![]() |
|
|
#2 |
![]() |
lexo o Cubo te vrasesh veten
__________________
U Dashurova pa ditur.....Tani qe di pse nuk Dashurohem ?? ![]() Stat rosa pristina nomine, nomina nuda tenemus
|
|
|
|
|
|
#3 |
|
president
![]() ![]() |
Te na rroje Enveri se Ahmeti desh na theri.Sa per shtat shkon kjo gje.Te lumte vella qe e solle ne forum kete material ta dine disa individe se kush ka qene Ahmet Zogu ne te vertete thjesht nje Tradhetar asgje me shume e asgje me pak!
__________________
How can you tell what Is a dream or what is real when you can even tell when you are awake or when you're sleeping |
|
|
|
|
|
#4 |
|
I/e Perjashtuar
![]() Anėtarėsuar: Apr 2008
Mosha: 28
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 223
Rrespekti: 0
![]() |
VĖSHTRIM POLITOLOGJIK MBI ?TRIUMFIN E LEGALITETIT?
(Kumtesė e mbajtur nga Abdi Baleta nė seminarin e organizuar nė Tiranė nga Partia Lėvizja e Legalitetit mė 24 dhjetor 2004 me rastin e 80-vjetorit tė ?Triumfit tė Legalitetit?) Falenderoj Partinė ?Lėvizja e Legalitetit?? pėr ftesėn qė mė dėrgoi pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė mbajtur njė kumtesė nė kėtė tubim politik e akademik qė e nderojnė me praninė e tyre Naltmadhnia Leka I dhe Princi Leka. Duke i pėrshėndetur tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė tubim dua t?i siguroj se kėtė ftesė e kam pranuar me gėzim e dėshirė pėr dy arsye kryesore: E para pėr tė shprehur nderimin tim, sikurse secili nga tė pranishmit kėtu, ndaj njė ngjarje tė veēantė qė ka zėnė vend nė historinė moderne tė Shqipėrisė me emrin shumė domethėnės ?Triumfi i Legalitetit? mė 24 dhjetor tė vitit 1924, si dhe ndaj kujtimit e veprės madhore tė prijėsit tė kėtij Triumfi, pra kryetriumfatorit, politikanit djaloshar Ahmet Zogu, Mbretit tė ardhėshėm dhe burrė-shtetit mė tė shquar tė shqiptarėve. E dyta pėr tė shprehur disa pikėpamje pėr zhvillimet e sotme politike nė Shqipėri qė prej shumė vitesh i kemi pėrpunuar e mbrojtur nė kuadėr tė rrymės sė mendimit e tė organizimit politik qė njihet me emrin ?Rimėkėmbja Kombėtare?. Ngjarjet mė tė mėdha nė historinė e kombeve e tė shteteve mbeten pėrjetėsisht nė kujtesėn kombėtare dhe bėhen vazhdimisht objekt studimi, reflektimi nė epokat e mėvonshme. Kėto ngjarje mund tė shndėrrohen nė tabu e tė hyjnė nė mitologjinė kombėtare, siē ndodh me historinė e bėmat e kohės sė Skėnderbeut, mund tė mbeten pėr shumė kohė arė, livadh apo fushė beteje e historiografisė, siē ngjet me zhvillimet historike pas luftrave skėnderbegiane, por mund tė mbeten njėkohėsisht objekt pune i historiografisė, politologjisė, madje dhe politikės e propagandės sė pėrditėshme, si zhvillimet qė kanė shoqėruar hapat pėr ngritjen e konsdolidimin e shtetit shqiptar qė nga viti 1912. Veprimtaria e Ahmet Zogut ėshtė ende njė objekt studimi pėr gjitha disipilinat dhe fushė beteje e luftės sė pėrditėshme politike e propagandistike. Ėshtė shkruar shumė deri tani por ende jo sa duhet e si duhet. Mė shumė dhe me pėrgjegjėsi e seriozitet mė tė madh kanė shkruar tė huajt se shqiptarėt. Nė botimet shqiptare krahas librave me vlerėsime admiruese si ai i Kristo Dakos, i Terenc Toēit ka pasur dhe shkrime tė vlefshme ku nuk mungojnė mospajtime apo kritika, dobiprurėse si kujtimet e Sejfi Vllamasit, tė Eqerem bej Vlorės.Tė huajt si Suajr, Bershtejn, Grant kanė bėrė punė tė madhe pėr tė ndriēuar jo vetėm lexuesit nė vendet e tyre, por edhe vetė shqiptarėt. Mund tė mendohej se pas librit tė plotė tė Suajrit ?Ngritja e njė mbretėrie? lexuesve nė gjuhėn angleze nuk u duhej mė libėr tjetėr. Por nuk ka menduar kėshtu Bernd J. Fisher qė nė vitin 1984 qė ka botuar nė SHBA studimin e plotė ?Mbreti Zog dhe pėrpjekjet pėr stabilitet nė Shqipėri?, apo Xheison Toms qė nė vitin 2003 ka botuar nė Angli njė studim gjithashtu tė plotė ?Mbreti Zog qė u bė vetė monark i Shqipėrisė?. Nė Francė Zhozefinė Dėdet botoi nė vitin 1997 librin ?Geraldina mbretėresha e shqiptarėve? qė ėshtė njė vepėr qė na e bėn tė njohur Mbretin nėpėrmjet rrėfimeve tė Mbretėreshės, njeriut qė askush mė mirė se ajo nuk mund t?ua shpjegonte shqiptarėve atė qė duhej tė dinin. ?Mbreti Zog? ėshtė njė tjetėr libėr i botuar vitet e fundit nė Francė dhe ka pėr autor Patris Najbor. Mė defiēitarė janė ende studiuesit shqiptarė. Shqiptarėt mbeten ende nėn ndikimin e asaj literature propagandistike shpėrfytyruese tė realitetit qė ėshtė prodhuar pa ndėrprerje nga tė gjithė kundėrshtarėt e veprimtarisė sė Zogut.. Solemniteti pėrkujtimor i kėtij tubimi na imponon mė shumė njė vėshtrim politologjik sesa njė analizė tė mirėfilltė politike tė kuptimit dhe tė rėndėsisė qė ka pėr tė sotmen trashėgimia politike e Triumfit tė Legalitetit nė vitin 1924. Veēse ėshtė e pamundur tė flitet pėr kėtė ndodhi tė para 80 viteve pa menduar pėr ngjarjet e zhvillimet e ditės, sepse e shkuara dhe e sotmja nuk formojnė thjesht njė kurbė historike me ngjitjet e zbritjet e saj, por formojnė sot dy vija paralele pėr ata qė duan tė ushtrohen nė gjimnastikėn politike dhe nė zanatin e politologjisė, pra tė studimit tė veprimit politik. Pėr ta bėrė mė tė besueshėm kėtė mendim po i referohem njė libri shumė interesant me titull ?Vlerėsimi psikologjik i udhėheqėsve politikė? shkruar nga njė grup studiuesish amerikanė, botuar nė SHBA nė vitin 2003, ku flitet pėr hendekun midis bashkėsive akademike e politike si pėr vijėn ndarėse midis dijes dhe veprimit. Dija organizohet sipas vijash teorike tė pėrgjithėshme. Ata qė bėjnė politikėn kanė nevojė pėr faktorė tė veēantė qė tė t?i ndihmojnė nė marrjen e vendimeve (fq. 400). Synimi i studimit ėshtė si tė ngushtohet sa mė shumė ky hendek. Kuptohet sa mė shumė tė ngushtohet hendeku aq mė mirė ėshtė pėr politikėn. Nėse politologjia e politika bashkohen nė persona konkretė ėshtė edhe mė mirė, por nė praktikė kjo nuk ėshtė e lehtė. Nė kėtė tubim ne qė marrim fjalėn jemi nė anėn e historiografisė e tė politologjisė. Organizuesit besoj se janė mė shumė nė anėn e politikės. Por shkrihemi nė njė mjedis qė synon tė pėrmbushė misionin e nderimit tė sė shkuarės dhe tė bėjė diēka me dobi pėr tė tashmen e tė ardhmen. Referati qė mbajti zotėri Bajram Xhafa pėr ?Kushtet historike tė Triumfit tė Legalitetit? mė ēliron mua dhe referuesit e tjerė nga njė barrė e rėndė dhe me pėrgjegjėsi profesionale dhe njėkohėisht e lehtėson shumė punėn e dėgjuesit pėr tė vendosun nė sfodin e kontekstin e duhur e tė qartė historik tė shtjellimeve nė kėndvėshtrim politologjik. Megjithatė nuk i shpėtoj dot nevojės e tundimit pėr tė kėrkuar ndihmėn e historisė edhe nė trajtimin politologjik, sepse pėr tė gjetur rrėnjėt e ?Triumfit tė Legalitetit? duhet gėrmuar thellė nė tabanin historik kombėtar, nė traditat kombėtare shqiptare, nė frymėn kombėtare. Pa kėto nuk do tė dilte as triumfator si Ahmet Zogu, nuk do tė kishte ?Triumf tė Legalitetit?. Pa frymė e pėrvojė politike tė Rilindjes Kombėtare nuk do tė kishte as Shpallje tė Pavarsisė Shqiptare mė 1912, as shtet tė cunguar shqiptar mė 1913, as njė rregjistrim tė ri tė kėtij shteti nė regjistrin e gjendjes civile ndėrkombėtare nė vitet 1918-1920 dhe as histori tė ndėrtimit tė shtetit shqiptar pas Kongresit tė Lushnjės tė vitit 1920. ?Triumfi i Legalitetit? duhet parė si njė nga ngjarjet mė madhore tė pėrpjekjeve tė para pėr vėnien e themeleve tė shtetit shqiptar. Termat ?Triumfi i Legalitetit? janė vėrtetė shumė tė goditura pėr tė pasqyruar edhe karakterin e ndodhisė dhe pėr ta pėrligjur atė. Por nuk e japin tėrė brendinė e ngjarjes sė madhe. Nė dhjetor tė vitit 1924 nuk ishte fjala vetėm pėr njė vėnie nė vend tė njė tė drejte tė shkelur, pra pėr njė hakmarrje tė pėrligjur tė ligjshmėrisė mbi paligjshmėrinė. Ishte fjala pėr njė veprim politik qė duhej bėrė pėr tė shpėtuar vendin nga rrėmuja dhe rreziqet qė sillte ajo. Pra ?Triumfi i Legalitetit? duhet parė si veprimi qė garantoi njė tė ardhme pėr shtetin shqiptar. Nuk ishte fjala pėr njė ?restaurim burbon?. Ishte si tė themi ?njė e keqe e domosdoshme?, por shpėtimtare qė i hapi rrugėn tė mirės. Ishte njė veprim politik radikal, por shumė i drejtė dhe i ligjshėm qė u imponua nga njė veprim politik po aq radikal, por i padrejtė dhe i paligjshėm.Askush nuk ka arsye tė pranueshme tė ngrihet kundėr ?Triumfit tė Legalitetit? nė emėr tė ndonjė parimi qė nuk duhet tė jetė i vlefshėm pėr tė gjithė. Ata qė qėndrojnė vetėm nė pozitat se pushteti duhet tė burojė nga populli, i cili duhet tė shprehet nėpėrmjet votės sė lirė nuk mund tė qortojnė ?Triumfin e Legalitetit? pa qortuar mė parė ?Revolucionin e qershorit?. Po ashtu ata qė ndjekin parimin se pushteti buron nga gryka e pushkės nuk kanė tė drejtė tė qaraviten pėr ?Triumfin e Legalitetit? kur kanė bekuar ?Revolucionin e qershorit?. Ndėrsa nė debatin se cili nga tė dy rastet e marrjes sė pushtetit sipas parimit ?pushteti buron nga gryka e pushkės? kriter gjykimi duhet tė jetė se cila ngjarje ishte nė pėrputhje me logjikėn e gjėrave, nė tė mirėn e shtetit shqiptar, si dhe rrjedhojat historike qė kanė prodhuar tė dyja ngjarjet. Shpėtimi e konsolidimi i shtetit tė cunguar shqiptar doli si shqetėsimi kryesor nė Kongresin e Lushnjes nė janar tė vitit 1920. Pikėrisht nė kėtė Kongres u dallua dhe ai qė do tė realizonte veprėn madhore tė ?Triumfit tė Legalitetit? nė vitin 1924, qė shėnon njėkohėsisht edhe kohėn kur u mbushėn dhe dolėn mbi tokė themelet e dukshėm e tė qėndrueshėm tė shtetit shqiptar qė deri nė atė kohė kishin mbetur si varr i hapur. Pėr tė karakterizuar atė periudhė tė ndėrlikuar e tė rrezikshme katėrvjeēare pėr ndėrtimin e shtetit tė parė shqiptar qė i parapriu Triumfit tė Legalitetit mė mirė t?ua lėmė fjalėn atyre qė kanė qenė dėshmitarė dhe protagonistė ngjarjesh . Nga gazeta antizogiste mė e tėrbuar dhe mė serbofile aktualisht, ?Tema? e bazeberishizmit, nė datėn 18 dhjetor 2004 kemi mėsuar vlerėsimin shumė kuptimplotė tė Terenc Toēit : ? Kombi shqiptar, i dalė nga pavarėsia me njė etje tė shfrenuar pėr liri, megjithėse krejt tė shpjegueshme, ra nė gabimet e paevitueshme tė popujve tė rinj politikisht dhe u hodh nė krahėt e parlamentarizmit dhe tė njė kritike gazetareske tė pakufi dhe tė njė tribunizmi tė turpshėm?. Nė kėndvshtrimin historik kėto fjalė janė shpjeguese tė faktit pse u bė i pashmangshėm njė ?Triumf i Legalitetit ? nė vitin 1924, ndonėse ishte i padėshirueshėm pėr rrtethanat nė tė cilat ndodhej Shqipėria. Nga kėndvėshtrimi politologjik kėto fjalė janė thirrje pėr tė kuptuar gjendjen e sotme nė Shqipėri. Pas daljes nga diktatura komuniste si skllavi qė lirohet nga zinxhirėt e rėndė, shqiptarėt pėr fat tė keq u zhytėn nė njė vorbull ujrash tė turbullta si ai qė pėrshkruan Toēi pėr vitet qė i paraprinė ?Triumfit tė Legalitetit?. Por, le tė dėgjojmė dhe njė tjetėr dėshmitar tė kohės dhe vėzhgues shumė tė hollė tė ngjarjeve, Eqerem bej Vlorėn, i cili nė librin ?Kujtime?, vėllimi II, ka shkruar pėr figurėn e veprėn e Ahmet Zogut jo nga pozitat e pasuesit fanatik, por tė kritikut tė ashpėr dashamir. Ai thekson se pas ?Triumfit tė Legalitetit? : ?Asambleja Legjislative e vazhdoi punė dhe brenda dy javėsh mundi tė hartojė njė Kushtetutė, e cila duke shprehur parimet republikane dhe liberale, bėnte njkėkohėsisht tė pamundur rikthimin e shthurėsisė masono-demokratike? (fq,249). ?Triumfi i Legalitetit? nuk duhet tė jetė pra thesar politik vetėm i monarkistėve, por edhe i shqiptarėve me ndjenja republikane. Madje shqiptarėt me ndjenja republikane, tė paktėn nė kėtė aspekt, duhet ta nderojnė e pėrkujtojnė ngjarjen e ?Triumfit tė Legalitetit? edhe mė shumė se monarkistėt, qė ditė tė shenjtė kanė 1 shtatorin e vitit 1928. ?Triumfi i Legalitetit?, pėr herė tė parė ēoi nė eksperimentimin e formės sė regjimit republikan, me kushtetutė republikane, nė Shqipėri, qė edhe pse u braktis pėr njė formė mė tė mirė nuk doli e dėshtuar. Por pėr shkak tė armiqėsive politike partiake mė vonė shqiptarėt republikanė e kanė konsideruar dhe e konsiderojnė ngjarjen e ?Triumfit tė Legalitetit? si anėn e kundėrt tė medaljes politike qė ata kanė dashur e duan tė mbajnė varur nė qafė. Edhe fakti qė njė jubile i 80 vjetorit tė ?Triumfit tė Legalitetit? pėrkujtohet mė shumė si pasuri e njė kampi politik sesa njė trashėgimi e pėrbashkėt politiko-historike e gjithė shtetarizmit shqiptar ėshtė dėshmi se ende nuk ėshtė kuptuar dhe nuk ėshtė ēmuar si duhet domethėnia historike dhe rėndėsia e tanishme e ?Triumfit tė Legalitetit?, por ėshtė futur edhe kjo ngjarje nė kallėpet e kundėrshtive e kundėrvėnieve ?fitimtar- i mundur? nė dy ndeshjet e mėdha tė vitit 1924 dhe tė vijimėsisė sė tyre politike dhe ideologjike deri sot. Normale do tė ishte qė sot ne tė mos ishim tė ftuar vetėm nė njė pėrkujtimore tė njė partie qė mban emrin e ?Lėvizja e Legalitetit?, por nė njė ceremoni shtetėrore. Secili e ka tė qartė pėrse nuk ndodh kėshtu nė kohėn e pushtetit neo-socialist qė nė kėtė pikė mė shumė se nė ēdo drejtim vazhdon traditėn e atij pushteti socialist enverist. Por nuk bėn tė harrojmė se edhe nė kohėn kur Shqipėria kishte njė pushtet tė emėrtuar demokratik nė vitet 1992-97 ?Triumfi i Legalitetit? nuk ėshtė vlerėsuar mė ndryshe se tani. Madje pėr fat tė keq nė vitin 1994 ka ndodhur ajo qė nuk duhej tė ndodhte. Ėshtė kremtuar nė rrugė shtetėrore me bujė mė tė madhe e nė mėnyrė mė sfiduese se nė kohėn e Enverit, 70-vjetori i ?Revolucionit demokratik tė qershorit?. Presidenti i atėhershėm, Berisha dhe drejtuesit e PD-sė bėnė cerenmonira e mbajtėn fjalime aq patetike pėr revolucionin nolian tė qershorit sikur tė kishte ndodhur qė ky revolucion dhe jo ?Triumfi i Legalitetit? tė ishin lėnė nė harresė ose denigruar gjatė gjysėm shekulli regjimi komunist. Kėto festime i vunė pėrfundimisht vulėn njė fermani politik se rivaliteti partiak pėr pushtet nė Shqipėrinė paskomuniste zhvillohej kryesisht nėn hijen e nolizmit, shkaktarit dhe antipodit tė ?Triumfit tė Legalitetit? nė vitin 1924 e deri sot. Kėshtu, edhe nė spektrin e gjėrė partiak qė u krijua pas vendosjes sė pluralizmit politik nė Shqipėri mbizotėrues mbeti nolizmi, ajo rrymė mendimi e veprimi politik qė ēoi nė pėrplasjet e vitit 1924 dhe vlera e praktike e ?Triumfit tė Legalitetit? u reduktua mė shumė nė lejimin dhe shprehjen e nostalgjive pėr atė ngjarje. Nė njėfarė mase pėr shkak tė konjukturave qė u krijuan nė ballafaqimet pėr pushtetmarrje pėr pushtetlėnie edhe nostalgjitė pėr ?Triumfin e Legalitetit? u zbehėn dhe rrodhėn nė njė vijė uji pėr vaditjen e arės politike tė nolizmit nė Shqipėri. Prandaj ēdo pėrkujtim pėr ?Triumfin e Legalitetit? nuk mund tė dalė jashtė lojės me dritė hijet qė ėshtė bėrė e bėhet me ngjarjet e vitit 1924 pėr qėllime politike tė sotme nė Shqipėri. Ballafaqimi midis trashėgimisė politike tė ?Revolucionit tė qershorit? dhe ?Triumfit tė Legalitetit? nuk e ka humbur dinamikėn e vet acaruese as nė vitin 2004, madje pėplasjet janė me tė dy krahėt e politikės qė pretendojnė pėr hegjemoni nė politikėn shqiptare, me tė majtėn qė pėrpiqet te jetė edhe pakėz e djathtė dhe pseudo tė djathtė qė quhet ?kampi i PD-sė? dhe qė mundohet tė fshehė majtizmin e saj . Mė mirė se nė ēdo rast tjetėr kėtė dinamikė tė karikuar rishtas me shumė inat pas krijimit tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar e pamė tė shpalosur nė gazetėn berishiane ?Tema? nė dhjetė shkrime me radhė me titullin provokues ?Leka Zogu, karikatura e Simeonit II : forca e tretė si kolonė pestė? dhe me njė pėrmbajtje qė pėrveē perversitetit politik qė pėrhapet nėpėrmjet vrasėsish me pagesė nė publicistikė nuk ofron asgjė pėr qytetarin shqiptar. Ky provokim i kryer nė emėr tė ?mbrojtjes tė tė djathės? nė Shqipėri nga njė ?kolonė e pestė? zogiste ka vlerė vetėm pėr tė ilustruar idenė qė pėrplasja e trashėgimisė sė ?Triumfit tė Legalitetit? me nolizmin ėshtė e ashpėr. Ėshtė hera e tretė qė nė historinė e botimeve shqiptare pėr luftė kundėr rolit dhe veprimtarisė sė Ahmet Zogu vihen nė qarkullim botime kaq banale e tė pėshtira. Unė tė parėn quaj atė broshurėn qė botoi Koēo Tasi nė Athinė nė mesin e viteve 1930 qė u bė njėfarė katalogu, apo doracaku i shpifjeve, fyerjeve kundėr Ahmet Zogut midis emigrantėve para LDB dhe i propagandės komuniste pas saj. Tė dytėn do tė quaj shkrimin ?Lugati i Legalitetit? tė Prof. Dr. Kris Maloki, botuar nė mėrgim nė vitet 1950 dhe ribotuar nė revistėn e intelektualėve katolikė ?Feniks? nė Shkodėr nr. 5-6 nė vitin 1998. Pėrshtypja ime ėshtė se ky lloj botimi ka synuar tė ripėrtėrijė atė mllef qė ka ekzistuar kundėr ?Triumfit tė Legalitetit? pėr shkak se krahas Nolit nė vitin 1924 ka vepruar edhe Luigj Gurakuqi. Ndėrsa sulmi i tretė qė ėshtė bėrė nė ?Tema? nė shtator-tetor 2004 ėshtė njė amalgam i dy lloj sulmeve tė mėparshme, por gjithnjė nė linjėn Noli-Gurakuqi, Tasi-Maloki, duke shtuar kėtu edhe njė shpėrthim zemėrimi pėr motive meskine hakmarrjeje politike dhe provokimi politik nė frymė komuniste dhe neokomuniste qė gatuhet nė shtabet propagandistike berishiane. Ende nuk mė takon mua tė merrem gjėrėsisht me kėtė kombinim sulmesh, sidomos me poshtėrsinė e bėrė nė gazetėn ?Tema?, ndonėse kam qenė i detyruar tė shkruaj diēka pėr tė mos ia dhėnė askujt kėnaqėsinė e heshtjes pėr ?Intrigat e pigmejve tė irrituar, nga disniveli i madh i staturės qė i dallonte nga Kryeministri i ri (Ahmet Zogu) futėn mosmarrėveshjet deri nė mesin e kabinetit? (siē ka shkruar Terenc Toēi). Pigmejtė e sotėm politikė e propagandistikė, qofshin dhe me tituj shkencorė e nė poste tė larta partiake, qė nė faqet e ?Temės? kanė lėshuar helmin e tyre kundėr rolit tim tė paqenė nė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, janė shumė mė mjeranė se pigmejtė pėr tė cilėt fliste Terenc Toēi, jo vetėm pėr shkak tė staturės sė tyre politike para nismėtarit tė LZHK, por dhe pėr faktin se mania e tyre pėr tė provokuar gjithandej grindje nė politikėn shqiptare i ka bėrė tashmė qesharakė. Pėr tė qenė sa mė i qartė nė kėtė pikė kam bėrė njė polemikė dashamirėse edhe me kryeredaktorin e ?Bota Sot?, Skėnder Buēpapa, qė ka trajtuar ēėshtjen se ?Zogizmi nuk ėshtė antiberishizėm?. Duke qenė i njė mendjeje me tė nė kėtė pikė kam parashtruar arsyet e mia pse mendoj se ?Berishizmi ėshtė antizogizėm?. Kėtė vlerėsim e mbėshtes nė radhė tė parė nė sulmet qė Berisha bėri nė vitin 1991 kundėr Naltmadhnisė Leka I duke e cilėsuar si diktatorin qė do tė vendoste Milosheviēi nė Shqipėri, nė qėndrimin e pafalshėm tė Berishės nė vitin 1993 ku trashėgimtari i Fronit shkeli pėr herė tė parė nė atdhe, nė thirrjen e Berishės drejtuar Kongresit tė PLL-sė nė vitin 1996 qė tė braktiste trashėgiminė zogiste, tė cilėn e gjykonte me frymė tė theksuar noliste. ?Tema? sė fundi na ka konfirmuar se berishzimi mbetet nė kėto pozita pėr fat tė keq, prandaj kremtimi madhėshtor e glorifikues i ?Revolucionuit tė qershorit? nė vitin 1994 nuk ka qenė lajthitje, por politikė e llogaritur, ndėrsa disa kthesa tė pjesėshme nė drejtim tė vlerėsimit tė zogizmit kanė qenė taktizime. Ka edhe tani ?intriga pigmejsh? kundėr figurės e veprės sė Ahmet Zogut dhe tė trashėgimtarit tė tij nga ata qė zogizmin duan ta kthejnė vetėm nė rezervė politike nė luftėn brenda rrymės politike tė nolizmit qė ėshtė degėzuar. Nė Shqipėri ka 14 vjet qė vazhdon njė gjendje si ajo qė pėrshkruan Toēi pėr katėr vitet 1920-24. Gjatė kėtyre 14 vjetėve, sidomos pas vitit 1997, nė Shqipėri kemi edhe atė gjendje qė E.bej Vlora e cilėson ?shthurėsi masono-demokratike?. A nuk ėshtė bėrė Shqipėria parcelė pėr eksperimente ndėrkombėtare tė ?shoqėrisė sė hapur? qė ka ēuar nė njė pseudoshtet tė dyerve tė shqyera? Me kėtė rast dua tė bashkohem me tė gjitha paralajmėrimet qė ka lėshuar me shumė shqetėsim Naltmadhnia Leka I se jemi nė prag tė humbjes sė plotė tė fizionomisė sė shtetit sovran shqiptar. Nė disa drejtime jemi edhe mė keq se nė periudhėn e ?shthurėsisė masono-demokratike? qė i paraprinte ?Triumfit tė Legalitetit?. Kėto shqetėsime nė vijėn e politologjisė e tė mendimit politik janė sigurisht tė pamjaftueshme deri nė ēastin kur ato nuk do tė konkretizohen me veprim tė fuqishėm politik. Kjo do tė thotė se vlerat historike tė ?Triumfit tė Legalitetit? marrin mė shumė kuptim e rėndėsi tani. Nė kushtet e ?shthurėsisė masono-demokratike? tė viteve 1920-24 u kristalizuan dhe vepruan dy prirje kryesore tė mendimit e veprimit politik : njė prirje me veshje sociale teatrale e karakterizuar mė shumė nga aventurizmi politik, pėrgjegjėsia e ulėt kombėtare, ekzibicionizmi intelektualist, amatorizmi administrativ, perėndimorizmi bosh dhe njė prirje etatiste e karakterizuar nga dėshirat pėr tė bėrė realpolitikė, pėr tė vėnė pushtetin nė shėrbim tė shtetit, shtetin nė shėrbim tė nevojave kombėtare jo tė eksperimenteve sociale, pėr tė vendosur disiplinė nė vend tė shthurjes etj. Kėto dy prirje u pėrfshinė nė lojėn e ndėrlikuar pėr disa vite me radhe derisa mė nė fund sollėn zhvillimet dramatike tė vitit 1924, suksesin e pėrkohėshėm tė atij qė ėshtė quajtur ?revolucion demokratik?, ?kryengritje?, apo ?grusht shteti? nė qershor tė vitit 1924 dhe ?Triumfin e Legalitetit? mė 24 dhjetor tė atij viti. Dallimet e tė dyja prirjeve janė dukur qartė nė gjithēka, sidomos nė programet e tyre dhe nė mėnyrėn si vepruan pėr tė ndėrtuar shtetin e drejtuar shoqėrinė shqiptare. Programi megalloman, aspak realist, i mbushur me parrulla, me dykuptimėsi, me shumė rreziqe politike, ekonomike e shoqėrore i ?Revolucionit tė qershorit? ėshtė kritikuar rėndė nga vetė hartuesit e tij, duke pėrfshirė udhėheqėsin Fan Nolin, si dhe nga admiruesit e zellshėm tė fanolizmit mė vonė nė politikėn e historiografinė enveriste. Enverizmi e ka akuzuar Nolin mė shumė pėr pavendosmėri revolucionare nė pėrmbushjen e programit, duke harruar se ai program ishte jashtė realitetit shqiptar e mundėsive tė Shqipėrisė, prandaj ishte i destinuar tė dėshtonte, sikurse dėshtoi edhe programi i komunizmit pavarėsisht se kishte nė shėrbim diktaturėn mė tė egėr tė proletariatit. Kurse me programin e ?Triumfit tė Legalitetit? ndodhi ndryshe, sepse ishte siē e ka karakterizuar Eqerem bej Vlora ? Njė program i bukur, i thjeshtė, madje i pakritikueshėm mund tė pohoj, dy pikat kryesore tė tė cilit mund tė pėrmblidheshin me pak fjalė : organizimi i aparatit shtetėror dhe zgjidhja e problemeve ekonomike tė vendit? (fq 246). Pikėrisht pėr njė program tė tillė tė thjeshtė si ai i ?Triumfit tė Legalitetit? ka nevojė mė shumė se kurrė Shqipėria nė pėrvjetorin e 80-tė tė kėtij Triumfi. Programet politike qė i janė paraqitur deri tani Shqipėrisė nė kėto 14 vite tė ?shthurėsisė masono-demokratike? janė njė shartim jo frytdhėnės i programeve tė nolizmit e tė enverizmit me kalema kapitalizmi qė zėnė pak. Kėto programe u shėrbejnė mė shumė interesave tė njė shtrese qė aspiron tė bėhet borgjezi kompradore dhe jo borgjezi kombėtare. Nė disa drejtime, veēanėrisht pėr pronėsinė mbi tokėn, programet e deritanishme qė nuk ndryshojnė shumė, edhe pse paraqiten nga parti tė ndryshme, janė njė shpėrfytyrim i programeve noliste e enveriste. Ndėrsa pas ?Triumfit tė Legalitetit? u arrit shumė shpejt tė bėhej edhe Kushtetuta republikane edhe Satuti themeltar i Mbretėrisė pas vitit 1991, kur Shqipėria hyri nė fazėn e ?shthurėisė masono-demokratike? tė pluralizmit politik paskomunist, u pėrdhos procesi i bėrjes sė njė kushtetute tė re pėr vite me radhė. Fillimisht u rrėzua me referendum popullor projekti berishian nė vitin 1994 pėr shkak tė paligjshmėrive qė u bėnė. Pastaj dėshtoi nė fakt dhe projekti greko-socialist nė vitin 1998 sepse referendumi nuk i plotėsoi parametrat dhe Kushtetuta e sotme ėshtė shpallur si e miratuar vetėm se u bė marifeti qė e nxorri pjesėmarrjen nė referendum 50,7% tė votuesve tė regjistruar. Shqipėrisė mė shumė se ēdo gjė tjetėr i duhet sot njė pushtet qė tė organizojė aparatin shtetėror. Le tė mbajnė sa tė duan leksione ambasadorėt e huaj dhe pėrfaqėsuesit e mekanizmave teknokratike europiane kėtu nė Tiranė se ?korrupsioni luftohet me zgjedhje tė lira?. Korrupsioni mund tė luftohet vetėm me njė aparat shtetėror tė pakorruptuar, efikas, tė thjeshtuar, tė pėrbėrė nga idealistė, jo nga teknokratė e meritokratė dallkaukė, qelepirxhinj, sahanlėpirės tė forcave tė huaja qė kolonizojnė Shqipėrinė, qė recitojnė papagallēe parrulla pėr integrime europiane e euroatlantike, pėr globalizėm, ekonomi tregu, pėr tė drejta njeriu qė nuk i respekton askush. Pėr tė arritur kėtu duhet nė radhė tė parė njė qeveri e fortė, e pėrkushtuar. Duhet pėrzgjedhje e njerėzve qė do tė qeverisin dhe rregulla tė forta qė kush keqpėrdor pushtetin nuk del i larė me njė dorėheqje. Nga pėrvoja e pushtetit zogist pas ?Triumfit tė Legalitetit? mund tė nxirren mėsime tė vlefshme edhe tani, ndonėse kushtet janė shumė tė ndryshme. Mund tė bėhen zgjedhje qė tė quhen tė lira, ndonėse askush nuk ėshtė nė gjendje tė na tregojė se si qenkan kėto zgjedhje. Por ?zgjedhjet e lira? mund t?u shėrbejnė edhe tė korruptuarve e korrupsionit, siē kanė shėrbyer edhe pėr vendosje diktaturash si ajo e Hitlerit. Para se tė shpresojmė se zgjedhjet e lira mund tė na krijojnė kushte pėr luftė kundėr korrupsionit duhet tė shohim mirė se cilėt janė ata qė kanė etje tė madhe pėr tė dalė fitimtarė nė zgjedhje dhe pėr tė marrė pushtetin. Edhe nė librin e fundit qė ėshtė botuar nė Angli nė vitin 2003 pėr Ahmet Zogun ka njė kapitull tė titulluar ?Triumfi i Legalitetit?. Sa ndryshim ka ky titull nga titulli qė ka pėrdorur historioazhgrrafi shqiptar greqishtfolės Paskal Milo pėr tė njėjtat ngjarje ?Jugosllavia-mamia e kundėrrevolucionit zogist? nė njė libėr tė tij tė botuar nė vitin 1992, jo mė nė kohėn e Enverit! (?Shqipėria dhe Jugosllavia.1918-1927). Po citoj vetėm njė fjali nga mė tė rėndomtat nė spekulimet e Paskalit : ?Rreth tij (Zogut) u grumbulluan ( nė Beograd) tė gjithė elementėt antikombėtarė qė kishin emigruar nė Jugosllavi?. Merret me mend sa vlerė mund tė kenė ?histori tė tilla? qė i shkruan njeriu qė mori pjesė nė ?revolucionin e vonuar demokratik?( pra nė edicionin e dytė tė revolucionit tė qershorit) si pėrkthyes i bandave andarte greke qė morėn pjesė nė rebelimin e armatosur nė Shqipėrinė e jugut nė vitin1997. Pėr kėtė shėrbim pėrkthyesi i andartėve u bė edhe ministėr i jashtėm i Shqipėrisė pėr katėr vite. Kurse studiuesi anglez Xheison Toms qė sigurisht nuk ėshtė zogist dhe as mund tė merret si vlerėsues i pandikuar nga njėfarė antizogizmi shqiptar e britanik nė punimin e tij pikėrisht nė kapitullin ?Triumfi i Legalitetit? (fq. 71) thekson se pėrkrahėsit e Nolit nuk po e merrnin vesh mirė nėse ai ishte njė pėrēues i komunizmit, apo njė imitues i marshimit tė Musolinit mbi Romė. Pėr Paskal Milon ky duhet quajtur atdhetarizėm shqiptar. Studiuesi britanik e ka parasysh pozitėn e vėshtirė nė tė cilėn ndodhej Zogu gjatė emigrimit nė Beograd dhe e vė nė dukje se ndėrsa ai mbante kontakte atje sekretari i tij, Jak Koēi, vepronmte nė emėr tė tij nė Romė. Por historiografia shqiptare deri tani nuk ka dashur, as ka qenė e zonja, tė analizojė me vėrtetėsi kėkė kompleks ngjarjesh. Nga kėndvėshtrimi politologjik duhet tė themi se nuk ka fatkeqėsi mė tė madhe se kur politikanėt shqiptarė vihen nė atė pozitė qė u vu Zogu nė vitin 1924, kur u detyrua tė shkonte nė Jugosllavi pėr tė nisur prej andej ?Triumfin e Legalitetit?. Ngjarjet e mėvonshme kanė dėshmuar se ky ?Triumf? u realizua pa lėshime tė asaj natyre qė do ta bėnin tė mallkuar. Por sidoqoftė shqiptarėve u mbetet tė nxjerrin mėsimin e madh se nė grindjet e tyre politike kurrė nuk duhet tė krijojnė situata kur rivali vihet nė pozita tė tilla. Po a do ta mėsojnė ndonjėherė si duhet kėtė politkanėt e skenės sonė politike?! Xheison Toms kur analizon ?Triumfin e Legalitetit? thekson : ?Zogu ishte i rreptė , por jo hakmarrės, ai i falte njerėzit tė cilėve nuk ua kishte mė frikėn. Por nė fillim tė vitit 1925 synimi i tij ishte qė ende tė shtinte frikė?.(fq. 75). Pra, e tėrheq lexuesin nė vlerėsimin psikologjik tė liderit, ēka sipas librit amerikan qė pėrmenda ėshtė fushė e veēantė studimi nė ndihmė tė politologjisė tani. Vlerėsimin psikologjik tė Ahmet Zogut e kanė bėrė dhe vėzhgues tė afėrt tė politikės sė tij. Edhe pse e quan diktaturė sundimin e Zogut Eqerem bej Vlora e quan atė ?tė vetmin njeri qė mund tė merrte nė dorė fatet e vendit nė kalimin nga Shqipėria turkomane drejt Shqipėrisė moderne (fq 251) dhe thotė se :? ky njeri ishte i paisur me arsye tė shėndoshė dhe me ndjenjėn e masės, ndaj edhe pėrpiqej qė vullnetin e tij personal t?ua pėrshtaste kėrkesave dhe ligjeve tė |
|
|
|
|
|
#5 |
|
I/e Perjashtuar
![]() Anėtarėsuar: Apr 2008
Mosha: 28
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 223
Rrespekti: 0
![]() |
Ahmet Zogu Mbreti Zog i I Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e z. Tajar Zavalani Faqe 289 ..kandidatė independentė nė disa prefektura si Korēa. Me shum pėrpjekje ata sigurojshin disa vota por, me sa di vet, asnjiherė nuk u zgjodhė nji deputet inde- pendent. Kabineti emnoheJ' nga kryetari i shtetit dhe votbesimin e parlamentit e kishte tė siguruem derisa gėzonte besimin e Mbretit. Projekt ligjet hartoheshin nga Kėshilli i Shtetit, nji prej enteve ma tė vlefshme tė Monarkis. Nė periudhėn e tij ma pjellore, Kėshilli i Shtetit kryesohej nga Mehdi Frashėri. Me iniciativėn e tij, Shqipnija u pajisė me nji varg kodesh ligjuere, adaptue nga legjislacioni ma i pėrparuem i perėndimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues janė disa nga veprat ma tė ēmueshme tė periudės sė pamvarėsis. Barazija e grues me burrin, pėrdorimi i operacioneve bankare nė tregėtin e mbrendėshme dhe sidomos tė jashtme, sistemi metrik pėr matje dhe peshim, etj., janė hapat drejt oksidentalizimi tė Shqipnis qi erdhėn si pasoje e vuemjes ne zbatim tė kėtyne ligjeve. Projektligjet e pregatituna nga Kėshilli e Shtetit i parashtroheshin parlamentit pėr aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet i zbrazėt, mbasi projektligjet studjoheshin me kujdes nė Komisionet e posaēme, tė pėrbamė nga deputetė tė specializuem. Ata banin shum ndryshime pėr tė pėrmirėsue ligjet nė aspektin e tyne teknik. Ligjet e votuem nga parlamenti dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin nga ministri i ngarkuem me zbatimin e tyne Nė verėn e vitit 1930, Mbreti Zog shkoj nė Vjenė pėr me u shėrue nga stomaku. Nji natė, tue dalė nga Opera, Mbreti i shoqnuem nga ministri i oborrit Ekrem Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar nė mėrgim: Aziz Ēami dhe Ndoc Gjeloshi. Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj mbet i vramė dhe Ekrem Libohova u plagosė nė kambėn. Autorėt e atentatit duelen pėrpara gjykatores sė Vjenės, e cila i dėnoi me pak vjet burgim. Gjyqi u pėrdor nga regjimi qi mbretnonte nė Shqipni. Nė Vjenė asi kohe dominonte emigracioni politik pėr tė denonsue regjimin autokratik. Socializmi dhe shprehja «monarki absolute» ishin nji gogol nė syt e gjykatėsve austriak. Giatė mungesės sė Mbretit, Musa Juka kishte zbulue nji komplot «pėr tė pėrmbysė regjimin me anė tė violencės». Nji tok njerės nė mes tė Shqiptarve me mendime liberale u arrestuen dhe u nxuerrėn pėrpara Gjyqit Politik. Duel nė shesh se ata ishin mbledhė, mėsheftazi natyrisht, pėr tė bisedue mėnyrėn e veprimit nė rast se i ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen pėr veprimtari subversive nė bazė tė Ligjit pėr Mbrojtjen e Shtetit, dhe u dėnuen me burgim pėrjetė ose pėr shumė vjet. Nė verėn e vitit 1935 ndodhi diēka ma serioze. Nė qytetin e vogėl Fier tė Myzeqes komandanti i gjindarmėris, Musa Kraja, ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi arrestimin e pėrfaqėsuesve tė autoritetit qendruer dhe proklamoi vehten shef tė revolucionit kundėr Monarkis. Pikėrisht nė at kohė adjudanti i Mbretit, Gjenerali Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me automobil nga Fieri, pa ditė asgja mbi ēka ishte tue ndodhė. Ndjekėsit e Musa Krajės kujtuen se ishte dėrgue nga qeverija pėr me shtypė kryengritien dhe e vranė mbrenda nė veturė. Ky ishte i pari gjak qi u derdhė at ditė. Musa Kraja shpresonte se gjesti i tij do tė shėnonte plasjen e revolucionit nė mbarė Shqipnin. Por kjo nuk u vėrtetue dhe lėvizja e Fierit u shtypė shum shpejt nga forcat qeveritare. Si gjithmonė, shkaktarėt e vėrtetė tė kėtyne tragjedive marrin arratin, kurse 11 gjindarmė, qi kishin shkue mbas Musa Krajės, u ekzekutuen atypėraty. Qeverija kishte marrė frikė dhe vendosi me shfarue krejt opozitėn e hapėt ose tė mėsheftė. Me qindra njerės u arrestuen dhe nji atmosferė terrori mbretnoi anembanė Shqipnis. Tė arrestuemit pėrbanin nji tufė tė perzieme: mėsues komunistė, oficerė tė ushtėris, nėpunės tė shtetit, intelektualė liberale, pronarė konservatorė. Shum prej tyne u futėn nė burg vetėm pse ishin nė listėn e zezė tė Musa Jukės. Disa si Riza Cerova, qi nuk u shtinė nė dorė, u ndoqėn gjurma- gjurmės dhe u vranė nė arrati e sipėr. Ata qi u pandehėn si shefat e nji organizate tė gjanė pėr tė ba revolucion nė mbarė Shqipnin, u munduen dhe u torturuen derisa banė pohimet pėr tė cilat kishte nevojė Musa Juka. Mbas disa javėsh tė «hetimeve paraprake» tė kėtij lloji, Musa Juka ishte gati me nxjerrė para Gjyqit Politik tė pandehunit, numri i tė cilve kapėrcente njiqind vet. Gjyqi u ba nė Fier nė kopshtin e shtėpis sė Qemal Vrionit, i cili ishte nji nga kandidatėt pėr me u dėnue. Nė kėt rast Fieri ishte kthye nė nji kamp ushtarak me bajonetat qi xixėllonin nė dritėn e shkėlqyeshme tė diellit. Burgu i qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndėrtėsa tė tjera, si hotel «Lirija» dhe shkolla e Bishanakut ishin mbushė me tė burgosun. Prap edhe atje vėndi mungonte. Nė nji dhomė tė Bishanakut, ishin mbyllė 27 vet. «Hetimet» vazhduen edhe nė Fier. Tė pandehunit shoqnoheshin natėn nji nga nji nė zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin nė orėt e para tė mėngjezit, tue kallzue tmerrin qi kishin pa ose pėsue. Ditėn qi u ēel gjyqi, gati 120 tė pandehun, tė lidhun me pnanga gjashtė vet nė nji radhė, u vunė me ndejė mbi karrige nė kopshtin e shtėpis ku do tė kryhej formaliteti i dėnimit tė tyne, qi ishte caktue ma parė. Kryetar i gjyqit ishte Ali Riza Topalli nga Kosova dhe prokurori nji Grekofon nga Dropulli. Ushtarėt me pushkė dhe bajoneta pėrbanin nji gardh tė dėndun pėrqark grupit tė viktimve tė kėsaj komedije gjyqėsore. Tė pandehunit u thirrėn me folė dhe, gati tė gjith, pėrsėritėn pohimet qi kishin ba ndėn torturė gjatė «hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta tė shkrojtuna pėr tė provue kėt komplot «kolosal», disa nga tė pandehunit patėn guximin me tėrheqė ato qi kishin thanė para gjykatėsit hetues, dhe disa tė tjerė u munduen me paksue randėsin e komplotil, tue shpallė se puna ishte kufizue me bisedime. Asnji avokat nuk kishte pėr me i mbnojtė. Publiku ishte pėrfaqėsue nga nji a dy reporterė fletoresh, tė cilėt duhej tė paraqitshin shkrimet e tyne pėr cenzurė. Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhė nga burgu nė gjyq dhe anasjelltas dhe ma nė fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarė Shqipnin: dyzet vet ishin dėnue me vdekje, shumica tjetėr me burgim tė pėrjetėshėm, dhe nji numur i vogėl ishin gjetė tė pafajshėm. Por kėt herė Musa Juka kishte shkue tepėr larg. Drama juridike e Fierit pat nji jehonė tė papritun nė Europė. Lidhja pėr tė Drejtat e Njeriut nė Paris dhe organizata tė tjera liberale protestuen pranė qeveris sė Tiranės. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve, qi ishte mbledhė nė at kohė nė Gjenevė, bani presion mbi delegacionin shqiptar qi tė mos ekzekutohej ky masakrim i legalizuem. Nji breshėr telegramesh nga Gjeneva vuni nė dukje nė shum mėnyra damin e madh qi do t'i vinte emnit tė Shqipnis nė botėn e qytetnueme, dhe ma nė fund kto kėshilla urtėsije patėn efektin e tyne. Dėnimet me vdekje u kthyen nė burgim tė pėrjetėshmė dhe vetėm nji nga tė dėnunemit, nji karakter i dyshimtė nga Ēamėrija, i cili kishte pėrfitue nga situata pėr tė krye vjedhje, u vue nė litar. Nji atmosferė e zymėt kishte randue mbi Shqipnin ndėrsa pritej ekzekutimi i dyzet burrave. Tė ggjithve iu hoq nji barrė e rande prej zemret kur u dha lajmi se vendimi i Gjyqit Politik nuk do tė vihej nė zbatim. Derisa viktimat shpėtuen gjallė ishte gjithmonė shpresa qi tė mos kalbeshin nė burg pėr ggjith jetėn. Mbas tmerrit qi kishte shkaktue «Lėvizja e Fierit», populli priste nji ndryshim. Mbreti Zog u bind se duhej me krijue nė popull pėrshtypjen se diēka kishte ndryshue. Nji dit prej ditve qeverija dha dorėheqjen dhe Mbreti ngarkoi Mehdi Frashėrin me formue qeverin e re. Pėr herė tė parė mbas kaq vjetve, fytyra tė reja okupuen ofiqet ministeriale: Dhimitėr Berati, minister i ekonomis kombėtare; Fuad Asllani, ministur i punve tė jashtme; Ethem Toto, ministėr i mbrendėshėm; Rnok Gera, ministėr i financave; etj. Kabineti Mehdi Frashėri, me pjestarė tė regjun nė kulturėn oksidentale, u brohoritė si nji qeveri liberale dhe ngjalli shpresa tė mėdha. Mehdi Frashėri, i cili ishte pregatitė gjatė kohės qi kryesonte Kėshillin e Shtetit, i pėrveshė punės pėr me hartue projektligjet qi do tė ndrronin faqen e Shqipnis, tue ēdukė mbeturinat e sundimit turk nė administratėn dhe nė ekonomin e vėndi^. Por puna ma urggjente ishte ndreqja e marrėdhanieve me Italin, qi kishin shkue keq tash disa kohė. Ndihmat financiare nga Roma ishin pre dhe kriza ekonomike nė Shqipni kishte mbėrritė nė pikėn e fundit. Mehdi Frashėri, i shoqnuem nga Fuad Asllani, shkuen n'Itali pėr me lidhė marrėveshtje tė reja tė bazueme nė respektin e pamvarėsis dhe tė dinjitetit nga tė dy anėt. Negociatat pėrfunduen me sukses dhe nji varg marrėveshtjesh tė reja u nėnshkruen nė Romė. Sa pėr reformat e mbrendėshme u duk shum shpejt se nė mendjen e Mbretit Zog nuk kishte ardhė koha me zbatue reformat radikale qi synonte kryeministri Mehdi Fnashėri. Me urdhėn tė Pallatit u provokue nji konflikt nė mes tė qeveris dhe parlamentit, i cili i refuzoi votbesimin nė lidhja me nji ligjė tė dorės sė dytė mbi zavendėsimin e punimit tė detyrueshėm shtat dit nė vit nė rrugėt e shtetit me nji taksė nė tė holla. Deputetėt qi kislnin votue njizanit pėn Mehdi Frashėrin nji mot ma parė votuen kundėn tij po me at unanimitet. Abdurrahman Krosi, deputet i Dibrės, kishte veprue si kasnec i vullnetit tė Sovranit nė tė dy rastet. Rrėzimi i qeveris sė Mehdi Frashdrit pat nji rrjedhim tragjik. Nji dit tė qershorit 1937 nji shpallje zvrtare njoftoi popullin shqiptar se Ethem Toto, ish-minister i mbrendėshėm nė kabinetin Frashėri, kishte fillue nji krvengritje me armė dhe ishte vra nė luftė me forcat qeveritare. Vėllaj i tij Ismet Toto, nji shkrimtar i ri me talent, kishte ra viktim i po kėsaj traggjedije. Musa Juka nuk humbi rastin edhe kėt herė me kapė e me burgosė kundrėshtarė tė regjirnit, tue i akuzue si bashkėfajtorė. Misteri i kėtij epizodi tė pėrgjakun pret tė ndriēohet nga historishkruesit e avenirit, qi do tė mund tė konsultojnė arqivat e Tiranės pa mbikėqyrjen e Komisarve te partis. Ajo qi mund tė thuhet sotpėrsot asht se Ethem Toto, i cili mbahej ndėn vėrejtje tė rreptė nė Vlonė, jetonte ndėn hijen e vdekjes dhe, nji dit prej ditve, vendosi me dalė nga kjo gjendje me nji ggjest dishpėrimi qi ishte dėnue tė dėshtonte. Marrėdhaniet me Italin Mbas marrėveshtjeve qi Myfit Libohova nėnshkroi nė Romė nė verėn e vitit 1925 u kryen shpejt e shpejt veprimet pėr tė themelue Bankėn Kombėtare tė Shqipnis. Nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, Banka ishte nė duert e Italjanve dhe nuk i nėnshtrohej juridiksionit tė gjyqeve tė Shqipnis. Tė hollat e depozitueme mbaheshin nė kasat e Credilo Italiano, dhe Keshilli Administrativ, me nji pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar, mblidhej nė Romė. Bilanēi dhe ēdo dokument tjetėr i Bankės botoheshin nė gjuhun italishte. Vetėm monedhat prej letre qi shtypi Banka ishin shkruejtė shqip. Monedha zyrtare e Shqipnis pėrbahej nga napoloni qi vlente njizet franga ari dhe nga dollari prej pes franga ari. Si monedhė ēkėmbinni pėndoreshin koronat prej arggjėndi dhe pjesėt ma tė vogla qi kishin ngelė nė Shqipni qysh prej kohės sė luftės 1914-1918. Pa kalue shum kohė populli vuni besim nė kartėmonedhėn e Bankės, e cila gnumbolloi disa milion franga nė flori tė vėrtetė, qi u transferuen nė Romė dhe shėrbyen si garanci pėr kartėmonedhėn nė qarkullim. Ky ar asht edhe sot (1965) objekt i gnindjes nė mes tė disa shteteve qi shpallin se iu pėrket atyne. Nji fenomen pak i ēuditėshėm asht se monedha shqiptare mbajti vleftėn e saj tė plotė nė bazė tė arit nė nji kohė kur dollari, lira, sterlina dhe gjith monedhat e tjera u ēvleftėsuen si rezultat i krizės sė madhe tė vitit 1931 e ma pastaj. Kjo shpjegohet mbasi paraja shqiptare shėrbente kryesisht si mjet ēkėmbimi nė tregun e mbrendėshėm, ndėrsa deficiti i ballancės tregėtare me botėn e jashtme rregullohej nga Banka Kombėtare me ndihmat e Italis dhe tė ardhunat nė dollarė qi dėrgonin Shqiptarėt e Amerikės. Duhet theksue se mbrenda caqeve tė marrėveshtjes qi kishte caktue themelimin e saj, Banka Kombėtare shėrbeu nė mėnyrė korrekte dhe stėrviti tregėtarėt e Shqipnis me pėrdorė lehtėsinat e saj nė ēkėmbimet e tyne me botėn e jashtme. Mjerisht, caqet e marrėveshtjes ishin aq tė ngushta qi Banka nuk mund tė ndihmonte fort nė pėrparimin ekonomik vėndit tonė. Kredi u jepej sidomos atyru tregojshin prirje proitaljane, dhe jo mba' vleftės financiare tė ndėrmarrjes sė tyne. Tė pesdhjet milion frangat ari tė hua' SVEA u depozituen gjithashtu nė kasat i Bankave fltalis. SVEA lidhi kontrata mi shoqni italiane tė specializueme nė puni botore, tė cilat u ngarkuen me ndėrtimin rrugėve, urave dhe disa ndėrtesave publ: si pallatet e ministrive nė Tiranė. Kjo pu u krye me energji dhe kompetencė nė pėrggjithėsi. Mbrenda pak vjetve Shqipni u pajisė me nji rrjetė rrugėsh qi lidhin nji me tjetrin qytetet ma me randėsi tė Shqipnisė. Disa nga kto vepra si ura Zoj mbi lumin Mat dhe serpentinat nėpėr Qafėn e Shtamės kanė fitue admirimin e vezhguesit tė paanėshėm. Kun erdhė pui me ba pėnmirėsime nė lamin e bujqėsis, punėt shkuen si mos ma keq. U shpenxuen tre milion franga ari pėr tė ndėrtue nji kanal nė fushėn e Shkumbinil afėr Kavajės dhe pastaj duel nė shesh se toka nuk ishte mjaft e pjerrėt qi tė rridhte uji i vėrshimeve tė lumit. Kjo nuk shpjegohet vetėm me mungesė kompetenc nga ana e teknikėve qi banė planet. Inicjativa e dėshtueme ka pasė nė kėt rast edhe nji nėnshtresė politike. Rrugėt dhe urat kishin nji randėsi strategjike pėr Itali dhe prandaj puna u krye me shum kujdes kurse rimėkambja ekonomike e Shqipnis dhe aftėsija e saj me jetue pa ndihma nga jashtė nuk ishte nė interesin e qeveris fashiste tė Romės. Nė parim interesi i huas sė 50 milionve ishte 7 pėrqind nė vit. Por me komision, amortizim, etj., kamata arrinte 14 pėrqind. Domethanė se Shqipnija duhej tė paguentc 7 milion franga ari nė vit ose tė bjerrte tė ardhunat e doganės. Qysh nė vitin e parė Mussolini pat nė dorė nji armė tė ruqishme pėr tė ba presion mbi qeverin e Tiranės. Me kėt mėnyrė Italija siguroi nji varg koncesionesh nė lamin e ekonomis. Shoqnija italjane AIPA fitoi tė drejtėn me shfrytėzue burimet e vojgurit nė Kuēovė, nė mes tė Beratit dhe Vlonės. Nji tjetėr shoqni italiane, AGIP1 siguroi monopolin e importimit tė karburanteve nė Shqipni. Kjo e funait la nji kujtim tė keq nė Shqipni, mbasi benzina qi shiste nuk ishte nga ma tė mirat dhe motorat e veturave dhe autobuseve, qi ishin i vetmi mjet transporti i shpejtė, damtoheshin randė nga ky shkak. Nė fazėn e fundit tė Monarkis, italianėt fituen edhe monopolin e peshkimit nė ujnat shqiptare, por nuk patėn kohė me e vue nė zbatim para invazionit tė 7 prillit 1939. Halli ma i madh i krenve fashist ishte me shtie dorė mbi tokat bujqėsore tė Shqipnis. Por nė kėt pikė qeverija shqiptare rezistoi pa u pėrkulun, dhe bile u caktue me ligjė qi nėnshtetasit e huej tė mos kishin tė drejtė me ble toka qi shėrbejshin pėr tė mbjellė e pėr tė korrė. Prandaj ktu puna u kufizue me disa koncesione tė vogla individuale qi nuk ndryshuen situatėn e pėrgjithėshme. Nji pjesė e huas SVEA shėrbente pėr tė mbyllė deficitin e buxhetit tė Shqipnis. Ky burim shterroi nė vitin 1930, pikėrisht kur plasi kriza ekonomike botnore, kur eksportimet e Shqipnis zbritėn nė nivelin ma tė ulėt dhe deticiti i ballancės tregėtare arriu ma se 20 milion franga ari nė vit. Mbasi ishte grumbullue nji shumė e madhe si interes i mrapambetun nga hua e SVEA-s pėr me e pėrdorė si mjet presioni politik nė rast nevoje, Mussolini pranoi kėt herė me i dhanė Shqipnis nji hua prej 100 milion franga pa interes. Tė hollat do tė delshin prej arkės sė shtetit italjan dhe do t'i paguheshin qeveris shqiptare nga 10 3. AIPA - Agencia Italiana Petroli Albania; AGIP - Agenzia Generale Italiana Petroli milion franga ari pėr ēdo vet. Shqipnija do tė fillonte me e ripague huan kur buxheti i shtetit tė arrinti 50 milion franga ari nė vit. Afati i Paktit tė Tiranės, qi kishte qenė nėnshkrue pėr 5 vjet, mbaroi me 1931. Mbreti Zog refuzoi me e pėrsėritė, tue shpallė se aleanca ushtarake i kishte zanė vendin. Nji mot ma vonė Italija refuzoi me pague 10 milion frangat ari tė huas sė re. Nuk mjaftoi kjo, qeverija italjane kėrkoi qi tė paguheshin tė mrapambetunat e interesit pėr huan e SVEA. Megjithqi nuk kishte si me pague, qeverija shqiptare refuzoi t'i pėrulej presionit tė Romės. Pa ē'pa, Mussolini u detyrue t'i jepte Shqipnis nji moratorium (afat) prej nji vjetė. Huaja e 10 milionve nė vit filloi me iu derdhė pėrsėri thesarit tė Shqipnis. U duk shpejt se kjo ishte nji masė fare e pėrkohėshme. Nė fillim tė vitit 1933 qarkulluen lajme se Italija i kishte paraqitė Shqipnis kėrkesa qi nuk pajtoheshin me pamvarėsin e vėndit. Thuhej, nė mes tjerave, se Mussolini donte nji lidhje doganore nė mes tė dy shteteve, kontrollin e plotė mbi ushtėrin dhe financat e Shqipnis, zavendėsimin e organizatorve anglez tė gjindarmėris me oficerė te karabineris italjane, formimin e nji partije fashiste shqiptare, koncesione tė tjera ekonomike dhe, ma e keqja nga te gjitha, vendosjen e familjeve italiane nė tokat bujqėsore tė Shqipnis. Pėrkarshi kėtyne kėrkesave Mussolini ofronte me i dhanė Shqipnis dhjet milion franga ari nė vit pėr nji afat tė pacaktuem dhe tė mos lypte pagimin e kamatės sė mrapambetun pėr huan S.V.E.A. Mbreti Zog i hudhi poshtė «- kto kėrkesa qi synojshin me e ba Shqipnin nji krahinė fltalis. Shum vet nga rrethi i Oborrit Mbretnuer kėshilluen kapitullim, tue vue pėrpara argumentin se Britanija e Madhe i kishte dhanė dorė tė lirė Mussolinit nė Shqipni, dhe prandaj nuk mund tė pritej pėrkrahje nga asnji anė. Puna shkoi deri nė nji krizė kabineti dhe Mbreti Zog ngarkoi veteranin e motshėm Pandeli Evangjeli me formue kabinetin e ri. Marrėdhaniet me Italin u acaruen deri nė kulm. Misioni ushtarak italjan ndėn Gjeneralin Pariani u largue prej Shqipnis; gjithashtu lanė detyrėn kėshilltarėt civil italjan pranė ministrive; u pezullue pagimi i huas dhe kriza financiare nė Shqipni shkoi tue u keqėsue. U banė shkurtime drastike nė buxhetin e shtetit, rrogat e nėpunėsve u paksuen gati me nji tė tretėn, dhe kto u paguen me shum vonesė. Nji masė tjetėr pėr tė rezistue presionin e Italis ishte shtetėzimi i shkollave pėr tė mos lanė qi brezi i ri tė influencohej nga shkollat italjane nė dam tė nacionalizmit shqiptar. Pėrpa i pėrket politikės sė jashtme nji traktat tregėtije u nėnshkrue me Jugosllavin dhe Mussolini u xhindos. Luftanijet e Italis hudhėn ankorėn nė limanin e Durrėsit si mjeti ma i mramė pėr tė frikėsue Shqiptarėt. Por qeverija shqiptare njoftoi Italin se marinarėt e saj do tė qėlloheshin po tė pėrpiqeshin me zbritė nė tokė pa leje. Ma nė fund, Musso- lini e pa qi nuk i ndezi dhe demonstrata navale u kthye nė nji vizitė miqėsore tė luftanijeve italjane. U shpall zyrtarisht me at rast se dikush nė Ministrin e Jashtme tė Romės kishte harrue t'i komunikonte autoriteteve shqiptar notėn zyrtare pėr me lypė leje pėr vizitėn e flotės italjane nė Durrės. Atėhere natyrisht qeverija shqiptare ftoi admiralin italjan me debarkue bashkė me marinarėt e tij nga tė 19 luftanijet qi ndodheshin nė liman; por mbasi kishin ardhė si rniq ishte me vend qi tė mos mbanin armė. Marrėdhaniet me Italin u kthyen fare shpejt nė gjendjen e maparshme. Misioni. ushtarak italjan erdhi pėrsėri nė Shqipni; kistet e huas filluen tė paguhen rregullisht; shkurt punėt vazhduen sikur tė mos kishte ndodhė asnji incident. Natyrisht, kjo nuk mjaftoi pėr me ēdukė krizėn e thellė ekonomike qi ishte tue kalue Shqipnija. Gjendja shkoi tue u keqėsue derisa plasi kryengritja e Fierit nė verėn e vitit 1935. Qeverija e Mehdi Frashėrit, e cila erdhi ne fuqi si pasoje e asaj kryegritje, u mundue ma sė pari tė vinte marrėdhaniet me Italin mbi nji bazė tė re barazije politike dhe leverdije ekonomike. Mjerisht, dipendenca financiare e Shqipnis nga ndihmat italjane kishte shkue tepėr thellė dhe situata nuk mund tė ndryshohej nė themel pa nji hua tė madhe nga nji burim tjetėr. Prandaj, marrėveshtjet shqiptaro-italiane qi lidhi qeverija e Mehdi Frashėrit, sado qi shėnonin nji pėrmirėsim nė krahasim me ato tė maparshnnet, nuk e nxuerėn Shqipnin nė rrugėn e gjanė tė pėrparimit ekonomik dhe pėrmirėsimit tė jetės materiale nė bazė tė shkencės dhe teknikės modeme. Nuk shėrbyen nga kjo pikpamje as tė dy milion frangat ari qi u zotue tė pagonte ēdo vjet qeverija italjane pėr me ia kushtue shprehimisht pėrmirėsimit bujqėsor tė Shqiprds. Ekonomi dhe administratė Gjatė periudės sė pamvarėsis Shqipnija qeverisej mbas sistemit administrativ tė kopjuem nga Franca, me prefektura, nėnprefektura dhe komune. Vėndi ishte nda nė dhjet prefektura, tridhjet e tri nėnprefektura dhe nji numur ma tė madh komunesh. Pėrveē mbajtjes sė rregullit dhe qetėsis, nji detyrė kryesore e prefektėve ishte me sigurue besnikin politike tė popullit ndaj regjimit. Ēdo tendencė kundėrshtare, ēdo orvatje me influencue popullin kundėr regjimit me anė tė fjalės sė gojės ose tė shtypun, dhe veēanėrisht ēdo pėrpjekje me organizue njerzit pėr tė luftue regjimin, ndiqej pa mėshirė. Nji rrjetė i gjanė spiunėsh mbante autoritetin administrativ tė mformuem mbi ndjenjat e popullit dhe mbi qėndrimin e tij kundrejt pushtetit. Megjithatė, sikur e pamė ma nalt, opozita kundėr regjimit nuk u shuejt krejt dhe, kohė mbas kohe, dora e randė e aparatit policor, e drejtueme nga Musa Juka shtypi pa mėshirė ata qi nuk ishin tė kėnaqun nga gjendja e Shqipnis dhe qi dojshin me e ndryshue, kush me fjalė e kush me vepra. Tue pėrjashtue ndjekjen e kundėrshtarve politik tė regjimit, shumica e madhe e popullit shqiptar jetoi ndėn Monarkin nė kondita rregulli dhe qetėsije shėmbullore qi nuk ishin vėrtetue kurr ma parė. Nė kėt mes rolin vendimtar e luajti gjindarmėrija shqiptare qi organizuen oficerat anglez. Mbreti Zog pruni oficera britanik jo vetem pėr aresye tė kompetencės sė tyne profesionale, por edhe si nji akt politik pėr mos me u dipendue kryekėput nga ekspertė italjan nė ēdo lamė tė veprimtaris shtetnore. Nė krye tė misionit britanik ishte gjenerali Sir Locelyn Perey, i cili kishte shėrbye nė ushtėrin britanike nė luftėn e parė botnore, kishte punue pranė gjeneralit rus Denikin qi luftonte kundėr Bolshevikve, dhe kishte dalė nė pension. Si Inspektor i Pėrgjithėshėm gjenerali Perey vuni nė veprim nji organizim tė ri tė ggindarmėris, tue ia adaptue ndarjes administrative tė vėndit nė prefektura e nėnprefektura, me qark-komandantė pėr tė parat dhe rreth-komandantė pėr tė dytat. Pranė komandantėve shqiptar nė qendrat kryesore ishte nji oficer britanik ine kompetencė tė ggjanė. Gjeneral Perey, i cili ishte pėrggjegjės drejtpėrdrejt para Mbretit, siguroi qi gjindarmėt tė paguheshin mirė dhe me rregull, tė kishin kushte tė jetesės tė mjaftueshmė sa mos me ndie nevojėn pėr abuzime dhe tė ishin intelektuahsht tė stėrvitun sa me kuptue mirė detyrėn e tyne si mbrojtės tė popullit kundėr shkelėsve tė ligjit dhe tė drejtėsis. Mbrenda pak vjetve gjindarmėrija u ba organi ma i vlefshėm i Mbretnis shqiptare dhe populli filloi me pasė besim nė tė. Oficerė tė stėrvitun mbas metodave tė perėndimit mbushnin vjet mbas vjeti radhėt e komandantėve tė ēdo grade, tue i dhanė gjindarmėris nji frymė tė re. Natyrisht, influencat lokale, sidomos nė krahinat e veriut dhe tė lindjes, ishin ende tė forta dhe veprimtarija e gjindarmėris nė ndjekjen e kriminelve pengohej prej ndėrhyrjeve misterioze tė njerėsve tė fuqishėm, tė cilėt nuk ishin gati nne pranue barazin para ligjit. Ky antagonizėm nė mes tė gjeneratave, kjo luftė e heshtun nė mes tė nėpunėsve me mendėsi tė vjetėr dhe tė re, vėrtetohej pak a shum nė ēdo degė tė aparatit shtemor. Por koha punonte pėr tė rinjtė. Nė mbarim tė ēdo vjeti ktheheshin nga Europa studentėt me diplomat nė xhep, dhe kėsisoj shtohej numri i juristėve, mjekve, agronomve, inxhenjerve, etj., qi okuponin pozita me pėrggegjėsi nė degėt e ndryshme tė administratės shtetnore. Ata kishin dėshir tė fortė me vue nė punė ditunin qi kishin fitue nė universitetet e perėndimit; shpeshherė orvatjet e tyne pėrpiqeshin mbas kundrėshtimit, qoftė nga interesi ose paditunija, tė memurve tė shkollės sė vjetėr me pozita ma tė nalta. Koha, si thamė, punonte pėr tė rinjtė dhe, sikur tė mos kishin qenė rrethanat e jashtme, brezi i ri kishte me dalė fitues dhe Shqipnija do t'ishte ba nji shtet i pėrparuem, me liri politike dhe lulezim ekonomik, ashtu si andronin pionjerėt e Rilindjes Kombėtare. Mbretnija shqiptare kishte nji ministri tė ekonomis, me agronomė dhe ekspertė tė ēdo lloji, por nuk kishte nji politikė ekonomike pėr me e vue nė zbatim. Problemi kryesor qi pėrballonte Shqipnija ishte me riorganizue bujqėsin dhe me sigurue qi toka tė punohej mbas metodave dhe me mjetet e shkencės moderne. Hapi i parė duhej tė ishte me e ba bujkun zot tė tokės qi punonte, me anė tė reformas agrare qi duhej tė ēdukte mbeturinat e sundimit otoman. Kjo reformė do t'ishte nji nxitje pėr bujkun me punue ma randė dhe me prodhue ma tepėr e ma mirė. Nga ana tjetėr shteti duhej t'i ndihmonte bujkut financiarisht pėr tė zavendėsue parmendėn e drunjtė me plugun e ēelniktė, qet dobėt me traktorė, kuejt e lamit me maqina shijėse; si dhe me furnizue bujkun me fara tė selekcionueme, plehna kimike, etj. Nji hap tjetėr do t'ishte me inkurajue bujqėt tė formojnė, me vullnetin e tyne tė lirė, kooperativa buiqėsore pėr tė ble dhe pėr tė pėrdorė sė bashku pajimet e nevojshėm, tue shpėtue kėsisoj nga kthetrat e fajdexhiut; ashtu dhe pėr tė shitė produktet e punės sė tyne drejtpėrdrejt konsumatorit nė kohėn ma tė volitėshme, tue shputue kėsisoj nga kthetrat e spekulatorve. Nji masė tjetėr esenciale qi duhej tė kryente shteti ishte me shpėtue bujkun nga rrebeshi i vėrshimeve dhe tė thatėsinės. Me fjalė tė tjera, ministrija e ekonomis kombetare duhej tė kishte nji program tė ggjanė kanalizimi dhe irigacioni, qi duhej zbatue sistematikisht vjete me radhė. Qėllimi duhej tė ishte me tėrheqė ujnat kur buēisnin lumenjtė dhe me vaditė arat kur dielli kėrcėnonte me tha bimėt nė rranjė. Nji fazė e dytė duhej tė ishte krijimi i industrive pėr tė vlerėsue prodhimin e tokės: konserva pemėsh e blėrimesh, fabrika cigaresh, sheqeri, tekstili, etj. Puna qi kreu Ministrija e Ekonomis Kombėtare, megjith orvatjet e ēmueshme tė agronomve dhe specialistėve tė saj, ishte si nji pikė nė det. Nji iniciativė qi duhej tė kishte shėnue fillimin e programit tė pėrmirėsimeve bujqėsore, domethanė kanali i fushės sė Kavajės, u ba monumenti i dėshtimit dhe u la pėrgjysėm, mbasi u shpenxuen tre milion franga ari. Sa pėr........ reformen agrare, profesori italjan Lorenzoni u prue nė Shqipni me 1929 dhe u ngarkue me pregatitjen e nji projekti. Raporti i tij u vue nė bazė tė nji projekt ligji qi u hartue nga qeverija e Mehdi Frashėrit. Por ishte dukun me kohė se qellimi nuk ishte me zbatue nji reformė agrare nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Puna u kufizue me instalimin e refuggjatve nga Kosova nė toka djerr tė fushės sė Myzeqes nė ēifligjet e shtetit ose tė pronarve privat. Iniciativėn e kishte marrė Kontesha Carnarvon, e ama e Kolonelit Aubrey Herbert, e cila vizitoi Shqipnin mbas luftės sė parė botnore dhe u mallengjye nga vorfnija e madhe e refugjatve Kosovar. Me lejėn e qeveris shqiptare dhe me ndihmat qi kishte mbledhė vet, Lady Carnarvon ndėrtoi nji katund tė ri nė fushėn e Kavajės dhe ia vuni emnin Herbert. Ma vonė u krijue nji katund i dytė kėsodore nė fushėn e Krujės. Katundarėt Kosovarė u inkurajuen me endė qylyma dhe orendi tė tjera prej leshi dhe pambuku. Orvatjet e palodhėshme tė Zonjės Herbert nė Londėr pėrfunduen me ēeljen e nji dyqani tė posaqmė ku u. shitėn me shum sukses plaqkat e prodhueme nė Shqipni, ku Zonja Pennington, ndihmėse e Lady Carnarvon, merrej me grumbullimin dhe dėrgimin e tyne. Iniciativa e Lady Carnarvon u vazhdue nga qeverija shqiptare tue instalue bujq nė tokat e shtetit ose lė privatve qi nuk i punonin. Mjerisht, kjo masė ishte nė nji shkallė kaq tė vogėl nė krahasim me tansin dhe urgjencėn e problemit bujqėsor, saqi kurrgja nuk u ndryshue nė themel. Sistemi bujqėsor mbet ai qi kishte qenė ndėn sundimin turk dhe pema e djersės sė bujkut u var kryekėput nga konditat atmosferike: ra tepėr shi kur nuk duhej ose nuk ra shi fare kur ishte ma i nevojshėm. Nji masė pozitive nė lamin juridik qi vlen tė pėrmendet asht se marrėdhaniet nė mes tė pronarit dhe tė bujkut u rregulluen legalisht me anė tė ashtuquejtunės kontratė-tip, domethanė tė kontratės sė standardizueme ku caktoheshin detyrimet e bujkut kundrejt pronarit dhe syprimohej e drejta tradicionale e kėtij tė fundit me e hudhė jashtė kur t'i shkrepej. U hoqėn edhe disa detyrime te tjere qi randojshin mbi bujkun dhe qi cėnojshin ma tepėr sedrėn e tij si qytetar i lirė. Dihej se fushat e gjana pjellore tė Shqipnis mund tė ushqenin nji popullsi disa herė ma tė madhe se atė tė vjeteve para luftės sė parė botnore. Por metodat primitive qi pėrdoreshin nė punimin e tokės dhe organizimi i mrapambetun i ekonomis bujqėsore ishin shkak qi prodhimi i drithnave nuk arrinte sa me sigurue bukėn e popullit, i cili hante ma shum misėr se sa grunė. Pėrfundimi me sukses i punės sė nandė tė bujkut shqiptar mvarej kryekėput nga konditat atmosferike: binte shi me vrull kur nuk duhej, vėrshonin lumenjtė dhe bereqeti nė fushė prishej nė rranjė; nuk binte shi mjaft nė kohėn ma tė nevojshme dhe kallinjtė i thante dielli nė rranjė. Vetėm kur natyra e mėshironte bujkun, drithnat prodhoheshin nė sasi tė mjaftueshme sa me ushqye popullin dhe bile tepronte nji sasi e vogėl pėr tė eksportue. Mjerisht kjo ndodhte tepėr rrallė. Ma tė shumtėn e vjeteve kishte nji deficit prej 10 deri 15 pėrqind nė prodhimin e grunit dhe tė misrit qi duhej importue prej sė jashtmi. Nė Malėsit e Veriut dhe tė Lindjes shkaktohej nji zi buke dhe ushqimi duhej dėrgue nga qendra. Pėr shembull nė vjetėt 1936-1938 prodhimi nnesatar i drithnave, kryesisht grunė dhe misėr, arriu afro 200.000 ton, ndėrsa u importuen nga jashtė ma se 27.000 ton, shumica misėr, pėr tė mbyllė vitin. Blegtorija ishte nė nji shkallė relativisht ma tė lulėzueme nga pikpamja e ekonomis kombėtare, jo vetėm qi siguroheshin nevojat e vėndit pėr mish, tėlynė, qumėsht, vezė, etj., por produktet e blegtoris pėrbanin pjesėn ma tė madhė tė artikujve tė eksportimit. Eksportoheshin rregullisht kafshė tė gjalla, djathė, vezė, lėkurė, ullinj, etj. Ndėrsa bujqėsija shkaktonte importimin e nji sasija drithi qi kapte disa milion franga ari nė vit, blegtorija bante kontributin ma tė madh, qi tė mos therni tė vetėm, pėr tė nnbyllė deficitin e ballancės tregėtare. Dy industrit qi kishin arrijtė nji shkallė shvillimi ndėn Monarkin sa me dhanė nji prodhim qi eksportohej ishin asfalti dhe vojguri. Prodhimi i naftės me 1939 kapi 140.000 ton dhe i asfaltit 20.000. 1 tanė vojguri i papunuem dhe shumica e asfaltit eksportoheshin n'Itali, por shuma qi hyntė ne arkėn e shtetit ishte fare e vogėl. Mineralet e tjerė si bakėr, kromė, ishin ende nė fazėn pregatitore tė shfrytėzimit prandaj nuk sillnin nji dobi financiare pėr ekonomin e vėndit. Gjith kta faktorė shkaktuen nji deficit serioz dhe tė vazhdueshėm nė ballancėn e tregėtis sė jashtme tė Shqipnis. Pėr shėmbull me 1929 vlefta e importimeve arrijti 39 milion franga ari kurse eksportimet vetėm 15 milion franga ari, domethanė se deficiti ishte ma se dy herė ma i madh se shuma e eksportimeve; me 1937 shifrat respektive ishin 19 dhe 10 milion franga ari. Importimet perbaheshin kryesisht nga maqineri dhe landėt e para pėr industrin dhe ndėrtimet qi importonin kryesisht shoqnit koncesionare tė hueja. Artikujt e fabrikuem qi shėrbenin pėr konsunnin personal pėrbanin pjesėn ma tė madhe tė importimeve. Importimi i drithit loste nji rol me randėsi nė keqėsimin e ballancės tregėtare. Gruni dhe misri i importuem kushtoi 6 milion franga ari me 1929 dhe 2.5 milion franga ari me 1937. Shifrat e nalta tė tregėtis sė jashtme pėr vitin 1929 shpjegohen mbasi veprimtarija e shoqnis SVEA, qi shpenxonte tė 50 milion franga ari tė huas shtetnore nga Italija, kishte arrijtė kulmin dhe bante tė nevojshėm importimin e materialit gjithfarėsh nė sasina tė mėdha. Eksportimet e Shqipnis nuk ishin nė gjendje me i ba ballė importimeve nė ket shkallė dhe prandaj deficiti i ballancės tregėtare ishte aq i naltė. Deficiti mbyllej sidomos me tė hollat e huanava nga Italija. Kjo u ba veēanėrisht e domosdoshme mbas krizės ekonomike botnore tė vitit 1931 qi damtoi randė eksportimet nga Shqipnia. Deri nė at vjet (1931) nji kontribut mjaft tė madh pėr tė ballancue pagesat e jashtme e banė Shqiptarėt e Amerikės, tė cilėt patėn dėrgue nė atdhe prej 4 deri 5 milion franga ari nė vit. Tue qenė se deficiti i ballancės tregėtare mbyllej me tė hollat e huanave italiane, frangu shqiptar shpėtoi nga shvlettėsimi. Napoloni shqiptan mbet i fontė deni nė fund, pon halli qe se ishte tepėr i rrallė. Sasija e monedhės-kartė nė qarkullim ishte 27 milion franga ari, domethanė afro 27 franga ari pėr ēdo banor. Ari i vėrtetė qi Banka Kombėtare kishte mbledhė nė Shqipni dhe qi mbahej nė kasat e bankave tė Romes kishte arrijtė 7.5 milion franga. Kėsaj i shtohej edhe nji sasi e konsiderueshme valute tė huej. Vlen tė shėnohet ktu se ari i Bankės Kombėtare tė Shqipnis ka si kandidate qi e kerkojnė tre shtete: Shqipnin konnuniste, Italin dhe Bnitanin e Madhe. Do ta shofim ma vonė se nga rrjedhė kandidatura e Britanis sė Madhe. Nji shtet me nji ekonomi kaq tė pashvillueme nuk mund tė ishte veēse fare i dobėt financiarisht. Kjo dobėsi pasqyrohet ne buxhetin e shtetit qi kaloi nga 25 deri 31 milion franga ari nė vjetet 1926-1931. Nga kjo shumė, gati dyzet pėrqind shpenxohej vjet mbas vjeti pėr tė mbajtė nė kambė ushtėrin dhe gjindramėrin, dy ente qi nuk ishin prodhues nga pikpamja e ekonomis kombėtare. Kusuri ndahej nė mes tė Pallatit, Parlamentit dhe ministrive tė ndryshme, buxheti i tė cilave loste nė mes tė 2 dhe 3 milion franga ari nė vit. Shuma tė tilla mjaftonin anxhak sa me mbajtė me rrogė personelin e dikastereve. Prandaj nuk tepronte gja pėr ndėrtime nė shkallė tė gjanė ose pėr tė zbatue plane pėrmirėsimi nė bujqėsi. Edhe tė hollat e huave italjane disi kalonin nėpėr duer pa lanė gfurma tė vazhdueshme nė ekonomin e vendit. Pėr she nbull u shpenxuen gati tre milion franga ari pėr tė ndėrtue kanalin e Kavajės qi do tė pėrmirėsonte fushėn e Shkumbinit dhe, nė gjysmė tė punės, u konstatue se toka nuk ishte mjaft e pjerrėt pėr tė sigurue rrjedhjen e ujnave nėpėr kanal. Vorfnija e madhe, banesat e vogla, tė vjetra dhe pa komfort, ushqimi i pamjaftueshėm dhe mungesa e higjenės ishin shkak tė pėrhapjes sė shum sėmundjeve nė popull. Sidomos tuberkulozi dhe malarja ēonin nė vorr para kohe nji numur relativisht tė : konsiderueshėm burrash dhe grash: Pėrqindja e vdekjeve nė mes tė fėmijve ndėn nji vjet ishte jashtzakonisht e naltė. Drejtorija e Pėrgjithėshme e Shėndetėsis, lidhun mbas Ministris sė Mbrendėshme me nji buxhet fare tė vogėl, pa spitale, pa mjekė dhe pa mjetet moderne pėr tė luftue sėmunddjet nė shkallė tė gjanė nuk ishte nė gjendje me pėrballue problemet seriozisht. Me tė hollat e huas italjane u banė disa ndėrtime pėr mė i shėrbye pėrmirėsimit tė shėndetit tė popullit. Vlen tė pėrmėndet spitali i Tiranės, ndėrtue nė mes tė blerimeve dhe ajrit tė pastėr; me pavijonet e ulėt dhe koridoret e ggjanė ku hynte dielli nga ēdo anė dhe krijonte nji atmosferė tė hareshme; me pajinnet modenne dhe me ata pak mjekė qi kishin studjue nė Europė. Spitali i Tiranės ishte nji sukses me tė cilin mund tė krenohej ēdo qeveri. Nė Korēė spitali ma i vogėl ishte ndėrtue me mjete private dhe mund t'i bante ballė nevojave tė qytetit pėr tė mjekue tė sėmundėt. Por gati nė tė gjitha qendrat e tjera tė banueme, mjekėt nuk kishin mjetet ma elementare pėr tė krye si lypsej detyrėn e tyne ndaj popullit. Me ndėrtue spitale, klinika dhe sanatoriume pėr tė mjekue ata q'i kapte sėmundja ishte problemi ma i ngutėshme. Por kjo nuk mjaftonte. Duheshin marrė masa radikale pėr tė shkulė nga rranjėt semundjet qi dobėsonin popullin dhe shkatėrronin aftėsin e tij me prodhue dhe me krijue. Simbas analizave qi ishin ba qysh me 1928 nė mes tė nxanėsve, nė qendra si Gjinokastra, Vlona, Berati dhe Durrėsi, numri i atyne qi kishin sirnptomet e malarjes nė mulqin e bardhė kalonte nga 55 pėrqind nė Durrės deri 90 pėrqind nė Prefekturėn e Gjinokastrės. Qarku i Korēės dukej ma i shėndetėshėm nga kjo pikpamje tue pasė vetėm 25 pėrqind tė nxanesve tė prekun nga mikrobi i malarjes. Pėr tė ēdukė kėt rrebesh duheshin tha moēale e kėneta qi sherbenin si fole e mishkojave, tė cilat transportonin mikrobin e malarjes nga i sėmundi tek i shėndoshti. Kjo ishte nji punė kolosale qi lypte mjete financiara pa fund. Nji hap i parė dhe me shum randėsi u ba me ndihnnėn e miqve tė huej tė Shqipnis. Kontesha Carnarvon, e ama e Kolonelit Aubrey Herbert, interesoi Fondadonin Rockfeller tė Shteteve tė Bashkueme pėr tė organizue luftėn kundėr malarjes nė Shqipni. Propozimi i saj u pranue, dhe u votue nji shumė e madhe pėr kėt qellim. U dėrguen nė Shqipni disa mjekė tė speciahzuem, pajimet e nji laboratori dhe nji sasi barnash. U krijue nė Tiranė Instituti anti-malarik ndėn drejtimin e ekspertėve tė Fondadonit Rockfeller dhe me bashkepunimin e mjekve shqiptar si Dr. Ashta. Instituti ēeli degė nė tė ggjitha krahinat e Shqipnis ku malarja ishte tue ba kėrdin. Ndėrsa mjekoheshin tė sumundėt me barnat e pėrshtatun, merreshin masa pėr tė fėmijėt tue luftue kunupet nė folet e tyne. Mbrenda pak vietve u kor nji sukses gati i pabesueshėm. Si mbas analizave qi u banė nė mbarim tė vitit 1938 pėrqindja e femijve qi tregojshin simptomet e malarjes kishte zbritė: nė Tiranė nga 42 nė 11, nė Berat dhe nė Vlonė numri i fėmijvė malarik ishte paksue pėr gjysmė. Populli shqiptar ushqen nji mirėnjoftje tė thellė pėr tė mirat qi ka pa nga Fondacioni Rockefeller nė saje tė Lady Carnarvon. Mjerisht, okupatori fashist e mohoi kėt shėrbim tė paēmueshėm, sikur bani pėr ēdo ndihmė qi na ka ardhė nga perendimi demokratik. Mjekėt dhe specialistėt amerikan u detyruen tė largohen prej Shqipnije dhe Instituti anti-malanik u mbyll. Pėr fat tė minė, miqtė tonė amerikan e dijnė padyshim se reggjimi fashist nuk shprehte vullnetin e popullit shqiptar, i cili i dunoi me shpirt kto masa antikombėtare tė okupatorit. Arėsim dhe kulturė Nji orvatje e nneritueshme u ba pėr tė pajisė vendin me nji rrjetė sa ma tė plotė shkollash fillore dhe tė mesme pėr tė prue nė vėnd andrėn e Sami Frashėrit. Mjerisht mjetet ishin tė kufizueme dhe pėrparimi nuk ishte aq i shpejtė sa do tė kishin dishrue arėsimtarėt ma tė zellshėm. Nga ana tjetėr, nuk duhet harrue se puna qi ishte krye deri atėhere ishte fort e pakėt dhe sistemi arėsimor duhej ndėrtue gati nga themeli. Duheshin ngrefė ndėrtesat shkollore nė qytete dhe nė katunde, duheshin pregatitė dhe shtypė librat shkollore, dhe sidonnos duheshin stėrvitė arėsimtarė pėr ēdo degė tė ditunis. Nga faza e shkurtėn e demokracis parlamentare kishin mbetė, sikur e pamė, liceu i Korēės, Normalja e Elbasanit, Instituti Kiriaz pėr vajza dhe shkollat e klerit katolik nė Shkodėr. Gjatė periudės sė Monarkis u ēel gjimnazi i Tiranės, shkolla qytetse me shtat vjet mėsim dhe shkolla fillore nė qytete e nė katunde. Kryqi i Kuq Amerikan (junior) ēeli shkollėn teknike nė Tiranė pėr tė stėrvitė djemtė nė zeje praktike si mekanikė dhe bujqėsi; shkolla bujqėsore e Kavajės u ndėrtue dhe u mbajtė nga Near East Foundation i Shteteve tė Bashkueme. Pėr tė plotėsue mėsimet universitare, nji numur i caktuem ndėr djemtė dhe vajzat qi mbarojshin me sukses shkollėn e mesme dėrgoheshin me bursė nė kryeqytetet e Europes. Shum nga kta kishin krye studimet dhe ishin kthye nė Shqipni pėr tė vue nė praktikė ditunin e fitueme nė shkollat e nalta tė perėndimit. Me 1934 qeverija shqiptare vendosi me shtetėzue shkollat e ēdo kategorije dhe nė ēdo ggjuhe qi drejtoheshin nga ente private. Shkaku dukej se ishte politik dhe kjo masė drastike synonte me i prė hovin Italis qi ēelte shkolla nė Shqipni pėr tė ba propagandė kundėr regjimit me nji mėnyrė ose me nji tjetėr. Drejtori i shkollės teknike Z. Fulz me ggjith kolegėt e tij u detyruen tė largohen prej Shqipnije, tė shoqnuem nga simpathija dhe mirenjoftja e thellė e nji brezi Shqiptarėsh qi ishin stėrvitė me punue me tru dhe me duer. Shtetėzimi i shkollave shkaktoi nji konflikt tė ashpėr me Greqin nė lidhje me pakicėn Grekofone tė Shqipnis sė jugut. Komunitetet grekofone tė krahinės sė Dropullit kundėrshtuen vendimin qė mesuesit e shkollave greqishte tė emnoheshin nga Ministrija e Arėsimit nė Tiranė. Qeverija greke si gjithmonė u duel zot Grekofonve dhe ēashtja iu referue Lidhjes sė Kombeve. Qeverija shqiptare e humbi davan dhe reforma arėsimore nuk u zbatue nė shkollat grekofone. Rezultati praktik i kėsaj mase tė dėshtueme ishte nji ringjallje e ndjenjave progreke qi kishin pasė fillue tė mos lozin ma nji rol politik. Atė qi bani Keshilli i Shtetit persa i pėrket sistemit liggjuer e bani nji grup arėsimtarėsh, me Aleksandėr Zhuvanin nė krye, pėrsa i pėrket librave shkollore. Kto libra si historia, gjeografije, gjuhėsije, pedagogjia, arithmetika, leximi, etj., banė nji shėrbim tė ēmueshėm edhe persa i pėrket ggjuhės, mbasi nė hartimin e tyne u pėrdor dialekti i Elbasanit, ose ma mirė me thanė i Shqipnis sė Mesme, qi kuptohet ma lehte nga banorėt e veriut dhe tė jugut. Ministrija e Arėsimit bani nji orvatje tė posaēme pėr tė mbledhė thesaret e folklorit me rastin e 25 vjetorit tė pamvarėsis. Dy vėllime tė lidhun bukur me baladad dhe prrallat ma tė famėshme qi ka prodhue gjeniu i popullit ggjatė shekujve, u botuen me 1937 dhe ishte kėnaqėsi e veēantė me i shfletėsue. Regjimi policor i Shqipnis nuk shoqnohej nga monopoli ideologjik i shtetit si n'Itali ose nė Gjermani. Kėshtu qi fletoret, revistat dhe librat e huej liheshin me hye lirisht, me perjashtim tė botimeve komuniste. Ky parim u zbatue edhe persa i pėrket pėrkthimit tė kryeveprave tė letėrsis botnore. Nji aktivitet intelektual i ggjallė dhe i shumanėshėm u vėntetue ggjatė vjeteve tė Monarkis dhe letėrsija shqipe u pajosė me nji tok vepra tė famėshme nė poezi dhe nė prozė. Nėpunėsit e Zyrės sė Shtypit ishin ngarkue tė lexonin ēdo gja qi shtypej, por mbasi tė delte nga shtypi. Ata i raportonin ministrit, i cili ishte Musa Juka ma tė shumtėn e kohės, dhe ai vendoste nne e lanė tė lirė tė qarkullojė ose me e konfiskue. Nėpunėsit e Zyrės sė Shtypit ishin nė sumpathi me shkrimtarit dhe i rekomandonin ministrit me marrė masa administrative vetėm nė raste kur nji botim mund tė interpretohej si propagandė direkte ose e tėrthortė, kundėr reggjimit. Revistat letrar e, nė kryeqytet dhe nė krahinat, pėrfitonin nga mungesa e monopolit ideologjik tė shtetit, pėr tė zggjanue konceptin e liris nė mėndjen e lexuesve, tue pėrdorė shprehje simbolike dhe forma alegorike. Shkrimtarėt kishin mėsue me qindrue mbrenda caqeve tė lejuem dhe rrallė kush i jepte shkak masave administrative tė qeveris, si pėr shembull, internim nė Porto-Palermo tė Himarės. Natyrisht, kishte revolucionarė tė rinj qi nuk kėnaqeshin me kaq dhe botonin tinėz material propagande antiqeveritare me frymė komuniste. Kta, kur kapeshin, ēoheshin nė Gjyqin Politik dhe dėnoheshin me rreptėsin ma tė madhe. Nji gjyq tė rinjsh ndėn njizet vjet, tė pandehun pėr propagandė komuniste, u ba nė Tiranė pak kohė para invazionit rashist. Me 28 nanduer 1937, Shqipnija kremtoi me solemnitet tė madh 25 vjetorin e shpalljes sė pamvarėsis. Ishte nji rast me tė vėrtet i paharrueshėm. Shum nga miqt e vėndit tonė ishin ftue dhe kishin ardh |