MARRĖVESHJE
Ndėrmjet tItalisė dhe Shqipnisė pėrmbi studime dhe rmime arheologjike nė Shqipni.
Me qėllim qė tu ipet nji zhvillim i vlefshėm raportevet miqsore tė mira qekzistojnė ndėrmjet tItalis edhe Shqipnis edhe nga pikpamja shkencore dhe veēanėrisht Arheologjike, nė tė cilėn fushė eksperiencė e njoftun edhe zotėsija e dijetarėve, rrėmimtarėvet edhe meremetuesvet dhe nji organizim punėsh tė kujdesėshėm.
Art. 1) Qeverija Shqiptare i jep Qeveris Italjane privilegjin eksluziv pėr tė bamun studime edhe rnime arheologjike e jo gjeologjike mbi shtrojėn e tokave tė Prefekturavet; Elbasan, Dibėr, Kosovė, Vlonė, Gjinokastėr, Korēė, si edhe mbi ato tė Nėnprefekturės sė Tiranės,
Kėsaj marrėveshje i bashkangjitet nji kartė ku caktohen kufijt e zonave tė naltpėrmenduna.
Art. 2) Misjoni arhelogjik, i ngarkuem prej Qeveris Italjane, ka me bamun kėrkime methodike, dhe ka me dhanė dritė mbi burimin primitiv tIlirėvet tė vjetėr; ashtu edhe ka me u kujdesė pėr studimin e monumentevet e tė materjalit tė kohės klasike, tue parapėrgatitun edhe nji projekt pėr meremetimin edhe ruejtjen e tė gjithė tepricavet tė ēdo kohe, qi ekzistojnė nė tokėn e koncesjoneve.
Art. 3) Misjoni Arheologjik Italjan do tė pėrjashtojė prej fushės sė veprimit tė vet tė gjitha vendet e shenjta qi nderohen tani, si xhamija, kisha, vorreza, etj. Si dhe ata qi kan nji karakter ushtarak strategjik. Me rasė qi pėr arsyena tė veēanta studimi do tė jetė nevoja qė pėrhapen punėt edhe kėrkimet nė ndonjanėn ose ndėr ma shumė vende tė kėsaj kategorije, Misjoni Italjan mundet me vepruem, si tė mirret vesh ma parė me Qeverin Shqiptare.
Misjoni Arheologjik do tė respektojė ligjet, zakonet, besimet e dhe adetet e vendit.
Art. 4) Nė qoftė se zonat e rrmimeve nuk do tė jenė tė Shtetit, por se tė pronėsisė private, Misjoni arheologjik Italjan do tė mundet me i shpronsuem tue u shpėrblyem pronarvet damet qi kanė me u caktuem. Pėr kėt qėllim Qeverija Shqiptare tue i konsideruem punėt si tė bėmuna pėr dobi publike, zotohet tė pėrkujdeset pėr shpronsimin relativ ose pėr likuidimin e damevet nė bazė tė ligjės nė veprim edhe nemėn tė Shtetit Shqiptar.
Art. 5) Misjoni Arheologjik do tė paralajmojė Qeverinė Shqiptare ēdo herė kur ka nė mendim me e filluem punėt e veta nė ēdo zonė tė koncesionit.
Art. 6) Qeverija Shqiptare ka tė drejtė me kontrollue studimet edhe rrmimet e'bamuna prej Misjonit Arheologjik Italjan edhe pėr kėtė qėllim ajo mund tė dėrgojė nė Vendet e kėrkimevet aq dijetarė Shqiptarė sa janė Arheologėt Italjanė. Delegatėt e Qeveris Shqiptare do tė ndihmojnė kėta tė fundit me studimet edhe nė mbarėvajtjen e punimevet. Delegatėt kanė tė drejta me marrė visatime edhe fotografi, si edhe me dhanun lajme mbi rmirae, me bam inventar tė sendevet tė gjetuna edhe me i dhane Qeveris sė tyne informatat e nveoj shine.
Art. 7) Nė zonat e studimeve edhe tė rmimevet, si edhe pėrgjithėsisht nė viset e shenuara nart. I tė kėsaj marrėveshtje, janė tė ndalueme studime edhe kėrkime archeologjike prej anės sė dijetarve qi nuk janė Italjanė, por edhe kėta tė fundit, nė qoftė se nuk janė antar tė Misjonit, duhet qi tė jenė autortzuem me nji dishmi prej misjonit.
Art. 8) Qeverija Italjane nuk mund ti a lėshojė koncesjonin e kėrkimevet arheologjike qi ka marrė prej Qeveris Shqiptare as njij Qeverije ose Shoqnije jo Italjane as nuk mund tė shoqėnoje nji Qeveri ose Shoqni tjetėr jo Italjane nė veprimin e kėtyne kėrkimevet. Puntorėt e marrun pėr punim do tė jenė Shqiptarė.
Art. 9) Nė qoftė se nė vazhdim tė rmimevet do tė gjinden sende tė ēmueshme si monedha, ēapraza (monili); etj. ari, argjendi, edhe prej tjetėr metali, si dhe sende prej tunxhi, hekuri, plumbi, etj. si edhe landė prej guri, dheu tė pjekun a ēdo tjetėr landė (si skulpturė, shtatore, mbishkrime sende tė ndryshme, etj.) klto sende ashtu edhe materiali sipėr pėrmendun do t'i dorėzohen Qeveris Shqiptare e cila zotohet me radhitun mbledhjen edhe ruejtjen nė Muzet e Shtetit, tue mbajtun parasysh, sa te jete e mundun, kshillėt edhe dėshirat qi ka me gjet tė udhės me ēfaqun Misjonit arkeologjik Italjan.
Por tue marrė parasysh Qeverija Italjane i ban shpenzimet e kėrkimevet (Art. 12) edhe si titull mirėnjoftėsije pėr studimet qi kan qėllimin pėr me ndritun ma mirė historin e Shqipnis, Qeverija Shqiptar i jep Misjonit Arheologjik Italjan dyfishimet (doppioni) e sendevet jo tė ēmueshme, edhe kėshtu, nė qoftė se Qeverija Shqiptare do tė vendoste me i shitun tė gjitha ose nji pjesė tė sendevet tė ēmueshme, atėhere Misjoni Arkeologjik do tė ketė tė drejtėn e prioritetit (precedenza) mbi ēdo tjetėr kėnd nė blemjen e atyne sendevet me ēmimet e caktueme prej Qeveris Shqiptare.
Art. 10) Misjoni Arkeologjik Italjan do tu dorėzojė nė vend tė ngarkuemvet tė Qeveris Shqiptare sendet ose landėt e tjera qi do tė gjinden nė rmija, po sa qi ato do tė jen sistemuem edhe studiuem.
Art. 11) Studimi i sendevet edhe i landės sė rmueme si edhe botimet relative i pėrkasin vetėm Misjonit Arheologjik Italjan, Fotografinat, vizatimet pėrshkrimet e sendevet ose tė landės sė gjetun nė kėrkimet e bamuna prej Misjonit Arheologjik Italjan, e teksekutueme prej Delegatėvet tė Qeveris Shqiptare ose prej nėnpunėsavet tė tjerė t 'Administratės, nuk do munden me u botuem ose me u dhanė dijetareve tjerė mbasi landa e studimit nė fjalė konsiderohet si dokument ekskluzivisht pėr pėrdorim tė mbrendėshėm t'Administratės Shqiptare. Qeverija Shqiptare siguron zbatimin e kėtij kushti.
Por kur se Misjoni Arheologjik Italjan nuk do tė botonte pėrfundimet e studimevet edhe tė kėrkimevet tė veta mbrenda nji kohe pas vjetshe pas ditės sė mbarimit tė tyne, Qeverija Shqiptare do tė bėhet pronarja e kėtyne pėrfundimeve shkencore, qi do tė mundet edhe i botuem.
Prej ēdo botimi shkencuer tė bamun nga kujdesija e Misjonit Arheologjik Italjan do t'i jepen tė paktėn pesė copė Qeveris Shqiptare.
Art. 12) Tė gjitha shpenzimet pėr studime edhe rmime si edhe ato pėr shpėrblime si mbas art. 4 do tė pėrballen prej Misjonit Arheologjik Italjan. Do t'i ngarkohen Misjonit edhe shpenzimet e bamuna pėr blemjen e veglavet ose tė maqinavet tė punės, ashtu edhe ato pėr sistemin ose pėr godinat e ndėrtesavet qė do tė jenė pėr pėrdorim tė Misjonit, shpenzimet e bamuna pėr ruejtjen provizore tė sendevet ose tė landės arheologjike tė gjetun, si edhe ato q'i pėrkasin reproduksjonevet fotografike, vizatimevet edhe botimevet mbi pėrfundimet e rmimevet.
Qeverisė Shqiptare i ngarkohet pagesa e shpėrblimevet t'udhtimit tė banimit, etj. te Delegatėvet tė vet.
Art. 13) Qeverija Shqiptare akordon, nė bazė tė listavet tė pranueme prej zyrės sė kompetente edhe tė vizueme (vidimate) prej Ministris sė Drejtėsis, shlirimin doganuer (franchigia doganale) tė veglavet edhe tė landės teknike qi do tė importohet pėr pėrdorimin e Misjonit Arheologjik
Art. 14) Ndėrtesat e bamuna nė Shqipni prej Misjonit Italjan pėr banim, pėr magazina, etj, nė mbarim tė kesaj marrėveshtje, nė qoftė se pėrtrihet, i mbeten si pronė Qeveris Shqiptare.
Art. 15) Nė qoftė se Misjoni Arheologjik Italjan nuk do tė filloje punėn e vetė n'afatin e nji vjeti, tue filluem nga data e ratifikimit tė kėsaj marrėveshtje, ose nuk praktikon tė paktėn nji fushate studimesh ose rmimesh, mbrenda ēdo vjeti (perveē nė rasė tė fuqis sė jashtėzakonėshme, si pėr shkak lufte, kryengritjeje, epidemije et.) marrėveshtja ka me u anuluem. Nė ktė rasė Qeverija Italjane nuk do tė kete tė drejtė me kėrkuem prej Qeveris Shqiptare as nji damshpėrblim pėr shpenzimet e bamuna prej Misjonit Italjan, ashtu edhe tė gjitha sistemacjonet e paragatituna prej Misjonit Italjan Archeologjik do tė mbeten pronė e Shtetit Shqiptar.
Art. 16) Qeverija Shqiptare ka tė drejtė kontrollimi mbi zbatimin e kėsaj marrėveshje.
Art. 17) Kjo marrėveshtje ka vleftė per 10 vjetė edhe mundet me u zgjatuan pėr nji tjetėr periudhė qi do tė caktohet me pėlqimin nga ana e dy palėve kontraktuese.
Art. 18) Kjo marrėveshtje u hartue nė dy gjuhė, Shqip edhe Italisht, edhe tekstat e njanės e tė tjetres kan njinjisht vleftė.
Art. 19) Kjo marrėveshtje do tė vihet nė zbatim mbas ratifikimit prej dhomavet legjislative dhe mbas shpalljes sė Dekretit tė Kryesis sė Republikės.
N'Emnin e Qeveris
N 'Emnin e Qeveris
Shqiptare
Italjane
Zav, Ministri i Drejtėsis
Ministri Fuqiplotė i Italis
H. Vrioni d. v.
Aloisi d. v.
Na, Kryetari i Republikės Shqiptare tė mveshun prej vullnetit tė popullit me fuqit sovrane tė Shtetit
Mbasi Trupi Legjislativ ka pranuem;
Mbi proponimin e Ministris Drejtėsis
DEKRETOJME
zbatimin e kontratės sė lidhun midis Qeveris Shqiptare e t'ltalis pėr gėrmime arheologjike nė Shqipni.
Tiranė, me 10 Dhjetuer 1927,
A, Zogu d, v.
Zav. Ministri i Drejtėsis F. Vokopola d.v.
Zav. Ministri i P. tė Jashtme Hil Mosi d. v.
Ministri P. Mbrend. A. DIbra d.v.
Ministri i Arsimit, Xhafer Ypi d.v.
Ministri i P.Botore Hil Mosi d. v.
Ministri i Financavet S. Starova d. v .
Ministri i Bulqėsis e Pyjeve F, Vokopola d. v.
Vėrtetohet se asht nji me origjinalin Arkeologu pranė Seksjonit tė Arsimit tė Mesėm
Hasan Ceka
Burimi:A. Q. Sh. F. 195, V. 1935, D. 415, fl. 1-4/Vargmal.org/
Bota eshte shume e vjeter per te patur egzistence te origjinalitetit ideal..!!
..Te Dua Shqiperi..
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks