Duke shfaqur rezultatet 1 nga 10 e 10

Temė: 7 Mrekullitė...

  1. #1
    Themelues i Forumit Avatari i BeniT
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ne Krahet e Shqipes
    Postime
    1,357
    Rrespekti
    25

    Gabim 7 Mrekullitė...

    7 Mrekullite e botes Antike

    Piramida e madhe e Keopsit, Egjypt

    Statuja e Zeusit ne Olimp te Greqise

    Tempulli i Dianes ne Efes, Greqi

    Varri i Mausoleus ne Halikarnas, Greqi

    Fari i Aleksndrise, Egjypt

    Kopshtete e Varura te Babilonise, Irak

    Koloseu i Rodit, Greqi.



    7 Mrekullite Mesjetare

    Koloseum i Romes, Itali

    Katakombat e Aleksandrise, Egjypt

    Muri i madh i Kines, Kine

    Stonehenge i Anglise, Angli

    Kulla e Pizes, Itali

    Pagoda Porcelani, Kine

    Kisha Shen Sofia e Kostandinopojes, Turqi



    7 Mrekullite e botes Moderne

    Ura e Bruklinit, USA

    Empire State Building, USA

    Statuja e Lirise, USA

    Kulla Ejfel, France

    Muzeu Luver, France

    Taxh Mahall, Indi

    Tuneli La Mash, France-Angli

    Lumturia eshte si nje Flutur...!
    Nese e ndjek nuk do te arrish kurre ta kapesh...!
    Por nese ndalon per nje cast...!
    Do te qendroje ne doren tende...!

  2. #2
    Anėtar i Nderuar Avatari i Ylli-1
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    SHQIPERIA ETNIKE
    Postime
    6,683
    Rrespekti
    957

    Gabim

    Ketu i keni 7 mrekulit e botes antike:















    KOMBI MBI TĖ GJITHA

    Njė ditė pa buzėqeshje, ėshtė ditė e humbur!

    Mos mė quani kosovar, sepse unė sė pari dhe gjithmonė jam SHQIPTAR qė rastėsisht jeton nė Kosovė

  3. #3
    Anėtar i Nderuar Avatari i Ylli-1
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    SHQIPERIA ETNIKE
    Postime
    6,683
    Rrespekti
    957

    Gabim

    Ja mrekullite e Mesjetes:



    Nuk jam i sigurte ne kete foto:










    KOMBI MBI TĖ GJITHA

    Njė ditė pa buzėqeshje, ėshtė ditė e humbur!

    Mos mė quani kosovar, sepse unė sė pari dhe gjithmonė jam SHQIPTAR qė rastėsisht jeton nė Kosovė

  4. #4
    Anėtar i Nderuar Avatari i Ylli-1
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    SHQIPERIA ETNIKE
    Postime
    6,683
    Rrespekti
    957

    Gabim

    Ja edhe 7 mrekullite e botes moderne:















    Te fundit (Tunelin ne LaMansh) nuk e gjeta dot

    KOMBI MBI TĖ GJITHA

    Njė ditė pa buzėqeshje, ėshtė ditė e humbur!

    Mos mė quani kosovar, sepse unė sė pari dhe gjithmonė jam SHQIPTAR qė rastėsisht jeton nė Kosovė

  5. #5
    GoC TiR0né Avatari i Adrenalina
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    1,565
    Rrespekti
    72

    Gabim

    Po kjo nuk futet ne 7 mrekullite e botes moderne ?

    Imazhet E Bashkangjitura Imazhet E Bashkangjitura  

  6. #6
    ђєค๔ђยภtєг Avatari i Hard Styler
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    вσяα вσяα
    Postime
    4,402
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    709

    Gabim Titulli: 7 Mrekullitė...

    Per sa i perket 7 Mrekullive te Botes Moderne, une mbaj mende ato te zgjedhura ne 7/7/07 ne Portugali. Mbaj mend sepse u ankuan Italianet pse nuk ishte Kulla e Pises tek 7 Mrekullite.

    Ishin Keto:

    Muri i madh Kinez,
    Muzeu Arkeologjike Petra, Jordani (Qyteti ne faqe te malit)
    Krishti Shpetimtar, Brazil
    Qyteti i Humbur ne Machu Pichu, Peru
    Krishti Shpetimtar, Brazil
    Chichen Itza, Meksike (ku gjenden shenjat e Maya-ve)
    Koloseu, Itali
    Taj (Taxh) Mahal, Indi

    Tani keto modernet e reja jan zgjedhur me vone apo jan zgjedhur nga institucione internacionale?

    Ļŀvē FяÉỂ...đįČ ρяǾŭĐ...HåVé ךּŨמ...ŽĹĄצּ ĺÕטŠ

    If your MIND isn't OPEN ,
    Keep Your MOUTH shut TOO.
    Sue Grafton

  7. #7
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: 7 Mrekullitė...

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hard Styler Shiko postimin
    Per sa i perket 7 Mrekullive te Botes Moderne, une mbaj mende ato te zgjedhura ne 7/7/07 ne Portugali. Mbaj mend sepse u ankuan Italianet pse nuk ishte Kulla e Pises tek 7 Mrekullite.

    Ishin Keto:

    Muri i madh Kinez,
    Muzeu Arkeologjike Petra, Jordani (Qyteti ne faqe te malit)
    Krishti Shpetimtar, Brazil
    Qyteti i Humbur ne Machu Pichu, Peru
    Krishti Shpetimtar, Brazil
    Chichen Itza, Meksike (ku gjenden shenjat e Maya-ve)
    Koloseu, Itali
    Taj (Taxh) Mahal, Indi

    Tani keto modernet e reja jan zgjedhur me vone apo jan zgjedhur nga institucione internacionale?
    Ti i bere 8 mrekulli...

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  8. #8
    ђєค๔ђยภtєг Avatari i Hard Styler
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    вσяα вσяα
    Postime
    4,402
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    709

    Gabim Titulli: 7 Mrekullitė...

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sweetzzinna Shiko postimin
    Ti i bere 8 mrekulli...
    nje ta dedikova ty ndaj

    Ļŀvē FяÉỂ...đįČ ρяǾŭĐ...HåVé ךּŨמ...ŽĹĄצּ ĺÕטŠ

    If your MIND isn't OPEN ,
    Keep Your MOUTH shut TOO.
    Sue Grafton

  9. #9
    neomamma Avatari i ida angel
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ^.^
    Mosha
    29
    Postime
    8,229
    Rrespekti
    2063

    Gabim Titulli: 7 Mrekullitė...

    Shume te bukura ,te vecanta !


    I love you daddy
    :flamuri:

  10. #10
    Dwell in possibility
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Postime
    3,693
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    1118

    Gabim 7 Mrekullitė e mahnitshme tė botės antike



    Piramida e Madhe e Gizės

    Ėshtė e vetmja mrekulli, qė nuk ka nevojė pėr pėrshkrim prej poetėve apo historianėve tė hershėm. Ėshtė e vetmja mrekulli qė nuk ka nevojė pėr spekulime pėr sa i pėrket pamjes, madhėshtisė dhe formės sė saj. Ėshtė mė e vjetra dhe e vetmja akoma "gjallė" midis tė gjitha mrekullive tė antikitetit. Nė kundėrshtim me besimin e zakonshėm, vetėm Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo tė 3 Piramidat e Mėdha, ėshtė nė majė tė listės sė mrekullive.

    Monumenti u ndėrtua prej faraonit egjiptian Khufu i Dinastisė sė Katėrt rreth vitit 2.560 p.e.s pėr tė shėrbyer si njė varr, kur ai vetė tė vdiste. Tradita e ndėrtimit tė piramidave filloi nė Egjiptin antik si njė sofistikim i idesė sė njė platforme qė mbulonte varrin mbretėror. Mendohet tė jetė ndėrtuar pėr njė periudhė 20-vjeēare. Megjithėse nuk dihet se si blloqet pėrbėrėse janė sistemuar.

    Kur u ndėrtua Piramida e Madhe ishte 145.75 m e lartė. Me kalimin e viteve, humbi 10 m prej majės sė saj. Renditej si struktura mė e lartė nė Tokė pėr 43 shekuj, e mposhtur pėr lartėsi nė shek XIX. Ēdo faqe ėshtė pėrpikmėrisht e orientuar sipas pikave tė horizontit, veri, lindje, jug, perėndim.

    Struktura pėrmban rreth 2 milionė blloqe guri, secili peshon mė shumė se 2 ton. Thuhet se janė mjaftueshėm gurė nė 3 piramida, pėr tė ndėrtuar njė mur 3 m tė lartė, 0.3 m tė gjerė qė tė rrethojė Francėn.



    Statuja e Zeusit

    Nė tempullin kushtuar zotėrve nė qytetin grek tė Olimpit, u bė nė vitin 462 para Krishtit nga skulptori mė i mirė i Greqisė Fidis, nė fildish dhe ar, skulptura e Zeusit, e punuar me teknikėn krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur nė njė fron tė bėrė me tė njėjtėt materiale si dhe statuja qė paraqiste perėndeshėn Viktoria tė lidhur nė krahun e djathtė dhe nė tė majtėn skeptri, rreth tij ishin skulptura tė ndryshme tė heronjve mitologjikė.

    Skulptura kishte lartėsi prej 14 m. Sipas historianėve tė autorizuar, ishte mė e bukura skulpturė dhe riprodhimi i saj njihet vetėm nė monedha tė shekullit XIX. Jetoi rreth 1.000 vjet (mė shumė nga tė gjitha mrekullitė e tjera) derisa disa fanatikė kristianė tė mbretėrisė sė Teodosit II e dogjėn, por nuk u shkatėrrua totalisht. Zhdukja totale e saj ndodhi nė shekullin VI dhe nuk ngeli asnjė gjurmė e saj si pasojė e tėrmeteve.

    Statuja ka shėrbyer pėr shumė vjet pėr tė kurorėzuar fituesit e olimpiadave greke.



    Kolosi i Rodit

    Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar pėr tė tregtuar me Greqinė, Azinė dhe Egjiptin dhe falė kėsaj e shndėrruan nė qendrėn tregtare mė tė madhe tė Mesdheut Oriental.

    Mbreti Demetri I Poliarcetes, i njohur pėr eksperiencėn ushtarake sidomos nėpėr rrethinat, aq sa nė tė ardhmen ushtarakėt do t'i referoheshin teknikės sė tij duke e emėrtuar "Poliarcetica" vendosi tė sulmoi Rodin.

    Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua tė tėrhiqej. Pėr tė festuar kėtė triumf qyteti vendosi tė ndėrtonte njė monument pėr kujtim tė Helios, zoti i diellit, nė port. Punimet i udhėhoqi Cares Lindos. Nė fillim statujėn e veshėn me hekur dhe sipėr me pllaka bronxi.

    Mė nė fund kur statuja pėrfundoi ishte jo mė pak se 32 m e gjatė. Fama e saj solli udhėtarė nga e gjithė bota antike pėr ta parė. Me Kolosin e Rodit nė atė kohė ishin 5 mrekullitė e botės qė ishin ngritur mbi faqen e Tokės, numėr qė erdhi duke u rritur. 56 vjet mė vonė se ndėrtimi i tij nė 223 para e.s njė tėrmet e shėmbi Kolosin.

    Banorėt e Rodit ndoqėn kėshillat e njė orakulli, vendosėn t'i lėnė pjesėt e tij atje ku ranė nga tėrmeti. Dhe kėshtu u bė gjatė 90 viteve deri nė 654 p.e.s kur myslimanėt morėn copat e bronxit si plaēkė lufte. Madhėsia e statujės ishte e tillė saqė anijet kalonin mes kėmbėve tė tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojė pėr mitifikim, sepse u deshėn jo pak por mė shumė se 2.000 vjet kur njeriu arriti tė bėnte diēka mė madhėshtore.



    Kopshti i Babilonisė

    Amytis, gruaja e Nabucodonosorit ishte njė princeshė qė kishte jetuar nėpėr male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mėrziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes qė tė arrinte tė fitonte beteja tė bėnte ndėrtime madhėshtore dhe tė mos arrinte tė bėnte tė lumtur gruan e tij.

    Princesha ndiente mungesėn e maleve dhe kodrave e nuk mbetej gjė tjetėr vetėm se t'i ndėrtonte ato. Ai zgjodhi ndėrtuesin mė tė madh Acaso. U zgjodhėn gurė tė mėdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t'i qėndronin dot lagėshtirės.

    Kėshtu filluan tė ndėrtohen terraca tė shkallėzuara nė tė cilat depozitohej tokė e domosdoshme pėr t'u mbjellė pemė, lule, shkurre etj. Ndėrtuan gjithashtu dhe njė makinė qė transportonte ujė nga njė pus deri nė kopshtet qė t'i ujisnin. Nė pak kohė, filluan tė rriten dhe madje disa prej tyre kaluan dy herė muret e qytetit. Nabucodonosor arriti tė krijonte njė mal tė mbuluar me gjelbėrim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu njė legjendė, qė pėrcakton datėn e ndėrtimit, nė fund tė shekullit XI para Krishtit.

    Sipas kėsaj legjende, ėshtė mbretėresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga grekėt, e cila ndėrtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretėrinė asiriane si trashėgimtare e djalit tė saj Adadnirari III, qė nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe pėr mė shumė kur ndėrton kopshtet pushtoi Indinė dhe Egjiptin. Pėrfundon jetėn e saj duke u vetvrarė nga dhimbja kur zbulon njė komplot kundėr saj nga i biri. Nė vitin 539 para Krishtit persianėt pushtuan Babiloninė dhe kjo provokoi rėnien.

    Popullsia filloi tė pakėsohej dhe kur Aleksandri i Madh viztoi qytetin (rreth 320 p.e.s) pjesa mė madhe e Babilonisė ishte rrėnuar. Shkatėrrimi pėrfundimtar ėshtė nė vitin 126-125 p.e.s. Datė nė tė cilėn Satrapi Evemero pushton qytetin dhe e dogji. Qė nga ajo kohė nuk ngelet gjė pėrveēse rrėnojat nė brigjet e Eufratit.



    Tempulli i Artemisės

    Qyteti i Efesit, nė breg tė detit Jon si dhe nė grykėderdhjen e lumit tė vogėl Meandro. Nė shekullin VI p.e.s ky qytet ka qenė gjithmonė qendra e kultit tė Afėrditės e quajtur mė vonė Diana nga romanet. Flitet pėr perėndeshėn e natyrės dhe kafshėve tė egra dhe paraqitet e shoqėruar nga njė sorkadhe e armatosur me hark dhe shigjeta.

    Nga antikiteti ekziton njė tempull i dedikuar perėndeshės. Por nė shekullin VII p.e.s, qyteti pėsoi njė sulm nga Cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, nuk mundi tė evitojė qė tempulli tė digjej dhe tė shkatėrrohej.

    Gjithēka ishte nė duart e mbretit tė Lidias, Kreso. Po, ėshtė i njėjti qė ka shpikur disqet prej metali tė quajtur "kreseidas". Asnjė nuk e di se ku do ndalojnė kėto shpikje moderne... Por, Kreso ishte njė mbrojtės i shenjtėve dhe artistave.

    Ai propozoi tė ngrihej njė tempull i ri i Artemisės, mė i mirė se i pari. Pėr kėtė u bė njė thirrje publike ku iu kėrkohej tė gjithė qytetarėve qė tė dhuronin para pėr tempullin e ri. Mė nė fund tempulli u ngrit. Llogariteshin 127 kolona tė mrekullueshme nga 20 m lartėsi, diēka e jashtėzakonshme pėr kohėn. Gjithashtu pėrmbante dhe skulptura tė Eskopės. Ky tempull shkėlqeu qytetin e Efesit gjatė dy shekujve.

    Pa dyshim vjen tragjedia: Nė vitin 356 p.e.s, bariu Erostrato shkatėrroi tempullin duke e ndezur thjesht pėr famė. Pa dyshim qė ky pionier i famės e arriti atė qė kėrkonte. Por nė tė njėjtėn kohė arriti diēka mė shumė se fama: duke iu treguar tė gjithė njerėzve qė pėr ēdo Escopa ka njė Erostrato dhe qė mrekullitė e ndėrtuara nga njerėzit duhet tė jenė tė mbrojtura nga vetė njerėzit.

    Kjo histori ka njė epilog: Kur rreth 20 vjet mė vonė, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dėgjoi historinė e tempullit dhe zbuloi qė tempulli ishte shkatėrruar nė tė njėjtėn ditė qė kishte lindur ai. Kjo koinēidencė e bėri qė ta rindėrtonte tempullin gjatė kohės qė ishte nė Efes duke u pėrpjekur tė krijonte njė qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli nuk e rimori kurrė tė shkuarėn e tij tė shkėlqyer.



    Fari i Aleksandrisė

    Qė kur Aleksandri i madh i liroi egjiptianėt nga dominimi persian, lidhjet mes grekėve dhe egjiptianėve u forcuan aq shumė sa edhe mbreti i tyre Ptolomeu II ishte me origjinė greke. Ky bashkėpunim i grekėve dhe egjiptianėve ishte mė i dukshėm nė kryeqytet, Aleksandi.

    Themeluar prej Aleksandrit tė Madh, nė vitin 332 p.e.s, ky qytet i zhvilluar u bė vatra mė e rėndėsishme e kulturės helene. Por kėtė herė mrekullia nuk do tė ishte njė tempull, as ndonjė lloj tjetėr monumenti a ndėrtese, por pikėrisht njė kullė. Kjo kullė do tė shėrbente pėr tė udhėhequr anijet e shumta qė mbėrrinin nė brigjet e Aleksandrisė.

    Mbreti vendosi tė ndėrtojė njė kullė qė tė identifikonte vendin dhe qytetin nga shumė larg. Pėr kėtė pėrdorėn ishullin e vogėl tė Faros, pėrballė portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, qė sa mė shumė ecnin, jepnin njė pamje tė mrekullueshme. Kur pėrfundoi kulla ishte mė shumė se 120 m. Nė majė tė saj kishte pasqyra metalike pėr tė treguar pozicionin e saj, ditėn duke reflektuar dritėn e Diellit dhe natėn pėr mungesė tė dritės ndizej zjarr.

    Kjo mrekulli do tė rezistonte shumė: rreth 1.600 vjet deri nė shekullin XIV kur tėrmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisė ishte "Kulla e Farit" - dhe i linte mbrapa tė gjitha ndėrtimet e bėra deri nė atė kohė qė kishin pėr qėllim tė udhėhiqnin anijet.



    Taxh Mahal

    Pak kohė pasi kishte fituar luftėn shumėvjeēare, Mbreti Shah Jahan do tė pėrjetonte humbjen e Mbretereshės se tij, Mumtaz Mahal. Gjatė gjithė natės, ai i mbante dorėn dhe fliste me tė, derisa ajo mbylli sytė nė agim pėr tė mos i hapur mė. Pasi qėndroi pėr disa orė afėr trupit tė pajetė tė gruas sė tij, ai u ngrys nė njė nga dhomat e pallatit pėr 8 ditė e netė, duke mos ngrėnė e pirė gjatė kėsaj kohe.

    Zėri i tij i ējerrur depėrtonte nėpėr muret e gurta dhe nė ditėn e 9, djemtė e tij e nxorrėn atė jashtė. I rraskapitur dhe i humbur nė mendime, pamja e tij fizike kishte ndryshuar pa masė. Thonė se flokėt e tij ishin kthyer nga tė zeza nė gri. Dhoma e fronit tashmė ishte gjysėm bosh. Mėkėmbėsit e tij kishin pėrhapur lajmin dhe e gjithė mbretėria ishte veshur me tė zeza dhe muzika, parfumi e bizhuteritė ishin tė ndaluara.

    Nė vitin 1631, gjashtė muaj pas vdekjes sė Mbretėreshės Mumtaz Mahal, trupi i saj u zhvendos nga Burhanpuri nė qytetin e Agras (nė veri tė Dehli) pėr t'u varrosur nė njė kopsht tė qetė afėr lumit Jamuna, ku mė vonė do ndėrtohej dhe Maozoleu. Shenja e dashurisė e Mbretit ndaj gruas sė tij, do tė pėrfundohej pas 22 viteve falė punės sė 20.000 punėtorėve.//explorerunivers.com//



Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182