e ėmbėl, kaq! Nuk e kishin marrė sė paku as mundimin ta citonin Aristotelin tė plotė! A thua se kujtimi i verės ishte i ndaluar retrospektivisht edhe pėr mijėvjeēarėt e kaluar?!
    Po e citoj tė plotė Aristotelin: ”Thonė se tek ilirėt e quajtur taulantė, bėjnė verė nga mjalti; pasi i shtrydhin hojet e mjaltit i hedhin ujė dhe e ziejnė nė kazan gjersa tė mbetet gjysma. Kėtė e hedhin ndėr enė prej balte dhe e lėnė derisa tė mbetet gjysma, pastaj lėngun e hedhin ndėr enė prej druri. Kėtu (ndėr enėt e drurit), thonė se e lėnė tė fermentohet pėr njė kohė tė gjatė dhe bėhet si verė dhe bile njė verė e ėmbėl dhe e fortė. Kurse tani thonė se kjo verė bėhet edhe nė disa vende tė Helladės dhe e tillė qė nuk ndryshon aspak prej verės sė vjetėr, aq sa ishte e pamundur pėr kėrkuesit qė ta dallonin…” (“Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, bot. shqip 1965, f 41; “De Mirabilibus Auscultationibus, IX, 3, 832, a,22)
    Duhej njė traditė e lashtė dhe njė apikulturė e kultivuar, pėr tė prodhuar sasi kaq tė madhe mjalti hojesh, pėr prodhimin e kėsaj vere; duhej kohė e mund i madh pėr procesin e zierjes nė ujė, duhej mjeshtri, mund dhe kohė pėr fermentimin nė amforat prej balte; duheshin vite pėr atė gjysmėn e gjysmės nė voza prej druri. Pra, njė investim e mund i jashtėzakonshėm, ndoshta edhe njė punė kolektive me breza. Dhe mbi tė gjitha, sa e kushtueshme duhej tė kishte qenė kjo venė esencė, kur autorė tė ndryshėm antikė e quanin: “L’idromele, vino di miele bevande degli Dei e degli Deifi les”. Nga numizmatika shohim se kishte edhe monedha argjendi me bletė, ku pėrziheshin edhe mitologji tė lashta etj.
    Ka disa autorė tė sotėm, sidomos italianė, qė e kanė kritikuar Aristotelin se, ndoshta nuk e kishte njohur edhe aq mirė apikulturėn, sepse diku ky kishte theksuar: ”nektari i kėtij mjalti si ushqim e pije vene nga perenditė, binte nga qielli”. Unė, mendoj se kjo shprehje si metaforė e veshur me mitologji, duhej tė shprehte “njė lloj sekreti profesional tė mjeshtėrve apikultorė ilirė”, tė cilėt e kishin pėrhapur kėtė afėrsisht po ashtu si ai “sekreti i fl ijimit” te legjenda e Rozafatit, i cili lidhej me “qumėshtin gėlqeror” dhe prodhimin e gėlqeres sė stazhionuar.
    Kėtė venė mjalti e pinin faraonėt e lashtė, mbretėrit asiro-babilonas tė lashtė, gjithė paria mesdhetare e lartė, pėrfshirė edhe atė tė gadishullit tonė. Unė kam mbledhur dhe lexuar shumė literatura dhe nga interneti kam seleksionuar rreth 100 shkrime, pėrfshirė edhe botime tė ditėve tė fundit, me tė gjithė historinė, llojet e ilustrimeve etj. Dhe ēuditėrisht shoh se askush nuk i jep ndonjė meritė ilirėve! Ashtu si pa tė keq, siē edhe nė mitologji, linguistikė etj, ilirėt i inkuadrojnė brenda asaj tė ashtuquajture herė “bota helene”, herė “bota romane”, e herė “bota greko-romane”, ku ka edhe rivalitete midis grekėve e italianėve.
    Epo, kot nuk kanė thėnė: “I zoti (nė kuptimin pronari) e nxjerr gomarin e vet nga balta”. Siē po e shoh, edhe helenėt edhe romakėt, madje edhe sllavėt e vonė, shpesh herė na e kanė rrėmbyer prenė nga sqepi, fl uturimthi! Po shohim se nė fushėn e linguistikės mbi etimologjinė ka disa mendime, dhe kėshtu edhe me gjuhėn tonė fjala “vźnė” lidhet fare bukur me vėneshtė, me vendin - tokėn ku mbillet e prodhohet rrushi.
    Nė kėtė temėn e prodhimit dhe import-eksportet me verėn dhe produkte tė tjera ilire me Helladėn, pastaj me eksportin e qelibarit qė mblidhej nga bregu ilir i fundit tė Adriatikut nė Helladė etj, Aristoteli mė tutje shėnonte: “Ndėrmjet Mentorisė dhe Istrisė thuhet se gjendet njė mal me njė majė shumė tė lartė, qė e quajnė Delfi on. Kur mentorėt, qė banojnė pranė Adriatikut, i ngjiten kėtij mali, shikojnė sė andejmi anijet qė lundrojnė nė Detin e Zi. Pėrveē kėtij ėshtė edhe njė vend tjetėr ndėrmjet, nė tregun e tė cilit tregtarė tė ardhur nga Deti i Zi shesin verėra nga ishujt Lesbos, Ko dhe Tasos; gjithashtu (sillet verė) prej atyre tė Adriatikut me amfora tė Korkyrės”. (IX, 3, 839 b, 104; Mentorėt ishin njė nėnfi s ilir i Liburnėve). Dr. prof. N. Ceka, duke analizuar vetėm kėtė pasazhin e dytė, e kishte interpretuar si njė: “njoftim fantastik i Aristotelit”, duke pretenduar njėkohėsisht edhe disa kontribute shqiptare tė gėrmimeve arkeologjike nė Belsh (1969-1974), pėr shpjegimin e kėtyre tė dhėnave tė Aristotelit. N. Ceka kishte hedhur dhe rihedh me njė aktualizim, tezėn e tij si, njė: “vėrtetim i plotė i lajmeve tė Aristotelit, por duke korrigjuar vetėm datimin dhe vendin e tregimit”. Ceka konkludonte se, nė Belsh qeramika me amforat, hidriet, krateret etj., ishin nga Kiosi, Lesbosi, Thasosi, Samosi Korinti, Korkyra etj (Cit. f 48-49). Faktikisht, me “korrigjimin e kronologjisė dhe vendit tė tregimit”, Ceka e kishte spostuar arbitrarisht vendin tė cilit i referohej Aristoteli, nga atje lart midis Mentorisė dhe Istrisė, nga grykėderdhja e Naronės etj, - nė Shqipėrinė e mesme, nė grykėn e Shkumbinit, a thua se “ishin shpuar liqenet e Belshit”!
    Fillimisht, duhet theksuar se kjo lloj teze-hipoteze, nė kushtet e izolimit total nga shkenca gadishullore e europiane dhe aq mė tepėr kur analizohej vetėm territori brenda kufi jve politikė tė Shqipėrisė (nė kohėn e plangprishjes enverhoxhiste), ishte e vėshtirė tė pretendohej: “vėrtetimi i plotė i Aristotelit”! Kėshtu, prof. dr. N. Cekės dukej se i takonte vetėm merita e vėrtetimi, i njė pjesėze tė Belshit. Prof. dr. N. Ceka, me sa dukej, nuk e kishte vėnė re se Aristoteli, pėr vete ishte bazuar nė disa citime nga autorė akoma mė tė hershėm, tė cilėt edhe ata vetė kishin informacione me “tė dėgjuara”.

    Kėtu hynte edhe njoftimi me njė pjesė fantazie mbi atė malin Delfi on, nga ku shiheshin tė dy detet! Kjo “mrekulli e dėgjuar”, ose “teprime tė pabesueshme”, sipas formulimit, citimit dhe dijenisė sė Strabonit, buronin qysh te Theopompi, te Hekateu etj, nga veprat e humbura mė vonė. Straboni kishte cituar Theopompin, i cili thoshte: “Detet ishin shpuar dhe kishin njė lidhje nėntokėsore, sepse nė derdhjen e lumit Narona gjendej qeramikė e ishujve Hios e Tasos dhe se tė dy detet shihen nga njė mal”.

    Po kėshtu, Straboni kritikonte edhe disa, “thashetheme tė Eratosthenit, ku Istri/Danubi nė njė degė tė tij derdhej nė detin Adria/Adriatik”. (Straboni, Geographica, Libri VII, 9; shih edhe mentoridet ishuj, Scylaksi 21; mentorėt, Scymni, v. 393; Plini, NH, III, 21 etj)
    Nėse dikush, si bashkėkohės i Theopompit, rreth VI p.e.r. ose edhe mė thellė nė kronologji, kishte naviguar deri te derdhja e lumit Narona dhe kishte konstatuar atje qeramika helene jonike etj., kjo nuk duhej shpjeguar me “shpimin e qarkullimin nėntokėsor tė deteve”, por me navigime, tregtari me qeramika etj., nė kronologji mė tė hershme. Arkeologjia e kėtyre territoreve ende nuk e ka ezauruar kėrkimin arkeologjik nė atė territor, pėr ato ēka referonte Aristoteli. Kohėt e fundit ky territor ka fi lluar tė fl asė me gjetje qeramike, monedhash e deri edhe tė njė statuete alabastri tė kultit tė Isidės, kultit tė nėnės me fėmijė etj. Interes mė tė veēantė zgjon kėtu Eratosteni i stėrfamshėm, sepse fl itet se llogaritjen e perimetrit tė tokės ai e kishte imituar nga dijetarėt egjiptianė dhe kėshtu hartat e tij, me sa duket pėrdornin gradėt, mbi bazėn e idesė sė tokės sferike, por u deformuan nga kopja dogmatike e K. Ptolemeut.
    Kjo “fantazia e malit Delfion”, mė tė drejtė njė pasaktėsi e kuptueshme e eksplorimeve tepėr tė hershme (e krahasueshme si ato tė gabimeve e thashethemeve tė kohės sė K. Kolombit), mendoj se, duhet marrė si njė simbolikė e njė realiteti gjeografi k, ku sidoqoftė funksiononin edhe lidhje e rrugė tė ndryshme paralele, tokėsore, baritore e tregtare midis dy deteve, nė gjatėsinė jug-veri tė brigjeve tė tyre. Edhe nga Herodoti, jo rastėsisht kishim njoftimin mbi hetimet, penetrimet e inkursionet e Darit tė Persisė me Megabazin nga Deti i Zi, mbrapa shpinės sė helenėve. Me atė rast persianėt u njohėn me ilirėt, madje i shpėrngulėn dhe i morėn si skllevėr disa fi se ilire edhe nė Persi, ku Herodoti referon edhe njė tregim jashtėzakonisht interesant mbi gruan ilire.
    Ēėshtja e kronologjisė sė penetrimit e tė shkėmbimeve tė Helladės (ose shtresėzimet prekoloniale korintiane, siē e thotė Ceka), duke shtuar madje kėtu edhe prezenca e eksplorime tė Fenikisė dhe Egjiptit, deri nė fundin e Adriatikut, ndoshta edhe shumė mė herėt se sa kronologjizimet e arkeologjisė shqiptare, mbetet e hapur. Kohėt e fundit arkeologjia italiane ka referuar disa zbulime surprizuese, sidomos me disa monedha argjendi tė Durrėsit, Apollonisė, me njė kult tė Isidės egjiptiane etj, porse mbetet si detyrė mbi detyrat, verifi kimi e siguria e autenticitetit dhe matjet kronologjike me metodat moderne! Unė e kam gjetur kėtė kult tė Isidės edhe nė disa monedha mė tė hershme bronzi tė gjetura nė Shkodėr, porse duhet njė teknikė mė e sofi stikuar pėr skanimin e tyre.
    Duhet tė vėmė re se vetė Aristoteli, ndonėse me modė mitologjike, kishte transmetuar edhe njoftime pėr lundrimet e hershme tė argonautėve, jo vetėm deri te “Gjiri i Drinit/Adrias e Bunės”, por edhe nėpėr ishujt adrianė e dalmatinė (te Mali Adria) e deri nė fundin e Adriatikut, me Diomedin etj. (836 a,79; 836 b,81)
    Autorė italianė tė specializuar, duke e shfrytėzuar konkretisht kėtė njoftim tė Aristotelit etj, e kanė hedhur dhe e shkruajnė idenė se, “Diomedi, shoku i Odisesė, ishte ai qė kishte pėrhapur nė pjesėn italiane, pėrballė ishujve adriatikė, verėn idromelia”, madje duke pretenduar edhe njė “monopolizim” italik etj. Atėherė, kur na qenka kėshtu, pėrse ne nga bregu i kėndejmė i Adriatikut duhet t’ua falim kėtyre italianėve, kur Aristoteli shprehet pėr ilirėt e mė konkretisht pėr ilirėt taulantė?!
    Simbologjia mitologjike e dy ishujve adriatikas qė referon Aristoteli; “njeri nė pamjen e Dedalit e tjetri si tė Ikarit”, pak a shumė na kujton atė tė barbarit Epidamn, me “Kokėn e Demit”, pėr pamjen e relievit gjeografi k tė Durrėsit. (Kam shkruar pėr “Epėr Demin”, qysh mė 1967 e mė vonė…) Kėtu duhet kujtuar edhe ekzistenca e Korkyrės sė Zezė, ēka presupozon edhe njė Korkyra e Bardhė, pak a shumė ashtu si Drini i Zi e Drini i Bardhė. Dimė sot se detarėt e hartografėt e lashtė i piketonin me nga kėto emėrtime pamjet e relievit bregdetar, nga ndonjė lartėsi ose nga deti. Edhe njė legjendė mitologjike e metamorfi zimeve tė shokėve tė Diomedit, si zogj gjigandė fl uturues me kthetra e sqepa, qė hanė njerėz etj, qė referonte Aristoteli, nuk na ngjan sot si njė sajim absolutisht vetėm me bazė fantaziste, po tė marrim parasysh se nė territorin e ishujve dhe brigjeve kroate janė gjetur skelete fosile tė dinozaurėve tė lashtė. (Cit. 836, a, 79) Ishin kėto skelete tė shndėrruar nga fantazia si reptilė gjigantė fl uturues.
    Ē’ishte e vėrteta, Ceka kishte pėrmendur, nga zbulimet nė Belsh, disa “amfora joniane, korintiane e korkyrase, dhe disa hidrie e kratere nga Samosi, qė do tė shėrbenin pėr pėrzierjen e verės me ujė” (Cit. f 49) Por, cila verė do hollohej e pėrzihej me ujė mė shumė, ajo e ėmbla si esencė prej mjalti, apo vera e rrushit?

    Kishin qenė tė cituara nga Theopompi i shek VI p.e.r., edhe riprodhimet e Atheneut se, ilirėt, sidomos fi si i Adrianėve, ishin pijanecė vere me famė mesdhetare, merrnin nė kėto gosti edhe gratė etj; dhe po ashtu kishte qenė informata e Theopompit se, ilirėt adrianė/te mali Adria, kishin rreth 300 000 (treqind mijė) skllevėr; po ashtu cituar nga Agartharhidi nga Knidosi pėr sasinė e jashtėzakonshme tė skllevėrve te dardanėt. Kėto janė padyshim dėshmi pėr njė shfrytėzim dhe tregti tė lartė skllevėrish tė bardhė, “jo tė fi tuar si skllavėri nga barbaria e lindur, por si skllavopronari e fi tuar me anėn e luftės”, siē e ripohon edhe vetė Atheneu. (DEIPNOSOPHISTIAE, Lib. VI; Lib. X.; “Ilirėt dhe Iliria..”, f 285)
    Unė kisha formuluar vėrejtjen dhe mendimin se, ndėr eksportet e hershme ilire, krahas grurit duhej rreshtuar edhe specialiteti ekskluziv ilir i verės sė mjaltit, sidomos vetė mjalti e dylli, qelibari, pastaj edhe mineralet me preferencė hekurin, tregtia e skllevėrve etj. (Tendenca e arkeologjisė shqiptare ka qenė t’i vendoste kronologjitė sa mė tė vona, pėr tė qenė brenda pėr brenda!) Pėrveē tregtisė sė verės me amfora tė posaēme, si importe e eksporte me anije, qė e kanė pėrmendur shumė autorė antikė, qysh nga Homeri e me rrallė, te Straboni lexojmė edhe pėr njė tregti ilire me transport tokėsor me qerre dhe me enė druri, siē po e citoj: “… Aquilea… ėshtė qendra e tregtisė sė romakėve me ata popuj ilirė, qė janė pranė Istrit. Kėta ilirė eksportojnė verė, qė e mbajnė nė enė druri, tė cilat i transportojnė me qerre…” (Straboni, Geographica, Libri V, 8, 1; f 151 cit.)
    Ky lloj transporti tokėsor me qerre mund tė mendohet se bėhej me enė druri pėr shkakun e tronditjeve nga rrugėt antike, dhe ky duhet tė ketė qenė pėrdorur edhe nė lidhjen midis dy brigjeve, detit Adriatik e Detit tė Zi. Mund tė shtojmė se S. Bizantini, bazuar mbi autorė tė vjetėr antikė, jo rastėsisht kishte pėrmendur se: “Qerrja e Kadmit nga liqenet Liknidė, duke pėrshkruar rrugėn nėpėr Iliri, kishte arritur te enkelejtė/liqenasit e veriut, deri nė qytetin Buthue/ Budva dhe nė Rizon tė Ilirisė”. (S. Bizantini, “De Urbibus et Populis”, “Ilirėt dhe Iliria…”, f 417; shih edhe njė shkrim tė M. Zeqo, “Figura e gjarprit kadmik nė bashet e anijeve ilire”, Rev. MAPO, 2010. Edhe nė internet) Pra, duhet menduar se, eksportet helene dhe ato tė Persisė e Anatolisė duket se hynin edhe nga krahu i Detit tė Zi.
    Plini Secundi, duke shkruar pėr esencat e parfumerisė, pėr bimėt shėruese, pėr varietetet e rrushit dhe verėrat e Ilirisė, qė konkurronin me shumė sukses nė tregun mesdhetar, e theksonte se nė pėrzierjet e recetat e tyre pėrdorej edhe mjalti. Po ashtu e pėrmend edhe ruajtjen nė qypa/amfora balte etj. (Naturalis Historiae, Libri XII-XXXI)
    Ilirėt kanė qenė apikultorė, bletėrritės tė famshėm dhe kėtė e favorizonte edhe klima e bimėsia e pėrshtatshme, pyje masive natyrore me gėshtenja, me bimėsi sherbele etj. Detarėt e famshėm fenikas e egjiptianė, detarėt argonautė, sipas disa indikacioneve ishin ngjitur, jo vetėm deri nė Apolloni, Epidamn-Dyrrah e nė Ulqin, Tivar, Budva, Kotorr e Isa, por edhe deri nė fund tė Adriatikut, “nė mjegull tė veriut”, po tė pėrdorim njė shprehje tė Homerit. Redaktorėt grekė tė poemave homerike “Iliada” e “Odiseja”, nė kohėn e Pisistratit, sipas ndonjė supozimi, e kishin censuruar rrugėn adriatike tė bregdetit e atė gadishullore tė brendėsisė ilirike, duke marrė “pjesėn e luanit” pėr vete dhe duke e devijuar pjesėn e mbetur andej nga Italia. Dihet se nė Egjipt, mjalti dhe dylli, parfumet, pėrdoreshin gjerėsisht pėr mumifi kimin, pėr nė “botėn e pėrtejme tė pėrjetshme”, e cila fi llimisht ishte njė monopol pėr popullin egjiptian. Ne e mbėshtesim hipotezėn e hershme, qysh nga shek XIX se, fenikasit dhe egjiptianėt kishin importuar edhe mjaltė e dyllė, skllevėr dhe hekur nga gadishulli ynė.


    Duke folur pėr pijet ilire si njė lloj birre prej elbi dhe gruri e quajtur ilirisht “sabaja/sabara” dhe njė lloj boze prej meli e elbi “bryton”, bazuar nė autorėt antikė, prof. K. Ashta shkruante edhe pėr “verėn e mjaltit”, duke cituar konkretisht Aristotelin. (Bul. Shkenc. i Inst. Ped. Shkodėr, Nr. 5, 1966, K. Ashta, “Ndėr burime tė fjalės sė shkrueme tė ilirishtes”, f 204)
    Duhet tė kujtojmė se kjo traditė e lashtė e mjaltit na del edhe nė mitologjinė pellazgo-ilire, ku Melisa/Amelisa/Ambelsia (gr. Μέλισσα = bleta; etimologjia shqip mbledhėsja e ambėlsisė e nektarit), e bija e barbarit Epidamn, ishte njė nimfė qė ngelet shtatzėnė nga Poseidoni dhe lind Dyrrahionin, Hyun e dy rraheve-porteve). Unė supozoj se helenėt ishin munduar t’ia vidhnin e pėrvetėsonin edhe vetė nimfėn e bletėve, nėpėrmes disa modifi kimeve linguistike e disa varianteve mitologjike. Ilirėt taulantė, pėr nderimin e kėsaj stėrgjysheje tė bletėve, pėrveē pėrdorimit si emėrtim mitologjik e si antroponim, ia kishin ngjitur emrin edhe njė kepi detar, Kepi Melissa/Melisonios, Caput Meliarum-Kepi Melie, nė jug tė Durrėsit. Perandori bizantin, K. Porfi rogjeneti e nėnvizonte se ishte ky Kepi Melissonios, ai vendi ku Hyu i Detit, Poseidon e mbarsi dhe e la shtatzėnė Melisėn/Ambelisėn, bijėn e barbarit Epidamni.
    (Shih, P. Grimal, “Enciclopedia dei miti”, bot. 1990, f 407; T. Dhama, “Fjalor i Mitologjisė”, bot. 1987, f 161, zėri Melisa; K. Porfi rogjeneti, “Bur. Treg. Bizantine”, bot. 1975, f 20; “Bur. tė Zgj. Pėr Hist. Shqip.”, bot 1962, f 180-181 K. Topia kishte aty njė fortifi katė dhe skelė detare; Kjo skelė del edhe nė hartat detare mesjetare tė Ankonės etj)
    Siē shihet, helenėt gllabėrues tė shumė mitologjive e zbulimeve tė popujve mesdhetarė, pėr kėtė verė mjalti nuk kishin mundur tė vendosin monopolin dhe supremacinė, si njė zbulim i hershėm ekskluzivisht i tyre, por vetėm si njė kopje, sepse me sa duket jo vetėm mjalti, por edhe kjo verė mjalti ishin gjerėsisht tė njohura me kohė nė botėn mesdhetare. Siē e pohon qartė edhe vetė Aristoteli, ishin helenėt ata qė ia kishin kopjuar-imituar ilirėve atė sekretin e prodhimit. Sa pėr verėrat e tjera tė zakonshme ilire dhe varietetet e rrushit, besoj se ato i ka paraqitur shkėlqyeshėm N. Ceka, megjithėse “verėn e mjaltit” e kishte nėnvleftėsuar! (“Ilirėt”, bot. 2002, f 48-49, f 223 etj)
    Kėndvėshtrimi qė unė pretendoj tė sjell kėtu, sigurisht pėr diskutim, ėshtė vėnia nė dukje e procesit tė fermentimit dhe vjetėrsimit me teknologjinė ndėr vozat e drurit, tė zgavruara direkt nė trung druri ose me fl etė druri tė lidhura. Pastaj mund tė formuloj disa vėrejtje, ku disa nga ish-interpretimet e vjetra tė specialistėve tanė, sidomos ndėr disa monedha etj., duhen diskutuar dhe rivlerėsuar ndryshe.
    Do tė kishte qenė nė nderin dhe interesin e eksperimentuesve shqiptarė me kohė qė ta kishin ripėrtėrirė atė ish-verė tė lashtė, por e nėnvizoj, prapė nuk jemi vonė. Siē ia kishim ngjitur emrin Malaga, njė vere tė ėmbėl me pak pėrzierje sheqeri ose mjalti, qė edhe e eksportonim dikur, nė njė rast ripėrtėritje tradite e patente me “Verė mjalti”, do tė kishte qenė plotėsisht e justifi kuar t’ia ngjisnim emrin Melisa/Ambėlisa, Taulantia etj.
    Kam parė njė emision televiziv se si nė Gjermani, nė krahinėn e Mozelės, kishin ripėrtėrirė e rindėrtuar komplet njė ish-punishte tė kohės romake me verėn qė prodhohej atje, me atė teknologji, edhe me atė ambalazhim. Aty kishin ngritur edhe lokale pėr ata turistė qė dėshironin tė pinin verėn antike tė Mozelės.
    Ka shumė kohė qė unė e kisha ēuar dhe e sillja nėpėr mendje Aristotelin dhe Homerin e Lukianin pėr “vźnėn e mjaltit”, qė quhej edhe si “nektari e ambrozina qė e pinin perėnditė”. Mė 1986-1991, kur shkoja si anėtar vullnetar i “Bėrthamės Arkeologjike tė Muzeut Shkodėr” nė gėrmimet arkeologjike, arkeologėt B. Lahi dhe G. Hoxha, aty te bregu i Drinasės, nė njė thellėsi ku buronte edhe uji, zbuluan njė sasi tė konsiderueshme amforash tė mėdha konike, qė vendoseshin nė njė bazament. Ishte shumė e qartė; aty kishte qenė njė ish-skelė lumore dhe njė ish-magazinė amforash e pitosash pėr transport detar, liqenor e lumor (ku kanė pėrfunduar ato amfora?!). Dhe, kjo shtresė nuk ishte fundi ose sterile, siē e quajnė arkeologėt, sepse aty kishte edhe shtresa tė tjera mė poshtė, por burimi i ujit, nga Drinasa, nuk lejonte. Kėto tipa amforash e pitosash transportonin, vaj ulliri, mjaltė, dyllė, grurė etj. Duke rrezikuar pak, me majėn e gjuhės unė provova njė lloj mbeturine llumi tė ngjitur nė fundin e njė amfore. Ishte mjaltė i ėmbėl! Mė vinte nėpėr mendje se, vera mė e lashtė homerike, ajo qė hollohej me ujė, qė pihej nėpėr fėrliqet e fl ijimet e pėrshkruara nga Homeri, mbase kishte qenė vera ilire e lashtė e ėmbėl. Dhe ky mendim ka vegjetuar kaq gjatė nė pasionin e nė mendjen time.
    Sė fundi, mė 2008 ia shpreha kėtė tezė-hipotezė mikut tim tė vjetėr, specialistit tė amforave, arkeologut Bashkim Lahi, tė cilit i erdhi shumė i ėmbėl edhe si mendim. ”Vera e mjaltit” ėshtė e faktuar dhe e argumentuar se ka ekzistuar tek ilirėt. Por sigurisht, trajtimi im do hidhet si diskutim e hipotezė, sepse siē e shprehte edhe Aristoteli, vera e vjetėr prej rrushi e gadishullit dhe vźna/vera e lashtė unike dhe ekskluzivitet ilir prej mjalti, nuk dalloheshin as nga njohėsit mė tė mirė, direkt me shije! Por, sipas arsyetimit tim, vera e mjaltit, ajo homerikja, ka mė shumė arsye tė hollohej me ujė, sepse ishte njė esencė shumė e ambėl. Dhe hyjnitė e lashta tė formacionit Olimpik, jo mė kot pinin verėra speciale tė mbiquajtura si “nektar e ambrozinė”! Dhe kush e mbledh nektarin dhe ambėlcinėn, veēse m/bleta ambėlethta/ambėlmbletha! Me kohė herėt, mė 1939, medievisti i shquar dhe i shqiptarizuar, G. Valentini, i cili kishte edhe njė pasion numizmati e kishte hedhur ēėshtje-pyetjen: “Pėr ē’arėsye nė nji koleksion shkodran gjenden kaq shumė pare tė Durrėsit e t’Apolonis e deri edhe kukuvaca t’Athinės…?” (“Numizmatika Saveriane”, Rev. LEKA, Nr.4, 1939, f 108-111). Disa monedha tė tilla “me kukuvacė-kukumjaēkė”, tė gjetur pak mė vonė nė atė ish-zonėn e gėrmimeve, unė i kam publikuar. Njė nga kėto monedha, sipas katalogėve, ėshtė prerje e Athinės e shek VII-VI p.e.r., ku paraqet njė Qyqe/Athe-Athinaja e hipur mbi njė amforė vere. Tipi i amforės ngjason me tipat korintiane tė amforave tė vogla. Kėndej ne mundemi tė ngremė hipotezėn se, ndoshta athinasit kishin depėrtuar edhe me rrugė tokėsore nė krahinat e brendshme ilire, edhe deri nė Shkodėr.

    “Vaj medet” se, nė Shkodėr gėrmimet arkeologjike prej 18 vjetėsh kanė pėrfunduar, dhe si u katandis demokracia, u shkatėrrua dhe as nuk ekziston fare “zona arkeologjike” e pjesės sė qytetit nė fushė!

    “Nuse e treta nuse, tre vllaznit muratorė duan bukėn e drekės, duan kungullin me vźnė”...


    Tė gjithė e dimė legjendėn e kėshtjellės sė Shkodrės, se si ajo ėshtė e lidhur lashtazi me trungun e formacionin gėlqeror aty te Mal/Shkamb-Kodra-e Drinit, ėshtė e lidhur me Mbi-Shkodrėn e Nėn-Shkodrėn, me liqenin dhe lidhjen me detin, siē e shėnonte M. Barleti. Edhe e dimė se, akoma edhe nė shtresėn e fundit mesjetare me tre punėtorė-muratorė tė thjeshtė, ekzistonte edhe vera e prodhimit tė vogėl privat, tė cilėn nusja e sjell me njė kungull nė forme teteje.
    Por, nė qoftė se ndodhte kėshtu nė shtresėn e fundit, nė kohėn e ndėrtimit nga themelet, verėn e pinin tė holluar me kylis e ojnohe. Dhe, pėr pak regresivizėm injorant, pak njerėz nė vetė Shkodrėn e dinė se nė muzeun e Luvrit ndodhet njė statuetė e shek. VI p.e.r., e zbuluar nė fshatin Guri i Zi, ku dama/nusja antike ilire, njė lloj Iside apo Demetre skodrinane, e cila po i hedh vźnė nga njė ojnohe nė kylix dikujt! Por, kujt po ia hedh dhe ēfarė vźne pinin perenditė?! Si mund tė emėrtohej kjo damė-nuse?! Blerėsi, konsulli italian, L. Perrod, nė vitin 1881 ia shiti Muzeut tė Luvrit, ku studiuesit francezė e pagėzuan si “Dama antike shqiptare”. A nuk ėshtė njė pakujdesi e pafalshme qė pėrveē vizatimeve dhe njė fotografi e tė kohės sė Leon Reit e tė Ugolinit, asnjė institucion shtetėror shqiptar e asnjė privat nuk e ka fotografuar e filmuar!
    Me tė gjithė tė drejtėn e arsyes e krenarisė sė lashtėsisė e vazhdimėsisė qytetare shkodrane, kjo statuetė duhej quajtur “Dama antike shkodrane”. Po t’i jepnim pak liri fantazisė, mundeshim ta quanim Skodrina dhe ndoshta, po ia ēonte vźnėn Kodrit pellazg? Edhe nuk do ishin si shumė larg, sepse Kodri pellazg, qė njihet si themeluesi, ndėrtuesi i Athinės, del nė njė monedhė me qeleshen/ plisin e bardhė mbi krye; edhe emrat antroponime, oronime, hidronime si Kodro, Kydra Dryma, Skydrenopolis etj, dalloheshin me karaktere barbare. (Straboni, Geographica, Lib. VII, 7; “Ilirėt..” f 157) Arkeologu V. Toēi, nė nekropolin e Durrėsit, kishte zbuluar edhe njė emėrtim vajze si Skodrina.
    Kėshtu shohim, siē edhe nė plot raste, po ashtu sikurse edhe te legjenda e Epidamn-Dyrryhut se, emėrtimi toponim i qytetit pėrdorej edhe si antroponim njerėzor. Por, si mund tė hetojmė e tė vėrtetojmė ne tezat e hipotezat, kur nuk kemi gėrmuar?! Mjeshtri i madh i mitologjisė evropiane P. Grimal, krahas dy Jonėve mitologjikė ilirė, ka pėrmendur edhe njė bazileus mitologjik si Adria dhe ne kemi shkruar se deti Adriatik ka prejardhje ilire, sepse nė Iliri e lokalizonte Aristoteli atė qytezėn, lumin, krahinėn Adria, fi sin e adriatėve etj., qė e pėrmendin Hekateu dhe Theopompi etj., atje “ku dhitė pjellin nga tre-katėr keca binjakė dhe pulat nga dy herė nė ditė”… (po aty cit. IX, 3, 842, b,128)
    Organet qė merren me kulturėn nė Shkodėr duhet ta konsultojnė seriozisht, mundėsisht si minimum ta kopjojnė, ta zmadhojnė dhe ta vendosin Damėn Skodrina nė njė qendėr, sepse ėshtė nė bazamentin e identitetit tė qytetit tonė.

    Kultivimi i rrushit, kujdesi pėr mbrojtjen nga insektet dhe pija e tepruar e verės nga ilirėt
    Bazuar nė disa autorė antikė mė tė hershėm, Straboni nėnvizonte: “I ngrohtė dhe frytdhėnės ėshtė ky vend, bregdeti i Ilirisė, ėshtė plot me ullishta dhe vreshta tė mira… dheun asfaltoz e pėrziejnė me njė vaj dhe ky ėshtė njė pėrzierės kundra insekteve tė vreshtave…” (VII, 8, 9,10) Dhe ėshtė normale qė kultivues tė tillė tė rrushit tė zbulonin dhe praktikonin edhe insekticide antike pėr mbrojtjen e vreshtave.
    Atheneu, shek II, duke cituar njė autor mė tė vjetėr antik, shkruante se, nė Dalmaci tė Ilirisė rritej edhe njė lloj rrushi i egėr (mendohet tipi larushk). (DEIPNOSOPHISTAE, Lib. IX)
    Aurel Viktori, nė librin “Liber de Caesaribus”, shkruante pėr leje tė posaēme qė u jepeshin popullsive dhe fiseve tė ndryshme pėr tė mbjellė hardhi, siē ishin mė veēanėrisht lejet e perandorėve me prejardhje ilire. Ai kishte dalluar sidomos perandorin Probi nga Dalmacia, i cili, sikurse Hanibali, kishte mbjellė ullishta dhe vreshta me hardhi nė malin Alma nė Sirm dhe Aureun nė Myzinė e Sipėrme. (2. Liber de Caesaribus, 37, 3; 3. Epitomae de Caesaribus, 35 e 37)

    Ju sigurisht keni dėgjuar pėr Agronin (250-231) mbretin/bazileusin e fi seve ilire adriane, pranė malit Adria, nė bregun e detit Adriatik, atje te gjiri i Kotorrit. Atė e pėrmendin disa autorė antikė si Polibi, Apiani, Dion Cassi, Aeliani, Zonara etj. Polibi, pasi shėnon se Iliria ndodhej nė Europė, siē quhej aso kohe gadishulli ynė, shėnon se Agroni, mbreti i ilirėve, i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė tė madhe, tė aftė tė ndėrmerrte fushata pushtuese deri nė Korfuz e nė thellėsi tė tokave helene. Agroni i theu etolianėt dhe aq shumė u gėzua nga kjo fi tore, sa u shty shumė pas pijes. Nga kjo mori njė tė ftohur tė rėndė dhe nė pak kohė vdiq. (Historiae, Lib. II, 2; 4 etj) Nga burimet e tjera informohemi se Agroni pretendonte edhe trashėgiminė e Pirros etj.
    Edhe njė nga trashėgimtarėt e dinastisė ilire, Bazileusi Genthios, thuhet se ishte qejfl i pijesh. Polibi shkruante: “…Genti, mbret i ilirėve, pėr shkak se pinte shumė – natė e ditė ishte i dehur… (Polibi, Historiae, Libri XXIX, 13”) Por ndėrkaq, studiues, autoritete kanė shkruar me admirim si njė shkencėtar dhe zbulues tė bimėve mjekėsore e bimėve me efekte anestezike pėr zbutjen e dhimbjeve. Genthi ishte edhe njė ekonomist i madh, qė ideoi e zbatoi njė reformė monetare etj
    Claudi Aeliani shkruante pėr tė dy bazileusat e shquar ilirė: “… edhe Agronin, mbretin e ilirėve e mori nė qafė dėshira e pafrenuar pėr verėn dhe kjo i shkaktoi atij njė tė ftohur pleurit. Edhe njė mbret tjetėr i ilirėve, Genti kishte zakon tė pinte pa u pėrmbajtur… kėsaj tė keqeje (pėr pije tė tepruar) nuk i kanė shpėtuar as ilirėt, pėrkundrazi pėr ta thuhet edhe kjo; se u lejohej tė huajve, tė pranishėm nė tryezė, tė pinin bashkė me gratė, secili me atė grua qė dėshironte edhe pse gruaja nuk i pėrket atij”. ( 2. Varia Historia”, Lib. II e III)

    Mesjeta shkodrane me verėn e rrushit
    Do tė mjaftonte edhe njė lexim i shpejtė i “Regjistrit tė Kadastrės dhe Koncesioneve pėr Komunėn e Shkodrės, 1416- 1417”, pėr tė parė dhe pėr t’u bindur se, ndėr sa e sa miradina tė rralla qė natyra ia ka rezervuar Shkodrės, njė vend mjaft tė rėndėsishėm e tė veēantė zė edhe vźna. Kėtė verė e mblidhte si taksė edhe Republika e Venedikut dhe e eksportonte nė vendet e Europės Qendrore.
    Edhe M. Barleti kishte shėnuar se vreshtat dhe ullishtat nga Shkodra nė Drisht e nė Mbi-Shkodėr, i prishi, i dogji dhe i shkatėrroi Hamza Kastrioti.
    Rrushin e kuq tė mbyllur, ruazagi qė rritej nė Mbishkodėr edhe deri vonė, sikur nuk ma ka zėnė syri. Mbase emri i kėtij varieteti rrushi, aq i ėmbėl, vinte nga forma e tij si ruazė. Do tė ishte njė mėkat i madh po qe se edhe atij ia kemi “tretė farėn”, siē shumė e shumė tė tjerėve, e nė “krye tė herės” peshkut blin, emrin e tė cilit po ashtu sikurse edhe tė vetė liqenit, e kemi qysh nga koha e gjuhės gadishullore e tė greqishtes sė vjetėr homerike.
    Rrushi i varietetit kallmet (etimologjia e fshatit nga kallam, krhs. me Kallm nė Fier), mbase kishte edhe ndonjė pėrzierje me amė me shije. Xhaxhai im, albanologu i njohur Kol Luka, diku ka shkruar edhe pėr fjalėn “amė” si njė prejardhje nga amėsia (krha Amazonjat), por edhe si njė kuptim tjetėr, amė-shije qė merrte vera e vjetėrsuar dhe e fermentuar nėpėr amforat dhe enėt e drurit, ku ndoshta pėrdoreshin edhe disa pėrzierje me erėza tė ndryshme.
    Besoj se traditėn e prodhimit tė verės nė vendin tonė e ka prishur dhe dėmtuar gradualisht pushtimi turko-osman. Nė vitet e para tė demokracisė ndodhi edhe asgjėsimi dhe zėnia mbarė e mbrapshtė e fermave me vreshta, prishja e fabrikave funksionale tė verėrave dhe vinotekave.
    Por, nė qoftė se Gjeorgjia e Transkaukazia na mbahen si “atdheu i verės sė rrushit”, kush mundet ta mohojė se Iliria ishte atdheu i verės sė mjaltit, i verės nektar tė perėndive, sė paku nė gadishullin Helladik-Ilirik!
    Dying_Poet, Anushe and Labi11 like this.
    Bota eshte shume e vjeter per te patur egzistence te origjinalitetit ideal..!!

    ..Te Dua Shqiperi..

  2. #2
    Avatari i Anushe
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Ne Yje
    Postime
    36
    Rrespekti
    8

    Gabim Pe: Vźna e perėndive pellazge, “mrekullia antike e ilirėve” dhe kulti i Isidės nė Ili

    Interesante

  3. #3
    Antar i Par Avatari i iLirjam
    Anėtarėsuar
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Nga POl nė POL
    Mosha
    29
    Postime
    3,897
    Rrespekti
    191

    Gabim Titulli: Vźna e perėndive pellazge, “mrekullia antike e ilirėve” dhe kulti i Isidės n

    kohet kur stergjyshrit e thirrisnin vendlindjen nen,,dhe jo vetem por e konsideronin si te till,,dhe e trajtonin si te till,
    dhe na xhelozojn,,,,sepse vet jan sllevėr,,,,
    Por un kam Lindur si iLir,,,,dhe do jem 4ever,,,,


    ILIRIAN CARTEL

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tema Tė Njėjta

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-11, 13:42
  2. Manikyri dhe kulti i lyerjes sė thonjve
    By Love in forum Floket dhe thonjte
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-05-11, 00:49
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-10, 12:47

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  
Single Sign On provided by vBSSO

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163