Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat sociale > Historia > Historia Shqiptare dhe Kosovare


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 08-10-08, 13:36   #1
Anėtar i Respektuar
 
Avatari i Briciolo
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Statusi: E Dashuruar
Postime: 1,596
Rrespekti: 13 Briciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to behold
Gabim Kush e shiti kryengritjen e armatosur te Kosoves ne 1979??

Vėshtrim historik pak i njohur (12 tetor 2005)


Pėr vetė Kosovėn e cila meriton jo thjesht mbėshtetje morale mbarėkombėtare, por tw shtetit mėmė shqiptar, duhen kėto radhė pėr tė shpjeguar se si ėshtė sabotuar mizorisht ēėshtja e pavarėsisė sė saj dhe e bashkimit me Shqiperinė prej Ramiz Alisė.
Sidomos pas prishjes me Jugosllavinė, prioriteti i Enver Hoxhės ka qenė Kosova. Nė KQ tė PPSH ishte strukturuar “sektori special” qė mbulonte e madje drejtonte nė sekret tė plotė zhvillimet nė territoret shqiptare jashtė kufirit. Organi shtypit i posaēėm, gazeta “Slloboda”, formuluar prej kėtij sektori, shpėrndahej jashtė dhe brenda kufirit pėr emigracionin politik jugosllav (shqiptarė me nėnshtetėsi jugosllave kundėr regjimit tė Titos) strukturė kjo qė pati jetėgjatėsi deri nė 1953 bashkė me Stalinin.
Mbėshtetja nga jashtė ra, ndėrsa Hrushovi ndoqi politikėn pro jugosllave. Pas viteve 60 me daljen nga Traktati i Varshavės u shtrua nė rend tė ditės ēėshtja e shqiptarėve jashtė kufirit. Mbėshtetur fuqishėm prej hovit tė madh tė lėvizjes komuniste m-l nė botė. Nė vitet 70 marrėdhėniet diplomatike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Jugosllavisė ishin kurorėzuar pozitivisht me shkėmbimet e delegacioneve nė fushėn e kulturės e arsimit midis Kosovės dhe shtetit amė. Kėshtu tashmė veprimtaria me shqiptarėt jashtė kufijve ishte legale pėrveē se asaj ilegales me synim tė caktuar bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Ndėrkaq lėvizja e pėrgjithshme ndėrkombėtare m-l, pėrbėrė nga grupe tė majta nė Evropė e pse jo deri nė Amerike, pėrveē se shqiptarėve jashtė kufijve, mbanin lidhje me PPSH dhe e mbėshtesnin pėr synimin “KOSOVA REPUBLIKĖ”. Kėto zhvillime sollėn domosdoshmėrinė e sektorit tė posaēėm ne KQ. Zhvillime qė nxitėn kundėrreaksionin e UDB dhe politikės shtetėrore jugosllave. Meqenėse orientimi i PPSH ishte unifikimi i tė gjitha grupeve atdhetare jashtė Shqipėrisė nė njė parti tė vetme me program preēiz “Kosova Republikė”, fundi i viteve 70 shėnoi reprezalje me gjyqe politike e vrasje nė kufi tė liderėve kryesorė tė lėvizjes pėr ēlirimin e saj si Gėrvalla etj etj. Pikėrisht kur po ariheshin pėrpjekjet pėr unifikimin e tė gjitha grupeve , pėr rebelim masiv por tė organizuar politikisht e ushtarakisht, brenda nė Kosovė, por sidomos me gatishmėrinė totale edhe ushtarakisht nga shteti mėmė ndodhin ēuditshėm gjėma me karakter kombėtar. Tė tilla nė Kosovė, e po ashtu edhe brenda vendit, arsyet e tė cilave do tė zbardhen gradualisht me refleksione e analiza, dėshmi e deduksione, kundrejt mbylljes hermetike tė dokumentimit tė tyre nga arkivat, apo nga falsiteti i aktorėve tė mbetur ende gjallė si Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha. Nė vitin 1979 vdes nė mėnyrė spektakolare Hysni Kapo, pikėrisht nė Paris nė prani tė buzėqeshjes sė Ramiz Alisė. Pikėrisht kur Kėshilli i Mbrojtjes nė mbledhje tė posaēme hartoi dhe miratoi planin ushtarak pėr ndėrhyrje nė rast nevoje pėr ēlirimin e Kosovės. Ēka ajo do ta kėrkonte vetė nėpėrmjet kryengritjes sė armatosur. Nė se nė vitet 80 rezultojnė gjithmonė e mė shumė tė vrarė drejtuesit kryesorė te ēlirimit tė Kosovės , nė pranverė tė 81 dėshton kryengritja e armatosur e Kosovės, pėrgatitur me kohė me pėrkushtim e me sakrifica sublime tė krerėve tė saj. Thuhet se kryengritja dėshtoi se u shit nga vetė shteti shqiptar, ndėrkaq qė “vritet” Mehmet Shehu qė kryesonte planin sekret tė mbėshtetjes ushtarake tė kryengritjes sė brėndėshme Kosova Republikė.
*
* *
Pikėrisht nė kėtė kohė kemi intrigėn e fejesės sė djalit tė Mehmet Shehut e vėrtetuar tashmė si e detyruar, pėr ta djegur si figurė deri nė “vetėvrasje” ndėrkohė qė pėrgjigjej drejt pėr sė drejti pėr organizimin ushtarak nė mbėshtetje tė Kosovės. Cili do qoftė realisht Mehmet Shehu, (apo edhe gruaja e tij, agjentė sllavo-serbė ) tragjedia ndaj tij ėshtė tragjedi kombėtare, se u pėrdor pikėrisht nė sabotim tė ēlirimit pėrfundimtar tė Kosovės, marrė pėrsipėr personalisht nga Enver Hoxha. Paralelisht pėr tė minuar gjithashtu njėherė e pėrgjithmonė PPSH nga brenda, nė dobi tė boshnjakut Ramiz Alia ( apo Aliagoviē pa e njohur kėrkush tė tillė atėherė, i kompleksuar sė fundi tė kėmbgulė nė media, se rrjedh nga njė familje denbabaden shkodrane, pa guxuar ti pėrgjigjet drejt pėr sė drejti zbulimit tė origjinės sė tij tė vėrtetė).
Alia, aktivisti mė pasionant pro jugosllav i PPSH , i pyetur jo pa qėllim nė prag tė jubileut tė 80 tė tij, pikėrisht nė se tragjedia e Mehmet Shehut ėshtė pėrdorur pėr tė sabotuar Kosovėn , paturpėsisht bėn konkluzionet duke mohuar jo vetėm qėllimin por edhe projekt planin e PPSH pėr gatishmėri organizative dhe ushtarake deri nė intervencion tė Shqipėrisė pėrkrah Kosovės sė ndezur pėr ēlirimin e saj nė 79. Mė konkretisht ai mohon t’i jetė ngarkuar kjo pėrgjegjėsi Mehmet Shehut automatikisht si kryeministėr i Shqipėrisė. Ai gėnjen e mashtron poshtėrsisht duke i konsideruar kėto si fantazi e aventura qė as s’mund tė hartoheshin e as mund tė ndėrmerreshin. Ēka e pėrsėrit pėr tė qenė mė i besueshėm edhe pėr masakrėn e Tivarit (ndaj nacionalistėve shqiptarė konsideruar bashkėpunėtorė tė pushtuesit, duke ja lėnė fajin PPSH, ai lan duart si gjithmonė) : “Luftė me jugosllavėt nuk kemi kėrkuar, nuk kemi bėrė dhe nuk mund tė bėnim” (1 tetor 2005 , Ramiz Alia nė njė tė pėrditshme) . Por ē’duhet tė ketė bėrė ai me dokumentacionin pėrkatės, qė vėrteton planin e PPSH pėr Kosovėn nė vitet 80 ? Pėr ēka tė skandalizon kopsitja e problemit me palėn jugosllave, qė tragjedia ndaj Mehmet Shehut tė kishte aspekt vetėm tė konfliktit tė brendshėm dhe absolutisht jo lidhje me Kosovėn. Menjėherė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, ēka do tė thotė qė e prisnin (siē edhe e kishin urdhėruar) agjencia shtetėrore jugosllave TANJUG jep lajmin e ēuditshėm qė kryeministri shqiptar nė tentativė tė vrasė nė grindje e sipėr Enver Hoxhėn, vritet nga rojet e tij, sa gjaku i tij spėrkat syzet e sekretarit tė parė tė PPSH (diversion e tymnajė e UDB mbi tė vėrtetėn).
Kosova nė fund tė viteve 80
Nuk ka nevojė pėr tu komentuar dhe analizuar kėto zhvillime kur abandonimi me cinizėm pėrsėri i ēėshtjes kosovare tashmė ėshtė lakuriq:
“Kosova ėshtė nė pragun e shpalljes sė kushtetutės. Ėshtė punė e tyre, ne kemi programin dhe platformėn tonė” (Ramiz Alia mbledhja e Byrosė Politike tė PPSH pėr pluralizmin 1989).
Shteti shqiptar i dobėsuar prej tranzicionit traumatik sipas skenarit tė vetė Ramiz Alisė, s’mundi ti ndodhej garant (siē do tė kish bėrė Enver Hoxha) pėrveē se pėr strehimin e refugjatėve kosovarė, as nė rastin e bombardimit prej NATO-s. Pozicioni i ministrit tė jashtėm sot paralajmėron njė mosmbėshtetje nė vazhdimėsi cinike dhe flagrante qoftė dhe nė planin moral dhe psikologjik, premisė pėr pėrēarje me popullin kosovar dhe distancim politikisht me krerėt e tij. Pikėrisht kur ata pėrfaqėsuar nga Rugova (i sėmurur si pėr ēudi nė momentet mė vendimtare po sfidon edhe vdekjen) kanė ezauruara tė gjithė potencialin e rezistencės qė nga ajo e armatosur e deri tek pjekuria e durimit pėr rrugė paqėsore apo tė filozofisė gandiste, pėr aspiratėn e pėrgjithshme, pavarėsinė e Kosovės. Nė planin tonė tė brendshėm situata ėshtė shumė mė shqetėsuese pėr mallkimin qė ka rėnė midis shqiptarėve sidomos qė e majta tė mos dali dot as kėsaj radhe nga kthetrat e Alisė.
Tė terrorizuar kongresmenėt e PS s’patėn kurajė tė votonin demagogjinė e “paketės” Rama, ndėrsa votuan me shumicė gati tė thellė panikun Rama, kundrejt “okupatorit” tė pushtetit Berisha, ( sikur tė mos jetė alternativė shqiptare) madje pėr faj tė tyre. Cka veē zhvillim demokratik nuk premton. Pra shteti mėmė mbetet shumė larg Kosovės (si padashur ) sė qėni larg pėr vete nga standardet euroatlantike , ēka do tė thotė me logjikėn e mafies politike tė brendshme por dhe tė jashtme shovene franko sllavo sėrbe tė Ramiz Alisė : “kur s’jemi mirė pėr vehte si do jemi pėr Kosovėn” ?


Liliana Hoxha
Briciolo nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-10-08, 13:44   #2
Street Poet
 
Avatari i xhebrail
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Peja
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 779
Rrespekti: 4 xhebrail has a spectacular aura aboutxhebrail has a spectacular aura about
Gabim

Paska krisur Copy paste kendeej...
__________________
...Veq sa ke dal prej struges -hala po vun prej zhuges
Ti na Han K.... Mu e Ritmit Te Rruges
Une kom Pru revulucion ne repin Shqiptar
Ti e ki Pru mamin PO spo du me ta mar
xhebrail nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 07:28.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual