Duke shikuar rezultatet 1 ne 13 nga 13

Teme: Historia e Fierit!

  1. #1
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default Historia e Fierit!

    Historia e Fierit, nga historiani Ilirian Gjika


    Veshtrim fiziko – gjeografik

    Rrethi i Fierit perben njeren nga 36 ndarjet territoriale te Republikes se Shqiperise te quajtura rrethe. Ai shtrihet ne rajonin perendimor te vendit duke zene pjesen jugore te Fushes se Myzeqese. Territori i tij ndodhet midis ketyre koordinatave gjeografike: gjeresi gjeografike 40o57’05’’, (veri) dhe 40o33’06’’, (jug) si dhe gjatesi gjeografike prej 19o49’48’’ ne lindje dhe 19o18’29’’ ne perendim.

    Fieri kufizohet nga veriu me rrethin e Lushnjes, ne lindje me rrethin e Beratit, ne juglindje me rrethin e Mallakastres, ndersa ne jug me rrethin e Vlores. Brenda kufijve te ketij rrethi shtrihet nje siperfaqe toke prej 793 km2 dhe nje popullsi prej 254 123 banoresh1.

    Ketu perfshihen edhe qytetet Fier, Patos, Roskovec dhe 117 vendbanime rurale (fshatare). Fieri ka nje dalje te gjere ne detin Adriatik duke filluar nga grykederdhja e Lumit Seman ne veri e gjere ne grykederdhjen e Lumit Vjosa ne jug. Territori ka nje reliev kryesisht fushor me nje lartesi mesatare prej 154 m mbi nivelin e detit. Ne pjesen veriore dhe perendimore te rrethit shtrihet fusha e Myzeqese se vogel kurse ne pjesen juglindore shtrihet zona kodrinore e Mallakastres, e cila sherben si zone nderlidhjeje ndermjet ultesires perendimore dhe krahines malore jugore.

    Ultersira e Myzeqese se Vogel qe shtrihet nga Semani ne Vjose nuk eshte krejt e rrafshet. Ne te shtrihen ne drejtimin jug-veri krodrat e Ardenices (174 m). Kjo fushe eshte perbere nga toka argjilore te papershkueshme. Ujerat nentokesore jane shume afer siperfaqes se tokes duke ndikuar shume ne perberjen e lageshtires ne kete treve.
    • Vjetari Statistikor Fier.1999
    Formimi gjeologjik I kesaj ultesire eshte bere rreth 1.5-2 milion vjet me pare kur Semani dhe Vjosa filluan depozitimet e tyre aluvionale duke krijuar formacione lyshterore. Perberja e tokave eshte e tipit kafe, te kripura, te kripura te bardha, sodike etj. Kodrat qe pershkojne kete fushe perbehen nga masa te periudhes neogjenike. Ato nderpriten ne veri te qytetit ne bregun e lumit Seman, per te vazhduar ne vargun e kodrave te Pojanit (105 m) dhe te Peshtanit. Ketu ndodhet edhe kuota me e larte e tyre prej 302 m, Likovuni. Me ne jug te kodrave te Peshtanit ngrihet kurrizi kodrinor i Varibobit i cili zbret drejt lumit Vjosa.
    Ne pjesen juglindore te Fierit shtrihet zona kodrinore e Mallakastres (se bute). Kodrat e saj shtrihen ne lartesine 200-300 m dhe jane te perbera prej flishit, molasave dhe gelqeroreve. Keto formacione ulen gradualisht drejt veriut deri sa zhduken ne Myzeqe. Pergjate ketyre kodrave dhe lumit Vjosa shtrihet fusha e Cakranit, e cila vazhdon pergjate lumit deri ne afersi te Hekalit. Ne pjesen jugore te Fierit pergjate bregut te djathte te Vjoses se Poshtme ndodhet edhe fusha e Frakulles, midis Myzeqese dhe fushes se Cakranit. Hidrografia e rrethit te Fierit perbehet nga lumenjte Seman, dega e tij Gjanica dhe Vjosa e Poshtme. Lumi i Semanit pershkon me dredhime 61 km ne Fier ne fushen e Myzeqese. Ne veri te qytetit prane fshatit Mbrostar ai merr me vete edhe Gjanicen, dhe derdhet ne det duke formuar nje delte te madhe. Gjanica eshte nje nga afluentet e Semanit. Pasi pershkon 42 km pergjate Mallakastres, ajo futet ne qytetin e Fierit dhe me pas bashkohet me Semanin. Lumi i Vjoses pershkon 75 km te rrjedhes se tij te poshtme duke sherbyer si kufi midis rretheve Fier dhe Vlore. Klima eshte tipike mesdhetare me vere te ngrohte dhe te thate dhe dimer te bute dhe te lagesht.
    Temperatura mesatare vjetore eshte 150C. Muaji me i ftohte janari karakterizohet nga nje mesatare prej 7.20C, ndersa muaji me i ngrohte korriku shenon nje mesatare prej 23-24 oC. Rreshjet bien ne forme shiu, kryesisht ne stinen e dimrit. Sasia mesatare e tyre arrin shifrat 986-1000 mm. Rrezatimi diellor llogaritet ne 226.32 kwh/m2 duke numeruar rreth 2000 ore ne vit. Kushtet e favorshme klimaterike dhe relievi i alternuar fushoro-kodrinor, pasurite ne faune dhe flore, me pellgje ujore kane ndikuar ne popullimin e kesaj treve qysh ne periudhen prejhistorike


    Ne driten e zbulimeve arkeologjike (Paleoliti)!

    Gjurmet me te vjetra te njeriut parahistorik ne treven e Fierit jane zbuluar ne stacionet 1 dhe 2 te Kryegjates dhe ne ate te Portezes1.

    Arkeologet mendojne se ato i takojne periudhes se paleolitit te vone.

    Nga studimet siperfaqesore te tyre per shfaqjen e njeriut te pare ne kete periudhe tregohet se treva midis Semanit dhe Vjoses eshte banuar pa nderprerje deri ne ditet e sotme. Njeriu i paleolitit qe u shfaq ne kete zone mendohet te kete qene ne stadin e nje ekonomie qe mbeshtetej ne gjuetine dhe mbledhjen e produkteve te gatshme. Ai nuk mund te jetonte gjithnje ne te njejtin vend ndaj detyrohej te bente nje jete endacake ne kerkim te ushqimit, per te mbijetuar. Veglat e punes te perdorura prej tij kane qene vegla te punuara me gure stralli, i cili ishte i nje cilesie jo shume te mire. Ato kane qene te tipave kruese, shpuese dhe thika te madhesive te ndryshme. Gjetja e tyre deshmon se keto vendbanime kane filluar te banohen rreth 40 000 vjet me pare.


    Neoliti

    Vendbanim i neolitit eshte stacioni i Cakranit. Vendbanimi i perket periudhes se neolitit te mesem,2 ne te cilin u bene ndryshime te rendesishme ekonomike-kulturore. Nje nga tiparet me themelore te kesaj periudhe eshte perdorimi i qeramikes, e cila eshte e disa tipeve si: qeramike e zeze, qeramika gri dhe ajo gri e zeze.
    Kjo qeramike karakterizohet nga siperfaqet e lemuara, fakt qe tregon se zejtaria e neolitit ndodhej ne fazen e pare te zhvillimit. Kultures se Cakranit I perket edhe perdorimi I qeramikes barbotine e imprezo e trasheguar nga neoliti I hershem.

    1. Te dhenat jane nxjerre nga ekspedita arkeologjike shqiptaro- amerikane ne kerkimet e zhvilluara ne vitet 1998-2000 ne hapesiren midis Semanit dhe Vjoses.
    2. N. Ceka, M.Korkuti “Arkeologjia”, fq.33-39, Tirane 1993


    Ne pikturime jane perdorur edhe motive gjeometrike. Nga germimet arkeologjike jane gjetur tipe te tilla enesh si: kupat bikonike, tasat trung-konike me fund te larte dhe enet me trup sferik. Kjo qeramike dallohet edhe per zbukurimet me inçizim te thelle ku eshte perdorur boja e kuqe ose e bardhe, si dhe zbukurime me konelvra.
    Ne Cakran jane gjetur edhe ene te pikturuara, te jane te importuara nga Kultura Thesalike e Diminit te hershem. Keto objekte arkeologjike deshmojne per zhvillimin e tregetise midis kesaj treve dhe Thesalise (Greqi). Ne kete culture gjejme te zhvilluar edhe format e para te besimit arkaik. Keshtu ne nje koleksion figurash antropomorfe eshe paraqitur kulti i tokes meme (Magna-Mater). Nje forme tjeter kulti eshte edhe ajo e flijimit per nder te perendive. Nga germime arkeologjike jane gjetur disa skelete femijesh te mbledhur kruspull, te cilat deshmojne per kete kult flijimi. Kultura e Cakranit i perket kompleksit Adriatiko-Egjean. Objektet e zbuluara ne te jane bere ne tipe banesash neolitike te nendheshme dhe gjysem te nendheshme, te gjetura ne vendbanimin e fushes se Cakranit.Banoret neolitike te Cakranit aplikonin ritin e varrimit brenda baneses, ku kufoma vendosej ne pozicion fjetjeje nen dyshemene e tyre. Neolitikut i perkasin dhe dy sepata te gjendura gjate ndertimit te trasese hekurudhore Rrogozhine – Fier prane fshatit Petove1.

    Gjate kesaj periudhe matriakati arriti kulmin e zhvillimit te tij. Prania e nje sere veglash pune deshmon se dega kryesore e ekonomise ishte bujqesia ndersa aktivitete te tjera te njeriut neolitik ishin gjahu, peshkimi, tjerrja dhe endja e pelhurave, qeramika, ndertimi i banesave etj

    Attached Images Attached Images  

  2. #2
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Epoka e Bronzit
    Gjurme te bronzit te vone (1500pk.1100pk) i gjejme ne varrezen tumulore te Patosit. Gjurmimet dhe germimet arkeologjike tregojne se ne kete periudhe filloi gjeresisht pergatitja e veglave te punes dhe armeve prej bronzi, te cilat zevendesuan ato prej guri dhe kocke, te periudhes pararendese. Perveç zhvillimit te metalurgjise zhvillim pati dhe qeramika. Kjo qeramike eshte e nje cilesie me te larte se ajo e periudhave te permendura me siper.
    1.H.Ceka. Monumentet 2. fq 25-31, Tirane 197
    Ajo eshte e pjekur mire dhe dallohet per nje pasuri formash. Nga keto forma mund te veçojme anforat trung konike me qafe te gjate, ene me dy vegje shiritore dhe enet me vegje brimake. Gjate kesaj periudhe u rrit edhe sasia dhe shumellojshmeria e objekteve prej bronzi. Njera prej ketyre objekteve eshte sepata dy teheshe. Ky tip sepate ishte riprodhim i objekteve te importuara nga Greqia dhe Maqedonia.
    Tipe te tjera armesh jane shpatat, kamat, dhe thikat e tipeve te ndryshme. Ne Germenj(Divjake) jane gjetur edhe shpata te tipit me doreze te brirezuar. Me kete material u prodhuan edhe nje sere veglash pune, duke i dhene zhvillim edhe degeve te tjera te ekonomise si bujqesia dhe blegtoria, te cilat u favorizuan edhe nga klima dhe tokat e pershtatshme. Mendohet se ne kete periudhe ne bujqesi te jete perdorur edhe parmenda e terhequr nga kafshet, perveç veglave te tjera te inventarit bujqesor. Zhvillime te tilla ekonomike u shoqeruan edhe me ndryshime shoqerore. I tille ishte lindja e diferencimit ekonomik qe çoi ne krijimin e aristokracise fisnore dhe fuqizimi i rendit patriarkal, i cili zevendesoi Matriarkatin. Ne bronzin e vone u shpejtua1 proçesi i ngjizjes se fiseve te vogla ne fise me te medha nga te cilat u krijua bashkesia Ilire


    Epoka e Hekurit

    Nga historografia shqiptare epoka e hekurit ne vendin tone ndahet ne tre faza zhvillimi. Ne fazen e pare e saj(fillim shek 11 pes-fund shek 9 pes), behet kalimi nga Bronzi ne hekur ndaj dhe ajo quhet kalimtare. Kesaj periudhe i perkasin vendbanimi i kalase se Margelliçit dhe tuma e Patosit ne lindje te qytetit te sotem te Fierit.
    Ne kete kohe formohet popullsia Ilire(Bronz-Hekur), dhe marrin formen e tipareve te tyre fiset kryesore te popullsise Ilire. Ky kalim shoqerohet me lindjen e banimeve te fortifikuara me mure. Ngritja e ketyre vendbanimeve erdhi si rezultat i zhvillimit, i cili po shpejtonte diferencimin ekonomik dhe ate shoqeror. Ne kete periudhe ishe bere e zakonshme lufta midis fiseve dhe federatave fisnore.
    1.M.Korkuti, N.Ceka “Arkeologjia” fq. 59-75

    Konflikte sollen edhe ndertimet e fortifikimeve te vendbanimeve, te cilat ngriheshin ne vende te larta dhe strategjike. I tille ishte dhe vendbanimi i qytezes se Margelliçit mbi kodrat e Patosit ne lartesine 200 m mbi nivelin e detit. Nga germimet eshte zbuluar ne anen perendimore e kalase nje trakt muri. Ai ka nje gjatesi 40 m, dhe gjeresi 2 m dhe perbehet prej dy faqesh te mbushura me gure te vegjel. Muri mbyllte nje siperfaqe prej 4 ha. Ne shtresat kulturore qe mbeshteten tek muri eshte gjetur edhe qeramika qe datohet qe prej bronzit te vone e deri ne fillim te hekurit. Te kesaj periudhe jane edhe varret tumulare te Drenoves(Mallakaster) dhe Germenjit(Lushnje). Nga materialet arkeologjike gjurme te fazes se pare te hekurit te cilat datohen qe nga bronzi I vone jane gjetur edhe ne Apoloni.
    Ne fazen e trete te hekurit ne periudhen e shek VII-V pk do te lindin fillesat e qyteteve te ardhshme. Kjo periudhe njihet edhe me emrin periudha protourbane gjate se ciles nisi fillimi I jetes qytetare. Pikerisht ne kete kohe fillon e del ne pah treva e Ilirise jugore e cila perfshinte territoret nga lumi Neretva(Bosnje) deri ne lumin Vjose. Ketij grupi i perket edhe fisi Ilir i Taulanteve me shtrirje nga Vjosa ne Durres dhe ai i Bylineve qe banonte Mallakastren e sotme. Ne treven e Fierit si vendbanime te tipit Protourban permendim Margelliçin (Patos)1 dhe Mashkjezen(Cakran)2. Kurse ne veri dhe jug te saj permendim portet e Arnises(Babunja) ne Lagunen e Karavastase dhe Thronit (Treporti) ne afersi te Vlores.

    1. Margelliçi, fshat prane Patosit. Germimet arkeologjike te viteve 1979 dhe 1982 kane zbuluar nje vendbanim protoqytetar me siperfaqe 5 ha. Si qender e fortifikuar eshte krijuar ne periudhen e Bronzit te vone.
    2. Mashkjeza vendbanim paraurban me nje siperfaqe 0.3 ha sherbente ne shekujt VI-IV pes si vendstrehim per bashkesine fisnore. Muret e fortifikuara ishin te larte dhe te latuar mire. Nje rol kryesor ne te luanin hyrjet te tipit korridor i thelle. Vendbanimi si I Mashkjezes ka qene edhe ai I Belishoves.
    Vendbanime protourbane kane qene edhe vendbanimet e hapura fshatare te lokalizuara ne fshatrat e sotem Strum e Marinez. Ne periudhen e mevonshme antike keto vendbanime nuk permenden ne krahasim me qendrat e tjera qytetare si Apollonia, Bylisi, Nikaja(Klosi) etj.

    Taulantet

    Gjate periudhes se antikitetit territori nga propatoka e Dyrrahut (Lumi Mat) e deri ne lumin Vjose(Aous) banohej nga fisi Ilir i Taulanteve. Pergjate lugines se Vjoses ne te djathte banonin Bylinet(Mallakaster) ndersa ne lindje te tyre, Atintanet1, duke nisur nga rreza e malit Shpirag. Per fisin Ilir te Taulanteve qe popullonte Myzeqene e sotme tregohen nga autoret antike dy gojedhena mbi origjinen e krijimit te tij.
    E para eshte ajo e Apianit2 te Aleksandrise, i cili ne shkrimet e veta tregon kete legjende: “Origjina e Ilireve rrjedh nga martesa e Ciklopit Politem me nimfen Galatea. Nga kjo lidhje lindi nje djale, Iliri. Vete Iliri nga martesa e tij lindi disa
    femije si: Enkeleun, Autarin, Dardanin, Medin, Perrebin, Taulantin, Parthen, Daorsen dhe Dasaren”
    Ndersa Stefan Bizantini3 tregon nje tjeter legjende. Sipas saj, mbreti fenikas Agenori, lindi nga martesa e tij me Telefasen nje djale, Kadmin. Ky i fundit pasi do te rrembeje nimfen Harmoni, do ta mbaroje udhetimin e tij ne token e Enkelejve(Liqeni i Ohrit), ku lindi djali i tyre Iliri, nga i cili ka prejardhjen Taulanti.
    Megjithese interpretimin mitologjik te prejardhjes te fisit te Taulanteve, ky fis do te luaj nje rol te rendesishem ne historine e Ilireve. Si rezultat i shtimit te lufterave fiset ilire krijuan aleanca njeri me tjetrin. Keto aleanca morren formen e federatave fisnore. Ne krye te tyre qendronin Bazilenjte, udheheqesit ushtarake te aristokracise fisnore.Edhe fisi i Taulanteve krijoi federaten e tij diku aty nga shekulli VIII – pk.5 Autor antik Polieni na njofton per inkursionin plaçkites qe ndermorri federata e Taulanteve e drejtuar nga bazileusi Galaur kunder Maqedonise, kur ajo qeverisej nga mbreti Argeu (659-645) pk.

    1. Historia e Shqiperise “Iliret”, vell.1, fq.19, Tirane 1973
    2.Appian Illyr. IV 2
    3. S. Bizantin shkrimtar grek i shekullit VI . Perpilues i nje fjalori te gjeografise antike me titull “Mbi qytetet dhe popujt”.
    4. Fenikasit ishin nje popull qe jetonte gjate antikitetit pergjate Libanit te sotem. Ne histori jane quajtur “korriere te qyteterimit”, sepse ne 1000 pk krijuan alfabetin e pare me 22 shkronja.
    5. H. Shqiperise, “Iliret”, vell.1, fq.32 Tirane 1973

    Diku nga fundi i shekullit te V pk, federata e Taulanteve duhet te jete perfshire ne shtetin Ilir te Enkelejve-Taulanteve-Ardianeve. Vetem rreth vitit 335 pk, ky fis del perseri si protagonist ne ngjarjet historike, kur Glaukia mbreti i Taulanteve arriti te çliroje tokat e Enkelejdeve, te cilat ishin pushtuar prej Maqedonise. Mendohet se pas kesaj ngjarje ai mori edhe titullin Mbret i Ilirise (323 pk)1.
    Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir Glaukia vendosi te martohej me Beronjen, princeshen nga Ajakidet Molose. Ne politiken e tij aktive ai u ndesh me interesat e Maqedonasve. Keta te fundit te drejtuar nga mbreti Kasander nderhyne ushtarakisht ne Epir. Ata rrezuan nga froni ne vitin 313pk. Ajakidin dhe vendosen si mbret, njeriun e tyre, po nga familja dinastike e Ajakideve.
    Glaukia ne kete moment kritik mori ne mbrojtje djalin e mbretit te rrezuar Epiriot, Pirron dy vjeçar. Ai e strehoi ate ne oborrin e vet dhe e refuzoi oferten e Kasandrit per ta kembyer me 200 Talante. Pasi e sfidoi perseri Maqedonine, Glaukia tanime nuk priste veçse luften. E keshtu ne vitin 314 pk, Kasandri i nisur nga Epiri sulmoi Apolonine dhe Dyrrahun, duke u futur ne territoret e shtetit Ilir, ku pushtoi nje pjese te konsiderueshme te bregdetit.
    Kolonite Helene(Apolonia e Durrahu) u pushtuan prej tij. Ne to u vendosen garnizone ushtarake maqedonase, qe nisen administrimin e vendit. Gjate luftes se Peloponezit, Kasandri u perzje ne kete konflikt, duke i dhene mundesi Glaukias2 qe te sulmonte Apolonine ne vitin 313 pk. Por per zhvillimin e metejshem te ngjarjeve nuk kemi njoftime. Dihet se me ndermjetesine e spartaneve, ai hoqi dore nga rrethimi dhe perfundoi me Apoloniatet nje traktat paqeje.

    Nje vit me vone fati i buzeqeshi kete rradhe Glaukias. Duke perfituar nga pakenaqesia e Apolonioteve te cilet e debuan garnizonin maqedonas, ai u fut triumfalisht ne kete qytet duke rivendosur sundimin e tij.
    Nje nga autoret antik Diodori, thekson se per te debuar garnizonin maqedonas kishin ardhur per ndihme edhe korkyrasit, te cilet ishin te shqetesuar per daljen e Maqedonise ne Adriatik. Por Kasandri nuk e “gelltiti” lehte kete fakt. Ai e sulmoi perseri qytetin por pa rezultat.

    1. Glaukia ishte i vetmi mbret qe kishte thyer Aleksandrin e madh ne betejen e zhvilluar ne token e Atintanteve, ne jug te Beratit te sotem.
    2. Historia e Shqiperise, vell.1,fq.54 Tirane 1973
    Disfata e detyroi ate qe, te mos kthehej me ne bregdetin ilir, duke u larguar perfundimisht prej tij i humbur.Pas fitores ne Apoloni, Glaukia u perpoq qe te sillte Pirron ne fronin Epirot. Ne vitin 309 pk. ne krye te nje ushtrie ilire Glaukia nderhyri ushtarakisht ne Epir, rrezoi Alketen promaqedonas dhe vendosi ne fron Pirron 12 vjeçar.
    Pas viti 302 pes. Glaukia, ky mbret autoritar nuk permendet me ne krye te shtetit Ilir. Vetem ne vitin 295 pk permendet mbreti Bardhyl, i cili nuk kishte as forcen dhe as autoritetin e Glaukias.Me vdekjen e tij shpertheu konflikti midis pretendenteve per fron. Siç na njofton Apiani, nga kjo lufte civile doli i fituar Pirroja, i cili pushtoi tokat e Ilirise pergjate bregdetit Adriatik.
    Ndersa pasardhesit e dinastise Taulantase Monuni dhe Mytili nuk permenden per veprimtari ne treven e sotme te Fierit perveçse faktit se kontigjenti me i madh i monedhave te prera nga mbreti Monun, eshte gjetur ne qytetin Ilir te Gurezezes1 ne prapatoken e Apolonise. Gjate ketyre ngjarjeve te vrullshme permenden per rolin e tyre qytetet e Apolonise, Bylisit dhe Nikajes. Keto qytete luajten nje kontribut te rendesishem ekonomik, politik dhe kulturor jo vetem ne treven tone, por edhe me gjere.
    Ne vitin 230 pk Taulantet u detyruan t’ja linin pushtetin Ardianeve te dinastise se Pleuratit, te cilet do te drejtojne shtetin Ilir, gjate periudhes se fundit te jetes se tij.
    N. Ceka. Iliret, fq. 95. Tirane 2001


    Bylynet

    Fisi Ilir i Bylineve jetonte ne krahinen e sotme te Mallakastres, pergjate lugines se Vjoses. Gjate periudhes urbane(qytetare) shek V-I pk u krijua koinoni(lidhja) i bylineve rreth qytetit te Bylisit(Hekal). Kjo bashkesi kishte kuptimin e njesise politike(shtetit). Koinoni shtrihej ne treven e Mallakastres midis malit te Sinjes ne lindje, lumit Vjosa ne jug dhe qyteteve te Orgesos dhe Cakranit ne perendim. Nga pikepamja ekonomike1 ai zoterohej nga qyteti kryesor, i Bylisit. Ky fakt vertetohet nga lista e “theradokeve” te Delfit, (220-189) pk. Sipas nje autori tjeter Stefan Bizantinit thuhet se ky qytet u themelua nga Neoptolemi, Prijesi i Mirmidoneve. I pari autor antik qe e permend kete qytet, eshte Psedo-Skylaksi ne shekullin IV pk, i cili thekson se, Bylisi eshte fqinj i amanteve2
    Krahina e Bylineve(Ager Byllinus), sipas Tit Livit shtrihej pergjate Vjoses deri ne Adriatik. Nga Amantet bylinet I ndante Vjosa, ne juglindje kufizoheshin me Parauejte, ndersa ne veri te tyre ndodheshin Taulantet. Si qytet Bysili kontrollonte krahinen e Mallakastres, luginen e Vjoses, rrugen Apoloni-Antigone dhe rajonin perreth te Ilirise jugore.

    Ne kete koinon benin pjese edhe qytetet Nikaja(Klos), Orgesos(Margelliç), Gurezeze(Cakran), Mashkjeze etj. Bylisi kishte nje siperfaqe prej 30 ha3 dhe ishte i fortifikuar nga nje mur i tipit katerkendesh, i cili kishte 7 hyrje te mbrojtura me kulla. Gjatesia e murit ishte 2200 m. Ai rrethonte siperfaqen e kodres se qytetit me lartesi prej 524 m. Ne shekullin e III-II pk, Bylisi arriti nje zhvillim te madh ekonomiko politik dhe shoqeror. Si qender koinoni, Bylisi kishte organe qe zgjidheshin çdo vit nga mbledhja e pergjithshme e qytetareve (Eklesia). Prej saj dilte keshilli legjislativ(Bulea), si dhe organi perfaqesues i njesive, qe perbehej nga Demiurget. Zbatimi i vendimeve behej nga nje kolegj nenpunesish te quajtur Prytane, te cilet qeverisnin me rradhe gjate nje viti4 te shoqeruar nga nje sekretar.

    1. N. Ceka, M. Korkuti, Arkeologjia. Fq.249
    2. N. Ceka. Koinoni i Bylineve “Iliria” Nr 1 viti 1984
    3. Fjalori Enciklopedik Shqiptar “Bylis”, fq 137
    4. N. Ceka, M. Korkuti, Arkeologjia. Fq.249

    Detyren e kreut te koinonit e kryente strategu, komandanti ushtarak. Ndihmes i tij ishte Hiparku, komandanti i kaloresise ndersa nepunes te tjere ishin: Gymnastarket, te cilet merreshin me edukimin e rinise, Agonotetet nepunesit e organizimit te festave e te garave sportive, Tamiasi – drejtuesi i financave etj. Koinoni i Bylineve ishte nje njesi autonome i cili here ishte nen varesine e shtetit Ilir here te atij Epirjot. Koinoni kishte formen republikane te qeverisjes.
    Bylisi u kthye edhe ne nje qender te rendesishme tregetare. Qysh ne vitet 270 pes, ai preu monedhat e tij prej bronzi. Keto monedha mbanin simbolet e qytetit ne vitet 230-146 pk. Punishtet shteterore dhe ato private te Bylisit konkuronin prodhimet e Apolonise ne kete treve, e me gjere. Bylisi qe sipas legjendes, ishte krijuar nga Neoptolemi, u shnderrua ne qytetin me te madh te Ilirise se jugut 1. Ne te qysh gjate shekullit te III pes, u ndertua Ogoraja(qendra) e qytetit me siperfaqe 4 ha, ku ngrihej teatri i cili kishte nje kapacitet prej 9000 mije vendesh. Godina te tjera ishin edhe stadiumi dhe gjimnazi.
    Gjate luftes se trete Iliro-Romake Bylisi mbajti anen e Romes. Pas pushtimit romak ai u perfshi ne provincen e Maqedonise dhe ruajti autonomine, deri ne shek.e pare, kur u kthye ne koloni romake nga O. Augusti. Qytet tjeter i koinonit ishte dhe Orgesos. Mendohet se Orgesos eshte emri i qytezes se Margelliçit(Patos). Ky mendim mbeshtetet tek te dhenat e Polibit i cili e lokalizon kete qytet prane lumit Argios(Gjanica).
    Qyteti i Orgesos funksionoi ne shek IV-II pk. si nje qender e zhvilluar urbane. Fillesat e tij jane qysh ne periudhen protourbane2. Siperfaqja e qytetit mbrohej nga mure qe qarkonin kodren. Brenda saj shtriheshin rruge te gjera te shtruara me plloça. Qyteti kishte nje siperfaqe prej 7 ha dhe ngrihej i fortifikuar ne majen e nje kodre me pamje te gjere mbi Myzeqene.
    Qe nga shek i III pes, Orgesosi luan rol si qender prodhimi e shkembimi ne zonen e Bylineve. Tregetia e tij zhvillohej me Apolonine, Dyrrahun, Orikun, Dimalin, Bylisin por edhe me Argosin, Ambrakine, Maqedonine, monedha te te cilave jane gjetur nga germimet, ne rrenojat e tij. Interesant eshte fakti qe disa autore antike e permendin kete qytet edhe me emrin Argias.

    1. Ne Bylis gjendet edhe nje mbishkrim latinisht i gdhendur ne shkemb i cili ben fjale per nje nga rruget e qytetit ndertuar prej oficerit Romak Lolianus. Ky mbishkrim eshte nder te vetmit dokumenta antike te shkruar mbi rruget e kesaj periudhe ne Shqiperi.
    2. Lutfi Derveni “Gjurme te reja ne kalane e Margelliçit” Monumentet 2 Tirane 1971.

    Nje dege tjeter e ekonomise se ketij qyteti ka qene edhe bujqesia e blektoria, qe ushtrohej ne fushat e kodrat jashte qytetit. Nje tjeter qytet i bashkesise Byline ishte edhe Mashkjeza. Ky vendbanim proqytetar, ndodhej ne majen e nje kodre prane Cakranit te sotem. Prane saj kalonte rruga, qe lidhte fushen e Cakranit me luginen e Gjanices. Brenda kodres ndodhet nje siperfaqe e fortifikuar prej 0.21 ha, por pjesa kryesore e vendbanimit ishte vendosur jashte murit rrethues te qytezes, ne shpatin perendimor te kodres. Aktiviteti ekonomik i Mashkjezes ishte bujqesia, blegtoria dhe shkembimet tregetare. Prane Mashkjezes ndodhej qyteza e Gurezezes e cila shtrihej ne kurrizin e kodrave midis Vjoses dhe Gjanices ne lartesine 508 m. Jeta qytetare ne te filloi diku aty nga shek.IV pk. Me zhvillimin ekonomik ky qytet e rriti siperfaqen e tij ne 23 ha. Fortifikimet e tij perbeheshin nga nje mur kuadratik me nje gjatesi prej 2100 m. Gjetja ne vitin 1978 e thesarit prej 2500 monedhash antike qe i perkisnin Apolonise, Dyrrahut, dhe Orikut flet per karakterin e ekonomise zejtaro-tregtare te Gurezezes. Prej kesaj qyteze kontrollohej fusha e Cakranit, lugina e Gjanices dhe rruga Apoloni – Bylis.
    Ne te njejten varg kodrinor me Gurezezen ndodhet edhe vendbanimi I Belishoves. Siperfaqja e saj ishte 0.5 ha dhe I takonte periudhes proqytetare. Forma e saj katerkendore ishte e ndertuar me mure te perbere nga gure te palatuar, i cili kishte nje gjatesi prej 280 m. Pas qytetit te Bylisit vinte Nikaja. Ky vendbanim u krijua gjate fazes se dyte te hekurit (shek VIII-VII) pk. Si qender qytetare u kthye pas shek te V pes. Qyteti shtrihej ne koder me nje siperfaqe prej 18 ha1, e cila rrethohej prej muresh me nje gjatesi 1850 m. Meqenese kodra ku shtrihej ky qytet ishte e vogel u vendos te ngrihej qyteti i ri ne nje koder tjeter buze Vjoses. Keshtu lindi qyteti “bir” i Bylisit, perballe qytetit te vjeter nene, vetem 1500 m larg tij.
    Nikaja vazhdoi jeten e saj paralel me Bylisin ne formen e nje dyqyteteshi, ku i riu fitoi epersine dhe u be perfaqesuesi i tyre. Jeta e Bylisit filloi ne fund te shekullit IV pk, kur Nikaja, nuk plotesonte me nevojat per banim te qytetareve te saj, te cilet ishin rritur shume ne numer nga shtesa demografike. Nikaja ishte qender e zhvilluar zejtaro-tregetare. Qyteti kishte, shetitore, akropol, teater dhe stadium. Nje pjese e tij ishte ndertuar ne stilin arkitektonik ortogonal. Ne koinonin e Bylineve Nikaja gezonte autonomi te gjere.


    <SPAN lang=IT style="FONT-SIZE: 9pt"><EM>1. N. Ceka “Fortifikimet Parahistorike Ilire” Monument 1, fq 47-53, 1986

    Attached Images Attached Images  
    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 16:23.

  3. #3
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Apollonia

    Migrimi grek u perhap edhe ne bregdetin e Ballkanit perendimor. Duke ia besuar veten anijeve te tyre ata kalonin nga nje breg ne tjetrin dhe kur gjenin ndonje vend te pershtatshem vendoseshin perfundimisht aty. Ne kete menyre ata arriten deri tek Iliret duke ju dhene atyre prodhime qeramike, arme, zbukurime dhe veshje ne kembim te drithit, kripes dhe prodhimeve te tjera. Greket nuk kryen pushtime por tregjet e tyre moren formen e kolonive. Gjate periudhes se antikitetit u themeluan nga greket 30 qytete ngulime me emrin e hyjnise Apolon, pergjate bregdetit te Detit Mesdhe.
    Shume prej autoreve antike, e vleresojne qytetin e Apolonise, te ngritur mbi lumin Vjose ne Iliri, si qytetin me te madh e te rendesishem nga te gjitha keto koloni greke te ngritura gjate periudhes se viteve 750-650 pk. Te dhenat historike te marra prej Plutarkut dhe S.Bizantinit1, mbi themelimin e Apolonise, theksojne se perpara krijimit te qytetit prej koloneve greke, ne kete vend ka ekzistuar nje vendbanim i Ilireve Taulante2. Kete gje e vertetojne edhe materialet arkeologjike3. Gjetjet me te hershme tregojne se ne vendin e ngritjes se Apolonise ka ekzistuar me pare nje vendbanim I periudhes, nga bronzi I vone deri ne hekurin e hershem. Objektet e zbuluara si: ene balte, sopata dyteheshe, heshta hekuri jane tipike te kultures Ilire, te cilat vertetojne vazhdimesine e jetes ne kete treve.
    Nje nga autoret antike siç eshte Straboni4 percakton edhe dy qendrat prej te cilave u nisen kolonistet korintas. Ata ishin Kikusi dhe Dysponti. Se bashku me korintasit ne Apoloni u vendosen edhe kolone te ardhur nga Korkyra. Straboni percaktoi edhe pozicionin gjeografik te qytetit. Sipas tij ai ndodhej 60 stade greke, nga bregu i detit Adriatik dhe 10 stade nga shtrati i Lumit Aous (Vjose). Kete deshmi e ploteson nje tjeter autor, Stefan Bizantini, i cili ne vepren e vet shkruan se te paret kolone qe u vendosen ne bregun e Vjoses ishin 200 koloniste korintas te cilet drejtoheshin nga prijesi Gylak.

    1. Plutarku ishte nga qyteti Kerone i Beotise(Greqi). Ky autor antik shkruajti librin “Jetet Paralele” , ne te cilen pershkruan dhjete jetet e njerezve me te shquar te antikitetit.
    2. Historia e Shqiperise, Pjesa I, fq.99, Tirane 1973
    3. N.Ceka, M. Korkuti “Arkeologjia”
    4. N. Ceka “Apolonia e Ilirise” fq.18 Tirane 1982

    Qyteti i Apolonise u ngrit mbi dy kodra me lartesi prej 101 e 104 m dhe pati shtrirje ne pjesen perendimore te tyre pergjate fushes. Brenda mureve mbrojtese me nje perimeter prej 4000 m perfshihej nje siperfaqe prej 130 ha. Qyteti u ndertua i mbeshtetur sipas planit artiktektonik ortogonal te Hipodamnit(Neuteros Tropos).
    Sipas tij ai pershkohej nga rruge te drejta kryesore, dhe dytesore, qe kryqezoheshin me njera-tjetren duke krijuar lagje te veçanta. Terreni i thyer rregullohej me ane te taracave, ndersa nje rrjet i gjere kanalizimesh sherbente per mbledhjen e ujerave rrjedhese. Nga ndertimet kryesore perveç mureve jane edhe portiku i qendres se qytetit(Ogoraja), teatri, nje çezem monumentale(fontana), gjimnazi1, Akropoli etj.Ne shekujt III-I pk qyteti pati edhe nje periudhe intesive ndertimesh si Odeoni, Biblioteka, Buleterioni(godina e keshillit te qytetit) dhe nje sere punishtesh dhe banesa te ndryshme, shume prej te cilave ishin zbukuruar me mozaike. Apolonia ishte dhe nje qender e rendesishme e tregetise tranzite, midis botes mesdhetare dhe prapatokes Ilire. Ketij qellimi i sherbente porti i madh i qytetit, ndertuar ne bregun e lumit Vjose. Ky port lidhej me nje sistem rrugesh qe perhapeshin me pas ne brendesi te vendit. Nje shekull pas themelimit Apolonia qendroi nen varesine ekonomike dhe politike te Korintit dhe Korkyres.
    Nje nga zejet me te rendesishme te qytetit e perbente qeramika. Prodhoheshin artikuj te tille si: anforat, pitosat, kupat, piksidat, krotonet, enet e guzhines dhe tjegullat, te cilat konkuronin edhe prodhimet Atikase e Jonikase. Enet zbukuroheshin me vizatime nga me te bukurat. Per prodhimet e tyre artizanale shquheshin edhe punishtet e metaleve, te cilat prodhonin vegla pune dhe arme lufte. Metalpunuesit pergatisnin vegla per profesione te tilla si, ato qe perdornin muratoret, marangozet, dhe argjendaret. Perveçse qender e prodhimit artizanal Apolonia gjate gjithe jetes e ruajti rolin e saj tregetar. Ne shekujt e pare pas themelimit, u ruajten lidhjet e ngushta tregtare me Korkyren dhe Korintin, ku Apolonia luante rolin e ndermjetesit ne tregetine e heleneve me Iliret. Lidhje tregetare ajo kishte edhe me boten Italike, e me tej me ate mesdhetare.Per te favorizuar tregetine qyteti emetoi edhe monedhat e veta.
    1. N.Ceka “Apolonia e Ilirise” fq. 36

    Diku rreth vitit 450 pk1, Apolonia preu monedhen e pare te saj2. Ajo ishte prej argjendi, imitim i monedhave te Korintit dhe Korkyres.Me pas u prene edhe monedha te tipeve te ndryshme qe mbanin simbole te qytetit. Koha e qarkullimit me te madh monetar per Apolonine jane shekujt III-I pk. Tregues per kete fakt jane gjetjet e monedhave Apoloniate ne: Dyrrah, Bylis, Diamal, Orgesos, Amantia, Lis, Thrake, Daki, Itali e Jugut etj.
    Ne vitin 168 pk ne perfundim te luftes se III te Iliro-Romake ne thesarin e mbretit te fundit Ilir, Gentit, u gjeten 120.000 Drahme3 te Dyrrahut e te Apolonise, gje qe tregon per rendesine e ketyre monedhave. Gjate pushtimit romak u nderpre edhe emetimi i Drahmeve Apoloniate. Ne vitin 30 pk do te mbyllej e vetmja punishte e prerjes se tyre. Dege te tjera te ekonomise ishin bujqesia dhe blegtoria. Keto prodhime realizoheshin ne tokat e qytetit, qe ndodheshin ne fushen e Gylakut(Gylakea-Myzeqeja e vogel). Patjeter qe apoloniatet i kishin ndare kufijte tokesore me fiset Ilire. Ne vepren e tij “Politika”, Aristoteli thekson se: “Taulantet ishin zoter te fushes, ndersa Atintantet zoter te Mallakastres”, megjithese ne kete rast ai ngaterron Atintantet me Bylinet. Nje tjeter autor, Herodoti i Halikarnasit4, thote se Apoloniatet kullotat I kishin prane Vjoses, ndersa arat jashte qytetit. Pikerisht ketu kultivoheshin dritherat, vreshtat, pemet frutore dhe mbareshtroheshin dhente, gjedhet, pulat dhe bletet.
    Ne bujqesine e asaj kohe nga Apoloniatet eshte perdorur dhe ujitja dhe punimet bujqesore(irrigacioni), Ne bujqesine Apoloniate vegla kryesore ishte parmenda e drunjte e perforcuar me nje pjese metalike qe ishte Mori. Ne drahmen Ilire(monedhe) qe pritej ne Apoloni eshte paraqitur nje parmende e tille. Vegla te tjera bujqesore te perdorura ne kete periudhe ishin dhe: sopatat, kazmat dhe draperinjte, te cilat te gjitha ishin prej hekuri. Ne bujqesi perdorej sistemi i qarkullimit disa vjeçar te bimeve, ku çdo vit mbillej nje pjese e tokes dhe tjetra lihej per tu shkembyer vitin e ardhshem.

    1. N.Ceka “Iliret” fq.61 Tirane 2001
    2. Monedha e pare Apoloniate ishte e tipit statiere. Me nje vlere prej kater Drahmesh ajo kishte nje peshe 10.4-10.5 gr. Simbolet e saj imitonin ato te qytetit nene te Korkyres. Ne faqen e pare paraqitet nje lope me viçin, ndersa ne shpine nje katror me ornamente, (N.Ceka, po aty)
    3. Profesor H.Ceka, numizmati i pare shqiptar veren faktin se gjate luftes civile ne Iliri midis Çezarit dhe Pompeut, Drahmja Apoloniate ishte monedhe me e fuqishme se denari romak.
    4. Arkeologjia, fq.70

    Ne librin e tij “Probleme shqiptare”, Mehdi Frasheri1, thekson se “kolonet helene, te cilet pasi ishin zhvilluar per punime tregetare dhe detare, kur erdhen ne brigjet e detit te Ilirise sollen me vete mjete te qyteterimit dhe mundesite e perparimit. Keshtu ata kanalizuan vendin perreth qytetit te Apolonise, i bene te banueshme dhe me ane te ketyre mjeteve formuan nje qytet te madh, i cili u zmadhua edhe me teper” .
    Ky fakt tingellon sot i vertete po te kihen parasysh kushtet fiziko-gjeografike te fushes se Myzeqese se vogel, dhe niveli i nje pjese te saj nen kuoten zero. Punime bujqesore i ndeshim edhe ne rajonin e Bylineve. E tille eshte diga e Krapsit ne lumin Gjanice2 ne kufirin lindor te Myzeqese. Ajo i takon periudhes se pushtimit romak ne shekujt e pare pas krishtit. Ndertimi i saj mund te jete bere gjate dinastise romake te Antonineve. Kjo dige sherbente per vaditjen e tokave te lugines se mesme te Gjanices dhe te nje pjese te Myzeqese se Fierit, qe ndodhej prane ketij lumi.
    Ajo ishte 90 m e gjate dhe krijonte nje rezervuar me gjatesi prej 5 km3. Per ndertimin e saj jane kerkuar mjete dhe forca te shumta. Meqenese ajo ujiste tokat midis territorit te tre qyteteve: si te Apolonise, Gurezezes dhe Margelliçit, keto qytete ,mund te kene qene edhe ndertuesit e saj. Prane diges jane gjetur edhe gjurmet e themeleve te nje vile fshatare(Vila Rustica), qe mund te kete qene nje latifund. Nje tjeter dige jo larg te pares, ka qene ndertuar ne fshatin Patos, me gjatesi 40 m dhe me e vogel nga permasat se e para.
    Keto ndertime irrigacioni jane nje nga treguesit me te mire per nivelin e larte te zhvillimit te bujqesise ne kete treve gjate antikitetit. I gjithe ky zhvillim ekonomik i Apolonise te cilin e permendem me siper pati pasqyrimin e tij edhe ne aspektin shoqeror, politik dhe kulturor te treves.
    Gjate jetes se saj te pavarur (558 pk-229 pk) Apolonia ishte per nga forma e organizimit Polis(qytet-shtet). Nga forma oligarkike pushteti shume shpejt do te marre formen demokratike, ku nje rol te rendesishem luante edhe elementi etnik Ilir.

    1. M. Frasheri, politikan shqiptar i viteve 1912-1939. Kryeminister shqiptar ne periudhen 1935-1939.
    2. S.Anamali. Arkeologjia dhe Bujqesia fq. 68-72
    3. S.Muçaj “Veprat ujitese ne luginen e Gjanices” Iliria 2 1983
    4. Prytani-nepunes me i larte i qytetit. Argirokopi-nepunesi qe merrej me prerjen e monedhave. Arhiereu-kryeprifti i tempujve. Agonoteti- nepunesi i garave sportive. Gramateusi-sekretari. Toksarku-komandanti i shigjetareve.

    Ne krye qendronte Prytani. Ai zgjidhej cdo vit nga mbledhja e qytetareve dhe drejtonte keshillin e qytetit i cili perbehej nga pese vete qe quhej Bule. Nepunes te tjere ishin edhe Hieromnomonet dhe gramateusi (sekretari). Funksionare te tjere politike ishin edhe Agonoteti (nepunesi i garave), Arhiereu (kryeprifti), Toksarku (komandant i shigjetareve) etj. Detyren e pushtetit gjyqesor e kryente Helieja(gjykata) per te cilen kemi informacion pre Herodotit1. Nje fakt domethenes per qytetin e Apolonise ishte se ai kishte ligje shume te mira te cilat ishin krijuar nga Korkyrasit dhe Korintasit2. Te gjitha keto ndikuan ne zhvillimin e larte shoqeror te qytetit. Jo me kot, Politikani, filozofi dhe oratori Romak Ciceroni gjate vizites se tij ne Apoloni ne mesin e shek I pk e quajti ate “Qytet te madh dhe hijerende”. Jo rastesisht Oktavian Augusti zgjodhi kete qytet per te studiuar me mikun e tij Agripen, filozofine dhe oratorine ne shkollat vendese. Ne Apoloni funksiononin: Gjimnazi, palestra ne te cilat ushtroheshin te rinjte. Ne odeonin e saj jepnin shfaqje muzikantet dhe poetet. Filozofet mblidheshin per diskutime ne dy portiket e qytetit, ndersa biblioteka i sherbente te gjithe qytetareve, ashtu si teatri qe shtrihej ne pjesen perendimore te qytetit.
    Polisi i Apolonise shume shpejt e humbi karakterin etnik grek, sepse ai do te popullohet nga Iliret e fiseve fqinje. Eshte mjaft domethenes ne kete drejtim fakti qe ne monedhat e qytetit ndeshim edhe emrat e Prytaneve me origjine Ilire si: Bato, Epikad, Preurad. Ky element tregon mire integrimin e elementeve vendas, i cili ja kaloi ne numer te ardhurve greke. Kjo shihet tek perdorimi i varrimit ne tuma, qe eshte nje rit tipik Ilir. Germimet arkeologjike ne tumen e Kryegjates3 jane tregues me i qarte ne kete drejtim. Gjate zhvillimit te qytetit elementi Ilir u gjallerua shume dhe luajti ashtu siç e permendem pak me siper nje rol te fuqishem kulturdhenes. Me pushtimin romak ne Apoloni do te nise te depertoje kultura latine, e cila do te shenoje edhe ajo arritjet e saj.

    Qytete te tjera

    Duke perjashtuar territoret qe zinte Polisi i Apolonise, ne tokat e taulanteve shtriheshin edhe disa qytete si Arnisa, Sesareti etj. Straboni na jep te dhenat e nje qyteti te vjeter, Arnises5. Ai jep edhe koordinatat gjeografike te saj duke theksuar se ajo ndodhet ne token e Taulanteve.

    1. Strabonis, Geografia, Lib. VIII, 8
    2.N.Ceka. “Apolonia e Ilirise”, fq 70
    3.A.Mano “Nekropolit i Apolonise”, Tuma 1, Iliria 1, fq. 147-150


    H.Ceka kete qytet e lokalizon ne fshatin e sotem Babunje e re (Lushnje) prane Divjakes. Kete mendim jep edhe arkeologu italian Klaudio Sestieri. Interesante eshte se ne nje harte te vitit 1684, te quajtur Harta e Kantellit( Carta da Giacomo Cantelli, Da Vignola) jepet qyteti i Arnises1, i cili vendoset midis lumit Arzen(Seman) dhe Vajusa(Vjosa). Duke iu referuar gjithnje autoreve antike, permendim edhe Hekateun i cili ne shkrimet e tij ne shekullin e VI pes, tregon per qytetin Sesaret qe i perkiste nje nenfisi te Taulanteve siç ishin edhe Albanet, Parthinet, Bylinet etj. Ky qytet i ka edhe sot i paidentifikuar.
    Ne jug te lumit Vjosa ndodhej qyteti i Treportit ndoshta Throni antik2, te cilin na e permend vetem Pausania ne shkrimet e tij. Ky qytet ndeshet si vendbanim ilir qe ze fill qysh ne shek. VI-Vpk. Throni mund te kete qene prone e Amanteve te cilet jetonin ne jug te Vjoses. Me ta Apolonia pati nje konflikt rreth nje siperfaqe toke te diskutueshme midis tyre.

    1. M.Zeqo “Motive Arkeologjike” fq 89. Tirane 1990
    2. N.Ceka Apolonia e Ilirise. Fq.19

    Rrjeti Rrugor

    Gjate antikitetit ne treven e Fierit kryqezohej nje rrjet i dendur rrugor i cili lidhte te gjitha qendrat qytetare me njera-tjetren.Rruget ishin me kalldrem dhe ishin te pajisura me gure miljesh, stacione per nderrimin e kuajve dhe bujtina. Qendra e kryqezimit te tyre ishte qyteti i Apolonise si metropoli me i rendesishem ekonomik i Ilirise jugore. Nga ky qytet dilnin nje sere rrugesh qe perhapeshin ne prapatoken Ilire.
    Rruga me kryesore ishte rruga Egnatia1 e cila ishte vazhdimi i rruges Apia. Apolonia ishte fillimi i kesaj rruge qe ekzistonte perpara pushtimit Romak. Nga qyteti dilnin dy deget jugore te Via Egnatia. E para dhe me kryesorja qe kalonte prane bregdetit dilte nga veriu dhe kalonte prane fshatit Mbrostar2, ne te cilin jane gjetur gjate vitit 1962 disa gure miljesh qe mbanin mbishkrime latine. Me pas kjo rruge kalonte pergjate kodrave te Libofshes dhe kalonte lumin Aps(Seman), ne bregun e djathte te te cilit ndodhej stacioni i dyte i saj, Arnisa.
    Ne kete kohe Semani kalonte midis kodrave te Ardenices dhe atyre te Divjakes derdhej ne lagunen e Karavastase. Me tej rruga vazhdonte ne Sulzotaj, qe ishte stacioni i trete. Me pas diku ne veri kalohej Shkumbini me ane te nje ure ndertuar me gure. Rrenojat e kesaj ure ndodhen prane Bashtoves se sotme dhe i takojne shekujve II-I pk3. Diku ketu prane kjo rruge bashkohej me degen veriore te Egnatias qe vinte nga Dyrrahu dhe te dyja bashke drejtoheshin si nje dege e vetme pergjate Shkumbinit per ne Selanik, duke arritur gjatesine e pergjithshme 267 milje(395 km)
    Straboni tek Gjeografia e tij na ben kete pershkrim4: Qe nga Apolonia fillon rruga Egnatia per ne Maqedoni drej lindjes. Kjo rruge eshte e matur ne milje dhe e shenuar ne shtylla. Gjatesia e saj eshte peseqind e tridhjete e pese milje(1 milje= 8 stade).....Ata qe nisen nga Apolonia dhe Epidami(Dyrrahu), piqen ne nje pike te rruges qe ka largesi te njejte nga keto dy qytete...... Autori tjeter Skylasi5 jep nje te dhene tjeter interesante. Ai thote se nga Apolonia ne Epidam rruga zgjat dy dite.

    1. Via Egnatia. Rruga me e rendesishme antike qe lidhte bregdetin e Ilirise se jugut me lindjen. Si rruge e rregullt me trase, ura dhe stacione u ndertua ne gjysmen e II-te shek I pk nen drejtimin e prokonsullit te Maqedonise Gnejus Egnatius prej te cilit mori edhe emrin
    2. H.Ceka “Dega jugore e rruges Egnatia”,Monumentet 2, fq.25-31, Tirane 1971
    3. N.Ceka Apolonia e Ilirise, fq 98.
    4. Strabonis, GEOGRAPHICA,Lib. VII,4
    5. Sculacis, PERIPLUS, ILYROI 26

    Nje ide interesante per rrugen Egnatia na jep TABULA PEUTINGERARIANAS(Tabela e Peuntingerit)1, nga spjegimi i se ciles nxjerrim skemen e meposhtme te rrugeve qe dilnin nga qyteti i Apolonise dhe drejtoheshin per ne destinacionet e percaktuara.
    Tabula na jep kete skeme te 4 rrugeve qe dalin nga Apolonia:

    I. MIL XVIII XII XIII XIII XV
    APOLONIA - STEFANAPHANA - ABSOS – MARUSIA - KLODIANA
    (Roskovec) (Kuçi) (Golemi) (Peqini)


    II. XVIII XII XII
    APOLONIA – STEFANIA – AULON
    (Levan) (Vlore)

    III. XV VIII XX XV
    APOLONIA – HAPSUM FLUMEN – GENESIS FLUMEN - DYRRAH
    (Babunja e re) ( Bashtova) (Durres)


    IV. XXX LV
    APOLONIA – AMANTIA – HADRIONOPOL

    Shifrat pas emrave te qyteteve tregojne miljet e largesive te distancave midis tyre. Rruga e pare qe ishte dega Egnatia, dilte nga lindja e qytetit te Apolonise dhe kalonte ne Radostine, Fierin e sotem, dilte ne Stefanaphana(Roskovec), kalonte mbi Aps(Seman) ne Kuç dhe qe andej ndiqte luginen e Devollit drejt veriut, per te kaluar Shkumbinin ne uren e Topçiasit, ku takohej me rrugen Egnatia.
    Gjate luftes se dyte Boterore, arkeologu Austriak Prashniker zbuloi prane Fierit dhe fshatit Grize-Godolesh nje segment te kesaj rruge. Ne te shihej ndertimi i plote i saj, ku traseja ishe 6.70m e gjere dhe perbehej nga 3 shtresa. E para ishte kalldrem mbi te cilin ishte hedhur zall lumi, i mbuluar siper me nje çakell te holle. Zbulimi i kesaj traseje ne segmentin Fier-Grize, çoi ne lindjen e nje prej hipotezave me interesante te origjines se qytetit te Fierit. Sipas autorit te saj Jakov Milaj, fieri nuk eshte veçse stacioni i pare i deges jugore te Egnatias, qe niste prej Apolonise, AD NOVAS. Ndersa emri i stacionit Stefanaphana ruhet edhe sot ne periferi te Roskovecit ne formen qafa e Stefanit.

    1. H. Ceka, Iliria II. Fq 29.


    Tabula Peuntigerana eshte nje rulon pergameni i shekujve XII-XIII. Ajo eshte formuluar nga nje harte antike e shekullit te III e cila jep rruget e Ilirise. Quhet Peuntigeran per shkak te Pronarit te saj Konrad Peutingerit.
    Rruga e dyte kalonte nga jugu ne kodren e Shtyllasit per ne Stefana(Levan) dhe shkonte per ne Aulon(Vlore).
    Rruga e trete ndahej nga e para ne Fier (AD NOVAS) dhe ndiqte rrezen e kodrave te Petoves, Libofshes, siç e kemi pershkruar ne fq 19.
    Rruga e katert nisej drejt fushes se Frakulles e dilte pergjate Vjoses. Ketu rruga ndahej ne dy drejtime. Njera dege kalonte Vjosen dhe mberrinte ne Amantia me pikesynim Hadrionopolin ne jug.
    Skylaksi1 Per rrugen nga Apolonia ne Amantia jep shifren prej 320 stadesh. Ndersa dega tjeter e kesaj rruge ndiqte ne krahun e djathte te Vjoses dhe nisej drejt veriut per ne Gurezeze(Cakran). Ketu ajo bashkohej me rrugen tjeter qe vinte nepermjet kodrave te Peshtanit nga Apolonia. Nga Gurezeza ajo nisej drejt Nikajes dhe Bylisit per te komunikuar me tej me Epirin. Ide te tjera mbi rrjetin rrugor japin edhe dy itinerare te tjere si ai Antonin II dhe ai Hierosomilitan

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 16:32.

  4. #4
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Ngjarje te vrullshme

    Çdo qyteti fati i percakton nje ecuri te tille zhvillimesh ekonomike-politiko dhe shoqerore qe e dallojne ate prej simotrave te tjera. Keto veçori Apolonise ja percaktuan dy shkaqe. Pozita gjeopolitike dhe rendesia ekonomike. Si rezultat i ndikimit te tyre qyteti u perfshi ne nje sere ngjarje, qe me te drejte mund ti quajme “te vrullshme”. Ne vitet 431-404 pk do te shpertheje lufta e Peloponezit. Kjo lufte nga me te medhate dhe me te rendesishmet ne historine e Greqise se vjeter u zhvillua ndermjet dy aleancave kundershtare. Lidhjes se Peloponezit nga njera ane dhe asaj te Delosit nga ana tjeter.
    Si preteks i kesaj lufte sherbeu konflikti qe shpertheu ne qytetin e Epidamit(Dyrahu)2 ne vitin 436 pk, midis Korkyres dhe Korintit. Perfaqesuesit e Demosit(Demokratet) u ngriten kunder aristokrateve ne kete qytet dhe iu morren pushtetin duke i rrezuar ata nga pushteti. Aristokratet e debuar gjeten stehe tek Iliret Taulante, te cilet u perzien ne konflikt, duke rrethuar nga toka qytetin e Epidamit.

    1.Sculacis, PERIPLUS, ILYROI 26
    2.Epidami u themelua si qytet ne vitin 627 pk nga Korkyrasit dhe Korintasit. Kolonistet te drejtuar nga kryetari i tyre, i biri i Korintasit Eratokel, u vendosen ne nje vendbanim prane detit qe u perkiste Ilireve Taulante. Apiami citon nje legjende te tille: Mbreti Ilir Epidam ndertoi prane detit nje qytet qe i vuri emrin e tij. Dhenderi i tij Dyrrahu ndertoi ne pjesen jugore te qytetit nje port me emrin e tij. Me kalimin e kohes qyteti fitoi emrin e dyte, Dyrrah.

    Ne ndihme te aristokrateve Epidamas erdhi flota Korkyrase. Korkyra nuk mund te pajtohej me faktin qe sundimin mbi Dyrrahun mund ta merrte Korinti1, kundershtari i saj, i cili ishte mbeshtetes i Demokrateve. Gjate zhvillimit te ketyre ngjarjeve Apolonia u kthye ne aleate te Korkyres, fakt qe tregonte se ky qytet anonte me simpatite politike. Nje repart me ushtare korintas te perforcuar me Leukadas dhe Ambrakas erdhi ne Apoloni dhe pasi u plotesua me ushtare vendas u nis per ne Dyrrah.
    Tuqiditi2, historiani Athinas i luftes se Peloponezit, tregon se: “Korintianet derguan me kenaqesi ndihme ne Epidam.....Njesia ju drejtua me ane te tokes, Apolonise, qe ishte ngulim i korintasve, nga frika se mos e zinin detin Korkyrasit dhe i pengonin per ne Epidam”. Ne vitin 314 pk Apoloniatet provuan shijen e hidhur te rrethimit te qytetit te tyre prej mbretit Ilir Glaukias. Por rreziku kaloi shpejt dhe qyteti nenshkroi me Glaukian nje traktat paqeje nuk eleminoi rreziqet mbi qytetin. Pa kaluar kohe e gjate, ne muret e qytetit u shfaqen ushtrite maqedonase te mbretit Kasander. Ai pushtoi qytetin dhe krahinen. Pushtimi maqedonas zgjati deri ne vitin 312, kur u detyrua te largohet nga nje kryengritje popullore, qe shpertheu ne qytet dhe u perkrah nga Glaukia dhe Korkyra. Perseri Kasandri me forca te medha pas disa muajsh do te rrethoje Apolonine, por deshtimi do ta shoqeroje perseri, per ti lene vendin sundimit te Pirros se Epirit.
    Nje rrezik i ri do te shfaqet ne vitin 230 pk. Kesaj rradhe shteti Ilir dhe mbreti Agron i dinastise Ardiane do te kerkoje qe te vendose hegjemonine e tij ne Adriatik. Kete politike do te perpiqet ta shfrytezoje e shoqja, Teuta, e cila tentoi por pa rezultat te pushtoje edhe Apolonine. Kjo tentative do ta trembe qytetin sepse ne vitin 229 pk, Teuta pushtoi Korkyren dhe nenshtroi Epirin. Keshtu Apolonia3 ju bashkua kerkeses se Dyrrahut dhe Ises(Dalmaci), te cilat kerkuan mbrojtjen e Romes, sepse Teuta mund ta shihte veten zonje te qytetit. Polibi thote e ftesa ndaj Romakeve nga Apoloniatet u be me qellimin “Per te mos lejuar Iliret qe te shkaterronin qytetin e tyre”.
    1. Korkyra u krijua nga korintasit si koloni e tyre ne vitin 734 pk. Kolonistet e pare erdhen nga Korinti te drejtuar nga Kersekrati.
    2. Tuqiditi “Lufta e Peleponezit” fq.30, Tirane 1986.
    3. T. Zavalani, Historia e Shqiperise, fq.22, Londer 1957

    Roma ju pergjegj ketyre qyteteve duke derguar kunder Ilireve dy konsujt, Gnej Fulvin dhe Aul Postumin, te cilet menjehere nisen veprimet e tyre. I pari me 200 anije u nis ne drejtim te Korkyres. Korkyrasit i priten me gezim romaket dhe ne marreveshje me komandantin e flotes Ilire, Demeter Farin, ja dorezuan atye ishullin. Konsulli i dyte u nis nga Brindizi me 20 000 kembesore dhe 2000 kalores1. Ai mberriti ne Apoloni, nepermjet Otrantos dhe lumit Vjose. Kesaj here Polibi pohon se “Qyteti i priti me gezim dhe u vu nen mbrojtjen e tyre”.
    Ketu keto trupa u bashkuan me floten qe erdhi nga Korkyra dhe vazhduan sulmin ne veri ndaj territoreve te shtetit Ilir. Pas perfundimit te luftes se pare Iliro-Romake(229-228 pk), Apolonia u kthye ne protektorat romak dhe se bashku me Orikun2, u shnderrua ne baze te flotes romake qe patrullonte Otranton, dhe Adriatikun e jugut. Apolonia perseri do te behet qender e pregatitjeve te Romes kunder shtetit Ilir. Kesaj rradhe ne luften e dyte Iliro-Romake kur konsulli Luc Emili e theu Demeter Farin ne Dimal3 rreze Shpiragut, 30 km ne lindje te Apolonise. Por qetesia e Apoloniateve do te prishej serish, kur dy vjet me vone mbreti Filip i V i Maqedonise, u perpoq te pushtonte qytetin e tyre. Ai arriti ne grykederdhjen e lumit Aos(Vjose) me qellim sulmin ndaj portit te Apolonise. Sapo mberriti ketu Filipit i erdhi lajmi i prapitur se ne ndihme te qytetit po vinte flota romake. Me ndjenjen e frikes dhe i zemeruar nga fati, Filipi i V u terhoq per tu rikthyer perseri nen muret e Apolonise ne vitin 214 pk, me 120 anije lufte. Ndersa ngriti ndaj saj rrethimin ai nisi floten kunder Orikut dhe e pushtoi ate, siç pohon Tit Livi4: “Me sulmin e pare”. Megjithese Apolonia ishte qytet i mbrojtur me mure te fuqishme, banoret e saj i kerkuan perseri ndihme Romes, nen te cilen e ndienin veten me te mbrojtur. Trupat maqedonase kishin grumbulluar per te sulmuar qytetin mjete rrethimi si: katapulta, balista etj, por ata nuk i perdoren dot keto arme sepse romaket, pasi rimoren Orikun derguan dymije ushtare ne ndihme te Apolonise.

    Keto trupa u futen naten fshehurazi ne qytet, kaluan ledhet pa u diktuar dhe sulmuan kampin maqedonas. I zene ne befasi Filipi u terhoq drejt grykes se lumit, por kur e pa qe edhe kete pozicion e kishin zene romaket, i vuri zjarrin anijeve te veta, duke u kthyer ne atdhe nepermjet territoreve Ilire: “me nje ushtri te zhveshur e pa arme”5.
    1. Polibi, Historiale, Lib I, 10
    2. T. Zavalani “Historia e Shqiperise”, fq. 22, Londer 1957
    3. Dimali ndodhet ne fshatin e sotem Allambrez te Beratit.
    4. Tit Livi XXIV, 40,1
    5. N.Ceka, “Apolonia e Ilirise” fq 27-28

    Ky mbret asnjehere nuk hoqi dore nga deshira per ta pushtuar Apolonine. Ne vitin 205 pk ai ndermori nje fushate te re pushtuese, por pasi e pa veten te pafuqishem perballe mureve te qytetit, u largua duke plaçkitur territoret perreth, si shenje e hakmarrjes, ndaj asaj qe nuk arriti. Ne vitin 200 pk ushtrite romake zbarkojne perseri ne Apoloni, duke e kthyer ate ne nje baze te perhereshme per pushtimin e Ballkanit. Nje vit me vone 199 pk, konsulli Suplici niset nga Apolonia dhe pushton me legjonet e veta Dasaretin dhe nje pjese te Maqedonise perendimore.
    Ne vitin 189 pk konsulli tjeter romak Fulvi, niset po nga ky qytet kunder territoreve te shtetit te Epirit. Megjithe pranine romake ne qytet mbreti i Ilireve Genti do ta perfshije ate ne planet e veta te pushtimit. Ai mendonte se Apolonia do te sherbente si mjet per te forcuar shtetin Ilir, nepermjet venies nen kontroll te bregdetit. Gjate operacioneve ushtarake qe ai zhvilloi ne luftimet me romaket ne vitet 168-167 pk (Lufta e III Iliro-Romake), Genti nisi kunder Apolonise nje skuader detare prej 40 anijesh. Forcat e qytetit ne bashkepunim me ato romake i bene balle ketij sulmi Ilir. Dorezimi i Gentit perballe Pretorit Luç Anicius Galiusit solli renien e shtetit Ilir. Apolonia u bashkua me tokat Ilire dhe u integrua ne jeten ekonomike te Republikes Romake1.
    Qyteti bente pjese ne provincen romake te Maqedonise, e cila shtrihej prej lumejve Drin dhe Vjose. Kjo province administrohej nga Senati. Ajo kishte te drejten e vetqeverisjes, njesoj si provincat Italike. Autoritetet vendase ishin ngarkuar me mbledhjen e taksave te cilave ja dorezonin nenpunesit kompetent ne Rome. Perfaqesuesit e çdo krahine rurale mblidheshin rregullisht ne kuvendet krahinore(Conventus). Kurse perfaqesuesit e ketyre kuvendeve mbidheshin nje here ne vit ne keshillin e provinces (Consilium), nen drejtimin e Guvernatorit (Prokonsullit).
    Por qetesia e paqes nuk do te vazhdonte perjetesisht. Luftrat do te rifillojne perseri duke futur nen vorbullen e tyre edhe Apolonine.

    1. T.Zavaliani Histori e Shqiperise, fq.35
    Kesaj rradhe do te jene romaket njeri kunder tjetrit, ku perreth mureve te qytetit do te ndeshen Çezari1 dhe Pompeu2. Pershkrimin e tyre na e jep vet Çesari ne vepren e vet “Lufta Civile”, ku pas zhvillimeve ne Rome teatri i ngjarjeve zhvendoset ne Ballkan. Ishte fundi i vitit 49 pk kur Çesari zbarkoi me floten e tij nga Brindizi ne Palase(Paleste). Qe ketu duke kaluar nepermjet Orikumit ai u shfaq perpara mureve te Apolonise, e cila ndodhej si i gjithe rajoni nen kontrollin e Pompeut.
    Komandant Luç Staberi, qeveritari i qytetit dhe besnik i Pompeut, urdheroi te sillnin uje ne Akropol, ta fortifikonin ate dhe njekohesisht per garanci, u kerkoi pengje Apoloniateve. Keta te fundit nuk pranuan dhe vepruan me mjaft zgjuarsi duke i hapur Çezarit portat e qytetit te tyre.
    Çezari u fut ne Apoloni dhe la aty kater kohorta ndersa me trupat e tjera ju drejtua Dyrrahut, kryeqendres te trupave te Gnej Pompeut. Nderkaq Pompeu i cili ishte duke ardhur nga Maqedonia kur mori vesh se Çezari kishte pushtuar Orikun dhe Apolonine, shpejtoi me nje marshim te sforcuar ushtrine e tij per ti prere rrugen Çezarit, drejt Dyrrahut.
    Ishte arritja e shpejte e tij ajo qe e detyroi Çezarin te ndalte marshimin dhe te ngrinte kampin ne bregun e lumit Aps (Seman), ne kufi me Apolonine prane fshatit te sotem Kuç. Perballe tij ne anen tjeter te lumit, ngriti kampin e tij Gnej Pompeu, aty ku sot ndodhet fshati Kosove e vogel(Lushnje).
    I vendosur ne jug te Semanit Çezari kontrollonte Apolonine, luginen e Devollit, Osumit, Keshtjellat e Thronit(Treportit), Kanines, Amantias, Orgesos(Margelliçit)4, Tyarkanos(Cakran), Tithyra(Cfir), Peleon(Mbolan), Apis(Mjeshtove), Kethreon(Krotine), etj.

    1. Kaj Jul Çezari (100-44 pk). Burre shteti ne Romen e vjeter. Ne vitin 60 perfundoi nje marreveshje me Pompeun dhe Krasin, duke ndare pushtetin (TriumviratiI). Ne vitin 59 pk u zgjodh konsull. Kur mbaroi koha e konsullatit u ngarkua me qeverisjen e Galise. Qe ketej u nis per ne Rome drejt marrjes se pushtetit. Por per kete u ndesh me Pompeun. Pasi theu Pompeun ne vitin 48 pk ne Farsala te Maqedonise ai u kthye ne Rome, duke e shpallur veten diktator dhe çensor te perjetshem. U vra ne vitin 44 pk ne Rome nga nje grup senatoresh komplotiste.
    2. Pompeu i madh (106-48 pk). Burre shteti dhe strateg Romak. Ne vitin 60 pk mori pjese ne triumviratin e I bashke me Çezarin dhe Krasin. Ne vitin 48 pk pasi u thye ne betejen e Farsales, iku ne Egjipt ku dhe u vra.
    3. JUL CAESARIS. BELI CIVILIS. LIB III
    4. I kesaj kohe mund te jete edhe toponimi Mallakaster. Studiusi Pal Nikolli argumenton se ky emer vjen nga latinishtja d.m.th Malla- e keqe dhe kaster-fortese, kamp, kampe te keqinj. U quajt keshtu sepse shtepite ishin te vendosur ne maje kodrash dhe ishte e veshtire pushtimi i tyre. Pukevili e ka hedhur i pari kete hipoteze qe permendem me siper. I kesaj ideje eshte edhe studjuesi Hysen Emiri

    Te dy ushtrite qendruan ne keto pozicione gjate gjithe dimrit. Pasi Çezarit i erdhen perforcime nga Italia dhe Mark Antoni zbarkoi ne Shengjin, kampet u zhvendosen drej veriut ne lumin Genesis(Shkumbini). Ishte e thene qe keto ngjarje te beheshin subjekt i poezive te Lukianit. Ne vargjet e tij ai shprehet keshtu, duke mos e ditur se ato do te shfrytezoheshin si dokumente me vone.
    “Per here te pare pashe romaket qe ndeshen ne kampet armike
    Lumin e Genusus me rryme te vershueshme
    Dhe te butin Apsus, i pershtatshem per lundrimin e anijeve te vogla”.
    Prane Bashtoves ne Asparagum1 do te zhvillohet beteja midis ish dy triumvirve, ku Çezari do te thyhet. Pompeu fitues do ta ndjeke ate deri ne muret e Apolonise, por pa e kapur dot armikun e tij. I mbrojtur ketu Çezari priti perforcimet e reja qe i erdhen nga Roma. Se bashku me to ai u nis prej Apolonise per ta thyer perfundimisht Pompeun2.
    Biografi I Çezarit, Seutoni3 thote se, mbas luftes civile Çezari dergoj ne Apoloni per te studiuar Oktiavianin4, nipin e vet. Ky i fundit, ishte student ne shkollat e qytetit, kur komplotistet te drejtuar nga Bruti dhe Kasi do te vrasin Çezarin. Kete fakt na e pershkruan Nikola i Damaskut, ne vepren e tij, “Mbi edukimin e Oktavianit”, ku thote5: “Apoloniatet te mbledhur qe te gjithe i luteshin Oktiavianit me dashamiresi qe te qendronte prane tyre, duke i premtuar t’i vinin ne sherbim qytetin ... Por ai qe deshironte ta pergjonte rastin, duke qene prane ngjarjeve, nuk hoqi dore nga mendimi qe te nisej me det”. Oktaviani kthehet ne Rome per te marre pjese se bashku me Antonin dhe Lepidin ne triumviratin e dyte dhe nis luften kunder republikaneve.
    Gjate ketyre luftrave civile Mark Antoni do te kapet rob ne akropolin e Apolonise nga republikani Brut. Me vendosjen e diktatures se Oktavianit, Apolonise iu shperblye besnikeria. Ajo mori statusin e autonomise duke u çliruar nga detyrimet fiskale. Qyteti tanime shnderohet ne municip(bashki), ku kultura romake do te leshonte rrenjet e veta.
    1. Fshati i sotem Ballaj, rrethi i Kavajes
    2. Ne betejen e Farsales.
    3. N. Ceka “Apolonia e Ilirise” fq.34
    4. Oktavian Augusti (63pk-14pk) nip i Jul Çezarit, trashegimtar politik i tij. Si perfundim i nje lufte te gjate civile ne vitin 30 pk Augusti mori pushtetin prishi regjimin republikan dhe vendosi perandorine.
    5. Nicolai Dalmascesi, fragmenta17, fq 105
    6. T. Zavalani “Histori e Shqiperise” fq 37


  5. #5
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Bashkimi me Perandorine Romake

    E drejta qe i dha Augusti Apolonise per te qene “e lire dhe e mbrojtur” e ndihmoi qytetin qe ta merrte veten pas luftrave te gjata. Ajo filloi te shijoje qetesine e “Paqes romake”. Nje qendrueshmeri e permasave te tilla nuk kishte ekzistuar me pare, por kjo nuk do te thoshte qe nuk do te kishte me turbullira. Romaket qe kishin arritur ne krahinat veriore te Danubit ne Ballkan, bene perpjekje te medha per te perballuar kryengritjen Ilire te viteve 6-9. Njeri prej udheheqesve te saj Bato Dalmati, ne lufte me romaket sulmoi edhe Apolonine. Perpara qytetit u zhvillua beteja e kryengritesve me Romaket, ku Iliret fituan dhe u bene zoter te perkoheshem te qytetit. Kjo ngjarje per te cilen flet Dion Kasi, eshte ngjarja e fundit qe e permend kete qytet. Ndersa udhetare te ndryshem na japin pershkrime te tjera. Ne shekullin e II gjeografi nga Aleksandria Ptolemeu1, i ben kete percaktim kesaj treve qe ndodhej ne provincen e Maqedonise, duke paraqitur ne harte edhe qytetet kryesore, se bashku me lumenjte, malet, dhe vendodhjet e tyre gjeografike. “Ne Taulantia”, shkruan ai, ndodhen: Dyrrahu ne 450, gryka e Lumit Panyasos 4505’, gryka e Lumit Apsos 4505’, Apolonia 4505’, gryka e Lumit Aos 4505’ Aulona 44045’, Arnisa 45020’ etj. Pas shkrimeve te ketij gjeografi deshmite e autoreve antike, fillojne te behen shume te rralla. Megjithate historia vazhdon se bashku me historine e Perandorise Romake, nga ku mund te permendim ngjarjet e meposhtme.

    Perandori me origjine Ilire Diokliciani(284-305) ne reformat e tij beri dhe ndarjen e re administrative te perandorise ku zona e Fierit do te beje pjese ne Provincen e Epirit te ri me qender Durresin (Dyrrahun). Epirius Nova(Epiri i Ri) shtrihej nga lumi Drin ne veri dhe deri ne lumin Vjose ne jug. Ai qeverisej nga nje konsular, selia e te cilit ndodhej ne qendren e provinces2 Ne vitin 305 Diokliciani terhiqet nga froni te cilin e ze Konstandini. Ky Perandor ne vitin 313, beri zyrtare fene kristiane e cila ishte perhapur me pare edhe ne Apoloni, Bylis, Nikaja dhe qendra te tjera.

    1. Ptolemeu, Geografia, Lib.3, 2
    2. Qyteterimi Romak u ndje i fuqishem ne treven e Fierit qe nga vendosja e pushtimit nga Roma e deri ne periudhen e dyndjeve sllave. Ky proçes i njohur me emrin Romanizimiu u be nepermjet shkrimit latin, fese, ndertimeve, kultures romake. Mbeshtetje e romanizmit u bene kolonite romake. Ne Apoloni dhe Bylis u vendosen banore latine me familjet e tyre. Mbishkrimet latine e deshmojne kete fakt. Akoma dhe sot ndeshim ne kete zone toponime me origjine latine si Frakulla(Fiacola-flake) Laçaj (kenete), Mallakastra(kampe te keqinj), mbishkrimet e Bylisit, etj.

    Gjate periudhes se sundimit te perandoreve Dioklician dhe Kostandin niveli i jeteses ne Provincat Ilire dhe treven per te cilen po shkruajme, ra shume. Kolonet si shumica e popullsise fshatare dhe si forca kryesore prodhuese filluan dalngadale te bien ne pozitat e bujkrobit. Kriza financiare e Perandorise solli zhvleresimin e monedhes gjate gjithe shekullit te III-te. Keshtu detyrimet shteterore filluan te shnderrohen nga te hollat ne natyre. Per te nxjerre perandorine nga kriza Kostandini “i madh” nxori taksen shteterore “Anoma”, qe ishte burimi kryesor i te ardhurave te shtetit. Ajo merrej nga provincat dhe vilej drejtperdrejt nga Prefekti i Pretorit. “Anoma” merrej nga nje parcel toke qe punohej nga nje bujk dhe kishte nje pjellori te caktuar. Mbledhja e saj filloi te paraqiste veshtiresi edhe ne treven tone. Per shkak te paqendrueshmerise te fshatareve, te cilet filluan te zhvendoseshin ne rajone te tjera te vendit per shkaqe te pasigurise ekonomike dhe dyndjes se popujve barbare.

    Reformat agrare te Dioklicianit e lidhen bujkun me token. Keto reforma u thelluan me tej me masat e marra nga Kostandini me sistemin “EPIBOL”, i cili zevendesonte krahun e punes, qe filloi te mungonte ne bujqesi. Me kete sistem te ri, pronaret private te tokave detyroheshin te punonin tokat djerre te shtetit dhe te paguanin taksat perkatese. Romaket vepruan ne Ballkan sipas nje plani te zbatuar ne te gjithe perandorine, duke i integruar keto territore ne gjirin e shtetit te Romes. Ketij qellimi i sherbeu edhe ndertimi i nje rrjeti rrugesh prej guri dhe vendosja pergjate tyre e nje sere garnizonesh ushtarake per te siguruar rendin. Veprimi i administrates dhe i drejtesise romake u shoqerua me vendosjen e koloneve. Ushtaret romake pasi terhiqeshin nga sherbimi ushtarak shperbleheshin nga shteti me toka, sidomos prane qyteteve, ku fillonin veprimtarine e tyre si bujq. Kjo ishte arsyeja kryesore e Romanizmit, ku popullsia e kesaj treve hoqi dore nga zakonet vendase dhe pershtati veshjet, gjuhen dhe zakonet romake. Dhenia ne vitin 212, te gjithe shtetasve te perandorise nga Perandori Karakalla, te qytetarise romake; i hapi perspektiva te reja zhvillimi qytetareve, te cilet mund te levizin pa probleme ne te gjithe perandorine, si dhe te futeshin me lehtesi ne gjirin e administrates romake. Megjithese solli qyteterim pushtimi romak pati edhe rrjedhoja negative. Gjuha Ilire u detyrua te mos perdorej ne pjesen perendimore te vendit ku u zevendesua me latinishten.
    Ne vitin 395 perandoria romake u nda ne dy pjese te veçanta e te pavarura nga njera tjetra. Perandori Teodos e ndau ate midis dy djemve te tij. Perendimin me qender Romen ja la djalit te vogel Honorit, ndersa pjesen lindore (Bizantin) ja la djalit te madh, Arkadit. Ne perandorine Bizantine bente pjese edhe Iliria e jugut ne te cilen perfshiheshin provincat e Prevalit, Dardanise, Epirit te ri dhe Epirit te vjeter. Keto provinca qendruan me shkeputje nen Bizantin perreth dhjete shekuj nga viti 395 deri ne vitin 1341, kur vdekja e perandorit Bizantin Androniku III Poleolog solli shembjen e pushtimit te perandorise Bizantine ne Shqiperi. Prokopi i Çezarese1 na njofton se, ne vitin e ndarjes se perandorise ne 395, shpertheu kryengritja e Taulanteve kunder sundimit romak. Per te shtypur kete kryengritje perandori Honor dergoi kunder kryengritesve fisin barbar te Visigoteve te komanduar nga prijesi i tyre Alariku. Gjithe treva u perfshi nga pasiguria dhe shkaterrimet. Gotet qendruan ketu reth 15 vjet, dhe me vone u larguan drejt Romes duke lene pas vetem rrenime. Gjate kesaj periudhe filloi dhe braktisja e qyteteve. I tille eshte rasti i Apolonise. Tre ishin faktoret e rrenimit te saj: Largimi i Vjoses ne shekullin e III-te, e cila ndryshoi shtratin me ne jug duke e lene qytetin pa portin e tij.
    Termetet e viteve 234 dhe 345 rrenuan nje pjese te qyteteve te bregdetit te Adriatikut lindor, duke perfshire edhe Apolonine. Por goditjen e fundit asaj ja dhane dyndjet e popujve Barbaro-sllave. Keto dyndje ishin te njepasnjeshme dhe sollen regres. Ne vitin 479 Visigotet te drejtuar nga Teodoriku bene nje tjeter inkursion. Pas pushtimit te Durresit dhe Skampinit(Elbasanit) ata ju drejtuan Fushes Ilirike(Myzeqese) duke mbjelle kudo dhune dhe shkaterrim. Ne vitin 517, Ungret2 e shkretuan Epirin e ri, ndersa dhjete vjet me vone u dynden Gepidet, Herulet etj. Ata u pasuan nga avaret dhe sllavet e jugut. Sulmet e para te sllaveve ne jug te Danubit nisen ne vitin 527 ne kohen kur vjen ne fuqi Justiniani, duke u bere nje dukuri e perhereshme te kohes se sundimit te tij. Justiniani ne vend qe te forconte kufirin ne Danub dhe te debonte “sllavenet”, trupat e rekrutuara ne Iliri dhe Traki i perdori per te rimekembur pushtetin perandorak ne Afrike, Spanje dhe Itali.

    1. Prokopi i Çezarese”De bello vandalico, III, 10-12 cituar nga vellimi Iliret dhe Iliria tek autoret antik, fq.432.
    2. Johan Tuman. “Autoktonia e shqiptareve ne studimet gjermane” studimi “Kerkime ne historine e popujve te Evropes Lindore”.

    Ne vitin 545 sllavet u shtyne ne thellesi te Trakise kurse ne vitet 547-548, ata shkaterruan Dalmacine dhe Ilirine duke arritur deri ne Dyrrah, ne vitin 579. Pasi e shkaterruan qytetin e plaçkiten dhe e shpopulluan. Me pas sllavet ju versulen bregdetit te Epirit te ri duke shkuar deri ne Vjose, nepermjet treves sone. Sllavet pushtuan me lehtesi te gjitha qytetet e keshtjellat qe perforcoi dhe ndertoi Justiniani, sepse siç e permendem me siper ato nuk kish kush t’i mbronte. Justiniani ndertoi ne Epirin e ri gjithsej 58 fortifikime1. Njezet e gjashte ishin rindertime ndersa tridhjete e dy ndertime te reja. Prokopi i Çezarese2 shkruan se me nje pune te sforcuar dhe te mundishme u rindertuan dy qytete te Dyrrahut, Amantias, Aulones, Antipatrias, Argyas(Margelliçit), Bylisit etj. Ne kete territor punimet i drejtoi arkitekti i Justinianit Viktorinusi3, i cili permendet per vepren e tij nga nje seri mbishkrimesh. Ne vepren e Prokopit nuk permendet Apolonia. Me banoret qe braktisen qytetin mund te jene mbushur qytetet e vogla, qe gjendeshin rreth e perqark saj, te cilat ne kete kohe u rrudhen ne formen e Keshtjellave. Sipas Shuflait te tilla ishin, Spinarica mbi gryken e lumit Vjose, Klisura, (Clisania-Clausura), Klosi mbi vendin ku kalon mbi Vjose rruga Vlore-Berat(Klosi) dhe Aulona. Ndersa Aristidh Kola thote se banoret e Apolonise u vendosen ne Aulone (Vlore). Pas renies se Apolonise si qendra me e rendesishme ekonomike, kulturore dhe fetare ne treven midis Vjoses dhe Shkumbinit, doli qyteti i Bylisit. Gjate periudhes se Justinianit u ngriten brenda agorase antike ne pjesen jugore te qytetit 5 kisha te tipit Bazilikal. Njera prej tyre ka qene katedrale, e cila sherbente si seli peshkopale. Nga germimet arkeologjike ne dyshemene e saj u gjenden gozhde, copa tjegullash, monedha te kohes se Justinianit, si dhe gjurme djegiesh. Shkaterrimi i kesaj kishe lidhet me shkaterrimin e Bylisit ne vitin 548, nga inkursionet sllave te ketij viti.

    1.S. Muçaj Iliria 1, Tirane 1986
    2.Prokopi CAESARENSIS,DE AEDICIS
    3.M. Shuflai “Serbet dhe Shqiptaret”, fq.9, Tirane 1926
    Per here te fundit Apolonia permendet ne katalogun e Hieroklit i cili ishte nje udhezues udhetimi i perpiluar ne shek.VI es. Ne kete kohe ketij qyteti nuk i kishte mbetur vetem shkelqimi i dikurshem i antikitetit.


    Per kete ngjarje Prokopi i Çezarise na njofton se kur repartet e perbera me trupa Ilire ne perberje te Legjioneve bizantine ishin te zene ne lufte kunder Goteve ne Itali, nje inkursion sllavenesh(sllavesh) kaloi Danubin dhe pasi pershkroi gjithe Ilirikun arriti ne Dyrrah, duke vrare gjithe njerezit e moshes madhore dhe duke pushtuar me lehtesi gjithe keshtjellat e Epirit te ri, te cilat nuk kishin kontigjentet e duhura per mbrojtjen e tyre. Por qyteti do te rindertohet nga arkitekti i perandorit Justinian Viktorinus ne vitet 549-550. Keto ndertime u bene ne nje kohe kur rreziku i inkursioneve barbaro-sllave ishte shume kercenues, mbi territoret Ilire. Ne muzeun historik kombetare ne Tirane ruhen 3 mbishkrime nga Bylisi te cilat i perkasin rindertimeve te mesiperme. Te perkthyera nga latinishtja ato japin te dhena shume interesante: - “O i huaj mos ju shmang veshtrimit nga bukuria e Bylisi, muret rrethuese te te cilit dikur te renuara i rindertoi Viktorini guximtar”. Ndersa ne mbishkrimin e dyte qe eshte me i gjati thuhet: - “Me providencen e perendise dhe hyjneshes virgjereshe duke i sherbyer drejt qellimit dhe menyrave te veprimit te Justinianit, sundimtarit shume te fuqishem qe ngriti keshtjellat e Myzise e te Skythise dhe te territorit te Ilirikut me gjithe Trakine, Viktorini njeri me aftesi strategjike, ndertoi me pervujteri muret rrethuese te Bylisit”.

    Te shkruara qarte keto mbishkrime jane dokumente autentike, te cilat deshmojne qarte kete pjese te historise. Per vlerat qe bartin po citojne edhe permbajtjen e dy te tjereve. Ja se ç’thuhet ne te tretin: “Nuk ankohem me per barbaret dhe nuk kam me frike sepse gjeta tek Viktoriani i madh nje njeri i cili me ndertoi me duart e tij”. Keto mbishkrime te ruajtura ne pllaka guri jane gjetur gjate germimeve te bera ne Baziliken mesjetare te Ballshit. Ka ekzistuar edhe nje mbishkrim tjeter i gjetur nga Prashnikeri ne te njejtin vend ne vitin 1918. Ai humbi gjate terheqjes se ushtrise Austro-Hungareze ne fund te luftes se I boterore. Permbajtja e ij ishte e tille: “Asnjehere nuk do ti dorezohem hendeqeve te harreses as emri i Justinianit te fuqishem, por as koha e gjate e pallogariteshme nuk do te mbuloje mundimet e Viktorinit, virtytet e te cilit jane ngritur lart me mburrje”. Rindertimet e mesiperme e rrudhen Bylisin ne 1/3 e siperfaqes se tij te meparshme. Megjithate qyteti e ruajti rendesine sepse vazhdoi te ishte perseri qender Peshkopale.
    Gjate periudhes Bizantine do te ndryshohet edhe emri i tij. Diku nga mesjeta e hershme ai filloi te quhet nga vendasit Balles (Bylis-Balis-Balles-Ball). Kete emer qyteti e mori per shkak te pozicionit te tij mbizoterues qe do te thoshte Ball ose kryevend. Ky emer do te perdoret edhe nga te huajt ne dokumentat e ndryshme historike. Keshtu Bizantinet do ta emertojne “KEFALINI” (Kefalos-greq-Krye-Koke) ndersa Bullgaret do ta therrasin “Gllavinice”(Gallava(Bullg)-Krye-Koke). Keto dy terma nuk jane veçse perkthim i fjales shqipe “kryevend”, qe perkojne me toponimin Ball-Ballesh.

    Kristianizmi

    Fillimet e kristianizmit ne bregdetin e Adriatikut Lindor i kemi qysh ne mesin e shekullit te I es. Shen Jeronim Eusebi1 nga Dalmacia deshmon se Apostulli Pal nje nga dymbedhjete dishepujt e Jezusit ne letren e tij derguar romakeve kreu i 15, vargu 19 ne Bibel thote: E kam predikuar ungjillin e Krishtit qe nga Jeruzalemi deri ne Iliri. Prifti Jezuit At Daniele Farlati qe ka jetuar ne shek XVIII, ne vepren e tij “Historia kishtare e Ilirise”(ILYRICUM SACRUM) thekson se: “Apostulli Pal vizitoi Durresin ne breg te detit Adriatik”. Apostulli Pal gjate veprimtarise se tij per te percjelle fjalen e zotit qendroi dy vjet ne qytetin grek te Korintit2. Qe ketej ai mund te kete rivizituar edhe tokat Ilire, duke ditur afersine e Korintit me Provincen Romake te Epirit te ri. Fan Noli citon nje leter te Palit per Titone3(kreu 3, vargu 12) ku ai thote: “Kur te dergoj Artemane ose Tikikun tek ti, shpejto te vish tek une, e te me takosh ne Nikopoli4, sepse atje kam vendosur te dimeroj”. Te dy mesazhet e letrave te Palit mbeshteten tek deshmite e Jeronimit. Sipas tyre ka qene vete Shen Pali, i cili vizitoi Ilirine dhe predikoi ungjillin. Pas vitit 58 ne Durres, ne kohen e Perandorit Neron ekzistonte nje komunitet fetar kristian, i cili me vone do ti nenshtrohet persekutimeve. Qe nga Durresi duke shfrytezuar lidhjet tradicionale kristianizmi hodhi rrenje ne Apoloni e me pas ne Bylis. Ne kete kohe keto qytete ndodheshin ne provincen romake te Epirit te ri dhe kishin midis tyre marredhenie te gjera ekonomike, shoqerore e kulturore.

    Deri ne vitin 313, ne te cilin u zyrtarizua kristianizmi ne Apoloni ai ishte zhvilluar ilegalisht, duke pasur edhe persekutime siç ishte rasti i IBASIT nga Athina5. Pas ketij viti nisi edhe organizimi kishtar. Ne qytetet e medha u krijuan Peshkopatat, (Apoloni, Bylis). Peshkopatat e shtrinin veprimtarine e tyre ne te gjithe krahinen perreth,(Dioqezen). Vete Peshkopatat vareshin nga Metropolite, e vendosura ne qender te provincave. Peshkopatat e Bylisit dhe Apolonise vareshin nga Metropolia e Durresit.

    1. Shen Jeronimi (343-420) fiog, historian dhe teolog nga Dalmacia. Perktheu i pari Biblen ne Latinisht.
    2. Dhiata e re, Veprat e Apostujve
    3. S. Noli, Vepra 6, fq.537, Tirane 1996.
    4. Nikopoli qendra e Provinces se Epirit te vjeter,(Preveza)
    5. N.Ceka “Iliret” fq.245 Tirane 2001

    Peshkopet e Provincave mblidheshin rregullisht nen kryesine e Metropolitit ne Sinodet Provinciale, ku diskutoheshin probleme te dogmes fetare, besimit dhe organizimit te klerit lokal. Metropoliti dhe peshkopet merrnin pjese ne Koncilet Ekumenike (Gjithekristiane), ku diskutoheshin problemet kryesore te kristianizmit. Metropoliti zgjidhej nga Sinodi i Peshkopeve te Provinces, qendra e te cilit ishte Durresi. Nga dokumentat historike deshmohet pjesemarrja ne Koncilin Ekumenik te Efesit, ne vitin 431, te Metropoli te Provincave Ilire te Prevalit, Epirit te ri, Epirit te vjeter. Metropoliti i Durresit ishte i shoqeruar ne kete koncil edhe nga ndihmesi i tij Peshkopi i Apolonise dhe Bylisit, Feliks. Peshkopatat e Apolonise dhe Bylisit duhet te kene pasur si dioqeza Myzeqene e Mallakastren. Me pas me renien e Apolonise dioqeza e Myzeqese do te bjere ne juridiksionin e Peshkopates se Bylisit.

    Ky fenomen ndodhi ne vitet 20 te shek.V. Edhe Peshkopi Euseb mbante titullin e dyfishte si peshkop i Apolonise dhe i Bylisit. Pas vitit 458 ky titull ndryshoi, sepse ne vitin 458 permendet vetem Peshkopi Filohar i Bylisit. Me organizimin kishtar do te ngrihen edhe godinat e para te kultit. Tipi kryesor i tyre ishin Bazilikat1, te cilat ishin fillimisht ndertesa romake per gjykatat. Ne treven per te cilen po flasim rrenoja te bazilikave i gjejme ne Apoloni, Margelliç, Plyk, Bylis, Kraps, Gorishove, Dukas, Panahor, Ballsh, Cakran, etj. Ashtu siç u perhap ne treven e Fierit, me te njejten skeme kristianizmi u organizua gjate shek te pare edhe ne Mallakastren fqinje. Organizimi i hierarkise kishtare perfundoi gjate 80 viteve te para te vendosjes se Perandorise Bizantine ne Shqiperi. Sipas nje ligji te nxjerre nga Perandori Zenon, (474-475), qe na e jep kodi i Justinianit, thuhet se: “Çdo qytet duhet te kete me çdo kusht nje peshkop te vetin”. Kete fakt e ndeshim edhe ne dokumentacionin historik, ku si qender Peshkopale del gjate shekullit te V-te edhe qyteti i Bylisit si kryeqender e Mallakastres. Burimet historike permendin nje sere perfaqesuesish te klerit te larte, emrat e te cileve i permendem me siper.

    1. A. Meksi “Arkitektura Mesjetare ne Shqiperi” fq.17
    2. Duke pare si iniciatore te perhapjes se Kristianizmit jane elementte te huaj Etnike themi se qytetet tona te bregdetit kishin ne kete kohe nje natyre kozmopolite.


    Per rendesine e ketij qyteti si seli peshkopale deshmojne edhe rrenojat e pese bazilikave Paleokristiane, te zbuluara ne kete qytet antik nga arkeologu Skender Muçaj, gjate periudhes se viteve 1980. Keto bazilika ku, dy te parat (A,B), kane permasa monumentale, tregojne per organizimin e konsoliduar te kishes dhe per rendesine e kesaj qendre kishtare ne periudhen e antikitetit te vone. Gjate kohes se Justinianit ne territoret e treves sone u perhap doktrina kishtare e monofizizmit qe solli, aq e aq grindje ne politiken e Kostandinopojes. Per shqetesimin e shkaktuar nga perhapja e kesaj doktrine ne vitin 535 Justiniani thirri ne Kostandinopol Metropolitin e Provinces se Epirit te ri, Anthimin. Nderkohe per periudhen qe po flasim, Metropolia e Epirit te ri varej nga Vikariati i Selanikut, i cili vete ishte nen juridiksionin e Selise Romake deri ne vitin 732. Kjo eshte arsyeja qe te gjithe termat kishtare te gjuhes shqipe jane me preardhje Latine si psh: missa-mesha, santum-shenjt, alterem-altar, crucem-kryq , monachus- murg, episcopus-peshkop, miraculum-mrekulli, altare-altar, evangelum-ungjilli, diabolis-djall, servire-sherbej, infernus-ferr etj.
    Krishterimi u perhap ne periudhen e apostujve. Kjo gje tregon se ne shekullin e VI ne treven tone gjendeshin me shume bazilika dhe objekte kishtare se ne cdo treve tjeter te hapesires shqiptare1. Duhet theksuar se nje impuls te fuqishem kristianizmit i dhane edhe Perandoret Bizantine te cilet ndermoren perndekje ndaj atyre grupeve qe nuk perkrahnin kete fe. Ato u shoqeruan me mbyllje shkollash, stadiumesh2, shkaterrim tempujsh e traditash pagane. Keshtu u thyen shume koka te statujave te mermerta, u moren mermeret e tempujve dhe teatrove per ndertimin e kishave, u shnderruan perendite e vjetra ne shenjtore te rinj. Keshtu teza e Aristidh Koles qe Athinaja u shnderrua ne Shen Meri dhe Apoloni ne Shen Gjergj mund te vertetohet katerciperisht vetem ne treven tone.

    1. “Krishterimi nder shqiptare” fq.120 Shkoder 2000
    2. A.Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”, fq 141. Tirane 2002

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 16:40.

  6. #6
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Mesjeta

    Historia e Shqiperise ka mungese dokumentash per periudhen kohore qysh nga koha e Strabonit dhe Ptolemeut(shekulli II) e deri ne kohen e pushtimit norman (shekulli XI). Boshlleqe te tilla krijon mungesa e burimeve te te dhenave edhe per treven qe po flasim. Dokumentat qe e permendin ate nuk jane veçse pershkrime te percipta dhe siperfaqesore. I fundit dokument qe vetem permend qytetet kryesore eshte: “udherrefyesi” i Heroklit ne vitin 533, i cili nuk na jep informacionet qe kerkojme. Mund te themi se pas renies se qyteteve te Apolonise, Dimalit, Amantias, Skampinit, si qendra me e rendesishme midis Durresit dhe Vlores del qyteti i Pulkeriopolisit (Beratit), ne nje pozicion me te mbrojtur ne thellesi te vendit. Me kete emer e permend ate edhe “udherrefyesi”. Pagezimi i tij me emrin e nje princeshe1 tregon se ai kishte nje zhvillim te madh. Ne te kryqezoheshin rruget kryesore te Ilirise se jugut ne antikitetin e vone. Me braktisjen e Apolonise, Bylisi dhe Pulkeriopolisi kthehen ne dy qendra te rendesishme Peshkopale. Rendesia e tyre shihet ne permendjen e shpeshte te emrave ne dokumentat kishtare te kohes.

    Me zbrazjen e Apolonise ne shek V, qendra e treves sone do te zhvendoset ne keto dy qytete. Kjo do te filloje me largimin e Peshkopit te Apolonise drejt Bylisit gjate shek te V. Eshte koha kur ka filluar kriza e marredhenieve skllavopronare, grushtin derrmues te ciles ja japin dyndjet barbaro-sllave. Keto dyndje I shkeputen kontaktet e Bizantit me provincat Ilire. Ne keto kushte ne qytete filluan te zhvilloheshin strukturat autonome te qeverisjes(Pulcheriopolis-Kefalini), ndersa ne fshat fillojne gradualisht te ngrihen strukturat feudale. Gjate shekullit te IX ndryshoi edhe situata politike e Perandorise Bizantine. E çliruar nga sulmi i arabeve ne lindje ajo i hodhi syte drejt provincave perendimore duke rivendosur kontaktet e saj ne to. Fillimisht nisi riorganizimi i ri administrativ ku provincat e vjetra u zevendesuan me krijimin e themave. Thema kryesore ishte ajo e Durresit me shtrirje nga Tivari ne Vlore.

    1. Perandori Teodos II ndertoi ne rrenojat e qytetit te dikurshem te Antipatrias nje qytet te ri, te cilit i vuri emrin e se motres, Princeshes Pulkeria(Pulcheria), e cila do te hipi ne fronin e bizantit ne vitet 450-453.


    Perberjen e themave dhe qyteteve qe benin pjese ne to, i gjejme tek shenimet e Kostandin Porfirogjenetit1 (shek IX), ne te cilat thuhet: Thema e Durresit .....“Durresi(Dyrrahion) qe dikur quhej Epidam(Epidamos), ka nen konsiliari nente qytete: Skampen, Apolonine, Bylisin(Boulis), Amantion, Beratin(Pulheriopolis), Vloren(Aulon), Listron, Skeuptron, metropolin e Aulidit”, etj. Megjithese Apolonia ishte braktisur, autori nenkupton me te, krahinen perreth. Ky eshte dokumenti i pare qe permend qytetet e treves gjate mesjetes se mesme. Qendra e themes2 bizantine te Durresit ishte vete ky qytet. Ne krye te saj qendronte strategu, i cili kishte njekohesisht pushtet civil dhe ushtarak. Strategu i kesaj theme mbante edhe titullin e Dukes dhe merrte nje page prej 20 librash ari ne vit. Nen urdherat e tij ishin nje aparat i gjere nepunesish si: vojvodet, arkontet, turmarket, etj. Ushtria e themave perbehej nga stratiotet.
    Keta bujq ushtare kryenin detyrimin ushtarak dhe si shperblim merrnin nje ngaster toke ne perdorim te quajtur stratiotika. Detyre e tyre ishte ruajtja e kufijve te Themave3 nga sulmet e huaja. Stratiotet kryenin sherbimin ushtarak per gjithe jeten. Tokat ata i punonin me forcat e familjeve te tyre dhe pjeserisht ua jepnin me qera fshatareve te tjere. Stratiotet ishin te çliruar nga nje pjese e taksave. Ne ushtri ata sherbenin si kembesore dhe kalores te armatosur lehte. Kjo varej nga siperfaqja e stratiotikes. Nje pjese e tyre merrte edhe nje pagese te vogel nga shteti. Tokat qe shteti Bizantin ju dha stratioteve u moren nga sekuestrimi i pronave te aristokracise se vjeter senatoriale dhe atyre qe i perkisnin institucioneve kishtare.

    Keto te fundit ju moren klerit gjate periudhes se luftes ikonave, dhe u perdoren duke u dhene edhe si benefice shtreses se kaloresve qe po formohej. Kjo pronesi quhej Haristika(miresi-favor). Aresyeja na ben te mendojme se, lufta kunder ikonave e ndermarre nga Perandori Leon III, gjeti rezistence ne kete treve gjate viteve 720. Mungesa e objekteve te kultit te kesaj periudhe dhe e vlerave te tyre artistike, te çon tek ideja se edhe ketu, eshte ndjere fuqishem reagimi i politikes se shkaterrimit te ikonave. Se bashku me organizimin e themave u be edhe organizimi administrates kishtare, e cila i perkiste deri ne vitin 732 kishes se Romes, por qe perandori i Bizantit Leoni i III Isauri ia shkeputi asaj edhe e lidhi ate me Patriakanen e Kostandinopojes.


    1. Marre nga burimet e zgjedhura te Historise se Shqiperise, Vell II, fq.27
    2. Thema ndahej ne nendarje me te vogla si: KLISURAT, ARKONDITE, DUKATET
    3. Thema e Durresit u krijua ne kohen e sundimit te perandorit Bizantin Niqifor I diku ne vitet (802-811).


    Pushtimi Bullgar

    Qellimi kryesor i organizimit te themave ne Ballkan ishte frenimi i ekspansionit te shtetit Bullgar ne keto treva dhe veçanerisht ne ato shqiptare. Pasi thyen perandorin bizantin Mihalin III ne vitin 861, Bullgaret i imponuan atij nje marreveshje, ku fituan te drejten te banonin ne tokat e Trakise, Maqedonise dhe Ilirise, megjithese me pare ato kishin filluar pushtimet e ketyre territoreve kohe me pare. Te ardhur nepermjet lugines se lumit Devoll, ata arriten ne Pulcheriopolis, te cilin e kthyen ne kryeqender te pushtimit te tyre ne Shqiperi. Te nisur nga kjo baze, ne vitet 842-860, ata u vendosen ne zonen midis Vlores dhe Semanit. Fillon keshtu periudha e pushtimit Bullgar qe zgjat, nga viti 861, deri ne vitin 1018, kur perandori bizantin Vasili i II, i theu perfundimisht ushtrite bullgare ne betejen e Beratit, duke rivendosur pushtimin bizantin. Veçoria kryesore e pushtimit Bullgar ishte nderrimi i emrave te vendeve(toponimet) nga emra shqiptare ne emra sllave. Keto toponime ruhen edhe sot ne Myzeqe, Mallakaster dhe gjithe Shqiperine e jugut.

    Ne zonen e Fierit ndeshen keto toponime te grupit Bullgar, te cilat nje pjese jane emra shqip te perkthyera ne sllavisht, ndersa pjesa tjeter jane emra te pronareve sllavo-bullgar si: Roskovec, Petove, Zhupan, Margelliç, Mbrostar, Novosele, Çeligrad, Çerven, Verbas, Matke, Radostine, Koshovice, Jagodine, Beline, Povelçe, Plyk, Topoj, Gjanice, etj. Kjo toponimi e grupit Bullgar ndeshet edhe ne Mallakaster me emra te tille si: Belishove, Visoke, Gadurove, Gorishove, Gllavinice, Çorrush, Drenove, Kasnice, Greshice, Mjeshove etj. Pasi u vendosen ne keto territore Bullgaret krijuan vende strategjike. Te tilla ishin fortesat e garnizoneve te quajtura “grad”, te cilat ruanin zonat e pushtuara. Ky fakt shpjegon edhe origjinen e disa vendbanimeve te sotme qe i pemendem me siper. Interesant eshte fakti se ne vitin 1918 akeologu austriak Kamilo Prashniker zbuloi ne renojat e katedrales se Ballshit nje mbishkrim, i cili deshmon se, ne vitin 866 bullgaret pranuan kristianizimin si fe zyrtare, ndersa perandori i tyre Borisi u shnderrua ne kristian me emrin Mihal. Ky tekst greqisht perkthehet keshtu: “Princi i Bullgarise Borisi, i cili kishte marre emrin Mihal, qe pagezuar bashke me popullin e tij nga zoti ne vitin 1374(866)1.

    Ky mbishkrim ka te beje me veprimtarine e kishes Bullgare ne territoret e treves sone. Me vendosjen e pushtimit Bullgar kleri i territoreve te pushtuara u vendos nen juridiksionin e kryepeshkopates Bullgare te Ohrit per nje periudhe 150 vjeçare, ndersa Gllavinica do te behet qender e rendesishme e administrativo-kishtare. Mbreti bullgar Boris dergoi ne vitin 886 Shen Klementin2 si misionar te kishes Bullgare, per te predikuar ungjillin dhe per te mesuar shkrimin sllav ne krahinat jugperendimore te shtetit te tij. Ne keto krahina bente pjese edhe qyteti i Gllavinices, ku Klementi kaloi pjesen me te madhe te kohes se sherbimit te tij. Ne Gllavinice(Bylis) ai ngriti disa monumente te karakterit fetar dhe disa shkolla ne gjuhen sllave. Ne nje pasazh te vepres se tij “Biografi e shkurter” kryepeshkopi i Ohrit Dhimiter Komatiani shkruan: “Ne Gllavinice shihen te ruajtura deri ne ditet tona disa shtylla te gurta mbi te cilat jane gdhendur shkronja qe shenojne afrimin dhe bashkimin e popullit bullgar me krishtin”. Kjo deshmi e nxjerre nga nje veper e shekullit te XIII nuk deshmon gje tjeter veçse mbishkrimin e zbuluar nga Prashnikeri ne rrenojat e Bazilikes se Ballshit.
    Ndikimi i klerit sllavofon duket edhe ne zonen e Myzeqese e cila mund te kete qene ne kete kohe dioqeze e Peshkopates se Gllavinices ose te Beligradit3(Pulcheriopolis). Per kete fakt vlen deshmia e Theofan Popes, i cili thote se: “Ne Myzeqe jane konservuar deri ne ditet e sotme gjurmet e kultit te misionareve sllave”. Ne traditen kristiano-sllave keta misionare jane shtate si: Cirili, Metodi, dhe dishepujt e tyre Klementi, Naumi, Horazdi, Engjellori, Sava.

    1. Jordan Ivanov,” Bellgarski starini”12 Makedonia Fq. 319, Sofia 1931
    2. Klementi ishte klerik me origjine Bullgare. Shuguruar prift ne Rome nga Papa Adrian i II. Ne vitet 60 te shek IX ai se bashku me Cirilin dhe Metodin mori pjese ne formulimin e alfabetit sllav “Cirilikes”. Ushtroi veprimtarine bashke me Metodin ne Europen Qendrore(Moravi-Panoni). Pas vdekjes se Metodit ne 855 dhe arrestimit nga autoritetet Morave, ai u kthye ne oborrin e mbretit Boris. Ka qene kryepeshkop i Ohrit. Vdiq ne vitin 916.
    3. Pulkeriopolisi u pushtua nga bullgaret dhe u quajt prej tyre Beligrad (Berat), dmth qyteti i bardhe. Bullgaret pasi pushtuan tokat shqiptare bene regjistrimin e tyre duke i shenuar emrat e tyre ne sllavisht.


    Eshte interesante se ne te gjitha kishat mesjetare te Myzeqese gjejme ne ikonat dhe pikturat murale paraqitje te ketyre shenjtoreve. Ne Mallakaster ky element mungon per shkak te islamizimit te mevonshem te saj dhe prishjes se faltoreve te besimi kristian. Pushtimi Bullgar mori fund ne vitin 1018 kur perandori Vasili i II (Bullgarovrasesi) theu betejen e Beratit prane Tomorrit, (siç na deshmon kronisti bizantin Kadreni), djemte e carit bullgar Samuelit. Kjo ngjarje shenoi rivendosjen e pushtetit bizantin ne trevat shqiptare. Ne kronikat e ketyre luftrave permenden edhe kalate e Gllavinices, Beratit, Kanines, ne te cilat vendin e garnizoneve bullgare e zune ato bizantine. Gjate kesaj periudhe krijohen perfundimisht marredheniet feudale(shek IX). Aristokracia ushtarake civile dhe kleri kishin krijuar klasen e pronareve te medhenj. Nga ana tjeter stratiotet po i humbnin tokat dhe po ktheheshin ne qeramarres (mortites) dhe punetore me meditje (mistote). Si rezultat i nje sere faktoresh ekonomiko-politike-shoqeror, Bizanti u kthye ne nje shtet bujqesor i perbere nga bujkrober te varfer, tamam si feudalizmi europianoperendimor. I perhapur ne kete treve duhet te kete qene edhe institucioni i “pronjes” bizantine. Ky feud shteteror i jepej per perdorim ushtarakeve dhe nepunesve si prone e kushtezuar. Duke filluar qysh nga shekulli i X ne kronikat historike fillojne te permenden nje numer familjesh te shquara fisnike nga Zona e Myzeqese. I tille eshte rasti i nje bujari nga Muzakajt e Oparit, i cili bente pjese ne vitin 1080, ne rrethin e komandanteve me te besuar te perandorit Bizantin Aleksi i I Komnen. Perveç Muzakajve familje Mesjetologu Pellumb Xhufi1 citon edhe nje sere emrash te disa familjeve te tjera si te: Karanxhave, Lapardhave, Kiliceve, Frengeve, Matrengeve, Risilive, etj. Disa prej tyre do te luajne nje rol te rendesishem ne historine tone kombetare

    1. Pellumb Xhufi, Gazeta Myzeqeja Nr.V.1995

    Mbreteria e Napolit

    Ne vitin 1071 nen goditjen e Normaneve Perandoria Bizantine u detyrua te braktiste pergjithmone zoterimet e saj ne Siçili dhe ne Italine e jugut. Nen drejtimin e Robert Guiskardit normanet krijuan mbreterine e Napolit e cila ju fut “politikes” se pushtimeve ne Adriatikun Lindor, me synim Bizantin. Tokat shqiptare shiheshin prej saj si ure per ekspansionin e tyre drejt Ballkanit. Ne pranveren e vitit 1081 ushtrite normane te komanduara nga R. Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan ne bregdetin shqiptar duke pushtuar njera pas tjetres Vloren, Kaninen, Orikumin, Bylisin(Mallakastren) dhe Butrintin, ne jug te vendit. E bija e Perandorit Bizantin Aleks Komnenit, historiania Ana Komnena, ne librin e saj “Aleksiada”, na jep kete deshmi mbi sulmin norman: “Boemundi1 pushtoi Kaninen, Jerihon(Orikumi) dhe krahinen perreth. Me pas ai u nis ne Butrint ku takoi te atin. Mirepo kur u nis nga Korfuzi per te sulmuar Durresin, Boemundi me toke dhe Guiskardi me det, ne vendin e quajtur Gjuhe(Karaburun), stuhia e goditi keq floten Normane. Pas kesaj Guiskardi qendroi shtate dite ne Gllavinice(Bylis) dhe pasi priti perforcime, me pjesen e flotes nga toka dhe deti pushtoi fushen Ilirike(Myzeqene) dhe rrethoi Durresin”.

    Kjo deshmi e drejtperdrejte e kesaj princeshes, e cila mori pjese ne luftrat midis Aleksit(te atit) dhe R. Guiskardit tregon se, Bylisi ishte pushtuar prej Normaneve dhe ishte kthyer ne baze te tyre. Per te levizur ne kete treve ata duhet te kene perdorur trasete e rrugeve nepermjet te cilave kane zbritur, nga Mallakastra ne Myzeqe, e me pasi jane drejtuar veriut per ne Durres. Me hamendje mund te themi se mund te jete shfrytezuar sistemi i vjeter i rrugeve te Apolonise dhe dega jugore e rruges Egnatia. Edhe Myzeqeja e vogel ka qene e pushtuar prej Normaneve, sepse ekziston mendimi se nje pjese e kishes se Manastirit te Apolonise2 eshte ndertuar ne vitet 1082-1085, nga trupat Normane. Kete perfundim e tregojne analizat e peraferta stilistike te kapiteleve te saj, te cilat jane te ngjashme me modelet analoge te kishave te ndertuara ne te njejten kohe ne Konversano te Italise se Jugut.


    1. Burime te zgjedhura te Historise se Shqiperise Vell. II, fq.41, Tirane 1982
    2. A. Meksi “Arkitektura Mesjetare ne Shqiperi”, fq.172


    Mendohet se Normanet kane qendruar ne treven midis Semanit dhe Vjoses(Fier), per nje periudhe disa vjeçare. Me vone ata u larguan duke ja leshuar keto territore perseri Bizantit. Normanet erdhen ne Bylis(Gllavinice) duke lundruar nepermjet lumit Vjose i cili ne kete kohe ishte i lundrueshem ne rrjedhen e poshtme te tij. Por me pas ata kishin pushtuar Spinaricen qe ndodhej ne grykederdhjen e Vjoses se atehershme. Ne vitin 1107 normanet sulmuan perseri bregdetin shqiptar nen drejtimin e Boemundit. Edhe ne kete fushate ata iu drejtuan perseri Vlores. Edhe kete radhe Ana Komnena na tregon se si ishte pergatitur ushtarakisht Bizanti. “Vlora1, Jeriho(Orikumi) dhe Kanina paten si mbrojtes vigjilent Mihal Kekaumenin, kurse Petrela Aleksander Kabasilen, njeri i gatshem me ushtare e kembesore te perzier...Dibren e mbronte me nje force te konsiderueshme Leon Nikeriti. Eustath Kamicit i ngarkoi (Perandori) ngushticat ne Arbanon....Ndersa Aliati qe ruante Glavinicen(Bylisin) me trupa te zgjedhura zbriti ne fushe (Buze Vjoses) per lufte ose per te vezhguar ndonje pozicion ne ndonje vend. Dhe papritur e takojne ate disa burra kelte (Normane), trima dhe te mbrojtur nga koka ne kembe te cilet u ndane ne dy pjese....”

    Ndersa per luftime te metejshme midis ushtrive normane dhe bizantine te zhvilluara ne vitin 1108 ajo pohon se: - “Boemundi e shikonte gjendjen shume te rende pasi goditej edhe nga deti edhe nga toka...(ai)shkeputi nje ushtri te mjaftueshme dhe e dergoi ne qytetet qe ndodheshi nga ana e Vlores, Jerihos dhe Kanines te cilat i plaçkiti. Por edhe Kantakuzeni(Bizantin) nuk neglizhonte. Ai dergoi kunder kelteve(Normaneve) Beroitin me nje ushtri te afte per lufte. Berioti i zuri ata ne befasi dhe i shkateroi anijet e Boemundit duke i djegur ato. Dhe kur keltet e lodhur u shtrine buze Vjoses per te pushuar pak, Kantakuzeni i gjeti ne te gdhire te dites, dhe i sulmoi pernjeheresh, duke zene prej tyre shume rober...Te gjithe kontet(roberit) i percolli tek perandori(Bizantin), ndersa ai vet u ngjit ne Tomor”. Nga keto te dhena te “Aleksiades” mund te themi se luftimet midis Boemundit dhe Bizantit ne vitin 1108 jane zhvilluar ne territoret midis Gllavinices dhe fushes buze Vjoses, ne te cilen ndodheshin edhe anijet e Boemundit.

    1. Akademia e shkencave. “Burime tregimtare Bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV, fq.120-124, Tirane 1975


    Duke u bazuar tek te dhenat se Vjosa lundrohej deri ne afersi te Bylisit, mund te themi se luftimet e mesiperme u zhvilluan ne fushen prane Cakranit1 ose prane Frakulles se sotme (Nymfe), ku ndodhej kampi i Boemundit. Ana Komnena permend edhe keshtjellen e Mylit2 prane lumit Vjose. Studiusi dhe arkeologu N.Ceka eshte i mendimit se keshtjella e Mylit eshte ajo e Cakranit, ne te cilen jane gjetur gjurme te ndertimeve mesjetare. Ketu na çojne edhe faktet e tjera si: psh. Zona moçalore prane Vjoses dhe afersia e vendit te betejes me Gllavinicen. Nga keto deshmi mund te themi se per levizjen e trupave, Normanet shfrytezuan trasene e rruges mesjetare Kanine-Gllavinice, e cila vazhdonte me tej per ne keshtjellen e Tomorrit, prej ku dilte ne Devollin e siperm dhe Oher. Gjate fushates se Boemundit ne Gllavinice, vdiq edhe ushtaraku Norman, nenduka Robert Monfort, i cili u varros po aty. Ne vitin 1918 arkeologu austriak Kamilo Prashniker zbuloi pllaken e gurit, ku mbi te cilin kopjoi kete epitaf, qe e publikoi ne vepren e tij “Muzakhia und Malakastra”, botuar ne Vjene ne vitin 1920.

    Mbishkrimi mbi varrin e dukes Robert eshte bere me 14 vargje te quajtur leoniane. Roberti ka vdekur ne Gllavinice ne 20 shtator 1108, i vrare ne ngjarjet e pershkruara me siper. Per varrin e tij eshte perdorur pllaka ne te cilen ishte shkruar mbishkrimi greqisht qe, deshmonte shnderrimin e Carit Boris dhe popullit te tij ne Kristiane. Keshtu siç e kemi permendur edhe me siper guregdhendesi Norman qe realizoi Epitafin e varrit te nendukes Robert nuk dinte greqisht.

    1. Po te Akademia e shkencave. “Burime tregimtare Bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV, fq.22, Tirane 1975
    2. Vjosa sipas Ana Komnenes lundrohej deri afer Bylisit(Alenx.II,XIII,5). Te gjithe lumenjte ne mesjete ishin te thelle dhe te lundrueshem ne rrjedhat e tyre te poshtme. Kjo duket nga grindjet e Venecianeve dhe Raguzianeve per fluminariat(traktet e lundrueshme). Nga prerja e drureve, erozioni dhe kenetezimi i fushes bregdetare, u cektesuan dhe shtratet e ketyre lumenjeve. Kete e solli edhe zhytja tektonike e fushes ne mesjeten e vone. Kjo zhytje shihet edhe nga prania e monumenteve antike dhe mesjetare te cilet sot i gjejme nen toke.


    Ai pa ditur se ç’kuptim kishte mbishkrimi i pare, me shpejtesi shkruajti keto vargje, te perkthyera nga latinologu H. Lacaj

    Trupi i Robert Monte Fortit
    Burre i hirshem
    Trim me arme
    Bujar
    Nenduk i Normaneve
    Qe qe ne krye
    Dhe mbi te gjithe luftetaret e Anglise
    Ne moshen me te bukur te rinise
    Boten dhe jeten e braktisi
    Per te kerkuar varrin e zotit
    Ketu vdiq i ri
    Kur dielli lindi per te katerten here
    Ne yjesine e peshores
    O Robert te dhente ty
    Mbreti i parajses
    Gezimet e veta

    Nga luftimet Normano-Bizantine mund te jete shkaterruar edhe qyteti i Gllavinices(Bylisi)1 ne vitet 1107-1108 (shek.XII). Ketu ka filluar braktisja e tij prej banoreve. Pas shkaterrimit dhe braktisjes Gllavinica permendet ne vitin 1205 si kartularat me tre-kater fshatra te vegjel. Objektet e saj te rrenuara dhe to çka mbeten prej mureve, u kthyen ne vendburim materiali ndertimi per banoret e fshatrave perreth, te krahines se Mallakastres. Keshtu me gure te marre nga qyteti popullsia ndertoi, 6 km me ne jug nje vendbanim te vogel ne qender te te cilit ndodhej kisha katedrale e Shen Merise.
    Kete vendbanim ata nuk e quajten si te huajt pushtues, “Gllavinice”, ose “Kefalini”, por e pagezuan me emrin shqip te qytetit te tyre Ballsh. Interesant eshte fakti se ne vargjet 3228-32302 te: “Kenges se Rolandit3 lexojme:

    1. K. Zheku. “Gllavinica dhe problemi I lokalizimit te saj” Monumentet 2. 1987
    2. K.Luka Studime Historike. Fq.129. Tirane 1967
    3. Kenga e Rolandit(Chanson de Roland). Eshte pjese e Eposit mesjetar frances shkruar ne shekujt XI-XIV


    E shtata me asash prej Jeriho
    E teta me Nigres, e nenta me Gros
    E dhjeta me burra nga Balida te forte.
    Keto vargje pershkruajne dy garnizonet normane te vendosura ne Orikum(Jeriho) dhe Bylis(Balida), te cilat moren pjese ne operacionet ushtarake kunder forcave bizantine qe pershkruam me lart. Permendja e Bylisit eshte nje fakt tjeter qe deshmon per kthimin perseri te treves sone ne teater te perplasjeve te medha midis ketyre fuqive te krishteruara ne periudhen e kryqezatave.
    Me fitoren ndaj normaneve, Perandori Aleks Komnen arriti te restauroje Pushtetin e Bizantit ne keto territore te provincave perendimore.

    Despotati i Artes

    Ne vitin 1204 kryqtaret pushtuan me sulm Kostandinopolin duke e shperbere Perandorine Bizantine. Tokat e saj u ndane midis pjesemarresve ne kryqezate ku Venediku mori ¾ e territoreve Bizantine, ose “Pjesen e Luanit”. Disa territore Bizantine nuk u pushtuan nga latinet dhe vazhduan ta ruanin pavaresine. I tille ishte edhe Despotati i Artes1 qe shtrihej ne ish territoret e themes se Nikopojes. Ne krye te tij u vendos Despoti Mihal I Engjell. Ai ishte nje njeri energjik i cili menjehere ju vu punes per te ringritur perandorine, tashme e shkaterruar nga kaloresit e perendimit. Ne kete menyre ne vitin 1210 ai i mori Venedikut territoret e bregdetit deri ne lumin Shkumbin2 duke e futur treven tone nen sundimin e tij. Pas vrasjes se Despotit Mihal i I ne Berat ne vitin 1216 ne krye te Despotatit do te vije vellai i tij, Teodori. Nen pushtetin e tij treva e Fierit do te qendroje deri ne vitin 1213. I thyer ne luftime nga Cari Bullgar IVANI II Asen, Teodori do ti leshoje atij territoret midis Durresit dhe Vlores.

    1. Desporati i Artes u krijua nga Despoti( Princi) Mihal i I Engjell Komneni djali i Perandorit Bizantin te rrezuar nga kryqtaret, Aleks i III Engjell Komneni.
    2. Sipas ACTA ET DIPLOMATA ne shtator 1204 Venediku i mori Bizantit keto territore te Shqiperise: Provincen e Durresit dhe Arberise(Provintia Durachi et Arbani) me Kartularatet e Gllavinices(Bylisit), te Bagenetias(Çamerise), Provincen e Janines dhe Drinopojes(Gjirokaster).


    Pas dhjete vjetesh, parardhesi i Teodorit, Despoti Mihal i II, do ti rimarre perseri keto territore, duke i ribashkuar me Despotatin e Artes. Ne lufte me shtetin tjeter Bizantin, Perandorine e Nikese, Mihali e humbi kete zone ne vitin 1252. Ne kete konflikt ai ftoi edhe mbretin e Napolit; Manfredin Hohenshtaufen, te cilit i dha per grua te bijen, Helenen. Ne ACTA ET DIPLOMATA, qe jane nje burim i çmuar historik, veçojme kete pjese teper interesante per studimin tone: “Mihali i II, Despot i Epirit, bijes se vet Helenes qe do te bashkohet ne martese me Manfredin, Princin e Tarentit, i jep si prike, perveç ishullit te Korfuzit, keshtjelles se Sopotit(Subatum), e te Butrintit(Butrotum), edhe disa keshtjella dhe vende ne Arberi si: Durresin, Vloren, Kaninen, Beratin(Belgradin), malet e Spinarices(monte Spinaricae) etj. Nga ky fakt nxjerrim perfundimin se, ketu eshte perfshire edhe trekendeshi Durres-Berat-Vlore, dhe se, “Monte Spinaricae”, nuk jane tjeter veçse, kodrat e Apolonise, Levanit dhe Mallakastres. Ne dimrin e vitit 1257 ushtrite e Manfredit moren ne dorezim keshtjellat e: Durresit, Beratit, Kanines dhe Spinarices, ne grykederdhjen e Vjoses. Mekembes te tij ne keto territore Manfredi, vendosi admiralin Filip Kinardi, i cili u martua me nje grua fisnike shqiptare nga Kanina. Por fati kishte percaktuar per Manfredin nje fund te keq. Ne vitin 1266 ai vritet nga konti Karli i Anzhuse, vellai i mbretit francez Luigji i IX kapet. Pas ketij akti Karli shpallet mbret i Napolit dhe vazhdon politiken e pushtimeve ne bregdetin shqiptar

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 16:46.

  7. #7
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Mbreteria e Arberit

    Mbreti i Napolit Karli I Anzhu pushtoi ne vitet 1268-72; Durresin, Vloren dhe territoret midis tyre. Ne baze te traktatit te Viterbos, nenshkruar ne 27 maj 1267, midis Karlit te I Anzhu dhe Balduinit, Perandorit Latin te Kostandinopojes, Karlit te I-re ju dhane si pronesi, te gjitha tokat qe Mihali i II i kishte dhene dikur Manfredit Hohenshtaufen. Me keto territore u krijua ne shkurt te vitit 1272; Mbreteria e Arberit(Regnum Albaniae), me ne krye Karlin e I. Vasale te tij u kthyen edhe familjet e feudaleve shqiptare, te cilet kishin zoterime ne zonen e Fierit si: Matrenget, Muzakajt dhe Arianitet.

    Albanologu Milan Shuflai1 mendon se: Mantreget zoteronin Karavastane, nga lumi Shkumbin deri ne Manastirin e Apolonise. Per Muzaket ai thote se: qendra e tyre ishte qyteti i Beratit, ndersa Arianitet zoteronin Mallakastren dhe Vloren. Arianitet quheshin me kete emer nga lumi, qe ne antikitet emertohej Argias(Gjanice). Karli i I Anzhu vendosi ne keto treva nje regjim te ashper pushtimi. Sundimi i tij filloi me vendosjen e nje administrate ushtarake, te perfaqesuar me funksionare franceze dhe italiane. Elementi vendas u menjanua plotesisht. Pati edhe shpronesime te pronareve feudale. Ata qe kundershtuan kete politike u burgosen ose u moren peng dhe u derguan ne keshtjellat e Italise se jugut si ne: Bari, Tran dhe Molfeta. I tille ishte edhe rasti i fisnikut Gjon Muzaka(i vjetri)... I zhgenjyer nga politika e napolitaneve, ai perfundoi ne daten 11.10.1279 ne burgun e keshtjelles se Brindizit, ne te cilen qendroi deri ne daten 30.07.1280, kur u lirua. Ja seç i shkruan Karli i I Anzhu, keshtjellarit te Brindizit Ugo de Vilanoves per lirimin e fisnikut shqiptar.2 “Sipas kerkeses se Bujareve te Durresit dhe Arberise i japim urdher besnikerise sate, qe sapo te marresh kete shkrese, te lirosh nga burgu Gjon Muzaken.....”

    Nje tjeter qellim i Mbreterise se Napolit ishte edhe zgjerimi i territoreve te pushtuara. Ne vitin 1280 Anzhunet do te perpiqen te pushtojne Beratin. Ne luftimet per pushtimin e tij, do te kapet rob gjate sulmit komandanti Hugo de Suli, kapiteni i Spinarices dhe Vlores3, i cili drejtonte operacionin ushtarak.

    1. Milan Shuflai. “Serbet dhe shqiptaret”. Fq.183, Tirane 1926
    2. A. Dyselier. La Facade. Fq. 252
    3. ACTA ET DIPLOMATA. Fq.104


    Kjo ngjarje do te sjelle dekompozimin e ushtrise Anzhuine, e cila do te terhiqet nga Berati nepermjet Myzeqese se vogel per ne Vlore. Historiani Bizantin Gjergj Pahimeri e pershkruan keshtu, vazhdimin e metejshem te luftimeve gjate kesaj terheqje1: “Gjate rruges se terheqjes italianet(anzhuinet) u shfarrosen nga forcat e Romejeve. Me te shumtet po ziheshin rober... nje pale vriteshin, kurse ata me te degjuarit kapeshin. Kur arriten ne bregun e lumit Vjose, nje pale hidheshin me deshiren e tyre ne lum, duke pelqyer te zhdukeshin sesa te binin ne duart e Romejeve. Nga shume qe ishin, pak shpetonin, ndersa te tjeret iknin me te shpejte ne drejtim te Kanines, te zhveshur dhe te paarmatosur”. Thyerja e Anzhuineve ne vitin 1281 ne Berat solli edhe largimin e tyre dhe ne trekendeshin Vreg(Karavasta), Berat, Vlore, ku u rivendos pushteti Bizantin. Keshtu qefali(kapiten) i Belgradit dhe Spinarices emerohet perseri Sevasti Bizantin Stano. Pas ketij ushtaraku ne kete detyre, do te vijne funksionare te larte Bizantine. Ne vitet 1302-1316 kapiteni i kesaj njesie do te jete Andronik Paleologu, protovestiar dhe kunat i perandorit Mihal i XIII Paleolog. Gjate viteve 1316-1320 kete detyre do ta kryeje Joan Pinkerni dhe pas tij emerohet despoti Joan Kontakuzeni, nje njeri i afert i oborrit. Keto fakte deshmojne se Bizanti e shikonte me shqetesim shkeputjen e treves sone nga territoret e perandorise, qe vazhdimisht rrudhej, nen sulmet e fuqive fqinje. Por anzhuinet do te rikthehen perseri ne keto krahina. Ne vitin 1304 ata u vendosen ne Durres, duke u shtrire gradualisht me ne thellesi te vendit. Po ne kete vit feudalet shqiptare, zoter te krahines se Myzeqese na dalin si vasale te princit Filip te Tarentit, trashegimtarit te Karlti I Anzhu.

    Te tille jane: Pal Matrenga dhe Andrea Muzaka. Ky i fundit mbante titullin e dhene nga Karli I: “Marshall i Mbreterise se Arberise”. Keta feudale marrin pjese edhe ne ekspediten qe Princi Filip organizon kunder Bizantit dhe Serbeve. Nga luftrat Anzhuino-Bizantine, perfiton edhe shteti Serb, i cili natyrshem duke filluar nga viti 1308 shtrihet drejt jugut, ne territoret e rajonit tone.
    Ne kete kohe kishin filluar te krijoheshin edhe strukturat politike vendase.

    1. Burime te zgjedhura te historise se shqiperise fq 450

    Historiani Bizantin Kantakuzeni1 thote se: “Shqiptaret e Despotatit te Beratit ishin te pavarur”. Kjo duket ne traktatin e nenshkruar midis despotit(Princit) Gjon Muzaka dhe anzhuineve te Napolit ne vitin 1336. Ishin pikerisht keta zoterinj feudale vendas, qe ne vitin 1335, organizuan kryengritjen antibizantine, e cila perfshiu edhe treven tone. Perandori Andronik III Paeolog dergoi kunder kryengritesve strateget: Joan Kantakuzenin dhe Sirianin. Ushtrite e tyre, te perforcuara edhe me mercenare turq, pushtuan krahinen. Kreret vendas u vrane ose u debuan, ndersa pasuria e tyre u konfiskua. Keshtu ndodhi edhe me familjen Muzaka, e cila drejtoi despotatin e Beratit2 ne kryengritjen antibizantine. Ne vitin 1343 kjo familje nuk permendet me si me pare, per shkak te goditjes qe mori. Muzakajt, me poziten me te rendesishme ne Shqiperi, kaluan ne radhen e trete, pas Topiajve dhe Balshajve. Por perveç pasojave politike vendosja e rregullit u shoqerua edhe me pasoja ekonomike.

    Kantakuzeni i cili erdhi ne Shqiperi ne vitin 1337 me detyren e domestikut te madh, ne shenimet e tij per shtypjen e kryengritjes deshmon se: “Ne rrethinat e Beratit (Myzeqe-Mallakaster), te Kanines, Skraparit, Kelcyres dhe Tomorrit, bizantinet plaçkiten: Treqind mije qe, pese mije kuaj dhe nje milione e dyqindmije dhen”. Nuk mund te pretendojme qe shifrat jane teresisht te sakta, por sasia e grabitur e gjese se gjalle vertet ka qene e konsiderueshme, duke sjelle pasoja negative dhe deme te konsiderueshme.
    Administrata bizantine do te largohet ne vitin 1341, kur vdekja e perandorit bizantin Andronikut III Paleolog, do t’i ngreje perseri banoret e treves se Fierit ne kryengritje. Por te qenit te pavarur nuk do te vazhdoje gjate, sepse perandori serb Stefan Dushani, ne vitin 1346 do te pushtoje se bashku me Shqiperine e jugut edhe Myzeqene e vogel dhe Mallakastren. Ashtu si çdo pushtues edhe autoritetet Serbe bene regjistrimet e tokave dhe te ekonomise bujqesore, duke i ndare ato ne bashtina dhe pronja. Kategoria e pare e tokave ishte prone private dhe ishte rezervuar per feudalet e medhenj: “Vlastelet”, siç ishin familjet e Muzakajve, Arianiteve dhe Matrengave. Ne kete rang ishin edhe nje pjese nepunesish Serbe. Copetimi dhe shperberja e Perandorise se Car Stefan Dushanit vite me vone, beri qe; Vlastelet te krijonin principata te pavarura dhe dinasti lokale ne te gjithe Shqiperine.

    1. Historia e Shqiperise I, fq.648.
    2. Mbreti i Napolit Roberti Anzhu e njohu me marreveshjen e vitit 1336 Gjon Muzaken II Despot(Princ) te Arberise.


    Perparesi ne krahinen tone moren edhe pronjat qe shteti serb, ashtu si ai bizantin ua jepte me kusht feudaleve te vegjel, (Vlasteliçeve), perkundrejt detyrimit ushtarak. Per llogari te pronareve private dhe shteterore punonin fshataret e quajtur Merope dhe ortoke. Te paret ishin njerez te lire. Ata kishin si detyrim dy dite pune ne jave per llogari te pronarit. Ndersa ortoket ishte ajo pjese e fshatareve qe kishin qene skllever. Kjo kategori perbehej nga njerez te ardhur me pushtuesin serb. Pushtetin serb e perfaqesonte Jovan Asen Komneni,1 kunat i Stefan Dushanit, i cili mbante titullin: “Despot i tokave te Kanines dhe Beratit”. Despotati i Vlores qendra e te cilit ishte Kanina perfshinte ne kufijte e tij, tokat e trekendeshit Himare-Berat-Vreg(Shkumbin). Jeten e tij ky despotat e vazhdoi edhe pas renies se perandorise Serbe me 1355. Por pas ketij viti ai do te rrudhet, per shkak te fuqizimit te familjeve vendase, te Muzakajve dhe Matrengajve, te cilat krijojne principatat e tyre. Kjo rrudhje e Despotatit te Vlores, shihet tek titulli qe mban pasardhesi i Jovan Komnenit, Aleksandri, i cili quhet vetem zot i Vlores(Despoti i Vlores)2,duke perjashtuar emertimet e tjera.

    Muzakajt ne Myzeqe

    Familja Muzaka3 sundoi perreth dy periudha kohore: E para zgjati ne vitet 1286-1343, ndersa e dyta ne vitet 1374-1417. Pushtetin e saj politik dhe administrativ ajo e shtriu kryesisht ne Muzaki(Myzeqe) dhe ne Toskeri, me qender Beratin. Mbi origjinen e emrit Muzak ekzistojne disa mendime. Dy autore franceze Pukevili dhe Dezerti4 mendojne se, ky emer vjen nga qyteti MUSEION i cili ndodhej ne jug te lumit Devoll. Ai permendet ne shekullin VI ne kohen e sundimit te perandorit Bizantin Justinian. Albanologu kroat Milan Shuflai thote se, origjina e familjes Muzaka eshte nga rrethinat e Vlores.

    1. Jovan Asen Komneni i cili drejtonte despotatin e Vlores si ndarje administrative e Perandorise Serbe, ne te cilen benin pjese Vlora, Kanina, Himara, Berati, Spinarica, Pirgu,Vregu etj. J.Komneni i perkiste familjes feudale te Arianit-Komneneve.
    2. Aleksandri i Vlores mori pjese ne betejen e pare Ballkano-Turke, ne vitin 1371 ne Marica(Bullgari), ku gjeti edhe vdekjen.
    3. Gjin Varfi: “Heraldika Shqiptare” Familja Muzaka.
    4. Gazeta Myzeqeja Nr:2, (P.Xhufi-Muzakajt zoter ne Myzeqe).
    Fillimisht zoterimet e tyre ne shekullin e XIII shtriheshin ne Myzeqe, ndersa me vone u shtrine ne Selenice, Tomorrice, Korçe, Sovjan, Skrapar, Opar, Kostur, etj. Me kete dere, sipas tij u shkrine edhe Matreget e Karavastase.
    Gjon Muzaka njeri nga pinjollet e kesaj familjeje, ne librin e tij “Breve memorja de li descendenti de nostra casa Musachi”, botuar ne Rome ne vitin 1510 thote se: “Atdheu i pare i Muzakajve ishte malesia e Oparit, ku te paret e kesaj familjeje zoteronin fshatrat Voskop, Lavdar, Marjan, Peshtan, Mazrek. Ketu ne kishen e Shen Merise se Oparit prehen eshtrat e Muzakeve te pare”. Ne dokumentat historike Muzakajt permenden qysh ne vitin 1081 ku njeri prej tyre, bente pjese ne rrethin e ushtarakeve te perandorit bizantin Aleksi I Komnen. Pas vitit 1274 Muzaket permenden vazhdimisht ne burimet historike. Dy figurat me te shquara te shtepise Muzaka gjate shekujve XIII-XIV qene Gjoni dhe Andrea1. Gjon Muzaka ne vitet 1279-1280 do te luaje rolin e drejtuesit te feudaleve shqiptare ne lufte kunder anzhuineve te Napolit. Gjate luftimeve diku prane Durresit, Gjon Muzaka kapet rob dhe burgoset ne keshtjellen e Brindizit(shiko ne fq 47 ).

    Andrea Muzaka I (1279-1319) eshte figura me e shquar, dale prej pinjolleve te kesaj familjeje. Ne kohen e tij, Muzakajt i zgjeruan shume kufijte e tyre si ne: Tomorrice, Berat, Kelcyre, Skrapar, dhe fushen bregdetare, qe prej tyre filloi te quhej qysh atehere, Muzakie(Myzeqe). Me Andrean e II ata u shtrine pushtetin edhe ne fushen e Korçes deri ne Kostur. Ne kete qytet Andrea dhe bijte e tij: Stoja e Theodhori, ngriten ne vitin 1370 kishen e Shen Athanasit, ne te cilen gjendet sot ky mbishkrim: “Te ndertuar nga themelet dhe te pikturuar nga zoterit shume fisnike Stoje dhe Theodhor Muzaka”. Andrea Muzaka I, mori nga Karli I Anzhu titullin: “Marshall i Mbreterise se Arberise”, dmth mekembes i Mbretit te Napolit ne Shqiperi. Ndersa Perandori bizantin Androniku II Paleolog i akordoi atij titullin e larte te despotit(princit). Me kete pozite politike dhe duke e ndjere veten te fuqishem Princi Andrea Muzaka ju vu punes per t’u shkeputur nga fuqite e huaja dhe per te krijuar Principaten e tij. Kryengritja e vitit 1335 qe organizoi ne Toskeri (shiko me siper fq 49) deshtoi dhe ai vete u strehua ne Durres tek Anzhuinet. Nderkohe qe ne vitet 1346-1355 vendoset ne Shqiperi pushteti serb. Por diku rreth vitit 1350 Despoti Andrea ja merr me lufte Beratin Jovan Komnenit, i cili therret per ndihme ne vitin 1355 kunatin e tij Perandorin Serb Stefan Dushanin.
    1.Gazeta Myzeqeja Nr:2, P.Xhufi-Muzakajt zoter ne Myzeqe.


    Trupat serbe do te nisin marshimin drejt Beratit. Fushata e tyre deshtoi sepse gjate kalimit te Devollit, Stefan Dushani vdes dhe bashke me te, merr rrokullimen edhe perandoria e tij: “Sllavo-bizantine-shqiptare”. Nje vit me vone pasardhesi I Stefanit, Uroshi organizoi fushaten e dyte serbe, per te marre nen kontroll Beratin. Nga nje shenim historik per kete fushate thuhet se: “Serbet erdhen nga Tomorrica, duke sulmuar Beratin me egersi, saqe i varnin njerezit ne te dyja anet e rruges jashte kalase”. Nderkohe serbet pasi dogjen lagjet e jashtme te qytetit dhe nuk moren dot kalane, u larguan pa arritur qellimin, duke lene pas vetem “toke te djegur”. Koha i krijoi mundesi Andrea Muzakes qe te zgjeronte principaten e tij. Ne vitin 1365 ai mori edhe Vloren, duke u bere zoterues i territoreve te trapezit Durres-Oher-Kostur-Himare. Keto vende ai i mori duke luftuar me serbet, te cilet i kishte armiqte e tij tradicionale. Ne vitin 1365 Andrea theu Jovan Asen Komnenin, ndersa, ne aleance me Balshajt mundi mbretin Serb Vukashinin. Pak kohe me vone Despoti Andrea goditi edhe te birin e tij, Mark Krajleviçin. Pas kesaj fitore te bujshme, perandori bizantin Joani..V.Paleolog, i rinjohu princit shqiptar titullin e despotit dhe i dergoi si dhurate stemen perandorake bizantine, te perbere nga shqiponja me dy krere dhe me nje yll gjashtecepesh ne krye.

    Despoti Andrea Muzaka e forcoi sundimin e tij edhe nepermjet lidhjeve martesore dhe miqesore me familjet feudale te fuqishme si: Zenebishet, Arianitet, Balshaj, dhe me te tjera familje fisnike me pozite me te vogel. Me zgjuarsi ai veproi kur, martoi te bijen, Komnenen(Komiten) me Balshen e dyte, njeriun qe bashkoi nen pushtetin e tij territoret shqiptare nga Tivari dhe Krivareka ne veri e deri ne vijen Himare-Kostur ne jug. Nga kjo martese Balsha II mori si prike dy pika strategjike si: Vloren dhe Kaninen. Sipas Gjon Muzakes i pari i Principates Andrea Muzaka mbante titullin Despot dhe zoteronte: Qytetin e Beratit, qe eshte kreu i gjithe Myzeqese me tere Myzeqene, qe nga fshati Basti(Bashtove) deri ne lumin Vjose...Tomonishten qe eshte Myzeqeja e vogel, krahinen e Selenices qe eshte deri ne det, krahinen e Tomorrices me gjithe fshatrat qe jane ne lugine e ne shpatet e Tomorrit, krahinen e Devollit te madh, Voskopin, qytetin e Korçes, Devollin e vogel, qytetin e Kosturit.


    Pas vdekjes se Despotit Andrea, zoterimet e Muzakajve u ndane midis tre djemve te tij: Stoja mori Kosturin me rrethinen, Theodhori mori Beratin dhe Myzeqene, ndersa Gjini mori pjesen tjeter te shtetit. Ne qershor te vitit 1389 Theodhor Muzaka me trupat e tij, te rekrutuara ne Berat dhe Myzeqe mori pjese ne Betejen Fushe Kosoves, ku mbeti i vrare prej turqeve. Kjo ishte humbja e dyte tragjike per te, sepse kater vjet me pare ne Saver(Lushnje) ai kishte perjetuar humbjen dhe vdekjen e kunatit te tij, Balshes II. Pas kesaj ngjarjeje territoret e Muzakajve nisen te binin njera pas tjetres nen sundimin osman. Gjate historise se tyre te gjate, Muzakaj te tjere qe ndeshin ne dokumentat historike (ACTA ALBANIAE) jane edhe: Mentuli Kont i Kelcyres, Materangu, Kostandini, Laldi, Vlashi, Bogdani etj. Principata e Muzakajve ndahej nga pikpamja administrative ne Baroni te cilat perbeheshin nga disa fshatra1. Ne krye te tyre qendronin vojvodet, te cilet kishin pushtet civil dhe ushtarak.

    Familja Matrenga

    Familje e shquar nga Myzeqeja eshte edhe familja e Matrenga2. Zoterimet e tyre percaktohen sakte nga nje dokument i vitit 1297 qe flet per “Matarangi de Caravastassi”(Matrenget e Karavastase). Gjate sundimit te perandorise bizantine ata ishin vasale te Bizantit (sunt sub dominio domini imperatoris). Si te gjithe perfaqesuesit e familjeve feudale shqiptare dhe anetaret e kesaj familje ngjiten shkallet e karrieres ushtarake dhe administrative. Njeri prej Matrengeve u emerua nga Perandori Andronik II Paleolog: “Gjykates i pergjithshem i perandorise”, titull i larte ne administraten bizantine. Nderkaq kjo familje mbante lidhje edhe me mbreterine e Napolit, qe kishte interesat e veta ne Adriatikun Lindor. Ne nje dokument te vitit 1304 permenden dy Matrenge si vasale te Anzhuineve. Ndersa ne vitin 1310 fisniku Bardh Matrenga, (Dominues Bardo Mataranga), se bashku me disa fisnike te tjere i kerkojne Papes se Romes, qe t’i konvertonte nga Ortodokse ne Katolike.

    1.Burime te Zgjedhura per historine e Shqiperise.
    2. Myzeqea Nr. 5. P.Xhufi “Familje dhe stema feudale nga Myzeqeja”


    Ky fakt tregon edhe karakterin fetar te Treves Myzeqese, por edhe veprimet e fisnikeve vendas per hir te interesave te tyre politike. Zoterimi i kesaj familjeje arriti kulmin e vet pas vitit 1350 kur ne krye vjen Sevastokratori Vlash Matrenga(1350-1367), i cili zoteronte viset nga Shkumbini ne Seman. Ne vitin 1360, Vlashi e vendos qendren e sundimit te tij ne Pirg1 dhe arrin te shtrihet deri ne territoret e Apolonise se dikurshme. Titullin e Sevastokratorit, Vlash Matrenga e kishte marre si vasal i Carit Serb, Simeonit. Me vdekjen e tij ne vitin 1367 Karavastaja pushtohet nga Karl Topia. Por ne vitin 1371 ky territor merret nga Muzakajt,(Mentulus Lussi et von Frater eius Ri Musachi cum alus Hominibus de lu vrego2), te cilet e mbajne ne pronesi te tyre deri me ardhjen e turqve.

    Arianitet


    Arianitet nuk ishin nje familje feudale por disa. Ne shekullin e XV ky fis shtrihej ne zoterimet e veta midis Dibres dhe Mokres, perreth Elbasanit dhe Myzeqese. Zoterimet e tyre formonin ndoshta nje shtet ku sundonte kreu i fisit. Keto zoterime nuk kane patur nje shtrirje te qarte dhe kane ndryshuar gjate shekujve, sipas zhvillimeve politike-ushtarake te kohes. I pari i tyre, i cili ndeshet ne dokumentet historike eshte Duka David Arianiti, strateg i Themes bizantine te Shkupit3, ne vitet 1001-1018. Pas tij permendet i biri, Kostandini edhe ky ushtarak i larte ne sherbim te Perandorise Bizantine. Ne nje dokument Anzhuin te vitit 1274 permendet Sevasti Aleks, vasal i Karlit I Anzhu. Anetar tjeter i kesaj familje ka qene edhe Mareshalli Guljelm Arianiti. Kete fakt e deshmon Gjon Muzaka ne shkrimet e kronikes se tij historike.

    1. Pirgu ndodhej ne grykederdhjen e lumit Seman.
    2. M.Shuflai, “Serbet dhe shqiptaret”, Fq.183. Tirane 1927.
    3. Fjalori Enciklopedik Shqiptar.

    Ne shekullin XIV, Flav Komneni shkruan per lidhjen e rendesishme te krushqise, midis Arianiteve dhe familjes perandorake bizantine te Komneneve. Ndoshta nga kjo krushqi ata adoptuan si simbol te familjes se tyre stemen e Bizantit. Perveç emrit Komnen, Arianitet mbanin edhe emrat Golem dhe Topia. Ne shekullin e XV1 njeriu me i rendesishem i kesaj familjeje ishte konti Gjergj Arianit Komneni, i biri Komnenit dhe i vellai i Vladanit. Si zoterime te tij perveç Shpatit Himares, Çermenikes, Mokres, Kanines ishin edhe Mallakastra me Myzeqene e vogel (Seman- Vjose). Myzeqene e vogel Gjergj Arianiti e mori si prike nga e shoqja Marie Muzaka, ndersa per zoterimet e tij ne Mallakaster dokumentata heshtin edhe sot. Ekzistojne dy burime qe mund te vertetojne pranine e Arianiteve ne Mallakaster. Perveç fshatit Aranitas qe mund te kete qene feud personal i Gj.Arianitit, ndeshim edhe nje person tjeter qe quhej Gjergj Arianiti. Ky person qe ka jetuar ne shekullin e XIV mund te kete qene zot i Mallakastres, sepse ai eshte porosites i epitafit te Gllavinices i cili mbart kete mbishkrim: “U plotesua ky aeras i gjithenderuar dhe hyjnor i mbi shenjtores hyjlindese te patundur, mbi shpenzimet e mundimin e peshkopit te gjithehirshem, Kalistit te Gllavinices dhe Beratit, ne muajin mars, 22, te vitit 1373. Ne kohen e zoterimit te zoterve shume te larte te Serbise dhe Shqiperise, vellezerve Gjergj dhe Balshes. Dora e Arianitit dhe Hrisoklavarit”2. Porosites te veprave te artit ishte gjate mesjetes fisnikeria feudale, e cila bente here pas here dhurata kishave dhe manastireve qe ndodheshin ne territoret e zoterimeve te saj. Pra Mallakastra qysh ne vitin 1373 mund te kete qene zoterim i Arianiteve. Njihet dhe fakti se Skenderbeu, diten e betejes se Beratit ndodhej per dreke tek i vjehrri Gjergj Arianiti ne Kalane e Ballshit. Ishte prania e tij ketu, ajo qe i shpetoi jeten atij, pasi trupat shqiptare qe kishin rrethuar Beratin u shpartalluan plotesisht, nga ushtria turke e drejtuar nga Isa Bej Evrenozi. Gjergj Arianiti nga martesa e tij me Marie Muzaken pati tre djem dhe tre vajza: Thomain, Kostandinin, Arianitin, Doniken dhe dy vajza te cilat i martoi tek Çernojeviçet e Malit te Zi dhe Dukagjinet. Donika pati fatin te martohet me Skenderbeun. Ajo i solli atij nje prike, e cila zemeroi vellezerit me te atin. Gj.Arianiti vdiq ne vitin 1463. Pas vdekjes se tij territoret ne jug Semanin siç ishte dhe treva e Fierit mbeten me nderprerje nen sundimin osman.

    1. Milan Shuflai e spjegon keshtu historine e familjes se Arianiteve. Sipas tij te paret e saj ishin ose kryetare te nje fisi ose origjina e tyre rridhte nga nje familje stratiotesh bizantine. Qendra e tyre ishte fshati Aranitas. Prane lumit Gjanice (Mallakaster). Edhe A.Gegaj mbron kete teze ne “Albanie et L’Invasion Turque au XI sicle” fq.50, Paris 1937.
    2. Theofan Popa. Te dhenat mbi Princet mesjetare Shqiptare fq.198-199

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 16:52.

  8. #8
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Zhvillimi ekonomik e shoqeror

    Ne shek. XI-XV treva midis Semanit dhe Vjoses kishte arritur nje shkalle te larte te zhvillimit te marredhenieve feudale ne aspektin ekonomik e social. Njihej ne marredheniet e feudaleve vendas me pushtetet e huaja institucionet e vasalitetit dhe imunitetit. Funksiononte ne maredheniet ekonomike prona e madhe private mbi token, Bashtina dhe ajo e kushtezuar, (Pronja). Toka mund shitej e te blihej vetem prej fisnikeve, institucioneve fetare dhe qytetare. Diferencimi ekonomik midis fshatareve dhe feudaleve ishte i madh. Nga njera ane qendronin feudalet, me nje vellim te madh te drejtash dhe privilegjesh, ndersa nga ana tjeter fshataresh bujkrober. Keta te fundit perveç detyrimeve feudale, ne natyre dhe ne para, kryenin edhe pune angari. Ketu mbeshtetej edhe baza e sistemit çifligar te feudalizimit. Ne disa zona si ne Pojan, Ardenice, Ballsh, pushteti feudal perfaqesohej nga institucionet fetare te Manastireve, te cilat zoteronin prona te medha tokesore, te dhuruara ne kohe te ndryshme nga Pushteti laik. Manastiret ishin edhe qendra te kultivimit te pemeve, perimeve dhe te bimeve mjekesore. Megjithese baza e feudalizmit ishte fshati, ne shek e XIV me largimin pushteteve te huaja, mjaft feudale u vendosen ne qytete ku nisen te ushtronin pushtetin politik, administrativ dhe ekonomik. Te tille ishin Muzakajt ne Berat edhe Matrengajt ne Pirg. Qendra ekonomike me e rendesishme ne kete periudhe eshte qyteti i Beratit. Pershkrimet e A.Komnenes ne shek. e XI tregojne se zona perreth tij ishte shume e begate. Kjo “begati” duket ne eksportet vendase, te cilat permenden qysh prej vitit 1277, ne dokumenta te ndryshme historike. Tregtia zhvillohej ne trekendeshin Pirg-Berat-Spinarice. Artikujt kryesore te eksporteve ishin: gruri, kripa, lekurat, bagetite, lenda e drurit, etj. Keto produkte tregtoheshin nepermjet dy skelave lumore si e: Pirgu mbi Seman dhe Spinarica mbi Vjose. Pirgu i dikurshem sot lokalizohet prane fshatit Ndernenas1 ne formen e nje rrenoje mesjetare.
    1. N.Ceka. Monumentet historike ne vendin tone. “Pirgu i Myzeqese”, fq.68-71, Tirane 1979.

    Kjo skele ndodhej ne veri te lumit Seman i cili ne mesjete quhej Devoll. (Diaboli, Devol, Djavol, Dievola, Flumen Daemonid). Emrin e tij e ndeshim per here te pare ne nje dokument Raguzian qe mban dt. 15.11.1344. Qellimi i skeles se Pirgut ishte eksportimi i produkteve bujqesore te fushes se Myzeqese, qe konsiderohej ne Shqiperine mesjetare “hambar i grurit”. Per te importuar grure, Raguza vendos marredhenie te rregullta me sundimtarin e kesaj zone, Sevastokratorin Vlash Matrenga dhe emeron prane tij ne vitin 1360, sindikun (perfaqesuesin e saj). Nga viti 1371 skela shfrytezohet prej Muzakajve. Pas betejes se Savres(1385), Komita Muzaka e shoqja e Balshes II, nga frika e turqeve, e ve Pirgun se bashku me Sazanin ne sherbim te Vendedikut. Ja se ç’thuhet ne nje dokument te kohes per kete veprim te saj: “Pasi ka shume dite1 qe ndodhet ketu(Venecia), nje peshkop i Shqiperise, ambasador i zonjes se Vlores (Komites), i cili thote se kjo zonje eshte e kenaqur dhe e gatshme te jape vendet e veta qe jane kater d.m.th Vloren(Avalona), Janinen(Kaninen), Himaren(Cimera), Kullen e Pirgut(Turis Pirgi)”. Ne vitin 1389 nje i aferm i saj, Kostandin Muzaka, ja merr me force Pirgun republikes dhe forcon aty kullen, e cila i kishte dhene emrin skeles, Pirg. Me kalimin e kohes konflikti do te vazhdoje per shkak te interesave financiare. Kjo tregon rendesine ekonomike te kesaj skele. Prandaj ajo behet pre grindjesh dhe luftrash. Nje vit me vone: “Komita2 e bija e Andrea Muzakes, “zonja e Vlores” luftoi dhe kapi rob zotin e kulles se Pirgut Nikoll Muzaken”. Dokumenti qe e deshmon kete ngjarje ndodhet ne ACTA ALBAIAE dhe mban daten 30 gusht 1390. Pas kesaj ngjarje ajo (Komita) ja dorezon perseri Pirgun Venedikut, te cilit ne vitin 1417 ja marrin me force turqit. Venediku i paguante si shperblim Komites nje pension prej 7000 dukatesh ne vit, shume e konsiderueshme qe tregon se, fitimet e Republikes ishin shume here me te medha sesa qeraja. Prane skeles se Pirgut ndodhej qyteza dhe dogana. Ne kete qyteze banonin dhe strehoheshin tregtaret, detaret, si dhe ndodhej rrjeti i sherbimeve. Per te ruajtur kete “qyteze” tregtare u ngrit kulla (Pirgu). Planimetria e saj eshte pesekendeshe, ku dy nga brinjet ishin nga 17m, ndersa tre te tjerat kishin nje gjatesi prej 14m. Pirgu paraqiste boshtin ekonomik te Myzeqese ne shekullin XIV. Aty importoheshin artikuj luksi si vere, cohera te ndryshme, qe sherbenin kryesisht per feudalet, arme, etj. Nje rol te ngjashem me Pirgun luante edhe Spinarica. Ajo mund te kete pasur permasa te njejte me Pirgun, si qyteze dhe skele tregtare.
    1. ACTA E DIPLOMATA II,540
    2. ACTA ALBANIAE I, 245. II 1258


    Fillimisht Spinarica permendet ne vitin 1205 kur ajo i jepet Venedikut bashke me Gllavinicen dhe Vloren. Po keshtu ajo eshte pjese e prikes qe merr Manfred Hoheshtaufeni, nga martesa e tij me vajzen e Mihalit II, te despotatit te Artes. Dokumenta te tjere paraqesin per Spinaricen ngjarje te dhunshme. Keshtu ne gusht 1270 nje anije nga Brindizi sulmohet ne te. Ndersa nje dokument i dates 1 maj 1277 njofton se “Dy pirate nga Butrinti, njerez te Bizantit rrembyen nje anije Veneciane te ngarkuar me mel dhe grure ne Spinarice dhe e derguan ate ne Butrint”. Nderkohe nepermjet ketyre pershkrimeve del ne pah edhe konflikti Bizantino-Venedikas qe zhvillohej per zoterimin e Bregdetit. Deri ne gjysmen e dyte te shekullit XIV, tregu Spinarices ishte me i rendesishmi ne Shqiperine e Jugut persa i perket tregetise se grurit. Dokumentat deshmojne per nje eksportim te grurit qe nis ne janar 12761 dhe vazhdon deri ne vitin 13452. Ne Spinarice ishin ngritur edhe koloni te tregetareve veneciane dhe Raguziane3. Kolonia Raguziane permendet ne 13 shtator 1301. Ndersa zyra konsullore e saj permendet ne nje dokument te dt. 16 prill 1301. Edhe ketu si ne Pirg ngrihet qyteza me banore vendas. Nga dokumente te viteve 1326 dhe 1328 permendet i biri i Nikolles se Spinarices dhe Maria e bija e Mihalit te Spinarices, si banore te ketij vendbanimi mesjetar. E gjithe tregetia qe zhvillohej, bazohej ne prodhimet vendase bujqesore dhe blegtorale, te cilat ishin dhe artikujt kryesore te eksportit. Ne Myzeqene e vogel mbillej gruri, meli dhe bathet. Perveç ketyre kultivohej edhe orizi. Per te, njoftim na jep Çelebiu4 i cili thote se: “Lumi i osumit pertej ne fushe vadiste mijra orizore”. Me ne brendesi te vendit ne kodrat e Mallakastres kishte plantacione te tera me ullishte dhe vreshta. Toka punohej nga parmende me plor hekuri, ndersa per ujitje perdoreshin ujrat e dy lumenjve te medhenj te zones, Semanit,(Gjanices) dhe Vjoses.

    1. Tafel Thomas vep.cit.III.182
    2. A.Albaniae I, 794
    3. A. Albaniae I, 529
    4. E.Çelebi, Vep.Cit. VII, Fq. 692-697


    Gjate kesaj kohe u zhvillua edhe bujqesia me ugare(sistem qarkullimi). Dritherat e bukes ishin siperfaqet kryesore ne te mbjella, te cilat sollen zgjerimin e siperfaqeve te punueshme ne dem te kullotave dhe blegtorise. Fillimisht ara mbillej nje vit me drithera, nje vit me te vona dhe vitin e trete lihej kullote per tu “shlodhur”. Fshataret gjate punes se tyre perdornin edhe vegla te tilla si: parmenden, lesen per thyerjen e plisave draprinjte per korrjen e grurit, kosen per korrjen e barit, kazmen, shatin, lopatat, belin, etj. Per shirjen e grurit perdorej kreheri, sfurku dhe lopata e drunjte. Pjeserisht per arat perdorej dhe plehu organik, veçanerisht per kopshtet e perimeve. Prodhimi bujqesor ishte ne vartesi te plote te kushteve natyrore. Lageshtia ne dimer, thatesira ne vere, insektet dhe semundjet epidemike te bimeve benin qe bujku te ishte i pafuqishem. Eksporti i bagetive te trasha dhe kuajve behej nga Myzeqeja ndersa ai i bagetive te imta kryesisht nga Mallakastra. Artikuj te tjere te eksportit ishin edhe lenda drurore, lekura dhe mendafshi. Per kete te fundit nje dokument i vitit 1277 deshmon se, “Konsulli Venecian kerkoi te bleje ne Spinarice mendafsh”.

    Ne shek. XIII filloi dhe prerja masive e drureve te pyjeve qe mbulonin fushen1. Kjo eshte nje nga arsyet qe solli kenetezimin e mevonshem te saj. Veprimatarine ekonomike e ndihmonte edhe “rruga e detit”(Muzakies) qe kalonte pergjate bregdetit, ne te njejten trase te vjeter te vijes Egnatia.
    1. Nga ditari i venedikasit M.Sanuto qe i perket dates nentor 1498 shkepusim kete rresht...ne Myzeqe prane Vlores jane prere (nga turqit) 3000 drunj per te bere fuste dhe per floten.(Dokumenta te shek. XV per historine e Shqiperise, I, Nr.261).

    Gjendja Kishtare

    Per sa kohe qe ne Shqiperi vazhdoi pushtimi bullgar, Kleri qe ndodhej midis Semanit dhe Vjoses ishte ne varesi te krypeshkopates Bullgare te Ohrit. Kjo qender fetare kishte nen administrim peshkopatat e Gllavinices dhe Pulkeriopolisit(Beratit). Me renien e shtetit Bullgar, Kostandinopoja e eleminoi Gllavinicen si qender Peshkopale. Dioqezat e saj i mori nen administrim Beligradi(Pulkeriopolisi), i cili nisi te quhej Peshkopata e Gllavinices dhe Beligradit. Me kete emer e ndeshim edhe ne “Epitafin e Gllavinices”, ku permendet peshkopi Kalist “i Gllavinices dhe Beligradit”. Kjo peshkopate qendron ne varesine e Ohrit deri ne pushtimin Norman, ku perfshihet nen administrimin e kryepeshkopates Katolike te Durresit. Ne keto vite zhvillohet ashper konflikti fetar i quajtur “Lufta midis dy kishave”, per te vendosur nen “pushtetin e tyre shpirteror” sa me shume territore, besimtare dhe famulli.

    Keto interesa te kishes katolike dhe asaj ortodokse perfshihen dhe mpleksen me interesat e pushtuesve te huaj, te lindjes dhe perendimit. Nderkohe qe kisha katolike perkrahte fuqimisht Normanet, Shtaufenet, Anzhuinet dhe Venedikun, si kunderpeshe kisha ortodokse behet ashtu siç ishte dhe me pare instrument ne sherbim te perandorise se Bizantit dhe shteteve sllave . Ne 1205 Venediku pasi merr nen zoterim treven e sotme te Fierit, e ve ate ne perdorim te kryepeshkopit katolik te Durresit, Manfredit. Kur Despotati i Epirit shtyn venedikasit drejt veriut dhe i largon ata, kthehet gjendja e meparshme, ku kontrollin e merr kisha ortodokse. Me ardhjen e Anzhuineve ndryshoi perseri kahu, kisha katolike behet mbeshtetese kryesore e tyre. Ne qytetet qe sundojne ata dhe vasalet e tyre krijohen peshkopata katolike. Ne vitin 1280 permendet peshkopata katolike e Gllavinices, ndersa Muzakajt, Matrengajt, Arianitet konvertohen ne katolike sipas interesave. Sa here qe territori per te cilin po flasim kthehej ne duart e Bizantit peshkopet katolike largoheshin zakonisht ne Itali, ndersa kur fillonin fushatat e latineve(perendimit), peshkopet ortodoks ja linin vendin atyre katolike.


    Kjo skeme vazhdoi te funksionoje deri ne kohen e fillimit te pushtimit osman. Gjate shekujve te mesjetes kishat dhe manastiret ne krahinat e Mallakastres dhe Myzeqese sherbyen jo vetem si qendra shpirterore por edhe kulturore arsimore. Prane tyre kishte shkolla fillore, biblioteka me doreshkrime te çmuara. Ne shume raste manastiret u bene qendra te zhvillimit te panaireve, tregtare, dhe luajten nje rol te rendesishem ne njohjen e shume rregullave te mira per sjelljen shoqerore. Si organizate shpirterore kisha e kishte kthyer ideologjine e saj ne mbeshtetje te shtetit feudal. Per keto sherbime te çmuara shteti e kishte shperblyer ate me dhurime te fondit te tokave. Ne kete menyre kishat dhe manastiret grumbulluan sasi te medha pronash tokesore. Keta dy faktore favorizuan edhe konfliktin e gjate midis dy kishave i cili kishte filluar shume kohe perpara vitit 1054, kur u krye edhe ndarja (skizma) midis dy patriarkanave.
    Diku nga shekulli i XIV nisi nje proçes tjeter, ai i bashkejeteses se katoliçizmit me ortodoksine ne treven Seman-Vjose. Si trashegimi e ndertimeve te kultit kristian kemi nje sere kishash e manastiresh mesjetare, nga te cilat ato qe shfaqin me shume interes jane kishat e manastireve te Pojanit, Ardenices dhe Ballshit. Interesant eshte fakti se te tre keto monumente lidhen me kultin e Maries, nenes se krishtit, e cila gjeti nje perdorim te gjere si emer kishash kryesisht ne Myzeqe ku Shen Maria njhet si mbrojtese e bujqesise. Kisha e manastirit te Shen Merise se Apolonise eshte nje nga monumentet me te rendesishme te kultit mesjetar ne Shqiperi. Ajo eshte ndertuar prane murit rrethues te qytetit antik te Apolonise. E perbere nga naosi, narteksi, ekzonarteksi, kjo kishe i perket tipit te variantit kryeqytetas1(Kostandinopojas). Pjesa e poshtme e saj eshte ndertuar me gure te marre nga teatri antik i Apolonise, ndersa pjesa e siperme me tulla te kuqe. Ne anen jugore te kishes ndodhet nje reliev i cili paraqet nje shqiponje dhe nje kryq. Nderkohe ne nje pjese te murit perendimor te saj ndodhet nje afresk ne te cilin paraqitet familja perandorake bizantine e Perandorit Mihal VIII Paleolog se bashku me te shoqen dhe te birin., Andronikun II. Specialistet e vleresojne kete pikture si te vetmen ne artin bizantin, e cila paraqet keta dy perandore se bashku. Pikerisht fragmenti i saj, ne te cilin Perandori Mihal i dhuron Shen Merise maketin e kishes tregon se ajo eshte ndertuar me porosi te tij.
    1. A.Meksi. Arkitektura mesjetare ne Shqiperi fq.166



    Interesant eshte fakti se kjo kishe eshte i vetmi objekt kulti bizantin i cili permban edhe elemente te stilit Romanik siç eshte kolonada e ekzonarteksit te saj. Per kete deshmojne studimet e studjuses Patricia Balenci, e cila duke pare ngjashmerine e kapiteleve te kishes se Apolonise me ate te Konvesanos ne Italine jugore, mendon se kjo pjese e kishes(Ekzonarteksi) eshte ndertuar nga Normanet gjate fushates se pare te tyre (1082-1085). Kisha dhe trapezeria(menca) e manastirit kane te pikturuara afreske te tilla qe jane konsideruar si “kulme te nje qendrimi artistik krijues”. Arti i tyre eshte i tipit shperthyes dhe i perket tipit te shkolles bizantine te Mitilinit. Ne keto afreske ndihet edhe ndikimi nga tradita e artit antik. Te gjitha pikturat jane punuar nga i njejti autor i cili pavaresisht nga hipotezat e hedhura mbetet dhe sot anonim. Ne mbishkrimet e afreskut te murit perendimor permendet edhe nje diplome e perandorit Manuel Komnen dhuruar manastirit te Shen Merise. Kjo deshmi tregon se ky institucion kulti ka qene i nje rendesie te veçante ne kete treve, derisa ai behet objekt i nje diplome perandorake. Dihet qe Manuel Komneni ka qene mbrojtes i klerit, i cili jo vetem ju garantoi manastireve pronat ekzistuese, por ju dha atyre privilegje te medha te drejta imuniteti. Manastiri “fjetja e Shen Merise” se Ardenices ndodhet mbi kodren e Ardenices me lartesi 237m. Ai ben pjese ne tipin e manastireve ortodokse dhe ka nje siperfaqe prej 2500m2. Pozita dominuese e ketij manastiri mbi kodren me te njejtin emer ben qe prej kambanores se tij te shihen: Kruja, mali i Dajtit, Tomorri e deri ne jug malet e Tepelenes dhe Gjirokastres. Mendohet se themelet e tij jane hedhur diku rreth vitit 1282 me iniciativen e Perandorit Bizantin Androniku II Paleolog, i cili e ngriti kete tempull pas fitores ndaj anzhuineve ne Berat. Perreth ketij manastiri ortodoks shikohen rrenoja ndertimesh te vjetra, te cilat te krijojne mendimin se rreth tij ka patur ndertime, ndoshta ka ekzistuar nje qender e banuar. Sipas defterit osman te dy shekujve me vone, (viti 1431) ekzistonte ne nahijen e Myzeqese fshati Ardenice me 8 shtepi. Nderkohe qe nje hipoteze tjeter thote se, ky tempull mund te jete ndertuar ne themelet germadhe te nje tempulli te vjeter Pagan, i cili i kushtohej perendeshes Artemisa, prej te cilit edhe mund te kete rrjedhur emri i sotem Ardenice.

    1. A.Meksi “Arkitektura Paleokristiane ne Shqiperi” Monumentet 2, 1985
    2. K.Zhegu “Gllavinica dhe problemi i lokalizimit te saj” Monumentet 2, 1987


    Megjithate per kete objekt kulti historia ka rezervuar ngjarje te rendesishme edhe per historine kombetare, te cilat do ti permendim ne kapitujt e ardhshem. Nje tjeter objekt i rendesishem kulti i kesaj periudhe eshte kisha katedrale e Shen Merise se Ballshit, 27 km ne J-L te qytetit te Fierit. Ajo eshte nje bazilike mesjetare me 3 anijata. Sipas mendimit te studjuesit Koço Zhegu, i cili mbeshtetet tek planimetria dhe teknika e ndertimit te kesaj kishe mund te thuhet se, ajo eshte ndertuar gjate mesjetes se mesme, kur shkaterrohet Bylisi,(Gllavinica). Si material ndertimi te kishes se Ballshit sherbyen siç e kemi thene edhe me siper, materiale te marra nga kishat e Bylisit. Kisha eshte e tipit Bazilike me permasa 22.50 m x 17.20m. Ne pjesen veriore te saj ndodhej edhe nje kapele e vogel, ndersa me vone u shtuan edhe konaket, qe e shnderruan ne nje manastir te fortifikuar, i cili perbehej nga 366 dhoma. Ky manastir sherbeu si seli e peshkopit te Gllavinices(Bylisit), kur ai u zhvendos nga ky qytet. Pikerisht ne rrenojat e ketij manastiri jane gjetur nga arkeologet ne kohe te ndryshme gjate shekullit te XX, objekte arkeologjike, qe jane njekohesisht deshmi me vlera te rralla historike. Nderkohe ketij objekti te kultit kristian i perket edhe Epitafi i famshem i vitit 1371. Per fatin e keq te kultures dhe historise sone ky manastir dhe kisha e tij nuk ekzistojne me, per te na deshmuar shkallen e zhvillimit te mardhenieve ekonomike, kulturore, shoqerore dhe shpirterore te treves se Mallakastres. Mbi nje koder prane fshatit Kurjan ngrihet nje kishe tjeter mesjetare, ajo e Shen Nikolles. Eshte ndertuar me mure prej tullash te kuqe, ndersa dyshemeja eshte e shtruar me pllaka guri. Kjo faltore eshte ndertuar ne stilin Bizantino-Ortodoks dhe eshte e tipit ne forme kryqi te brendashkruar me kupole. Studjuesi i saj, arkitekti A.Meksi mendon se ajo eshte ndertuar gjate shekullit te XIV. Ne kete kishe ndjehet jehona e stilit Romanik i cili erdhi ne vendin tone me pushtimet latine te mbreterise se Napolit. Gjate qershorit te vitit 1956 ekspedita e institutit te historise dhe fiogjise se universitetit te Tiranes beri ne kete kishe, nje zbulim interesant. Ne afresket e saj u gjend nje mbishkrim ne greqishten Bizantine. Ai verteton se ne vitin 1578 ketu ka punuar i biri i Onufrit, Nikolla, se bashku me nje piktor tjeter emrin Joan, preardhja e te cilit ka mbetur anonime1 edhe sot.

    1. Th. Popa, “Piktoret mesjetare shqiptare” fq.41 Tirane 1961


    Arritjet Shoqerore ne Mesjete

    Gjate mesjetes pjesa me e madhe e popullsise ishte anafalbete. Njerezit e shkolluar i perkisnin kryesisht klerit, i cili kishte ne duart e veta edhe institucionet arsimore. Ne vepren e titulluar “Biografia e gjate” e shkruar nga Theofilakti, (Peshkop i Ohrit), mesojme se, Cari Bullgar Borisi(Mihali) dergoi ne Gllavinice rreth viteve 886 Klementin me cilesine e Kryemesuesit1. Klementi qendroi ne Gllavinice 7 vjet dhe punoi me bashkepunetoret e tij ne tre fusha: nje prej tyre ishte ngritja e shkollave, ku ai dhe ndihmesit e tij u mesonin shkrim dhe kendim femijeve. Me pas Klementi u zevendesua ne kete detyre nga i vellai Naumi. Te tjera drejtime te punes se tyre ishin predikimi, propagandimi dhe perligjja e pushtimit Bullgaro-Sllav.

    Shkollat e klerit ortodoks Bullgar kishin si qellim perhapjen e arsimit dhe te gjuhes sllave per te luftuar traditat kulturore-arsimore te Bizantit. Keshtu mund te themi se kjo detyre e rendesishme ju ngarkua nje njeriu te tille siç ishte Klementi, qe me autoritetin e tij te madh te shkaterronte me sukses traditen e kishes Greko-Bizantine ne treven tone. Arsimi gjate mesjetes perfaqesohej nga shkollat e ulta dhe te mesme. Shkollat e ulta gjendeshin prane kishave dhe manastireve. Ato sherbenin per te pergatitur klerin e zakonshem. Ne to mesohej gjuha greke, bibla dhe gjuha e ceremonialit fetar(Liturgjia). Shkollat e mesme ndodheshin prane katedraleve Episkopale (Gllavinice, Berat). Ne to studioheshin shtate lende baze si: Retorika, Logjika, Astronomia, Aritmetika, Gjeometria, Gramatika dhe Muzika. Ne keto shkolla pergatitej elita e klerit. Per te ngjitur shkallet e karrieres ndiqeshin me pas shkollat e Kostandinopojes e Selanikut. Kleriket perveç detyres se tyre, “Predikimit te ungjillit”, kryenin edhe profesione te tilla si: shkruesin, mesuesin, sekretarin, noterin, si dhe merreshin me art (pikture, muzike). Ne manastire shkrueshin: libra, kodike, doreshkrime nga murgj te specializuar. Porositesit e tyre ishin autoritete shteterore, fisnike dhe klerike te larte.

    1. Dh. Obolenski (Klementi i Ohrit dhe Shqiperia”, Konferenca Kombetare per formimin e popullit shqiptar, gjuhes dhe kultures se tij. Fq. 68-70, Tirane 1982



    Ne rrethana te tilla u realizuan: kodike, ikona, afreske, epitafe, dhe vepra te ndryshme artistike. Zhvillim mori dhe arkitektura laike e perfaqesuar nga nje sere keshtjellash, kullash dhe objekte te kultit kristian (shiko me siper). Ne kete te fundit u aplikua edhe arti figurativ i perfaqesuar nga piktura, skulptura dekorative, gdhendja e drurit etj. Piktura ishte gjinia me e shquar e artit te periudhes. Si ne te çdo pjese te Perandorise se Bizantit edhe ne keto territore lulezoi arti Bizantin, stili i veçante i te cilit permblidhte ne vetvete traditat e artit Helenistik me traditat popullore te lindjes. Ky ishte arti qe bashkonte ideologjine e kishes lindore(ortodokse) me frymen e saj asketike. Ne vitin 787, koncili kishtar i mbajtur ne Nike, percaktoi edhe rregullat e pikturimit per artin ikonografik. Keto rregulla ishin te pacenueshme. Piktorit nuk i lejohej te nderronte as tematiken, tiparet dhe ngjyrat. Ai duhej qe ti largohej natyralitetit dhe me stilin e tij ornamental te shkeputej nga jeta dhe i jepte asaj karakterin hyjnor. Ne keto rrethana piktura paraqitej e ngrire dhe e zymte. Dy drejtimet kryesore ne te cilat u zhvillua ajo ishin afresku dhe ikona, me te cilat jane krijuar vepra vertet te mrekullueshme.

    Perhapje te kufizuar pati vetem skulptura. Ajo u aplikua ne fasadat e kishave, ne portike (Apoloni), porta e dritare dhe ne ambientet e familjeve fisnike. Duke pare dhe studjuar me vemendje afresket e kishave nxjerrim perfundime interesante dhe te rendesishme, duke thene se popullsia e kesaj treve gjate mesjetes eshte veshur sipas modes bizantine. Veshjet pergatiteshin ne varesi te prejardhjes, sipas shtreses shoqerore. Ato ishin prej leshi, liri, kerpi ose mendafshi. Prej pelhure kerpi eshte pergatitur edhe Epitafi i Gllavinices1, ndersa ne portin e Spinarices eksportohej mendafshi i prodhimit vendas2. Duke filluar nga shek. XIII e sidomos gjate shek.XIV nga importimet per ne Raguze permendet shpesh nje pelhure e forte pambuku me çmim mjaft te ulet qe quhej fustan3. Ky element ishte perberesi kryesor i veshjes se burrave te kohes. Ai do te sherbeje per shume kohe si veshje festash, i perdorur nga te gjitha shtresat e popullsise. Mund te themi se burrat ne mesjete perdornin per te veshur edhe tirq, kofshare e kemishe te gjate, (liri ose kerpi)te ngjeshur ne bel me nje brez leshi ose me fustanellen e gjate der ne gju.
    1. Epitafi i Gllavinices eshte pelhura me e vjeter e perdorur ne vendin tone.
    2. M. Shuflai mendon se nje vendet ku kultivohej me shume mendafshi ne Shqiperi eshte edhe zona midis Beratit dhe Vlores.
    3. fustagnum, lat


    Ndersa grate visheshin me veshje te gjata qe e mbulonin gjithe trupin. Mbi koke mbanin nje pelhure te bardhe qe i mbulonte qafen dhe pjeserish supet1. Burrat mbanin mbi koke nje kapele ne forme koni me streh rreth e qark. Eksporti i madh i lekurave ne skelat lumore te Pirgut dhe Spinarices, ne shekujt XII dhe XIII tregon se treva i plotesonte nevojat e veta per opinga, ashtu edhe per lloje te ndryshme gunash. Lekurat perdoreshin edhe si shakuj per te ruajtur veren dhe vajin e ullirit. Ne shekujt XIV-XI nisi edhe importi i pelhurave te ndryshme nga Venediku dhe Raguza per nevojat e aristokracise feudale vendase.
    1. A. Gjergji. Te dhena mbi veshjet ne Shqiperi ne shek XIV-XV. Fq.188-189. Studime historike nr.4 1967


    Mbi termin “Myzeqe”

    Myzeqeja eshte fusha me e madhe e rajonit Perendimor dhe e krejt Shqiperise. Me nje siperfaqe prej 1350 km2, ajo shtrihet nga Shkumbini ne veri, e deri prane Vlores ne jug. Ne perendim si kufi i saj sherben bregdeti i ulet i Adriatikut, kurse ne lindje Myzeqeja shtrihet deri ne rreze te kodrave te Darsise Kuçoves dhe Mallakastres. Me nje gjatesi 65 km dhe gjeresi prej 50 km, kjo fushe zbret nga lindja drejt perendimit duke formuar ne vetvete nje krahine gjeografike dhe etnografike nga me te medhate ne vendin tone. Per here te pare ne Histori termi Myzeqe permendet ne kroniken mesjetare te Tokove1. Kjo kronike si per nga titulli dhe autori eshte anonime. Ajo u quajt me kete emer nga studjuesi arberesh Xhuzepe Skiro, i cili e publikoi ate ne konferencen e XI te studimeve Bizantine, te mbajtur ne Mynih ne vitin 1958. Kronika perbehet nga 3973 vargje, ku 2280 prej tyre kane te bejne drejtperdrejte me rolin dhe veprimtarine e shqiptareve, ne ngjarjet e zhvilluara ne Shqiperine e poshtme ne vitet 1381-1426. Ne vargjet 1681 dhe 1685 lexojme:
    1681 Per kete u keshilluan te dy krushqit2.
    1682 Te dergojne ne Myzeqe ne gjithe vendet e shqiptareve.
    1683 Dhe te kerkojne ndihme nga gjithe sundimtaret e vendit.
    1684 Atehere gjendeshin te paprekur sundimtaret e vendit.
    1685 Te pangacmuar prej myslymaneve(turqeve).
    1686 Qe ishin fuqi te madhe dhe kishin frike.
    Sipas kesaj pjese te kampionuar nga kjo kronike flitet per prijesit shqiptare te Shqiperise se Poshtme: Gjin Zenevisin dhe Muriq Shpaten. Ne konfliktin e zhvilluar ne vitin 1411 ndaj Dukes Karl Toko ata ndjejne veshtiresi dhe kerkojne ndihme tek aleatet e tyre.


    1. Kronika e Tokove eshte shkruar ne gjuhen e folur greke te shekullit te XV. Ajo pershkruan perpjekjet e Dukes Karl Toko sundimtarit te Qefalonise per te shtrire sundimin e tij ne tokat e Epirit, Etolise, Akornanise ku shumica e popullsise ishin shqiptare. Kronika eshte shkruar para vdekjes se K. Tokos ne vitet 1422-1423. ne te permendet edhe fisi shqiptar i Malakasajve. Ne dukje emri i tij ka ngjashmeri shume te madhe me toponimin e Mallakastres por nuk kemi mundesi te bejme asnje lloj lidhje midis tyre. Megjithese mund te hidhet hipoteza se ata perfaqesonin ndonje bashkesi te shperngulur nga Mallakastra ne More ose Epir gjate kohes se sundimit te despotit Theodhor Paleologu. Ky sundimtar i dha leje 10.000 shqiptareve te Toskerise qe te vendoseshin ne tokat e despotatit te tij te mbetura, sipas deshmise se Jiricekut, te braktisura prej bujqeve qysh gjate vitit 1388.
    2. K. Bozhori. Burime tregimtare Bizantine per historine e Shqiperise shekujt X-XV. Fq. 283

    Nderkohe te dy prijesit vendosen te dergonin ne Myzeqe dhe ne te gjitha krahinat shqiptare njerez, me qellim qe te njoftonin kreret vendas, territoret e te cileve ende nuk ishin sulmuar prej perandorise turke. Atehere “miqte” i shkuan menjehere ne ndihme, sepse sipas kronistit anonim ata ishin krushq te sundimtarit te Drinopolit, Gjin Zenevisit. Ne kete kohe ne Myzeqene e vogel sundonin Muzaket1, te cilet kishin vendosur lidhje martesore me Zeneviset, qe sundonin ne: Çameri, Gjirokaster, dhe jugun e Shqiperise. Duke shfrytezuar kete fakt percaktojme tezen se, emri Myzeqe eshte perfituar nga sundimi i familjes Muzaka, per te quajtur viset qe administroheshin prej tyre. Nderkohe bie poshte hipoteza e perdorur deri tani se, ne mesjeten e vone Myzeqeja e sotme quhej Fushe e Saures(Savres). Kete toponim e ndeshim tek Barleti, i cili duke u bazuar tek beteja e Savres (Lushnje) e quan kete treve me kete emer. Nderkohe qe idea e tij ka qene vetem per fushen prane fshatit Saver, ku u zhvillua beteja shqiptaro-turke (1385). Nga kjo kronike nxjerrim mjaft te dhena interesante siç eshte dukuria e kushtrimit, si pjese perberese e te drejtes zakonore shqiptare, ku “dy krushqit” bejne thirrje per ndihme. Ky fakt tregon se ne Myzeqe ne fillim te shek XV ekzistonte e drejta zakonore(Kanuni), e cila do te ekzistoje deri disa shekuj me vone.
    1. Ne kete periudhe ne Myzeqe sundonte Andrea Muzaka

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 17:07.

  9. #9
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Pushtimi Osman


    Inkursioni i pare osman mbi treven e Fierit do te behet ne vitin 1385 ku ne Saver do te ndeshen turqit me shqiptaret e drejtuar nga Balsha II. Qe nga kjo date dhe ne vijim inkursionet turke do te vazhdojne me periudha te ndryshme. Kete rrebesh e ndien edhe Muzakajt me Arianitet, forca e te cileve ishte e paafte ti bente balle invazionit te fuqishem turk. Ne keto kushte nisi kthimi i tyre ne vasale te sulltanit duke pranuar pozitat qe sillte nje status i tille.
    Pasi i dha fund luftes civile per pushtet, Mehmeti I filloi te zgjeroje pushtimet ne Shqiperi. Nderkohe qe ne vitin 1417 turqit zoteronin Beratin, Vloren, Kaninen dhe Myzeqene me gjithe Pirgun e Spinaricen. Te terrorizuar prej pushtimit turk filloi eksodi i popullsise, e cila braktisi fushen per te kerkuar mbrojtje e strehim ne malesite perreth si dhe pertej detit. Zhvendosja e popullsise u krye me ritme te shpejta te diktuara nga ekzistenca per te siguruar jeten.
    Sistemet politike vendase kapitulluan, ndersa zoterinjte e tyre u perpoqen te manovronin duke perqafuar Islamin, per tu integruar ne shoqerine e re. Theodhor Muzaka e njohu pushtetin e sulltanit. Djemte e tij u perfshine ne sistemin devshirmese dhe u derguan ne shkollen e “içogllaneve” te Edrenese nga ku u islamizuan. Keshtu Jakup beu1 u be Sanxhakbej i Sanxhakut shqiptar ne vitet 1438-1439. Kasem Pasha ishte ushtarak i Muratit II dhe Mehmetit II, ndersa Sulejmani u be Subash i Beratit ne vitin 1449. Pushtimi turk do te vendoset ne vitin 1421 kur krijohet Sanxhaku shqiptar me qender ne Gjirokaster. Sipas ketij administrimi territori i treves se Fierit bente pjese ne Vilajetet e Beratit dhe te Kanines. Pikerisht toka dhe te ardhurat u bene prone e klases feudale osmane, ku nepermjet shtetit turk u regjistruan sakte dhe ju ndane asaj ne formen e timareve, zeameteve dhe te haseve, duke zhveshur fisniket shqiptare nga pronat tokesore. Keshtu ndodhi me familjen Matrenga e cila kerkoi rrugen e emigrimit duke u vendosur ne Italine e jugut (Pulje, Siçili, Kalabri)2.

    1.S.Pulaha “Pronesia feudale mbi tokat shqiptare”.
    2.Kesaj familje i perket edhe Lek Matrenga, autori i Katekizmes “Embesuame e Krishtere” botuar ne vitin 1592 ne Itali. Matrenge te tjere kane qene edhe kryepeshkopi i Ohrit ne vitin 1710 Bazili dhe Pjetri arkivist i bibliotekes se Vatikanit ne mesin e shekullit XIX.


    Te njejten fat pati edhe Gjergj Arianiti i cili u shpronesua plotesisht nga pronesia. Siç deshmon historiani bizantin Laonik Halkokondili,2 “ai erdhi ne Edrene, ne oborrin e sulltanit dhe pa kaluar shume kohe u be lutes per te marre prej tij ndonje te mire”. Pasi nuk arriti te realizonte qellimin e tij ne Edrene Gjergj Arianiti u kthye ne shqiperi ne vitin 1432 dhe nisi nje kryengritje, qe perfshiu pjesen me te madhe te shqiperise se mesme siç thekson i njejti burim. Qetesia dhe pushteti i vendosur nga autoritetet osmane kishte qene deri tani relative, sepse pas kesaj ngjarjeje do te jene Muzakajt qe do te behen protagoniste te zhvillimit te ngjarjeve. Ne burimet turke del se gjate nje kryengritje antiosmane te zhvilluar midis viteve 1433-1435 Teodor Muzaka(i riu) e rimori perseri Beratin dhe ringriti principaten e tij. Ne vitin 1438 ai u rethua ne keshtjellen e qytetit nga turqit. Rrethimi zgjati shtate muaj, ku qyteti u godit me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin kamandanti turk, Turhan Pasha beri nje masaker ne Myzeqe duke ngritur nje piramide me koka te prera. Gjon Muzaka deshmon se: “Perpara se tu prisnin kokat ketyre fatkeqeve, jua thyen kockat me çekan”. Kjo ishte nje barbari e zakonshme e perdorur nga ushtria Osmane, ne shenje hakmarrje ndaj revoltave te popullsise. Suksesi i arritur nga Teodor Muzaka u pasua nga ai i Gjergj Arianitit. Babingeri3 deshmon se pasi theu turqit, ai ne marreveshjen qe beri me sulltan Muratin mori nen zoterim territoret qe shtriheshin midis lumenjve Shkumbin dhe Vjose. Keta dy feudale te fuqishem do ta vazhdojne edhe me tej luften e tyre ndaj pushtuesit turk. Ne lidhjen shqiptare te Lezhes ne 2 Mars 1444 Teodor Muzaka (i riu) dhe Gjergj Arianiti do te jene figura qendrore te saj perkrah Skenderbeut. Muzaka kishte lidhje te hershme miqesie me Gjon Kastriotin. Si anetar i lidhjes se Lezhes ai do te marre pjese gjate luftes se saj kunder Venedikut ne vitet 1447-1448. Ne kete fushate Teodori vuri nen urdherat e Skenderbeut 600 prej trupave te tij ushtarake. Teodori i semure do ti kerkoje Skenderbeut, qe ne emer te lidhjes te merrte nen mbrojtje qytetin e Beratit. Heroi dergoi prane tij per te marre nen kontroll qytetin, oficerin Pal Maneshi me 800 ushtare. Turqit me tradheti e shfrytezuan kete rast dhe pushtuan qytetin, qe sapo e kishin marre nen dorezim rojet shqiptare.

    1. K. Bozhori. Lufta shqiptaro-turke ne shek XV fq. 45 Tirane 1967
    2. Babinger “Ende d Arianiten”. Fq. 22


    Pal Maneshin e kapen rob, ndersa Teodorin e ngriten nga shtrati ku lengonte dhe e varen. Me pushtimin e Beratit turqit frenuan shtrirjet e luftes çlirimtare drejt jugut dhe moren nen kontroll dhe Myzeqene, ndersa Mallakastra mbeti e lire ne duart e Gjergj Arianitit. Per nevoja te luftes çlirimtare dhe per te forcuar pozitat e tij, Skenderbeu vendosi te martohej me Donika Arianitin, vajzen e vogel te Gjergjit. Kjo krushqi iu shkonte per shtat te dyja familjeve, per nga pozita qe ato posedonin. Si mbles Skenderbeu dergoi Gjin Muzaken kunatin e Arianitit. Martesa ishte teresisht politike ku nuk luanin rol mosha dhe deshirat. Ajo qe na intereson eshte fakti se kurorezimi i çiftit, midis Gjergjit 46 vjeçar dhe Donikes 23 vjeçare, u be ne kishen e vjeter te Manastirit te Ardenices1 , i cili ndodhet 10 km ne veri te Fierit. Kete teze e ka argumentuar qysh ne vitin 1940 studjuesi italian Lorenconi2. Çifti mberriti ne kete manastir pas dasmes se zhvilluar ne shtepine e nuses ne Kanine, ne 21 prill 1451. Ai shoqerohej nga Princat shqiptare, njerez te familjeve, ambasadoret e Napolit, Vatikanit, Raguzes dhe Proveditori i pergjithshem i Venedikut ne Shqiperi. Shpura udhetoi nepermjet rruges se Muzakies ne itinerarin Vlore-Ardenice, vetem disa dite pas dasmes ne Kanine.

    Ceremoniali i kurorezimit u be ne mesditen e dates 26 Prill 1451 i drejtuar nga Peshkopi Feliks, nen kujdestarine e te cilit ndodheshin dy manastiret me te medha te Myzeqese, ai i Apolonise dhe i Ardenices. Te nesermen Skenderbeu me Doniken u nisen drejt Krujes, ku u zhvillua dasma madheshtore ne shtepine e dhendrit, sipas riteve te tradites shqiptare. Martesa e te bijes me Gjergj Kastriotin ishte nje nga sukseset e politikes se Gjergj Arianitit, i cili pas kesaj ngjarje shpejtoi te nenshkruante ne qershor 1451: Traktatin e aleances me Alfonsin e V-te te Napolit. Ja seç thuhet ne nje pasazh te tij: “Gjithashtu te dy palet kane rene ne ujdi qe qysh nga Berati duke perfshire Greqi e Myzeqe deri tek nje lume qe quhet Devoll (Seman), ti jepen madherise se tij (Alfonsit) dhe vendi pertej Devollit ti jepet Arianitit”. Pra kjo dispozite e traktatit do te zbatohej pas çlirimit te Beratit, Myzeqese dhe vendeve te tjera me forca te perbashketa.
    1.Derisa ceremoniali i kurorezimit te Skenderbeut me Doniken eshte zhvilluar ne Manastirin e Ardenices, ky fakt deshmon se, Myzeqeja nuk ka qene gjate vitit 1451 nen pushtimin turk. Ndryshe nuk kish se si te udhetohej nga Vlora per ne kete manastir, duke pershkruar gjithe Myzeqene e vogel pa me te voglin problem sigurie.
    2.A. Lorenconi “Impresione d’Albania” Firence 1940


    Pasi te arrihej kjo, fushen ne jug te Semanit (Myzeqene e vogel) do ta merrte Alfonsi ndersa fushen ne veri te tij Gj.Arianiti i cili e kishte zoteruar disa here ate. Marrja e Beratit nga forcat e perbashketa shqiptaro-napolitane ishte parashikuar edhe nga traktati i Vasalitetit i nenshkruar ne Gaeta ne 26 Mars 1451 midis Skenderbeut dhe Alfonsit. Sulmi i ushtrive te perbashketa per marrjen e Beratit filloi ne korrik te vitit 1455. Pesembedhjete mije njerez nga te cilet 8 mije kalores dhe 7 mije kembesore, rrethuan keshtjellen e tij. Per ta bombarduar ate u sollen edhe tormentat(topat), se bashku me 800 atilieret napolitane, te cilet i drejtonte fisniku siçilian Palerino i Palermos. Ndersa komanden e trupave shqiptare e kishin marre persiper: Muzake Topia dhe Gjergj Arianiti, perkatesisht kunati dhe vjehrri i Skenderbeut. Subashi osman pasi u mori Beratasve pengje, praktike e njohur kjo ne rrethimin e qyteteve, u kerkoi rrethuesve pesembedhjete dite afat per tu dorezuar. Ne nje kohe kur Berati mendohej se do te binte ne duart e Skenderbeut ndodhi e papritura. Per shkak te tradhetise se Moisi Golemit, komandantit te ushtrive kufitare, drejt Beratit vershuan 40.000 kalores turq, nen drejtimin e Isa Bej Evrenozit, ne nje moment qe nuk parashikohej kurre nje sulm i tille. Keto forca sulmuan ne befasi trupat shqiptare qe pushonin ne brigjet e Osumit, duke shkaktuar ne 26 korrik 1455 nje katastrofe te vertete mbi shqiptaret, prej te cileve mbeten te vrare 5000 njerez. Vete Skenderbeu nuk ndodhej ne kampin e Beratit. Ai ishte per vizite tek i vjehrri ne Mallakaster. Ardhja e tij ishte e kote. Ajo nuk e shpetoi ushtrine shqiptare nga disfata me e rende e saj gjate luftes 25 vjeçare shqiptaro-turke. Tanime Berati u kthye ne nje avanpost te sundimit turk ne Shqiperine e jugut, prej te cilit vershimi drejt Fierit dhe Mallakastres nuk ishte i veshtire per ta.

    Nen sundimin e Perandorise Osmane!
    Ne vitin 1455 treva e Fierit ra perfundimisht nen sundimin osman. Ajo u perfshi ne Sanxhakun e Vlores me qender Beratin1. Ky sanxhak pati si shtrirje territoret e dikurshme te Principates se Muzakajve. Myzeqeja e Mallakastra, ne kete Sanxhak gezonin statusin e Nahijeve(krahinave). Toka u fut ne kategorine e prones shteterore-mirie. Ajo bente pjese ne fondin e tokave te perfshira ne sistemin e timareve, te cilen shteti osman ua ndante pjesetareve te klases feudale si feude ushtarake: timare e ziamete. Zoteruesit e tyre ishin seraskeret e nahijeve,kadinjte,jeniçeret, vojvodet, çaushet, jazhexhinjte, etj, te cilet kryenin detyra ushtarake dhe civile ne ushtrine dhe administraten osmane. Zoterues te timareve ishin edhe spahinjte te cilet ne varesi te prones qe kishin duhet te paraqiteshin ne lufte sa here qe ti therriste sulltani me nje numer te caktuar kaloresish, qe ishte ne perpjestim me siperfaqen e timarit te tyre. Gjate kohes se sundimit te sulltan Mehmetit te II u vendos perfundimisht sistemi i timarit. Nderkohe u perdor edhe institucioni i spahinjve te krishtere per te shkaterruar dhe integruar ne kete sistem klasen feudale vendase2. Keta feudale pranuan tu sherbenin sulltanit per te ruajtur zoterimet e tyre. Kjo tregon se osmanet nuk e vune si kusht te domosdoshem qysh ne fillim te pushtimit perqafimin e islamizmit. Por spahinjte myslymane kishin pozita me te privilegjuara ne sistemin feudal ushtarak te timarit, gje qe nxiste kategorine e pare qe te shkonte drejt konvertimit fetar. Shteti osman dhe zoteruesit e timareve dhe ziameteve u kujdesen per vjeljen e taksave dhe detyrimeve feudale nga popullsia prodhuese, fshataret raja. Taksa kryesore qe vilte shteti ishte xhizja, takse per koke qe merrej nga te gjithe meshkujt e krishtere te cilet ishte te afte per pune. Ne vitin 1488 sasia e xhizes se vjele ne nahijen e Myzeqese ishte 631 000 akçe, ndersa ne nahijen e Mallakastres3 ajo ishte ne sasine 380 285 akçe.

    1. Berati u caktua si qender e ketij sanxhaku per shkak te pozites me te mbrojtur dhe si qender e kryqezimit te rrugeve.
    2. S. Pulaha, “Pronesia feudale ne tokat shqiptare, shekujt XV-XVI. Fq 45
    3. po aty fq 231

    Taksat qe merrte Spahiu ishin midis te tjerave dhe: e dhjeta, ispenxha, resmiçifti, taksa e marteses, e magjes, e gjakut, gjobat per faje, si dhe taksa e oxhakut. Kjo e fundit ishte shume diskriminuese dhe ekzistoi per nje kohe te gjate ne Myzeqe. Ajo nuk i lejonte fshataret raja qe ne shtepite e tyre te ndertonin oxhak. Te gjitha detyrimet feudale vileshin dy here ne vit, per Shen Miter dhe Shen Gjergj1. Duke u marre vetem me detyrimet e rentes feudale pushteti osman e keqadministroi territorin e Fierit. Qeveria turke nuk i mori parasysh njerezit qe banonin ne keto territore, duke u sjelle si nje nga administratat me te pakujdesshme qe kemi pare ne historine e deritanishme. Pergjate Myzeqese se vogel nuk u be asnje punim irrigacioni dhe bonifikimi. Si rezultat i mungeses se kanalizimeve, mbushjes se grykave te lumenjve, prerjes masive te pyjeve, lumenjte çdo vit kryenin permbytje, duke e degraduar Myzeqene ne nje fushe kenetore. Kjo beri qe rrjedhjet e poshtme te lumenjve Vjose dhe Seman, dikur te lundrueshem te beheshin te palundrueshme, dhe te rrezikshme me vershimet e tyre. Githashtu u rrenuan skelat lumore dhe u nderpre tregetia e drithit, e cila shkaterroi traditat e vjetra bujqesore te krahines, duke goditur ekonomine vendase. Me vendosjen e sundimit osman u vendos edhe e drejta e shtetit turk: sheriati, e cila ketu gjeti perdorim te gjere. Megjithate ai duhej te zbatohej vetem prej myslymaneve dhe perbente nje kod normash civile dhe fetare per jeten. Ne dallim prej tyre te krishteret u trajtuan si nje shtrese me e ulet e shoqerise me emrin raja. Kesaj kategorie shoqerore u lejua e drejta e ushtrimit te fese dhe ju sigurua jeta e pasuria. Me punet e brendshme te ketij komuniteti merrej kleri ortodoks. Por gjithsesi mbi ta rendonin taksa me te renda, siç ishte edhe tributi i femijeve. Megjithese nuk i lejohej qe te mbante arme, popullsia e kesaj treve vazhdoi qendresen ndaj pushtuesit turk ne forma te ndryshme. Ne vitin 1481 u kthye ne Shqiperi Gjon Kastrioi i ri, i cili zbarkoi ne gryken e lumit Seman. Rreth tij u bashkuan kryengritesit shqiptare, qe e priten si trashegimtar legjitim te Skenderbeut. Ne betejen e pare me forcat turke te drejtuara nga Sulejman Pasha, e cila u zhvillua prane Fierit te sotem ne vitin 1481 ai do te fitoje.

    1. Dhjetor, Maj

    Por kryengritja e Gjon Kastriotit do te deshtoje per shkaqe te njohura dhe do te rivendoset perseri pushtimi turk. Pervoja e kryengritjeve te shekujve XV-XVI u tregoi shqiptareve se u duhej nje bashkerendim i forcave me nje organizim me te mire. Per ti sherbyer ketij qellimi u thirren disa kuvende mbare kombetare. I tille ishte kuvendi i mbajtur ne Manastirin e Shen Aleksandrit, ne fshatin Dukagjin te Matit. Perfaqesuesit e 14 krahinave qe moren pjese ne te vendosen fillimin e nje kryengritje te pergjithshme antiturke. Ne dokumentin ku kerkohej ndihma e Venedikut, i cili mban daten 15 shkurt 1602, kane firmosur edhe perfaqesuesit e krahines se Myzeqese1 si: Martin Kolashi, Nikolla Lushi, Mihal Krraba, dhe Bartol Palesi. Kjo iniciative duhet qe te kete qene e fundit per popullsine e treves sone perballe shtetit osman, per arritjen e çlirimit prej pushtimit te huaj. Ne vitin 1520 doli kanunameja e sanxhakut te Vlores, mbi bazen e te ciles rregulloheshin çeshtjet ekonomiko-shoqerore, ne radhet e popullsise. Me pushtimin turk filloi edhe proçesi i islamizmit te popullsise. Rruget e tij ishin: sistemi i devshirmese, xhizja, e cila erdhi duke u rritur, legjislacioni, i cili i jepte perparesi popullsise myslymane per te ngjitur shkallet e karrieres ushtarake dhe civile, etj. Islamizimi preku vetem Mallakastren, ndersa Myzeqeja e ruajti besimin e saj fetar. Ne fshatrat e krahines se Mallakastres kjo tendence u perhap duke filluar nga shekulli XVII dhe perfundoi ne shekullin XVIII, me islamizmin e pergjithshem te kesaj treve. Ndikime te forta ne kete drejtim luajten dy qendrat e fese islame per Shqiperine J-P, siç ishin qytetet e Beratit dhe Vlores.

    1. Dokumenta te shekujve XVI-XVII Per historine e Shqiperise, Vell.II-Dok.183, Tirane 1990.

    Lindja e Çifligut

    Duke filluar nga gjysma e dyte e shekullit XVII sistemi i timarit u fut ne krize. Per zoteruesit e timareve, spahinjte, pjesmarrja ne lufte po behej gjithnje e me e veshtire. Ajo ishte nje detyrim i paperballueshem, prandaj ata nisen ti shmangeshin ketij lloj detyrimi. Si rrjedhoje atyre filluan tu hiqeshin timaret, te cilat tani mbeteshin pa zoterues. Humbja e interesit per lufte nga ana e spahinjve solli proçesin e dekadences se ushtrise osmane. Keshtu ajo filloi te shfaqe shenjat e deshtimeve jo vetem ne luftrat me ushtrite europiane, por nisi te humbiste edhe kontrollin e rrepte qe kishin patur me pare ne provincat Perandorise. Kjo gje solli perpjekjet e para te feudaleve spahinj per te shtene ne duart e tyre toka Mirije(shteterore) dhe per ti kthyer ato ne çifligje private, nepermjet metodave antiligjore, ku me tipikja dhe me e thjeshta ishte ajo e dhunes. Ne kete forme lindi prona e re e çifligut, e cila shfaqi menjehere tendencen e zgjerimit te saj perseri, ne rrugen me te vjeter dhe me te favorizuar ate te: luftes. Ne vitin 1701 permenden si çifligje keto fshatra te treves si: Reres1, Radostine, Bishan, Levan, Shtyllas, Çukas, Frakull, Qarr, Zhupan, Sop, Hamil, Drize, Korkutas, Portez, Kasollas, Dukas, Kuqar, Margelliç, Shen Gjergj, Plyk, Frasher, Vidhishte, Drenie, Varibob, Matke, Belishove, Drizar, Kremenar, Cakran, Greshice. etj.

    Keshtu ne vitin 1712 Ali Pashai zoteronte 14 çifligje qe shtriheshin ne fshatrat Matke, Poro, Frakull, Kafaraj, Zhuke, Bishan, Varibob, Hamil etj. Ne vitin 1737 ky person i zgjeroi çifligjet e tij, qe tanime shtriheshin ne 22 fshatra, ku perveç atyre qe permendem me siper jane edhe fshatrat Shen Gjergj, Pojan, Drize, Plyk, Greshice. Nje vit me vone ketyre çifligjeve ju perfshine edhe fshatrat Suk dhe Portez. Ndersa ne vitin 1701 na del si pronare çifligjesh edhe nje grua me emrin Emine, e cila zoteronte 6 fshatra si: Poro, Zhupan, Kremenar, Frakull, Plyk, Greshice. Shtate vjete me vone ajo zoterone 13 çifliqe, ne te cilat perfshiheshin edhe fshatrat Korkutas, Peshtan i vogel, Hamil, Çuke, Radostine.

    1. P. Thengjilli “Shtrirja e çifligut feudal ne krahinen e Beratit” Nr 3, Fq 129-147. Cituar AQSH.F. nr.128. Dosjet 3,17,18,48 . Studime historike 1983.


    Madje brenda kufijve te nje fshati ekzistonin disa çifligje, psh: Ali Pasha ne vitin 1737 zoteronte dy çifligje ne Poro, kater ne Frakull, dy ne Bishan. Ne vitin 1746 ai zoteronte tre çifligje ne Frakull dhe nga dy ne fshatrat Zhuke, Bishan e Hamil. Ndersa Xhafer Pashzadeja zoteronte ne vitin 1708 dy çifligje, ne Frakull dhe ne Bishan. Ne vitin 1737 çifligjet ne fshatin Frakull zoteroheshin ne kete menyre. Kater çifligje prej Ali Pashes, nje prej Ali Agait, dhe nje prej Ymer Beut. Zoteruesit e ketyre çifligjeve te lartpermendura mbanin poste te administrates osmane si ate te kadiut, ket’hydait, agait etj. Zgjerimi i metejshem i prones çifligare provokoi edhe konflikte te armatosura. Keshtu nepunes shteterore, ish timarlinj, pjestare te elites tregtare dhe zejtare, ushtarake, nepunes taksash, etj pasi ngriten trupa mercenare filluan te luftonin ndaj njeri-tjetrit per te zgjeruar çifligjet. Ky proçes qe do te vazhdoje gjate njihet me emrin anarkia feudale ne perandorine osmane. Ai solli zevendesimin e timareve me çifligjet dhe vendin e spahinjeve filluan ta zinin dalngadale feudalet derebej, te cilet po perqendronin ne duart e tyre prona te medha private, pushtet politik dhe turma pasuesish mercenare te etura per para.

    Me kohe ata u pasuruan ekonomikisht, u fuqizuan politikisht dhe fituan autoritet te veçante ne krahine. Porta e larte nuk ishte e afte te bente asgje perpara kesaj gjendjeje, veçse te miratonte si qeveritare kreret vendas, qe autoritetin e tyre e kishin vendosur me ane te forces. Kjo lloj qeverisje e vinte pashane, beun dhe agane vendas ne poziten e nje princi sundimtar. Ai synonte te fitonte te drejten per te zoteruar mbi jeten dhe pasurine e shtetasve te krahines se vete. Ne kufijte e treves sone ndodheshin dy qendra te fuqishme te jetes ekonomike-politike dhe shoqerore siç ishin: Berati dhe Vlora. Zoteruesit e tyre per nje kohe te gjate zhvilluan luftera te ashpra per te zgjeruar territoret ne kurriz te njeri-tjetrit, duke e shtrire autoritetin e tyre edhe ne kete zone. Keta njerez qe u perfshine ne konflikt ishin pinjollet e familjes Vlora dhe sundimtaret e Beratit si: Ismail Pashe Velabishti dhe kunati i tij Ahmet Kurt Pasha. Krijuesi i pashallekut te Beratit Ismail Pashe Velabishti bashkoi me forcen e armeve gjithe territorin e Toskerise se bashku me Myzeqene dhe Mallakastren. Ky njeri do te vritet ne vitin 1764 ne lufte per zgjerimin e Pashallekut te Beratit me familjen rivale te Vlorajve. Pas vdekjes se tij ne krye te Pashallekut erdhi Kurt Pasha. Ky njeri energjik do te vazhdoje me sukses politiken e meparshme te zgjerimit territorial.


    Vdekja e parakoheshme e tij do te beje qe pashalleku te bjere ne duart e Ibrahim Pashes, i cili ishte dhender i Kurtit. Ne vitin 1810 Ali Pashe Tepelena do t’ja marre Ibrahimit zoterimet dhe do t’ja aneksoje ato territorit te Pashallekut te tij, ne te cilen do te qendroje edhe kjo treve deri ne vitin 1821. Nje rol te veçante ne divanin e Aliut luante Omer Pashe Vrioni, kryekomandant i ushtrise, i sapokthyer nga sherbimi ushtarak. Sipas shenimeve te perfaqesuesit Anglez ne Janine Kolonelit Uilliam Martin Lik permendet se, Vrioni do te kthehet nga Egjipti ne vitin 1809, ku do te futet ne sherbim te Ali Pashes. Per kontributet e tij Veziri i Janines do ti jape mjaft toka, duke e shnderruar ne nje nga pronaret me te medhenj ne Myzeqe dhe Toskeri.

    Gjate periudhes se sundimit te Aliut, treva njohu stabilitet ekonomik dhe shoqeror, i cili shihet tek progresi i ekonomive te vogla fshatare. Fillon te zoteroje rregulli dhe qetesia e prishur nga luftimet midis feudaleve derebej. Shqiptaret filluan te trajtohen njesoj si turqit dhe del ne pah toleranca fetare midis dy komuniteteve si: atij myslyman dhe atij kristian. Tregetaret dhe udhetaret filluan te pershkojne te gjithe vendin pa u friksuar per asgje. Vendosja e rregullit dhe zhdukja e anarkise i la rruge te lire zhvillimit te tregetise. Edhe bujqesia u fut ne rrugen e perfeksionimit. Persa i perket administrimit, krahina kishte ne krye Myselimin, i cili ndihmohej ne kete veprimtari nga keshilli qe vepronte prane tij. Ne krye te çdo fshati qendronin Koxhobashet. Detyra e tyre ishte te mbikqyrnin fshataret dhe ti gjykonin ata per shkelje te ligjit. Si e drejte vepronte ashtu si edhe me pare e drejta osmane: “Sheriati”. Per te zbatuar ate merrej perseri kadiu dhe pleqesia e fshatareve qe gjykonin te gjitha çeshtjet e karakterit penal e civil. Funksionimi i rregullit, qetesise, administrates shteterore solli progres edhe ne fusha te tjera megjithese zhvillimi ishte i ngadalshem. Fshatari vazhdonte te ishte i renduar me tatime dhe detyrime te reja. Ndaj tij zbatohej ne nje shkalle te gjere dhuna dhe detyrimi. Feudalet e vegjel (bejlere, agallare), qe me pare gjate periudhes se anarkise ishin perfshire ne konflikte tani filluan ti sherbenin Aliut, i cili i perkrahu ekonomikisht, duke i dhene toka qe ja shpronesoi kundershtareve. Ai gjithashtu u dha poste politike dhe i perdori per realizimin e qellimeve te tij, duke i kthyer ne nje klase ku ai realizonte mbeshtetjen shoqerore.

    Per periudhen kur treva e Fierit bente pjese ne Vilajetin e Janines na jepen mbi te edhe dy deshmi interesante nga Pukevili dhe Liku1, dy diplomate te huaj te cilet paten meriten qe vezhgimet e tyre te drejtperdrejta i botuan ne formen e librave te udhetimit. Ne librin e tij “Ne oborrin e Vezirit te Janine”, te botuar ne Paris ne vitin 1806, Pukevili tregon pershtypjet e tij nga udhetimi ne te. Te fragmentuara keto deshmi jane me te vlefshme prandaj do te paraqitim te cituara prej tij: “Duke pershkruar2 tete milje ne drejtim te veriut neper fusha pjellore por jo te shendetshme te Vlores, mberriten ne bregun jugor te lumit Aous (Vjose). Ne bregun tjeter te lumit ndodhej fshati mjaft i madh i Fierit3, ne perendim te te cilit ndodhej Manastiri Virgin i Polini, ne vendin e Apolonise antike ku shtegtojne kopete e bagetive nga malet Kandavia (Toskeria) ne fushat e Adriatikut”. Rruga nga Apolonia per ne Berat te çon pergjat Apsusit (Semanit) antik i cili per rreth nje gjysem milje kalonte neper nje fushe te mbushur me “sabine” dhe “Agnus Castus”, shkurre qe i gjeje ne te gjitha fushat me lageshti dhe te sheshta te Shqiperise. Ne te gjitha keto hapesira te gjera syri te zinte vetem disa kodrina me kasolle te sistemuara ne forme kurore te fiseve endacake qe ruanin delet dhe gjedhet te ndihmuar nga qente me pamje te eger, te cilit mund ti gjeje gjate gjithe bregut te Adriatikut. Ne keto fusha rritej edhe nje race kuajsh qe per nga pamja dhe shpejtesia rralle mund ti gjeje ne Turqine Europiane. Here pas here udhetari ndeshej edhe me pamjen e Romeve (Tzingari)4 , te cilet dukej se preferonin fushat e Myzeqese. Sipas banoreve autoktone te kesaj treve, Romet kane jetuar ketu per nje periudhe prej tete shekujsh. Kjo periudhe perkon me sundimin e perandorit Bizantin Niqiforit5, gjate se ciles kjo klase njerezish u shfaq per here te pare ne lindje... Ne kete pozicion duken majat me bore te malit Tomorr1 dhe deri lart ne Berat Apsusi quhet Beratino(Lumi i Beratit). Pjesa lindore e Myzeqese quhet Mallakastra (Maille Castra) qe ne shqip perkthehet Kampe te vendosura ne lartesi, ndoshta per shkak te kampeve te Çezarit dhe Pompeut, rrenojat e te cileve dallohen ne brigjet e Apsusit.....

    1.Fransua Pukevil ishte zv/konsull i Frances prane oborrit te Ali Pashes. Koloneli Uilliam Martin Lik ishte perfaqesues diplomatik i Britanise se madhe ne Janine.
    2.F. Pukevil “Ne oborrin e Vezirit te Janines” fq 82-86
    3.Per here te pare emri I Fierit permendet prej Pukevilit ne vitin 1806. Ky fshat ka ekzistuar perpara ketij viti.
    4.Romet (Arixhinjte) erdhen ne Europe gjate shekullit XIII me pushtimet Mongole. Mongolet qe krijuan nje shtet nen drejtimin e Xhingis Hanit nga Koreja ne Hungari I sollen Romet ne Europen Lindore. Romet jane indiane te cilet sherbyen ne ushtrine Mongole si instrumentiste per argetimin e ushtareve dhe nallbane e kujdestare kuajsh. Pas renies se shteteve mongole ne shekullin e XV Romet u perhapen qe nga territori i Rusise ne te gjithe Europen.
    5.Perandori Niqifor sundoi ne Bizant ne vitet (802-811)



    Te njejten vlere historike dhe etnografike kane edhe shenimet e Likut, gjate udhetimit te tij ne vitin 1805, ne itinerarin Berat-Vlore. Ne kete udhetim Liku kaloi ne Luar, Patos, Radostine dhe Pojan ne te cilin u ndal veçanerisht. Ne shenimet e tij ai thote se: “Ne Myzeqe2 per shkak te regjimit feudal pjesa me e madhe e tokave te bukes eshte lene ne meshire te fatit, duke vuajtur nga permbytjet ato e kane lene gjene e gjalle pa kullota te tera ne pranvere dhe shpesh shkaktojne mortalitet. I tille ishte ai i vitit (1805) qe beri te nevojshem importimin e madh te kafsheve prej provincave Danubjane....”. Me tej Liku me syrin e vezhguesit shton se: “Kultivimi ne kete fushe behet ne pak ngastra prane fshatrave. Bujqesia eshte ne stadin e “miturise”. Parmenda me te cilen punohet toka eshte po aq e thjeshte sa ne kohen e “patriarkeve te pare”, ndersa pa i bere perzgjedhje fara hidhet ne toke pa lerim dhe pleherim.....”.
    “Perhapje te madhe ka prona çifligare ne te cilen punojne bujqit çifçinj. Bujku i paguan feudalit ½ e vleres se prodhimit ne natyre ose ne te holla. Keshtu ndodh ne te gjitha çifligjet e Beratit dhe te Myzeqese ku: perveç sistemit te gjysmetarise, ekziston edhe forma e 3 pjeseve te prodhimit, ku nje pjese e merrte prodhuesi dhe dy te tjera pronari”. Myzeqeja quhet “Hambar i Shqiperise” dhe eshte e afte te furnizoje me drithe dhe prodhime te begata te gjithe vendin. Ketu kultivohet gruri, misri, elbi, tershera, orizi. etj. Per tu permendur eshte lloji i grurit “kuqeli” i cili ka kokerr te vogel, te forte dhe jep nje miell te shkelqyer..

    “Ne shtator fillonte mbjellja e lirit i cili perdorej per eksport. Nga bimet e arave kultivoheshin edhe perimet si: spinaqi, angjinari, sallata marule, domatja, majdanozi dhe kopra. Si peme frutore kultivoheshin: mani, fiku, shega, bajamet, dardhat, pjeshket, ftonjte, kajsite, mushmollat, si dhe rrushi prej te cilit pergatitej vera dhe rakia. Por kjo treve qe nga Durresi deri ne Vjose nuk eshte vetem nje treve bujqesore por edhe nje livadh i madh pa nderprerje, ne te cilin te dalin perpara syve kope te panumerta buajsh, dhensh dhe kuajsh....Ne tere shtrirjen e saj shihen tufa te medha patash qe nxirren çdo mengjes per te kullotur. Te shumta jane pulat e detit dhe ato te vendit si dhe shpendet e tjera....”

    1. Sami Frasheri ne Gjeografine e tij (Dheshkronja), botuar ne Bukuresht ne 1888 thote se Devolli bashkohet me Osumin poshte Beratit dhe formojne Ergjendin. Keshtu eshte quajtur Semani gjate shek.XIX.
    2. Sh. Mema “Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat e udhetareve Angleze” fq. 150-158

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 17:12.

  10. #10
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Veshtrim Etnografik dhe Folklorik

    Siç e kemi permendur edhe me siper termi Myzeqe vjen nga emri i familjes Muzaka qysh prej shek. XIV. Ky term: Muzakie-Myzeqe, perdorej vetem per zonen qe shtrihej midis dy aneve te lumit Seman, pikerisht ne vendin e quajtur “Dheu i Bute”. Gjate shek. te XVII emri Myzeqe u perhap ne tere hapesiren qe nga Shkumbini ne veri deri ne Vjose ne jug, duke krijuar edhe nendarjet dhe emerimet e tjera te saj. Nje nga dy pjeset me te rendesishme te kesaj treve eshte edhe Myzeqeja e vogel ose siç e quajme ndryshe Myzeqeja e Fierit. Muzakajt nuk i dhane vetem emrin treves sone por edhe banoreve te saj, myzeqareve. Perveç ketij emri (myzeqar), banoret vendas mbajne edhe nje emer alternativ, siç eshte emri “lal”, nje emertese e pashpjeguar deri me sot. Me te drejte shrohet pyetja: nga e ka origjinen ky emer i dyte, kur dihet qe per te emertuar banoret e çdo krahine ekziston vetem nje emer. Nderkohe njihen disa hipoteza mbi preardhjen e emrit “lale”.

    Sipas etnografit Rrok Zojzi1, emrin lal, banoret e Myzeqese e moren nga njeri prej pinjolleve te familjes Muzaka, i cili eshte quajtur me emrin Lal Muzaka. Por ky mendim i ketij etnografi mbetet hipotetik, pasi ne dokumentacionin historik nuk permendet asnje anetar i kesaj familje feudale i cili mbante nje emer te tille. Biles as kronisti Gjon Muzaka nuk na jep ndonje te dhene per kete fakt. Mund te themi se emri “lal” perdoret ne Shqiperi si emer I pergjithshem per te emertuar babane, gjyshin ose vellane e madh, pa patur nje baze shpjegimi mbi kete emertim. Nje hipoteze tjeter po per kete problem eshte ajo e studjuesit Perikli Ikonomi1, i cili mbeshtetet ne argumentin e tij tek te dhenat e autoreve antike. Sipas tij popullsia e Myzeqese quhet laleri per shkak te perpunimit gjate kohes te emrit: Taulantia te kohes se Tukididit, ne Talaria2 te kohes se Strabonit, per te ardhur me vone ne Laleria te kohes se sotme. Megjithate edhe kjo hipoteze nuk gjen nje baze mbeshtetese historike qe sot te themi plot siguri se ky emer ka kete preardhje. Ndersa nje tjeter hipoteze eshte ajo e hulumtuesit Kozma Andonit. Sipas tij gjate shekullit te XIX me emrin lale, njiheshin vetem banoret e zones perreth lumit Seman ne rrjedhen e poshtme te tij.

    1. R.Zojzi. Etnografia Shqiptare. Nr.1 “Ndarja krahinore e popullit shqiptar”, fq 55
    2. Perikli Ikonomi, “Historia e Tomorrit dhe Dodona Pelazgjike”, fq. 19, Vlore 1936.
    3.Straboni “Geografia”, lib. VIII,7, thote: “Talaret, fis malesije, jane nga ata qe banojne prane ketij mali(Tomori). Rreth ketij vendi jane dhera moçalishte”



    Nje emer te tille “lale” keta njerez e kishin marre per shkak se jetonin te vetmuar, larg vendbanimeve te tjera duke qene te veçuar prej shoqerise. Keta banore ishin larguar nga vendet e tyre (Shpati, Berati, Mallakastra etj) dhe ishin vendosur ketu gjate shekujve XVII-XVIII, per ti shpetuar vales se islamizimit. Duke jetuar te veçuar, per ta lindi antroponimi “lal”, ne kuptimin te braktisurit, te larguarit, te lenet. Sot me kete emer quhet te gjithe banoret e Myzeqese qe jane te besimit kristiano ortodoks. Gjate shekujve te XVII-XVIII-XIX popullsia e quajtur Myzeqare e kesaj krahine etnografike krijoi tiparet karakteristike-origjinale te saj, megjithese si vend I hapur Myzeqeja ka qene gjithmone shesh per ndikimet e huaja. Nje shprehje e vlerave te ketyre tipareve eshte edhe veshja e cila ndryshonte tek te dyja gjinite si per nga forma, permbajtja, ashtu edhe koloriti. Popullsia e Myzeqese, dallohej per te foluren e veçante fonetike dhe kulturen e saj materiale. Nje pjese e saj pas pushtimit osman mergoi dhe u shperngul ne viset malore perreth. Pas shekullit XVII filloi rikthimi i saj ne kete treve. Gjate pushtimit osman myzeqaret ruajten traditen fetare kristiane ortodokse. Nga ky fakt ata u konsideruan nga pikpamja shoqerore si “popullsi e toleruar”, qe ndodhej ne nje shkalle me te ulet juridike se elementi I islamizuar. Megjithate sic kemi theksuar edhe me siper popullsia e kesaj treve I ruajti traditat e veta. Duke u nisur nga pikpamja etnogistike shohim se gruaja myzeqare I punonte vete artikujt qe I duheshin per veshmbathjen e familjes. Veshjet ajo i prodhonte prej liri, pambuku, leshi, mendafshi dhe gjineshtre. Bima e lirit eshte kultivuar deri ne vitet 1930, ku ai mbillej per pregatitjen e veshjeve. Nje bime tjeter qe perdorej po per keto qellime ishte edhe pambuku. Kultivimi i tij nis ne vitin 1885. Nje vit me vone Syrja Bej Vlora ndertoi ne kete zone nje mulli per pastrimin e kesaj bime nga farerat. Lloji me i perdorur i pambukut ishte ai “Angliko”, i sjelle nga India e larget. Nje material tjeter aq i kerkuar ishte mendafshi i kultivuar qysh nga mesjeta.


    Tradita e kultivimit te tij vazhdoi deri vone. Ne vitin 1886 Syrja Bej Vlora mbolli se bashku me shume bime te tjera edhe 20 000 rrenje mana per kultivimin e krimbit te mendafshit. Me kete material pregatiteshin veshje te tilla si perparese, breza, fanella, menge, kemisha etj. Gjineshtra ishte nje bime tjeter qe mblidhej ne natyre dhe pregatitej ashtu si liri per endjen e pelhurave. Nje lende tjeter per prodhimin e veshjeve ishte leshi i dhenve, i dhive i cili perdorej veças ose i perzjere. Me lesh rude pregatiteshin gunellat, neçet, doraket dhe çorapet. Leshi bashke ishte nje material me i qendrueshem. Ai perdorej per guna, mengore, qeleshe e breza. Veshjet e burrave perbeheshin nga veshjet me kemishe (linje). Ajo ishte veshja me e vjeter e burrave myzeqare e cila perdorej per pune dhe per ne are. Veshja me fustanelle ishte nje veshje tjeter burrash e cila perdorej vetem per festa. Veshja me poture diku nga fillimi i shekullit te XX zevendesoi fustanellen. Nje lloj tjeter ishte dhe veshja me shallvare, e cila praktikohej per te gjitha moshat dhe ishte e perdorshme vetem per qellime pune. Ne Myzeqene e vogel jane perdorur dy lloje gunash te leshta nga burrat.

    Perdorim me te madh kishte guna lare e cila vishej per gjate stines se dimrit dhe perdorej per pune, per te bere pazar, ose per te shkuar mik. Lloji tjeter i gunes ishte guna çile, e cila perdorej vetem nga barinjte. Diku rreth viteve 1920-1930 u perdor si veshje nderi per shtresat e pasura edhe guna xhoke, e cila perdorej gjate dimrit me raste dasmash dhe festash fetare. Ne Myzeqene e Fierit eshte perdorur takija konike e zbukuruar me damare. Ajo zevendesoi ne vitet e pavarsise festet allaturka qe perdoreshin nga nje pjese e burrave. Grate kishin veshjet e tyre karakteristike e qe ndryshonin nga ato te burrave. Nga veshjet e tyre veçojme dy tipe: veshja me kemishe dhe gune, e cila u perdor deri ne vitet 30 te shek XX dhe veshja me gunelle. Veshja e perditshme e gruas perbehej nga kemisha e gjate me fund, ku pjesa e siperme e te ciles ishte si bluze, kurse e poshtmja si fustanelle. Perdorej ne veshjet e tyre dhe perparsja, kurse ne koke mbahej shamia(vera). Ne pjesen e siperme te trupit grate mbanin edhe jelek, ose nje mintan me menge dhe xhoken e leshte. Ashtu si ne Myzeqe edhe ne Mallakastren fqinje veshjet, pregatiteshin nga grate te cilat perdornin si lende te pare kryesisht leshin. Ne ndryshim nga Myzeqeja, Mallakastra1 ka tipare te sajat origjinale, qe afrojne me tiparet kryesore etnografike te krahinave kryesore te Toskerise si: psh Laberise. Me fillimin e pushtimit turk nisi edhe proçesi i islamizimit ne krahinen e Mallakastres.
    1.Fjalori enciklopedik shqiptar , “Mallakastra”, fq 665-666


    Ne pjesen e poshtme te saj u perhap islamizmi sunit, ndersa ne pjesen e siperme u perhap Bektashizmi1. Tradita e kultivimit te Bektashizmit ze fill me jeniçeret e rekrutuar qysh ne shekullin e XV. Po ne kete kohe Sinan Pasha i biri i Gjergj Aianitit themeloi teqene e pare ne Kanine te Vlores fqinje. Ne shekujt XVI-XVII filloi ngritja e Mejkameve per nder te dervisheve te vdekur. Teqe dhe Tyrbe u ngriten ne Kute, Cerril, Kapaj, Çorrush, Greshice, Hekal, Ninsh, Aranitas, Drizar, etj. Figura te ketij sekti moren pjese ne levizjen kombetare si: psh. rasti i Sheh Lutos nga Kuta qe ishte sekretar dhe itendenti i Rrapo Hekalit. Rreth viteve 1750 Mallakastra ishte islamizuar teresisht ne sunite dhe bektashi. Kenget e Mallakastres perfaqesohen nga polifonia liriko-epike, ndersa veshjet paraqiten te tilla: Burrat ne koke mbanin qylaf me antene te tipit lab. Si veshje e brendeshme sherbente kemisha pa jake, me menge te gjera tek krahet. Mbi kemishe perdorej xhamadani i leshte me ngjyre te zeze, mberthyer me sumbulla perpara dhe i qendisur ne te dy anet me motivet kombetare te shqiponjes. Mbi ta vendosej mengorja me krahet qe tunden. Veshja e burrave plotesohej me nje brez te kuq te pajisur me xhepa per silahet. Brezi perdorej mbi poturet e pergatitura me shajak te zi, qe zgjateshin deri te kupa e gjurit.
    Poturet kishin dy xhepa dhe lidheshin ne mes me ushkur. Anash ishin te pajisura me nje vije. Ne kembe mbatheshin opinga lekure me xhufka. Ndersa grate mbanin nje kemishe te bardhe, te gjate, te qendisur tek kraharori, jaka dhe manshetat. Mbi te vendosej xhamadani I zbukuruar e sumbulla. Te tjera pjese te veshjes ishin edhe fundi I gjere me rrudha, brekushet e bardha, çorape te leshta me ornamente dhe kepuce me xhufka. Ne koke grate mbanin “Mantilen”, nje shami te bardhe e paisur me rruaza anash, e cila lidhej bisht ne ane te kokes.


    1. Bektashizmi eshte nje nga “urdherat islamike sufite”. Lindi ne Anadoll ne shekullin XIII dhe u quajt keshtu sipas emrit te Haxhi Bektash Veliut, themeluesit te ketij sekti. Urdheri Bektashinjve lindi si rezultat i perjerjes se rrymave myslymane sinkretike dhe perfytyrimeve te te krishtereve dhe turqeve te Anadollit. Ne shekullin XVI ky urdher u be frymezuesi i trupes se jeniçereve dhe vazhdoi si i tille deri ne vitin 1826 kur shperndahet kjo trupe. Urdheri Bektashi e shpjegon mjaft lirshem kuranin. Ai nderon edhe te madhin Ali ne njesine: Allahu, Muhameti, Aliu. Parimet kryesore te tij jane barazia, drejtesia dhe urtia njerezore. Ne shqiperi Bektashizmi filloi te perhapet kryesisht pas pushtimit te Shqiperise nga turqit. Ithtaret e ketij sekti ne Shqiperi mbeshteten levizjen popullore kunder pushtuesit osman te frymezuar nga motoja e tyre: “Dashuria per atdheun vjen nga besimi”. Misionaret e pare te ketij sekti mberriten per here te pare ne Kuç te Devollit ne vitin 1378. Bektashizmi ushtroi joshje per shqiptaret e krishtere. Deri ne fillim te shekullit XX ne Shqiperi kishte 260 Teqe. Ne raport me myslymanet sunite Bektashizmi eshte dominues ne Toskeri.

    Ndertimet e vona te kultit

    Gjate shekullit te XVII-XIX ne krahinen e Fierit u krijuan vlera te mirefillta artitektonike ne objektet e kultit kristian ortodoks. Te tilla vepra qe permenden per rendesine e tyre jane Kishat e Manastireve te Shen Merise se Ardenices dhe te Shen Kozmait te Kolkondasit. Manastiri i Ardenices perben ne vetvete nje kompleks me siperfaqe 2500 km2. Ky monument perbehet nga kisha e Shen Merise dhe kapela e Shen Triadhes. Kisha e fjetjes se Shen Merise eshte e tipit Bazilikal. Ajo eshte e ndertuar pas prishjes se kishes se vjeter nga termeti ne vitin 1743. Iniciativen per ngritjen e saj e ndermori Peshkopi i Beratit Metodi i cili ishte me origjine nga Bubullima fqinje (Lushnje). Kjo faltore eshte e zbukuruar me afreske te pikturuara nga piktoret Korçare Kostandin dhe Athanas Zografi, ndersa ikonat e ikonostasit jane pikturuar nga Kostandin Shpataraku.
    Manastiri i Ardenices ka qene nje qender e zhvilluar e arsimit dhe kultures ne treven e Myzeqese. Per te studjuar ne Biblioteken e tij me nje fond prej 32 000 librash vinin murgj dhe prifterinj nga i gjithe Ballkani. Librat me origjine nga te gjitha vendet e Europes ishin sjelle nga Shoqata Voskopojare e “Manastirit te Ardenices”. Qysh prej vitit 1780 ketu nisi funksionimin e saj edhe shkolla fillore (greqisht), e cila ne vitin 1817 shnderrohet ne gjimnaz. Kjo shkolle gjate viteve te rilindjes kombetare do te kthehet ne nje nga vatrat e arsimit shqip nga ku do te dalin nje brez i tere patriotesh si Ikonom Dhima, Zoi Ndreko, etj......
    Ne kete manastir u shkrua ne vitin 1731 nga murgu Nektar Terpo1 nje forme lutjeje ne nje afresk, shkrimi i pare shqip me alfabet Grek. Ky autor gjate sherbimit te tij ne Ardenice2 shkroi vepren fetare “PISTIS” (Besimi), botuar ne Venecia ne vitin 1773. Ndryshe nga Manastiri i Ardenices, Manastiri i Shen Kozmait ne Kolkondas ka nje histori shume interesante. Perpara se te ndertohej ky objekt, prane tij ne anen jugore ka qene nje tempull tjeter kristian me i hershem: Kisha e “Shen Merise”. Ajo ishte ndertuar ne fund te shekullit XVIII3.

    1. Dituria, Tirane 1927
    2. Dionis Papa “Berati dhe Krishterimi” , fq. 71 Berat 2001
    3. Stilian Adhami “Revista Monumentet”fq. 77, nr.77, 1985.

    Ne murin rrenoje te kesaj kishe ne nje pllake te vendosur prane njeres prej absidave te saj lexohet ne greqisht ky tekst “Eshte pikturuar ky tempull i hijshem me kontributin e te gjithehirshmit Mitropolitit te Beratit Josif, me shpenzimet dhe mundimet e te gjithe te krishtereve prifter dhe laike, 30 korrik 1792”. Ky tempull pati fatin e keq per shkak te pozicionit te tij ne bregun e lumit Seman te kthehej nga permbytjet e tij ne germadhe. Pikerisht ne absiden e kesaj kishe u varros fillimisht murgu Kozma pasi u nxorr nga ujerat e lumit Seman. Manastiri dhe Kisha e Shen Kozmait u ndertua ne vitet 1814-1815 me porosine dhe ndihmen e Ali Pashe Tepelenes per nder te Kozma Etolit. Kjo deshmohet edhe nga dy letrat qe Pashai i drejton bashkesise ortodokse dhe vlleheve grabovare1. Ndertimi i Manastirit u be pasi Ali Pashe Tepelena e pushtoi Pashallekun e Beratit. Pas kesaj ngjarjeje ai dha urdher qe per te nderuar murgun te ngrihej ne vendvarrimin e tij nje manastir. Per ndertimin e manastirit punoi i gjithe populli i krahines se Myzeqese per nje periudhe gati dy vjeçare. Ne kete objekt u perdoren gure shtufi dhe gure te sjelle nga Apolonia. Manastiri perbehej nga kisha e Shen Kozmait dhe konaket. Kisha eshte ndertim i tipit Bazilikal me kupole, e ngjashme me kishen e Pojanit, megjithese arkitektura e saj eshte e tipit te vone bizantin, ne forme piramidale dhe krahe ne forme kryqi. Konaket ishin dy katesh dhe permbanin 60 dhoma. Ne katin e siperm banonin kleriket dhe sherbyesit e manastirit, ndersa ne katin e pare nxenesit konviktore, pelegrinet dhe tregetaret qe vinin ditet e panairit. Me urdher te Aliut prane ketij manastiri u hap edhe nje shkolle fillore me nje konvikt prej 100 nxenesish, duke e shnderruar ne shkollen me te madhe te kesaj treve. Nje tjeter porosi e Pashait ishte qe manastiri i Kolkondasit te kthehej ne qendren e drejtimit fetar-kristian te te gjithe treves nga Shkumbini ne Vjose. Gjithashtu manastirit, Aliu i dha prona te shumta tokesore ne fshatrat: Kolkondas, Bubullime, Mujalli, Korkutas, Narte etj2. Pasi u ngrit manastiri dhe kisha e Shen Kozmait ne vitin 1815 u be transferimi i kufomes se Kozmait nga kisha e vjeter e Shen Merise ne kishen e re, ne te cilen u vendosen reliket e shenjtit. Koka e murgut Kozma u vesh ne ar nga Ali Pashe Tepelena.

    1.Ilo. M. Qafezezi “Akte per historine e kultures ne Shqiperi”, Diana, nr 5, Tirane 1937
    2.S. Adhami “Asambli historik dhe arkitektonik i Kolkondasit Fier”, Monumentet 2. 1985


    Kjo koke u grabit nga pushtuesit Austro-Hungareze gjate viteve te luftes se pare Boterore. Mjeshtrat e pare qe nisen ndertimin e ketij tempulli u vrane nga Aliu, sepse nuk e ndertuan dot kishen sipas shembelltyres se kokes se Kozmait. Mjeshtrat e dyte qe e perfunduan kete ndertese kane lene portretet e tyre te gdhendura ne dru. Interesant eshte fakti qe ne frontonin e kembanores se kishes eshte gdhendur portreti i bashkeshortet te Aliut, Vasiliqise.

    Prona Tokesore dhe Ekonomia

    Konflikti me Porten e Larte qe shpertheu ne vitin 1820 solli vrasjen e Aliut dhe shperberjen e Pashallekut te Janines gjate viteve 1821-1822. Me renien e tij u vendos perseri administrata osmane. Ardhja e saj solli nje keqesim te gjendjes ne vend gje qe u shoqerua nga trazira te ndryshme. Dega kryesore e ekonomise mbeti perseri bujqesia. Ne te vazhduan te ishin te forta marredheniet feudale, ku perveç timarit, çifligu fillon te fitoje gjithnje e me shume terren dhe te mbizoteroje ndaj kategorive te tjera te prones tokesore.
    Megjithate gjendja ekonomike-shoqerore e fshataresise ishte vertet e keqe. Shumica e fshatareve vazhdonin te ishin bujkrober. Ashtu si me pare kur ishin raja dhe ne kete kohe bujqit çifçinj nuk kishin te drejte te largoheshin nga toka. Per punimin e saj fshatari duhej t’i jepte pronarit nje pjese te prodhimit qe lekundej nga 1/3 dhe ne ½ e tij. Shteti osman merrte si takse 1/10 e prodhimit per çdo bujk. Sipas rentes qe paguanin fshataret ndaheshin ne tretare, gjysmetare dhe qesimtare, te cilat ishin kategori taksapaguesish. Perpara tanzimatit1 nje e dhjeta e prodhimit bujqesor per shtetin si detyrim u perhap ne te gjitha kulturat bujqesore. Taksa te tjera qe fshatari paguante ishin taksat e vjetra si xhizja, xhelepi (taksa e bagetive), si dhe taksat e Nozulit, per vendqendrimin e ushtrise, taksa e avarizit qe shkonte ne favor te valiut dhe per shpenzimet e nepunesve qe vinin nga Stambolli, taksa e kohes se luftes, taksa e kohes se paqe (hodarija) etj. Nje tjeter forme shfrytezimi prej shtetit dhe çifligareve ishte dhe puna angari, qe ne nahijet e kazase se Beratit, Myzeqese dhe Mallakastres arrinte deri ne 50 dite ne vit. Nderkohe ne kriporen e Semanit çdo shtepi do te jepte nje pale krah pune ne vit, si angari ndaj shtetit. Nje takse tjeter e pervitshme ishte edhe e dhjeta e klerit, ndersa detyrime te tjera ishin taksa e çiftit, beqarit, rojes, pojakut, tagjise, kryeplakut te cilat shlyheshin ne natyre. Ndersa si taksa qe shlyeshin ne te holla ishin: taksa e çifligut, mullirit, vreshtes, druve te zjarrit, derrasave, mallrave te pazarit, marteses, pajes dhe taksa te tjera.
    1. P. Thengjilli, “130 vjetori i kryengritjes antiosmane e antifeudale te fshataresise se Mallakastres”, “Gjendja ekonomiko-shoqerore ne pragun e kryengritjes fshatare kunder Turqise me 1847”, fq. 72-75, Fier 1978

    Keto taksa shlyheshin me pune bujqesore, ndertime objektesh dhe transportim prodhimesh, te gjitha te formes se mesiperme. Lista e taksave qe duhej te paguante fshatari perbehej nga 70 lloje. Ndersa taksat e shpikura (bidatet) nga administrata osmane ishin 80 lloje si psh: taksa e nallaneve, nozullimeve, tymit, korrierit, arpallekut, tagjise, etj. Gjate kesaj periudhe deri para Tanzimatit ne Perandorine Osmane asnje nepunes nuk merte rroge. Te ardhurat çdo funksionar i nxirrte me taksa, gjoba, rryshfete, peshqeshe qe i merrte direkt nga popullata. Abuzimet me te medha beheshin me token. Per te zgjeruar pronen çifligare qe lindi nga shkaterrimi I sistemit te Timarit I cili ne fillim te shek.XIX ishte ne dekompozim te plote. Lulezimi i sistemit te çifligut arriti lulezim gjate kohes se Pashallekut te Janines. Ne vitin 1822 vetem Ali Pasha kishte 830 çifligje nga Myzeqeja dhe Mallakastra e deri ne Greqine veriore. Heqja e sistemit te Timarit ne vitin 1832 krijoi mundesine qe toka te perqendrohej ne me pak duar, siç ishin familjet e medha çifligare. Çifligjet ishin 3 llojesh: Vakef (prone e institucioneve fetare), Mylk(prone private) dhe çifligjet shteterore, te cilet administroheshin me nepunes te veçante.
    Ne vitin 1850 ne Myzeqe ekzistonin çifligje ne te gjitha fshatrat1 (184) e saj. Por 2/3 e tokave te tyre ishin djerr, per shkak te mungeses se kraheve te punes. Shume prej ketyre çifligjeve ishin prone shteterore ne te cilat ndodheshin fshatrat Baltez Kote, Hamil, Bufaj, Murtajas, Ndermenas, Ura e Gurit, Zhavarr, Sulaj, Nikas, Zhupan, Radostine, Çeligrad, Kolkondas, Hasalli, Grecalli, Bishanak, Qenas, Martine, etj. Ne to banonin 2616 familje bujqish çifçinj. Ne te gjithe Myzeqene familja e sulltanit kishte 128 çifligje, 28 kullota dimerore, 5 mullinj dhe disa pyje. Pronare e madhe tokash ishte dhe kisha ortodokse. Sipas regjistrit Nr.1 te Mitropolise se Beratit ne fund te shekullit XIX, kisha zoteronte ne Myzeqe: 3170 dynyme toke, 743 rrenje ullinj, 3 mullinj vaji dhe nje dajlan peshkimi. Te ardhurat e manastirit te Ardenices nga pronat e tij arrinin ne shumen 60 000 grosh ne vit. Kurse ato te manastirit te Pojanit arrinin shifren 30 000 grosh. Disa pronare filluan perpjekjet per zhvillimin e bujqesise e cila ishte ne nje nivel te prapambetur. Konsulli austriak ne Janine ne vitet 60 te shekullit XIX na njofton se çifligare te ndryshem filluan te sillnin farera te zgjedhura nga jashte. Ne vitet 80 Syrja Bej Vlora solli fare patateje per ta kultivuar ne çifligun e tij prej 1400 ha qe shtrihej ne fshatrat Çerven, Frakull dhe Ferras. Per te ndjekur punimet bujqesore ai solli dhe nje grup specialistesh bujqesie nga Hungaria.
    1. Ligor Mile “Çeshtje te historise agrare shqiptare” fq. 85-86

    Gjithashtu mjaft pronare ndertuan edhe hambare per magazinimin e drithrave. Megjithese zoteronin fonde te medha monetare ata nuk investuan per te rregulluar agrotekniken. Toka akoma punohej me parmenden prej druri te tipit me vesheza1, dhe prapambetja e bujqesise ishte evidente. Ne vitet 50 te shekullit XIX prodhimet bujqesore filluan te destinoheshin per ne treg. Mungesa e nje rrjeti te zhvilluar komunikacioni e pengonte shume tregtine. Ekzistonin vetem rruge kafshesh, ne te cilat transporti behej me kafshe ngarkese dhe qerre.
    1. Spiro Shkurti “Etnografia Shqiptare” nr 13 “Sprove” per klasifikimin e parmendave shqiptare, fq 103

    Kryengritja e Myzeqese e vitit 1835

    Porta e Larte duke filluar prej vitit 1832 filloi rekrutimin e forcave te armatosura ne Shqiperi, per zbatimin e reformes ushtarake te nisur nga sulltan Mahmudi II qysh ne vitin 1826. Rekrutimi perfshiu edhe treven e Fierit. Rekrutet ishin ushtare te rregullt nga mosha 15-30 vjeç, te cilet ishin krahet me te afte per pune. Nepermjet thirrjes se moshes me aktive nen arme dobesohej ndjeshem ekonomia fshatare, mbi te cilen rendonin nje numer I madh taksash bujqesore.
    Sherbimi ushtarak1 zgjaste 15 vjet dhe ishte i ndare ne dy faza. Ne fazen e pare (asakiri mansure) qe zgjaste nga mosha 15-22 vjeç, kryhej sherbimi i rregullt ushtarak ne ushtrine turke. Ne fazen e dyte (redif mansure), sherbimi zgjaste nga 22-30 vjeç dhe ishte sherbim rezervist qe kryehej ne kufijte e krahines, prej nga vinin rekrutet. Te pakenaqur nga taksat e shumta qe merrte Perandoria Osmane dhe te irrituar nga vendosja e sherbimit ushtarak, pakenaqesia popullore shpertheu ne vitin 1833 ne kryengritjen e Beratit, ne te cilen mori pjese edhe fshataresia e Mallakastres dhe Myzeqese. Ne maj te vitit 1835 shpertheu kryengritja e Myzeqese, ku popullsia e kesaj krahine u ngrit kunder orvatjeve te autoriteteve osmane per te vene ne jete reformat centralizuese shteterore.
    Qindra kryengrites nen drejtimin e Alush Frakulles sulmuan pronat dhe çifligjet shteterore te krahines se Myzeqese dhe I shpallen ato prone te tyre. Alush Frakulla me ane te disa letrave ftoi parine dhe popullin e Myzeqese, te Mallakastres dhe Tepelenes te bashkohej me revolten. Numri i pjesemarresve ne te arriti ne 7000 veta, te organizuar sipas krereve kryengrites, te cilet ju pergjigjen thirrjes se tij. Duke bere te qarta synimet e tyre ata organizuan nje kuvend me kryepleqte e krahinave kryengritese. Mbledhja u be ne fshatin Portez, te nahijes se Myzeqese (Fierit). Ne kete mbledhje pjesmarresit percaktuan detyrat e tyre dhe krijuan nje beselidhje, e cila do te drejtonte krahinat kryengritese. U krijua edhe nje ushtri e perhershme me rroge per tu mbrojtur nga çdo sulm i ushtrise turke. Çdo ushtar do te merrte 40 grosh ne muaj si page. Shpenzimet per ushtrine do te nxirreshin nga te ardhurat e çifligjeve shteterore te konfiskuara.
    1. P. Thengjilli “Kryengritjet popullore antiosmane ne Shqiperi 1833-1839” fq.46-47

    Komandant i ushtrise u caktua Alush Bej Frakulla. Pas kuvendit te Portezes kryengritesit u drejtuan Beratit qendres se sanxhakut. Megjithe luftimet e ashpra ata nuk e moren dot keshtjellen, per shkak te fortifikimit te saj. Kryengritja e Myzeqese shkaktoi nje shqetesim te madh ne qarqet drejtuese osmane. Per shtypjen e saj u ngarkua Valiu i Rumelise Mahmud Hamdi Pasha, i cili do te ndihmohej nga qeveritari i tre sanxhakeve te Shqiperise se jugut, Emin Pasha. Ndekohe nisen prej autoriteteve turke ofertat per kreret drejtues. Emin Pasha thirri komandantin e kryengritesve Alush Frakullen per bisedime. Por ai nuk pranoi. Atehere autoritetet turke derguan ne Berat disa prej krereve lokale, te cilet ishin njerez me reputacion qe u vune ne sherbim te shtetit osman. Keta krere si Ago Vasjari, Tahir Abazi dhe Abdyl Bej Koka arriten te joshin disa prej komandanteve te kryengritjes, te cileve iu ofruan poste ne administrate dhe ushtri. Kjo taktike u dha rezultatin e saj duke nxitur grindje ne radhet e levizjes. Duke u gjendur perpara nje fakti te tille si dhe sulmit te forcave turke te nisura kunder tij nga Janina dhe Manastiri, Alush Frakulla hoqi rrethimin nga keshtjella e Beratit dhe u terhoq ne Frakull1. Aty ai mori masa fortifikuese per te organizuar nje mbrojtje te sukseshme. Me gjithe qendresen qe i bene forcave turke, kryengritesit u detyruan te dorezoheshin. Alush Frakulla I kapur rob me 150 vete te tjere, u dergua ne Stamboll I denuar me pune te detyruar ne internim. Megjithese deshtoi kryengritja pati disa rezultate pozitive. Qeveritari Emin Pasha nuk zbatoi reformat dhe rekrutimin ushtarak, te planifikuara edhe ne Myzeqe dhe Mallakaster. Edhe pse kjo kryengritje u shtyp gjendja ne treven e Fierit nuk u qetesua. Keshtu ne vitin 1837 revoltat rifilluan ne te gjithe Myzeqene me permasa me te medha.

    1. Frakulla permendet qe ne periudhen e mesjetes. Emri Frakull ka mbetur prej panairit qe zhvillohej ne kete pjese te Myzeqese prane Orakullit te vjeter pagan nga vjen ky emer (Orakull-Frakull). Gjate pushtimit osman ne shekujt XVI-XVII Frakulla u be qender administrative dhe ekonomik-tregetare. Ne te zhvilluan mjeshterite, tregtia dhe kultura. Nga Frakulla ishte edhe Nezim Frakulla (1685-1760), nje nga perfaqesuesit me te shquar te rrymes letrare te bejtexhinjve.

    Kryengritja e Mallakastres kunder Tanzimatit ne vitin 1847


    Reformat e Tanzimatit ishin reforma me permbajtje kapitaliste. Ato do ti jepnin tjeter pamje Perandorise Osmane dhe filluan te zbatohen ne Shqiperi gjate vitit 1845. Sipas tyre shqiptaret nuk njiheshin si kombesi me vete, ndersa mbi popullsine vendosej nje sistem i ri taksash si dhe futej sherbimi i rregullt ushtarak. Keto masa shoqeroheshin me riorganizimin dhe me vendosjen e administrates se re turke. Ne keto kushte filloi pakenaqesia e masave popullore ndaj autoriteteve osmane. Shkaku kryesor i saj ishte rekrutimi ushtarak dhe aplikimi i taksave nga nje administrate krejtesisht e huaj, turke. Kjo administrate shihej me armiqesi sepse, nga njera ane ajo nuk njihte gjuhen dhe zakonet e vendit, ndersa nga ana tjeter ajo kishe ardhur me deshiren per tu pasuruar nepermjet korrupsionit dhe abuzimeve. Per ti bere balle zbatimit te reformave, qe godiste interesat e tyre kreret e Shqiperise se jugut u mblodhen ne qershor te vitit 1847 ne Mesaplik te Vlores. Ketu u formua beselidhja e perfaqesuesve te Shqiperise se Jugut qe u quajt “Lidhja Kombetare Shqiptare”. Kjo organizate mori vendime me karakter politike. Nga Lidhja doli Komiteti i kryengritjes me ne krye Zenel Gjoleken. Ky komitet caktoi ne kete kuvend drejtimet e kryengritjes dhe frontet e luftimeve. Organizimin e kryengritjes ne krahinen e Mallakastres e mori persiper Rrapo Hekali.
    Emri i vertete i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga nje familje me origjine nga fshati Hekal. Pasi sherbeu per nje kohe te gjate si ushtarak ne ushtrine turke ne Arabi, Rrapua beri karriere ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi nje fare pasurie. Me keto para ku u kthye ne atdhe dhe bleu nje çiflig ne Levan (Fier), ku nisi administrimin e tij. Ne fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundershtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, beri qe ne maj te vitit 1847 te shperthente kryengritja antiturke, ku ai luajti nje nga rolet kryesore. Gjate zhvillimit te saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Beselidhja e Sinjes, ne te cilen mori pjese paria e Mallakastres1 dhe krahines se lumit te Vlores.
    <!--[if !supportLists]-->1. <!--[endif]-->Udheheqesit e Mallakastres ishin: Rrapo Hekali, Zeqo Xhafo Karbunara, Orhan Bardha, Shaban Peshtani, Zenel Xhafo Aranitasi, Lulo Duraj dhe Yzeir Mahmutaj nga Kalenja, Luman Elmazi nga Drizari, Yzeir Cakrani, Sulo e Muço Zeneli nga Greshica, Hyso Qesarati, Dule Mato, Sadik Luftinja, dhe Sulejman Çelo Toçi.

    Ketu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do te drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kesaj mbledhjeje Rrapua shkoi ne fshatin e lindjes ne Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenje, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povles ku u be bashkimi i luftetareve te Mallakastres, Myzeqese dhe lumit te Vlores, nen thirrjen “Besa-Bese”. Autoritetet turke te Beratit vendosen qe ne kushtet e zgjerimit te kryengritjes ta shtypnin ate, duke derguar trupat e tyre drejt Mallakastres se Siperme, ku ndodhej qendra e levizjes.
    Ndeshja kryesore midis forcave osmane te drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashe Vrioni dhe kryengritesve te drejtuar nga Rrapo Hekali, u be ne korrik 1847 ne fshatin Greshice. Pozicionet midis dy forcave kundershtuese kalonin ne nje front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin nje efektiv prej 2400 ushtaresh,1 kurse forcat e kryengritesve arrinin ne 800 veta. Luftimet ne Greshice zgjaten 3 dite e 3 nete dhe perfunduan me thyerjen e ushtrise turke. U vrane 230 ushtare, u kapen rob edhe tre komandantet e batalioneve, midis tyre Isuf Bej Vrionin, Islam dhe Sulce beun. Kryekomandanti i ekspedites Hysen Pashe Vrioni mundi te çante rrethimin dhe nepermjet Gradishtes, Rromesit e Cakranit mberriti ne Fier, me nje pjese te forcave te shperndara nga luftimet.
    Pas ketij suksesi kryengritesit ekzekutuan ne Sinje tre komandantet turq dhe ju drejtuan Beratit, te cilin e pushtuan ne 1 Gusht 1847. Kjo ishte nje tjeter arritje e rendesishme e kesaj levizjeje popullore, me e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqiperise se jugut kunder Tanzimatit. E shqetesuar per perpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke derguar kunder kryengritesve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelise Derbihor Reshit Pashen. Ai u nis nga Manastiri ne krye te 15 000 ushtareve te inkuadruar ne 7 divizione, dhe te paisur me artileri te lehte malore. Pas luftimeve te pabarabarta kryengritesit e braktisen qytetin e Beratit dhe u shperndane per te vazhduar qendresen te organizuar ne çeta. Me shtypjen perfundimtare te kryengritjes se vitit 1847 ne Shqiperine e jugut autoritetet turke munden te arrestonin Rrapo Hekalin.
    1. Eqerem Yzeiri “130 vjetori i kryengritjes antiosmane e antifeudale te fshataresise se Mallakastres”, “Veprimet luftarake te kryengritjes fshatare te Mallakastres me 1847” fq. 42- 51, Fier 1978

    Pasi e burgosen ne burgun e Manastirit ate e ekzekutuan mesnaten e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar per vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga semundja e tifos. Pas shtypjes se kryengritjes ushtria turke beri raprezalje te renda ne Mallakaster, duke djegur fshatra te tille si: Greshica, Klosi dhe Fratari. Me vone me amnistine e vendosur fshataret iu rikthyen jetes se perditshme, megjithese vendi ishte rrenuar dhe ne Mallakastren e siperme gjithçka duhej te niste perseri nga e para. Disa vite me vone Porta e Larte perveç reformavve te lena pergjysme realizoi edhe reformen administrative. Treva e Fierit u fut ne vilajetin e Janines. Myzeqeja dhe Mallakastra ne kete vilajet gezonin statusin e Nahijeve. Me kete status ato qendruan deri ne Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ne 1912. Nahija administrohej nga Mydiri. Prane tij vepronte keshilli administrativ konsultativ (Mexhlis-i idare). Mexhlisi diskutonte te gjitha çeshtjet qe i perkisnin administrimit te Nahijes (krahinave).

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 17:21.

  11. #11
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Themelimi i qytetit te Fierit

    Deri ne vitin 1864 ishte nje fshat qe banohej nga bujq-çifçinj ne pronesi te familjes latifondiste Vrioni1 e cila kishte prona te medha ne Myzeqe. Dokumenti i pare qe deshmon mbi Fierin eshte deshmia e Pukevilit(fq.56), i cili ka vizituar “fshatin e madh” te Fierit ne vitin 1806. Te dhena te tjera me te hershme per Fierin nuk ekzistojne, por dihet qe kisha ortodokse e “Shen Gjergjit” eshte ndertuar ne vitin 1781, si famulli ne vendin ku ndodhet edhe sot kisha e re.
    Pyetjes, a u be kisha pikenisje e themelimit te ketij fshati, apo ajo u ndertua per t’i sherbyer kesaj qendre te banuar qe ekzistonte perpara saj, nuk mund t’i japim dot pergjigje. Megjithate kisha e Shen Gjergjit ishte e tipit katedrale e ndertuar 8 km ne lindje te manastirit te Apolonise . Mespermes Fierit kalonte lumi i Gjanices, mbi uren e gurte te te cilit ndodhej nje han, qe u sherbente udhetareve dhe tregetareve te cilet udhetonin ne drejtimin Berat-Vlore.
    E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier per te cilin sot ekzistojne dy hipoteza. E para eshte ajo e studjuesit Hysen Emiri i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja “Fiera” d.m.th panair. Kete emer ia vendosen ketij vendi tregtaret Venedikas qe merreshin me blerjen e produkteve bujqesore-blektoriale, ne panairin qe zhvillohej prane kishes se Shen Gjergjit, ndoshta qe nga koha e mesjetes, kohe prej te cilit ka filluar te perdoret ky emer2. Hipoteza e dyte mbi origjinen e emrit Fier eshte ajo e studjuesit Toli Shabani. Autori i saj thekson se ky emer ka origjine bimore, d.m.th vjen nga bima e fierit.
    1. Sipas studimeve te orientalistit Vexhi Buharaja, origjina e familjes Vrioni eshte nga fshati Virjon (sot Ullinja Berat). Ne kete fshat Çele Ibrahimi, bir i pare i Islam Beut, kryegjyshit historik te kesaj familje, ndertoi ne vitin 1685 nje krua ne te cilin gjendej mbishkrimi qe deshmonte kete fakt. Emri Virjon u perdor si llagap (mbiemer) i kesaj familje ne trajten Vrion. Pra Vrionasit kane hyre ne histori si feudale te vegjel, te cilet me vone duhet te kene bere emer si shtepi e madhe ne saj te sherbimeve qe i kane bere Perandorise Osmane. Ne mbishkrimin osmanisht te Çele Ibrahimit, paraqitet dhe trungu gjenealogjik i familjes Vrioni. Kjo familje do te ndahet me vone ne dy dege, ate te Beratit qe mbante titullin e beut dhe degen e Fierit qe mbante titullin e Pashes.
    2. H.Emiri. Historia e Fierit fq. 30 Kavaje 2001

    Pika me e forte e kesaj teze eshte se, ne te gjithe zonen e Myzeqese se Vogel mbizoterojne toponimet me origjine bimore si: Sheq-Marinas, Marinez, Frasher, Sheqishte, Qarr, Pishe, Fikth, Kallm(kallam), Kallem-Kashisht, Shkoze (Lagja 1 Maj), Drize, etj. Statusin qytet Fieri e fitoi pas viteve 60 te shekullit XIX, kur pronari i ketij fshati, Kahreman Pash Vrioni1 thirri disa urbaniste franceze, te cilet projektuan nje plan per ngritjen e nje qyteti te ardhshem tregtaro-zejtar.
    Sipas qellimeve te Kahreman Pashes, qyteti do te ngrihej duke patur si berthame fshatin e Fierit me lumin Gjanica, ku kryqezoheshin rruget Lushnje-Vlore-Mallakaster-Berat-Skela e Semanit. Qyteti i Fierit u ngrit mbi bazen e modelit te rilindjes se qytetit europian te shek.XI. Veprimtaria kryesore ekonomike do te ishte tregtimi i prodhimeve bujqesore te Myzeqese, Mallakastres dhe krahinave perreth. Per kete qellim u ndertua tregu buze Gjanices ne vitet 1864-1865. Ai kishte 122 dyqane te cilat menjehere nisen veprimtarine e perditshme tregtare. Banoret e pare te Fierit ishin familjet myzeqare te bujqve te Kahreman Pash Vrionit2, si dhe disa familje vllehe qe kishin ardhur ketu rreth viteve 18003.
    Menjehere pas krijimit te qytetit tregtine dhe artizanatin e moren ne dore vllehet, te cilet ishin vendosur ne treven e Myzeqese qysh pas djegies se Voskopojes ne vitin 1769 nga feudalet turkomane te Shqiperise se Jugut. Nje pjese e Voskopojareve u vendos ne kullotat verore pergjate fushes se Myzeqese se vogel, duke ngritur fshatra- ngulime, te cilat ekzistojne edhe sot. Kjo popullsi pasi u vendos ketu bleu te drejten nga bejleret vendas, qe te ndertonte shtepi me oxhak dhe nisi te ushtronte zejet e saj tradicionale, blegtorine, zanatet dhe tregtine. Interesant eshte edhe argumentimi i Dr. Jakov Milaj mbi kete problem. Ne shkrimet e tij qe sot sherbejne si memorje te historise se qytetit te Fierit ai thote se: “Per t’i dhene me teper hov tregtise dhe zejtarise ne qytetin e ri, Vrionasit sollen me kontrate tregtare dhe zejtare nga Voskopoja dhe Grabova si familjet: Pogaçe, Tiço e Verria qe erdhen pak vite para sistemimit te qytetit, ndersa familjet Xoxa e Kilica kane ardhur me pare.
    1. Aleksudhi, vep, e cit. Fq 157
    2. Kahreman Pash Vrioni ishte i biri i Omer Pash Vrionit kryekomandantit te Ali Pashe Tepelenes, i cili ps renies se Pashallekut te Janines u emerua ne krye te Sanxhakut te Vlores.
    3. A. Hociu. Vllehet. Fq. 123-124
    Vllehet1 ndertuan vendbanimet e tyre te quajtura kater “stanet”, qe ishin berthamat e lagjeve te ardhshme si stani Pasha, Belik e Kishe, qe mbanin emrat e pronareve te tokave dhe stani Shkoze qe mori emrin e pyllit qe ndodhej aty. Pas themelimit filloi rritja domografike e qytetit. Me vone net e u vendosen edhe mallakastriote te cilit ne fillim erdhen nga Mallakastra e poshtme(e buta) ndersa me vone filluan te vinin edhe nga zonat me te largeta te saj si Hekali dhe Kuta. Menjehere Fieri percaktoi shume shpejt edhe statusin e tij ekonomik si qytet i tregetareve, zanatçinjve dhe sherbimeve. Interesante ishte edhe fizionomia e tij te cilen e percaktuan urbanistet franceze. Ata e projektuan qytetin te shtrire ne fushe1 sipas nje plani me nje rrjet rrugor, ku kombinohej sistemi radial me ate kuadratik. Ne te dy anet e rruges kryesore ngriheshin ndertesa nje dhe dy kateshe me nje arkitekture te tille qe ishte vijim i tradites se vjeter apoloniate. Prane kesaj rruge ndodhej edhe tregu si dhe ndertesat kryesore administrative. Ketu zhvillohej gjithe veprimtaria ekonomike dhe shoqerore e qytetit. Fizionomine me te plote mbi Fierin na e jep kjo deshmi e udhetares angleze Edit Durham e cila e vizitoi qytetin ne vitin 1903. Ja se ç’thote ajo: “Fieri eshte nje fshat i vogel, prone e nje beu3 me shume iniciative4i cili ka ndermend ta ktheje ne nje qender tregtare. Ai ka ndertuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri, me nje arkitekture çuditerisht moderne”.

    1. Vllehet jane nje popullsi ballkanike e romanizuar qe jeton ne Ballkan ne jug te Lumit Danub. Kjo popullsi latinofone ndahet ne 3 grupe. Dakike qe eshte popullsia qe jeton ne Vllahi (Rumani). Ilirike, popullsia qe jeton ne jug te lumit Shkumbin pergjate rruges antike Egnatia.
    Popullsia vllehe qe jeton ne zonat greke te Etolise, Pindit dhe Thesalise. Termi vlleh lindi gjate periudhes se dyndjeve barbare ne shekujt 3-5, kur fiset gjermane quanin popujt latinofone te Perandorise Romake me emrin Volk(popull). Me vone sllavet, gjate dyndjeve te tyre ne shekujt 5-7 e moren kete term nga gjermanet, duke e perdorur ne trajten “vllah”, ne te cilen quajten Daket dhe Thraket. Dyndja e sllaveve I shkuli Traket nga Trakia dhe Myzia drejt luginave malore te Ballkanit, ne te cilat kjo popullsi nisi te merrej me blegtori. Me kalimin e kohes nisen zbritjen prej malesive te Pindit dhe Maqedonise J-P, drejt ultesires qe shtrihet nga Delvina deri ne Akarnani, pa perjashtuar edhe fushen e Myzeqese, ne veri te kesaj zone, gjate periudhes qe nis nga shekulli XVI deri ne Shekullin XX.
    2. Qyteti i Fierit ndodhet ne lartesine 13 m mbi nivelin e detit.
    3. E. Durham “Brenga e Ballkanit”, fq.72
    4. Vrionasit siguruan prej Stambollit edhe statusin Kaza (qytet) per Fierin. Tashme do te bente pjese ne krahinen (nahijen) me te njejten emer. Qyteti administrohej nga kryetari i bashkise (Beledie-Reiz), ndersa krahina nga mydyri. Pushtetin politik qysh nga themelimi i qytetit dhe deri ne vitet e pavaresise e kishin Vrionasit, te cilet ishin te lidhur me Perandorine Osmane. Ata ishin edhe pronare te tokes dhe tregut e magazinave tregtare, prej te cilave merrnin taksen e topjakut dhe qerate e shumta.

    Tradita dhe Zakone

    Interesante eshte edhe pershkrimi etnografik i menyres se si jetonte popullsia e treves se Fierit ne fund te shekullit XIX- fillimi i shekullit XX. Ushqimet baze per fshataresine qe perbente shumicen e popullsise ishin: buka, bulmeti, vezet, perimet, te cilat bujku i prodhonte vete. Perdorej kripa qe ishte produkt i bregdetit te Adriatikut( kriporja e Semanit) dhe mallrat koloniale te importit si: sheqeri, kafeja dhe orizi. Per gatim perdorej gjalpi i forte dhe i lyrshem, vaji i ullirit (ne Mallakaster), vaji i importit, etj.
    Ushqimi kryesor per shume kohe mbeti buka, e cila pregatitej nga gruri, thekra dhe misri. Buka zihej me uje te vaket me pak kripe dhe me nje cope brumi te thartuar. Pasi vinte, brumi ndahej ne copa te vogla dhe piqej ne saç ose furre. Me raste festash fetare dhe dasmash prodhoheshin buke te veçanta si Kolindet(per Pashke), mesha(buka e kishes), buket e rasteve te vdekjeve, pershpirteve etj.

    Krejt ndryshe ishin buket qe pregatiteshin per dasem gjate darkes se Jançes. Kjo buke pregatitej me miell gruri dhe qiqra. Brumi lyhej me veze dhe zbukurohej perpara pjekjes. Te tilla ishin buket qe vjehrra i jepte nuses kur ajo futej per here te pare ne shtepine e burrit.
    Shpesh here perdoreshin edhe kulaçet te cilet piqeshin mbi vater dhe saç. Gatime te tjera me brume ishin petullat (ne raste lindjesh) byreku, ballguri, trahanaja. Per te perkujtuar te vdekurin perdorej gruri i zier. Perdorim te gjere ne popullsine e krahines tone kishte bulmeti qe merrej nga gjedhet, buallicat dhe dhente. Qumeshti perdorej gjate mengjesit ne forme te lenget ose persheshi. Nga perpunimi i tij nxirrej gjalpi, kosi, dhalla dhe nje lloj djathi dhe gjize i nje cilesije te dobet. Mishi i zier dhe i pjekur perdorej me pak se buka, bulmeti dhe perimet. Per Krishtlindje dhe Pashke thereshin zakonisht qengjat. Tradite e treves ishte mbareshtrimi i madh i pulave, rosave dhe patave. Perdorim te madh kishin edhe shpezet e egra qe siguroheshin ne ujerat e brendshme (keneta, gjole). Ushqim i preferuar ishte peshku, si ai i detit dhe i lumenjve. Ne kuzhinen e fshatarit fierak zinin nje vend te rendesishem edhe perimet si: qepa, preshi, hudhra, lakra e bardhe, speci, domatja, spinaqi, bizelja, batha, bamja, trangulli, etj. Nje vend te rendesishem zinte fasulja e cila ishte gjella kryesore e dimrit dhe gjysmes se ftohte vitit.
    Perdorim kishin edhe lakrat e egra si: lepjeta, radhiqja, burdullaku, rrepica, lelekuqja, etj, te cilat perdoreshin ne forme gjelle, sallate dhe byreku. Tryezes asnjehere nuk i mungonin frutat e stines si: ftonjte, sheget, kumbullat, pjeshket, por edhe vera dhe rakia. Keto te fundit nxireshin prej perpunimit te rrushit me ere qe kultivohej me shumice ne te gjithe Myzeqene. Familja fshatare e cila ne shume raste ishte e madhe ulej dhe hante ne nje sofer te sheshte mbi te cilen shtrohej siper nje pelhure liri qe quhej “mesalle”. Mbi mesalle vendoseshin pjatat e bakrit, drurit ose qeramikes te cilat fillua perdorimin e tyre ne fund te shekullit XIX. Si mjete te tjera perdoreshin luget, pecetat qe tek burrat myzeqare ishin pjese e kostumit te tyre. Me vone filluan te perdoreshin edhe pirunjte metalike dhe pjatat e fajances te sjella nga Italia ose Austria. Pas luftes se pare boterore ne qytetin e Fierit filluan te futen ne perdorim te gjere tek te gjithe qytetaret tavolinat, karriget, pjatat e porcelanit, filxhanet dhe gotat e qelqit qe me pare ishin perdorur vetem nga bejleret dhe familjet e tregetareve fierake. Ne kuzhine per gatim perdoreshin sahane bakri, tenxhere tunxhi, tigane, tasa, qypa, poçe, shtemba, ibrike etj.
    Ushqimi konsumohej zakonisht tre here ne dite ne sofren e rrumbullaket te shtepise ulur mbi rrogoze. Mengjesi hahej heret sepse pas tij menjehere fillonte puna. Dreka pergjithesisht ishte e bollshme. Gatuheshin gjelle te tilla si: pilafi, fasulet, bizelet, bamjet, jahnia, japraku etj. Edhe darka ngjante nga perberja e gjelleve me dreken, per nga norma ushqimore. Ne traditat dhe zakonet e popullit bejne pjese edhe besimet fetare. Ne vitet e pavaresise kombetare lindi edhe levizja atdhetare per realizimin e pavaresise se institucioneve fetare. Ne hapesiren kombetare iniciativen e ndermorren te paret bektashinjte, te cilet ne janar 1921 shpallen Keshillin ateror Bektashian te Shqiperise. Ky vendim se bashku me vendimet e Kongresit te Prishtes1(Skrapar) i dha hov zhvillimit te metejshem te ketij sekti te fese islame edhe ne treven e Mallakastres se siperme ku ai ushtronte veprimtarine e tij.
    1. Historia e Popullit Shqiptar, fq.166, Maket, Tirane 1994

    Bektashianet festonin si feste kryesore diten e Novruzit, qe ishte edhe fillimi i vitit te ri per ta. Kjo feste me origjine nga Persia festohej çdo 21 Mars si dita e lindjes se Aliut, dhenderit te profetit Muhamed. Novruzi festohej me mish qengji dhe embelsira nga me te ndryshmet.
    Pas Bektashianve ne rrugen e pavaresise u fut edhe kisha ortodokse. Ne 12 shtator 1922 u mblodh ne Berat ne shkollen e lagjes Mangalem1, Kongresi ortodoks shqiptar. Ai perfaqesohej nga 33 delegate te, cilet vinin nga komunitetet fetare te 20 qyteteve dhe krahinave te Shqiperise. Ne 13 shtator kongresi ne te cilin merrnin pjese edhe dy delegate nga qyteti i Fierit shpalli autoqefaline e kishes ortodokse Shqiptare. Sipas vendimeve te marra ne Berat kisha ndahej ne Mitropoli, dioqeza, zevendesira dhe famulli. Ne nenprefekturen e Fierit e ushtronte veprimtarine e saj zevendesia, ndersa kisha e Shen Gjergjit sherbente si famulli e qytetit.
    Nder festat fetare qe festonin ortodokset te cilet, perbenin shumicen e qytetareve fierake permendim: Diten e ujit te Bekuar (6 Janari), Diten e Shen Vangjelizmoit (25 Marsin), Pashken dhe diten e Krishtlindjes(25 Dhjetorin). Ne diten e ujit te bekuar çdo besimtar mbushte nje shishe uje ne lume, perrua, pus, kenete ose pellg, sepse uji kete dite ishte i pijshem. Ishte bere tradite qe nga ura e Gjanices te zhvillohej edhe ceremonia e hedhjes se kryqit ne lume. Ne kete feste çdo familje duhet te bente “gjak” duke therur nje qengj ose pule. Festa e dyte ne vazhdim te vitit ishte dita e Shen Vangjelizmoit qe festohej ne çdo 25 Mars, si dita kur Maria kishte rene shtatzane me Jezusin. Gjate kesaj feste lejohej ngrenia e peshkut dhe pirja e veres. Me veze te kuqe dhe qengj te pjekur festohej dita e Pashkes se madhe, ne muajin Prill. Ne çdo 25 Dhjetor festohej Krishtlindja, pergjithesish me qengj ose derr te pjekur. Dita e vitit te ri festohej si feste popullore. Kjo dite e kryemotit shoqerohej me gjela deti te pjekur dhe koka derri. Te gjithe shkonin per urim te njeri-tjetri. Ne vizita mysafiret priteshin me petulla, raki dhe fruta. Per darken e vitit te ri pregatitet edhe kulaçi, brenda te cilit vendosoj edhe nje monedhe.
    Ne 12 Mars 1923 Kongresi muhamedan shpalli ne Tirane autoqefaline e Xhamise Shqiptare. Ky veprim e shkeputi klerin islam nga varesia e Turqise. Islamizmi ishte i perhapur kryesisht ne Mallakastren e bute dhe ishte i ritit sunit. Ne Myzeqene e vogel ai nuk pati perhapje. Ne qytetin e Fierit u ngrit nje xhami e vogel per sherbesat ndaj popullsise myslymane ardhur nga Mallakastra , Laberia dhe trevat e tjera te vendit.
    1. Dh. Papa “Berati dhe krishterimi”, fq.79, Berat 2001

    Hysen Emiri na njofton se ne xhami kryheshin faljet e besimtareve te perkushtuar dhe nje sere ceremonish fetare. E tille ishte edhe ceremonia e varrimit te deshmorit Shenasi Dishnica, vrare ne demostraten anti-italiane te 25 Tetorit 1942 ne Tirane, ku mori pjese i gjithe qyteti i Fierit. Si festa qe festoheshin prej komunitetit te besimtareve myslymane ishin ato te Bajramit te madh, Bajramit te vogel, Novruzit, etj.
    Keto dite te shenuara festoheshin me qengjin e pjekur dhe embelsira te tilla orientale si: Bakllavaja, hallvaja dhe kabunija. Nje fenomen qe vihej re tek te tre komunitetet fetare ishte se kleriket, pavaresisht nga perkushtimi i tyre, pergjithesisht kishin arsimim jo te plote dhe pa nivel te larte intelektual. Maredheniet midis dy komuniteteve fetare ishin shume te mira dhe miqesore. Ne festat fetare te Bajramit dhe Pashkeve myslymanet dhe te krishteret benin vizita te ndersjellta ne shtepite e njeri-tjetrit duke uruar dhe festuar bashkarisht. Toleranca, mirekuptimi dhe respekti reciprok ishin tipare te bashkejeteses se faktorit fetar ne hapesiren shqiptare.

    Fieri ne vitet e Rilindjes Kombetare

    Proçesi i Rilindjes Kombetare filloi ne Shqiperi ne vitet 30-40 te shekullit XIX dhe perfundoi me shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912. Kjo levizje filloi ne Fier ne te njejten kohe si ne trevat e tjera shqiptare, pavaresisht se ky qytet u themelua ne vitet 60 te shekullit XX. Ndikim te fuqishem per zhvillimin e kesaj levizje ushtroi veçanerisht Berati, i cili ishte baza e piknisjes se iniciativave patriotike. Rilindja filloi ne fushen e arsimit. Per mesimin e gjuhes shqipe u shfrytezuan shkollat e klerit ortodoks i cili kishte tradite te vjeter ne kete fushe. Ne manastirin e Ardenices qysh prej shekullit te XVII kishte ekzistuar nje gjimnaz ne gjuhen greke se bashku me konviktin qe sherbente per 50 nxenes1. Kesaj shkolle i sherbente edhe biblioteka e manastirit qe ishte mjaft e pasur ne vellime. Per te studjuar ne te vinin murgj deri nga Mali i Shenjte ne Greqi. Fondet e saj u pasuruan me libra te shumte qe i mundesonte ndihma financiare e ardhur nga “Shoqeria e Manastirit te Ardenices”, formuar nga qytetaret e Voskopojes, e cila kishte dege te saj deri ne Poloni dhe Hungari. Nje shkolle tjeter qe nisi veprimtarine e saj pas vitit 1815 ishte shkolla e Manastirit te Kolkondasit e hapur ne gjuhen greke me porosi te Ali Pashe Tepelenes. Ajo ishte 7 klaseshe dhe kishte 100 konviktore nga Shqiperia e Jugut. Ne Libofshe, Frakull dhe Fier kane ekzistuar edhe institucione shkollore te klerit myslyman. Te tilla ishin shkollat fillore(mejtepet).
    Mbi kete tradite te zhvillimit te arsimit fetar do te mbeshteten patriotet fierake per perhapjen e arsimit dhe shkolles shqipe. Ky proçes pati edhe deshmoret e tij. Nje prej tyre ishte Kristo Lulja, nje bakall I vogel nga qyteti I Fierit. Ai shperndante fshehur librat shqip qe ishin shtypur ne Sofje e Bukuresht, te cilat ia dergonin organizatat patriotike nga Berati dhe Vlora. Veprimtaria e tij u zbulua nga autoritetet osmane te cilat bastisen dyqanin e Kristos. Aty u gjenden libra dhe fletore qe perbenin prova te mirefillta materiale. Te lidhur midis kuajve “suvarinjte” e çuan Kristo Lulen ne burgun e Beratit ku dhe e ekzekutuan. Keshtu vepronin autoritetet turke me te gjithe ata njerez patriote, te cilet punonin per te zhvilluar arsimin.

    1. Gazeta Myzeqeja 2


    Nderkohe perpara zhvillimit te ketyre ngjarjeve Fieri luajti nje rol aktiv ne ngjarjet qe lidhen me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Qysh me themelimin e kesaj organizate ne Fier do te vije nje nga figurat qendrore te saj siç ishte Mehmet Ali Vrioni. Ai do te angazhoje ne degen lokale te Lidhjes disa prej familjeve me me influence te treves. Ne mbledhjen qe organizoi dega e Fierit ne 31 tetor 1878 do te marre pjese edhe Abdyl Frasheri1. Ne raportin e kesaj date qe nenkonsulli Austro-Hungarez ne Vlore, Calzavara i dergon Vjenes shkruhet se “Abdyli te cilin e njihja pre 12 vjetesh nuk me njohu me qellimin e udhetimit, duke me thene se vetem do te shkonte ne Fier....” Abdyl Frasheri erdhi nga Vlora ne Fier. Gjate udhetimit per pak sa nuk humbi jeten duke kaluar Vjosen qe e fryre nga shirat e vjeshtes kishte arritur nivelin maksimal. Me shperndarjen me force te Lidhjes se Prizrenit ne Prill 1881 autoritetet turke i dhane fund edhe veprimtarise se saj ne Fier. Per disa vite levizja patriotike ra ne nje faze pauze per tu ringjallur perseri rreth viteve 1900. Ne kete periudhe problemi me i mprehte qe shqetesonte patriotet Fierake ishte zhvillimi i proçesit arsimor. Per te perballuar kete problem ata perseri paten ndihmen e komitetit te fshehte te Beratit dhe veçanerisht te pionerit te arsimit kombetar Jorgji Karbunares.Sipas informacionit te nenkonsullit Austro-Hungarez te Durresit qe mban daten 3 shtator 19012 na jepet njoftimi se ne Fier ishte krijuar nje shoqeri e fshehte qe perpiqe te perhapte arsimin shqip ne Fier dhe Mallakaster. Keto perpjekje u kurorezuan me sukses ne vitin 1908 kur do te hapen dy shkollat e para ne treven e Fierit siç ishin shkollat e Cakranit dhe Libofshes. Pikerisht ne kete te fundit shkolla e pare shqipe u hap ne 25 gusht 1908. Ajo kishe 20 nxenes te cilet zhvillonin ciklin mesimor ne nje nga dhomat e shtepise se Nedin Bej Leskovikut. Mesuesi i pare i saj ishte Jovan Ndreko. Nje ndihme te konsiderueshme per hapjen e saj dhe shoqeria “Bashkimi” me qender ne Berat e cila i siguroi shkolles edhe nje pjese te librave. Edhe patriotet cakranjote me mundime te medha hapen po ne vitin 1908 shkollen shqipe te Cakranit. Ajo numeronte 25 nxenes te moshes 10-12 vjeç. Mesuesi i saj ishte Korçari Thanas Floqi. Si shkolle u pershtat kati i dyte i hanit te Cakranit. Gjate organizimit te kryengritjes se pergjithshme per Pavaresine e Shqiperise te vitit 1912 ne qytetin e Fierit erdhi vete I.Qemali.
    1. K.Frasheri “Abdyl Frasheri” fq.202-203 Tirane 1984
    2. H. Myzyri “Shkollat e para kombetare shqipe”, fq.137, Tirane 1978


    Keshtu ne ditet e para te muajit Mars 1912 I. Qemali i shoqeruar nga bashkepunetori i tij i ngushte L. Gurakuqi beri nje vizite ne rrethet e Mallakastres dhe Myzeqese me qellim qe te pregatitnin situaten politike edhe ne kete treve ne favor te çeshtjes kombetare. Gjithashtu Ismail Qemali1 do te rikthehet perseri ne Fier ku organizon mbledhjen e Komitetit te Shqiperise se jugut. Ne takimin ku moren pjese Omer Pashe Vrioni , Azis Vrioni, Izet Bej Zavalani, Kolonel Ismail Haki Tatzati etj. u vendos qe te autorizohej Hasan Prishtina per te perfaqesuar edhe Shqiperine e jugut, ne bisedimet me autoritetet Turke. Te dhenat per vendimet qe u moren ne mbledhjen e Fierit me pranine e shume patrioteve mbeshtetes te kauzes se Pavaresise, na i jep L.Gurakuqi ne nje leter te tij te cilen nga Triestja1, ai ja dergon ne shtator te vitit 1912 Parise se Elbasanit. Ja se ç’thuhet ne te: “..... Ti deklarohet qeverise turke se shqiptaret kerkojne shpetimin e Turqise. Kjo realizohet vetem n.q.se do te njihet zyrtarisht kombesia dhe gjuha shqipe qe per ne shqiptaret pa to nuk ka as liri, as shkolla dhe as te drejta”. Kjo mbledhje do te jepte edhe orientimet e duhura per zhvillimin e mevonshem te kryengritjes ne kete treve. Nderkohe qe Komiteti i fshehte i Fierit me deget e tij ne zonen e Myzeqese dhe te Mallakastres kishte krijuar çetat kryengritese qe ushtronin veprimtarine e tyre ne rrethinat e qytetit te Fierit, si ato: te Ikonom Dhimes, Idriz Gurit, Hekuran Manekut, Ismail Klosit, etj. Perfaqesuesit e ketij komiteti moren pjese ne kuvendin historik te mbajtur ne Sinje te Beratit ne 23 Korrik 1912.
    Ketu erdhen 49 perfaqesuesit e çetave kryengritese te Shqiperise se Jugut3 me qellim bashkerendimin e veprimtarive. Sinja4 u zgjodh pikerisht nga pozicioni i saj gjeografik si pikelidhje e krahinave te Sanxhakut te Beratit. Kjo mbledhje u mbajt ne nje kohe kur levizja kryengritese kishte perfshire te gjithe Shqiperine. Perfaqesuesit e mbledhur ne Sinje5 aprovuan nje varg kerkesash qe njihen me emrin “Memorandumi i Sinjes”. Ne te shpreheshin 12 kerkesa te ngjashme me ato te paraqitura ne memorandumin e Greces te vitit 1912. Nga Sinja kryengritesit zbriten ne Fier te cilin e çliruan nga forcat osmane ne 8 Gusht 1912. Qe nga zyra telegrafike e qytetit ata njoftuan Vezirin e madh dhe krahinat e Shqiperise me Vendimet e memorandumit te Sinjes.
    1. Historia e Popullit Shqiptar II. Fq 490. Tirane 2002
    2. I. Qemali, Permbledhje dokumentash.
    3. Vexhi Buharaja “Kuvendi i Sinjes dhe memorandumi i tij”, Gazeta Bashkimi, Tirane 23 Korrik 1972.
    4. Fshati Sinje ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit te Beratit, pergjate Shpiragut ne drejtim te zones se Mallakastres.
    5. Historia e Popullit Shqiptar. Fq 486. Tirane 2002

    Pavaresia

    Ne vitin 1912 pas çlirimit te Fierit nga kryengritesit1 u zhvilluan zgjedhjet e reja per postin e Kryetarit te Bashkise(Beledie Reiz), te cilat zhvilloheshin çdo kater vjet. Ne keto zgjedhje si Kryetar i ri u zgjodh Tonç kilica, i cili zevendesoi ne kete detyre Galip Pashe Vrionin. Merita e Tonç Kilices eshte se gjate kryengritjes se vitit 1911-1912, beri lidhjet midis zonave kryengritese te jugut te Shqiperise me Fierin, si qender te kryengritjes antiturke per Toskerine. Ky njeri mirepriti Ismail Qemalin gjate udhetimit te tij historik per ne Vlore dhe kryesoi aktin simbolik te ngritjes se flamurit ne Fier. Pasi deshtoi me perpjekjet e tij per te “ngritur” flamurin ne Durres Ismail Qemali u nis per ta bere kete veprim ne qytetin e Vlores. Grupi i tij u shoqerua ne Kavaje nga patrioti Qazim Merhori2, i cili i vuri ne sherbim atij kuajt e vet. Pasi pershkuan edhe Rrogozhinen, njerezit e Ismail Qemalit kaluan Shkumbinin me sandallin e vaut te kishes se fshatit Çerme-Biçak. Ne kete fshat grupi u strehua gjate nates ne shtepine e Dervish Biçakut. Te nesermen gjate udhetimit Ismail Qemali dhe njerezit qe e shoqeronin moren vesh se, ne Lushnje xhandarmeria kishte marre urdher nga komandanti i pergjithshem i ushtrise turke3 ne Janine, qe te kapnin Ismail Qemalin me çdo kusht. Per kete u dergua nje repart xhandaresh ne fshatin Gramsh pergjate rruges Rrogozhine-Lushnje. Ne pamundesi per te vazhduar kete rruge drejt qytetit te Lushnjes grupi u kthye perseri ne Çerme dhe vazhdoi rrugen me te veshtire gjate bregdetit duke mberritur ne daten 24 Nentor ne fshatin Divjake, pasi pershkoi itinerarin Çerme-Biçak, Çerme-Proshek, Çerme-Pasha, Çerme- Çiflik, Sulzotaj, Divjake. Nga Divjaka duke udhetuar ne rrugen Xeng, Mize, Kryekuq dhe Babunj, grupi mberriti ne Libofshe. Ne hyrje te saj ata u priten nga çeta e mesuesit patriot Ikonom Dhima. Ate nate Ismail Qemali fjeti ne konaket e Nedin Bej Leskovikut, kujdestarit te çifligjeve shteterore turke te Myzeqese. Udhetimi nisi perseri te nesermen drejt qytetit te Fierit.
    1. Jakov Milaj “Doreshkrime”.
    2. Kol Nika “Nje fshat i lashte” fq.43, Tirane 1995
    3. Koli Xoxi “Ismail Qemali”, fq.245, Tirane 1983

    Deri ne fshatin Petove grupi i patrioteve shqiptare u percoll nga patriotet libofsharake, Ikonom Dhima, Tuni Gjergji, Zoi Marini, Zoi Ndreko, etj. Ky i fundit e shoqeroi Ismail Qemalin deri ne Vlore, ku morri pjese ne Shpalljen e Pavaresise Shqiperise. Tek vau i Petoves ku do te kalohej lumi Seman grupi i Ismail Qemalit u takua me delegatet e Elbasanit dhe te Kosoves qe vinin per ne Vlore. Veshtiresite e udhetimit ishin te medha pasi Nentori i atij viti kishte shume shira dhe Semani e kishte zgjeruar shtratin e tij. Ne Fier Ismail Qemali u prit nga kryetari i Bashkise Tonç Kilica dhe nga Ymer Pashe Vrioni. Ne shtepine e ketij te fundit ai fjeti naten e dates 25 Nentor. Te nesermen perpara nisjes per ne Vlore Ismail Qemali foli ne nje miting spontan te organizuar nga qytetaret Fierake. Ne bregun e lumit Vjose ata do te priten nga nje grup i madh njerezish te drejtuar nga Jani Minga, te cilet kishin pregatitur situaten ne qytetin e Vlores, per mbajtjen e kongresit historik1. Me shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, Fieri u perfshi ne zonen ku ushtronte juridiksionin e saj qeveria e Ismail Qemalit. Ne keto pozita Fieri qendroi deri ne janarin e vitit 1914 kur komisioni nderkombetar i kontrollit, nje organizem i krijuar nga Konferenca e Ambasadoreve e detyroi qeverine e Vlores te jepte doreheqjen per t’i leshuar qeverise se Princ Vidit. Gjate periudhes se qeverisjes se Qeverise se Ismail Qemali, Fieri (treva) ishte nenprefekture ndersa qyteti gezonte statusin e komunes2. Ne krye te vendit qendronte nenprefekti, dhe Kryetari i Komunes. Qeveria e I.Qemalit emeroi nenprefekt te Fierit patriotin Shefqet Daiu ndersa Kryetar i Komunes mbeti perseri i zgjedhuri nga populli Tonçi Kilica. Administrata lokale perbehej nga pergjegjesit e degeve te administrates dhe nga anetaret e keshillave. Gjithashtu u krijua edhe administrata gjyqesore e cila ishte e pavarur nga pushteti civil. Per gjykimin e çeshtjeve civile dhe penale filloi te perdorej “Kanuni i jurise”, i cili i hoqi kompetencat gjyqesore te gjykates Turke (Sherise).

    1. Flamuri ne Fier u ngrit ne daten 29 Nentor 1912 nga nje grup patriotesh fierake te drejtuar nga kryetari i bashkise Tonç Kilica. Ndersa ne kuvendin e Vlores moren pjese perfaqesuesit e Fierit Sami Vrioni dhe Hajredin Cakrani te cilet firmosen aktin e “Mevetesise”.
    2. Jani Minga (1872-1947) Lindi ne fshatin Shenpjeter te Fierit. Studimet e larta i kreu per fiogji ne Athine. Veprimtarine e tij patriotike e kreu ne qytetin e Vlores. Ishte nismetar i krijimit te Klubit Atdhetar “Laberia” dhe i hapjes se shkolles shqipe te Kanines. Ne kuvendin e Vlores ishte pjesemarres si delegat. Ne vitet e luftes se pare boterore internohet nga italianet ne Sazan. Morri pjese ne kongreset arsimore te viteve 1922 dhe 1924. Punoi si inspektoi arsimi ne zonat e Beratit, Gjirokastres dhe Vlores. Gjate viteve te luftes se dyte boterore pushtuesit gjermane i internuan dy djemte e tij ne Mathauzen, ku gjeten vdekjen.

    Ndersa ne krahinen fqinje te Mallakastres u dergua nenprefekt nga qeveria e Vlores Maliq Ahmeti, i nipi i Rrapo Hekalit. Qeveria kishte instaluar ne Fier per te ruajtur rendin dhe qetesine nje batalion rezervistesh(mustafizesh). Detyre tjeter e ketij batalioni ishte dhe sigurimi i rrugeve nga banditizmi, i cili nuk mungonte sidomos ne qafen e Koshovices. Gjate viteve 1912-1913 Myzeqeja e Fierit sherbeu si baze ekonomike e shtetit te sapokrijuar shqiptar. Ne dhjetor 1912 nga Fieri u terhoqen 30 000 kg miser me urdher te Prefektit te Beratit, Azis Vrionit. Kjo sasi drithi u perdor per nevojat e armates turke te Vardarit, e cila e debuar nga ushtria serbe ishte strehuar ne rrethinat e Fierit. Me transportimin e drithit u mor komisoni i nozullimeve te Komunes se Fierit, i cili drejtohej nga Galip Pashe Vrioni. Prania e trupave turke te cilat ishin ne gjendje te rende, perbente shqetesim per qeverine e atehershme shqiptare. Ne 14 dhjetor te vitit 1912 Kryeministri I.Qemali i kerkon Seid Pashes, kryekomandantit te ushtrise turke te instaluar tashme ne Fier qe ti shperndante trupat ushtarake ne vende te arsyeshme, sepse nga shkaku i urise dhe gjendjes ne te cilen ndodhej ushtria mund te perhapeshin epidemi me rrezik potencial.
    Per sistemimin e tyre I. Qemali i kerkoi kryetarit te komunes se Fierit qe te merrte masat e nevojshme per ti vendosur ata ne çifligjet shteterore dhe vakefin e Libofshes. Qellimi i qeverise ishte ndalja ne Fier e trupave turke, qe ato te mos shkonin ne drejtim te Vlores, sepse ky qytet me pranine e kontigjentit te mesiperm ne te, ishte rrezik sulmi nga ana e flotes Greke. Nga ky problem qeveria e Vlores u çlirua prej presionit qe i bene Turqise qeverite e Italise dhe Austro-Hungarise, per terheqjen e trupave te saj ushtarake nga ky rajon. E ndodhur ne keto kushte qeveria osmane morri masat e duhura duke kryer terheqjen e te gjitha forcave te saj nga Shqiperia. Ky operacion u krye gjate muajit Maj te vitit 1913, permes skeles lumore te Semanit. Gjate atyre pak muajve te veprimtarise se saj Qeveria e I.Qemalit luftoi perpjekjet e nje pjese te pronareve te tokave ne Fier, veçanerisht Vrionasve1, te cilet kishin pervetesuar nje pjese te tokave, çifligjeve te ish shtetit turk. Keto toka duhet ti kalonin shtetit te ri shqiptar, financat e te cilit kishin shume nevojen e te ardhurave. Per te realizuar kete veprim ne dhjetor 1913 u ngrit komisioni hetimor, I cili do te bente verifikimet e fondit te tokave te grabitura.

    1. “Ismail Qemali”,(Permbledhje dokumentash) nr233, Tirane 1982


    Qeveria hartoi edhe ligjin e posaçem per kthimin e ketyre tokave shtetit. Doreheqja e saj vetem pas nje muaji e la pergjysem kete proçes. Kete fat pati edhe aksioni i ministrise se arsimit qe nisi ne 6 Shtator 1913, per arsimin e ri kombetar. Iniciator i tij u be ne treven e Fierit Mihal Gramenoja. Kjo figure e shquar e viteve te fundit te rilindjes kombetare organizoi takime me patriotet vendas per zgjerimin e arsimit. Takime te tilla u zhvilluan ne Fier, Ardenice dhe Mallakaster. Gjate periudhes se qeverisjes se I.Qemalit ndodhen edhe konflikte interesash politike. Ne Cakran ndodhi edhe perplasja midis Bektash Cakranit dhe Qeverise se Vlores. Pasi nuk ju pranua kerkesa per ta bere Cakranin qender nenprefekture ai mblodhi forca te armatosura dhe kercenoi qeverine. Kjo e fundit dergoi fuqite e saj nen drejtimin e Sali Vranishtit dhe Hysni Toskes. Luftimet perfunduan me thyerjen dhe djegien e shtepise dhe dyqaneve te Bektash Cakranit, I cili sipas bashkekohesit Sejfi Vllamasi dyshohej per lidhje me Esat Pashen. Ne 24 Janar 1914 qeveria e Ismail Qemalit dha doreheqjen dhe atributet e saj i kaluan K.N.K. Komuna e Fierit u vu pas kesaj date nen juridiksionin e tij, ndersa me ardhjen e Princ Vidit dhe krijimin e qeverise se re te drejtuar nga Turhan Pashe Permeti ne 17 Mars 1914, kjo komune kaloi ne varesine e kesaj te fundit. Organizimi administrativ mbeti po ai si ne kohen e qeverise se Vlores. Qeveria e Princ Vidit e mbajti nen administrimin e saj treven e Fierit vetem per kater muaj, sepse ne korrik 1914 do te shpertheje kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme, kryengritesit e se ciles e shtrine pushtetin e tyre deri ne Vlore. Ne qytetin e Fierit kryengritesit fshatare te ardhur nga Lushnja u futen ne mesditen e dates 13 Korrik 1914, duke ndjekur forcat qeveritare. Keto te fundit sollen edhe disa suksese te perkohshme siç ishte marrja e Fierit. Me 10 Gusht1 forcat qeveritare te Vidit te drejtuar nga Hysni Toska dhe Rustem Bej Peshtani i ndoqen kryengritesit nga qyteti. Por kryengritesit u riorganizuan dhe filluan nje sulm te ri mbi Fierin. Hysni Toska i mbetur me pak forca qe nuk mund te perballonin dot kundershtarin e vleresoi drejt situaten duke ia lene perfundimisht kryengritesve qytetin e Fierit. Me marrjen e qytetit kryengritesit e shnderruan ate ne baze te pergatitjeve te tyre per pushtimin e zones se Vlores. Ne keto kushte perfaqesuesit e Vlores hyne ne bisedime me kryengritesit. Ne 24 Gusht 1914 paria e Vlores u mblodh ne fshatin Bishan (Fier) per te zgjedhur perfaqesuesit qe do te dergoheshin diten e neserme per bisedime me kryengritesit. Ne kete delegacion bente pjese edhe Fejzi Bej Alizoti i derguari i kryeministrit Turhan Pasha.
    1. G. Shpuza “Kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme”, 1914-1915. fq.162



    Bisedimet midis delegacionit te perfaqesuesve te Vlores dhe kryengritesve u zhvilluan ne daten 25 Gusht ne fshatin Frakull. Kryengritesit qe perfaqesoheshin nga nje delegacion prej 3 vetash vune keto kushte: Debimin e autoriteteve qeveritare nga Vlora, ngritjen e flamurit turk, lejimin e kryengritesve qe te futeshin ne qytet etj. Per realizimin e ketyre kushteve perfaqesuesve te Vlores iu la afat data 30 Gusht 1914.
    Pikerisht ne kete date kryengritesit morren pergjigje negative dhe filluan perseri nga te dy palet negociatat per bisedime te reja. Keto bisedime u zhvilluan ne fshatin Cakran. Ne kete takim u ra dakort nga te dy palet qe kryengritesit te hynin ne qytetin e Vlores. Duke u bazuar ne marreveshjen e Cakranit, detashmentet e kryengritesve, me te cilat u bashkuan edhe fshatare nga Myzeqeja dhe Mallakastra, nen drejtimin e Osman Balit dhe Mustafa Ndroqit hyne ne Vlore ne 1 shtator 1914.
    Pikerisht ne kohen kur zhvilloheshin keto ngjarje, armatat e dy blloqeve te aleancave evropiane leviznin drejt fronteve te luftes. Konflikti boteror solli prishjen e ekulibrit te atyre fuqive qe garantonin pavaresine e Shqiperise. Ne keto rrethana Princ Vidi u largua nga vendi dhe paralelisht me te ne Shqiperi erdhi nga Italia Esat Pashe Toptani. Menjehere ai u fut ne skenen e zhvillimeve politike, duke vendosur lidhjet me njerezit e tij qe ishin perfshire ne kryengritjen fshatare, te frymezuar ne fillimet e saj nga ai vete. Nga Italia se bashku me Esatin erdhi edhe bashkepunetori i tij Bektash Cakrani. Nga Durresi ate e solli nje anije ne skelen e Semanit dhe qe andej ai mberriti ne Mallakaster. I ndihmuar nga Ismail Klosi dhe paria e krahines ai mori ne dore drejtimin e qytetit te Ballshit, duke e kthyer ate ne baze te pregatitjes se kryengritesve per pushtimin e qytetit te Beratit. Por ne kete kohe linden grindjet midis kryengritesve. Keto grindje qe filluan midis perkrahesve te Esatit dhe kundershtareve te tij degjeneruan ne luftime me arme midis tyre. Keto perpjekje do te zhvillohen ne periferine e Fierit te cilin e kontrollonte grupi anti Esatist. Per t’ia shkeputur kete zone, ketij grupi forcat e Esat Pashes sulmuan skelen e Semanit. Nje anije e tij e mbeshtetur nga nje luftanije italiane bombardoi bregdetin dhe u perpoq te zbarkonte trupa ne te. Sulmi kishte si qellim pushtimin e skeles se Semanit dhe marrja e qytetit te Fierit. Kjo tentative pushtimi u ndal nga forcat kryengritese te drejtuara nga komandantet e tyre Mustafa Xhani dhe Ismail Peqini.


    Kjo skele kishte rendesi te madhe per kete pjese te kryengritesve, sepse pas marrjes se Vlores nga italianet vetem kjo pike sherbente per kontaktet me boten e jashtme. I vetmi sukses i forcave te Esat Pashes ishte kapja e nje anije greke, e cila ne ato momente ishe duke u shkarkuar ne skelen e Semanit. Kryengritesit e mbajten nen pushtetin e tyre treven e Fierit deri ne Qershor 1915, kur forcat e ushtrise serbe te ardhur nga veriu i vendit e shtypen kryengritjen dhe territorin nga Shkumbini ne Vjose ia lane nen administrim aleatit te tyre Esat Pashe Toptanit. Gjate periudhes Gusht 1914 – Qershor 1915 Fieri ishte ne kontrollin e kryengritesve. Sapo u futen ne qytetin e Fierit ata ulen flamurin kombetar, te ngritur nga miku i Ismail Qemalit, Tonç Kilica dhe patriotet Fierake. Ne vend te tij kryengritesit ngriten flamurin turk. Me pas ata mbyllen te gjitha shkollat shqipe dhe perndoqen mesuesit e tyre. Keto masa antikombetare te tyre nuk u ndalen ketu. U dogjen shtepite e te gjithe atyre patrioteve qe kishin kontribuar ne levizjen per pavaresine kombetare dhe qe ishin angazhuar ne administraten shqiptare te Princ Vidit. Ne 15 Prill 1915 u vrane ne Berat patriotet Mallakastriote Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari. Ky ishte fati i keq i ketyre njerezve te cilet sakrifikuan aq shume ne proçesin e gjate dhe te mundimshem te Rilindjes Kombetare.

    1. G.Shpuza “Kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme” fq.291

    Lufta e Pare Boterore

    Ne Janar 1916 te vena midis dy fronteve nga forcat ushtarake Austro-Hungareze dhe Bullgare, forcat serbe dhe malazeze u terhoqen drej jugut te Shqiperise per ne territorin grek, nga ku u vendosen ne ishullin e Korfuzit. Austro-Hungarezet u shtrine deri ne vijen Vjose-Berat-Pogradec. Ne zonen e Fierit perparimi i tyre u ndal ne brigjet e lumit Vjose, ku u vendos edhe vija e frontit me italianet, qe ndodheshin matane lumit ne zonen e Vlores. Ne qytetin e Fierit dhe krahinen e tij1 ashtu si ne te gjithe territorin shqiptar te pushtuar prej tyre autoritetet austro-hungareze ngriten flamurin shqiptar, hapen shkollat shqipe, organizuan administraten me nepunes shqiptare, por nen kontrollin e tyre ushtarak. Nga ana tjeter ata filluan rekrutimin e popullsise ne trupat e tyre ushtarake, per qellimet e luftes me italianet. Meqenese vija e frontit kalonte pergjate lumit Vlose, Fieri zuri nje vend te rendesishem ne perqendrimin e forcave austro-hungareze. Ne te gjithe zonen e tij u vendosen posta ushtarake per te ruajtur rendin dhe qetesine pergjate prapavijave te frontit ne te cilin beheshin luftime sporadike. Per te furnizuar trupat ushtarake u bene mjaft rekuizime te gjese se gjalle dhe prodhimeve bujqesore ne te gjithe krahinen. Gjithashtu u mobilizua me force edhe nje pjese e popullsise per ndertimin e veprave ushtarake. Keto veprime shkaktuan pakenaqesi dhe zemerim ne radhet e popullsise, te cilat u shoqeruan edhe me goditje spontane me arme kunder ushtrise Austro-Hungareze. Ketyre reagimeve trupat pushtuese iu pergjigjen me raprezalje dhe djegie te shtepive te atyre njerezve qe iu kunderviheshin dhe rebeloheshin ndaj tyre. Austro-hungarezet treguan nje interes te veçante ne fushen e studimit te kultures se popullit shqiptar duke sjelle nga Vjena shkencetare te ndryshem qe bene studime ne fushat e historise, arkeologjise, gjeologjise e etnografise etj. Ne vitet 1916 – 1918 nje repart i veçante ushtarak i kryesuar nga arkeologu Kamilo Prashniker, kreu germime arkeologjike ne Apoloni, Bylis, Klos, Ballsh dhe Margelliç.
    1. Historia e Shqiperise fq.176 vell 3 Tirane 1984


    Ne Ballsh ai zbuloi mbishkrimin e dyfishte mbi kristianizimin e bullgareve dhe epitafin e varrit te kryqtarit norman. Ne rrenojat e bazilikes ai gjeti nje nga mbishkrimet per ndertimet e bera ne Bylis nga Perandori Justinian si dhe beri zbulime te tjera. Te gjitha rezultatet e germimeve dhe studimeve te tij Prashnikeri i permblodhi ne librin “Muzakia und Malakastra” (Myzeqeja dhe Mallakastra) te cilin e botoi ne Vjene ne vitin 1922. Ne germimet qe kreu ne qytetin1 antik te Apolonise grupi i Prashnikerit iu nenshtrua goditjeve te artilerise italiane qe nga vija e frontit te luftimeve pertej Vjoses. Duke patur rezultate te kufizuara ai u kujdes per te grumbulluar objekte arkeologjike qe u grabiten nga muret e kishave dhe manastireve te zones2.

    Viktima te kesaj veprimtarie u bene rrenojat antike te Apolonise, Bylisit, Klosit, Margelliçit, Ballshit dhe kishat ortodokse te Gradishtes, Libofshes, Petoves, Havaleasit, Kurjanit, Hoxhares, Ardenices, Kolkondasit dhe shkolla femerore e Fierit. Kesaj brabitjeje te bere iu kundervune tre patriote te mobilizuar ne ushtrine austrohungareze. Me ndjenjen e mbrojtjes se vlerave qe i perkisnin kultures kombetare ata u perpoqen te ndalnin kete grabitje, por nuk ia arriten ketij qellimi. Ne Gusht te vitit 1916 komanda austriake arrestoi Kamber Benjen, Izet Manastirin dhe Abaz Taushanin nen akuzen e tradhetise dhe i pushkatoi.

    Kjo ishte “fatura” qe pagoi populli i treves se Fierit gjate viteve te luftes se I-re Boterore. Ne vitin 1918 edhe Fieri ashtu si gjithe shqiperia nisi e perjetonte traumat e krizes ekonomike e cila u shoqerua me: zi buke, semundje epidemike, zhvleresim te monedhes (korones austriake) dhe pasigurine per te nesermen
    1. N. Ceka “Apolonia e Ilirise”, fq.9
    2. . Prashniker “Muzakhia und Malakastra” fq.134-203, Vjene 1922.


    <SPAN lang=EN-GB style="FONT-SIZE: 9pt"><EM>

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 17:39.

  12. #12
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Aspekte nga jeta ekonomike – shoqerore dhe kulturore e Treves (Fillimi i shekullit XX)

    Ne vitet e para te shekullit XX ne treven e Fierit mbizoteronte varferia ekonomike dhe nje prapambetje e madhe ne te gjitha fushat e jetes. Shumica absolute e popullsise jetonte ne fshat i cili akoma ruante karakteristika te feudalizmit. Nje pjese e vogel e fshataresise kishte pak toke, ndersa pjesa me e madhe e saj punonte ne cifligjet e shtetit dhe ato private. Detyrimet e saj ishin te renda, sepse ajo i detyrohej ½ ose 1/3 e prodhimit pronarit. E gjithe fshataresia paguante nje numer te madh taksash, ne para, ne natyre dhe angari. Ne shenimet e Dr. Jakov Milajt1 thuhet se “Myzeqeja nuk kishte fare ndryshim nga Mallakastra. Ne kete te fundit shumica e fshataresise punonte arat e marra me te trete nga agallaret”. Kjo shtrese sillej njelloj si bejleret ne Myzeqe. Sjelljet dhe arbitrariteti i tyre mbi fshataret ishte ne nje shkalle te larte.
    Shume bindese dhe treguese eshte deshmia e E. Durhamit per Myzeqene e Fierit ne fillimin e shekullit te XX. “Vendasit jane te krishtere2 jashtezakonisht te varfer, dhe banojne ne kasolle prej balte. Toka eshte prone e bejlereve myslymane qe e kane ndare ate ne cifligje dhe fshataret, te cilet e punojne ate s’jane gje tjeter vecse bujkrober.....Me thane se paga me e mire per nje dite pune eshte nje frange, por kjo ishte nje gje e rralle dhe jepej vetem ne raste te jashtezakonshme. Shperblimi i zakonshem per hapje rruge ose per pune ne ndertim ishte dy piastra”...
    .... “Bejleret pasuroheshin nga eksportimi i drithit dhe ullinjve dhe se ishin te lidhur me nje mije fije me qeverine osmane, e cila mbyllte nje sy dhe i lejonte t’i shtypnin mizorisht fshataret persa kohe qe i paguanin taksa te rregullta.
    Varferia e Maqedonise s’ishte gje fare perpara asaj te Myzeqese. Pashe me syte e mi gra qe s’kishin rroba as per te mbuluar shtatin dhe shumica e shtepive ishin si kasolle refugjatesh te ikur qe u kane djegur fshatin”.

    1. Dr. J.Milaj “Ne Fier Demokracia do te fitoje” doreshkrim
    2. E. Durham “Brenga e Ballkanit”. Fq.213


    .....Myzeqeja ka toke te begate por vende, vende eshte e permbytur dhe ka nevoje per kullim. Megjithese punohet keq ajo jep prodhim te mire. Ne kodra ka kullota te mira por per mungese rrugesh eksportohen shume pak bageti.
    Edhe gjate fillimit te shekullit XX bujqesia vazhdoi ti ruaje traditat e lashta ne kete treve. Si veprimtari kryesore ekonomike ajo ushtrohej e kombinuar me blegtorine. Pergjithesisht cdo fshat kishte token e vet dhe kufiri midis tyre ndahej nepermjet sinoreve, qe ishin shenja te formuara me togje te vegjel guresh. Si njesi matje e tokes perdorej masa e quajtur “vertene”1 e cila perbehej prej 60+60 hapash. Kultura kryesore bujqesore ishte misri, i cili zinte ¾ e siperfaqes are te punuar. Pas tij vendin e dyte e zinte gruri. Deri ne vitin 1930 kultivohej gruri i vendit, ndersa pas kesaj kohe filluan te perdoreshin edhe disa varietete te tjera si: gruri metan, haleziu, zhulic etj. Per korrjen e grurit perdorej draperi me dhembeza. Bujku e bente korrjen shoqerisht dhe pasi e lidhte ne duaj ate, e mbarte me qerre deri ne leme.
    Shirja ishte nje tjeter proces i cili realizohej ne leme me 2-3 kuaj. Korrja e grurit behej zakonisht ne muajin korrik. Te tjera kultura bujqesore qe vazhduan te kultivohen ishin edhe: tershera, fasulja dhe perimet. Pas vitit 1927 filloi kultivimi ne mase te madhe i patates, vecanerisht asaj te hershme. Pervec tokes are ne te cilen kultivoheshin kulturat e mesiperme, si kullote per blegtorine perdoreshin tokat e tipit mera, rrah, caire dhe mushane (kullote e perbashket). Pas korrjeve neper ara leshohej bagetia me qellim pleherimin. Shpeshhere fshataret benin ne tokat e varfera edhe vatha provizore. Ne oborrin e shtepise çdo bujk kishte nje grope, ne te cilen grumbullonte plehun e haurit te bagetive, te cilin me qerre e transportonte ne are, ku pasi e zbraste ne togje e shperndante me pas ne menyre te barabarte....
    Kulturat bujqesore deemtoheshin nga nje sere insektesh. Kultura e misrit demtohej nga nje insekt qe quhej “shtrepi, i cili gjate muajit qershor hante gjethet e bimeve. Nje demtues tjeter i misrit ishte edhe “teli”,nje krimb i kuq dhe i holle, per luftimin e te cilit as qe behej fjale. Per kohen ne te cilen po flasim bujqesia vazhdonte te ishte primitive. Fshataret ishin shume konservatore dhe i shikonin metodat agroteknike me mosbesim, si psh rastin e perdorimit te plugjeve te hekurta per punimin e tokes. Plugu i hekurt per here te pare ne Myzeqe2 u fut ne perdorim ne vitin 1904. Futja e tij ne perdorim te gjere u be me shume vonese sepse binte ne kundershtim me traditen.
    1. A. Gjergji “Te dhena per bujqesine ne fshatin Pojan” Revista “Etnografia Shqiptare”, Nr. V, fq.131-154, Tirane 1981
    2. Spiro Shkurti “Sprove per klasifikimin e parmendave shqiptare” “Etnografia Shqiptare” Nr. 13.


    Ne fillim mendohej se duke e punuar token me thelle ai prishte ate. Vetem ne vitet 1920 filloi perdorimi ne mase i ketij plugu qe terhiqej nga kuajt, i quajtur damalug. Pas vitit 1930, te tille plugje shiteshin ne Fier tek tregtari Mai Nito, me çmimin 135 Lek ar..Per metodat agronomike as qe behej fjale, fusha vuante nga kenetezimi, lageshtia e tepert ne dimer dhe thatesia ne vere. Rendimentet e prodhimit bujqesore dhe blegtoral ishin pergjithesisht te uleta. Nga pikpamja demografike ne qytet banonte 1% e popullsise, e cila merrej kryesisht me zejtari. Rrjeti rrugor ishte i paket dhe ne gjendje te mjerueshme.
    Popullsia ushqehej keq dhe vuante nga semundjet kronike. Ne radhet e saj sundonte analfabetizmi. Gjendja ekonomike dhe shoqerore ishte e renduar dhe e kercenuar nga mungesa e qetesise, dhe e ekulibrit politik. Ne kete kohe qyteti i Fierit konsiderohej si nje “province e humbur”, e cila nuk kishte ndonje rendesi te vecante. Pikerisht nga mungesa e ekulibrit politik dhe korrupsioni i perandorise osmane, klasa e çifligareve bejlere i zgjeronte vazhdimisht pronat e saj.
    Perveç shitjeve qe Stambolli urdheronte1 per çifligjet shteterore, here pas here me qellim mbushjen e difiçiteve financiare, aplikoheshin edhe format e grabitjes dhe te dhunes, nderthurur me gjyqet e manipuluara me deshmitare te blere. Dallavere te ketyre formave kishin ndodhur shpesh ne Myzeqene e Vogel dhe ne Mallakaster, duke e bere dukuri perfitimi per administraten. Per keto “makinacione” fshataresia kundershonte per sa mundte kunder grabitjes se tokave shteterore nga bejleret. Shpesh here keto kundershtime paguheshin edhe me koke.
    Nje konflikt i tille ishte konflikti midis fshatarit Spiro Mone nga Qenasi dhe Omer Pashe Vrionit. Konflikti qe vazhdoi vite me rradhe u zhvillua per te kudershtuar perpjekjet e Omer Pashes, i cili kerkonte ta bente çifligun shteteror te Qenasit prone te tij. Gjithsej per kete çeshtje u zhvilluan tre gjyqe. Ne dy te paret, te zhvilluar ne Vlore dhe Berat, kadinjte e korruptuar i dhane te drejte Omer Pashes, ndersa gjyqi i zhvilluar ne qender te Vilajetit, ne Janine, i dha te drejte Spiro Mones. Si perfundim Vrionasit nuk e pervertesuan dot Qenasin megjithese shpenzuan per gjyqet, deshmitaret e derguar ne Vlore, Berat e Janine, per ryshfetet e kadinjve dhe te zyrtareve te tjere, shuma te medha. Ky gjyq zgjati per disa vjet me rradhe dhe perfundoi ne vitin 1911 pa dhene rezualtat .
    1. Jakov Milaj “Shenime historike per Fierin” fq. 33 doreshkrime.


    Megjithese perpjekja e mesiperme deshtoi, bejleret perseri i shtuan pronat e tyre. Porta e Larte solli ne Myzeqe per te kufizuar keto grabitje nje sere nepunesish. Si adminstrator i çifliqeve te shtetit, me qender ne Libofshe, u emerua ne fillim te shekullit XX, Nedin bej Leskoviku. Qellimi i ardhjes se tij ishte mireadministrimi i ketyre çifliqeve te sulltanit, te cilet po perjetonin krize te rende. Grabitja e tokave te shtetit vazhdoi edhe vitet e pavaresise. Edhe qeveria e Ismail Qemalit pati konflikt me Omer Pashe Vrionin, per ceshtje te ngjashme si ajo qe kemi folur me siper. Amullia politike qe vazhdoi deri ne vitin 1920 i lejoi çifligaret t’i zgjeronin shume pronat e tyre. Kongresi i Lushnjes, duke mos e njohur mire kete problem dhe duke u kushtuar vemendje problemeve te tjera me te rendesishme, i njohu bejlereve te drejten e plote mbi keto toka, te cilat ishin pervetesuar padrejtesisht me metodat e mesiperme antiligjore.

    Ndertimet

    Ne ditet e sotme disa prej monumenteve me te vjetra te qytetit te Fierit, si ura e gurte mbi Gjanice dhe kisha e vjeter e Shen Gjergjit nuk ekzistojne me, duke e lene qytetin pa kujtese historike. Edhe tregu i vjeter, i ndertuar nga Vrionasit ashtu si dhe tregu i ri i ndetuar me vone, jane shkateruar prej kohesh. Ura e gurte mbi Gjanice quhej ndryshe “ura e kishes” sepse ndodhej prane kishes, po ne ate vend qe ndodhet ura e sotme. Kjo ure u hodh ne ere me dinamit ne vitet e Luftes se II Boterore, gjate terheqjes se ushtrise gjermane.
    Ura u ndertua nga sundimtari i pashallekut te Beratit Kurt Pasha1 ne vitin 1777, ne vendin ku ishte ngritur me pare ura e rruges Egnatia. Ajo perbehej prej dy harqesh, nga te cilet njeri i madh dhe i plote, nen te cilin kalonte lumi dhe tjetri qe ishte i vogel, i cili nuk kryente asnje funksion. Si gjatesi ura kishte gjatesine e ures se sotme dhe me nje gjeresi 4.5 m, e ndare ne dy sektore. I pari, me gjeresi 2.5 m, sherbente per kalimin e udhetareve dhe qerreve, ndersa i dyti me gjeresi 1 m, ishte nje kanal katerkendesh qe perdorej per kalimin e vijes se ujit, e cila lidhte dy nga mullinjte e qytetit, ate te Kashtes dhe ate te Pashait. Datimi i ures gjendet tek doreshkrimi i murgut Kostandin Berati. Ne kete shkrim ai thekson se ne vitin 1777 u ndertua ura e Myzeqese, por pa e specifikuar me emer. Interesant eshte ndertimi i saj ne vendin e sotem i cili duke qene breg i larte kerkonte me shume shpenzime. Fare mire ura e gurte mund te ndertohej diku me poshte aty ku ndodhet sot “ura me shkalle”. Vendi me i pershtatshem, dhe terreni me i ulet kerkonte me pak mund nga ustallaret dhe me pak shpenzime. Gjithashtu kjo ure qe lidhte arterin e rendesishem rrugor Vlore – Berat nuk kishte problem nese ndertohej edhe 200 metra me poshte. Fakti qe ajo u ndertua ne kete vend prane kishes, tregon kembenguljen e Kurt Pashes, deshira e te cilit ishte qe ura e re te ndertohej ne vendin e rrenojes se ures se vjeter romake te rruges Egnatia.
    1. Jakov Milaj “Fieri yne i lashte” doreshkrime.
    2. I vetmi studim i bere per monumentet e vjetra historike te qytetit te Fierit eshte bere nga dr. Jakov Milaj, i cili eshte marre me trajtimin e historise. Doreshkrimet e tij jane autentike dhe permbajne vezhgime te drejtperdrejta, te bera nga autori qysh ne vitet 30 te shekullit XX.


    Por monumenti me i bukur dhe madheshtor ka qene kisha e vjeter e Shen Gjergjit, buze lumit Gjanice, e cila u shkaterrua ne vitin 1967 nga shteti komunist dhe u rindertua perseri ne vitin 1999. Kisha ishte faltorja me e madhe ne te gjithe Myzeqene e Vogel. Ajo perbehej prej 3 nefesh, pagezimores dhe dy portikeve. Ne vitin 1923 ne vend te kembanores se vjeter u ngrit kembanorja e re. Si vit i ndertimit te saj merret viti 1782, nga mbishkrimi qe ekzistonte ne murin e absides se saj. Kisha e Shen Gjergjit ka gjasa te jete ndertuar mbi nje tempull kristian me te vjeter, qe ka pasur emrin e Shen Merise. Tek ky mendim te con fakti i gjetjes ne vitin 19221, kur u prishen varrezat e vjetra te kishes, i nje guri varri, ne te cilin ishte gdhendur nje shqiponje dy krereshe e shekullit te XV. N.q.se varreza ka ekzistuar ne kete shekull atehere ky fakt na ben te mendojme se kisha ka ekzistuar qysh ne ate kohe.
    Per tu marre ne konsiderate eshte fakti se nje pjese e kishes se Shen Gjergjit quhej kisha e Shen Merise. Mbi kete baze J. Milaj hodhi tezen se, pas vdekjes se Skenderbeut shume kishave te Shqiperise ju nderrua emri. Ato u pagezuan me emrin e heroit, per te mbajtur gjalle endrren e lirise. Kisha e vjeter e Shen Gjergjit ishte e zbukuruar me afreske te pikturuara nga piktori grabovar Joan Çetiri, rreth vitit 17922. Muret e saj ishin ndertuar me gure, nje pjese e te cileve ishin te skalitur nga mjeshtrit ndertues. Ne vitet 1864 – 1865 Kahreman Bej Vrioni ngriti buze lumit te Gjanices tregun prej 122 dyqanesh, i cili kishte formen e nje bezisteni. Ai kishte dy dyer te medha qe mbylleshin naten dhe ruheshin nga pazvanet. Me vone vendin e ndertimeve te vjetra e zune te rejat, qe u bene ne pershtatje me kohen te tilla si: Hotel Apolonia, Hani, Kafenete, Furra, Mulliri, dyqanet dhe punishtet e zejtareve te ndryshem.
    1. Jakov Milaj “Shenime historike per Fierin” doreshkrime.
    2. Familja Çetiri nga Grabova ishte nje familje piktoresh qe e ushtroi veprimtarine e saj per nje periudhe 142 vjeçare duke filluar nga qysh me piktorine pare Gjergj Prend Çetirin ne vitin 1775 dhe mbaron me nipin e tij Gjergj Nikoll Çetirin ne vitin 1866. Piktori me i shquar i kesaj familje piktoresh eshte Joan Çetiri, i cili sipas klasifikimit te studjuesit Theofan Popa, ka qene piktori me i mire gjate shekullit te XIX ne kete gjini ne krejt Ballkanin. Verpimtaria artistike e mjeshtrit Joan Çetiri zgjati gjithsej 21 vjet, qe nga 25 mars i vitit 1792 deri ne vitin 1813. Ky piktor e kreu mjeshterine e tij ne pikturimin e 65 kishave e para perj te cilave ishte kisha e Shen Gjergjit te Fierit. Ne krahinen e Myzeqese Çetiret prej Grabove kane punuar ne kishat e Toshkezit, Bishqethmit, Krutjes, Kadipashait, Strumit, Vanajt, Karavastase, Kozares, Halilajt, Zhames, dhe Nartes.

    Te gjitha keto godina u ndetuan me gure dhe tulla te cilat mbuloheshin me çati tjegullash. Rruga kryesore e qytetit dhe rrugicat dytesore ishin te pashtruara. Ndersa qyteti zgjerohej me godina te reja dhe shtepi banimi duke krijuar fizionomine e tij, periferia mbarte keto karakteristika. Myzeqeja gjate fillimit te shekullit te XX e shnderroi dalngadale banesen fshatare nga nje kasolle e ndertuar me furka druri te nguluar ne toke e me mure te thurur me kallama e balte, ne shtepi te ndertuara me tulla te pjekura. Çatia prej druri e mbuluar me kashte u zevendesua me ate me tjetulla ne forme lugu. Megjithate varferia ne mase, e banoreve te saj, e pengoi zhvillimin e ndetimit sipas kohes, me ndertime te pershtatshme banimi.
    Karakteristika kryesore e baneses fshatare ne Myzeqe ishte shtepia ne forme katerkendeshi me dy dhoma. Njera prej tyre ishte dhoma e zjarrit (matka), e cila nuk kishte oxhak, por vetem nje vater ne mes te dhomes. Dhoma tjeter ishte ajo e fjetjes. Te dy dhomat komunikonin me njera tjetren me nje korridor (hajatin). Ne te ruheshin edhe nje pjese e sendeve shtepiake. Familjet e medha kishin ne qender te tyre “matken”, e cila komunikonte me hajatin dhe ky i fundit me dhomat e gjumit, depon dhe ambientet e tjera. Ndetimet ne Myzeqe vuanin nga mungesa e materialeve te ndertimit, siç ishin guret dhe lenda e drurit, megjithese edhe shtepite prej guri nuk mungonin ne kete treve. Ndryshe ishte gjendja e ndertimeve ne Mallakaster ku guri perdorej gjeresisht ne ndertim. Ndertesat ishin nje, ose dykateshe, dhe ato lidheshin me qilarin dhe haurin e bagetive. Kati i siperm shfrytezohej per dhomen e zjarrit qe kishte oxhak e vater dhe dhomat e gjumit. Planimetria e nderteses fshatare mallakastriote ishe ne forme “T” – je. Muret e gurit ndertoheshin me llaç balte dhe lidheshin çdo 60 – 80 cm lartesi me buze lidhese prej druri. Ndertimet ishin te kushtezuara nga pasuria e familjes. Ndryshonin banesat e shtresave te varfra te popullsise nga ato te atyre te pasura, shtepite e te cileve ishin te medha, me ambiente te bollshme dhe te pajisura me komoditetet e kohes.

    Shteti Shqiptar

    Ne korrik 1918 trupat austrohungareze u larguan nga Fieri duke filluar terheqjen. Vendin e tyre e zune italianet, te cilet qe nga Vjosa e zhvendosen frontin e luftes drejt veriut. Ne gazermat, vendqendrimet dhe postat ushtarake austrohungareze u vendosen trupat italiane, te cilat ne qytetin e Fierit u priten me arme nga popullsia. Nderkohe pasi vendosen kontrollin autoritetet italiane ftuan nje pjese te parise vendase per bashkepunim dhe emeruan nje bej ne krye te administrates. Ndersa rrethet patrotike filluan veprimtarine e tyre duke mbledhur arme e grumbulluar njerez. Kesaj levizje autoritetet pushtuese ju pergjigjen me reagime te ashpra, duke internuar mjaft patriote fierake si, ne fushen e Dukatit, Babice, ishullin e Sazanit etj. Ne vijim te kesaj politike italianet do te vrasin ne 15 gusht 1918 ne pyllin e Gjokallise1 patriotin Spiro Saqellari, ndersa familjen e tij do ta internojne ne Narte (Vlore). Pushtuesit bashkepunuan edhe me qeverine e dale nga Kongresi i Durresit2, duke e lejuar ate te shtrinte administraten ne nenprefekturen e Fierit, e cila varej nga prefektuara e Beratit. Populli patriot i Fierit dhe Mallakastres gjate vitit 1919 zhvilloi takime, mbledhje dhe mitingje ku i drejtohej qeverise se Durresit dhe atyre te shteteve fqinj, per respektimin e te drejtave dhe vullnetit te popullit shqiptar per vetvendosje.
    Ne 13 mars 1919 populli i qytetit te Fierit3 i mbledhur ne miting nepermjet perfaqesuesve te tij Kahreman Vrioni, Grigor Llazari, Llazar Kilica, Neki Peshtani, Elia Reufi, Josif Gjata, Jani Xoxa dhe Shefqet Zalusha i dergojne Konferences se Versajes ne Paris telegramin, ku protestohet kunder pretendimeve territoriale te fuqive ballkanike dhe denohet veprimtaria e Esat Pashe Toptanit, i cili tradhetonte interesat kombetare. Ndersa ne 31 gusht 1919, populli i Mallakastres, i mbledhur ne Ballsh nepermjet perfasuesve te tij: Halim Hekali dhe Jonuz Kuta i kerkojne qeverise se Durresit nepermjet telegramit te tyre, se populli i Mallakastres shpreh gadishmerine e tij, per mbrojtjen e krahines se Korçes, e cila rrezikohej nga pretendimet e monarkise Greke4.
    1. Jakov Milaj, “Doreshkrime”
    2. Ne mars 1919 ne qytetin e Fierit u organizua nga populli mitingje proteste kunder planeve antishqiptare qe hartoheshin nga fuqite fituese te Antantes ne Konferencen e Paqes se Parisit.
    3. A.Q.SH. fq 251 V 1919 D10 fq 69
    4. A.Q.SH. F DPB. DNr 24.


    Disa muaj me vone, pikerisht ne 7 dhjetor 1919 perfaqesuesit e popullit te qytetit te Fierit: Leonidha Pogaçe, Ali Musai dhe Dhimiter Kilica, i dergojne telegrame proteste qeverise se Durresit dhe Parlamentit Italian ndaj marreveshjes Italo-Greke, “Titoni – Venizellos”. Te tilla veprimtari te ketij karakteri, vazhduan deri ne mbledhjen e Kongresit te Lushnjes, (21 – 31 janar 1920)1. Komiteti organizator i ketij kongresi per te zhvilluar punimet normale te kuvendit, ne te cilin do te mereshin vendimet historike, i kerkoi ndihme rretheve patriotike te nenprefektures te Fierit. Per te mbeshtetur kongresin nga Fieri dhe Mallakastra shkuan ne Lushnje forcat popullore te organizuara ne baze çetash. Keto forca vepruan krahas atyre te Bajram Currit dhe Ahmet Zogut duke siguruar zhvillimin e qete te punimeve, qe u kercenuan nga karabineria italiane dhe dy batalionet qe dergoi qeveria e Durresit nga Gjirokastra per te shperndare delegatet. Ishte merita e ketyre çetave patriotike qe i frenuan keto forca te xhandarmerise ne qytetin e Fierit se bashku me forcat italiane qe ishin instaluar ne te.
    Nje prej detyrave qe u percaktuan ne Lushnje per popullin e Fierit ishte krijimi i komitetit te mbrojtjes kombetare per debimin e pushtuesve italiane nga kjo treve. Duke u bazuar ne keto vendime filloi organizimi dhe goditja me arme e trupave italiane te pushtimit. I tille ishte dhe aksioni i Cakranit. Ne nje fonogram te gjeneralit italian Orlando Freri, derguar komandes italiane te dates 18 prill 1920, thuhet: “… Me 10 prill erdhi ne Cakran nje toge e armatosur. Sapo mberriten perpara gazermes filluan te qellonin me pushke dhe bomba. Nuk eshte hera e pare qe ngjan nje pune e tille… “2 Ngjarje te tilla u bene te zakonshme ne te gjithe territorin e Fierit. Ne keto kushte komanda italiane me qender ne Vlore e vleresoi situaten kritike dhe vendosi terheqjen e tyre nga Mallakastra dhe Myzeqeja. Ne daten 20 – 25 prill 1920 trupat ushtarake italiane braktisen te gjitha instalimet e tyre. Ne daten 5 maj 1920 u krye terheqja e ketyre trupave nga qyteti i Fierit. Gjate kesaj terheqje italianet dogjen depot e armatimit, centralin telefonik dhe objektet ku ishin instaluar me pare. Pasi u terhoqen drejt Vlores ata dogjen e shkaterruan te gjitha lundrat me te cilat kalohej Vjosa dhe lidheshin te dy brigjet.
    1. Historia e Shqiperise, vell. III, Tirane 1984, fq. 209 – 219
    2. Xhandarmeria shqiptare kercenoi karabinjereve italiane duke i dhene urdher te largohej drejt Vlores

    Vetem vendkalimi i Ferrasit pergjate rruges Fier – Vlore nuk u prish, por u la i lire. Keto veprime u bene ne synimin e realizimin e shkeputjes se krahines se Vlores, ashtu siç e parashikonin vendimet e Traktatit te Londres1. Me largimin e italianeve gjate mesit te muajit maj ne Fier u vendos administrata e shtetit shqiptar e dale nga Kongresi i Lushnjes. Pikerisht me vendosjen e kesaj adminstrate, Fieri do te behet piknisje e qeverise se Sulejman Delvines per te perfshire Vloren ne territorin e shtetit shqiptar. Anetaret e komitetit te çlirimit kombetar te Vlores do te vijne ne Fier dhe Mallakaster per te vendosur lidhje me kreret patriote. Nga ky bashkepunim u krijuan dy komitetet e mbrojtjes kombetare si, ai i Fierit dhe i Mallakastres. Keto komisione ngriten nendeget e tyre. Ai i Fierit ngriti deget e tij ne fshatrat Libofshe e Seman, ndersa ai i Malllakastres pati si nendege komisionet e Cakranit, Ballshit dhe Hekalit. Detyra e ketyre komisioneve ishte organizimi i vullnetareve, qe shkuan ne vijen e frontit ne luften e Vlores dhe grumbullimin e ushqimeve per luftetaret. Ato funksionuan gjate gjithe periudhes se zhvillimit te Luftes se Vlores, qe nga muaji maj deri ne fundin e korrikut 1920. Nga nenprefektura e Fierit shkuan ne vijen e frontit tre batalione. Keto forca ishin te parat qe mberiten ne periferi te Vlores, per shkak te afersise gjeografike. Ato u inkuadruan ne Llakatund dhe luftuan italianet ne zonen e Skrofotines. Nga Mallakastra shkuan ne Luften e Vlores 500 luftetare.
    Ata u organizuan ne çeta sipas fshatrave, duke u nisur nga dy qendra si: Cakrani dhe Hekali. Edhe forcat vullnetare te Mallakastres u vune nen urdherat e komandes se Llakatundit dhe luftuan ne vijen e frontit qe kalonte nga Panajaja, Bestrova, Cerkovina, Qishbardha, Penkova, Risilia e Çeprati. Nje aspekt i rendesishem i luftes se Vlores eshte se detyra kryesore e prapavijes se perhereshme i kreu gjate gjithe luftes popullsia e Fierit. Ajo furnizoi pa nderprerje luftetaret ne front me ushqime, veshmbathje e barna. Komisionet e siperpermendura u moren me grumbullimin dhe transportimin e tyre deri ne destinacioneve e duhura. Gjate gjithe kesaj kohe puna e tyre u kordinua nga nenprefektura e Fierit, e cila e shnderroi qytetin dhe rrethinat e tij ne bazen me te fuqishme te luftes clirimtare. Nepermjet Fierit shkuan ne vijen e frontit vullnetaret shqiptare te ardhur nga krahinat e tjera te Shqiperise. I gjithe komunikimi i domosdoshem midis “komitetit te Vlores”dhe qeverise Shqiptare, behej nepermjet nenprefektit te Fierit dhe institucionit qe ai drejtonte.
    1. Traktati i Fshehte i Londres u nenshkrua ne Londer ne 26 prill 1915


    Informacionet dhe orientimet e qeverise se Sulejman Delvines per bisedimet shqiptaro-italiane te Drashovices, lajmet per fitoren e 23 korrikut 1920 ne Vlore, njoftimi per largimin e italianeve kaluan prej zyres telegrafike te qytetit te Fierit. Interesant eshte edhe fakti qe nenprefektura e Fierit, perveç veprimtarive te mesiperme goditi edhe veprimtarine agjenturore qe behej per llogari te Italise. Me urdher te saj xhandarmeria arrestoi nje sere personash, aktiviteti armiqesor i te cileve ishte propaganda ne favor te Italise per te minuar luften e Vlores.

    Jeta Politike

    Ne vitin 1921 ne Shqiperi u zhvilluan per here te pare zgjedhjet parlamentare. Ne keto moren pjese partite politike shqiptare te kohes si: Partia Popullore dhe Partia Perparimtare. E para mbronte interesat e borgjezise se re shqiptare qe po lindte dhe intelektualve, te cilet kerkonin krijimin e nje shteti demokratik Shqiptar. E dyta ishte partia e bejlereve (pronareve latifondiste) qe kerkonte te ruante perveç pushtetit ekonomik edhe ate politik te trasheguar nga e kaluara.
    Edhe ne qytetin e Fierit perpara zgjedhjeve elektorale u be ndarja shoqerore sipas spektrit te ketyre grupimeve politike. Ne vitet 20 te shekullit XX Fieri ishte nje nenprefekture e shtetit Shqiptar, ku ne fshat mbizoteronte ekonomia bujqesore dhe marredheniet gjysmefeudale mbi token, kurse ekonomia e qytetit te Fierit ishte e tipit zejtaro – tregtar. Pjesa me e madhe e banoreve te qytetit perbehej nga zanatçinj te varfer si: rrogozaxhinj, opingare, teneqexhinj, kallajxhinj, kovaçe dhe bakenj, qe vuanin nga arbitrariteti i bejlereve. Keshtu ata u bene perkrahes te flakte te Partise Popullore. Edhe popullsia e fshatit qe ishin bujq te raskapitur, me shpresen e realizimit te nje reforme agrare dhe ne shenje urrejtje ndaj bejlereve perkrahen kete parti. Sipas ligjit per zgjedhjet te shpallur ne 5 dhjetor 1920 parashikohej nje votim me dy raunde. Per cdo 500 veta do te dilte nje zgjedhes i dyte qe do te perfaqesonte 12 000 fryme. Keta zgjedhes do te votonin per deputetet e Parlamentit shqiptar. Zgjedhesit e dyte duhet te kishin mbushur moshen 25 vjec, ndersa kandidaturen per deputet mund ta vinte cdo shtetas mbi 30 vjec. Zgjedhjet1 u zhvilluan te qeta dhe ashtu si dikur ne kohen e Perandorise Osmane fituan kandidatet bejlere, anetare te Partise Perparimtare. Nje proces i tille kishte ndodhur kudo ne te gjitha ato vende ku pronaret e tokave ishin njerez me influence dhe fuqi ekonomike.
    Krejt ndryshe ndodhi me zgjedhjet bashkiake te zhvilluara nje vit me vone (1922)2. Ne to fitoi kanditati i forcave demokratike Llazar Kilica3. Kryetari i ri i bashkise dallohej si “demokrat dhe njeri i ndershem” qendroi ne kete detyre per dy vjet (1922 – 1924). Gjate mandatit te tij ai ngriti lagjen e re te qytetit me emrin “Liri”4, e cila do te shnderrohet ne shkak te konflikteve te reja. Ne vitet 1921 – 1924 shpertheu konflikti i ashper klasor ne qytetin e Fierit, midis familjes Vrioni dhe vegjelise. Ishte koha kur ndryshimet ekonomike, shoqerore dhe politike po shembnin strukturat dhe privilegjet e vjetra, qe ishin trasheguar qe nga koha e ish Perandorise Turke. Kjo shihej me shqetesim nga grupi i bejlereve, te cilet me te gjitha menyrat dhe format perpiqeshin te ruanin influencen politike dhe ekonomike.
    Ne kete konteks ndodhi vrasja e Sif Çukos nga Mbrostari. Motivi i saj ishte hakmarrja. Sif Çukua kundershtoi per te derguar angari “qete e punes”, qe do te mbartnin material ndertimi per te ndertuar sarajet e reja te Vrionasve. Duke kundershtuar urdherin e tyre ai arriti tu mbushte mendjen qe nje gje te tille ta benin edhe bashkefshataret e tij. Eshte fakt qe ne vitin 1921 akoma ne Fier ekzistonte angaria si element i feudalizmit, te cilin Europa e kishte flakur tej shume kohe me pare. Vrasja e Sif Çukos tregonte se ekzistonte represioni dhe arbitrariteti i perfaqesuesve te familjeve latifondiste ndaj bujqeve- çifçinj. Keta njerez nuk ambjentoheshin dot me ndryshimet demokratike qe po pesonte shoqeria shqiptare. Per ta, maredheniet midis tyre dhe vegjelise duhet te mbeteshin si me pare dhe çdo ndryshim luftohej edhe me mjetet me ekstreme, armet dhe dhunen. Ne kete konflikt nderhyri edhe shoqeria Bashkimi e Fierit, e cila mbajti nje pozicion te ashper antifeudal duke perkrahur vegjeline.
    1.E drejta e Votes i jepej te gjithe shtetasve shqiptare me banim ne qytet qe kishin mbushur moshen 20 vjec. Perjashtoheshin nga kjo e drejte grate dhe anetaret e forcave te armatosura.
    2. J. Milaj “Ne Fier demokracia do te fitoje” doreshkrime. Fq 2.
    3. Llazar Kilica eshte vellai i Tonç Kilices kryetarit te bashkise se Fierit qe ngriti flamurin ne 29 Nentor 1912 ne qytet. Me pare kishte punuar si mesues ne qytetin e Beratit.
    4.Deri ne vitin 1922 qyteti i Fierit kishte kater lagje si: Lagjet Belik, Shkoze, Pasha dhe Kishe.
    5. Ne librin e tij Bashkite e Shqiperise botuar ne Tirane ne vitin 1937 autori Teki Selenica na njofton se Fieri ishte Bashki e kategorise se dyte, kurse Ballshi bente pjese ne kategorine e trete.

    Perveç manifestimeve antifeudale qe organizoi kjo shoqeri1 ajo nxiti qytetaret fierake qe te merrnin pjese aktive ne hapjen e tregut te ri. Vetem gjate pese muajve te dyte te vitit 1924 ne lagjen Liri u ngriten menjehere 30 dyqane dhe shtepi nga vegjelia. Ngritja e tyre krijoi fizionomine e re te kesaj lagjeje, e cila nisi aktivitetin e saj krahas atyre te vjetrave te qytetit te Fierit. Me nje ashpersi te tille ndodhi edhe konflikti per lagjen “Liri”. Qe ne fillimin e jetes se saj ajo shfaqi tendencat per tu shnderruar ne nje qender te re tregtare. Nje gje e tille nuk u interesonte pronareve te tregut te meparshem, sepse e konkuronte ate. Gjate zhvillimit te ketyre ngjarjeve, vritet ne tetor 1924 Sotir Barja dhe Driza Mystehak. Arsyeja e kesaj vrasjeje ishte se ai ndertoi ne lagjen Liri te paren furre buke , ndertimi i se ciles do te sherbente si shembull qe te tjere qytetare te Fierit te ngrinin dyqane dhe te ushtronin aktivitetin e tyre tregtar. Bashkia e Fierit veproi ne keto vite si organ i zgjedhur ashtu sic e parashikonte ligji i dates 25.12.1921. Prane ketij organi ekzekutiv vepronte keshilli bashkiak i cili perbehej nga Kryetari dhe 12 anetare. Ata zgjidheshin nga populli per nje periudhe 3 vjecare. Midis 3 anetareve te keshillit te cilet kishin marre shume vota zgjidhej Kryetari i Bashkise. Te drejten e kesaj zgjedhjeje e kishte ministri i brendshem2.
    Me keshillin bashkiak mund te zgjidheshin te gjithe ata njerez qe kishin te drejten e votes dhe shtetesine shqiptare. Kompetencat e bashkive ishin ne fushen e administrimit te tregtise, ndertimit, shendetesise, mirembajtjes, rendit etj. Personeli I tij perbehej nga: sekretari, arketari, llogaritari, daktilografisti, nepunesit e taksave, mjeku, xhandaret etj. Bashkite kishin te ardhura ta mjaftueshme per te shpenzuar. Ato merreshin nga nje sere taksash, por ne fushen e kontabilitetit kishe abuzime dhe mbizoteronte paaftesia ne mbledhjen e detyrimeve.
    1. Shoqeria Bashkimi me dy deget e saj (te Fierit e te Libofshes) drejtoheshin nga Kiço Thanas Konomi. Kiçua ishte me origjine nga fshati gjirokastrit, Labova e Zhapes. Ne profesion ishte arsimtar dhe ne vitin 1924 ai ishte drejtor i shkolles se Fierit. Njihej si mik i Avni Rustemit dhe si njeri qe kishte armiqesi me bejleret te cilet i akuzonte ashper per shfrytezimin e vegjelise. Kete pozicion ai e mbajti edhe gjate revolucionit te Qershorit te vitit 1924 duke u bere nxitesi kryesor i mitingjeve antifeudale.
    Pas triumfit te Legalitetit dhe shtypjes se revolucionit, bejleret e Fierit si njerez me influence nuk mund ta toleronin me nje njeri te tille si Kiço Konomi. Urrejtja ndaj tij ishte e madhe per shkak te problemeve te medha qe u kishte sjelle. Ne dhjetor 1924 Kiçua u debua nga Fieri dhe vdiq ne vitin 1927 ne qytetin e Vlores nga semundja e turbekolozit ne moshen 50 vjeçare.
    2. Valentina Duka. Qytetet e Shqiperise ne vitet 1912-1924 fq.134-135. Tirane 1997


    Revolucioni i Qershorit 1924

    Me vrasjen e Avini Rustemit ne 20 prill 1924 opozita politike shqiptare akuzoi qeverine e kryeminstrit Shefqet Verlaci per kete akt dhe refuzoi te marre pjese ne punimet e Asamblese Kombetare (Parlamentit). Ne keto kushte nje sere krahinash dhe autoritetesh lokale nuk e njohen qeverine e Tiranes. Deputetet e opozites duke shoqeruar trupin e pajete te Aviniut1 u larguan ne Vlore, per t’i dhene atij lamtumiren e fundit. Varrimi i tij e organziuar nga shoqeria “Bashkimi2”. Ai u be diten e 1 majit 1924 dhe u shnderrua ne nje manifestim te madh politik. Pas ketij mitingu deputetet e opozites dhe perfaqesues te krahinave te ndryshme organizuan nje kuvend te pergjithshem. Punimet e tij u zhvilluan ne 2 maj ne ambientet e hotelit “Iliria”. Kuvendi i dergoi dy ultimatume qeverise nepermjet te derguarit te saj ne Vlore, Eqerem Vlores. Pas heshtjes se saj, shoqeria Bashkimi i drejtoi ne daten 5 maj nga qyteti i Vlores nje thirrje gjithe rinise shqiptare. Me ane te saj e ftonte rinine ne kryengritje te armatosur kunder regjimit politik. Ne fillimin e kryengritjes shoqeria Bashkimi duke bashkerenduar veprimet me forcat ushtarake shqiptare nisi sulmin e saj nga Vlora drejt Tiranes. E drejtuar nga inxhinjeri Permetar Remzi Baçe dhe anetaret e kryesise Shyqyri Tragjasi, Perikli Papingu, Arqile Ndini, ajo nisi marshimin ne drejtim te Fierit. Batalioni i shoqerise i cili mbante nje uniforme te vecante pa ndeshur asnje rezistence nga forcat qeveritare u fut ne qytetin e Fierit dhe e ktheu ate ne qender te komandes se tij per vazhdimin e metejshem te mesymjes. Fronti i luftimeve u vendos ne brigjet e Semanit ndermjet fshatrave Petove dhe Mbrostar. Disa dite me vone vija e luftimeve u spostua ne lindje, perseri ne brigjet e lumit Seman, ne sektorin e fshatrave Jagodine – Beline3, ku u zhvilluan luftime qe zgjaten 6 dite.

    1. Avni Rustemi pas atentatit qe ju be ne 20 Prill 1924 nga Isuf Reci, lengoi dy dite ne spitalin e Tiranes dhe vdiq ne 22 Prill nga hemoragjia ne mushkri. Perpara se te vdiste ai e la amanet qe te varrosej ne qytetin e Vlores.
    2. Shoqeria Bashkimi u krijua ne 13 Tetor 1922 me iniciativen e Avni Rustemit dhe te bashkepunetoreve te tij. Qendra e saj ishte ne Tirane, ndersa deget e saj u ngriten ne qytete dhe krahina te ndryshme te Shqiperise. Kjo shoqeri vazhdoi rrugen e federates “Atdheu”. Roli i saj ishte qe nepermjet arsimit, shtypit dhe organizimit te rinise dhe intelektualeve te luftonte per edukimin patriotik, bashkimin kombetar dhe vendosjen e demokracise. Kjo shoqeri luajti nje rol te rendesishem ne jeten politike te vendit te atyreve viteve.
    3. Beqir Sinani. “Ne vijen e frontit Beline-Jagodine”. Gazeta Myzeqeja Nr.3


    Nga zhvillimi i ketyre luftimeve forcat qeveritare u terhoqen dhe batalioni duke u bashkuar edhe me kryengritesit e tjere çliroi Lushnjen, Kavajen dhe perparoi drejt Tiranes. Disa dite me vone ne 16 qershor u krijua qeveria e perkoheshme e Fan Nolit. Me vazhdimin e metejshem te revolucionit, ajo shpalli programin e saj (19 qershor), ku percaktohej si detyre imediate “Çrrenjosja e feudalizmit ne vend”, si dhe ndermarrja e reformes agrare. Kjo deklarate programatike e qeverise se dale nga i quajturi Revolucioni demokratiko-borgjez u mireprit nga popullsia e Myzeqese dhe Mallakastres, me shprese se do te permiresonte gjendjen e bujkut duke e çliruar ate nga gjendja e veshtire ekonomike-shoqerore. Fatkeqesisht ajo mbeti vetem ne leter, megjithese ne zonen e Fierit u zhvillua nje veprimtari e gjere nga dega lokale e shoqerise Bashkimi1. Ajo organizoi nje sere mitingjesh ne Fier, ne Libofshe dhe Roskovec ku fshataresia kerkonte me kembengulje zhdukjen e çifliqeve dhe zbatimin e reformes agrare. Karakteri i ketyre grumbullimeve ishte teresisht anti bejlereve, pronare te tokave, te cilat qeveria e Nolit kishte deklaruar t’i sekuestronte dhe me to te krijonte fondin qe do t’i shperndahej fshatareve nepermjet reformes argrare. Mitingu me i madh anti feudal qe u organizua nga shoqeria Bashkimi ne qytetin e Fierit ishte ai i muajit shtator 19242. Ai u mbajt perpara shtepise se Vrionasve, te cilet ishin pronaret me te medhenj te tokave ne kete treve. Kerkesat e fshataresise se Fierit ju shprehen qeverise se Nolit nepermjet letrave dhe telegrameve, ne te cilat kerkohej shpejtimi i zbatimit te programit qeveritar per zgjidhjen e problemit agrar. Per te arritur qelimet e saj shoqeria Bashkimi krijoi edhe deget e saj lokale ne kete treve si: ato te Fierit, Libofshes dhe Ballshit. Dega e Fierit u krijua ne ditet e para te korrikut 1924 per kete qellim nga Tirana erdhen te deleguarit e shoqerise te drejtuar nga Naun Grigor Prifti. Mbledhja themeluese u mbajt ne nje dhome te hotelit “Liria”. Organizatori i saj ishte Kiço Konomi.



    1. H. Kordha, T.Gjoleka, “Shoqeria Bashkimi”, fq.134
    2. Vlash Papa “Revolucioni i Qershorit ne kujtimet e bashkekohesve” fq.112-113

    Ne kete mbledhje morren pjese: Naun Prifti1, Kiço Konomi, Xhemil Muço, Vangjel Lulja, Fani Puka, Todi Shallapi dhe Vlash Papa. Me pas ne te u perfshine edhe elemente te tjere liberal-demokrate si: Durhan Qadhimi, Vllas Papathanasi, Qazim Kudhesi, Asaf Çipi etj. Ne degen tjeter te Bashkimit ne Libofshe morren pjese elemente si: Jovan Leshi, Loni Gjergji, Kozma Mimi, Myhdin Hoxha, Arif Xhindoli, Zijandin Hoxha, Ahmet Qazimi, Zoi Ndreko etj. Nje dege tjeter e kesaj organizate u formua ne Ballsh edhe per Mallakastren2. Iniciatoret e krijimit te saj ishin Zenel Hekali, Novruz Hamitaj dhe Rustem Shehu. Te trija keto dege morren pjese ne Kongresin e Pergjithshem te shoqerise Bashkimi te mbajtur ne Tirane ne datat 1-9 gusht 1924. Po ne kete muaj dega e Fierit ftoi degen simoter te Vlores per te organizuar nje ndeshje futbolli, me qellim bashkepunimi lokal. Per te pritur “miqte” vlonjate qe drejtoheshin nga Halim Xhelo dhe Sezai Çomo. Pritja u be tek ura e Mifolit. Te nesermen ne oren 1200 ne fushen e Bishanakes u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipeve te Fierit dhe Vlores e cila perfundoi ne barazim. Pas ndeshjes ne sheshin e bashkise u zhvillua nje tjeter miting antifeudal i perbashket. E gjithe kjo veprimtari shkaktoi pakenaqesi dhe reagim tek grupi tjeter. Periudha e fundit e qeverisjes se Fan S. Nolit u perfshi nga anarkia e cila solli nje sere krimesh ne qytetin e Fierit dhe rrethinen e tij, te cilen e vuajti ne kurrizin e tij populli. Me triumfin e legalitetit ne dhjetor 1924 u vendosen struktuarat e meparshme shteterore dhe u ndalua veprimtaria e shoqerise Bashkimi e cila u shpernda.


    1. Naun Grigor Prifti ish bashkepunetor i Fan Nolit. Lindi ne Libofshe ku morri dhe mesimet e para. Pasi kreu kursin Pedagogjik ne Normalen e Elbasanit filloi punen si mesues ne Myzeqe. Ne 1919 arrestohet nga Italianet. Merr pjese ne krye te patrioteve myzeqare ne luften e Vlores. Gjate vitit 1924 u rreshtua perkrah Shoqerise Bashkimi ne Revolucionin e Qershorit. U largua nga Shqiperia ne vitin 1924 se bashku me emigracionin shqiptar. Ne vitin 1925 shkoi per studime ne BS. Ne vitin 1933 emerohet rektor i Universitetit te Tbilisit ne Gjeorgji. Vdiq ne vitin 1934 ne Suhun, Gjeorgji.
    2. N. Hamitaj. “Mallakastra dhe Hekali ne rrjedhen e shekujve”, fq.167. Fier 2000

    Triumfi i Legalitetit

    Kthimi i Ahmet Zogut dhe i perkrahesve te tij ne pushtet u paraqit me termin “Triumf i Legalitetit”. Ne fuqi erdhi qeveria e rrezuar e Iljaz Vrionit, ndersa pushteti u perqendrua ne duart e komandantit te operacionit, kolonel Ahmet Zogut1. Ne 27 dhjetor 1924 u shpall gjendja e jashtezakonshme. Me shperndarjen e shoqerise Bashkimi se bashku me te dy deget e saj, filloi perndjekja, arrestimi dhe persekutimi i perkrahesve te revolucionit. Vendi u nda ne kater zona ushtarake nen drejtimin e komandanteve lokale, te cilet moren ne dore pushtetin civil, gjyqesor dhe ushtarak. Fieri u perfshi ne zonen jug-perendimore dhe u la nen “kujdesin” e komandatit te forcave te operacionit Hysni Demes, te cilat qendruan ketu per disa muaj me rradhe. Keto forca u bene mbeshtetja e autoriteteve lokale qe u rivendosen dhe filluan riorganizimin e administrates te perbere me njerez besnike te regjimit. Ne 21 janar 1925 u shpall Republika Shqiptare qe funksionoi deri ne 1 shtator 1928, kur u zevendesua me regjimin Monarkist. Dokumentat deshmojne se deputeti i qytetit te Fierit Spiro Papa ne kete periudhe ishte nje nga 18 senatoret e dhomes se larte te Parlamentit Shqiptar. Gjate periudhes 14 vjeçare te drejtimit politik te Ahmet Zogut ndodhen nje sere ngjarjesh me karakter ekonomik, shoqerore dhe politik qe lane gjurmet e tyre ne kujtesen e kohes, dhe tek banoret e Fierit.
    Me 11 maj 1925 u zhvilluan zgjedhjet e reja parlamentare ku sipas ligjit te ri qe doli pas tyre filloi riorganizimi i adminstrates civile. Vendi u nda ne prefektura ku secila perj tyre kishte nen varesi dy a me shume nenprefektura, dhe krahina. Perfektura e Beratit kishte nen juridiksionin e saj perveç nenprefektures se Lushnjes dhe Skraparit edhe nenprefekturen e Fierit dhe ate te Mallakastres se bashku me krahinat e tyre. Gjate ketyre viteve nis edhe depertimi i kapitalit te huaj ne ekonomine vendase. Kryesisht ne vendin tone erdhen kompani te fuqishme qe interesoheshin per nxjerrjen dhe shfrytezimin e naftes. Ne vitin 1925 shoqeria Anglo-Perisane “Oil Company” mori per te shfrytezuar per kerkimin e vendburimeve te naftes nje siperfaqe prej 250 000 ha.

    1. Historia e Shqiperise, fq.310-315. Tirane 1984


    Kjo siperfaqe perfshinte zonen e rrjedhjes se poshtme te lumit Seman, Patosin dhe Buzmadhin. Pas kerkimeve te pafrytshme ne Ardenice kjo kompani u largua duke ia lene vendin e saj shoqerise “Hekurudhat e shtetit Italian” e cila krijoi degen e saj A.I.P.A me qender ne Kuçove. AIPA mori per shfrytezim nje siperfaqe prej 164 000 ha ku futej territori midis Semanit dhe Vjoses duke perfshire dhe Mallakastren. Marreveshja ekonomike e huas shteterore S.V.E.A e nenshkruar ne vitin 1925 me Italine, filloi te zbatohet ne vitin 1927. Programi qeveritar kishte planifikuar perdorimin e saj per ndertimin e rrugeve dhe urave. Me keto fonde ne vitet 1926-1937 u ndertua rruga Lushnje – Kolonje – Mbrostar. Si trase e saj sherbeu rruga e dikurshme e dekovilit, te cilen e kishin ndertuar Austriaket gjate Luftes se Pare Boterore. Gjate ketyre viteve nje shoqeri gjermane ndertoi Uren e Mbrostarit dhe ate te Mifolit me konstruksion metalik, fabrikuar ne Dortmund. Me shpalljen e tij “Mbret i shqiptareve” ne vitin 1928, Zogu premtoi se do te bente nje reforme agrare. Per kete u krijua nje komision i posaçem i cili do te shqyrtonte problemin e pronesise. Ne vitin 1929 prane tij erdhi edhe profesori italian Lorenconi, specialist i kesaj fushe. Ai pasi studjoi situaten formuloi nje projekt mbi reformen agrare dhe ja paraqiti keshillit te shtetit, i cili pasi beri nje sere ndryshimesh ia kaloi parlamentit per miratim. Ne 30 maj 1930 parlamenti miratoi kete ligj me emrin:“Ligji i reformes agrare”. Ai u shoqerua edhe me kontraten “tip” e cila percaktonte marredheniet ndermjet pronarit te tokes dhe bujkut. Reforma agrare u be ne nje kohe kur pakenaqesia e bujqve çifçinj po shtohej shume dhe qeveria kerkonte qe t’i paraprinte ndonje levizjeje te fshataresise me karakter agrar. Mbreti Zog kerkonte qe te trembte edhe disa nga pronaret e medhenj me te cilet i kishte prishur marredheniet, qe pas shpalljes se monarkise. Reforma agrare permbante nje ligj te tille sipas te cilit çifligu i nje latifondisti ndahej ne 3 pjese1. Pjesa e pare qe perbehej nga nje sasi prej 40 ha do t’i lihej latifondistit per nevojat e tij familjare, plus 5 ha qe i lihej çdo anetari te familjes. Sasia e tokes qe mbetej ndahej ne 2 pjese, 2/3 e saj i mbetej perseri pronarit, ndersa pjesa tjeter prekej nga reforma agrare. Ajo i jepej fshatarit pa toke kundrejt nje shume prej 20 franga ari per hektar qe do t’i paguante, per llogari te arkes se shtetit. Pas dekretimit te ligjit nga Mbreti ne 3 maj 1930 filluan pergatitjet per zbatimin e reformes. Ne Tirane u krijua Drejtoria e Pergjithshme e reformes agrare. Ajo dergoi ne Fier 6 teknike qe do te masnin tokat dhe nje jurist qe do te zbatonte reformen.

    1. Historia e Shqiperise, fq.359. Tirane 1984

    Ky komision do te hetonte dhe to te merrte ne shqyrtim edhe problemin e tokave te çifliqeve shteterore te grabitura me pare. Sapo u perhap lajmi i zbatimit te reformes agrare ne Fier pati nje ndryshim te madh te prones tokesore. Çifligaret filluan te reagojne me shpejtesi dhe veprime te zgjuara. Tendeca e ruajtjes se prones i detyroi ata te perdorinin metoda te tilla si shitje fiktive dhe te kalonin token ne pronesi te te gjithe anetareve te familjes duke e copetuar ate ne prona me te vogla. Ky veprim ishte mjaft i studjuar prej pronareve sepse mbi keto prona te zvogeluara nuk mund te vepronte reforma. Realisht pronat e familjes me te degjuar sic ishte ajo Vrioni, qe reforma mendonte t’i prekte ne sasi te konsiderueshme nuk ishin siç kishin qene kohe me pare. Tokat e tyre ishin zvogeluar pasi nje pjese e tyre u ishin dhene si prike vajzave te martuara te kesaj dere, me pinjolle te dyerve me te degjuara te bejlereve. Megjithate reforma hasi kundershtimin e pronareve sepse ata bene nje presion shume te forte ndaj qeverise. Nen kete trysni adminstrata shteterore u tregua e dobet dhe e paafte per realizimin e saj, sepse reforma preku vetem nje pjese te çifligjeve shteterore dhe private. Nga pronaret private reforma vuri dore mbi pronat e Kahreman dhe Nexhmedin Vrionit. Nga keto perfituan kryesisht familjet e emigranteve te ardhur nga Kosova dhe nje pjese e vogel e bujqeve vendas, te cilet u shnderruan ne pronare te vegjel1. Pas vitit 1935 reforma u la ne harrese. Kjo tregoi se ajo nuk ishte serioze dhe pati me shume karakter demagogjik, duke u ndermarre per qellime te caktuara politike. Ne vitin 1929 Shqiperia u perfshi nga kriza ekonomike boterore e cila zgjati deri ne vitin 1935. Kriza pati karakter shkaterrues ne te gjitha fushat e ekonomise kombetare. Nga kriza e mbyllen veprimtarine e tyre shume zejtare dhe tregtare te vegjel te qytetit te Fierit. Goditje mori edhe bujqesia dhe blegtoria. Prodhimi bujqesor pesoi nje renie te madhe. Fuqia blerese ra shume, çmimet e prodhimeve bujqesore e blegtorale pesuan renie te madhe, si ato te misrit, grurit, leshit dhe lekureve. Ne vitin 1934 arriti kulmi i papunesise, rrenimit te bujqeve fshatare dhe falimentimi i zejtareve dhe tregetareve. Deme te konsiderueshme pesoi edhe financa ndersa perpjestime te medha mori dhenia nga privatet e huave dhe fajdeve, ku kamata arriti te ishte 100%.

    1. A.Q.SH. Fondi 271 Dosja 921. “Letra e dhomes se tregetise dt.31 maj 1937 derguar Ministrise se Ekonomise Kombetare”. Viti 1937

    Ne borxhe te medha u zhyt edhe fshataresia, te ciles shteti dhe çifligaret i kerkonin edhe ne kete periudhe detyrimet nje per nje. Kjo etape krize vazhdoi deri ne vitin 1935 kur vendi filloi te dilte dalengadale nga gjendja e rende. Bujqesia, blegtoria, artizanati dhe tregtia filluan te dilnin nga gjendja e meparshme dhe filluan te “merrnin” fryme, me lirisht. Dega e pare e ekonomise qe u stabilizua ishte bujqesia. U shtuan prodhimet e drithit, bagetive, vezeve, lekureve, bulmetrave etj. Pas saj edhe deget e siper permendura te ekonomise u futen ne rrjedhen e zhvillimit te parakrizes. Megjithate ne vitet e Pavaresise Kombetare midis dy luftrave boterore qyteti i Fierit pati shnderrime te rendesishme ekonomike dhe shoqerore. Ne vitin 1938 ne qytet ekzistonin magazina te medha mallrash1 dhe nje rrjet te gjere tregtar. Tregtaret ishin te pajisur me liçenca tregtimi per brenda dhe jashte vendit. Per shit-blerje perdoreshin edhe kambialet dhe çeqet. Ndersa per te perballuar fluksin tregtar shteti ndertoi ne vitin 1935 tregun e ri bujqesor, qe filloi funksionin e tij krahas tregut te vjeter te qytetit. Deget kryesore te ekonomise se qytetit te Fierit qe funksionuan ne periudhen e viteve 20 – 30 te shekullit XX perfaqesoheshin nga disa fabrika te industrise se lehte dhe ushqimore. Ne vitin 1937 dhoma e tregtise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industiraliste nen juridiksionin e saj2. Industria ushqimore perfaqesohej nga nje fabrike mielli e shoqerise “Myzeqeja” me pronar Qemal Puton, dhe dy fabrika qe perpunonin vajin e ullirit, me pronare Kozma Niton dhe Idriz Bulon. Keto prodhime destinoheshin per eksport ne tregun e jashtem. Industria e lehte perfaqeoshej nga nje fabrike sapuni me pronar Ligor Panajotin, i cili kishte nje punishte qe prodhonte qese letre, qe plotesonte te gjitha nevojat e konsumatoreve brenda territorit te shtetit Shqiptar. Nje tjeter prodhues ishte edhe Hamza Koka, punishtja e te cilit prodhonte kallepe akulli per rrjetin e sherbimeve. Ne qytet funksiononin deget e tre shoqerive aksionere kombetare. Shoqeria “Stamles” qe merrej me prodhimin e duhan-cigareve, shoqeria elektrike shqiptare “SESA”, kishte nje central elektrik qe prodhonte energjine elektrike te qytetit, ndersa shoqeria “Sita” merrej me nxjerrjen e kripes ne bregdet. Ne kete shoqeri kishin aksione dhe tre qytetare fierake, si: Loni Gjini me 10 aksione, Qemal Vrioni 15 aksione dhe Hashi Gjino 15 aksione2.

    1.I.Fishta-Th. Kareco. “Prona Private ne Shqiperi 1924-1944”
    2.I.Fishta-Th. Kareco. “Prona Private ne Shqiperi 1924-1944”

    Fieri si qytet kishte edhe dy agjensi transporti. Njera prej tyre mbante emrin “Vlora” dhe mbulonte udhetimet ne linjen Fier – Tirane, ku bileta e udhetimit kushtonte 3 franga shqiptare. Rrjeti tregtar kishte 23 kafene dhe pijetore, 3 farmaci, 3 hotele, 22 dyqane manifakture (metrazhi), 20 rrobaqepsi, 5 restorante, 2 argjendari, 10 dyqane mishi, 10 mullinj bloje me motor, 2 dyqane riparim biçikletash etj. Ne vitet 30 ushtronin tregtine ne Fier dhe dy tregtare hebrenj. Ata tregtonin manifakture dhe quheshin: Josef Kantozi dhe Jakov Solomoni. Te dy ishin anetare te dhomes se tregtise se qytetit. Si qender e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale ne Fier ndodheshin 37 çifliqe shteterore me siperfaqe 54 316 dynym dhe 40 çifliqe private me siperfaqe me te madhe se 40 ha secila. Toka e punueshme zinte nje siperfaqe prej 19 923 dynymesh, kullotat ishin 7187 dynym, kurse 13 700 dynym e zinte keneta, qe shfrytezohej kryesisht per gjueti. Latifondistet me te medhenj ishin anetaret e familjes Vrioni, te cilet e posedonin token ne kete forme pronesie: Kahreman Vrioni 40 823 dynym, Avdi e Sali Vrioni 20 644 dynym, Nafie Vrioni 21 022 dynym, Sami Vrioni 19 655 dynym, Galip Vrioni 10 150 dynym, Nexhmedin Vrioni 14 323 dynym. Bujqesia mbeti ne po ato kushte siç kishte qene edhe me pare. Mbizoteronin ne te rendimentet e uleta dhe dhenia e tokes me qera. Ne zonen fushore kultivoheshin misri, gruri, elbi, thekra, tershera, duhani dhe rreth 20 lloj perimesh dhe bostanesh. Te perhapur ne trajten e kopshteve ishin drufrutoret dhe kultura e hardhise (rrushi me ere). Pengese serioze e zhvillimit bujqesor ishte moçalizimi i fushes1. Blegtoria mareshtronte buajt2, gjedhet, dhente dhe shpendet. Zona kodrinore perveç kultivimit dhe mbareshtrimit te pothuajse te njetave kulturave bujqesore dhe blegtorale dallohej veçanerisht per vreshtarine dhe ullirin. Nga perpunimi i tij nxirreshin sasi te konsiderueshme vaji. Perpunimi behej me mullinj te vegjel qe quheshin ne popull “mengra”. Sipas statistikave te ekonomise sasia e mengrave te fshatrave kodrinore ishte e tille: Peshtani 17 te tilla, Krapsi 8, Kuqari 3, Rusinja 5, Dukasi 8 dhe Cakrani 40.

    1. Ne fund te viteve 30 E.B.A (Etna Bonifica Albanese) projektoi tharjen e kenetave ne Shqiperi. Ne kete projekt perfshiheshin edhe kenetat e Myzeqes se Fierit si: Hoxhara dhe Roskoveci. Fillimi i luftes se II boterore beri qe projekti te braktisej.
    2.Buajt jane race gjedhesh qe mbarteshin vetem ne Myzeqe.

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 17:51.

  13. #13
    Anëtar i ri Avatari i Bilderberg
    Antarësuar në
    Jul 2008
    Postime
    1,431
    Forca e Rrespektit
    65

    Default

    Kryengritja e Fierit

    Ne pranvere te vitit 1934 ne Shqiperi ishte formuar “Organizata e Fshehte” me qender ne Tirane dhe dege ne shume qytete te Shqiperise. Ajo ishte nje organizate e formuar nga perfaqesues me formim te ndryshem politik dhe nga shtresa te ndryshme shoqerore. Ne te morren pjese elemente te tille si: borgjeze, tregtare, nepunes, pronare te medhenj tokash, oficere dhe ish oficere, si dhe njerez me bindje republikane, nacionaliste dhe komuniste.
    Nje pjese e tyre ishte prekur nga reformat shteterore te ndermarra nga regjimi i Zogut. Ata kerkonin permbysje te tij dhe shpalljen e Shqiperise republike. Ndersa pjesa tjeter e organizates kerkonte qe pasi te merrte pushtetin ti imponohej mbretit, me qellim qe ai te shpallte pluralizmin politik dhe te pengonte nderhyrjen italiane ne Shqiperi. “Organizata e Fshehte” drejtohej nga Ali Shefqet Shkupi, ish oficer i larte i nxjerre ne lirim. Ky grupim kishte vendosur te realizonte nje grusht shteti te kombinuar me nje kryengritje te armatosur per te marre pushtetin. Per kete qellim ai ngriti deget e tij ne qytete dhe krahina te ndryshme te Shqiperise. Policia e shtetit ra ne gjurme te saj ne mesin e vitit 1935 dhe kryengritja shpertheu perpara kohe, duke bere veprime te nxituara ne disa zona. Per shkaqe qe dihen ajo shpertheu vetem ne Fier dhe Skrapar1. Ne qytetin e Fierit, nen drejtimin e Koste Çekrezit2 dhe Musa Kranjes3, nisen veprimet, pikerisht ne oren 1500 te dates 14 gusht. Qysh nje dite me pare, Musa Kranja njoftoi te gjithe fshatrat perrreth se te nesermen ne mengjes (14 gusht), te gjithe burrat e afte per te kryer sherbim ushtarak te grumbulloheshin perpara tregut te qytetit te Fierit. Jo pa qellim u zgjodh e merkura e 14 gushtit, pasi ne Fier zhvillohej pazari dhe grumbullimi i njerezve nuk do te binte ne sy. Kryengritja filloi me arrestimin e nenprefektit Hasan Lame4, i cili ishte informuar per fillimin e kryengritjes dhe po pregatitej per tu nisur qe te informonte Tiranen. Arrestimi i tij u be nga Musa Kranja, ne ambientet e godines se nenprefektures.

    1. Kryengritesit e Skraparit te drejtuar nga Riza Cerova iu drejtuan qytetit te Beratit. Aty ndodhi ndeshja me forcat qeveritare te cilat i goditen kryengritesit duke i detyruar te terhiqen ne male. Riza Cerova i plagousr vendosi te arratisej ne Jugosllavi, por vdiq rruges ne pyllin e Marjanit prane Pogradecit.
    2. Kost Çekrezi, gazetar dhe ish politikan shqiptar. Kishte dale nga burgu ne vitin 1935 pasi me pare kishte marre pjese ne Organizaten e Fshehte te Vlores.
    3. Musa Kranja, oficer i xhandarmerise shqiptare me graden toger. Kryente detyren e postkomandantit te xhandarmerise ne Fier.
    4. Jakov Milaj, “Pjesemarrja dhe kontributi i myzeqareve ne kryengritjen e Fierit. Gazeta Myzeqeja Tetor 1995


    Pas ketij akti filloi ne sheshin perpara Bashkise se qytetit mitingu me qytetaret e Fierit dhe fshataret e ardhur nga Myzeqeja dhe Mallakastra. Fjalimet u mbajten nga Koste Çekrezi, Musa Kranja dhe Zenel Hekali. Ky i fundit shpalli perpara popullit fillimin e kryengritjes, kurse Koste Çekrezi njoftoi pjesemarresit se ne Tirane pushteti i Zogut kishte rene dhe se qeveria e re revolucionare e kishte derguar ate ne Fier si perfaqesues te saj. Musa Kranja ne fjalimin e tij ftoi te gjithe te pranishmit te perkrahnin regjimin e ri. Rreth 1501 vete vendosen te perkrahnin “Qeverine e re” te krijuar ne Tirane. Me ta u bashkuan edhe 11 xhandaret e postes se qytetit qe ishin te gatshem te ndiqnin eprorin e tyre. Nderkaq kur mitingu ishte ne piken kulmore, rreth 30 metra larg mberriti me makinen e tij gjenerali Leon De Gilardi2, figura e trete e hierarkise ushtarake shqiptare, qe vinte menjehere pas mbretit Zog dhe ministrit te luftes, gjeneral Xhemal Aranitasit. Gjenerali Gilardi kryesonte nje njesi te madhe ushtarake ne Berat. Ai rastisi te kalonte permes Fierit per nje vizite private ne Pojan (Manastirin e Apolonise), dhe pa nga afer se ç’po ndodhte. Nje grup kryengritesish e ndaluan prane nderteses se bankes se vjeter dhe pasi kembyen me te disa replika te shpejta e ekzekutuan menjehere3, prane mercedesit te tij. Pas kesaj ngjarjeje kryengritesit moren masat e para. U shpall shtetrrethimi. U ndalua dalja e makinave jashte qytetit, u nderprene lidhjet telefonike dhe telegrafike me qytetet e tjera etj. Veprime te metejshme per te marre autoritetin ishin dhe krijimi i komisionit administrativ i drejtuar nga Spiro Papa. Ai kishte ne perberjen e tij si anetare: Dr. Kostandin Kallogjerin, Dr. Musa Delvinen, Ramiz Omarin, Idriz Bulon, Taqo Bozon, Sotir Bitrin dhe Duran Qadhimin. Per te drejtuar bashkine u zgjodh drejtues R. Omari. Kurse Komandat i vendit u caktua Hekuran Maneku, i cili krijoi patrullat qe do te ruanin qetesine dhe rendin, ne te gjithe qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij.
    1. Bernd Fisher. “Mbreti Zog dhe perpjekjet per stabilitet ne Shqiperi”. Fq. 254 – 257.
    2. Leon De Gilardi ishte oficer me origjine belge. Ai erdhi ne Shqiperi ne vitin 1914 me forcat e komisionit nderkombetar te kontrollit. Mori pjese ne te gjitha ngjarjet politike ne Shqiperi. Ne vitin 1924 mbajti anen e Ahmet Zogut dhe e ndoqi ate ne Jugosllavi. Pas ‘Triumfit te Legalitetit” ai kreu detyren e adjutantit te Zogut.
    3. Gjeneral Gilardi u vra nga xhandaret Xhevair Abazi dhe Myrteza Dajlani


    Ne mbremje kryengritesit e Fierit dhe Mallakastres rreth 200 veta, te hipur ne kamione, me ne krye Kranjen dhe Çekrezin marshuan drejt Lushnjes. Sipas planit ata mendonin qe ne hyrje te saj te takoheshin me kryengritesit e Beratit dhe Skraparit. Ketu ata u takuan vetem me kryengritesit e Karbunares te drejtuar nga Taulla Sinani. Se bashku tentuan te futeshin ne Lushnje, por ndeshen ne qendresen e xhandarmerise lokale, e cila menjehere i goditi me arme. Te dy palet paten nje shkembim zjarri qe nuk shkaktoi te vrare. Te deshperuar nga qendresa e forcave qeveritare kryengritesit u terhoqen me panik duke u shperndare ne drejtim te Fierit. Terheqja u be me peshtjellim te plote dhe pa qellim rigrupimi. Nderkohe lajmi kishte mberritur ne Tirane. Qeveria morri masa te menjehershme ushtarake. Nje batalion u nis nga Tirana per ne Lushnje, kurse nje tjeter nga Elbasani. Me te mberritur ne Lushnje komanda e operacionit pa se gjithçka ishte e qete, ndaj dha urdher per te marshuar drejt Fierit, ku mendohej se ishte qendra e rrebelimit. Ne Fier keto forca mberriten ne mengjesin e dates 15 gusht pa hasur asnje lloj rezistence. Sapo dy batalionet e ushtrise mberriten ne qytet, komanda e tyre shpalli gjendjen e shtetrrethimit, duke marre nen kontroll te gjitha pikat e rendesishme. U shpernda komiteti i perkohshem adminisrativ dhe filluan arrestimet. Gjithashtu nisi veprimtarine e saj gjykata e posaçme politike. Sapo, trupat qeveritare iu afruan Fierit, Kranja, Çekrezi, Zenel Hekali dhe 2–3 persona te tjere u nisen drejt bregdetit dhe u arratisen ne Itali me peshkarexhen italiane: “Due Fratelli” te drejtuar nga Ranjo Nikolo, e cila ishte ankoruar ne skelen e Semanit. Kryengritesit e tjere qe u arratisen ne periferin e Fierit iu dorezuan pa perjashtim xhandarmerise. Kryengritja e zuri te papergatitur shtetin shqiptar, ndaj edhe goditja qe ai dha ishte e percaktuar nga paniku. Ministri i brendshem Musa Juka, i terbuar nga shperthimi i kryengritjes, qe u konsiderua si disfate e tij, mori masa shume te ashpra policore. Prania ushtarake ne Fier arriti ne 500 vete, ndersa ne te gjithe vendin u arrestuan 1500 vete1, kryesisht pjesetare te organizates se fshehte. Filluan operacionet ndeshkimore ne te gjithe zonen e Fierit dhe Mallakastres. Komanda e operacionit i telegrafonte çdo 3 ore ministrise se brendeshme. Paralelisht gjykata e posaçme filloi proceset gjyqesore.

    1. M. Belegu. “Kryengritja antizogiste e Fierit” 1935


    Kryetari i trupit gjykues ishte Ali Riza Topalli, komandant i operacionit. Anetare te tij ishin, majori Hamza Kuçi, kapiten Zef Prenushi dhe gjyqtaret Petro Martini dhe Sadri Faslliu. Prokuror ishte Kiço Bisha, prokuror i pergjithshem i gjykates se posaçme kunder krimeve politike. Gjykimi u be nen nje regjim terrrori. Mbi te burgosurit qe u vendosen ne shkollen e Bishanakes dhe burgun e Durresit u ushtruan edhe torturat e ndryshme, praktike e zakonshme e policise shqiptare. Gjyqi u zhvillua ne pese procese ne oborrin e shtepise se Qemal Vrionit, i cili ishte nje nga te arestuarit. U gjykuan 530 persona. Ne grupin e pare benin pjese 11 xhandaret e postes se Fierit. Pas nje seance qe zgjati 3 ore, ata u konsideruan fajtore dhe u pushkatuan menjehere prane sheshit te nenprefektures. Gjykimet e tjera kishin te benin me elementet civile qe kishin marre pjese ne kryengritje. Per keta gjyqi dha 42 denime me vdekje dhe 160 denime me burgim te perjetshem. Midis personave te denuar figuronin edhe anetaret e disa familjeve te degjuara dhe me influences siç ishin familjet: Vrioni, Dibra dhe Vlora1. Ndaj ketyre personave gjykata nxori prova te dores se dyte. Keto prova deshmonin per nje pakenaqesi te pergjithshme ndaj mbretit, qeverise dhe disa personave te veshur me pushtet si, ministrit te brendshem Musa Juka, ministrit te luftes Xhemal Aranistasi dhe adjutantit te Zogut Abdyrrahman Krosi.
    Gjyqi perfundoi ne 17 shtator pasi punoi me intensitet per nje muaj rresht, duke lene ne Fier nje klime terrrori, e cila arriti kulmin ne daten 26 shtator, kur ne sheshin perpara nenprefektures u var ne litar Hekuran Maneku2. Kryengritja e Fierit pesoi disfate sepse ajo nuk ishte e organizuar mire dhe se regjimi gezonte nje mbeshtetje te mjaftueshme shoqerore ne vend. Ajo ishte shprehja me e fuqishme e pakenaqesise qe ekzistonte ne vend ndaj regjimit dhe nderhyrjes italiane. Shperthimi i saj ne Fier tregonte se ne qytet egzistonte nje ndergjegje e larte politike dhe nje berthame e fuqishme borgjezo-intelektuale.

    1. Nuredin Vlora ishte djali i kryeministrit te sulltanit turk Abdyl Hamitit
    2. Gjyqi e akuzoi Hekuran Manekun si atentatorin e gjeneral Gilardit, megjiese akuza nuk e provoi dot fajesine e tij.

    Shnderrimet Demografike

    Regjistrimi i pare demografik i bere nga shteti shqiptar eshte ai i vitit 1923. Sipas tij Fieri ishte nenprefekture nen varesine e Beratit1. Ne perberjen e tij futeshin dy krahina: rrethi i qendres, ne te cilin bente pjese rrethi i Fierit me 71 fshatra, 2193 shtepi e 12 760 banore dhe krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banore. Vete qyteti i Fierit perbehej nga 5 lagje (Pasha, Bishanak, Shkoze, Belik, Kishe) dhe kishte 1493 banore nder te cilet 991 kristiane ortodokse dhe 502 myslimane per nga besimi fetar. Zona te tilla si Libofsha, Cakrani dhe Roskoveci qe sot perfshihen ne rrethin e Fierit, sipas ndarjes administrative te asaj kohe benin pjese perkatesisht ne nenprefekturen e Lushnjes, Mallakastres2 dhe prefekturen qendrore te Beratit. Ne periudhen midis dy lufterave boterore treva e Fierit, pesoi progres dhe ndryshime demografike. Ne te ndikuan drejtperdrejt zhvillimet ekonomike, shoqerore, politike te vendit, por edhe pasojat e politikes se shteteve fqinj. Popullsia vendase, myzeqaret mbeten gjithmone mbizoterues mbi grupet e popullatave qe erdhen dhe u vendosen ne kete treve. Gjate fillimit te shekullit XX deri ne vitet e Lufes se II Boterore ne zonen e Myzeqese se Fierit u vendosen mjaft leber, te cilet zbriten nga Kurveleshi dhe zona te tjera Laberise. Keta u bashkuan me grupin e leberve te “vjeter” qe ishin vendosur ne Myzeqe qysh gjate gjysmes se pare te shekullit XIX. Pas vitit 1913 ne Myzeqe u vendos grupi i pare i popullates se ardhur nga krahina e Çamerise, kur kjo krahine shqiptare u la jashte kufijve nga Konferenca e Ambasadoreve te Londres. Grupi i dyte i çameve erdhi ne vitin 1923 kur qeveria greke nen pretekstin se popullsia shqiptare e Çamerise ishte turke filloi debimin e saj nga trojet e saj shekullore. Ne fillim te viteve 20 te shekullit XX ne Myzeqene e Fierit erdhen dhe u vendosen mjaft familje kosovare te debuara nga Kosova si rezultat i politikes antishqiptare te mbreterise serbo – kroate – sllovene (Jugosllavise).

    1.” Shqypnia”- “Njoftime gjeografike” Shkoder 1923 fq. 101 – 104
    2. A.Q.SH. F 251. V 1924, D 79. F 160
    Edhe nenprefektura e Mallakastres bente pjese ne prefekturen e Beratit. Ajo perbehej nga dy krahina. Rrethi i qendres ku perfshihej Ballshi me 34 fshatra, 2389 shtepi, 12 165 banore dhe krahina e Cakranit me 20 fshatra, 937 shtepi, 5085 banore. Qendra e nenprefektures Ballshi, ishte me shume nje fshat prej 243 banoresh dhe 5 mehallash (Hysaj, Yzeiraj, Malaj, Llakaj dhe mehalla e poshtme).


    Qeveria shqiptare mori masa per te ndihmuar emigrantet kosovare qe vinin ne Shqiperi duke iu dhene toka nga pronat shteterore1. Ne vijim te kesaj politike ne vitin 1923 parlamenti shqiptar nxorri ligjin e “instalimit te emigranteve” nga i cili perfituan toka nga cifligjet shteterore bujqit e debuar nga Jugosllavia dhe Greqia. Sipas tij u akordua nje shume 10 000 franga ari per blerjen e parmendave2, pendeve te qeve dhe farera. Keto ju dhuruan atyre se bashku me nje sasi toke prej 2.5 ha per cdo familje3. Kosovaret e pare qe erdhen i perkisnin atyre familjeve patriotike, anetaret e te cilave luftuan ne çetat e levizjet kaçake kunder pushtuesit serb ne vitet 1918 – 1923. Me pas erdhen ato familje qe u debuan nga autorietet jugosllave gjate zbatimit te “Reformes Agrare Kolonizuese” ne Kosove. Kjo popullsi krijoi fshatra te rinj dhe lagje te reja ne fshatrat e vjeter vendas. Ky element u perpoq qe t’i ruante traditat e tij si ne dialekt, ne zakone dhe rite. Nga te dhenat kadastrale te vitit 19274 ne Fier ishin vendosur ne 18 fshatra te ndryshem 160 familje Kosovare.
    Per shkaqe te ndryshme ekonomike dhe shoqerore ne Myzeqene e Fierit u vendosen edhe grupe te ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga: Mallakastra, Berati, Gjirokastra, Shpati, Verça etj. Keto grupe kane qene relativisht te vogla ne numer, dhe te ardhura ne kohe te ndryshme. Beratasit erdhen ne periudhen nga shpallja e Pavaresise e deri gjate viteve 20 – 30 te. Ata blene toka dhe filluan ushtrimin e aktivitetit tregtaro–zejtar. Po keshtu vepruan gjate viteve te shtetit shqiptar 1920 – 1939 edhe mjaft gjirokastrite. Grupi i toskeve5 ishte me i madhi nga te gjithe grupet e te ardhurve ne Fier. Migrime te vogla per shkak te fenomenit shoqeror te gjakmarrjes pati edhe nga Gegeria, gjithsesi ky grup ishte shume i vogel. Krahas grupeve te mesiperme ne kete treve u vendosen edhe nje grup i vogel boshnjakesh.
    Ata ishin nga rrethinat e Rozhajes dhe Novi Pazarit dhe erdhen se bashku me kosovaret, te debuar nga politika serbe e spastrimit etnik. Nderkohe grupin me te hershem te te ardhurve e perbenin arumunet (vllehet), te cilet perbeheshin nga disa grupe si: Voskopojaret, Grebenaret, Ujaniket, Frasherlinjte dhe Grabovaret.

    1. Histori e Shqiperise maket, fq 176 – 177, Tirane 1994
    2. Rr. Zojzi. “Ndarja krahinore e popullit shqiptar” Etnografia shqiptare fq. 57.
    3.Deri ne prill 1935 ne Shqiperi erdhen 2895 familje kosovare me 10 888 fryme. Ato vazhduan te vinin edhe ne vitet e mevonshme. Emigrantet kosovare u vendosen ne shume krahina te Shqiperise sidomos ne Lushnje, Fier, Durres, Kruje dhe Shkoder.
    4. Mark Tirta ne “Studime Historike” Nr.3-4 1991.
    5. Po aty


    Voskopojaret ishin te paret qe u vendosen ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij. Ata ishin kryesisht tregtare dhe zanatcinj. Nga bashkejetesa e gjate me vendasit ata sot i gjejme te asimiluar plotesisht. Grupi i dyte ishte ai i Grebenareve, te cilet erdhen nga zonat e Thesalise dhe Pindit. I treti grup i vlleheve ishte ai i Ujanikeve, qe se bashku me grupin e dyte perbejne bashkesite me te vogla te kesaj popullate. Grupi i katert i kesaj bashkesie qe u vendos ne Myzeqene e Fierit ishte ai i Frasherlinjve. Ata u vendosen ne kete treve qysh nga fundi i shek. XIX dhe e vazhduan ngulitjen e tyre edhe gjate shekullit te XX. Duke ardhur me vone frasherlinjte i kane ruajtur te forta traditat dhe gjuhen e tyre.
    Nje kategori tjeter popullate qe ka ardhur me shpejt se te gjitha grupet e tjera migruese jane romet. Ata njihen nga vendasit me emrin “arixhinj”. Dokumenti me i vjeter qe deshmon per kete komunitet, eshte deshmia e Pukevilit1, i cili i ndeshi ata gjate vizites se tij ne 1806 ne Fier. Sipas tij kjo popullsi u vendos ketu diku nga shekulli XIII. Arixhinjte jetonin ne fise dhe benin nje jete endacake. Profesionet e tyre ishin artizanati dhe tregtia e prodhimeve te tij.
    Popullsia e ardhur nga krahina te ndryshme solli elemente te reja kulturore te cilat rane ne kontakt me kulturen vendase duke u shkrire ne kushtet e reja shoqere. U krijuan edhe elemente te reja qe kishin te benin me menyren e jeteses, lidhjet fqinjesore, nderimin e profesionit, lidhjet shpirterore, transmetimin e pervojave popullore etj. Te ardhurit pak nga pak nuk mbeten ata qe ishin. Ata iu pershtaten kushteve te reja2. Mesuan prej vendasve shume tradita, por u dhane edhe atyre tipare te traditave te tyre. Myzeqari qe ishte me i lidhur me punimin e tokes ua dha keto cilesi malesoreve te ardhur. Ai u mesoi atyre si punohen hapesirat e gjera te fushes bregdetare e cila ndryshon nga natyra e tokave te zonave malore. Te dy grupet, si vendasit dhe te ardhurit vendosen midis tyre marredhenie shume te mira ne te gjitha aspektet jetesore, si tipar i qyteterimit shqiptar. Zhvillime demografike pati edhe qyteti i Fierit. Deri ne vitin 1938 qytetit iu shtua popullsia e cila ariti shifren 4700 banore. Kesaj popullsia i sherbente nje personel mjeksor i perbere prej tre mjekesh, tre infermieresh dhe nje mami. Ne vitet 1920 – 1938 qytetit iu shtuan edhe dy lagje te reja si lagjet “Liri” dhe “Kastriot”.

    1. Fransua Pukevil. “Ne oborin e vizirit te Janines” Tirane 2000
    2. Mark Tirta. “Veshtrim rreth popullsise te ardhur ne vendbanimet e reja bujqesore” Etnografia shqiptare nr 13

    Arsimi, Kultuara dhe Sporti 1914 - 1939

    E para shkolle e arsimit shqip ne qytetin e Fierit u hap ne 12 shkurt 19141. Ajo ishte e tipit plotore2 dhe ndodhej ne lagjen Shkoze (sot 1 Maj). Çelja e saj ishte rezultat i perpjekjeve te patrioteve fierake per te plotesuar kerkesat e vazhdueshme arsimdashese te qytetareve, per te arsimuar femijet e tyre. Programi shkollor perbehej nga lendet: gjuhe, matematike (arithmetike dhe gjeometri), kendim, kaligrafi, histori, gjeografi, vizatim, gjuhe e huaj dhe gjimnastike. Tekstet me te cilat punohej ishin pergjithesisht te vjeter qysh nga koha e rilindjes kombetare. Metodologjia qe perdorej prej mesuesve ishte tejet skolastike dhe e ngurte, e mbushur me masa ndeshkimore. Hapja e shkolles se qytetit te Fierit do te pasohej me hapje shkollash ne te gjithe zonen perreth si Myzeqene e vogel ashtu dhe Mallakastren. Keto shkolla kishin me shume karakterin e kurseve kunder analfabetizmit dhe ishin produkt e klimes tejet arsimdashese, qe ishte krijuar qysh gjate viteve te fundit te Rilindjes, si dhe masave qe mori qeveria kombetare e Vlores per arsimin. Gjate periudhes se Luftes se Pare Boterore shkolla funksionoi normalisht. Ne vitet 1916–1918 arsimi per moshat 7 deri 14 vjeç u be i detyrueshem, ndersa ne programet e shkollave u futen programet dhe metodat austriake. Me largimin e austrohungarezeve dhe vendosjen e trupave italiane arsimi mori goditje. Kjo per arsye se mesuesit i kthyen shkollat ne vende te propogandes antiitaliane. Keto veprime sollen reagime te ashpra nga ana e pushtuesve. Kjo gjendje do te ndryshoje menjehere gjate vitit 1920. Me iniciativen e Ministrise se Arsimit Kombetar u thirr ne Lushnje (15 gusht), Kongresi i Pare Arsimor3, i cili percaktoi strategjine e arsimit shqiptar. Vetem dy jave pas ketij kongresi hapet ne qytetin e Fierit ne 1 shtator 1920 shkolla e femerore e tij. Si godine shkollore sherbeu nje ndertese e pershtatshme qe ndodhej prane ures se gurte mbi Gjanice. Fillimisht shkolla filloi funksionimin me 60 nxenese nen drejtimin e mesueses Polikseni Pogaçe. Me vone shkolla femerore ne saj te punes se mire te mesuesve te saj do te behet nje shkolle e degjuar per rezultatet e arritura.

    1. Rrapi Bardhi. “Historia e arsimit te Myzeqese” fq. 108
    2. Shkollat plotore ishin peseklaseshe.
    3.Ne kongresin e pare arsimor moren pjese edhe nje pjese mesuesish nga treva e Fierit, si Ikonom Dhima, Naun Prifit etj.

    Pas vitit 1925 shkollat fillore nisen ne rrugen e konsolidimit dhe te ngritjes cilesore te tyre. Ne to u futen programe dhe metoda bashkekohore si dhe u ruajt karakteri laik dhe kombetar i arsimit. Ne saje te punes se madhe dhe pasionante te mesuesve, shkolla u be vater e edukimit atdhetar dhe qytetar te nxenesve. Deri ne vitin 19381 nenprefektura e Fierit kishte 27 shkolla fillore ku mesonin 2669 nxenes dhe jepnin mesim 55 mesues. Veçanerisht varferia ekonomike e bente te pazbatueshem ligjin e detyrimit shkollor. Problematike per arsimin mbeten edhe mangesite e shumta materiale. Ne periudhen e viteve 20 – 30 te shekullit te XX u bene perpjekje edhe per zhvillimin e kultures. Ne 20 shkurt 1922 u botua numri i pare i gazetes “Djersa e Bujkut”. Kryeredaktori i saj ishte Gani Aliko. Gazeta ishte e perdyjavshme dhe perveç problemeve agrare trajtonte edhe çeshteje te karakterit politik, ekonomik dhe shoqeror. Botimi i metejshem i saj deshtoi per probleme ekonomike. Ne vitet 1924 – 1938 u zhvillua arkeologjia me germimet qe u organizuan ne qytetin antik te Apolonise. Keto germime u zhvilluan nga nje mision arkeologjik francez. Ky mision drejtohej nga arkeologu Leon Rei dhe kishte ne perberjen e tij 1 arkitekt dhe 15 punetore. Qe nga viti 1930 prane ekspedites u caktua si vezhgues i Ministrise se Arsimit dhe Kultures arkeologu shqiptar Hasan Ceka2. Ai mori ne dorezim te gjitha objektet qe zbuloi kjo ekspedite me te cilat u ngrit muzeu arkeologjik i Vlores. Si godine e tij u caktua shtepia ku ne 28 Nentor 1912 ishte shpallur pavaresia kombetare. Pas pushtimit fashist te Shqiperise ky muze u grabit prej italianeve. Leon Rei dhe misioni i tij ne Apoloni zbuloi gjate viteve 1930 – 1938 disa monumente te rendesishme si Buleterionin, Odeonin, Biblioteken etj. Gjate viteve 1930 mori zhvillim nje gjini e tille sic ishte arti skenik. Per karakterin e tij terheqes pavaresisht se nisi mbi baza amatore ai mori nje zhvillim te dukshem ne kete periudhe. Ne vitin 1933, ne lokalin e Zeko Kokes3, nje grup arsimtaresh dhe zanatçinjsh shfaqen te paren veper skenike. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi “Do te vras veten”. Regjisori i trupes ishte mesuesi Llaqi Kola, i diplomuar ne shkollen Normale te Elbasanit.

    1. A. Bozgo “Gjeografia e rretheve” fq 103
    2. Hasan Ceka (1900 – 1999). Lindi ne qytetin e Elbasanit ne vitin 1909. Pasi perfundoi studimet per arkeologji ne Austri filloi te punoje si arkeolog ne Shqiperi. Ne vitin 1930 u angazhua me misionin arkeologjik francez te drejtuar nga arkeologu Leon Rei. Njihet si themeluesi i arkeologjise shqiptare qe lindi “pas çlirimit”, duke ruajtur nje rol te rendesishem ne krijimin e muzeut arkeologjik ne Tirane dhe organizimit te nje sere ekspeditash kerkimore ne qendrat arkeologjike. H. Ceka eshte dhe numiasti i pare shqiptar. Ne Apoloni ai punoi per rreth 40 vjet duke perfunduar germimet e ndermarra nga Leon Rei.
    3. Gazeta Fier Times 48

    Trupa teatrale perbehej nga aktoret: Andon Poro, Sokrat Pogaçe, Paskal Pogaçe, Jorgji Panda, Jorgji Kovaçi, Sotir Argjendari, Jorgji Koshovari, Nasi Bego etj. Ne vitin 1937 kjo trupe organizoi turneun e saj te pare dhe te fundit ne qytetin e Beratit me komedine e Kristo Floqit “Fe dhe Kombesi”. Po ne vitin 1937 veprimtaria e grupit teatral u nderpre. Ne fillim te viteve 20 te shekullit te XX ne qytetin e Fierit fillon aktiviteti i kultures fizike dhe sportive. Te rinjte fierake qe ishin studente dhe ktheheshin ne stinen e veres per pushime sollen edhe lojen e futbollit. Ajo menjehere u perhap ne rrugicat plot pluhur te qytetit ku luhej me topat prej lecke. E para ndeshje zyrtare e futbollit ne Fier ishte ajo qe u zhvillua ne 17 qershor 1924 midis ekipeve te Fierit dhe atij te Vlores, aktiviteti i organizuar nga shoqeria “Bashkimi”. Ne veren e vitit 1925 nje grup studentesh themeluan shoqerine e pare sportive me emrin “Apolonia”. Gjate vitit 1928 ajo mori pamjen e nje klubi sportiv, i cili kishte stausin dhe kryesine e vet, qe planifikonte dhe drejtonte çdo gare dhe ndeshje. Nga aktivitetet sportive me te rendesishme permendim ndeshjet e futbollit, qe pas krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit ne vitin 1929 moren karakter te organizuar. Aktivitete te tjera ishin garat çiklistike ne itineraret Fier – Roskovec – Fier dhe Fier – Zharrez – Fier. Ne fushen e Grecallise u zhvilluan edhe gara hipizmi. Gjate vitit 1934 organizohet nga shoqerite sportive te Vlores, Fierit, Lushnjes dhe Beratit aktiviteti i perbashket i titulluar kupa e Myzeqese, e cila u fitua nga ekipi i Apolonise1. Po ne vitin 1936 ky ekip fiton kupen e III-te te federates shqiptare te sportisteve. Shoqeri te tjera sportive qe u krijuan ne Fier ishin: Myzeqeja (1927), Sport Klub Fieri (1930), Ballkanikja (1930). Ne vitin 1938 normalistet e ardhur nga Elbasani sollen edhe lojen e bukur te Basketbollit qe pas Luftes se Dyte Boterore do te behet nje loje mjaft popullore. Gjate periudhes se pavaresise aritje te rendesishme pati edhe mendimi pedagogjik, letersia dhe publicistika. Ne historine e pedagogjise zune nje vend te veçante punimet e Perikli Ikonomit, mesuesi i shkolles plotore. Ky autor plotesoi me tekste disa nga nevojat e ngutshme qe kishte arsimi i kohes. Ne vitin 1922 doli libri “Atdheshkronja e plote”.

    1.Goleshenuesi me i mire i kesaj kupe u shpall futbollisti fierak Andon Papuçiu i cili ne vitet 30 te shekullit XX luajti edhe me ekipet e Vlores, Beses, Beratit.


    Ne te autori paraqiti parimet kryesore te didaktikes, kerkesat metodiko – shkencore te mesimdhenies dhe njohuri historiko – gjeografike per vendlindjen. Ky liber u pasua ne vitin 1926 nga libri i dyte “Atdheshkronja Praktike” ne te cilen Perikli Ikonomi zgjeron njohurite e dhena ne librin e pare. Ndersa ne vitin 1933 ky autor botoi nje tjeter tekst shkollor, te titulluar “Mineralogjia dhe mesimet kimike”, ku pershkruhen mineralet dhe cilesite e tyre natyrore. Perseri P. Ikonomi ne vitin 1935 botoi nje tjeter liber. Ai titullohej “Historia e Tomorrit dhe Dodona Pellazgjike”, permbajtja e te cilit eshte historiko – shkencore. Nje intelektual shumeplanesh qe ushtroi veprimtarine e tij ne vitet 30 – te ishte edhe Jakov Milaj. Ai u shfaq ne shtypin shqiptar si historian, publicist dhe etnopsikolog. Gjate punes se tij ne gazeten “Arberia” njohu ne vitin 1936, “Poetin e mjerimit”, Migjenin. Do te jete J. Milaj njeriu qe mori si amanet ate dite korriku te vitit 1938 “Vargjet e Lira” nga Migjeni, ne Torre Feliçe, per t’i sjelle ne Shqiperi. Pikerisht ky njeri do te botoje ne vitin 1944 ne Tirane, te vetmen veper antropologjike shqiptare. Libri qe titullohej “Raca Shqiptare” u prit shume mire nga intelektualet ne Tirane dhe Kosove. Ne menyre shkencore dhe kompetente, J. Milaj pershkruan qarte tiparet antropologjike te shqiptarit me te gjitha karakteristikat e tij. Ne fund te viteve 30-te shkrimtari Hysen Emiri botoi te parin vellim letrar ne letersine fierake. Libri titullohej “Xixellime”, dhe permblidhte nje cikel me poezi, permbajtja e te cilave ishte me tematike te ndryshme. Nje gjini e artit qe u zhvillua gjate kesaj periudhe ishte dhe muzika qytetare. Nen ndikimin e muzikes folklorike ne qytetin e Fierit kenga myzeqare krijoi karakterin dhe tipologjine e saj. Kryesisht e tipit homofonik dhe me pak ne tipin diafonik ajo doli si nje nentip origjinal i muzikes qytetare te jugut, duke patur tipare te perbashketa me kenge e Beratit, Vlores dhe me tej (Toskerise). Kenget qytetare fierake dallohen per harene, karakterin mediativ dhe ate humoristik. Tekstet e tyre jane poezi folklorike qe bartin vecorite e gjuhes shqipe. Ne to gjejme nuanca krahinore, ndikime te muzikes bizantine dhe shume pak turqizma. Motivet e ketyre kengeve jane marre nga jeta e fshatit, dashuria, puna, njerezit, etj. Ato bartin sinqeritet dhe shume here aty del ne pah figura e femres. Tipike per kete muzike edhe edhe grupi i Sazeve, burimi i te cilit eshte muzika vokale e Toskerise. Nje forme origjinale e saj eshte kabaja e cila u zhvillua si gjini e mirefillte e ketij arti popullor.

    Pushtimi Italian (7 Prilli 1939)

    Ne mengjesin e 7 prillit 1939 trupat ushtarake italiane sulmuan Shqiperine duke zbarkuar ne kater portet e saj si: Durres, Vlore, Shengjin dhe Sarande. Epersia ushtarake i krijoi mundesi italianeve qe te zbarkonin me shpejtesi dhe te perparonin ne brendesi te vendit, drejt objektivave qe kishte percaktuar komanda e operacionit e drejtuar nga gjeneral Alfredo Guxoni. Ne Vlore ushtria italiane pasi theu rezistencen e dobet qe beri nje grup i vogel patriotesh vendas, u nis ne drejtim te Fierit. Trupat ushtarake qe do te kryenin kete operacion perbeheshin prej nje regjimenti bersalieresh, nje grupim milicie, te mbeshtetura nga mjete nderlidhjeje dhe transporti. Ne ullishtat e Vlores, prane fshatit Bestrove1, pergjate rruges automobilistike u zhvillua nje ndeshje e ashper midis trupave te pushtuesve dhe rezistences se nje grupi patriotesh te perbere nga: qytetare vlonjate, fierake, fshatare te ardhur nga Laberia, Mallakastra dhe Myzeqeja. Me kete grup luftuan edhe qytetare dhe ushtare te ushtrise shqiptare te ardhur nga Elbasani. Duke perfituar nga terrreni i favorshem patriotet shqiptare i “gozhduan” trupat fashiste ketu per afro 36 ore. Vetem ne mesditen e dates 8 prill italianet arriten te thyenin rezistencen dhe ne mbremjen e kesaj dite hyne edhe ne qytetin e Fierit. Ne kontrast me episodin e Bestroves ku pushtuesi u prit me arme, krejt ndryshe ndodhi ne qafen e Koshovices ne jug te qytetit prane hyrjes se tij. Ketu nje grup proitalian i drejtuar nga Kryetari i Bashkise Osman Hoxha dolen me “flamuj te bardhe”, per ti pritur autoritet italiane te pushtimit.
    Ne betejen e Bestroves do te bjere heroikisht ne luftimet me armikun deshmori i pare i rezistences atifashiste per Fierin, patrioti Hamdi Mete nga fshati Peshtan. Pasi u futen ne qytetin e Fierit trupat italiane u ndane ne dy grupe. Nje pjese filloi instalimin ne pikat kryesore te treves, kurse pjesa tjeter u nis te nesermen per te pushtuar sipas objektivave te caktuara Beratin dhe Kuçoven. Menjehere pas pushtimit nisi heqja e simboleve te Mbretit Zog. Portretet e tij u hoqen nga institucionet dhe shkollat duke u zevendesuar me portretet e Duces dhe Viktor Emanuelit te III-te.

    1.Historia e luftes antifashiste nacionalçlirimtare te popullit shqiptar. Vell 1 fq 134



    Ne rruge vershuan shenjat ne dy gjuhe, posterat fashiste dhe parrullat politike, te shoqeruara nga makinat, kamionat, motocikletat, tanket, artileria dhe policia ushtarake. Pasi u instaluan ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij, trupat italiane dhe njesite e tjera ndihmese filluan nga puna per ngritjen e institucioneve te regjimit te pushtimit. Ne Fier, Ballsh, Patos, Roskovec, Vanar, Kuman etj. u vendosen garnizone ushtarake, ndersa posta te ushtrise, karabinerise dhe finances u vendosen pothuajse ne te gjithe krahinen. Ne skelen e Semanit, ne Shen Triadhe u vendos nje njesi e flotes ushtarake italiane. Struktura te tjera ushtarake me qender ne Fier ishin: Kuestura, komanda lokale e milicise, forcat e kufirit, finances dhe policia pyjore. Ne ditet e fundit te prillit u krijua edhe dega lokale e Partise Fashiste Shqiptare1, qe fuksiononte si organ shteteror. Anetaret e pare te saj ishin te gjithe ata qe qysh ne ditet e para te pushtimit u treguan te gatshem t’i sherbenin pushtuesve si kolaboracioniste. Ne varesi te saj Partia Fashiste u perpoq te ngrinte si kudo ne Shqiperi edhe organizatat te tilla si: ato te rinise, gruas, shoqata sportive, kurse te gjuhes italiane dhe shoqaten Dopolovaro2. Te gjithe nepunesit e administrates shteterore dhe mesuesit e shkollave shteterore ne menyre te detyrueshme duhet qe te anetaresoheshin ne Partine Fashiste. Ne shkolla u vendosen drejtore italiane. Ne programet shkollore u fut sistemi arsimor fashist. Gjuha italiane u be e detyrueshme. Gjithashtu u hapen shkollat e mbremjes per ti mesuar popullsise kete gjuhe. Nxenesit dhe mesuesit qe nuk pershendesnin ne menyre fashiste perjashtoheshin prej tyre. Nderkohe qysh ne muajt e pare te pushtimit, ne Fier u dynden ne mase shume italiane si: sipermarres, punetore, fermere, nepunes dhe njerez te profesioneve te ndryshme. Ne zonen bujqesore te Fierit nuk u vendosen kolone italiane siç ndodhi ne zonen e Fier Sheganit ne Lushnje, ku Musolini i dhuroi 56403 ha toke nga pasuria shteterore shoqerise bujqesore “Italba”. Gjate viteve 1939 – 1940 ne menyre te organizuar ne Shqiperi u vendosen 60 000 punetore italiane te cilet u shperndane kryesisht ne zonat industriale. Nje zone e tille ishte dhe zona naftembajtese e Patosit. Ne te AIPA zbuloi ne vitin 1941 rezervat e para te naftes, te cilat filluan te shfrytezohen duke u transportuar drejt Vlores dhe nepermjet saj drejt Italise. Ne ditarin e tij te dates 24 Maj Konti Ciano njofton se marredheniet midis punetoreve shqiptare dhe italiane ishin te mira. Ndersa shtresat e tjera te italianeve dhe oficeret i trajtojne shqiptaret me mentalitet kolonial.

    1. Roli i Partise Fashiste ishte perhapja e ideologjise se fashizmit per edukimin dhe organizimin e Rinise. Detyre tjeter e saj ishte dhe zgjidhja e problemeve punetore – punedhenes.
    2. Organizate ndihmese e paspunes.
    3. Histori e Shqiperise fq 137 Tirane 1984


    Ne Shqiperi vershuan edhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen nisi pas bashkimit doganor te 20 prillit 1939 dhe u shoqerua me pasoja per prodhuesit vendas, kryesisht artizane, nje pjese te te cileve i rrenoi ekonomikisht. Keshtu ndodhi edhe ne qytetin e Fierit me prodhuesit e vegjel si: robaqepesit, kovaçet, teneqexhinjte, kepuceberesit etj. Konkurenca e mallrave italiane i detyroi keta zejtare te mbyllnin punishtet e tyre gje qe keqesoi gjendjen ekonomike te familjeve te tyre1. Pushtimi solli edhe inflacion ekonomik sidomos ne vitet e mevonshme. Ne vitin 19422 çmimi i 1 kv miser ne qytetin e Fierit arriti 250 - 300 franga shqiptare, nje fakt qe tregonte krizen ekonomike.

    1. Ushtria italiane per nevoja te saj ndermerrte veprime te tilla qe ishin te paligjshme dhe kunder interesave te popullit. P.sh. ne Grize Lenginas ne prill 1940 pati konflikt midis fshatareve dhe trupave italiane qe kerkonin te zhvillonin manovra ushtarake ne nje territor ku ndodheshin tokat e mbjella me grure.
    2. Ne vitin 1941 – 1943 qyteti i Fierit numeronte 7300 banore.

    Balli Kombetar
    Njera prej forcave te tjera poliktike qe u formua gjate Luftes ishte Balli Kombetar1. Ajo perbehej nga nje shumice simpantizantesh kryesisht ne jug te Shqiperise si: pronare tokash, tregtare, fermere, dhe intelektuale. Ka gjasa qe veprimtaria e kesaj organizate qe predikonte Nacionalizmin te kete filluar qysh prej pushtimit fashist 1939. Si fillim Balli u mor me organizimin e njesive te tij ushtarake (cetave), shperndarejn e literatures dhe veprimtarive politike. Zyrtarisht kjo organizate u prezantua pas Konferences se Pezes si nje revolte e hapur ndaj Frontit NC. Synimi i Ballit ishte qe te ndertonte nje organizate paralele me Frontin NC, me qellim qe ne fund te luftes te mos perjashtohej nga marrja e Pushtetit.
    Edhe Balli ndertoi strategjine per te ngritur deget lokale, çetat dhe keshillat e tij. Ne fillim te vitit 1943 u krijua dega lokale e Ballit per Fierin. Organizata perbehej nga Eqerem Peshkepia2, Tefik Sfiri, Rauf Fratari, Mitat Aranitasi, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Qazim Selfo etj. Baza kryesore e Ballit ne kete zone ishte Mallakastra, ku gjate vitit 1943 çetat e Ballit Kombetar u ndeshen disa here me forcat italiane. Nje nga aksionet e para antifashiste te ketyre çetave ishte lufta e Greshices. Kjo beteje u zhvillua ne 5 shkurt 1943 ne Greshice kur 200 forca balliste te drejtuara nga Hysni Lepenica goditen nje batalion italian3.
    Ky bashkepunim i kishte fillesat ne idete e shume te rinjve antifashiste te cilet ishin per nje bashkim te pergjithshem te te gjithave forcave ne lufte kunder pushtuesit. Ne shtator 1942 Mehmet Shehu i sapokthyer nga burgimi ne France, organizoi se bashku me Bilbil Klosin nje mbledhje sekrete ne Ballsh.

    1. Ne fund te nentorit 1942 krijohet ne Tirane organizata e Ballit Kombetar me kryetar Mitat Abdyl Frasherin. Balli Kombetar ne programin e tij, “Dekalogu”, shpalli se do te luftonte per te drejtat e popullit shqiptar, per lufte kunder pushtuesit dhe per te ndertuar nje Shqiperi demokratike. Kete program e perqafuan nje mase e konsiderueshme njerezish, kryesisht ne jug te vendit. Balli Kombetar u tregua i gatshem per te bashkepunuar me forcat e tjera antifashiste, sidomos me PKSH, me te cilen zhvilloi shpesh bisedime. Nje pjese e udheheqjes se Ballit nguronte te luftonte menjehere kunder pushtuesit italian. Pjesa tjeter u tregua e gatshme te godiste armikun dhe ndermori veprime luftarake.
    2. E. Memisha “Hysni Lepenica – komandant i pergjithshem i fuqive te Ballit Kombetar. Tirane 2000
    3. Po aty fq. 41



    Ne kete takim moren pjese: drejtori i shkolles Besim Belishova, Haki Ballshi, Namik Kanani dhe nenprefekti i Mallakastres Hidajet Lekdushi. Mbledhja u zhvillua ne shtepine e Namik Kananit ne qytetin e Ballshit, ne kushte ilegaliteti Sipas deshmitarit Hilmi Seiti1 ne kete takim u vendos qe te zhvilloheshin veprime te perbashketa midis te dy paleve kunder pushtuesve italiane dhe bashkepunetoreve te tyre vendas.
    Te tilla veprime ishin aksionet e vrasjeve politike te bera ndaj kryetarit te komunes se Fratarit dhe nenkolonelit te kuestures se Ballshit. Keto aksione te perbashketa u bene ne baze te programit politik te formuluar nga Mehmet Shehu qysh ne muajin gusht 1942. Ky program bashkepunimi u hodh poshte me vone nga emisari jugosllav prane PK, Dushan Mugosha, kur ai erdhi ne Mallakaster se bashku me Koço Tashkon ne pranveren e vitit 1943. Megjithate iniciativat e krereve lokale per bashkepunim vazhduan. Per te krijuar nje organizem te perbashket per drejtimin e luftes Balli bisedoi disa here me PKSH-ne. Nga keto bisedime te zhvilluara ne shkurt 1943 midis Ballit dhe PKSH u arrit kompromisi per krijimin e komisioneve per bashkerendimin e veprimeve ushtarake kunder pushtuesit italian.
    Mbi kete baze u zhvillua edhe aksioni i pare i perbashket i çetave partizane dhe çetave balliste te T. Sfirit dhe J. Cakranit. Aksioni njihet me emrin Lufta e Ruzhdies ne te cilen fuqite e mesiperme goditen forcat italiane ne 13 Mars 1943, pasi nje dite me pare sulmuan ne Luar shtepine dhe bazen e Isa Toskes. Nga ana e Ballit ne luftimet ku u ndeshen 1500 forca italiane me 300 forcat e perbashketa ra deshmor nje nga komandantet lokale te Ballit, Jashar Cakrani. Aksione te tjera te armatosura qe zhvilloi BK ndaj pushtuesit jane: Lufta e Gjinoqarit, zhvilluar me 18 qershor 1943, ku forcat e Ballit drejtoheshin nga Hysni Lepenica. Lufta e Luarit zhvilluar ne 18 - 25 qershor po te vitit 1943 ku Batalioni i Ballit Kombetar i perbere nga çetat e Selfo Hekalit, Ismail Klosit sulmoi perseri forcat e Isa Toskes. Ne luftime u perdoren edhe aeroplane. Rrethimi deshtoi dhe nga Balli rane 4 deshmore duke perfshire edhe komandantin Selfo Hekali.

    1.H. Seiti ish pjesmarres ne Luften ANÇ, luftetar i Brigades se I. Nje nga njerezit besnik te M. Shehut. Pas luftes ish kolonel ne ministrine e brendeshme. I persekutuar me vone nga regjimi monist.



    Marredheniet e lekundura midis Ballit dhe PK ndryshuan pas denoncimit te marreveshjes se Mukjes1. Divergjencat midis Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombetar u acaruan. Ne baze te vendimeve te konferences se II te Labinotit, PK e konsideroi Ballin Kombetar armik, njelloj si pushtuesit gjermane2.
    Ne keto kushte Balli u perça. Disa prej drejtuesve te tij vendosen te rrinin ne pritje, nje pjese tjeter mblodhi forcat dhe i ktheu armet PKSH, duke i dhene luftes karakterin e nje lufte civile. Ajo gjeti rrugen me te pershtatshme per te luftuar Frontin Nacionalçlirimtar, bashkepunimit me gjermanet. Keta te fundit e shtyne sa munden konfliktin nepermjet dy forcave politike shqiptare per te patur sa me pak goditje prej levizjes antifashiste shqipare3. Skena te mbushura me elemente te luftes civile u pane gjate zhvillimeve te dy operacioneve ushtarake gjermane, ku pati perleshje te armatosura midis UNÇSH- se dhe forcave te Ballit. Keto skena u bene te zakoneshme gjate dimrit 1943 – 1944 ne Mallakaster, kurse ne Myzeqene e Vogel Balli perdori forcen per prishjen e keshillave nacionalçlirimtare te ngritur nga PKSH. Ky proces u shoqerua me eleminimin fizik te aktivisteve dhe keshilltareve. Keto veprime ndodhen gjate viteve 1943 ne fshatrat Topoje, Shterpas, Pishe-Poro, Kolkondas, Grecalli etj.



    1. Marreveshja e Mukjes (1 deri 3 gusht 1943) synonte bashkimin ne lufte te forcave politike shqiptare si Balli Kombetar dhe PKSH – ja. Disa dite pas nenshkrimit te saj, PKSH e denoncoi kete marreveshje per arsye qe edhe sot jane te diskutueshme.
    2. Histori e Shqiperise. Maket fq.204, Tirane 1994.
    A. Ermenji. Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise. fq 507.
    3. Po aty

    Pushtimi Gjerman
    Ne 8 shtator 1943 Italia fashiste shpalli kapitullimin e saj pa kushte dhe ndali veprimet ushtarake ne te gjitha frontet e luftes. Nuk vonoi asnje dite nga deklarata e gjeneral Badolios, kur ne Shqiperi u vendosen pushtuesit gjermane. Ata u vendosen pergjate bregdetit shqiptar dhe vijave kryesore te komunikacionit duke zene pozicionet e trupave italiane. Korpuset XXI dhe XXII te Vermahtit qe u instaluan ne Shqiperi kishin dy detyra: çarmatosjen e trupave ushtarake italiane dhe kapjen e qyteteve kryesore, porteve, aerodromeve dhe bregdetin, qe te pengonin zbarkimin e mundshem te angloamerikaneve ne Shqiperi. Gjermanet udhetuan me shpejtesi neper rruget qe kontrolloheshin prej forcave italiane. Ne 10 shtator ata u futen ne qytetet kryesore te Shqiperise.
    Njesite e korpusit XXII gjerman te ardhur te ardhur nga drejtimi Oher – Elbasan – Lushnje mberriten ne qytetin e Fierit dhe instaluan ne te, ne daten 10 shtator nje garnizon ushtarak, qe i perkiste divizionit te 100 te tij. Kjo zhvendosje e shpejte e trupave gjermane i gjeti te papergatitura formacionet partizane, te cilat akoma nuk kishin marre njoftim per ardhjen e tyre. Kur gjermanet u dislokuan ne rajonet e percaktuara, formacionet e UNÇSH ndodheshin fare prane qendrave te banuara, dhe rrugeve automobilistike, duke vazhduar te luftonin me ushtrine italiane. Megjithese ne Shqiperi u vendosen nje numer i vogel trupash gjermane, ata treguan se ishin mjaft veprues dhe te levizshem per te carmatosur italianet, dominuan vendin dhe per tu perballur me cdo lloj rezistence. Ata moren menjehere disa masa qe rezultuan efikase si: vendosen shteterrethimin naten, ngriten kudo posta ushtarake dhe regjistruan te gjitha makinat private. Nepermjet njoftimeve qytetaret u lajmeruan per mbajtjen e leternjoftimeve me vete per ekzekutimet qe do te beheshin per cdo njeri qe mund te dyshohej si i rezistences.
    Ne 15 shtator gjermanet ndermoren te parin veprim sulmues kunder UNÇSH-se. Sulmi u krye ne drejtim te Patosit, prane fshatit Dukas pergjate rruges automobilistike. Ne fillim gjermanet goditen me artileri qafen e Reresit dhe kalane e Margelliçit ku ishin vendosur pozicionet partizane. Pas bombardimit nisi sulmi i kembesorise nga drejtimi i Verbasit. Pas nje ore luftimi gjermanet u terhoqen duke testuar forcen e kundershtareve. Pasi u vendosen ne zonen e Fierit trupat gjermane nisem menjehere zbatimin e tre objektivave te planit qe kishte formuluar komanda e tyre si: mbrojtjen e bregdetit, shtypjen e levizjes partizane dhe shfrytezimin e objekteve te rendesishme ekonomike.

    Per mbrojtjen e bregdetit nga zbarkimi aleat gjermanet e minuan ate dhe ndermorren punime xhenjere duke ndertuar fortina, strehime, llogore, fortifikata etj. Keto punime u bene nga organizimi ushtarak “TODT” i cili mbulonte punimet ushtarake te Abverit. Ne rrafshin ekonomik gjermanet filluan shfrytezimin e vendburimeve te naftes ne rajonin vajgursjelles te Patosit. Per kete veprimtari u krijua komandatura fushore, per problemet ekonomike prane divizionit 1001.
    Ky ent llogariste qe, te nxirrte ne Patos nje sasi nafte prej 500 tonesh cdo dite. Per te zhvilluar kete veprimtari u mor ne kontroll cdo gje qe ishte prone e shoqerise AIPA, si: paisjet, makinerite, dokumentacionin, personelin teknik, administrativ dhe 372 mije ton qe gjendeshin ne rezervuaret e saj. Gjermanet bene nje pune intensive per shfrytezimin e naftes. Ne vijim te ketij procesi ne janar 1944 projektin e nxjerrjes se naftes e mori ne dore shoqeria gjermane Kontinental Oil, e cila i dha te drejten eskluzive te nxjerrjes dhe shfrytezimit te vendburimit te naftes Patos deges se saj Albanian Oil.
    Gjithashtu gjermanet moren nen kontroll te gjitha tokat shteterore dhe nisen shfrytezimin e tyre. Per nevojat e ushtrise ne rradhet e popullsise u be nje sekuestrim i madh i bagetive dhe kafsheve te barres. Ardhja e pushtuesve gjermane nuk e pengoi krijimin e formacioneve ushtarake te UNÇSH-se dhe aksionet e tyre. Ne 15 shtator 19432 u krijua batalioni partizan i Kafarajt me 150 partizane, i cili te nesermen goditi nje repart gjerman zbulimi me mision ne zonen e Vjoses. Ndersa batalioni partizan i Semanit goditi ne 26 shtator tre dite pas krijimit te tij nje repart ne skelen e Semanit3.
    Me 18 tetor 1943 ne Çorrush te Mallakastres krijohet formacioni ushtarak i treves me emrin Grupi i III i Mallakastres. Ne perberjen e tij hyne batalionet: Ismail Klosi, Petro Sota dhe Seman. Grupet partizane u krijuan ne baze qarku te cilat drejtoheshin prej shtabit te tij. Ne muajin tetor ndodhi edhe nje ngjarje e pazakonte qe tregonte per kulturen qytetare dhe emancipimin e gruas fierake. Vetem ne nje dite te vetme 60 gra dhe vajza ne menyre vullnetare u bashkuan me njesite partizane te UNÇSH-se. Pikesynimi kryesor i trupave gjermane mbeti goditja e forcave partizane edhe per periudhen e mepasshme.

    1. Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vell III fq 94 - 97
    2. M. Dema. Kur te çlirohet Shqiperia fq. 59
    3. T. Lako. Batalioni partizan Seman. Fq 45.


    Per te realizuar kete qellim do te organizohet operacioni per spastrim nga forcat partizane te rajonit te Patosit dhe Mallakastres1. Komanda gjermane pergatiti 2500 ushtare per mesymjen e saj. Ne 23 tetor filoi sulmi mbi Mallakastren e Poshtme e cila u pushtua shpejt prej gjermaneve, te cilen ja lane nen administrim trupave qeveritare.
    Nen kontrollin e tyre Mallakastra sulmoi ashper dhe i deboi nga nga kjo zone, e ndihmuar edhe nga brigada e I e UNCSH-se, e cila u instalua ne Mallakaster ne 30 tetor e ardhur nga Berati. Krejt ndryshe ishte qendrimi qe mbajten gjermanet ndaj Ballit Kombetar. Duke vleresuar drejt rrezikshmerise qe paraqiste LNC komanda gjermane nisi perpjekjet per te nxitur Ballin kunder saj. Ne kete menyre ajo do ta kishte me te lehte eleminimin e LNC. Megjithese P.k e shpalli Ballin armik njelloj si pushtuesit gjermane ne Konferencen e II-te te Labinotit ky i fundit nuk ndryshoi politiken e tij te meparshme.
    Gjate muajve shtator-tetor 1943 B.K qendroi asnjeanes. Ai priste nje zbarkim te mundshem te forcave aleate ne bregdetin shqiptar. Nje politike e tille do te thoshte ruajtje te reputacionit politik dhe ushtarak. Ne 7 tetor komanda e Ballit nxori2 nje urdher qe u ndalonte formacioneve te saj veprimet ushtarake. Megjithate shumica e Ballit rreshkiti ne bashkepunim me gjermanet. Fillimisht bashkepunimi nisi me informata rreth LNC, me pas marrjen nga gjermanet te zonave nen kontroll, e deri tek operacionet ushtarake te perbashketa. Edhe popullsia e BK “Vdekje tradhetareve”, nenkuptonte Partizanet3.
    Antikomunizmi i Ballit nisi te spikaste me shume se antifashizmi i tij. Kjo beri qe ai te humbiste simpatine popullore dhe te akuzohej nga LNC si nje force antikombetare dhe bashkepunetor i gjermaneve. Ne fund te tetorit u be nje percaktim i qarte i situates politiko-ushtarake.
    Nderkohe qe aleatet nuk kishin shanse zbarkimi ne shqiperi dhe LNC ishte fuqizuar dhe po konsolidohej cdo dite. Keshtu Balli nisi me te shpejte te aktivizohej dhe te riorganizohej. Nen drejtimin e komandes qendrore ai shpalli mobilizimin ushtarak ne 5 prefekturat e jugut. Nje veprimtari e tille nisi edhe ne treven e Fierit kryesisht atje ku Balli kishte ndikim me te fuqishem. Gjithashtu qysh nga 3 nentori 1943 ai mori nga gjermanet kontrollin mbi qytetin e Fierit dhe rrethinen e tij, duke nisur nje sere veprimtarish te etheshme qe synonin forcimin e pozitave ushtarake dhe politike.

    1. Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vell III fq 210
    2.B.Fischer. “Shqiperia gjate luftes 1939-1944”, fq.252. Tirane 1999
    3. Pergjegjes per prishjen e aleances dhe fillimin e luftes civile midis LNC dhe Ballit Kombetar ishte udheheqjet e larta te tyre, te cilat ushqenin urrejtje reciproke per njera-tjetren.

    Heren e fundit u redaktua nga Bilderberg; 27-08-08 ne 18:02.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. PDI: Mandati në qarkun e Fierit na takon ne
    Nga WxP ne forum Zgjedhjet Parlamentare 2009
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-07-09, 21:41
  2. KQZ shkarkon komisioneret e KZAZ-ve te Fierit
    Nga sweetzzinna ne forum Zgjedhjet Parlamentare 2009
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-07-09, 01:48
  3. KQZ shkarkon komisioneret e Fierit
    Nga WxP ne forum Zgjedhjet Parlamentare 2009
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-09, 18:16
  4. Profili i Qarkut te Fierit
    Nga WxP ne forum Zgjedhjet Parlamentare 2009
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-06-09, 10:04

Etiketa per kete Teme

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181