Meqenėse rumunėt janė pasardhės tė thrakėve mė saktė tė fisit dak po sjell disa fjalė rumune me substrat thrak dhe pėrkthimi nė shqip:

abur -- avull
akata -- kap
alak -- lakėr
baci -- bari
baliga -- bajga
balta -- balta
barza -- bardhė
balaur -- Bolla (njė lloj pėrbindėshi)
balan -- njeri me flokė tė bardhė
brad -- bredh
brau -- brez
bukura -- e bukur
bukuros -- bukurosh
bunget -- bung
buza -- buza
ēoban -- ēoban
flakara -- flakė
fluture -- flutura
gard - gardh
grumaz - gurmazi
kal - kalė
kalarec - kalorės
kasiula -- kėsula
kapusha -- kėpusha
katun -- katund
lakomie - lakmi
mare - madh
mos - njeri i moshuar
spalare - laj
trandafir - trėndafil
unqi - ungji
--------------------------------------------------------------------------

Georgiev e fut gjuhėn shqipe nė relacion tė ngushtė me thrakishten.
Ēabej besonte se thrakishtja dhe ilirishtja ishin tė ngjashme nė strukturė dhe leksik.
Arshi Pipa thotė se nė Toskėri kishte mė shumė komponente thrakase, ndėrsa Gegėria ishte kryesisht ilire.
Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja: tė gjitha fiset thrakase dhe ilire praktikonin tatuimin, dhe kjo i dallonte nga Keltėt.
Herodoti dhe historianė tjerė tė lashtė, tregonin se Ilirėt dhe Thrakėt pa dallim, bėnin tatuazhe nė trup, flijonin njerėz pėr nder tė perėndive, gruaja luante rol nė shoqėrinė fisnore patriarkale, pėr ndryshim nga helenėt ku gruaja shihej si rob.
-------------------------------------------------------------------------

ēziē ..... dele / mezēnai

Nė kėtė mbishkrim thrakas shohim fjalėt i zi dele mes

--------------------------------------------------------------------------
fjalė thrake:
alta -- e lartė, nė gegnishte e nalta
balios -- i bardhė
brentas (brendas) ‘deer’ [Messap. bréndon ‘deer’] -- Dreri (me rėndėsi ėshtė ngjashmėria e kėsaj fjalė tek dy gjuhėt)
bur, buris (boris) ‘man’ [Alb. burrė ‘man’] -- burrė
drenis ‘deer’ [Alb. dre, dreni ‘deer’]
para, phara ‘settlement, village’ -- Fara, nė kuptimin fis,
per, puris, poris, por, pyris, pyros, pyr ‘son, boy’ -- bir, i biri
pinon 'a drink' -- pi, pije

ketri-, ketre- ‘four’ -- katėr, interesant ėshtė fjala qė pėrdoret nė Kosovė par-qetri-dje, mas-qetri-nesėr, deri dje e pandehur pėr sllavizėm me sa duket ka prejardhje direkte nga dialekti thrak i gjuhės tonė.

Emrat e bimėve nė thrakisht:
Manteia, Mantia -- mani, manatherra;

Kurse bima nė foto qė i pėrngjan diellit, nė thrakishte quhet:
Dielina, Dielleina, Diellena

Gjuha rumune na zbulon disa tė panjohura pėr lashtėsinė e gjuhės sonė. Nė njė kohė tė caktuar dakėt sė bashku me ilirėt, flisnin sikurse flasim ne sot me ndryshime shumė tė vogla.

T - K
Ndarja e parė duhet tė jetė bėrė mes gjuhės ilire nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr grupin e dakishtes, helenishtes dhe latinishtes. Ky ka qenė ndėrrimi T-K, kėshtu 'dhet' e shqipes (dhjetė) ėshtė bėrė *dheka nė grupin e gjuhėve tjera ku hyn dhe dakishtja. Kjo shihet nė vetė kėtė fjalė qė si nė latinisht 'deka', nė greqisht 'dheka', dhe nė rumanisht 'zeke'.

D,DH,TH - Z
Siē shohim nė rumunisht 'dh' ka kaluar nė 'z'. Kjo duhet tė ketė ndodhur shumė kohė para sundimit romak, sė pari se shumė fjalė rumune me prejardhje latine nuk e kanė pėsuar kėtė kalim fonetik, si dhe qė nė lashtėsi vėrehet njė begati e dakishtes (dhe thrakishtes nė pėrgjithėsi) me fjalė qė pėrmbajnė tingullin 'z'. Ky kalim vėrehet tek zeke (dhjetė), mazare (modhull), zi (ditė). Fjalėt me prejardhje latine nuk e kanė pėsuar kėtė shėndrrim, psh dona (dhuroj), da (jap, dhā), doj (dy). Prandaj kjo ka ndodh para pushtimit romak nė Daki, ndėrsa kur saktė nuk mund tė themi. Edhe emri Zalmoksis (profet i dakėve), mund tė shpjegohet si 'delme' ngaqė kuptimi i kėtij emri i dhėnė nga Straboni shpjegohet si lėkurė, veshje lėkure, me tė cilėn vishej Zalmoksis, kėshtu qė pėr shkak tė ngjashmėrisė mė mirė mund tė lidhet me fjalėn delme, pra lėkurė deleje. Ky kalim nuk ėshtė vetėm pėr dh, por edhe 'th', 'd', kanė kaluar nė 'z' mbase nė tė njėjtėn kohė. Thrakėt veten e quanin Zraika, ndėrsa nė rumunisht tė bardhės i thuhet 'barza'.

Siē do tė shohim, pas pushtimit romak kanė ndodhur disa kalime fonetike qė i kanė ndryshuar fjalėt e vjetra dake shumė nga zanafilla e tyre.

LL - R
Disa fjalė rumune me 'r' nė shqip bėjnė me 'll'. Ndryshe nga ē'ėshtė menduar se nė zanafillė ka qenė fjala sikur nė rumunishte, fjala shqipe del mė e vjetėr sipas fakteve. Kjo shihet tek fjalėt me prejardhje latine tė cilat nė rumanisht janė kthyer nga 'll' nė 'r': sol-soare (diell), caelum-cer (qiell), e kėtu hynė edhe fjalėt e pėrbashkėta tė shqipes me dakishte, meqė patjetėr kanė qenė prezente nė kohėn e kėtij shėndrrimi. Ndėr kėto janė abur (avull), mazare (modhull), porumb*ica (pėllumb), etj.

S - SH
Ky shėndrrim vihet re tek fjalėt serpent-sharpe (gjarpėr), sex-shase (gjashtė), septe-shapte (shtatė),

E - A
Kjo vihet re tek fjalėt me prejardhje latine, si primavera-primavara (pranverė), ver-vara (verė), pastaj tek fjalėt me prejardhje dake, bredh - brad.

DH - R,D,
Tingulli 'dh', nė mes ose nė fund tė fjalisė ka kaluar nė 'r' ose 'dh', kėshtu e madhe thuhet 'mare', kurse bredhit 'brad'. Shėndrrimi i parė vėrehet edhe sot nė zona tė caktuara nė trojet shqiptare, ku 'edhe' ėshtė bėrė 'ere'.

K - P
Tingulli k ėshtė shėndrruar nė p. Nė latinisht quatro, nė rumunisht bėhet patru (katėr), pastaj direct-drepte (drejt), noctus-noapte (natė), etj.

SAPA - Gasper Gurakuqi, meshtįr
Nder sį dioēeze katolike tė Shqypnķs, kena edhe dioēezin e Zadrimės, qi pershīn Zadrimen e Pukėn me selģ ipeshkėvnore nė Nenshat. Permī ipeshkvķn e soēme naltohet nji mal, ku, gadi nė skape, āsht nji fushė e vogel, e aty gjinden rrenimet e nji Kishės sė herėshme: Kisha e Shė Mhillit, prej tė cillės mźrr emnin mali: Mali i Shė Mhillit. Brī kėtģ malit āsht kenė dikur Shati prej kah emnohet katundi: Nen-Shati. Kėtu pari āsht kenė edhe ipeshkėvija e Sapės a e Sapatės, prej sė cillės thirret tanė marė dioēezi.

Ky dioēez, qi njeh sot nen vedi ma se 2000 shpģ, u themelue e pat ipeshkev nė vjetė 1291, pernjiherė me Dźjė, Ballezė etj, e kje i dąm prej dioēezit tė Sardės (Shurdhah), me tė cillin u bashkue mbas vjetit 1490 tui u thirrė dioēezi i Sapės e i Sardės. Emni i Sardės mā vonė u zhduk, e dioēezi kėshtu i bashkuem, mbet m’u thirrė veē me emen tė Sapės.

Shum kush nder né kį mendue deri mė sot se fjala Sapė kėtu nuk āsht tjetėr veē fjala Shat e nderlikueme prej tė huejve me fjalėn Shąt, e e perkthyeme nė italishten Zappa. Por ky perkthim nuk ka giasė, per kundra, se Sapa āsht emen i moēėm fort, qi mund i apin ndoshta dritė historisė s’onė.

Nuk mund tė thohet se Shat āsht perkthye nė Zappa, perse, posė giasės s’emnit s’emnit Shat me Shąt e Sapa me Zappa, kurrnji provė tjetėr nuk mundet me u qitė, as nuk mund i epet farė arsyeje kėtģ perkthim. Na shofim, per kundra, se emnat e vendeve, gadi kurr nuk janė kenė perkthye prej tė huejve, por, no janė kenė njitė emna tė rģ, no janė kenė prishė tė vjetrit nė shqyptim e nė shkrim. Shkodres, bie fjala, t’i kčn thānė Shkoder, Skadar, a Skutar, shifet gjith-herė, se fjala āsht nji sado qi e prishun, por jo e perkthyeme. Ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj.

Mandej, Sapa nuk kje thirrė veē Sapė, por edhe Sapatė. Kėshtu Koya Zaccaris qi sundoj nder kėto vende nė fillim tė shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej “dominus Sabatensis et Dagnensis” sikursč edhe Ipeshkėvit e kėsaj selģ n’ato kohna: “episcopus sappatensis”. N’u perkthye, prą, Shati nė Zappa, Sapata pse u tha?

Njimend sot populli e thrret dioēezin: Dioēezi i Zadrimės e jo i Sapės, por me pvetė banorėt e Nenshatit: shka āsht Sapa, tė gjith mbas gojdhanet na diftojn se nė Shkrep tė Nenshatit āsht kenė dikuer kalą, e i kanė thanė Kalaja e Capės. Nė maje tė kėtģ shkrepit gjindet ē’me kohė Kisha Kathedrale, e para sot 50 a 60 vjetėve, kėtu gjindej edhe Ipeshkėvija, e cilla, mbas nji termeku qi e rrenoj, kje ngrehė ku āsht tesh brī malit tė Shė Mhillit, e kisha kje pertrī ku ā sot.

A shenjuene Shat e Sapė dy sende dąmas a po nji send tė vetun, na s’po dona kėtu m’e rėmue, si edhe nuk po i a hīm me kerkue vendin e caktuem ku kje. Nė paten shenjue nji send tė vetun, duhet me thanė se Shat āsht kenė dikur emen i pergjithtė ką mujtė me diftue nji herit edhe qytetin rreth kėshqelit, sikuer thona sot f’shat a p’shat; Sapė mandej, āsht kenė emen i veēantė i atģ shatit e qytetit. Nė paēin shenjue dy sende damas, bje fjala, Shati kėshqelin e Sapa qytetin, atėherė merret vesht edhč mā udob se Sapa nuk āsht nji perkthim i Shatit nė Zappa: “Mandej, shkruen Thalloczy,[1] n’e shmajten e lumit (Drin) ndjek ana e Zadrimės mbas Drin. Kėjo u emnote atėherė edhe fusha e Shatit, Pian del Sati (1459 Ljubič 10, -138) me kėshqel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti) nėn Monte di Satti. Kėshqelat: i Dčjės, i Satit, i Sapatės, e krahinat e Rogamanies e tė Zadrimės, i perkitėshin aso kohet gjinķs sė Zaccarģs, mā vonė Dukagjinit. Edh sot gjindet kėtu nji katund Nden Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usw.328). vendi kryeparė veē kje Sapa a Sapata, selģ qi i perkitte argjipeshkėvķs sė Tivarit: “episcopus Sappatensis”.

Kundra gojdhanės mund tė qesin kush, si vertč ka qitė, se emnin Sapė e kan ndie tė parėt e Nenshatit, prej ndonji Ipeshkėvit tė huej, e se prandej gojdhana nuk ka vlerė. Por kjo fjalė āsht e kotė; persč mā parė do tė mendohet qi i hueji ką xānė prej vendasit emnin e vendit, se i vendasi prej tė huejit emnin e vendit tė vet. Don dijt mandej se Sapa āsht kenė qytet i hershėm me ket emen, edhe perpara se t’u themelote kėtu Ipeshkėvija. Nuk u bā Sapa qytet pse u themelue Ipeshkėvija, por pse Sapa kje qytet u themelue nė tź Ipeshkėvija. “Nė vjetė 1291 e pertrine vendasit tė rrenuemin qytetin e Savės e lypėne nji ipeshkėv, qi Papa i ua dha mbas lutjet t’argjipeshkėvit tė Tivarit e tė regjineshės Elenė”, (Theiner, Mon. Slav, 1, 111)

Sė mbrami don vūe oroe se Sapė e Sapatė nuk gjindet veē kėtu, por edhe njeti. Nji herė kena nji lumė nė Berishė qi i thonė Sapaē; nė Bosnie ndeshena nė lumin Sapna qi derdhet n’Drī t’atyshem; nė Bullgarie nji vend quhet Saparevo, nji tjetėr nė Serbi Sabats, e kush di kū njeti. Deri nder bjeshka tė Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.

Shum mā lerg, prą, se nė nji perkthim tė Shatit n’italishten Zappa, do t’i kerkohet fillja Sapės s’onė. E mbassi ky emėn u gjetka nė shumė vende, duhet thanė se nji popull a fis i herėshm fort e ką njitė gjithkund ku ka banue.

Cilli ka muejt me kenė ky popull?

Mbas kėtģ tė pvetun n’a dalin para dy popjt mā jetikėt e kėtyne anave, due me thanė Illyrt e Thrakėt.

“Populli i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parė nder brigje tė detit Adriatik, ē’prej grykės sė lumit Po per tė giatė t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, nė Makedonie tė syper, si edhe nė Serbģ tė soēme, nė Bosnie e nė tokė hungare bregut tė djathtė tė Danubit; kėshtu qi kah tė lčmit kufizote me popuj tė Thrakėve, kah prendimi me tė Keltėve, prej tė cillve tė mramėve Taēiti ēiltas e dąn.”

Thrakėt, prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah tė lemit e tyne (Illyrve), ē’prej dedit Aegeus deri nė grykė tė Danubit, e, jo mā pak, nė njenen anė, bregut tė shmājt tė kėtģ lumit, nė Transilvanie tė soēme, nė tjetrėn anė, andej Bosphorin, nemose nė Bitinie deri kah Frigia; kėtej me arsye Herodoti i thrret Thrakėt mā i perhapuni nder popuj qi aj njifte mbas Hinve”.

Prandej nė Bieshka tė Karnies (Alpi Carniche) kū gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si edhe nė Serbije, ku gjindet Sabats, nė Bosnie ku āsht Sapna, e nė Shqypnģ ku gjindet Sapa e jonė. Nė Bullgarie, per kundra, kū gjindet Saparevo, banuene Thrakėt.

A kje Thrakėsh a Illyrsh, prą, ky emen?

Mund kje i tė dy palėve, perse si thotė Thallóczy[5]: “Gjūha e Illyrve e e Thrakėve ką rriedhė prej nji rrajet, e dialektat e veēantė ishin me shoqi-shojn nji gjinijet mā t’afershme”. Por tuj u caktue tesh nė Sapen t’onė, thona se, ką shum mā gjasė me kenė Thrakėsh.

T’a ląm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, tė cillėt per me zhvillue tė kundershtisunt qi gjūha shqype ka me rumenishten, n’a rrodhen krejt prej Thrakėve e jo prej illyrve, persč ky mendim qitet poshtė prej tė shumve me arsyena tepėr tė forta; por nuk don kujtue se edhe illyrt e Thrakėt kjene aq tė dąm me kufī, są mos me kenė, vźnde, vźnde, edhč tė pėrziem me shoqi-shojn: “Sė duhet lanė pą vue oroe, thotė Thalloczy[7], se nė ket vend tė hapėt tė kishin xanė veē Illyrt; bashkė me ta ēfaqen edhe fise Thrakėsh, keltsh, e deri asish, amet semitike, t’ardhun nė ket krahinė illyre; nė Thrake, per kundra, banojshin aso fisesh illyre, qi mā vonė ēfaqen nė vise tė Makedonģes. Kėndej rriedh qi nė nord e nė sud ndeshena nė fise nji emnit.”

Nė n’a pvetėt tesh kush, per ē’arsye e mbajmė Sapen t’onė emėn thrakėsh e tė themelueme prej Thrakėve, po pergjegjim se arsyeja mā e forta āsht se nė Thrake gjindej nji popull i madh, qi pershīte gjysen e Thrakes, shģ me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull nė Thrake, n’anė tė poshtme tė Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Nė Tolomčn.”[8] Ndonji lagje e kėtģ popullit qi vite drejt krahas me Shqypnģ tė soēme, per tė gjatė tė lumit Shtrumės (Strimon), do tė kčn xanė nder vende t’ona, e Sapės do t’i kčn njitė emnin e fisit a tė krahinės sė vet. Kėshtu kan bā gjith-herė tė dyndunt, edhe nder kohėna tė vona. Nė fushė tė Zadrimės, b.f. są emna mahallėsh i kan njitė fiset e rąme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit tė Pukės; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh tė Toplanės; Lėmezht e Blinishtit, tė Troshanit, tė Kallmetit prej Lėmezhit tė Selitės, etj.

Per zhvillim tė kėtģ mendimit po na kandet me qitė nji tekst tė Pouquevillė-it[9] permī Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas tė moēėmve, shtrīhej prej prendimit kah tė lčmit — ē’prej tė lemit Strimonit e deri nė Euxinus, — prej verit kah jugu — ē’prej malit Haemus e deri nė dedė Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesė malore, e nė piesė bregore a Sapea.” E mā poshtė: “Ana e Sapajve kish mbetė e lģr, kuer Seuti II u duel zot tagreve tė veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u ēpalli luftė Sapjave, rą mė nji gjźje tė ngushtė.

Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e ką gjasė se e mbajti fronin deri nė 380, persč Koti I qi hypi nė 356, mretnoj 24 vjet.

Mbas Seutit II e xūe fronin e Thrakes Koti II, nji farė i mārrit i kunoruem, qi u dha, si patem thānė, mbas dashtunķs sė Minervės...”

Nė ket tekst, posė se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotė tė cillin na e kena nė popull t’onė. Ky emen, mandej, nuk dąn se āsht tjetėr veē emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakė[10]. Edhe ket na e kena , persč n’a e ka ruejt gojdhana e Malcģs mė nji kangė tė hershme lahutet, e cilla fillon:


“Kuer u bā Kotuzi ndand vjeē

Aj ndand vetė nė mejdan i ką pritė,

Aj ndand drume ką zaptue,

Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”


Njė Kotys, mret thrakėsh, kėndon, pra kanga popullore shqyptare; se kėndon nji Kotys, e ką emnin nė tź; se kėndon nji mret, udob merret vesht, kah thotė: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakėsh, del nė shesh, persč vetun nė Thrake gjźjm mreten me ket emen. Si ka hī, mandej, kjo kangė nė popull t’onė, nuk mund tė zhvillohet ndryshe, veē tuj thanė se kush e kėndon, e pat trashigim prej tė parėve, tė cillėt kėnduene kreshnģt e mretit tė vet.

Prej kah shifet tesh tė pėrpjekunt e madh qi paten Thrakėt nder vende t’ona, e prandej, jo veē nuk ā seri, por ką giasė tė fort se edhe Sapajt nji popull, prej nji tė parit qi i thane Sap do tė kčn marrė emnin, sikurse Thrakėt prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej Judet, etj[11]. Se shka don me thanė Sap mā mirė se nė gjuhė t’onė, qi rrjedh prej Illyrishtes, e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nėrnji tjetėr nuk mund tė zhvillohet. E nė gjuhė shqype fjalen Cap na e kena, qi gjithkush e din se dona methanė Skjap[12]. Kėsaj t’i shtojm se, kreshnikėt t’onė mā nė zā, si Skanderbegu, Burri e, me shumė giasė edhe Leka i Madh, paten kryet e capit nė pėrkrenare[13]. Lekėn, mandej Danieli profetė e thirri nė profeci tė vet “hircus caprorum=capi i dhive” ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].

Pse emni Cap Lekės sė Madh? Pse ky krye Capit nė perkrenare?

Nė mujtė kush me i dhanė zhvillim mā tė qindrueshėm kėtyne punėve, sherbim tė bukur ka me i bā historģs sė Shqypnģs. Na nė ket hypothezė, i zhvillojmė tuj thanė se Leka i Madh do tė jčt kenė i fisit tė Sapaj, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit nė perkrenaren e mretenve t’onė, e se prandej edhe qyteti i Sapės prej Sapajsh do t’jetė emnue.

N’i a pasėt kuej anda m’u argtue edhe nė ket hypothezė tė shkojn nė Krye nė X tė Genesit, kū Mojsehi, nji mī e pesėqind vjet p. Kr., rreshtoi tė parėt e fiseve tė botės, e ka me gjetė tre Saba e nji Sabatha. Aty ka m’u ndeshė edhe nė sa emna tjerė qi mundet me i zbatue nder vende tė Shqypnģs, si bien fjala Madaj=Mati, prej kah Makedonija dikuer kje thirrė Aemathia[15]: Kethim, vendi i tė cillit kje nė Makedonie, si e dishmon Libri I i Makabejve[16], shkrue njiqind e sa vjet p. Kr.; Dodanim=Dodona[17], etj.

Na po mbyllim me fjalė tė parė se, nuk ka giasė me kenė emni i qytetit tė Sapės nji perkthim i Shatit nė Zappa, por ka gjasė, per kundra, se do t’jet nji emėn i hershėm tejet.

Hylli i Dritės, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Thalloczy: Illyr-Alb. Forsch, vll I faqe 121, 121-122.

[2] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Popujt Illyr

[3] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Fisi i Thrakėve

[4] Aty pari gjindet Malborgetto qi Thallóczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kan banue Illyrt e thrakėt gjinden emna vendesh e ujnash qi merren vesht nė gjūhė t’onė. Tui e ēue lexuesin, per tjerė, nė vepėr tė qitun tė Thallóczyt vll I, f.10 kėtu po permendim veē disą; do nder ta nė Thallóczyn nuk jānė: Kulina, lumė nė Serbije, Glina nė Kosovė, Glina nė Zadrimė, qi rrjedhin prej fjalet “me kullue”, prej sė cilės na kemi edhe fjalen kllinė/-a; Unna (=ujna) lumė nė Bosnie, uj Uj-Sopol, nė kufī tė Serbģs e Ungerģs; Ujno, vend nė Bullgarie nė breg tė lumit Dragovizēica; Lim, Za-lomka (=lum) nė Bosnie, dy lumna tjerė Lom nė Bullgarie. Kater lumna Drin, Nji nė Bosnie, nji nė Serbģ, dy nė Shqypnģ; Rriolli nė Shqypnģ lumė, āshtū Rila lumė nė Bullgarie (shqyp: rredhė-a prej fjalės me rrjedhė etj.

[5] Thallóczy vll I, fq 7, oroe 2. Kėtu qet disa emna thrakė, bjen fjala: aizi=dhģ, pathiso=baticė, pori=burri, scuta=shita, krisio= Kryzģ, etj.

[6] P.E Guarnerio: Le origini neolatine f.87, oroe 1.

[7] Thallóczy vll I fq.11.

[8] L. Hugues: Dizionario di Geografia Antica. Torino, Ermanno Loescher, 1897.

[9] M. Pouqueville. La Grecia, Vol. Unico Venezia 1836. fort, e qe se Senofonti i cilli kthehej me grek prej Persijet, pat ligshtģn me i dhanė ndīmė, e fatin e zi me iu bā shkak fitimit. Historija s’na thotė tjetėr pėr kėtė mret.

[10] Kotysi i Thrakes i ēoj ndihmė Pompeut nė luftė tundra Cezarit, i cilli nė De Bello Civili lib. III c. IV shkruen: “ad eumdem numerum Cotys ex Thracia dederat, et Sadalam filium miserat.” Edhe Mommsen: Provinēet romane, kreu VI: Princnija thrake: permendė dy mreten Kotysa, i dyti nder ta jo veē jo kje kėndue prej poetėve grekė e latin tė kohės sė vet, por edhe aj vetė kje poetė.

[11] Nuk ā m’u habitė se u emnue nieri prej Capit, kuer na kena edhe sot emnat : pllum, zog, uk, etj., e kuer nana shqyptare tuj u kėnaqė me foshnje tė vet, e thrret nė dashtnģ: Capi i nanės

[12] Cap (shq)= skajp; Zappa 8it.) Sapė (freng)=shat; Sapa (nė Plinin)= musht i zi e i trashuem qi vģn si perciedhės haejet; Sapere (lat)= me shijue; Sapa=bretk (nė ket veshtrim kjo fjalė gjindet n’Italģ tė syper e tė mesme, nė Francė t’jugut e nė Spanjė verjake P. E. Guarnerio: Le origini neolatine p. 255)

[13] Hylli i Dritės 1914 n.7, f. 218.

[14] Dan. VII 5 et seq. « et ego intelligebam : ecce autem hircus caprarum veniebat ab oriente… ; porro hircus habebat cornu insigne inter oculos ejus. » E kuer Gabrieli ia zhvillon vegimin i thotė : (vjersh 21)=Porro hircus caprarum, rex Graecorum est ; et cornu grande, quod erat inter oculos ejus, ipse est rex primus » Se kryet e Hircus caprarum e kryet e Capit nė perkrenare tė Skanderbegut kan tė perpjekun shifet ēiltas, mbasi, sikuer aj nuk ką veē nji «cornu insigne» cornu grande, inter oculos, ashtu nė ket, veē nji brģn e madhe ngrehet ndermjet dy sŷve. (Kqyr perkrenaren e Skanderbegut nė Kalendąr tė Vepėrs Pijore tė Vjetit 1917, f. 49.)

[15] Aemathia=ae’Mathia; ei hebraisht=ishull; kėndej thonė se Aemathia=ishulli i Madaj.

[16] I Mach. I, “et factum est, postquam percussit Alexander Philippi, macero, qui primis regnavit in Graecia, egresus de terra Cethim, Darium, regem Persarum et Medorum…” E nė krye tė VIII, 5: “et Philipum et Persen, Cetheorum regem… »

[17] Kėndej shifet se prej Mat e Keth u perbā Ma(t)ket’onia=Makedonia, qi ne n’a ka mbetė edhe sot Mat e Qidhna.

SAPA

Kjo ėshtė dinastia e Kotuzit tė kėngėve tona epike, apo Kotysit historik:

Citim:
Sapaean kings of Thrace
Kotys I … son of (?) Roimētalkēs
48–42 Raiskouporis I … son of Kotys I
42–31 Kotys II … son of Raiskouporis I
31 BC–AD 12 Roimētalkēs I10 … son of Kotys II; all Thrace 11 BC
12–19 Raiskouporis II … son of Kotys II
& 12–18 Kotys III … son of Roimētalkēs I
19–38 Roimētalkēs II … son of Raiskouporis II
38–46 Roimētalkēs III … son of Kotys III
(Roman province of Thracia 46)

UM.SiteMaker: Message
Burimi: Vargmal.org